Page 1

INTERVISTA TIME KADRIJA

LAURETA MEçI

Deputetja Kosovare,Time Kadrija dhe aktorja e famshme Shqiptare, Laureta Meçi urojnë të gjitha femrat shqiptare Gëzuar festën e 8-Marsit

Faqja 7

8- marsi dita e triumfit të femrës


PËRMBAJTJA ANALIZE KULTURË INTERVISTA OPINIONE DREJTESI

4

alr Tregetia nderkombetare Edland Graci

7

Intervistat Ervin Shkulaku

10

Te drejtat e njeriut

15 18

Fitimtaret ende kerkojne barazi

21 23 26

Besmir Alushi

Isen Saliu

7-marsi Ilirjan Gjika

8 - marsi Lorenca Bejko

Jetojeni jeten dhe ndryshojeni ate Altin Baku

Mos zbatimi i ligjt te duhanit Viola Thoma

31 Drejteia ne proces Silvi Haruni

4

MARS - PRILL


EDITORIAL TË DASHUR LEXUES 8- Marsi dita e triumfit e të drejtave të grave. Kjo ditë kujtohet dhe në disa shtete festohet nga të gjitha femrat anembanë globit. Edhe në shtetet shqiptare kjo ditë festohet duke i kujtuar shoqërisë shqiptare rolin e pazvëndësueshëm e femrës shqiptare në shoqëri. Me ardhjen e demokracisë roli i femrës pati ndikim më të madh në shoqërinë shqiptare. Femra shqiptare u bë konkurente në të gjitha sferat e shoqërisë. Këtë numër kemi intervistuar 2 femra të suksesshme shqiptare të cilat janë simbole të triumfit të të drejtave të femrave në realitetin shqiptar. Ato janë: Time Kadrija, ish-mjeke në kohën e luftës së Kosovës dhe momentalisht deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Laureta Meçi, aktore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Laureta Meçi ka marrë pjesë në shumë filma dhe në emisione televizivë në SHBA. Ajo shprehu për Revistën ALR se një dite dëshiron të këthehet në Shqipëri. Në muajin Mars shqiptarët festojnë edhe ditën e 7-Marsit. Kjo është një festë e veçante sepse festohet dita e themelimit të shkollës së parë në gjuhën shqipe. Në numrin e 4 të revistës ALR do të ketë artikuj edhe nga pedagogë e avokatë të cilët trajtojnë problematikat e shoqërisë shqiptare nga këndvështrimi i tyre profesional. Gjitahshtu në këtë numër nuk do të mungojnë edhe opinione për gjëndjen e ligjit shqiptar. Për më tepër ju ftojmë të lexoni numrin e 4 të Revistës Albania Law Review. Lexim të këndshëm Editorial nga: Silvi Haruni

Revista juridike : ALR Drejtor: Anxhel Shkulaku Kryeredaktore: Silvana Haruni Editor: Romeo Sekseni Gazetare: Viola Shkulaku Elena Oshafi Desing: Durim Likaj Informacion: web:www.albanialawreview.com Cel: 0665909157 ; 0673363718 © Revista ALR, 2014 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara


ANALIZE

Edland Graci, LL.M Legal Intern at Rödl&Partner, Spain Lektor në Universitetin “ILLYRIA”, Tiranë

Tregtia Ndërkombëtare Tregu Shqipëtar dhe problemet në Legjislacion


P

ermiresimi i klimës ekonomike në Shqipëri në 10 vjecarin e fundit është një fenomen i vënë re dhe i pranuar gjërësisht. Ndryshimet legjislative në fushën tregtare dhe lehtësitë procedurale për hapjen dhe mbarëvajtjen e një biznesi vit pas viti kane krijuar një klimë besimi dhe tendence rritjesh investimesh nga kompani vendase dhe te huaja. Disa nga faktet që e vërtetojnë këtë qëndrim janë rënditja e Shqipërisë ndër vëndet e para për lehtësinë e të bërit biznes specifikisht në vënd të 85 nga 185 ekonomi botërore dhe në vënd të 8 përsa i përket kohës për hapjen e një veprimtarie ekonomike ( vetëm në 4 ditë), sipas raportit “Doing Bussines 2013” të Bankës Botërore. Për të vazhduar më tej, në këtë klimë përmirësimi mund të përmëndim edhe një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të bëra nga Qeveria Shqiptare (ndër më kryesoret janë Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore, Marrëveshja e Tregtisë se Lirë me EFTA, marrëveshjet dypalëshe për shmangjen e tatimit të dyfishtë ) si dhe ndryshimet, përditësimet dhe pasurimit të liegjislacionit në fushën e tregtisë. Kjo klimë ekonomiko- ligjore dhe këto përditësime të vazhdueshme kanë bërë që tregu shqiptar të tërheqë vëmëndjen e investitorëve të huaj. Kështu, sipas burimeve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë dhe UNCTAD investimet e huaja direkte në Shqipëri në vitet e fundit kanë qënë në tendencë rritjeje, specifikisht nga 213 milion Euro në 2005-ën, në 742 milion Euro në 2011-ën, me një rënie të lehtë nga viti 2010. Ende nuk është publikuar ndonjë raport nga autoritetet shqiptare se si ka qënë ecuria në vitet në

vazhdim, për të kuptuar edhe ndikimin e krizës financiare botërore në tregun shqiptar, pavarësisht se kjo nuk është ne fokusin e këtij artikulli. Megjithatë sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve 20 kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri (me një rradhitje sipas fitimeve Vodafone, Raiffeisen Bank, AMC, ÇALIK, AlbTelekom) për vitin fiskal 2012 të ardhurat e tyre janë rritur me 32% pavarësisht rritjes ekonomike të vendit me vetëm 1.6%. Por ky qëndrim mikpritës, kjo hapje e tregut dhe rritja e prurjeve të kapitalit të huaj në vend kanë sjellë, pritshmërisht, një paaftësi të administratës ekzekutive shqiptare për t’i kontrolluar/ monitoruar këto investime; aq më tepër ndonjë gjobitje të mundshme për mospërputhje të veprimtarisë tregtare të këtyre kompanive me normat kombëtare dhe ndërkombëtare. Një nga këto norma/çështje që rregullohen në tregtinë ndërkombëtare është Transferimi i Cmimit (Transfer Pricing). Me këtë term përcaktohet çmimi që vendoset ndërmjet cdo transaksioni (shitje të mirash, ofrim shërbimesh, financime) ndërmjet kompanive të të njëjtit grup ose ndërjet “personave të lidhur”. Që të jetë në përputhje me ligjet ky çmim duhet të vendoset në përafërsi me çmimin që do të vendosej në të njëjtin transaksion, me të njëjtat kushte por ndërmjet paleve të pavarura sipas parimit të cmimit të tregut (Arm’s Length Principle).

Cilat janë pasojat e mos respektimit të këtij parimi në tregtinë ndërkombëtare?

J

anë identifikuar mjaft kompani multikombëtare qe nuk e respektojnë këtë parim duke transferuar kapitalin e

tyre ne shtete me tatime tepër të ulta ose në shtete të konsideruara parajsa fiskale duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore në vëndin e origjinës së të ardhurave. Ky veprim konsiderohet i papërputhshëm me parimet ndërkombëtare dhe i jashtligjshëm edhe në Shqipëri. Keto lloj transaksionesh sa vijnë e bëhen më të shpeshta në vorbullën e tregtisë ndërkombëtare, sipas statistikave afro 60% e transaksioneve janë ndërmjet palëve të lidhura. Gjithashtu analizave të ndryshme (një prej tyre “Paying Taxes 2014”-PwC) e rankojnë Shqipërinë nën mesataren botërore përsa i përket nivelit të tatimit të të ardhurave (mesatarja botërore 16.1% ajo e Shqipërise 9.4% para ndryshimeve ligjore të 2014). Për keto arsye mund të aludohet që evazioni fiskal ndërkombëtar mund të jetë i pranishëm edhe në Shqipëri , ose të paktën ekziston paaftesia administrative për ta kontrolluar atë,jo sepse, ndryshe nga vëndet e tjera anëtare të BE dhe mbrojtëse të teorisë së tregut të lirë, qeveritë shqiptare e kanë përfshirë këtë çështje të rëndësishme në një nen të vetëm në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, specifikisht neni 36, i pandryshuar qe nga viti 1998. Për ta plotësuar këtë mangësi, në vitin 2002, Ministri i Financave implementoi një Rregullore që më shumë se procedurë është një përkthim i modelit që ka paraqitur Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin

(OECD) në lidhje me Transferimin e Cmimit. E ndërkohë që në vënde si Gjermania, Franca e Spanja transferimi i cmimit është i Shkurt - Mars \ alr 5


rregulluar në ligje specifike dhe rregullatorët janë të inkorporuar specifikisht në ligjin e tatimit mbi të ardhurat duke detyruar kompanitë të dokumentojnë transaksionet, në Shqipëri ka mjaftuar vetëm një nen për të rregulluar këtë cështje. E rëndësishme nga ana procedurale është të theksohet që në Shqipëri nuk ekziston detyrimi i kompanive për të dokumentuar e raportuar transaksionet por ekziston e drejta e autoriteteve tatimore për të bërë kontrolle të mundshme, mangësi që sjell problem të mëtejshme. Megjithatë në vitin që lamë pas (fund 2013), sipas burimeve mediatike, u duk se edhe ky problem do të merrte fund. U përmend se çështja e transferimit të çmimit do të ndryshonte në

amendimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat të propozuar nga qeveria e re. Nryshimi i këtij neni të famshëm 36, do të bëhej në përputhje me udhëzimet e OECD dhe në bashkëpunim me Banken Botërore. Si përfundim asnjë nga ndryshimet e pritshme nuk ndodhi. Ligji i ri nr.177/2013 i ditëve të fundit të dhjetorit preku e ndryshoi gjithçka nga pak, perveç nenit 36 “të paprekshëm”. Ky nen, i mbijetuari i fundit i viteve ‘90, nuk dihet pse nuk ndryshon. Ndoshta nga rëndësia e ulët që i japin autoritetet shqiptare evazionit fiskal ndërkombetar, ndoshta nga presioni i kompanive multikombëtare, ose ndoshta nga frika e mospërballimit të sfidës që sjell koha dhe zhvillimi i ndërlikuar i

tregtisë ndërkombëtare. Por një gjë është e sigurtë. Pavarësisht dëshirës për të hapur tregun për investime të huaja dhe uljen e kufizimeve që mund të ofrojë ky treg, mungesa e rregullatorëve të avancuar, destabiliteti ligjor, raportet ndërkombëtare për nivelin e lartë të korrupsionit, mungesa e një burse tregu, marrëveshjet e pakta dypalëshe tregtare dhe shumë parametra të tjerë, nuk e afrojnë aspak Shqipërinë me modelet perëndimore të cilat përpiqemi t’i arrijmë me procese antarësimi dhe bashkëpunimi.


8 INTERVISTA Intervistoi: Ervin Shkulaku, Gazetar tek Zaman, Turqi

Marsi, dita e triumfit të drejtave të grave. Kjo ditë kujtohet dhe në disa shtete festohet nga të gjitha femrat anembanë globit. Edhe në shtetet shqiptare kjo ditë festohet duke i kujtuar shoqërisë shqiptare rolin e pazvëndësueshëm e femrës shqiptare në shoqëri. Me ardhjen e demokracisë roli i femrës pati ndikim më të madh në shoqërinë shqiptare. Femra shqiptare u bë konkurente në të gjitha sferat e shoqërisë. Këtë numër kemi intervistuar 2 femra të suksesshme shqiptare të cilat janë simbole të triumfit të të drejtave të femrave në realitetin shqiptar. Ato janë: Time Kadrija, ish-mjeke në kohën e luftës së Kosovës dhe momentalisht deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Laureta Meçi, aktore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Laureta Meçi ka marrë pjesë në shumë filma dhe në emisione televizivë në SHBA. Ajo shprehu për Revistën ALR se një dite dëshiron të këthehet në Shqipëri.


Zonja Time Kadrija

A: Mesazhi juaj për festën e 8-Marsit? Q: Urimet më të përzemërta me rastin e 8- Marsit ditës së nënave, këtyre nënave që janë shtylla e shoqerisë dhe familjes. A: Si mendoni a do të kemi mundësi që në të ardhmen të shohim për herë të parë një femër edhe në postin e Kryeministres së Kosovës ?

A:Sot jeni Deputete në Republikën e Kosovës. Si keni arritur që të bëheni një grua e suksesshme ?

Duke u bazuar në realitetin aktual në Kosovë asgjë nuk është e pamundur. Ne, sot kemi presidente një femër, zv.Kryeministër, ministër dhe plot femra të tjera në pozita të larta drejtuese. Femra me më shumë përkushtim dhe përgjegjësi kryen detyrën e besuar.

Q: Eshtë privilegj dhe përgjegjësi njëkohësisht, mundohem që me punën time e me angazhim të kontriboj për çdo gje qe është në të mire te vendit por edhe te grupeve te interesit. Problemet dhe hallet e popullit mundohem tju gjej zgjidhjen më të mirë. Puna ime dhe angazhimi ne te gjitha periudhat kohore dhe korrektesia me kane bere qe te jem nje grua me prespektiv dhe ndoshta siç e bëtë ju pyetjen grua e suksesshme

8 stylus magazine Shkurt - Mars

\ alr 8

A: A do te kemi zgjedhje të parakohëshme në Kosovë ? Q: Sipas zhvillimeve të fundit në Kosovë mendoj se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Por ekzakt nuk mund të flasim për ndonjë datë .

A: Cili është opinioni juaj për femrën Kosovare? Si është roli i femrës në shoqërinë Kosovare? Q: Vetedijësimi i femrës se pa shkollim nuk ka prespektivë. Me gëzon fakti se në përqindjet e vijimit në shkolla të mesme e në fakultete numri i femrave është më i madh se i gjinisë së kundërt. Femra Kosovare është profilizuar dhe normal kjo na ben të ndihemi krenarë.

A: Jemi në prag të festës së 8- Marsit. Sa është i përfshirë roli i gruas ne projektet tuaja si deputete e Republikes se Kosoves? Q: Mundohemi që në të gjitha rastet kur mendojmë se ka diskriminim, mos trajtim apo anashkalim të çështjeve gjinore e ngrejmë zerin dhe lobojmë me vullnet në këtë drejtim. Fatmirsisht sot në Kosovë kemi mjaft ligje që rregullojnë çështjet gjinore dhe detyra jonë është mbikqyrja e funksionimit të ligjeve .

jtë, dhe duke besuar se shpëtimi i jetës së çdo ushtari të UÇK-së është detyrë e shenjtë dhe nuk janë marrë parasysh vështirësitë. Ja kemi patur obligim Kosovës sonë dhe unë me plot kolege e kolegë këte detyrë e kemi kryer me pasion.

A: Ju keni sherbyer si doktoreshe gjatë luftës. A keni hasur vështirësi gjatë ushtrimit të profesionit në atë kohë? Profesionin e doktoreshës e kam filluar në shoqatën “ Nena Tereza”. Ndërsa puna e doktoreshës gjatë luftës ka qenë misioni ynë i shen-


Laureta Meçi

A: Jemi në prag të festës së 8- Marsit. Sa është i përfshirë roli i gruas shqiptare në projektet tuaja si aktore?

razinë e gruas në shoqëri. Gezuar 8 marsin të nderuara nenat, motrat tona e grate shqiptare anembane kudo që janë! Mbretrofte paqja, lumturia e harmonia!

Q: Unë shoh që femra shqiptare duhet të jetë e fortë, e sigurt, e determinuar. Dhe këto mundohem të portetizoj nëpermjet personazheve.

A : Sot jeni aktore ne Amerike. Si keni arritur që të bëheni nje grua e suksesshme ? A mund te na flsini pak rreth jetes suaj? Q: Amerika ka natyrë të tillë që të jep mundësitë dhe të krijon oportunitetin për të ushtruar aftësitë e objektivave apo ambicieve të gjithkujt pa diskriminim. Natyrisht kjo demokraci në të njëjtën kohë krijon edhe konkurrencë mjaft të fortë, që nxjerr në pah më të talentuarit. Aktualisht jetoj në New York ku edhe ushtroj aktivitetin tim. Jam larguar nga Shqiperia në 1998 dhe kemi emigruar familjarisht drejt Athines e me pas une e vetme per ne Shba.Arsyeja ishin studimet e larta dhe ëndrrat sigurisht. Paralelisht fillova te agazhohesha si artiste. Pasi mbarova studimet ndoqa edhe disa kurse aktrimi tek Stella Adler. Tani ushtroj aktivitetin tim në disa fusha të showbizit si aktrimi, muzika dhe modelingu.Projekti i rradhes aktroj në disa segmente tek emisioni i njohur Fox and Friends ne Fox News. Aty aktroj nje segment sa humoristik aq edhe realist.

A: A mendoni që një ditë të ktheheni në Shqipëri si akore dhe të jetoni po aty? Q: Po, mendoj dhe besoj që është ëndrra e çdo artisti që ushtron aktivitetin e tij jashtë trojeve shqipëtare, gjithashtu edhe e imja. Momentalisht mbetet ëndërr, vetëm koha do të mund ta tregojë. A: Mesazhi juaj për festën e 8- Marsit? Q: Kjo ditë u dedikohet të gjitha grave të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë dhe grave të cilat për shekuj luftuan për ba-

Shkurt - Mars \ stylus alr 9magazine 9


Philosophical thought on Fredoom and Fundamental Human Rights

DREJTESI Besmir Alushi Avokat

10 stylus magazine


Mendimi filozofik mbi Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut

T

eoria e së drejtës natyrore trajtohet dhe studiohet me mjaft interes edhe në ditët e sotme. Në fakt, idetë e Zhan Zhak Ruso interpretohen shpesh si vendosje e bazave të teorisë të së drejtës natyrore në këndvështrim shkencor. Kontrata Sociale e Ruso shërbeu si bazë teorike për shumë nga ideologët e iluminizmit. Pra edhe sot, teoria e së drejtës natyrore është bazë e teorive për të drejtat e njeriut. Ajo teori zë vend qëndror në literaturën juridike kur bëhet fjalë për doktrinat dhe teoritë e zhvilluara që trajtojnë çështjet filozofike dhe juridike të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Shumë doktrina të tjera, duke pasur pikësynim avancimin e të drejtave të njeriut, i janë referuar kësaj teorie dhe disa përkufizime që dalin nga kjo teori i gjejmë edhe në dokumente të shumtë me natyrë juridike. Sipas këtij qëndrimi, edhe sot, normat juridike rrjedhin nga ligjet e natyrës, ashtu sikurse të drejtat e njeriut krijohen që në momentin e lindjes. Kjo teori parakupton një sistem ideal juridik, që mbështetet në natyrën e njeriut si qënie e arsyeshme dhe pohon se edhe e drejta ndërkombëtare e merr forcën e saj detyruese nga zbatimi i “ligjit të natyrës” mbi mënyrat e ligjbërjes të përdorura nga shtetet. Prandaj, edhe pse e drejta natyrore mund të jetë në kundërshtim me të drejtën reale, pasi kjo e fundit mbështet në praktikën konkrete të shteteve, e drejta natyrore është ajo që mbështetet në parime morale objektivisht të sakta. Sipas kësaj teorie, përparësia politike që ligji natyror u siguron qytetarëve kundër shtetit është, edhe mundësia e ofruar tek qytetarët për të paditur shkelësin e ligjit natyror, që domethënë se kur shteti konsiderohet shkelës i

parimeve objektive të drejtësisë, atëherë qytetarët mund të kërkojnë për të sjellë drejtësinë në vendin e saj. Kur flasim për teorinë e ligjit natyror, duhet të kemi në mendje dallimin në mes të drejtës natyrore dhe të drejtave të njeriut, shkelja e të cilave mbart në vetvete pasoja ligjore. Ky dallim është mjaft i rëndësishëm, si nga ana teorike edhe nga ana praktike. Sipas Donnelly, një shtet që shkel ligjin natyror është fajtor për “krime morale”, por kjo nuk do të thotë se njëkohësisht ai ka shkelur të drejtat e qytetarëve të tij. Thelbi i këtij dallimi kryesisht ka të bëjë me efektet ligjore. Kjo do të thotë se, edhe pse një veprim mund të shkelë të drejta, ai duhet të jetë i justifikuar dhe plotësisht i drejtë për t’u kompensuar. Megjithatë, nuk do të mund të merrej një kompensim i tillë, nëse kjo bëhet në shkelje të ligjit natyror. Mendimi filozofik i Hobs mbi Liritë dhe të Drejtat Themelore

M

endimin filozofik mbi të drejtën dhe njëkohësisht mbi liritë themelore të njeriut kam menduar ti trajtojë duke filluar me idetë filozofike të Tomas Hobs. Në veprën e tij “Leviatani”, arrijmë te përceptojmë kocepte bazë mbi parimet, liritë dhe drejtat themelore të njeriut. Koceptin e parë bazë, Hobs e jep lidhur me të drejtën natyrore. Sipas tij e drejta natyrore, ku shpesh në literaturë e gjejmë të shprehur si “jus naturale, është liria e cdo njeriu të përdorë fuqinë e tij sic do ai vetë, për të ruajtur natyrën e vet. Si rrjedhojë të bëj cdo gjë qe sipas gjykimit e arsyes të tij, e koncepton si

mjetin më të përshtatshëm për këtë qëllim. Duke ju referuar më tej, konceptit të lirisë Hobs, do ti jepte këtë përkufizim:”Me liri” në përputhje me vete domethënien e kësaj fjale, kuptohet mungesa e pengesave të jashtme, të cilat shpesh herë mund ta privojnë njeriun nga një pjesë e fuqisë së tij për të bërë atë që do të dëshironte, por që nuk mund ta ndalojë të përdorë fuqinë që i mbetet sic ia dikton gjykimi dhe arsyeja. Në vazhdim të këtij përkufizimi në kuptimin e mirë të fjalës Hobs, liri do të quante mungesën e kundërvenies. Kur dicka është mjaft e kufizuar, sa mund të lëvizë vetëm brenda një hapësirë të caktuar, të kufizuar nga kundërvënia e ndonjë trupi të jashtëm, atëherë arrijmë në përfundimin që dicka, nuk ka liri të levizë. Me tej liria shprehte mungesën e pengesave në gjerat që individi është i aftë dhe ka vullnet ti bëjë. Përsa i përket vullnetit të lirë, ai nënkupton mungesën e pengesave për të bërë atë që ka vullnetin, dëshirën apo prirjen të bëjë. Pra nëse ju referohemi, koncepteve të Hobs, do të shohim që ato janë të qarta, të plotësuara dhe shërbejnë në ditët e sotme si në filozofi ashtu edhe në fushën e jurisprudencës. Ligjeve Hobs u bënte një katëgorizim të mirëfilltë, duke i ndarë në ligje natyrore, dhe me ligj natyror (lex naturalus) do të kuptojmë një formë, a një tregues i përgjithshëm i gjetur nga arsyeja. Sipas të cilit njeriut i ndalohet të bëjë atë që shkatërron jetën e tij a që e privon nga mjetet për ruajtjen e saj, si dhe të lërë pas dore atë që mendon së shërben për ta ruajtur sa më mirë jetën. Dallimi ndërmjet këtyre nocioneve sipas Hobs, qëndrojnë në faktin që e drejta qëndron në

Shkurt - Mars \ magazine alr 11 11 stylus


lirinë për të bërë ose për të mos bërë dicka, ndërsa ligji përcakton dhe e bënë të detyrueshme njërën prej të dyjave. Pra ligji dhe e drejta kanë një dallim thelbësor ndërmjet tyre. Lidhur me ligjet natyrore Hobs arriti të bënte të mundur realizimin e një klasifikimi të mirëfilltë të ligjit natyror. Ligji i parë natyrorë të cilin ai e quajti themelorë, konsistonte në kërkimin e paqes. Sic e permend Hobs, gjendja natyrore e njerëzve pa një shtet dhe pa ligje, do te ishte gjendja e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Për të dalë nga kjo gjendje shoqërisë njerëzore i nevojiteshin ligjet natyrore, dhe si i tille është edhe ligji i sipërmendur. Me pas Hobs vazhdonte me ligjin e dytë themelor natyror. Interpretimi i këtij ligji, nxirrte në pah marrëveshjen që individi duhet të bënte me paqen, të cilën tashmë e kishte gjetur vetëm në saj të ligjit të parë themelor natyror. Hobs theksonte se sakohë që secili ka të drejtën të bëjë cdo gjë që i pëlqen, të gjithë njerëzit do të jenë në gjendje lufte. Por në qoftë se të tjerët nuk dëshirojnë të heqin dore nga kjo e drejtë ashtu sikurse ai, nuk ka asnjë arsye që dikush të vetëprivohet prej saj, përndryshe do të ekspozonte veten si pre në vend që të tregonte gadishmërinë për paqen. Këto ishin dy ligjet të cilat prej tij, do të konsideroheshin me themeloret dhe do te shërbenin si bazë, e do të ishin pararendës në ecurinë e ligjve të tjerë natyror. Ndër ligjet e tjera natyrore të Hobs, nuk mund të lëmë pa përmdur dhe ligjet mbi drejtësinë dhe pronën. Skolastiket arrijnë në 12 stylus magazine Shkurt - Mars \ alr 12

përfundimin se drejtësia është vullnet i përhershëm për ti dhënë cdo njeriu atë që i takon. Për aq kohë sa nuk ekziston prona, nuk ka as padrejtësi, dhe per sa kohë nuk ka nje shtet, nuk ka as pronë pasi individët gëzojnë të drejtën për të pasur të gjitha gjërat. Dhe kjo do të coj në atë që për sa kohë nuk ka shtet asgjë nuk është e padrejtë. Natyra e drejtësisë sipas Hobs qëndron në respektimin e kontratave të vlefshme. Vlefshmëria e tyre, fillon me ndërtimin e një force civile të mjaftueshme për ti detyruar njerëzit t’u permbahen këtyre kontratave, atëhere fillon dhe prona. Idetë filozofike të Tomas Hobs, vazhdojnë edhe më tej duke i bërë një ndarje tjetër ligjeve. Kjo ndarje bëhej duke i klasifikuar ligjet në themelore dhe jo themelore. Me ligj themelor do të kuptojmë, atë lloj ligji, ku në rastin më të keq është heqja e tij, do te silltë pasoja të rënda për shtetin, deri në prishjen dhe shkatërrimin total të tij. Ligji themelor i detyron nënshtetasit të mbështesin cfarëdo pushteti që i jepet sovranit, qoftë ky një monark, ose një kuvend Sovran, pa të cilin ekzistenca e shtetit nuk mund të qëndrontë. Përsa i përket ligjit jothemelor, ai nënkupton atë ligj, abrogimi i të cilit nuk do të conte në shkatërrimin e shtetit. Këto ligje kryesisht janë ligjet që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet ndërmjet shtetasve. Pjesa e fundit qe kam menduar te trajtoj nga Hobs, eshte dallimi qe ai i ka bere ligjit dhe së drejtës. Fjalët “lex civilis” dhe ‘jus civilis”, që do të thotë ligj civil dhe e drejtë civile në literaturë të ndryshme përdoren për të

njëjtin qëllim, edhe pse kjo nuk duhet të ndodhë. E drejtë është liri, pikërisht ajo liri që na lejon ligji civil, ndërsa nëse i referohemi ligjit civil ai është një detyrim dhe na heq atë liri që na jep ligji natyror. Ligji natyror, i jep të drejtën cdo individi për të mbrojtur veten në cast rreziku të paevitueshëm, ndërsa ligji civil na privon nga liria në të gjitha rastet që mbriojtja e ligjit na garanton sigurinë. Pra këto dy nocione lex civilius dhe jus civilius, dallohen qartë midis tyre, sa mund të bëjmë dallimin midis lirisë dhe detyrimit. Russo në një tjetër këndvështrim mbi lirinë dhe të drejtën

M

endimi filozofik i Ruso, interpretohet shpesh si vendosje e bazave të teorisë të së drejtës natyrore. Rusoi ishte praktikisht një zë i fuqishëm për afirmimin dhe garantimin e disa prej lirive themelore, me fokus të veçantë lirinë e shprehjes. Thelbi i filozofisë së tij ishte krijimi i institucionit të asamblesë së qytetarëve, brenda të cilit duhej të gjente shprehje të plotë liria e mendimit. Nëse i referohemi mendimit filozofik të Rusoit atëhere vlen të përmendet: Njeriu ka lindur i lirë, por kurdo ai është i lidhur në pranga. Sa kohë që një popull është i detyruar të bindet dhe bindet ai bën mirë, sapo që ai mund ta flakë tej zgjedhën, dhe e flak atë, ai bën edhe më mirë; sepse, duke rifituar lirinë më anë të së njëjtës së drejtë më të cilën ia morën, ai ose justifikohet me rifitimin e saj ose nuk ka ndonjë justifikim për ata që ia morën atë.


Por rendi social është një e drejtë e shenjtë, e cila është bazë e të gjitha të drejtave. Megjithatë, kjo e drejtë nuk vjen nga natyra, prandaj ajo që duhet të mbështetet në marrëveshje. Liria e përbashkët buron nga natyra e njeriut. Ligji i tij i pari sanksionon mbrojtjen e tij; përkujdesjet e tij të para janë ato që ai ia ka borxh vetes; dhe, sapo që ai arrin vitet e arsyetimit të pjekur, ai është i vetmi gjykatës i mjeteve të përshtatshme për ruajtjen e vetes dhe, për pasojë bëhet zot i vetes. Të heqësh dore nga liria do të thotë të heqesh dorë nga të qënit njeri, të braktisësh të drejtat e njerëzimit, madje edhe detyrat e tij. Një dorëheqje e tillë është e papajtueshme me natyrën e njeriut; të heqësh gjithë lirinë nga vullneti i tij, do të thotë të heqësh dorë nga moraliteti i veprimeve së tij. Së fundi, marrevëshja, që krijon nga njëra anë me autoritetet absolute dhe nga ana tjetër bindje të pakufizuar, është boshe dhe kontradiktore. Pra nga idea e Rusoit burojnë dhe gjithë mendimet e iluminsteve që të vinin më pas, rreth konceptit të lirisë dhe të drejtave themelore. Por këto liri dhe të drejta do të ndërthuren me sistemet politike, ku Rusoi i ka pemendur në mënyrë të qartë në “Kontratën Sociale”. Përsa i përket mendimit filozofik të John Lock, ai mendonte se gjendja natyrore ishte e lumtur dhe e karakterizuar nga arsyeja dhe toleranca. Idenë e tij filozofike në lidhje me gjendjen natyrore, skllaverinë, apo mbi të drejtën e pronës argumentonte me doktrinën e monarkise absolute, e cila i lë sovranit dhe subjekteve të tyre në

një gjendje natyrore ndaj njeri tjetrit dhe për më tej se të drejtat e sunduesve, ashtu si dhe gjithkujt tjetër janë të kufizuara, nga ligjet e natyrës: e drejta për jetë, liri e pronë. Lok në trajtimin e konceptit te lirisë Mbi gjendjen natyrore

L

ock e njihte mirë rrezikun e të pasurit një pushtet absolut, dhe mendonte se pushteti duhej kufizuar, në këtë aspekt liritë dhe të drejtat themelore do të ishin të konsoliduara në sistemin qeverisës. Filozofi i lirisë, sic është quajtuar ndryshe do të ishte jo vetëm një referencë e thjeshtë, por ai do te ishte ati shpirteror i atij revolucioni; edhe fjalëzimi i Deklaratës së Pavarësisë e jo me fryma e saj, do ti përkisnin atij. Traktati i dytë për qeverisjen është themeli i filozofisë politike liberale, një apoteze e lirisë individuale dhe një kontestim i paekuivok i autoritarizmit. Tre qind vitet e fundit kanë qënë një përpjekje për të afirmuar të drejtat e patjetërsueshme, për të cilat Lock ka dhënë shpjegime në mënyrë të detajuar, dhe për ti afirmuar këto të drejta të patjetërsueshme në një sitem politik të mbështetur te legjitimiteti, kufizimi, ndarja dhe llogaridhënia e pushtetit. Lock do të jepte medimin e tij të vyer mbi parimet dhe liritë dhe të drejtat e shetasve. Ai së pari trajton gjendjen natyrore, dhe më tepër sesi ishin të ndertuara marrëdhëniet njerëzore në këtë gjëndje. Për të kuptuar drejt pushtetin politik dhe për ta përftuar atë nga burimi i tij i lindjes, ne duhet të shqyrtojmë në cfarë gjendje jane të gjithë

njerëzit për nga natyra. Kjo është gjendja e lirisë së plotë për të vendosur për veprimet e tyre si dhe për të disponuar pasurinë dhe personin e tyre si e mendojmë, e të përshtatshme brenda kufijve të së drejtës natyrore, pa kërkuar leje dhe pa u varur nga vullneti i dikujt tjetër. Kjo është gjendja e barazisë, në të cilën gjithë pushteti dhe juridiksioni janë të ndërsjelltë – askush nuk ka më shumë se tjetri. Nuk ka gjë më të qartë sesa që krijesat e të njëjtit lloj dhe rang që prej lindjes, duke gëzuar pa dallim të njëjtat peërparesi natyrore dhe duke përdorur të njëjtat aftësi, duhet gjithashtu të jenë të barabarta midis tyre pa asnjë nënshtrim a shtypje vecse kur Zoti dhe Sumdimtari i të gjithëve, përmes një shpalljeje të qartë të vullnetit, të vërë njërin mbi tjetrin dhe ti japi atij, me anën e nje caktimi të qartë dhe të përcaktuar, të drejtën e padiskutueshme për sundim dhe sovranitet. Këtë barazi natyrore të njerëzve Hooker-i i arsyeshëm e sheh aq të qartë vetiu dhe jashtë cdo dyshimi, saqë e bën atë bazë të atij detyrimi të ndërsjelltë midis njerëzve, mbi të cilën ndërton detyrimet tona njëritjetrit dhe prej nga nxjerr parimet e mëdha të drejtësisë dhe dhëmbshurisë. Por megjithëse është gjendje e lirë, kjo nuk është gjendje shthurje; ndonëse njeriu në këtë gjendje, ka liri të pakufizuar të vendosë për personin ose pronat e veta, ai s’ka liri të vrasë veten2 ose qoftë edhe ndonjë krijese që është në zotërimin e tij, përvec atyre rasteve kur është e nevojshme për një përdorim fisnik nga c’është mbrojtja e thjeshtë e

Shkurt - Mars \ alr 13 stylus magazine 13


tij. Sipas Lock, gjendja natyrore rregullohet nga një e drejtë natyrore; arsyeja, e cila përben thelbin e kësaj të drejtë, i mëson të gjithë njerëzit që dëshirojnë ta kenë parasysh, se përderisa të gjithë janë të barabartë dhe të pavarur, asnjeri syresh nuk duhet t’i shkaktojë dëm jetës, shëndetit, lirisë ose pronave të tjetrit. Të gjithë njerëzit janë vepër e një krijuesi të tërëfuqishem dhe pafundesisht të mencur; të gjithë ata janë shërbëtore të një sundimtari Sovran, të dërguar në botë me urdhërin e tij e për të bërë punën e tij; ata janë pronë e atij që i ka krijuar dhe ekzistenca e tyre duhet të zgjasë aq sa t’i pëlqejë atij e jo njërit a tjetrit. Secili prej nesh, për-

14 stylus magazine

derisa është i detyruar ta ruajë veten dhe të mos e leshojë vendin e vet me dashje, duhet që, po për atë arsye, ku jeten e tij nuk e kërcënon rreziku, të ruajë me aq sa mundet pjesën tjetër të gjëndjes njerëzore dhe nuk duhet, vecse kur dënon ndonjë kriminel, t’i marrë e t’ia dëmtojë jetën, ose gjithcka që ndikon në ruajtjen e jetës, lirisë, shëndetit, gjymtyrëve të trupit ose pronave të tjetrit.

Bibliografia Russo, Zh. Kontrata Sociale. Luarasi Lock, J. Traktati dytë për qeverisjen. “Dita 2000” Stumpf,S. Filozofia, Historia & Problemet. “Toena” Merfi, Xh. Kolman, Xh. (1992). Filozofia e së Drejtës. Tiranë: “Lura”


13 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit Fitimtarët ende kërkojnë barazi me humbësit e luftës së vitit 2001

ANALIZE Isen Saliu

Kryeredaktor te Gazeta LAJM / Maqedoni

stylus magazine 15


D

okumenti që ndërpreu konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, kulmin e aktualitetit për çdo vit e arrin në muajin gusht, kur është edhe përvjetori i nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Me afrimin e 13 Gushtit, shtohet numri i tryezave të rrumbullakëta, debateve, debateve televizive dhe teksteve gazetareske, që në fokus kanë analizat për atë se çka është realizuar dhe çka nuk është realizuar gjatë periudhës së kaluar, nga ajo që paraqet Marrëveshja e Ohrit. Mirëpo kjo marrëveshje nuk është aktuale vetëm gjatë muajit gusht. Ajo gjatë tërë vitit është temë e paanashkalueshme, posaçërisht në debatin e përditshëm që zhvillohet në kampin politik shqiptar si dhe në mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ajo është aktuale edhe për momentin, kur në 13 vjetorin e fillimit të konfliktit të vitit 2001, paralelisht me manifestimet që organizohen kushtuar këtij përvjetori, është organizuar edhe një peticion për grumbullimin e nënshkrimeve për miratimin e një ligji për zgjidhjen e statusit të dëshmorëve dhe invalidëve të vitit 2001 nga radhët e UÇK-së. Peticioni organizohet nga Lidhja e Diasporës Shqiptare nga Maqedonia (LDSHM) dhe Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK), e cila është një nga dy organizatat që përfaqëson veteranët shqiptarë të konfliktit të vitit 2001. Nënshkrimet që do të mblidhen gjatë këtij peticioni, do 16 stylus magazine Shkurt - Mars

\ alr 16

t’i adresohen sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Andreas Fog Rasmusen, si dhe ambasadorëve të BE-së, SHBA-ve dhe OSBE-së në Shkup, si garantues të nënshkrimit dhe implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kërkesën për miratimin e një ligji të posaçëm për të drejtat e tyre, ish ushtarët e UÇK-së e bazojnë në një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën shteti është obliguar të ndërmerr masa të posaçme për rehabilitimin e palëve pjesëmarrëse në Konfliktin e vitit 2001. Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga konflikti i vitit 2001, deri tani nuk është miratuar asnjë ligj, apo akt nënligjor i cili parasheh masa rehabilituese për ish ushtarët e UÇK-së. Dhe kjo është një nga vërejtjet kryesore që kanë kritikët të cilët akuzojnë për implementim joparimor të të Marrëveshjes së Ohrit. Sepse ish ushtarët e UÇK-së, sot nuk kërkojnë asgjë më pak ose më tepër, se beneficionet që i shfrytëzojnë pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake maqedonase që morën pjesë në konfliktin e 2001-shit. Me vetë faktin se konflikti i vitit 2001 përfundoi me një dokument i cili pranon kërkesat e UÇK-së për ndryshime kushtetuese që do të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve, konsiderohet se fitues në luftën e vitit 2001, ka qenë pikërisht ky formacion gueril shqiptar. Për këët arsye llogaritet absurd, turp dhe nënçmim që ish ushtarët UÇK-së sot kanë ardhur në pozitë për të kërkuar status të barabartë me ata që humbën luftën prej tyre – me ish pjesëtarët e forcave maqe-

donas të sigurisë, ose siç quhen këtu “ branitellat”. Statusi i familjeve të “ branitellave” të rënë në konfliktin e vitit 2001, si dhe ata që kanë mbetur invalidë, është rregulluar me një ligj të miratuar që në vitin 2002. Në bazë të këtij ligji, përveç ndihmës financiare nga shteti, ata gëzojnë edhe benificione tjera, siç janë përparësitë në punësim, shkollim dhe në zgjidhjen e çështjes banesore. Ish ushtarët e UÇK-së tani për tani nuk mund as të ëndërrojnë këto beneficione. Subjektet maqedonase deri tani kanë refuzuar kategorikisht çdo kërkesë ose propozim që veteranët shqiptarë të 2001shit të fitojnë status të barabartë me veteranët maqedonas. Partia shqiptare e cila thirret në vlerat e luftës së vitit 2001, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), thotë se ka arritur të sistemojë pjesën më të madhe të invalidëve të UÇKsë, duke i punësuar në vende pune në administratë dhe institucione shtetërore. Kjo parti pretendon se ekziston përkujdesje institucionale edhe për familjet e dëshmorëve, kryesohet nga ana e komunave që udhëhiqen nga kuadro shqiptare. Mirëpo mungesa e një ligji të posaçëm, paraqet një nga argumentet kryesore që përdor si dëshmi opozita dhe analistët e pavarur, kur akuzojnë pasardhësit politikë ë UÇK-së, se e tradhtuan idealin e vitit 2001. Aq më tepër kur statusi i ish ushtarëve të UÇK-së nuk është obligimi i vetëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e që akoma nuk është implementuar. Deri tani nuk është realizuar as parimi bazë i kësaj marrëveshje, që parasheh përfaqësim adekuat të shqiptarëve


në administratën shtetërore. Edhe pse ekzistojnë dallime në vlerësimet e pushtetit dhe opozitës për përqindjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë, të dy taborret e pranojnë se përfaqësimi adekuat ende nuk është arritur edhe pse si obligim duhej të plotësohej deri në vitin 2004. Raporti i fundit i Avokatit të Popullit që trajtonte përfaqësimin adekuat, u shpall para dy viteve dhe tregonte shifra alarmante, sipas të cilave në rreth 500 institucione

Sipas Ligjit për përdorimin e flamujve edhe në komunat ku mund të përdoret, dimensionet e flamurit shqiptar duhet të jenë tre herë më të vogla se ato të flamurit shtetëror të Maqedonisë, që shqiptarët e konsiderojnë më tepër si flamur kombëtar maqedonas se flamur shtetëror. Si mangësi në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit konsiderohet edhe pamundësia për vendosjen e parimit për miratim konsensual të miratimit të

po edhe pse ishte përparësi e këtij dokumenti, ajo po zbehet gjithnjë e më tepër, sepse vitet e fundit po shënohet ngadalësim i dukshëm i procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe afrim me Rusinë, Kinën dhe Indinë. Për të gjitha arsyet e numëruara më lart, mendoj se edhe gjatë kohë do të jenë të sakta dhe aktuale konstatimet që në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit i bëri profesori universitar, Blerim Reka.

në Maqedoni nuk ka të punësuar asnjë shqiptar. Ekzistojnë pakënaqësi edhe për plotësimin e obligimeve tjera që burojnë nga kjo marrëveshje, siç është përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve shtetërore, e kështu me radhë. Gjuha shqipe përdoret në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë, por përdorimi i saj akoma ngec në nivel të pushtetit qendror. Flamuri shqiptar sipas ligjit mund të përdoret zyrtarisht vetëm në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 50 për qind të popullatës.

buxhetit shtetëror, gjegjësisht ndarjes së mjeteve buxhetore. Për këtë arsye vazhdon sot e kësaj dite diskriminimi i shqiptarëve në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore, në arsim, kulturë, shkencë dhe sfera tjera.

“Edhe pse fryma e MO ishte ndërtimi i shtetit qytetar, Maqedonia edhe pas një dekade nga inaugurimi i kësaj filozofie pajtuese, funksionon ende si shtet monoetnik. Përkundër pronësisë së proklamuar të të gjithë qytetarëve, shumica në këtë shtet pretendon se ka pronësi absolute mbi shtetin. Përkundër përpjekjes së promovimit të një demokracie konsensuale edhe më tutje shumica vazhdon të përcaktojë se sa të drejta ju takojnë komuniteteve joshumicë”, pat konstatuar në vitin 2011, profesori Reka.

Gjatë kohë, shqiptarët si përparësi të madhe të Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, e konsideronin faktin se ajo është marrëveshja e vetme e nënshkruar në trojet e ish Jugosllavisë me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, e që nuk mban firmën e ndonjë përfaqësuesi të Rusisë. Mirë-

Shkurt - Mars \ alrstylus 17magazine 17


mars Festa Kombëtare e Shqiptarëve

KULTUROR Ilirjan Gjika Historian

18 stylus magazine


7

marsi-Dita Kombëtare e Mësuesit Idealizmi krijohet duke lartësuar vlerat morale ( Tajar Zavalani ) Çdo komb ka idealizmat e veta. Edhe shqiptarët kanë në panteonin e ngjarjeve dhe datave të tyre të shënuara edhe ditën simbolike kushtuar shkollës kombëtare dhe figurës së mësuesit. I mbështjellë nga idealizmi i hershëm i Rilindjes dhe i romantizmit të saj, 7 marsi si dita kombëtare e arsimit përkujtohet çdo vit me respekt dhe veneracion të veçantë. E shdërruar tashmë në një festë komunitare kjo ditë e mbledh në vetvete krerët më të lartë të shtetit, mësues, nxënës dhe prindër, të cilët nën pasqyrimin garues të medias, mblidhen në një proçes veprimtarish që përmbledh festa, sesione shkencore, dekorime, evente kulturore, koncerte festive, etj. Piknisja e kësaj feste është hapja 127 vjet më parë në qytetin e Korçës e të parës shkollë zyrtare në gjuhën shqipe. Jo se shkolla të tjera nuk kanë qenë hapur edhe më parë. Studjuesit e fushës së historisë na dëshmojnë tashmë se qysh në vitin 1632 ekzistonin shkolla shqipe nën kujdesin e klerit katolik në Kurbin, apo Shkodër, Zadrimë dhe Mirditë. Edhe të tjerë historiane theksojnë se edhe në jug të vendit kemi shkolla shqipe të hapura përpara Mësonjtores së Korçës. Të tilla kanë qenë shkollat e Labovës në 1860ën apo ajo e Kolonjës në 1883shin. Por ç’rëndësi ka! Mësonjtorja e Korçës për kohën kur u hap ishte e para shkollë me karakter laik dhe kombëtar. Si e tillë ajo u pasua nga Shkolla e Prizrenit me mësues Mati Logorecin në vitin 1889 dhe nga Shkolla e Vajzave në Korçë, e hapur në vitin 1891 nga familja Qiriazi. Por cilat ishin fazat e tjera në të ci-

lat eci arsimi shqiptar? Le të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të zhvillimeve të mëtejshme. Kështu për shkak të problemeve të njohura nga historia tashmë, duhet theksuar se këto shkolla do të mbyllen pas disa vitesh për ti lënë vendin përpjekjeve të vazhdueshme të shoqërive kulturore të emigracionit. Qëndra të tilla do të bëhen Sofja, Bukureshti dhe Kostanca në Rumani, Stambolli, Egjipti dhe SHBA-ja. Për një periudhë 20 vjeçare ato pregatitën të gjithë proçesin që do të shpërthejë fuqishëm bashkë me triunfin e Revolucionit Xhonturk. Ashtu siç e thotë edhe teksti zyrtar i Historisë së Shqipërisë, “Shqiptarët shfrytëzuan hapësirat e krijuara kushtetuese’’ për zhvillimin e arsimit. Menjëherë pas këtij revolucioni u hapën me qindra shkolla fillore anëembanë vendit. Kështu hapja e shkollës kombëtare bëri që të niste një tjetër fazë në rrugën e historisë së arsimit. Ajo e kongreseve arsimore. Në vitin 1908 Kongresi i Manastirit zgjidhi problemin e përdorimit të alfabetit duke unifikuar si më të përshtatshmin alfabetin e sotëm të shqipes. Ndërsa në vitin 1909, Kongresi i Elbasanit zgjidhi problemin e arsimimit të mësuesve duke hapur të parën shkollë të mesme shqipe: Normalen e Elbasanit. Gjithashtu ky tubim zgjidhi edhe problemin e botimit te teksteve dhe të hapjes së shkollave të reja. Më pas me rikrijimin e shtetit shqiptar të dalë nga kongresi i Lushnjes, proçesi i zhvillimit të arsimit kombëtar hyri në një rrugë të pandalshme. Kongreset arsimore të viteve 1920-1922 krijuan strukturën dhe organizimin e tij. Në vitin 1957 do të nisë aktivitetin e tij Universiteti i Tiranës ndërsa në vitin 1972 do të krijohet Akademia e Shkencave. Ndërkohë që kjo rrugë e gjatë pa tjetër që ka patur edhe personalitetet dhe korifejtë e saj. Kontributi i tyre për të përhapur dijen ka qenë i jashtëzakonshëm. Ata krijuan alfabete, formuluan tekstet

e para, ndërtuan mjete didaktike por mbi të gjitha edukuan me frymën e patriotizmit breza të tërë nxënësish. Prej këtyre etërve buron edhe vetëdija jonë kombëtare. Sot përulemi me respekt përpara veprës së Koto Hoxhit, Petro Nini Luarasit, Pandeli Sotirit, Gjerasim dhe Sevasti Qiriazit, Mati Logorecit, Papa Kristo Negovanit, Bab Dud Karbunarës, Jani Mingës, etj. Natyrisht që ky proçes nuk ishte i lehtë në ambientin e nacionalizmave ekstreme ballkanike. Edhe ai do të kishte dëshmorët e tij. Papa Kriston e Vranë/ S’ra për të një këmbanë…do të shkruante në vitin 1906 Loni Logori elegjinë e tij ndaj këtij martiri të shkollës shqipe. Papa Kristo Negovanin e vranë në vitin e 30-të të jetës së tij vetëm se u mësonte fëmijëve shqiptarë gjuhën e nënës në shkollë. -Ruamani gjakun, se do t’ju duhet për shkrimin e gjuhës shqipe, ju drejtohej njerëzve që e kërcënonin me jetë dëshmori tjetër i shkollës, Petro Nini Luarasi. Ndërkohë që këta mësues të kombit mbetën në çdo kohë figurat qëndrore të shkollës sonë. Me përkushtim, dhe dashuri ata përhapën diturinë për të trasmetuar vlerat më të arrira të qytetërimit dhe kulturës botërore, duke krijuar kështu bazat e arsimit kombëtar shqiptar. Vepra e tyre përkujtohet çdo 7 mars për të treguar se gjithçka në jetë arrihet me mund dhe me sakrifica të jashtëzakonshme. Ashtu si vetë arsimi, një proçes i gjatë, i mundimshëm që kërkon impenjim të jashtëzakonshëm por që në fund ti jep frytet e shpërblimit të tij. Pikërisht qëllimi i respektit për ditën e 7 marsit ka si objekt kryesor zhvillimin e pandalshëm të arsimit. Pikërisht atë qëllim që patën dikur edhe etërit e tij. Sepse nuk ka mision më fisnik për një popull sesa trasmetimi i kulturës dhe vlerave më të mira të saj, për ti mundësuar brezave të rinj që të bëhen qytetarë stylus magazine 19

Shkurt - Mars \ alr 19


të devotshëm të një shoqërie të emancipuar dhe me të ardhme. Jo më kot por njëqind vjet më parë një nga të fundmit e Rilindjes, Mitat Frashëri shkruante se: “Përparimi i një kombi varet nga përmirësimi dhe lartësimi i çdo njeriu që formon

Shkurt - Mars 20 stylus magazine

\ alr 20

këtë komb. Kur një komb me njerëz të zgjuar dhe të ngritur, një frymë e ngrohtë shkon në shpirt të çdo njeriu, i shtyn që të ecin dhe përparojnë, u jep fuqi dhe një forcë të re. Ideja dhe vullneti, qëllimi dhe ideali i një kombi janë më të fortat

e fuqive në botë ’’. Ndoshta për këto idealizma shoqëria jonë ka nevojë edhe sot. Edhe në këtë 7 mars. Përse jo. Idealizmi shërben për të lartësuar vlerat morale dhe për këtë vlerën më të madhe e ka shkolla


OPINION Lorenca Bejko Studente

dita e triumfit të femrës stylus magazine 21


K

jo ditë që në koshiencen tonë ngjall natyrshëm buqetat me lule, ditë ku ndërkombëtarisht “gruas, femrës, nënës, kësaj qenieje të fortë e të brishtë njëkohësisht ku i falet piedestali. Kjo ditë jo pak herë është shkëndija e cila bëhet zjarri për të ngritur zërin e për të rikujtuar përpjekjet e miliona femrave në mbarë botën që luftuan për barazi gjinore, kryengritjeve për ti dhënë fund përbuzjes, diskriminimit, shtypjes së saj,për të vendosur DREJTËSI mbi emrin e saj. Kjo ditë e cila njihet në të gjithë botën si një ditë jubilare për mbështetjen e gruas e për ti rikujtuar vlerat e saj por ne Shqiperi shohim dicka ndryshe,ku kjo figure e brishte behet marionete e prostitucionit, paragjykimeve përcmuese për aftesinë politike të grave, aftësinë e saj si një drejtuese, e për më tepër shihet si një mjet shtëpiak as sa edhe gratë të lodhura nga “fati i tyre” e pranojnë dhe shtrojnë kurrizin, të paafta dhe të pafuqishme për të bërë dicka për veten. E nëse do të përmendim shifra, shifrat janë alarmante ku vetëm nga anketime që vijnë nga organizata e shoqata sociale në ndihme të gruas kemi 29.56% të grave të intervistuar të cilat nuk dëshirojnë të bëjnë publik identitetin e tyre por thonë se e kanë përjetuar dhunën dhe përbuzjen psikologjike nga bashkëshorti i tyre në një tjetër sondazh ku përfqsohen femrat e një zone rurale e cila është më problematike për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe ekonomisë gjithashtu ku 86.95% e tyre kanë qënë të dhunuara fizikisht të paktën njëherë nga bashkëshortët e tyre.

Shkurt - Mars \ alr 22 22 stylus magazine

E megjithatë këto shifra duket se e kanë pikënisjen që prej kanunit të Lek Dukagjinit ku vlen të citohet artikulli 28 ku thuhet: ‘’Me rrahë burri gruen nuk bje në faj kah kanuja e as prindja s’mun t’a kërkojë te rahmen”. E megjithatë cdokush do të shprehej se kjo përmbledhje ligjesh e zakonesh i përket një periudhe mjaft të largët që daton në vitet 1920 por nuk është gabim të themi se ai gjen vend fare mirë ne udhet ku ne ecim,ne njerzit qe shohim,ne trupin e damkosur te grave dhe nenave qe nuk guxojne te ngrejnë zërin mbi këeta “pronar skllevërish” pasi vetëm një kafshë pa logjikë që e drejton vetëm instikti mund të trajtojë bashkëshorten si të ishte një leckë... duke vazhduar me shifra të frikshme të cilat i përkasin një kategorie tjetër atë të personave me arsim të lartë ku alarmi arrin majat me plot 75.17% raste në krahasim me 64.85% të kategorisë me arsim të mesëm, raste këto të ankimuara në përditshmërinë e shoqatave që shqyrtojnë këto raste të anketuara në adresë të tyre. Por duhet dëgjuar kaq shumë “dhembje” të fshehur mbi figurën e femrës, c’fare ndodh me të, cfarë masash do të merren për të mbajtur egzistencën e saj? Kaq shumë legjislatura në Shqipëri të cilat promovojnë mbrojtjen e të drejtave dhe burimeve njerëzore e normalisht dhe femra pjeës e tyre por a në të vërtet është mbrojtur? Në kaq shumë konventa si karta e kombeve të bashkuara, Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, Organizata e Kombeve të Bashkuara që të gjitha këto garantojnë barazi, trasmetojnë lirin dhe gëzimin e të drejtave (të paktën thelbesore) e njerëzore por kush e mbron figurën e femrës këtu kur ajo vet është memece para dhunes që i ushtrohet?

Le të flasim për prostitucionin,profesionin e vjetër dhe famekeq ku femra është baza e këtij rrjeti kriminal dhe trafikues mbarë global mbi mishin e bardhë. Ketu vlen të themi pa frikë se shifrat ku Shqipëria mbahet arrin në top-lista. Rekrutimi dhe përdorimi i këtyre qenjeve për shfrytëzim seksual apo punë të tjera qëndron ende një plagë e hapur për shoqërinë aktuale e normalisht është ende një pikëpyetje e madhe mbi mbrojtjen që ofron legjistlacioni ynë për këtë kategori. Megjithëse përbën një vepër penale ku burgimi kap shifrat e jo me pak se 15 vjet burg ose gjoba deri në 8 milion lekë. Duket se ky rrjet fuqizohet edhe me tepër pa u trembur nga masat parandaluesve të ligjit aktual pasi viktimat shtohen e ku premtimet e një jetë më të mirë janë grackat për të hedhur në rrjetën e tyre femra dhe gra të pambrojtura. Vetëm në 10 vjet, sipas Unicef,Shqipëria ka nxjerr rreth 100 mijë punonjëse të shfrytëzuara, gra dhe të mitura që janë pika të kuqe në hartën e këtij rrjeti mafioz. Kaq shumË legjislacion dhe kaq shumë pak përpjekje për këtë qenje që cdo ditë përplaset me vështirësi nga me ekstremet dhe ende ska zë të thotë “jo” . Në Shqipërinë tonë të vogël...Ti linde e lirë,mos vdis e ngujuar... ngrihu në këtë ditë dhe thuaj jo shuplakës ,mëkëmbjës, lotëve, dhunës, përcmimit pasi nuk të garantoj nëse nesër do të jesh gjallë. pra ende do të “festosh” dhe do të qash edhe në këtë 8 mars grua?


KULTUROR Altin Baku Menaxher marketingu te rrjeti Social Shqiptar EDYBLER

JETOJENI JETËN DHE NDRYSHOJENI ATË

stylus magazine 23


N

ë këtë kohë moderne që po jetojme ka individë që e ndiejnë veten të vetmuar, të lindur për të keqen e tyre, sepse, ndoshta kështu janë në të vërtetë. Ka edhe nga ata që janë të vetëdijshëm që nuk janë në gjendje as të dëgjojnë, kujtojnë së janë largpamës, nuk duan t’ia dinë për ndërlikimet psikologjike, njohin vetëm ndjenja të prera, jetojnë në botën e vdekur të paragjykimeve të tyre. Këta individë të “veçantë” nuk pyesin fare për të tjerët, nuk e vënë kurrë vetën e tyre në pozitën e të tjerëve. Ne po jetojmë një realitet të hidhur që duhet ndryshuar, duke filluar nga uni jonë. Nuk besoj kurrë se mund të ketë njeri që të mos dojë të korrigjojë diçka në jetën e tij të shkuar. Gjithmonë do të gjendet diçka e mangët sado e bukur, e suksesshme dhe e përkryer të ketë qënë jeta. Edhe i ndershmi dhe i pandershmi, i shtypuri dhe shtypësi, i pafajshmi dhe krimineli do të kenë kurdoherë çaste në të cilat do të kishin dashur të bënin tjetër gjë nga ajo që kanë bërë. Në udhëkryqet e shumta që përbëjnë

Shkurt - Mars \ alr 22

24 stylus magazine

çdo jetë njerëzore, çdonjëri nga ne do të mendonte pse zgjodhi atë rrugë dhe jo një tjetër, pse veproi kështu dhe jo ndryshe, pse u bë ai që është dhe jo ai që duhet të ishte?! Në këtë anarshi dhe diziluzion të vazhdueshëm mes të tashmes dhe të shkuarës, çdonjëri nga ne le të mundohet të ndryshojë të ardhmen e tij dhe ta korrigjojë të kaluarën duke shijuar jetën. Vazhdimi ynë në hapësirën tonë prej pengesash tepër parazitare nuk mbaron me kaq, ne nuk duhet të jemi të kënaqur me këtë trajektore që po i japim jetës, sepse gjithsesi njeriu e do vetën e tij, ai nuk do të jetë plotësisht dakort me të. Sikurse dhe shihet, të gjithë jemi të pushtuar nga masat e kundërta që na ndjekin në çdo hap të jetës. Në ditët tona kaq të dhimbsura dhe për fat të ëmbla e të hidhura bashkërisht, shohim njerëz aspak të besueshëm, hipokritë, ëndërrimtare, të cilët hanë në të njëjtën tryezë, në të njëjtën pjatë, në një realitet moskokçarës. Përse mendimet thellohen dhe nxjerrin përfundime, jo të kuptueshme që ndoshta s’na përkasin ne që t’i zgjidhim.

Të heshtësh dhe të flasësh nuk është njëlloj, por ka raste që të dyja kanë një kuptim, kanë atë kuptim që edhe po të flasësh është njëlloj sikur të heshtësh, sepse mendimi nuk merret për kapital, të mohojnë veprat e tyre dhe madje edhe gjëra që s’shikohen apo fjalë boshe që s’kanë rëndësi për asnjë në këtë aktivitet të fëlliqur dhe të kalbur nga themelet. Po të gjykonim të gjithë me të drejtën nuk do të kishte kaq kasaphane që ka sot në këtë millenium të ri, në orët e një kohe që të premton shumë, por s’të realizon asgjë. Por edhe gjykimet dhe gjyqtarët janë si janë, ndonjëherë mendon për karrierën e tij, për pasurinë e tij, për interesat e mirëfillta personale dhe jo atë që duhet gjykuar. Megjthatë të bëjmë atë që duhet bërë, se kemi ende kohë për ta rigjetur këtë botë. U zgjata shumë për veshin e shurdhër dhe për ata që mbajnë syze të errëta. Megjithatë besoj se ndokush do ta ketë kuptuar se lufta për ta bërë jetën më të mirë, ashtu siç e duan të rinjtë, fillon tek vetja dhe mbaron tek vetja...


Bedër Law Academi, është një klub studentor që organizon seminare të hapura, si dhe konferenca me juristë të ndryshëm. Klubi fton të gjithë studentët që të angazhohen me aktivitetet që ofron universiteti

stylus magazine 25


Mos zbatimi i Ligjit Anti-duhan po vret ShqiptarĂŤt

OPINION Viola Thoma University of Tirana, Faculty of Economics

26 stylus magazine


N

ë Shqipëri vazhdon me ritme të shpejta rritja e përdorueseve të duhanit. Personalisht me duket absurd fakti se si njerëzit janë kaq të prirur të tymosin në çdo vend, duke qënë të vetëdijshëm se përdorimi i duhanit shkakton sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit. Në Shqipëri ligji i antiduhanit ka vite që është miratuar nga parlamenti. Por sipas zbatimit ky ligj anti-duhan është një paragraf i shkruar në fletoren e shtetit sepse është tërësisht i pazbatueshëm nga qytetarët?! Në pjesën më të madhe të ambjenteve në Tiranë duhani është aksesori që nuk mungon asnjëherë, madje mendoj se po i zë vendin dhe telefonit. Sipas statistikave është shokues fakti që rreth 75% e subjekteve të gjobitura vazhdojnë akoma të thyejnë ligjin prandaj ky ligj është i dështuar totalisht! Problemi më serioz është konsumimi i duhanit në vende publike, si në resorante. Pothuajse në të gjitha resorantet, lokalet e Tiranës konsumohet duhan. Prandaj me ironi mendoj që ligji anti-duhan konceptohet: “Mbaroni paketen sa më shpejt që të jetë e mundur” ! Pyes veten çfarë duhet të bëjmë ne që nuk qëndrojmë dot në prezencën e tymit të duhanit?! Egziston një ligj, ai nuk zbatohet, ndërkohe duhani vazhdon dhe shton viktima te sëmundjeve të ndryshme dita-ditës. Gjithmonë kur diskutoj për këtë çështje debatoj me konsumatorët e duhanit,

madje dhe miqtë e mi, më thonë me lezet: “Një konsumatori nuk i intereson nëse duhani e vret, ai e pi dhe kaq!”- këtë degjova kohët e fundit teksa diskutoja për këtë çështje. Po çfarë i intereson një duhan pirësi që mbi të gjitha është një qënie njerëzore e vdekshme?! Të vdes sa më shpejtë?! Nuk mendoj se dikush e mendon këtë! Është një spekter aq i pakuptimshëm sa mendoj se edhe fushatat më të fuqishme sensibilizuese nuk do bënin aspak punë. Duket sikur nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveçëse sensibilizimit personal! Ose diçka tjetër që i afrohet absurditetit kaq normal të shoqërisë tonë: -“Të konsumosh duhan, do të thotë je fashion (në mode) ”- Një tjetër shprehje që përdoret dhe nënkuptohet në pjesën më të madhe të vendeve publike në Tiranë. Do e përcaktoja më shumë si mos-informim dhe prapambetje se sa vërtet një nevojë për të konsumuar. Edhe në këtë rast duhani nuk njeh limite! Si mund të jetë në modë, kur kundërbojnë arome mbytëse problematikët me duhanin, si mund te jetë tërheqëse kur dhëmbët e tyre zverdhen 5 herë më shumë se normalja? Shokues është edhe fakti i rritjes së madhe të numrit të femrave që e konsumojnë. Të dhëna nga më të ndryshme statistikore shfaqin shifra frikësuese të konsumimit të duhanit. Pse kjo tendencë kaq e madhe drejt duhanit dhe jo drejt sportit . Ndoshta

është një krahasim absurd por qëndron mbi themelin e ndërtimit dhe ndërgjegjësimit të kësaj shoqërie! Pa zgjidhje do të mbetet deri në momentin që të kthehemi nga vetja dhe të pyesim përsëri: A ia vlen të harxhoj kaq shumë për të vrarë veten ditë pas dite?! Më kane pyetur: Nëse ligji anti-duhan është përdorur? Me fanatizëm do të përgjigjesha jo.Si një qytetare e thjeshtë jo konsumatore e duhanit, do isha në gjendje të punoja për sensibilizimin e qytetarëve konsumatore të duhanit. Nuk është lojë, pa dyshim që është relaks i përkohshëm për ata që e konsumojnë, por vret në heshtje duke zbrazur xhepat drejt një jete më të shurtër! Do dëshiroja shumë të analizoja të gjithë faktorët që çojnë drejtë dunapirjes por nuk do ishte shumë frytëdhënëse, dhe të gjithë ata që do mund të lexonin artikullin do mendonin: Bla bla bla, të njejtat fjalë, të njëjtat fjali që nuk është se na tingëllojne bukur kur i dëgjojmë! Do tregoj një histori shumë të shkurtër, realitet të hidhur të jetës sime! Ndoshta këtu do kuptohet më qartë se si është situata! Nuk është aspak e lehtë!

Shkurt - Mars alr 27 27 stylus \magazine


“ E kam vuajtur shumë në fëmijërinë time, kur babai im konsumonte duhan. Kisha probleme me frymëmarrjen, gjithçka mbante aromë duhani, madje dhe floket e mi. Nuk kishte ditë të mos i lutesha ta linte, mamaja ime bënte të njëjtën gjë. Por ai nuk mundej, ndihej i varur aq shumë sa i dukej sikur do ti mungonte gjithmonë, sikur i mungonte një pjesë e qënies së tij! Më kujtohet si tani dita kur shkoi dhe bëri kontrrollin e mushkrive. Mezi prisja të vinte në shtëpi dhe te na tregonte si shkoi duke qënë se shqetësimi jonë sa vinte dhe rritej për problemet që duhani po i shkaktonte Ishte i traumatizuar, mesa më thontë mami, doktori i kishte demostruar shumë thjeshtë gjendjen e mushkrive te tij! Kishte marrë një qese aty afër dhe një shkrepse dhe me nxehtësin e saj kishte tkurrur qesen, ashtu ishin dhe mushkrit

28 stylus magazine

e tij ishin gati gati! Ishte i shokuar, por realisht më bëhej qejfi që e shikoja ashtu, ishte nëe mënyrë që ai të hiqte dorë pergjithmonë nga duhani. Atë kohë kisha dëgjuar gjithashtu se me të rrezikuar dhe të ndikuar nga duhani ishin ata që nuk e konsumonin por që jetonin me një duhanpirës, kjo më bënte të ndihesha akoma më keq deri kur erdhi momenti i shumëpritur. Një mëngjes teksa bëheshim gati për në shkollë, si zakonisht ai na shoqëronte, vura re se nuk kishte më duhan në makinë, vendi i zakonshëm ku qëndronte paketa e duhanit ishte bosh! Ishte momenti i parë pas shkëputjes nga duhani, dhe e shihja të inatosur, të trishtuar dhe ndihesha e lumtur. Aty kishin marr fund lutjet tona! Është trishtues ky fakt që tregohemi kaq indiferent, kaq të emancipuar përse prap ti me duhan nëpër duar.

Nuk është kurrësesi mode, nuk është për një shëndet më të mirë, është diçka aq e fuqishme sa mund të shkurtoj qindra të nesërme! Bëhu ti ligji anti-duhan duke mos e konsumuar, sensibilizo, dhe përpiqu të qëndrosh sa më larg të qenit modern me një paketë në dorë! Lumturohu dhe sigurohu teksa dikush afër teje heq dorë nga duhani, binde! Sikur çdo ditë të flisnim me këta persona, sikur çdo ditë t’u kujtonim se çfarë janë duke bërë me jetën e tyre?! Të jeni të sigurtë se do t’u dhimbsej dhe në një të ardhme do t’ua dinin për faleminderit! Ti, unë të gjithë ne mund të japim ndihmën tonë duke zbatuar ligjin dhe jo vetem atë, me e rëndësishme është jeta jonë se sa “të dukemi bukur duke tymosur”!


Fotolajm

stylus magazine 29


Z

zyra e Avokatise dhe Konsulences Ligjore VISHAJ me përvojë intensive 15 vjeçare, ofron sherbime ligjore e juridike efektive. Tek ne mund të mbeshteteni në kompetencë dhe gatishmëri për kryerjen e menjëhershme të nevojave tuaja

urgjente. Kjo dëshmohet me spektrin e gjëre të veprimeve dhe numrin madh të anëtarëve të siguruar tek ne. Gjithashtu zyra avokatise tone zoteron nje shtrirje masive te veprimtarisë ligjore dhe e ushtron me sukses, por kjo është edhe meritë e klientëve tanë të sinqertë dhe të

bashkëpunëtorëve të palodhshëm në çdo fushë legale. Zyra jonë nuk ofron vetëm shërbime të shpejta, ajo ofron edhe mbështetje të mëvonshme në të gjitha problemet përkatëse që mund të dalin ne raste te veçanta, gjatë gjithë kohës që jeni në listën e klientëve tanë.

Av. Saimir Vishaj

Email: info.@studiovishaj.com

www.studiovishaj.com

Cel: 0682036896

30 stylus magazine

Shkurt - Mars \ alr 31


Drejtësia në proces

Në qoftë se një vend do paqe duhet të punojë për drejtësinë. ( H.L. Mencken )

OPINION Silvi Haruni University of Tirana, Faculty of Law

stylus magazine 31


Sensi I së drejtës gjendet në karakterin e cdo njeriu pavaresisht kohës ku ai jeton. Në Kartën e të Drejtave të Njeriut e Kombeve te Bashkuara është e ndertuar mbi këtë parim, mbi parimin se normat e së drejtës nuk janë konvencione që I vendosin njerëzit apo qeveritë por janë parime që jetojnë brenda njerëzve dhe të zbritura nga zoti. Shqiptarët dhe shume popuj të tjerë kanë pasur mënyren e tyre me të cilën kanë mishëruar në realitet këto parime. Nëse I hedhim një sy sistemit tone aktual të drejtësisë vëmë re mungesën e theksuar të reformës kushtetuese. “Reformimi I sistemit të drejtësisë dhe lufta anti korrupsion, është një proces I pandalshëm dhe I domosdoshëm që përballet me sfidat e reja të cilat janë produkt I jetës shoqërore”. Keshtu nis gjithmonë fjalimi I cdo personaliteti politik për të qetësuar sado pak ujërat e turbullta nga rastet korruptive dhe antiligjore të ndodhura kohët e fundit. Sistemi i drejtësisë shqiptare ka nevojë për depolitizim dhe pastrim nga njerezit e pakualifikuar. Raste gjyqesore si Gërdeci apo 21 janari janë shembujt kryesore të pafuqisë totale të gjyqesorit, për të dhënë drëjtesi, raste të cilat kanë sjellë një humbje besimi dhe perceptim negativ tek qytetarët apo ndërkombëtarët. Kohët e fundit është folur për reformat në drëjtësi, e cila ka qene fjalë kyc e zgjedhjeve të 23 qeshorit 2013, përmendim këtu reformën kushtetuese të përfolur në këto zgjedhje, reformë e cila nga qeveria aktuale ende nuk është konkluduar . Këto diskutime reformash duken si larg realitetit shoqëror I cili kërkon zgjidhje sa me të shpejtë . Drejtesia shqiptare që prej uniformave të policisë

32 stylus magazine

deri tek shkallët më ëe larta të gjyqesorit gjendet në një krizë të tej zgjatur, nëse nuk arrihet të merret nje reformë e tillë, sistemi I drejtësise nuk do te ekzistojë më për funksionin që ka, por thjesht si nje institucion që nuk sjell kurrfarë shërbimi dhe në këtë mënyrë do të shihet si nje preceptim negativ prej qytetarëve, jo vetëm kaq por minon kolonat e sistemit të drejtësiseë si dhe na humb mundësine për ty bërë pjesë e shteteve të tjera të BE-së , si rezulatat do të jetë dicka e largët dhe tepër e vonë. Një nga mësimet që marrin studentët e drejteësisë është se elementi kyc I ligjit është sanksioni dhe që e dallon nga të gjithë rregullat e tjerë. Ajo që duhet të bejeë shteti yne është rikthimi I sanksionit dhe shërbimi I gjithë kësaj rezymeje të reformimit. Por a mjafton vullneti politik për ta mundësuar këtë gjë apo duhet një forcë më madhore për ta mundësuar apo duhet që sistemi I drejtësisë të vetë rregullohet? Drejtësia jonë është një system afatgjatë dhe gjendet aty për t’ju përgjigjur cdo shqetësimi qytetar. Ne kemi nevojë për ndihma të huaja, si dhe për modele që të bëjnë ndryshim dhe përmirësim në sistemin tonë të drejtësisë. Sistemi I drejtësisë duhet të fillojë punën nga brenda dhe aty reflektohet sovraniteti I saj për arritjen e një demokracie funksionale. Reformimi nis me legjislacionin tonë I cili është një legjislacion “copy paste” një përqasje me shtetet europiane, nuk është I menduar mirë, është krijuar në kohë record dhe nën një presoni politik qoftë ky I brendëshëm apo I jashtëm. Kemi nevojë për reformim të kodeve që janë baza e këtij sistemi. Marrim Kodin Penal I cili ësht si të

thuash një kod I krijuar nga biseda juristësh, duke lënë vend për pakënaqësi dhe padrejtësi, nësë është ligji ai që sjell këtë dukuri atëhere duhen të merren masa për ta ndryshuar atë, ndryshim I cili duhet të jetë I bazuar në një studim thelbësor dhe shumëkohësh, duke fituar në këtë mënyrë një bazë të konsoliduar. Por drejtësia nuk është vetëm cështje doktrinale është një cështje kulturash, preceptimesh, trajnime, përqasje ndaj dhënies dhe bërjes drejtësi. Së dyti, duhet të kemi një përmirësim të sistemit gjyqësor. Gjyqësori është misherimi I normave të caktuara të një vendi dhe ky përmiresim fillon nga rregullimi I legjislacionit tek emërimi dhe shkarkimi I gjyqtarëve fakt ky që ndikon tek pavaresia e gjyqesorit. Marrim si shembull shkollën e magjistraturës, funksionimi I saj duhet të jetë I nje niveli shumë të mirë përzgjedhëse. Pavarsia e gjyqesorit nuk lidhet vetem në aspektin e legjislacionit, por dhe se sa të sigurt ndihen gjyqëtarët ndaj ndikimeve të tjera qoftë dhe atyre kriminale. Pra është qeveria ajo që duhet të nxjerre mbrojtje jo vetëm të gjyqëtarëve por edhe te institucioneve te drejtesise. Në sajë të situateve të ndryshme që kanë ndodhur kohët e fundit si rezultat I përceptimit të ulët të qytetarëve për fenomenin e korrupsionit të tejzgjatur, ka bërë që të shfaqet “sëmundja” që vuan gjyqesori shqiptar ,sic është besimi I ulët që kanë qytetarët tek gjyqësori për shkak të një fenomi që në preceptimin e tij është korrupsioni. Pra mbi të gjithë këtë rezyme të sitemit të drejtësisë e rëndesishme është krijimi I rregullave të duhura për luftën anti korrupsion. Ky reformin duhet të bazohet

Shkurt - Mars \ alr 32


mbi tre kushtet thelbesore: rritjen e pavarsisë së gjyqesorit, cëshjta e sigurisë së gjykatave dhe pavarsinë ekonomike të gjyqëtarëve. Nëse plotesohen këto tre kushte do këtë shume rezultat në luftën ndaj korrupsionit dhe sistemi I drejtësisë

shqipëtare do të jetë në formën e tij më të mirë të mundëshme. Proces ky I cili është si të përballesh me sfida të produkteve të jetës shoqërore, sfida të cilat kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve politik për ta arritur këtë reformim. Kjo është beteja

e vetme mbi të cilët duhet të punojë shteti ynë për të rikthyer dhe njëhere besimin e humbur të qytetarëve nga institucionet e drejtësisë.


Revista juridike ALR, se shpejti edhe ne treg

Na ndiqni: www.facebool.com/alrinfo.com Cel: 066 59 09 167 E-mail: anxhel@albanilalawreview.com Web: albanialawreview.com

stylus magazine 35


36 stylus magazine

ALR 4  

8- Marsi dita e triumfit e të drejtave të grave. Kjo ditë kujtohet dhe në disa shtete festohet nga të gjitha femrat anembanë globit. Edhe...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you