Shkodra Business Almanac - December 2010

Page 6

6 dhjetor 1994- Kantoni i Portokallinjëve pasanik ka mbledhur 2 bilion $ para se të deklaronte falimentimin.

Varfërim i tregut të turizmit Turizmi është një ndër potencialet më të mëdha të ekonomisë Shqiptare. Liberalizimi i vizave do të ndikojë në rritjen e turizmit jashtë Shqipërisë. Diçka e tillë u vërtetua këtë vit në një shtim të udhëtimeve drejt Kroacisë, pas heqjes së vizave nga ky vend për shtetasit shqiptarë në sezonin e verës. Mendohet se të gjithë shqiptarët që zakonisht kanë pushuar në bregdetin e Jonit dhe të Adriatikut do të largohen në verën e 2011-s drejt plazheve të huaja. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004 nga turistët u përfituan 592 milion euro, ndërkohë që shqiptarët që pushuan jashtë vendit harxhuan 516 milion euro. Këto shifra kanë ardhur duke u rritur vit pas viti duke bërë që në vitin 2009 të rregjistrohen rreth një miliard e 302 milion euro të ardhura dhe 1 miliard e 134 miljon shpenzime. Me një diferencë prej 168 milion euro në favor të ekonomisë shqiptare. Nëse rrugët hapen dhe parashikimet e ekonomistëve dalin të vërteta, atëherë do te kemi një përmbysje të këtyre raporteve në disfavor të turizmit, rrje-

dhimisht dhe të ekonomisë Shqiptare. Ulje të kërkesës për prodhime vendase Parashikohet që Shqiptarët do të preferojnë të bëjnë blerje për veshje dhe ushqime në vendet fqinje, si në Itali, Greqi apo Kroaci. Sipas teorive klasike dhe tradicionale të ekonomisë kjo do të nxisë konkurencën për prodhimet vendase. Gjendja e prodhimit vendas është

në një fazë kritike dhe kjo lëkundje do të bëjë këtë sektor të ekonomisë të vuaj përkohësisht pakësimin e të ardhurave. Një tjetër problem për prodhimin vendas do të jetë sjellja konsumatore, gjë që është pozitive në prespektivë afatgjatë. Konsumatorët do të mësohen me cilësinë dhe standartet e produkteve të vende të BEsë. Kjo gjë do të detyrojë prodhuesit vendas të fillojnë seriozisht të mendojnë për përmirësimin e cilësisë dhe të prodhimeve dhe shërbimeve për të mos humbur klientët potencial. Liberalizimi është një fenomen pozitiv. Në një botë globale lëvizja e lirë e kapitalit materjal dhe human është një fenomen i domosdoshëm, sidomos për një ekonomi që konsiderohet akoma në zhvilllim siç është Shqipëria. Për më tepër që gjitha pasojat në ekonomi priten të jenë të përkohëshme. Heqja e regjimit të vizave për Shqipërinë e bën vendin tonë më të sigurtë në sytë e qytetarëve europian. Kjo pritet të rrisë fluksin e turistëve të huaj në plazhet dhe vendet turistike të vendit. Gjë që do të ndikojë dhe në reduktimin e defiçitit tregtar .

Bar Restorant Elita Harta D5, Rr. At Gjergj Fishta, Shkodër, 4001 Tel.: 069 466 2606

Ju urojmë nga zemra Gezuar festat!

Faqe 6

Shkodra BA - Dhjetor 2010

www.shba.novalthi.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.