Page 1

BULETINI NUMËR 12

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


KUVEND I RREGULLT JOZGJEDHOR I SHOQATËS SË GAZETARËVE TË M

24 dhjetori – kusht për

Gjatë debatit kolegët treguan interes të madh për nismën e qeverisë për të miratuar ligj për media. Pjesa dërmuese e tyre këmbëngulen që njëherë të ndiçohet inicdenti me gazetarët në Kuvend, e pastaj të rivendoset dialogu me Qeverinë Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk

2

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me 13 prill në Shkup mbajti Kuvendin e rregullt jozgjedhor, ku morën pjesë mbi njëqind anëtarë të Shoqatës, ndërsa u zhvillua edhe një debatë i frytshëm për temat me interes. Fuqishëm u mbështet puna e deritashme e drejtuesve të SHGM dhe u dhanë kahjet se në ç’drejtim duhet të punohet në të ardhemn. Kuvendi konfirmoi qëndrimin e Këshillit drejtues të SHGM se pa zgjidhjen e incidentit të 24 dhjetorit me gazetarët në Kuvend, drejtuesit e SHGM të mos rikthehet në dialogun institucional me Qeverinë. Pjesa dërmuese e anëtarëve vlerësuan se nëse nuk këmbëngulet në zbar-

dhjen e incidentit, atëherë incidente të ngjashme do të përsëriten në të ardhmen. Përveç asaj, me anashkalimin e këtij incidenti, do të legalizohet shkelja e Kushtetutës dhe të ligjit. Qëndrim të ngjashëm pati edhe kryetari i SHGM, Naser Selmani, i cili në fjalimin e tij theksoi se me dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit pushteti dërgoi një porosi shumë të rrezikshme te të gjithë gazetarët se të drejtat e tyre mund të shkilen dhe se nuk ka institucion në vend i cili do t’i mbrojë. “Një presedan të këtillë kundër lirisë së shprehjes, ne si SHGM dhe si gazetarë nuk guxojmë ta legalizojmë”, tha Selmani.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

MAQEDONISË

rikthimin e dialogut

Ai tha se përkundër përpjekjeve të Qeverisë për t’i shtrembëruar faktet, drejtuesit e SHGM ia kanë arritur të sqarojnë qëndrimin para faktorit ndërkombëtarë për ndërprerjen e bisedimeve. “Atë ditë në Kuvend nuk ishin viktima gazetarët, por liria e shprehjes. Në mënyrë plastike u demostrua raporti i pushtetit ndaj gazetarëve dhe medias. Ai ishte demostrim i fuqisë dhe pushtetit. Raport i mostolerancës dhe frikësimit”, theksoi ai. Gjatë debatit kolegët treguan interes të madh për nismën e qeverisë për të miratuar ligj për media. Pjesa dërmuese e tyre këmbëngulen që njëherë të ndiçohet inicdenti me gazetarët në Kuvend, e pastaj të rivendoset dialogu me Qeverinë. Por një pjesë e tyre shprehën shqetësmin se ky qëndrim mund t’i shkojë për shtati qeverisë dhe të izolojë SHGM. Prandaj kolegët kërkuan nga

drejtuesit të mos qëndrojë anash, por të organizojnë debat me të gjithë palët e interesuara, për t’u dëgjuar zëri i gazetarëve. Gjatë debatit, që do të organizohej në Shkup dhe në të gjitha Qendrat rajonale, do të detektohen mangësitë e ligjit dhe do të bëheshin vërejtje për të përmirësuar tekstin e ligjit. Lidhur me ligjin, kryetari i SHGM porositi se nëse gazetarët janë të bashkuar, solidarë dhe aktivë, mund të ndikojnë për të përmirësuar ligjin. “Nuk duhet të lejojmë që të miratojnë ligjin pa mos u dëgjuar zëri i gazetarëve. Kërkojmë të vazhdohet afati i debatit për të pasur kohë të mjaftueshme për të organizuar debat me gazetarët, ta analizojmë propozim-ligjin dhe së bashku të përgadisim vërejtje. Kemi garancione nga partnerët tanë nga BE, SHBA dhe OSBE se do të përdorin

3


autoritetin e tyre për të ndikuar te qeveria që t’i pranojë vërejtjet tona për ligjin”, shtoi Selmani. Ai ftoi për unitet për të mbrojtur interesat e gaztarëve. “Tashi është koha kur të gjithë gazetarët, padallim nëse janë anëtarë të SHGM ose jo, të gjitha organiztatat e gazetarëve dhe mediatike të reshtohen në mbrojtje të lirisë së shprehjes”, porosti njeriu i parë i SHGM. Kuvendi njëzëri miratoi raportin për punën e SHGM në vitin 2012, ku si sukses më i madh theksohet dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit, i cili u arrit me shume përpjekje, durim dhe këmbëngulje, por ishte e nevojshme edhe mbështetja e anëtarësisë, faktorit ndërkombëtarë, por edhe konstruktiviteti i Qeverisë. Ligji i ri plotësoi kërkesat e gazetarëve, siç janë amnistia e padive, heqja e dënimit me burgim për shpifje dhe ofendim, kufizimi i kompesimit për dëmin jomaterial dhe përgjegjësi të shkallëzuar mes gazetarit, redaktorit dhe medias për shpifje dhe ofendim. Kryetari i SHGM paralajmëroi se tashi na pret pjesa më e rëndë e punë, kur duhet të zbatohet ligji. “Qëllimi i ligjit ishte që të ndihmojmë gjykatësit për të zbatuar praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Shqetëson fakti se personat publik vazhdojnë më shumë lehtësi të bëjnë padi për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, ndërsa ekziston frika se gjykatësit

4

maqedon nuk janë sa duhet të trajnuar për të ndjekur frymën e vendimeve të Gjykatës së Strazburgut. SHGM ndjek procesin dhe do të alarmojë për rreziqet. Do të reagojmë në rast se procesi do të shkojë në drejtim të gabuar”, thekesoi Selmani. Në raport si rezultat që duhet veçuar u për-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

mend edhe zbatimi i nenit 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, i cili nuk zbatohej 15 vite. Me zbatimin e tij disa media kombëtare ndryshuan strukturën e pronësisë, ndërsa një pronarë i një televizoni kombëtarë dha dorëheqie nga funksioni i deputetit për të dalur nga konflikti i interesit. SHGM në vitin 2012 arriti të animojë edhe për zgjidhjen e fushatave qeveritare, të cilët janë pjesë e raportit të Komisionit evropian për vitin 2012, ndërsa Qeveria në Udhërëfyesin për realizimin e qëllimeve prioritare të miratuara në kuadër të dialogut qasës në nivel të lartë, premton se do të zgjidh këtë çështje për të forcuar lirinë e shprehjes. Si arritje e veçantë për vitin 2012 u veçua edhe procesi i vetërregullimit në media, si instrument për forcimin e zbatimit të standardeve dhe të etikës pofesionale dhe për mbrojtjen e mediave nga presionet e jashtme. Vitin e kaluar SHGM pati komunikim intenziv me të gjithë aktorët e medias. Dy herë qenë vizituar gjashtë qendrat rajonale ku u organiozuan

takime të ndara me pronarët e mediave lokale dhe me gazetarët. Në këto takime, ku u promovua ideja e vetërregllimit në media, morën pjesë mbi 260 gazetarë dhe pronarë mediash. Në periudhën e njejtë në Shkup u organizuan 23 takime me pronarët dhe menaxherët e mediave kombëtare elektronike dhe të shtypura, si dhe me drejtorët dhe redaktorët e servisit publik, Radiotoelevizonit të Maqedonisë. Është ndryshuar propozim-statuti i Këshillit të etikës dhe janë përpiluar tetë propozim rregullore për punën e Këshillit. Vitin e kaluar drejtuesit e SHGM arritën që të anëtarësojnë mbi 100 gazetar në kuadër të përpjekjeve për rritjen e solidaritetit mes gazetarëve. Kuvendi, poashtu miratoi edhe raportin finanisarë për vitin 2012. Për këtë qëllim është bërë revizion nga një revizor i jashtëm, ndërsa vlerësim pozitiv për punëln finansiare ka dhënë edhe Këshilli mbikqyrës i SHGM. U votua edhe programi vjetor për punën e Shoqatës në vitin 2013.

5


EUROKOMESARI PËR YGJERIM SHTEFAN FYLE TAKOI KRYETARIN E SHGM

Mbështetje evrioiane për lirinë e shprehjes

6

Eurokomesari për zgjerim Shtefan Fyle në fillim të prillit qëndroi në Shkup dhe pati paraqitje shumë kritike para Këshillit kombëtarë për eurointegrime. Në hyrje të sallës, eurokomesari File shkurt takoi kryetarin e SHGM, Naser Selmani, të cilit ia transmetojë qëndrimin e Komisonit evropoian për gjendjen me lirinë e shprehjes në Maqedoni dhe shfaqi gatishmërinë për të bashkëunuar për të përmirësuar gjendjen. Kryetari Selmani përsëriti qëndrimin e Shoqatës se për vazhdimin e dialogut, qeveria duhet të kyejë detryrat e shtëpisë të mara nga marrëveshja e një marsit. Pas kthimin në Bruksel, eurokomesari në profilin e tij të tuiterit shkroi për takimin me kryetarin e SHGM dhe për përkrahjen për kauzën e lirisë së shprehjes. KE nuk pranon asnjë sqarimi për dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit me 24 dhejtor, sepse ata pa kurrëfarë faji qenë involvuar në incident. Shqetësim për gjendjen e mediave eurokomesari e shfaqi edhe para deputetëve. “Është e trupshme që përparimi konkret që u arrit përmes dialogut mes qeverisë dhe gazetarëve vitin e kaluar u mbulua me hijen e ngjarjeve të Kuvendit. E rëndësisë së veçantë është që qeveria sërish të vazhdojë dialogun me gazetarët, ndërsa gazetarët do të duhet të inkuadrohen në reformën e kësaj sfere, dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë inkluzive, transpratente dhe të hapur”, theksoi Fyle para anëtarëve të Këshillit. Sipas tij, liria e shprehjes është shumë e rëndësishme dhe kjo duhet të mbrohet në demokracitë e reja. “Niveli i kësaj lirie ndonjëherë është pasqyrë e vetme në të cilin shihet cilësia e demokracisë”, nënvizoi Fyle. Ai paralajmëroi se vërejtjet e medias do të jenë pjesë e raportit të BE-së, i cili duhet të përpilohet për një javë. Lidhur me marrëveshjen e partive për zgjidhjen e krizës politike, Fyle porositi se tashi më e rëndësishme është që të formohet Komisioni anketues sa më shpejtë të jetë e mundur për të shqyrtuar ngjarjet e 24 dhjetorit. “Përshëndes që zgjedhjet lokale u realizuan me sukses, ndërsa kandidatët patën mundësi për të bërë fushatë. Megjithatë, ka një sërë vërejtjesh nga ODIHR

Eurokomesari për zgjerim Fyle kryetarit të SHGM ia transmetojë shqetësmin e Komisionit evropian për gjendjen me lirinë e shprehjes dhe ofroi bashkëpunim për kapërcimin e situatës që do të duhej patjetër të shqyrtohen dhe të cilat kanë të bëjnë me ndarjen jo të mjaftueshme të shtetit nga partia, ndërsa këtu qenë përfshirë edhe keqpërdorimet e burimeve shtetërore për fushatën zgjedhore, si dhe roli i medias”, theksoi eurokomesari. Shqetësim për përkeqësimin e gjendjes me lirinë e shprehjes dhe larine e medias në mbledhjen e Këshillit kombëtarë për eurointegrime shfaqi edhe kryetari i SHGM, Naser Selmani në cilësinë e anëtarit të Këshillit për eurointegrime. Selmani përshëndeti vlerësimin e komesarit Fyle për keqësimin e gjendjes me lirine e medias në vitin 2012. “Na vjen keq që qeveria nga pozicioni i pushtetit përdor të gjitha mjetet që i ka në disponim për të kontrolluar mediat. Përmes mediave që e mbështesin qëron hesapet dhe diskrediton të githë ata që kanë qëndrime të ndryshme me qeverinë. Kemi nevojë për një fillim të ri ku secili prej nesh, gazetarët, mediat dhe qeveria do të rishqyrtojmë sjelljen tonë dhe do të përballemi me përgjegjësitë tona”, theksoi Selmani. Ai tha se mirë është që qeveria e publikoi tekstin e propozim ligjit për media dhe se nuk do të ngutet për të miratuar shpejt ligjin pa mos shqyrtuar propozimet e gazetarëve që do ta përmirësojnë tesktin e ligjit. Sipas tij, të gjitha organizatat e gazetarëve dhe të medias


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

janë shumë të interesuar për ligjin, sepse ai do të përcaktojë fatin e mediave maqedone në të ardhmen. “Me këtë propozim nuk implementohet vetëm Direktiva evropiane për shërbimet audiovizuele, por është edhe një mundësi, nëse ka vullnet politik, të zgjidhen problemet imanente me të cilat përballen gazetarët dhe mediat. Ne mbështesim implementimin e direktivës, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kornizën e ligjit, posaçërisht për rregullimin e mediave të shtypura dhe të internetit, për të cilën nuk ka legjislacion të unifikuar evropain”, pralajmëroi Selmani. Ai pret që qeveria në ligj të ofroi zgjidhje për fushatat mediatike dhe të këtë qasje serioze për reformën e RTVM, ku gazetarët trajtohen si nëpunës publik që nuk mund të ndihmojë për autonominë dhe politikën e pavarur redaktuese të servisit publik.

Selmani ishte i gatshëm që SHGM të inkuadrohet në procesin e miratimit të ligjit, nëse vazhdohet afati i debatit deri në gjashtë muaj, për të konsultuar gazetarët, të analizohet ligji dhe për të përpiluar vërejtje për ligjin. Ftoi për formimin e Komisionit anketues, i cili duhet në afatat e dakorduara të mbarojë punën. “Për punë sa më të efektshme të Komisionit propozojmë që ai në fillim të diskutojë për incidentin me gazetarët, i cili është më i lehtë. Ne jemi të gatshëm të dëshmojmë para Komisionit, nëse ftohemi. Me këtë shumë do të kontribuohej për rikthimin e besimit të ndërsjellë dhe së bashku të punojmë për përmirësimin e tekstit të ligjit”, propozoi Selmani. Në fund ai paralajmëroi se nëse gjykatësit e vendit nuk zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, qëllimi i dekriminalziimit të shpifjes dhe ofendimit do të dështojë.

7


LETËR E SHGM PËR DREJTORIN PËR ZGJEDRIM TË KOMISIONIT EVROPIAN

NDALONI qeverinë pa debat të miratojë ligj për media Kryetari i SHGM Naser Selmani, në letrën dërguar drejorit për zgjerim të KE, Stefano Sanino, pohon se Qeveria dëshiron të miratojë ligj për media në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet paraprake në kuadër të dialogut me SHGM

8


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, nga fundi i marsit i dërgoi letër drejtorit të Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefano Sanino, në të cilën shpreh kundërshtimin e tij me synimin e qeverisë në afatet të shkurta, për dy muaj dhe pa debat serioz të miratojë ligj për media. Në letër, e cila u dërgua edhe vendeve anëtare të BE-së, OSBE dhe deri te ambasada amerikane në Shkup, Selmani vlerëson se kjo qasje e qeverisë është jokonstruktive. E para, sepse gazetarët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të lexuar, analizuar dhe të përpilojnë vërejtje për ta përmirësuar tekstin e ligjit. E dyta, sepse qeveria shkel marrëveshjen e një marsit për zgjidhjen e krizës politike, ku obligohet se do të ndërmerr të gjitha masat për rikthimin e besimit dhe se do të vazhdojë dialogun me Shoqatën. E treta, se qeveria nuk respekton Memorandumin e bashkëpunimit me të cilin u vendos dialogu i Qeverisë me SHGM, i cili parashikonte se procesi i bisedimeve do të drejtohet nga Grupi i punës, i cili në rastin konkret anashkalohet. E katërta, qeveria shkel marrëveshjen e arritur në Grupin e punës në dhjetor të vitit 2011, ku qeveria dhe SHGM së bashku konkluduan se legjislacioni i medias duhet të ndryshohet në drejtim të implementimit të Direktivës evropiane për shërbime audiovizuele dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës. Në vend të kësaj, tashi qeveria me ligj dëshiron ta shtrijë rregullimin me ligj edhe për mediat e shtypura dhe të internetit. E pesta, ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski nuk plo-

tësoi premitimin e dhënë nga fundi i shkurtit të vitit 2012 në Grupin e punës se në takimin e radhës do ta prezentojë konceptin e ligjit. E gjashta, ministri për Shoqëri informative dhe administratë Ivo Ivanovski nuk përmbushi premtimin e dhënë në mbledhjen e Grupit të punës në nëtor të vitit 2012 se për dhjetë ditë do ta publikojë në ueb faqe tesktin e ligjit. Selmani në letër sqaron lidhjen mes incidentit me gazetarët në Kuvend dhe ligjit për media. E vërtet është se do të përmbahemi nga bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë derisa nuk zgjidhet incidenti i 24 dhjetorit, shkruan Selmani, sepse Shoqata nuk mund të legalizojë shkeljen e Kushtetutës, duke patur mundësi që në të ardhmen të shkaktohen pasoja edhe më të rënda ndaj lirisë së shprehjes. Por në interes të deblokimit të procesit, Selmani propozon që qeveria të publikojë tesktin e ligjit, dhe derisa Komisioni anketues nuk përgadit raportin për incidentin me gazetarët, bashkësia e gazetarëve do të organizojë debat intern për përmbajtjen e ligjit. Kur Komisioni do të dorëzojë raportin, atëherë SHGM do të jetë e gatshme për ta vazhduar dialogun e qeverinë për ligjin. Në fund, kryetari i SHGM paralajmëron se pa debat publik nuk do të miratohet ligj cilësor për media dhe me atë do të mbarojnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemet me të cilat përballen mediat në Maqedoni. Përveç kësaj, në ligj nuk ka zgjidhje për fushatat e qeverisë, për të cilat qeveria në kuadër të dialogut në nivel të lartë prmetoi se do ta zgjidhë.

9


DREKË PUNE ME AMBASADORËT E VENDEVE TË BE,SHBA DHE SHGM premtoi se do të organizojë debat me gazetarët për propozim ligjin për media, ndërsa faktori ndërkombëtarë do ta bind qeverinë ta publikojë ligjin dhe të vazhdojë afatin e debatit për ligjin

10

Në përpjekje për të penguar qeverinë shume shpejt dhe pa debat të miratojë ligjin për media, i cili mund seriozisht të cënojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për zhvillimin e medias, në fillim të prillit, organizoi drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA , OSBE dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Në këtë takim pune morën pjesë ambasadori amerikan Pol Uolers, i Britanisë së Bashkuar, Kristofer Ivon, i Holandës, Mariet Shruman, i Zvicrës Stefano Lazarato dhe i OSBE-së Ralf Bret, si dhe zëvendës ambasadori i Delegacionot të BE-së në Shkup, Robert Lidëll dhe zëvendës ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Karin Fostner dhe Karen Roshet. Qëllimi i takimit ishte që të sqarohen dhe të kërkohet mbështetje për qëndrimet e organizatave të gazetarëve dhe të medias lidhur me ligjin për media. Kryetari i SHGM, Naser Selmani para ambasadorëve tha se është shumë i shqetësuar nga përpjkejet e qeverisë për më pak se dy muaj të miratojë ligj për media pa debat të hapur, gjithëpërfshirës, qenësorë dhe të argumentuar. “Ne vlerësojmë se njëherë duhet të diskutohet nevoja për ndryshimet e kërkuara, pastaj t’i qasemi bërjes së ligjit”, theksoi Selmani. Ai tha se SHGM është shumë e interesuar për ligjin dhe dëshiron të jep kontributine saj për përmirësimin e tesktit të ligjit për të zgjidhur problemet me të cilat përballen gazetarët dhe mediat. “Ne do të inkuadrohemi në debat me kusht që

Kërkohet për ligjin

qeveria të na jap kohë të mjaftueshme për të pasur konsultime të brendshme me gazetarët dhe ta analizojmë ligjin në kuadër të organeve të SHGM. Ne do të përpilonim vërejtje të argumentuara për të përmirësuar tekstit të ligjit para se të hyjë në procedurë qeveritare”, sqaroi Selmani.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

OSBE

debat thelbësor për media

Sipas tij, ligji nuk është i rëndësishëm vetëm për implementimin e Direktivës evropiane për shërbimet audiovizuele, por edhe të gjindet zgjidhje për fushatat e qeverisë në media, të reformohet RTVM, dhe të forcohet pavarësia e trupit rregullator, Këshillit për radiodifuzion. Përveç kësaj, ai u ankua se qeveria

nuk i respketon marrëveshjet e arritura në dialogun e deritashëm me SHGM. Selmani përsëriti qëndrimin e SHGM se nuk do të ketë dialog me qeverinë derisa nuk zbardhet incidenti me gazetarët në Kuvend. “Nëse institucionet nuk kanë kapacitet për të zbardhur atë incident, ne nuk

11


12

guxojmë të jemi pjesëmarrës në legelazimin e këtij presedani të rrezikshëm kundër lirisë së shprehjes, sepse pa përcaktimin e përgjegjësisë për 24 dhjetorin ekziston risk i madh që në të ardhmen të përsëriten shkelje edhe më të rënda”, nënvizoi ai. Gjatë bisedës, në të cilin u inkuadruan të gjithë ambasadorët dhe zëvendës ambasadorët e pranishëm në takim së bashku u konkludua se është shumë e rëndësishme që bashkësia e gazetarëve dhe e medias të gjej mënyrë për të dhënë kontributin e saj në kuadër të debatit për propozim ligjin për media me qëllim që ai të përmirësohet. Të shfrytëzohet prania e përfaqësuesit të SHGM në Këshillin kombëtarë për eurointegrime në Kuvend për të prezentuar qartë pozicionet e gazetarëve. Të përkujtohet qeveria për nevojën që në kuadër të ligjit të gjej zgjidhje për fushatat e qeverisë në media, të reformojë RTVM dhe të shtojë transparencën e pronësisë në media dhe të zgjidh konfliktetet eventuale të interest në media. Këshilli i tyre ishte që bashkësia e gazetarëve patjetër duhet të inkuadrohet në debat për të mundur t’i mbrojë ineresat e saj. Sipas tyre, nëse gazetarët nuk inkuadrohen, do ta humbin mundësinë për të ndryshuar ligjin dhe do të pësojnë disfatë që në fillim të procesit. Përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve dhe të medias pohuan se kanë obligim para kolegëve t’i dëgjojnë vërejtjet e tyre për ligjin dhe të bëjnë çmos që në kudër të mundësive të dëgjohet zëri i tyre në opinion. U ofrua edhe ndihmesa me ekspertë, veçanërisht nga OSBE, përmes Përfaqësuesit të lartë për lirinë e medias, Dunja MIjatoviq. Kryetari i SHGM gjatë bisedës tha se nuk ka asnjë argument për të rregullluar me ligj punën e mediave të shtypura dhe të internetit sepse problemet në këto media mund të zgjidhen përmes inkudarimit të tyre në sistemin e vetërregullimit, për të cilin ka mbështetje nga bashkësia e medias. Ramka: Letër faleminderimi për ambasadorët Kryetari i SHGM Naser Selmani, pas takimit të punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA dhe OSBE, dërgoi letër faleminderimi, në të cilin i uron për përkushtimin e tyre për të ndihmuar për zgjidhjen e problemeve lidhur me lirinë e shprehjes. Në letër Selman i përkujton ambasadorët për konkluzionet e takimit:

- Legjislacioni i ri për media duhet të jetë ne harmoni me standardet evropiane dhe ai duhet të zgjidh problemet e gazetarëve dhe të medias, - Është shumë e rëndësishme që debati për ligjin të jetë gjithëpërfshirës, - Nëvoja që organizatat e gazetarëve dhe të medias të inkudarohen në debat duke organizuar debat intern me palët e interesuara, - Qëndrimi i Bashkimit evropian është se për miratimin e ligjit nuk ka kufizime kohora, më i rëndësishëm është kualiteti i ligjit. Në këtë drejtim edhe nevoja për vazhdimin e afatit të debatit të paktën për dy muaj, me qëllim që të analizohet dhe të përpilohen vërejtje për përmirësimin e tesktit në ligjit, - Të sqarohet se digjitalizimi nuk mund të jetë alibi për të shpejtuar me miratimin e ligjit për media.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Ambasadorët në takim pune në SHGM Ambasadorët inkurajuan përfaqësuesit e SHGM, SSNM, IMM dhe QZHM që të vazhdojnë debatin dhe në të të përfshijnë të gjitha palët e interesuara si dhe të marrin pjesë në debatet e organizuara nga të tjerët

Dy javë pas drekës së punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ambasadorët e SHBA dhe OSBE, SHGM organizoi një takim të ri pune me ambasadorët në zyrën e Shoqatës. Në takim morën pjesë ambasadori amerikan në Maqedoni, Poll Uolers, ambasadori i misionit të OSBE-së në Shkup, Rallf Breht, zëvendës ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shkup, Robert Lidëll, zëvendës amabasadori Birtanisë së Madhe, Kristin Uinterburn, si dhe përfaqësues të ambasadës franceze, gjermane dhe holandeze në Shkup. Në takim morën pjesë edhe përfaqësusit e SPPM, IMM dhe QZHM. Kryetari i SHGM, Naser Selmani, iu faleminderua ambasadorëve që kanë pranuar ftesën e shoqatës për të bërë vlerësimin e drekës së punës para dy javësh, të cilin e vlerësoi si shumë të hapur dhe shumë të dobishëm. Selmani si rezultat nga takimi i mëparshëm theksoi vazhdimin e afatit të debatit, ndarjen e digjitalizimit nga pjesa e tjetër e ligjit të medias, si dhe angazhimi i organizatave të gazetarëve dhe të medias për të organizuar debat, të analizojnë dhe të përgadisin vërejtje për ligjin. Ai tha se nga leximi i parë i ligjit përshtypja është se ai nuk garanton, por kufizon lirinë e shprehjes dhe në vend që të zgjidh probleme, krjon të reja duke zgjeruar kornizën ligjore për mediat e shtypura dhe të internetit. Sipas tij, me ligjin qeveria nuk vepron ndaj vërejtjeve të Bashkimit Evropian për gjendjen e keqe me lirinë e shprehjes, ndërsa ligji ka zgjidhje problematike për Agjenconin e medias dhe përpiqet që etikën ta shëndrojë në ligj. Selmani në fund konkludoi se ligji është aq i keq saqë do të jetë shumë vështirë të korigjohet, por megjithatë organiztat e gazetarëve dhe të medias do të organizojnë debat, do ta anlizojnë atë dhe do të dëorëzojnë vërejtjet në qeveri. Ambasadorët inkurajuan përfaqësuesit e SHGM, SSNM, IMM dhe QZHM që të vazhdojnë debatin dhe në të të përfshijnë të gjitha palët e interesuara si dhe të marrin pjesë në debatet e organizuara nga të tjerët. Përveç kësaj vërejtjet e gazetarët dhe punëtorëve të medias për ligjin të dorëzohen në qeveri. Përsëritën se pas mbarimit të debatit publik do të angazhohen që vërejtjet e gazetarëve të shqyrtohen nga qeveria dhe më të rëndësishmet të pranohen.

13


SHEFI I KABINETIT TË EUROKOMESA

Qeveria zgjat afatin e debatit të ligjit për media

14

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë gjatë muajit mars dhe prill pati komunikim intenziv me përfaqësues të ndryshëm të Komisionit evropian, me të cilët ka biseduar për ndriçimin e inicidentit me gazetarët në Kuvend dhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut me qeverinë. Pas takimit të shkurttër me Eurokomesarin Shtefan Fyle para mbledhjes së Këshillit për eurointegrime në Kuvend, në delegacionin e BE në Shkup, përfaqësues të SHGM patën takim edhe me shefin e kabinetit të eurokoemsarit Shtefan Fyle, Leos Javurek, ku u mbështetën përpjeket e SHGM për të vazhduar afatin e debatit për ligjin për media. Nëse nga debati dalin vërejtje konkrete BE do të kërkojë nga Qeveria t’i praojnë vërejtjet, prmetoi Javurek. Ai njoftoi se kishin marrë premtim nga qeveria se afati i debatit do të vazhdohet për dy muaj deri në fund të majit. Ai, poashtu, informoi se Komisioni Evropian këmbëngul që partitë të formojnë Komisionin anketues, i cili duhet të ndriçojë faktet e inicidentit me gazetarët në Kuvend. BE insiston që qeveria të gjëjë mënyrë për të inkuadruar SHGM në konsultimet për ligjin, tha Javurek. Kryetari i SHGM, Naser Selmani përshëndeti vendimin e Qeverisë për të vazhduar afatin e debatit dhe iu

bashkua thirjes së BE që me nxitim të formohet Komisioni anketues për të ndriçuar incidentin me gazetarët. Kjo do të hapte rrugën për vazhdimin e dialogut me qeverinë. Selmani pohoi se gazetarët nëse ftohen do të dëshmojnë para Komisionit anketues. Ai vlerësoi se raporti i pushtetit ndaj lirisë së medias duhet të jetë i kujdesshëm për shkak të ndieshmërisë së çështjes. Ai raportin e pushtetit ndaj medias e krahasoi me mbajtjen e nje pëllumbi në dorë, nëse e lirioni shumë dorën, iu ik, por nëse e shtërngon tej mase do ta mbysni. Sipas tij raporti i pushtetit ndaj medias është i ashpër dhe pamundëson punën e medias. Selmani përjashtoi mundësinë për të vazhduar dialogun me qeverinë pa ndriçimin e inicidenti, sepse sjellja joadekuate e pushtetit kurrë nuk do të ndryshohej. Nëse zgjidhet inicdenti, do të ndryshojë edhe raporti i qeverisë ndaj lirisë së shprehjes, theksoi ai. NUK KA NEVOJË PËR NXITIM PËR LIGJIN E MEDIAS Me 13 mars në SHGM qëndroi Dejvid Kulen nga Drejtoria për zgjerim i Komisionit Evropian përgjegjës për


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

AERIT PËR ZGJERIM Kryetari i SHGM Naser Selmani përjashtoi mundësinë e rinisjes së dialogut me qeverinë pa ndriçimin e incidentit me gazetarët në Kuvend Maqedoninë, i cili njoftoi për përgaditjet për publikimit e raportit të pranverës dhe ofroi ndihmën e Komisionit Evropain për të kapërcyer problemet në relacionet mes SHGM dhe Qeverisë. Përfaqësuesit e SHGM sqaruan se digjitalizimi nuk mund të jetë alibi për nxitimin për miratimin e ligjit për media, sepse ky proces mund të realizohet duke ndryshuar dhe plotësuar ligjin aktual për veprimtari radiodifuzive. I gabuar është pohimi i qeverisë se nëse ndryshohet mbi 30 për qind e ligjit aktual duhet të ndiqet procedura sikur të miratosh ligj të ri. Kryetari i SHGM Naser Selmani sqaroi se ligji mund të jetë i ri, por qeveria nuk ka kurrëfarë nevoje që të përfshijë në ligj edhe mediat e shtypura dhe të internetit. Selmani përsëriti se bashkësia e gazetarëve është e gatshme të diskutojë për ligjin, por dialogu me qeverinë do të jetë i mundur vetëm nëse Komisioni anketues do të dali me raport për inicdentin me gazetarët në Kuvend. SË PARI RAPORT NGA KOMISONIT ANKETUES PASTAJ DIALOG Gjatë dy muajve të kaluar përfaqësues të SHGM në dy raste takuan zëvendës ambasadorin e Delegacionit të Komisonit Evropian në Shkup, Robin Lidëll, me të cilin biseduan për zbardhjen e inicdentit me gazetarët në Kuvend dhe për ligjin për media. Zëvendës ambasadori Lidëll tha se Bashkimi Evropian është i interesuar që sa më shpejtë të jetë e mundur të formohe Komisioni Anketues, i cili duhet të zbardhë inicdentin me gazetarët. Ai tha se nga qeveria kanë kërkuar sqarime për arsyet përse janë përzënë gazetarët nga galeria e Kuvenidt. Sipas tij, nëse deri nga mesi i prillit nuk ka përparim rreth hetimit për incidentin, atëherë ai do të jetë pjesë e raportit të pranverës. Kryetari i SHGM, Naser Selmani, në takimin me

amasadorin Lidëll njoftoi se dialogu me qeverinë është ngrirë derisa Komisioni anketues nuk përcakton arsyen përse gazetarët qenë dëbuar nga galeria. Selmani sqaroi se qeveria nuk ka problem me SHGM, por me Kushtetutën e vendit, ndërsa gazetrët nuk guxojnë të legalizojnë një presedan të tillë kundër lirisë së shprehjes. Sipas tij, gazetarët do të dëshmojnë para Komisonit anketues nëse do të ftohen. Ai tha se SHGM mbështet implementimin e Direktivës evropaine për shërbimet audiovizuele dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës në ligjin aktual për veprimtari radiodifuzive. Për çdo gjë tjetër njëherë duhet të bisedohet për nevojën dhe të gjitha zgjidhjet e ofruara duhet të jenë në harmoni me standardet evropiane. Deri në qershor, kur është afati i fundit kur duhet të përgaditet raporti për inicdentin, qeveria mund ta publikojë tekstin e ligjit, ndërsa SHGM do të organizojë konsultime të brendshme me gazetarët për përmbajtjen e tij. Në takimin e fundit me zëvendës amabasadorin Lidëll, e cila u realizua në fillim të prillit, u fol për prcedurën e miratimit të ligjit për media. Lidëll konfirmoi qëndrimin e BE se këmbëngul për debat gjithëpërfshirës për ligjin ku do të inkuadrohen të gjitha palët e interesuara dhe do të merren parasysh vërejtjet për të përmirësuar tekstin e ligjit. Kryetar i SHGM Selmani përsëriti shqetësimin se propozim ligji ka paraparë rregulllimin e mediave të shtypura dhe të internetit. Mediat e internetit vetë duhet të vendosin nëse duan të trajtohen si media, e jo t’u imponohet me ligj. Selmani theksoi se nëse ligji nuk ka mbështetjen e gazetarëve, medias dhe faktorit ndërkombëtarë, qeveria nuk do të mund ta injoroi ketë fakt dhe ta miratojë ligjin. Ai vlerësoi se SHGM-së i duhet më shumë kohë për të organizuar debat me gazetarët, ta analizojë ligjin dhe të përgadisë vërejtje me shkrim. “Faktori ndërkombëtarë duuhet të jep garanci se vërejtjet tona do të meren parasysh”, theksoi Selmani.

15


DEBAT PËR PROPOZIM LIGJIN PËR MEDIA

Rregullim i tepruar me ligj më pak liri të

16

Gazetarët janë kundër miratimit të ligjit për media në formën siç është propozuar nga Ministria për shoqërinë informative dhe administratë. Ky është konkluzioni i përbashkët nga debati i gazetarëve dhe ekspertëve të medias të organizuar nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, për propozim ligjin për media dhe shërbime audiovizuele, të mbajtur nga fundi i prillit në hotelin Romantik në Veles. Vërejtje më e shpesht e kolegëve ishte se ligji në vend që të garantojë, kufizon lirinë e shprehjes. Si ilustrim për pohimin e tyre përmendnin nenin 4 të ligjit, i cili, sipas tyre, është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Tamara Çausisdis tha se ligji parashikon çenzurë, e cila është e ndaluar me Kushtetutë, ndërsa Mira Kostiq nga RTVM tha se ligji kufizon, e nuk jep më shumë liri të shprehjes. Ligji u kritikua edhe për shkak të korinizës së tij së gjërë dhe që përpiqet të vejë në kornizë ligjore të gjitha llojet e meidas, servisin publik, radiodifuzerët, të shtypura dhe të internetit, të cilat për nga natyra e tyre janë të ndryshme. Gazetarët veçanërisht kundërshtuan idenë e qeverisë për të vendosur në kornizë ligjore mediat e shtypura dhe të internetit. Kolegia Tamara Gërnçarovska tha se ligji krijon konfuzion sepse çdo gjë vë në një kosh, ndërsa Todor Pendarov tha se në këtë ligj janë bashkuar të paktën tre ligje. Zoran Riçlive tha se interneti është resurs i pakufizuar për dallim nga televizonet ku duhet të ndash frekuenca kombëtare. “Me përpjekjen për të rregulluar mediat e internetit ato do të barten në blogje ose në hostingje të huaja”, vlerësoi Riçlive. Sipas tij, nëse miratohet ligji do të vlejë vetëm për domenët mk, ndërsa të tjerët do të mund të regjistrohen ku të duan, pak do të jetë problem vetëm reklamimi. Gabim është të mendohet se ligji ofron rregullim të butë, paralajmëroi Erdem Ahmet dhe shtoi se ligji është problematik sepse të gjitha mediat i vë nën autoritetin e një rregullatori.

Gazetarët ishin të njëzëshëm kundër përbërjes dhe kompetencave të Agjencionit të medias, përbërja e të cilit është shumë e politizuar. Ai do të ketë rolin për të frikësuar dhe t’i dënojë mediat. Nuk ka kurrëfarë logjike që Bashkësia e njësive të vetëadministrimit lokal të propozojnë anëtarë në Agjencinë e medias, vërejti gazetarja e 24 Vesti, Biljana Arsovska. Sonja Delevska propozojë strukturë të re të Agjencionit në të cilën Kuvendi dhe SHGM do të propozojnë nga dy anëtarë, ndërsa tre anëtarët e tjerë do të zgjidhen në shpallje publike mes gjuhëtarëve, avokatëve dhe personave të shquar në profesionet e tyre. Kolegët veçanërisht ishin kritik ndaj zgjidhjeve për Radiotelevizionin e Maqedonisë, vendosjen e servisit


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

medias

publik, përbërjen e Këshillit dhe finansimin e RTVM. Lidhur me përbërjen e Këshillit të RTVM, Todor Pendrov tha se ai është problematik dhe propozoi që të merren zgjidhjet nga ligji slloven i medias, në të cilin ka një listë të gjatë individësh që nuk mund të jenë pjesë e Këshillit të servisit publik. Filjana Koka shprehu kënaqësinë që të gjithë gazetarët hapur flasin për RTVM dhe japin propozime konstruktive. Sipas saj, gazetarët nuk guxojnë të jenë shërbyes publik. Për finansimin e RTVM kolegët dhanë zgjidhje të ndryshme. Zoran Fidanovski dhe Gordica Veliçkovska propozuan që një përqindje nga akcizat të shkojnë për finanisimin e servisit publik. Naser Selmani tha se ligji nuk i plotëson qëllimet e

Gazetarët pohojnë se porpozim ligji i medias në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet evropaine kufizon lirinë e shprehjes, kundërshtojnë rregullimin e mediave të shtypura dhe të internetit dhe kontestojnë përbërjen e Agjencisë së medias dhe Këshillit të RTVM dhe finanisimit të servisit publik

deklaruara të qeverisë. Përveç Direktivës evropiane, nuk ka zgjidhje për vërejtjet e Bashkimit Evropian, nuk plotëson betimin se do të propozojë kritere për rekleamat e qeverisë. Ai sqaroi se për ligjin nuk është bërë eksperizë, përveç pjesës së Direktivës. Sipas tij, vetërregullimi është pranuar nga mediat, përveç një televizoni dhe një gazete. Stole Naumov tha se zgjidhjen e problemeve në medias qeveria nuk duhet ta kërkojë në rregullimin më të madh, por duke zbatuar me përpikmëri ligjet ekzistuese. Dimitar Bukovallov, drejtues i sektorit për media dhe radiodifuzion në Ministrinë për shoqëri informative dhe administratë i lavdëroi disa propozime nga debati dhe tha se pret që ato të dorëzohen me shkrim në ministri. Bukovallov paralajmëroi se eksperti i Taeksit sërish do vijë në Shkup dhe prap do të analizojë tesktin e ligjit. Në fillim të debatit drejtuesit e grupeve të punës të SHGM patën fjalime rasti për vërejtjet e para për tekstin e ligjit. Aleksandar Damovski i prezenetoi vëretjet e grupit për dispozitat e përgjithshme të ligjit dhe mediat e shtypura dhe të internetit, Klime Babunski nga grupi për Agjencinë për media dhe RTVM, ndërsa profesoresha Snezhana Tërpevska vëretjet nga grupi për mënyrën e implementimit të Direktivës evropiane për shërbimet audiovizuele.

17


. DEBAT PËR NEVOJËN E MIRATIMIT TË LEGJISLACIONIT TË RI

Gazetarët kundër l të medias

18

Qendra për zhvillimin e medias me 22 mars në Shkup organizoi debat për nevojën për miratimin e ligjit për media, ku mori pjesë edhe kryetari i SHGM, Naser Selmani. Në fjalimin e tij Selmani tha se qeveria me ligjin e ofruar të medias nuk i plotëson qëllimet e saj. Përveç implementimit të Direktivës evropiane për shërbimet audiovizuele, në ligj nuk ka zgjidhje as për vërejtjet e Bashkimit Evropian të prezentuara në raportet vjetore të progresit për Maqedoninë gjatë tre viteve të fundit. Selmani tha se ligji jo vetëm që nuk ka zgjidhje për uljene e presionit politik dhe ekonomik mbi media, por e përforcon atë. Nuk u ndalon liderëve të partive politikë të kenë media, ndër-

sa nuk ka kufizime as për mediat që të mos japin donacione për partitë. Ai tha se ligji nuk ka asnjë nen për fushatata qeveritare në media që është shqetësim i vazhdueshëm i BE-së, sepse fushatat shpërndahen në mënyrë jotransparente dhe pa kurrëfarë kriteresh duke i orientuar për mediat proqeveritare. Me këtë cënohet politika redaktuese e mediave dhe tregu mediatik. Sipas tij, qeveria në ligj nuk ka përgjigje as për Radiotelevizonin e Maqedonisë, e cila sipas BEsë, nuk e plotëson misionin e servisit publik dhe nuk ka finansim të qëndrueshëm. Vërejtje e katërt e BE-së është për rënimin e pavarësisë dhe mungesën e finanisimit të qën-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

PËR MEDIA

ligjit të propozuar

SHGM vlerëson se përmbajtja e propozim ligjit të medias nuk i plotëson qëllimet e qeverisë e as pritjet e Bashkimit Evropian për problemet e medias

drueshëm të trupit rregullator, Këshillit për radiodifuzion. Selmani tha se me ligjin përforcohet ndikimi politik në punën e rregullatorit. Nga shtat anëtarë të Këshllit, gjashtë propozohen nga institucione politike. Pjesëmarrësit në fund të debatit konkuduan se ligji i propozuar nuk mund të ketë mbështetjen e bashkësisë së gazetarëve dhe të mediave. Ai nuk i zgjidh problemet e gazetarëve dhe të medias, por krijon të reja. Nëse ai miratohet në formën e propozuar, atëherë seriozisht do të kufizojë lirinë e shprehjes dhe të medias. Ata shprehën gatishmërinë ta analizojnë ligjin dhe të përpilojnë vërejtje, por vlerësojnë se ai është aq i keq saqë do të jetë vështirë të përmirësohet.

19


TAKIM JOFORMAL I SHGM ME MINISTRIN IVO IVANOVSKI

Qeveria me ngut miraton ligj për media

20

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë nga fundi i marsit pati një takim joformal me ministrin për shoqëri informatike dhe administrate, Ivo Ivanovski, në të cilën u informuan për qëllimin e qeverisë se pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të hap debatin për miratimin e ligjit për media. Ministri Ivanovski njoftoi se qeveria ka qëllim të organizojë një konferencë të madhe ku do të ftohen të gjitha palët e interesuara për të diskutuar përmbajtjen e ligjit. Ai paralajmëroi se debati do të zgjas dhjetë ditë dhe më pastaj ai do të dërgohet në procedurë qeveritare dhe deri në 31 maj të miratohet në Kuvend. Arsyeja për një nxitim të tillë ai e arsyetoi me nëvojën e implementimit të Direktivës evropiane dhe shërbimet audiovizuele dhe zbatimin e procesit të digjitalizimit në mediat elektronike. Ai zbuloi se për gazetarët ka 5 nene, të cilat sipas tij, janë shumë të volitshëm. Kryetari i SHGM, Naser Selmani e njoftoi ministrin Ivanovski me qëndrimin e Këshillit drejtues të SHGM se dialogu institucional me qeverinë është ngrirë deri sa nuk ndriçohet incidenti me gazetarët e 24 dhjetorit në Kuvend. Selmani përsëriti se SHGM mbështet implementimin e Direktivës evropiane për shërbimet audiovizuele dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, por kundërshton zgjerimin e rregullimit me ligj të mediave të shtypura dhe të internetit. Kjo çështje mund të zgjidhjet me vetërregullim, pohoi Selmani. Ai tha se gazetarët janë shumë të interesuar për përmbajtjen e ligjit prandaj është e nevojshme që ai të publikohet në ueb faqen e ministrisë. Sipas tij, në afakte të shkurta nuk mund të ketë debat thelbësorë, prandaj duhet të shqyrtohet mundësia që afati të prolongohet. Përfaqësuersit e SHGM kërkuan nga Ivanovski që të ftojnë në Shkup eskpertin e TAEKS, Sadra

SHGM mbështet implementimin e Direktivës evropiane për shërbime audiovizuele, por kundërshton rregullimin me ligj të mediave të shtypit dhe të internetit

Bashiq Hrvatin që të mbrojë zgjidhjet e ligjit. Poashtu, përkujtuan se në agjendën e dialogut me qeverinë kanë qenë edhe fushatat qeveritare në media dhe reforma e MRTV, për të cilat ligji duhet të gjeje zgjidhje adekuate.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

QËNDRIM I SHGM PËR MARRËVESHJEN E NJË MARSIT

Dialog pas zbardhjes së inicidentit me gazetarët Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në fillim të marsit reagoi lidhur me marrëveshjen e partive politike për zgjidhjen e krizës politike të nënshrkuar me një mars. Në marrëveshje, VMRO-DPMNE dhe LSDM shprehin gatishmëri për të vazhduar dialogun me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë. Në reagim SHGM edhe njëherë reafirmon qëndrimin se të gjitha sfidat lidhur me lirinë e shprehjes duhet t’i zgjidh përmes dialogut me institucionet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. “Në një vend kultivimi i dialogut të hapur për të zgjidhur sfidat e mëdha është legjitimim më i mirë i kapaciteteve të saj demokratike dhe synimeve evropiane. SHGM, si përfaqësues legjitim i gazetarëve, është e gatshme të rinis dialogun mënjëhërë pasi organet kompetente të ndriçojnë inicidentin me gazetarët dhe do të përcaktojnë përgjegjësi për fajtorin që urdhëroi dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvenidt. Me këtë do të dëshmohet

SHGM përsërit qëndrimin se do të rinis dialogun me qeverinë mënjëhërë pasi institucionet kompetente të ndriçojnë incidentin me gazetarët dhe do të përcaktojnë përgjegjësi për fajtorët se në Maqedoni respektohet liria e shprehjes dhe se çdo shkelje do të sanksionohet”, thuhet në reagimin e SHGM. Në fund Shoqata përkujton partitë politike se qëllimi i dialogut ishte të përforcojë lirinë e shprehjes dhe në asnjë rast nuk mund të jetë alibi për shkeljen e saj.

21


KONFERENCË FINALE PËR VETËRREGULLIMIN NË MEDIA

Në takimet në gjashtë qendrat rajonale të SHGM morën pjesë 260 gazetarë dhe pronarë të mediave, ndërsa në Shkup u organizuan 23 takime me pronarët dhe menaxherët e mediave kombëtarë elektornike dhe të shtypura, si dhe me drejtorët dhe redaktorët e servisit publik, Radiotelevizionit të Maqedonisë

Vetërregullimi në ven

22

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin maqedon të medias me 30 prill në Shkup organizoi konferencën finale me titull : “Vetërregulimi në media – Për media të përgjegjshme dhe profesionale”. Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit për vetërregullim, i cili u zbatua në pesë muajt e kaluar mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. Në hapjen e konferencës fjalë rasti kishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Kristofer Ivon, i cili tha se gazetarët dhe mediat e pavaruara janë një segment shumë i rëndësishëm i demokracisë në një shoqëri. “Në Britani kur njerëzit flasin për lirinë e medias mendohet për etikën e gazetarëve , flasin për moralin, për raportimin e balancuar”, tha ambasadori Ivon. Ai inkurajoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të angazhohen për standardet etike, sepse liria e medias nuk u takon vetëm gazetarëve dhe qeverisë, por të gjithë qytetarëve. Gazetarët i porositi se: “vetërregullimin të mos e shikojnë si kufizim, por si një mundësi që përparistë e tij do të dëshmohen në një të ardhme jot

ë afërt”. Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se gazetarët, redaktorët dhe pronarët e medias mbështesin idenë për vetërregullimin në media, si instrument i rëndësishëm për zbatimin e standardeve dhe të etikës profesionale dhe për mbrojtjen e medias nga presionet e politikës dhe biznesit. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë konsultimet lidhur me nominimin e kandidatëve për trupin e vetërregullimit, që të mundemi mësë voni deri në fund të vitit ta formojmë Këshillin e etikës në media”, theksoi Selmani. Ai vlerësoi se kujdesi për respektimin e standardeve dhe të etikës profesionale nuk duhet të mbajnë llogari vetëm gazetarët, por edhe redaktorët dhe pronarët e medias. “Për ne nuk ka dilemë se pa etikën profesionale nuk ka edhe liri të medias. Liria, para së gjithash, do të thotë përgjegjësi. Sa më shumë që respektojmë etikën profesionale, aq më tepër kemi të drejtë të thirremi në lirinë e gazetarisë”, nënvizoi Selmani.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

nd të ligjit për media Sipas tij, politika dhe biznesi kanë arritur të diskreditojnë gazetarinë sepse kanë regrutuar gazetarë të cilët janë të gatshëm që të shkelin të gjitha normat e etikës gazetareske në emër të interesave personale. Kryetari i SHGM tha se vetërregullimi nuk do t’i zgjidh të gjitha problemet e medias, por ai do të jetë një udhërëfyes i qartë se në cilin drejtim duhet të kërkohen zgjidhjet. Selmani ofroi vetërregullim në media në vend të ligjit për media, e cila është ide e qeverisë. “Me ligjin e ri të medias bëhen përpjkeje që normat etike të gazetarisë të shëndrohen në ligj, ndërsa atje ku shteti përzihet në etikën e gazetarëve përfundon liria e tyre. Do të kemi talibanizimin e hapësirës mediale nëse kalon ky ligj”, alarmoi Selmani. Kryetari i IMM, Mirçe Adamçevski foli për përvojat e vetërregullimit në vendet e rajonit, duke nënvizuar se vetëm në Maqedoni deri tani nuk është zbatuar sistem i vetërregullimit për t’u përballur me shkeljet e standardeve dhe të etikës profesionale nga mediat.

Përfaqësuesi i Këshillit të etikës së Kosovës Nehat Islam transmetojë përvojat e zbatimit të vetërregullimit në vendin e tij, suksesin e të cilit e ilustroi me faktin se Këshilli deri tani ka refuzuar 20 ankesa kundër gazetarëve nga ministra dhe zëvendsministra të qeverisë së Kosovës, të cilët kishin pritur se do të mundnin të ushtronin trysni ndaj trupit të vetërregullimit. Në kuadër të projektit ideja e vetërregullimit u promovua mes gazetarëve, redaktorëve dhe pronarëve të mediave lokale dhe nacionale. Në takimet në gjashtë qendrat rajonale të SHGM morën pjesë 260 gazetarë dhe pronarë të mediave, ndërsa në Shkup u organizuan 23 takime me pronarët dhe menaxherët e mediave kombëtarë elektornike dhe të shtypura, si dhe me drejtorët dhe redaktorët e servisit publik, Radiotelevizionit të Maqedonisë. Në kuadër të projektit u revidua propozim statuti i Këshillit të etikës dhe janë përpiluar tetë propozim rregullore për punën e Këshillit të etikës.

23


RAPORTI I PRANVERËS I BASHKIMIT EVROPIAN PËR MAQEDONINË

Brukseli me vlerësim nega BE kërkon qeveria të rivendos dialogun me gazetarët, zgjidhje për fushatat mediatike dhe të reformojë RTVM, ndërsa për ligjin për media kërkon debat inkluziv dhe transparencë

24

Komisioni evropian nga mesi i prillit publikoi raportin për progresin e Maqedonië në kuadër të dialogut në nivel të lartë, në të cilin konstaton përparim në reforma, por edhe mospërmbushje të marrëveshjes së një marsit për zgjidhjen e krizës politike. “Komisioni anketues duhet të frmohet, pushteti dhe opozita duhet të miratojnë memorandumin për mirëkuptim për eurointegrimet dhe çështja me gazetarët të zgjidhet, sepse, për fakt të keq, ato u bënë pjesë e këtij problem, edhepse nuk kishin bërë asgjë të keqe”, deklaroi komesari Shtefan Fyle në Burksel në konferencën për shtyp ditën kur u publikua raporti. Në raport, KE përkujton qeverinë se nuk ka përmbushur obligimet të dala nga marrëveshja e një marsit për të rinisur dialogun me gazetarët. “Besimi duhet të kthehet me qëllim që pjesët tjera të agjendës të Grupit të punës për media (duke inkuadruar forcimin e servisit publik, përmirësimin e standardeve dhe të etikës profesiona-

le të gazetarëve dhe vendosjen e një trupi vetërregullues në media) të zgjidhen”, thuhet në raport. Lidhur me miratimin e ligjit për media, Komisioni Evropoian thekson se e rëndësisë thelbësore është që procesi i miratimit të çdo legjislacioni lidhur me mediat dhe lirinë e shprehjes të jetë inkluziv dhe të përfshijë të gjithë palët e interesuara. “Nukë është shënuar progres lidhur me rritjen e transparencës të reklamimit qeveritar në media, e cila, poashtu, ishte pjesë e agjendës së grupit të punës”, konstaton KE.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ative për lirinë e shprehjes

Brukseli është i shqetësuar për praninë e vetëçënzurës në media, dhe se të drejtat e punës të gazetarëve janë të pambrojtura sa duhet dhe se opinionit i është e pamudnësuar e drejta për të pasur raportim objektiv nga media. “Përveç kësaj, gjatë zgjedhjeve lokale të marsit, monitorët evidentuan mungesë të raportimit të balncuar të mediave nga servisi publik dhe televizionet private”, qëndron në raport. Krahas përparimit rreth dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit, KE fton qeverinë për të ndërmarrë përpjekje shtesë për të siguruar se gjy-

ktata e zbatojnë ligjin e ri në pajtim me kërkesat e Gkykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Edhe përfaqësuersi i Lartë për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, Ketrin Eshton gjatë qëndrimit në Shkup ftoi qeverinë për të dialoguar me mediat dhe sektorin qytetarë. “Ne me kujdes ndjekim zbatimin e marrëveshjes së një marsit, veçanërisht formimin e Komisionit anketues dhe dialogun me median. Inkurajojmë liderët politik që t’i kapërcejnë përçarjet dhe të krijojnë një frymë të re politikie të bashkëpunimit”, deklaroi Eshton.

25


RAPORT VJETOR I QEVERISË AMERIKANE PËR TË DREJTATE NJERIUT NË MAQEDONI

Qeveria përzihet në punën e medias

26

Departamenti i shtetit amerikan ne raportin e fundit vjetor për të drejtat e njeriut adreson kritika të ashpra për qeverinë maqedone se nuk respekton ndarjen e pushteteve dhe se përzihet në punën e medias. Kritika serioze në raport edhe për pjesën ku flitet për lirinë e shprehjes dhe theksohet se përkundër garanive të kushtetutës për lirinë e fjalës dhe të medias, Qeveria në praktikë nuk zbaton me përpikmëri këtë të drejtë dhe ushtron trysni të vazhdueshme ndaj medias. “Qeveria është reklamuesi më i madh në media dhe favorizon mediat dhe gazetarët të cilët ajo i trajton si të afërt. Pati raporte se qeveria bënë trysni ndaj medias dhe i detyron gazetarët në vetëçënzurë. Gazetarët thonë se vetëçënzurohen kur raportojnë për temat që janë të ndieshme për qeverinë”, thuhet në raport. Si ilustrim për presionin e ushtruar të pushtetit ndaj medias përmendet rasti i mbylljes së Televizonit A2, kinse për shkak të mospërmbushjes së skemës programore dhe dorëheqien e kryeredaktorit të gazetës ditore Dnevnik, Zoran Andonovski. “Ishte hera e parë që po mbyllej një stacion televiziv me këtë arsyetim. Shumë individë vlerësojnë se mbyllja ka motive politike.”, konstaton raporti. Një pjesë e mirë e raportit për lirinë e shprehjes i kushtohet edhe aktiviteteve të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë. Përmendet ankesa e SHGM për sjelljen e sigurimit të Kuvendit me 24 dhjetor, të cilën MPB e hodhi poshtë duke e cilësuar si të pabazë. “Gjatë vitit SHGM kritikoi ngjarje të ndryshme specifike lidhur me gjendjen e medias, siç janë mbyllja e Televizonit A2, dhe rënia e përgjithshme të lirisë së medias. SHGM ftoi publikisht autoritetet në dialog për të përballur krizën në media”, theksohet në raport. Në fund përmendet edhe marrëveshja e SHGM dhe Qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes dhe

Një pjesë e mirë e raportit për lirinë e shprehjes i është kushtuar edhe aktiviteteve të SHGM, incidentit me gazetarët në Kuvend, kritikave për pushtetin për mbylljen e Televizonit A2 dhe për rënien e përgjithshme të lirisë së medias

ofendimit dhe për limitet e kompensimeve për dëmin jomaterial. Disa redaktorë dhe pronarë mediash kanë shprehur shqetësimin për dënimet do mund të shkaktojnë vetëçënzurë.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë RAPORTI I OSBE PËR ZGJEDHJET LOKALE 2013

Mediat anuan nga pushteti Misioni monitorues i OSBE dhe ODHIR në raportin për zgjedhjet lokale në Maqedoni konstatojnë anshmëri të mediave për partitë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore si në sasi ashtu edhe në cilësi. “Të gjitha mediat e ndjekura elektornike, përveç TV Telma, vazhdimisht raportojnë për aktivitetet e qeverisë, por nuk dallonin aktivitetet e shtetit dhe aktivitetet e fushatës zgjedhore. Servisi publik, RTM, nuk siguroi mbulim të barabartë të fushtës. RTM2, e cila ofron program në gjuhën e pakicave, kryesisht ishte e balancuar, 33 për qind për BDI dhe 16 për qind për PDSH”, thuhet në raport. Në raport theksohet se kanalet private Sitel, dhe në pak edhe Kanal 5, në lajmet kanë anuar nga qeveria dhe kanë qenë shumë kritik ndaj LSDM, ndërsa Telma dhe Alsat-M kanë ofruar mbulim të balancuar të fushatës”. Përveç kësaj, në raport thuhet se monitorimi i

Të gjitha mediat e monitoruara elektonike, përveç Televizonit Telma, rregullisht kanë raportuar për aktivitetet e qeverisë, ndërsa kanë qenë shumë kritike kundër LSDM medias nga Këshilli për radiodifuzion ka konstauar raport të pabalcuar te pjesa dërmuese e mediave elektronike në të mirë të partive në pushtet. Mirëpo, KRD ka vendosur të reagojë për këto shkelje vetëm pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, nënvizohet në raport.

27


SHGM NË TAKIM ME AMBASADORIN E GJERMNAISË NË MAQEDONI

Digjitalizimi mund të cënojë pluralizimin e medias

28

Drejtuesit e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë nga fundi i prillit pati takim me ambasadoren gjermane në Maqedoni, Gudrun Elizabet Shtajneker, me të cilën biseduan për tema aktuale që shqetësojnë gazetarët dhe mediat. Përfaqësuesit e SHGM, kryetari Naser Selmani, zëvendësi i tij, Kristina Makçkiç dhe drejtori ekzekutiv, Dragan Sekullovski, njohën ambasadoren Shtajneker me qëndrimet e Shoqatës për propozim ligjin për media. Ata u ankuan se korniza e ligjit është shumë e gjërë duke përfshirë të gjitha llojet e medias, servisin publik, elektornike, mediat e shtypura dhe të internetit, të cilat nuk mund të trajtohen njësoj me ligj për shkak të natyrës së tyre. Kryetari i SHGM theksoi se ligji është aq i keq që vështirë se mund të korigjohet. Sipas tij, zgjidhje më e mirë është që ligji të tërhiqet dhe në ligjin aktual për veprimtari radiodifuzive të implementohet Direktiva evropiane për shërbimet radiodifuzive. Përfaqësuersit e SHGM kërkuan që ambasadorja të angazhohet që ekspertiza e eksperit të misionit Taeks për ligjin të jetë publik për

Ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker tregoi interes për qëndrimet e SHGM për propozim ligjin për media dhe shprehu shqetësimin për raportet negative për lirinë e medias në Maqedoni

opinionin. Përveç kësaj, u shpreh edhe shqetësimi për gjenjden e Radiotelevizonit të Maqedonisë, ku gazetarët janë nënshkruar dënimeve arbitrare dhe procedurave disciplinore nga drejtorët dhe redaktorët. Ambasadorja Shtajnaker tregoi interes për qëndrimet e SHGM për propozim ligjin për media dhe shprehu shqetësimin e saj për raportet negative për lirinë e shprehjes në Maqedoni, siç janë, raporti i ODIHR për mbulimin e zgjedhje lokale nga mediat, Reporterët pa kufi dhe raporti i Komisionit Evropian. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që gazetarët dhe organizatat e mediave t’i publikojnë vërejtjet e tyre për ligjin dhe të sqarojnë se cilat janë pikat kritike të tij, të cilat duhet mirë të sqarohen. Ambasadorja ishte e shqetësuar edhe për ndikimin negativ të digjitializimit, i cili mund të cënojë poluralizimin e medias, vëçanërisht duhet të shmanget mbyllja e mediave në gjuhën e bashkësive më ë vogla etnike. Sipas saj, bashkësitë më të vogla etnike kanë të drejtë kushtutuese të kenë mediat e veta.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë BASHKËPUNIM I SHGM ME AMBASADËN FRANCEZE NË SHKUP

Ekspertizë dhe trajnime për gazetarët Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë , përbërë nga kryetari Naser Selmani, anëtari i Këshillit drejtues, Tamara Gërnçarovska dhe drejtori ekzekutiv, Dragan Sekullovski, nga fundi i marsit takuan ambasadoren e Francës në Maqedoni, Lorens Auer, me të cilën biseduan për gjendjen me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Maqedoni. Kryetari i SHGM, Naser Selmani informoi ambasadoren Auer për letrën e SHGM dërguar Komisionit Evropian, drejtorisë për zgjerim, lidhur me idenë e qeverisë pa transparence, pa debat dhe me nxitim të miratojë ligj për media. Selmani sqaroi se qeveria nuk respekton marrëveshjen me SHGM të arritur nga fundi i vitit 2011 se Ligji për veprimtari radiodifuzive duhet të plotësohet me Direktivën evropiane për shërbimet audiovizuele dhe me rekomandimet e Këshillit të Evrpës. Ai përkujtoi se SHGM nuk është kundër nevojës për të miratuar legjislacion të ri për media, por kjo duhet të bëhet me shumë kujdes. Sipas tij, digjitializimi nuk mund të jetë shkak për të miratuar me ngut ligjin. Ambasadorja Luer shprehu shqetësimin e saj për gjendjen me lirinë e shprehjes në Maqedoni, të cilën e ndjekin me vëmendje të veçantë sepse ajo do të jetë njëri ndër kushtet për integrimin e

Ambasadorja franceze në Maqedoni, Lorens Luer thotë se nga afër ndjekin gjendjen me lirinë e medias në Maqedoni, e cila është kusht kryesor për integrimin e Maqedonisë në BE

Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në takim përfaqësuesit e SHGM dhe ambasadorja franceze biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit, sikur janë trajnimet për gazetarët dhe gjykatësit e Maqedonisë, për të zbatuar në mënyrë korekte ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Të dy palët u pajtuan se gjykatësit kur shqyrtojnë paditë kundër gazetarëve për shpifje dhe ofendim duhet të zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Ambasadorja Luer interes të veçantë tregoi për procesin e vetërregullimit në media, të udhëhequr nga SHGM dhe tha se është e gatshme për të bashkëpunuar edhe me ambasadat e tjera në Shkup për të mbështetur procesin e formimit të Këshillit të etikës. Poashtu u shikuan edhe forma të tjera të bashkëpunimit, siç është shkëmbimi i gazetarëve përmes shfrytëzimit të fondeve IPA. Luer tha se Franca mund të ofrojë ekspertizë për legjislacionin e medias dhe të ofrojë trajnime për gazetarët e Maqedonisë për çështje të ndryshme me interes. Javën e njejtë drejtori ekzekutiv i SHGM Dragan Sekullovski takoi bashkëpuntorët e ambasadores Luer për të shikuar në detale mundësitë e bashkëpunimit.

29


ZËVENDËS AMBASADORI I MBETËRISË SË BASHKUAR PËR VIZITË NË SHGM

Mbështetje britanike për vetërregullimin në media

30

Përfaqësues të SHGM në fillim të marsit takuan Zëvendës ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Kristinë Unterburn, me të cilën biseduan për rezultatat nga projekti i zbatuar për vetërregullimin në media , të mbështetur nga ambasada britanike në Shkup. Kryetari i SHGM, Naser Selmani informoi për konsultimet e realizuara me pronarët e mediave kombëtare dhe lokale, redaktorët dhe gazetarët, të cilët njëzëri mbështesin idenë për formimin e Këshillit të etikës për mediat maqedone, duke forcuar zbatimin e standardeve dhe të etikës profesionale dhe duke mbrojtur mediat nga presionet e ndryshme. Në takim përveç rezultateve të arritura në procesin e formimit të Këshillit të etikës, u shqyrtuan edhe mundësitë për të vazhduar projektin për vetërregullim, i cili duhet të përfundojë me konvokimin e Kuvendit themelues të Këshillit të etikës deri në fund të vitit. Poashtu, u bisedua edhe për nevojën për të krijuar një koalicion më të gjërë nga më shumë institucione ndërkombëtare, për të siguruar mbështetje finansiare për përmbylljen e konsultimeve dhe palët e interesuara në procesin e delegimit të kandidatëve në organet e Këshillit të etikës, por edhe për funksionimin e Këshillit në vitet e para të formimit. Gatishmëri për të mbështetur procesin e vetërregullimit ne media kanë shprehur edhe ambasada gjermane në Shkup, UNESCO dhe amabasada tjera. Përfaqësusit e SHGM kumtuan se procesi i vetërregullimit në Maqedoni ka përparuar dhe se padallim nëse do të sigurohet apo jo mbështetje nga jashtë, procesi do të përmbyllet deri në fund të vitit, duke konvokuar kuvendin themelues, të cilin do ta organizojnë mediat dhe organizatat e gazetarëve dhe të medias.

Në takim u preznetuan rezultatet nga procesi i vetërregullimit në media dhe u shpreh gatishmëri për të mbështetur procesin deri në formimin e Këshillit të etikës


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë PROMOVOHET DORACAKU GAZETARESK PËR ZGJEDHJET

Të na rikujtojë normat etike dhe jurdike

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë promovoi Doracakun gazetaresk për ndjekjen e zgjedhjeve, me të cilin përkujtohen gazetarët dhe mediat për të drejtat e dhe obligimet e tyre para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Një pjesë e doracakut i kushtohet rolit të medias gjatë zgjedhjeve, etikës së gazetarëve dhe zgjedhjeve, një pjesë për parregullësitë zgjedhore, për servisin publik, kodin e gazetarëve dhe zgjedhjet, korniza vendore dhe ndërkombëtare ligjore për lirinë e shprehjes për ndjekjen e zgjedhjeve dhe rregulloret për rolin e medias para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Më e rëndësishme është që të respektohet kodi etik, i cili nuk vlenë vetëm gjatë zgjedhjeve, por në përgjithësi, deklaroi në promivimin e doracakut gazetari dhe autori i tij Erdem Ahmet. “Qëllimi i doracakur nuk është që të mësojë gazetarët se si duhet t’i ndjekin zgjedhjet, sepse ata e dinë punën e tyre, por duhet ta kenë me vete dhe të përkujtohen për disa rregulla”, deklaroi Ahmet. Kryetari i SHGM Naser Selmani tha se mediat ruajnë rol të rëndësishëm për sigurmin e ambientit demokratik për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike. “Zgjedhjet nuk janë të rëndësishme vetëm për politikanët, të cilët për të fituar besimin e qytetarëve japin premtime të ndrsyhme, por edhe për qytetarët e zakonshëm. Obligim i gazetarëve është që të jenë mes tyre dhe t’i transmetojnë shqetësimet e tyre”, tha kryetari Selmani. Botimi i doracakur u mundësua nga Fondacioni “Konrad Adenhauer”, zyra në Maqedoni.

Kryetari i SHGM Naser Selmani tha se mediat luajnë rol të rëndësishëm për sigurimin e ambientit demoratik për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike

Zdru`enie na novinarite na Makedonija

НОВИНАРСКИ ПРИРАЧНИК ЗА СЛЕДЕЊЕ НА ИЗБОРИ

31


Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.

Bilten alb mart april 2013  

znm bilten na alb za mart i april 2013

Bilten alb mart april 2013  

znm bilten na alb za mart i april 2013

Advertisement