elif67

Page 11

11

ISLAMI DHE KOHA

nëntor 2010. - shkurt, 2011.

islamske novine gazetë islame

ELIF

Muslimanët e harruar të Rohingjenit Në hulumtimin e botës muslimane, zbulojmë një imazh tepër tmerrues. Kur shikojmë Palestinën, Afganistanin, Irakun dhe Çeçeninë, atëherë, atë që do të mund të shihnim, do të ishte shtypja e Umetit. Gjersa këto shtete bukur mirë janë të mbuluara nga mediumet dhe se gjendja e tyre njihet mirë nga muslimanët, ekzistojnë, gjithashtu, edhe muslimanë të tjerë që jetojnë nën presionin dhe shtypjet e pandërprera, kurse njohuritë tona për to janë shumë të pakta, për të mos thënë se nuk kemi aspak njohuri. Muslimanët e Rohingjenit nuk kanë aspak mbështetje mediatike dhe as që njihen, siç njihen muslimanët e shtypur të Palestinës dhe të Kashmirit. Pjesa dërmuese e jona as që dinë se kush, në të vërtetë, janë Rohingjenët. Populli i Rohingjenit jeton në Burmain perëndimor, Mijanmarin e sotshëm, në shtetin e Arakanës, i cili kufizohet me Bangladeshin. Prejardhja e tyre lidhet me arabët, maurët, persianët, turqit dhe bengalët. Rohingjenët besojnë se janë pasardhës të popullit autokton, vendas, të cilët në Islam kishin kaluar para disa shekujsh. Megjithatë, qeveria e Mijanmarit këtë asnjëherë nuk ka dashur që ta pranojë, andaj dhe nuk i ka njohur ata si një grup etnik të veçantë, porse për to ka shfrytëzuar shprehje të tjera, duke i quajtur si “muslimanë bengalë”. Përhapja e Islamit në Arakan dhe në krahinat jugore bregdetare të Bangladeshit ka ndo-

dhur përmes detarëve sufi dhe tregtarëve. Në përgjithësi janë popull i devotshëm, dhe tek ta është normale që meshkujt të kenë mjekra kurse gratë të mbajnë hixhabin. Muslimanët e Rohingjenit janë të njohur si popullata më e madhe pa nënshtetësi, ndërsa gati 30 % nga numri i përgjithshëm i popullatës së Arakanës janë bengalët dhe numri i tyre është në rritje. Shtypja e tyre ka filluat nga çlirimi i Mianmarit i cili deri në vitin 1948 ka qenë koloni angleze. Që nga ky moment fillon kërcënimi për muslimanët, që kur këtë shtet filluan ta udhëheqin regjime totalitare, të cilët, në mënyrë konstante, shtypën popullin musliman të Arakanës.

Në Mianmar jetojnë diku rreth 1.5 milionë muslimanë të Rohingjenit, ndërsa 1.5 milionë të tjerë jetojnë në vende si në Bangladesh, Emirate dhe në Arabinë Saudite, pikërisht për shkak të shtypjes dhe persekutimit. Rohingjenasit kryesisht merren me bujqësi. Me popullin e Mianmarit udhëheq ushtria junta, e quajtur si Këshilli për Sigurinë dhe Zhvillimin e shtetit. Kjo ushtri për të mbajtur udhëheqjen, i vret, i mundon dhe i keqtrajton qytetarët e saj. Ajo i shtyp dhe i dhunon të gjitha pakicat, siç janë Rohingjenasit, të cilët shumë shpesh ballafaqohen me maltretime dhe persekutime. Muslimanët në këtë vend e kanë të ndaluar të martohen

pa lejen e shtetit, ata shpesh dhunohen, nuk u jepet nënshtetësia, u konfiskohet toka dhe vriten pa aktgjykim. Për udhëtimin nga një pjesë në pjesën tjetër të shtetit u kërkohet leje shtetërore, të cilën shpesh edhe nuk e marrin, vetëm nëse japin ryshfet. Atyre u ndalohet të vizitojnë edhe kryeqytetin e Mianmarit. Gjenocidin më të madh e kanë përjetuar në vitin 1942, kur regjimi i atëhershëm burman vrau mbi 100.000 njerëz. Vetëm në vitin 1997 ushtria ka shkatërruar më shumë se 40 xhami. Gjithashtu ushtria shkatërron gjithçka të shenjtë tek rohingjenasit dhe këtë e bën për të shembur të gjithë trashëgiminë kulturore të këtij populli

musliman. Për shkak të kufizimit të udhëtimit, nxënësit rohingjenas ballafaqohen me një jetë pa arsimim. Ndërsa udhëheqësit fetarë keqtrajtohen pa masë, por ndonjëherë me dhunë u rruhen mjekrat dhe i çojnë të japin dekrete joislame. Situata për rohingjenët që kanë ikur jashtë gjithashtu nuk është e mirë. Në Bangladesh ata jetojnë nëpër llogore dhe u mohohet e drejta e punës dhe marrja e ndihmës. Në llogore jetojnë rreth 28.000 rohingjenë dhe janë të pranuar zyrtarisht, derisa 200.000 prej tyre jetojnë ilegalisht jashtë llogoreve. Në kohën e re anijet me të cilat udhëtojnë rohingjenët shpesh takohen me ushtrinë tajlandeze dhe pasi që qëndrojnë disa ditë në paraburgim, kthehen në anije. Gjatë këtyre udhëtimeve kanë vdekur një numër i madh i njerëzve. Vendet sikur Kina, ende e mbështesin regjimin ushtarak të Mianmarit, ndërsa ne muslimanët duhet të pyesim veten se përse vallë ky regjim ende lulëzon. Muslimanët e Rohingjenit thonë se duhet të pyesim veten se pse vallë vendet si Bangladeshi, jo që nuk u dalin në ndihmë, por i trajtojnë në të njëjtën mënyrë sikur i trajton edhe regjimi i Mianmarit. Përndryshe ushtria e Bangladeshit është shumë e aftë në përkrahjen që ia jep misionit të OKB-së nëpër botë (Bangladeshi është njëri nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj për këto misione), ndërsa u mungon ndjenja dhe vullneti që sado pak t’i ndihmojnë vëllezërit e tyre të Rohingjenit.

“The Times”: 100 mijë anglezë zgjedhin Islamin Një studim i realizuar në Angli tregoi se gjatë dhjetë viteve të fundit 100 mijë persona kanë zgjedhur fenë Islame. Sipas studimit të zhvilluar nga grupi “Faith Matters”(Çështjet e besimit) bëhet e ditur se këtë vit 5 200 anglezë u kthyen në muslimanë. Në studim të bën përshtypje fakti i qëndrimit në mes dy kulturave të personave të kthyer në muslimanë. Sipas gazetës “The Times” krahas rritjes së numrit të personave që pranojnë Islamin në të njëjtën kohë lind dhe një problem tjetër: nga njëra anë personat e konvertuar në muslimanë refuzohen nga familjet dhe të afërmit, nga ana tjetër muslimanët nuk vlerësohen dhe nuk gëzojnë besimin e të tjerëve. Muslimanët janë njerëz të përgjegjshëm Në raportin me titull “Minorancë brenda minorancës” i publikuar pas studimit, theksohet se per-

sonat të cilët zgjedhin Islamin e ndryshojnë fenë e tyre nëpërmjet ndikimit të librave dhe informacionit të përftuar nga interneti. Në raportin ku nënvizohet fakti se muslimanët janë njerëz të përgjegjshëm thuhet se “personat e konvertuar në muslimanë përpiqen të mbështesin bashkimin e shoqërisë dhe japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ndërkombëtare si në Afganistan, Pakistan, Lindje e Mesme”. Dy të tretat e personave të konvertuar janë femra, të cilat ndryshojnë dhe mënyrën e veshjes pasi kthehen në muslimane. Megjithëse shumica prej tyre janë kundër përdorimit të perçes, ato mendojnë se duhen respektuar ato që e praktikojnë. Krahas kësaj në raport bëhet e ditur se martesat islame nuk kanë ndikuar në konvertimin e tyre në muslimanë, por theksohet se edhe pasi kthehen në muslimanë këta persona nuk gëzojnë mbështetjen e plotë të shoqërisë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.