Issuu on Google+

hyrja Logjika, që nga lashtësia, është konsideruar çelës apo mjet për të hyrë në të gjitha fushat e dijes, në të gjitha shkencat. Këtë kuptim ajo e ka ruajtur, pak a shumë, deri në ditët e sotme. Lënda e studimit të logjikës - nocioni, gjykimi, përfundimi, njohja, e vërteta, domethënia, emërtimi, shenjat, simbolet, termat, induksioni, deduksioni, analiza, sinteza, abstraktimi, konkretizimi, gjeneralizimi, specifikimi, definicioni, argumentimi, etj.- shfrytëzohet në të gjitha shkencat, në çdo veprimtari të jetës së njeriut e të shoqërisë njerëzore dhe në jetën e përditshme nga të gjithë njerëzit, qofshin ata dijetarë dhe filozofë, ekspertë dhe specialistë apo njerëz të thjeshtë. Pa iu përmbajtur ligjësive të logjikës – identitetit, kundërthënies, të tretës së përjashtuar, argumentimit të mjaftueshëm, etj. – nuk do të ishte i mundshme as komunikimi në jetën e përditshme ndërmjet njerëzve të thjeshtë, as komunikimi në fushat më të larta të dijes dhe të shkencës, ndërmjet vetë ekspertëve dhe dijetarëve. Logjika është hyrje në komunikimin e përditshëm dhe në të gjitha fushat e dijes dhe të shkencës, i përshkon ato dhe, njëkohësisht, ajo është rezultat i komunikimit ndërmjet njerëzve dhe i arritjeve të të gjitha shkencave.


xbfhh