Page 1

UAMD

DURRES

PUNOI:ELONA HOXHA

SEMINAR KERKIMOR

1


       

Hyrja “C’eshte dhuna?” Trainimi i mësuesve për problemet edukative. Sipas UNICEF Format e dhunës Faktorët themelorë që prodhojnë dhunë Pasojat e dhunës ndaj fëmijëve mund të jenë afatgjata: Përmirësimi i sjelljes dhe parandalimi i dhunës përmes programit mësimor “Nevoja për të reaguar dhe ndryshuar tek TË GJITHË”.

Dhuna ne shkolle

Seminar kerkimor

2


Dhuna – fizike dhe psikike – ndërmjet fëmijëve dhe ndaj fëmijëve ndodhë çdo ditë nëpër shkolla. Ajo ndodhë ndërmjet vetë nxënësve.

Efektet e dhunës shpesh janë të njëjta me shkaqet e dhunës. Në disa raste fëmijët që kanë përjetuar dhunë e pranojnë atë si diçka normale, e pastaj e manifestojnë atë në sjelljet e tyre. Fëmijët që vazhdimisht janë të ngacmuar, të përqeshur, të detyruar me dhunë dhe të nënçmuar në shtëpi dhe në shkollë shpesh ndjehen të braktisur, të përzënë, të pavlefshëm ose nuk kanë fare vetëbesim. Nëse këtyre fëmijëve nuk u jepet mbështetja e nevojshme për t'u ballafaquar me këto ndjenja, ata mund "t'i zbrazin" ato ndjenja në mënyra jo të qëlluara – duke përfshirë edhe agresion, madje edhe forma të rënda të dhunës.

Seminar Kerkimor

Dhuna ne Shkolle

3


Një nofkë fyese nga ana e mësuesit, një dackë apo edhe ndonjë kërcënim se do ti ngelë apo do ti nxjerrë jashtë nga ora e mësimit. Kaq mjafton për tu ndjerë i dhunuar. Madje dhuna ndodhet edhe mes tyre kur vetë bashkëmoshatarët nuk ia kursejnë njëri tjetrit sharjet pse jo edhe ndonjë të qëlluar. Të gjitha këto fenomene ndodhin në shkollat tona. E ndonëse mësuesit theksojnë se nxënësit kanë filluar ti njohin mirë të drejtat dhe liritë e tyre, sërish dhuna nuk është zhdukur nga shkollat, madje është evidente. Mësuesit vetë e pranojmë se situata ndaj këtij fenomeni ka nisur të ndryshojë sepse janë pikërisht nxënësit ata që ua kujtojnë të drejtat e tyre në çdo moment. Mendoj se në ditët e sotme nuk bëhet fjalë thjesht për dhunë fizike, por mund të ketë plot raste të dhunës verbale apo psikologjike mbi nxënësit. Është shumë e rëndësishme që nxënësit tashmë i dinë të drejtat dhe liritë e tyre dhe ti përmendin në çdo çast kur iu shkelen të drejtat, ndryshe nga vite më parë kur askush nuk guxonte të thoshte asgjë.

Seminar kerkimor

Dhuna ne shkolle

4


Filozofia e re në punën e tyre u mëson se me nxënësit problematikë mësuesit duhet të kapen pas vlerave pozitive që kanë ata individë, si psh vlerat që ka ai për tu marrë me sport, për të kërcyer, për të aktruar… Këto vlera pozitive do të ndihmojnë për të integruar fëmijën dhe për tu kapur pas gjërave pozitive që ka fëmija.  Ne punojmë në një shkollë ku pothuajse të gjithë fëmijët janë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit. Pra kemi mentalitete të ndryshme dhe mendoj se dhuna ndodh më shumë mes vetë nxënësve. Duhet të dini se dhunë psikologjike është edhe kur një fëmijë blen çfarë të dojë dhe ha në sy të shokëve, ndërsa shoku i tij i klasës nuk ka asgjë. Mendoj se dhunë psikologjike ndodh mes nxënësve që kanë familje me probleme sociale dhe këtë e vëmë re rëndom tek nxënësit. 

Seminar kerkimor

Dhuna ne Shkolle

5


Një raport i UNICEF realizuar në shkollat shqiptare tregon se shkalla e përdorimit të dhunës të dhunës fizike apo psikologjike, si mjet disiplinimi, është tej mase e përhapur sepse 1 në 3 fëmijë dhunohet në shkollë. Në lidhje me fenomenin e dhunës në shkolla flasin mësuesit, drejtorët e shkollave, nxënësit, si edhe ekspertët.

Seminar kerkimor

Dhuna ne Shkolle

6


38.5% e nxënësve të anketuar pohojnë se iu është shkulur veshi nga mësuesit

36.9% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë pickuar apo qëlluar me shuplakë në trup

35.6% e nxënësve të anketuar pohojnë se i’u janë shkulur flokët

29.7% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë shtyrë apo tërhequr me forcë

 

39.1% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë qëlluar me objekte të ndryshme në trup 74.9% e fëmijëve të anketuar iu është bërtitur nga mësuesi

33% janë kërcënuar me thirrje të prindërit në shkollë

31% e nxënësve të anketuar pohojnë se janë kërcënuar me fjalë

22.5% e nxënësve të anketuar pohojnë se iu mbahet mëri nga mësuesi

24% e nxënësve të anketuar përballen me nofka apo epitete prej mësuesve

Seminar kerkimor

Dhuna ne Shkolle

7


 Ekzistojnë shumë mënyra për lindjen e konflikteve

dhe ushtrimin e dhunës, të cilat i dëgjojmë çdo ditë, por si duket problemit i ikim, sepse nuk e marrim parasysh faktorin kryesor dimensionin social. Dikur konflikti ishte vetëm një çështje e psikologjisë sociale, e cila trajtohej si një çështje e individit si nxitës për ndryshim. Tani, siç shihet, ai po i kalon përmasat, andaj atë duhet ta kërkojmë brenda kërkesës sociale. Konflikti dhe dhuna te fëmijët nuk lidhet vetëm me gjykimet e veprimet e tij, por edhe me ato të tjerëve.

Dhuna ne Shkolle

Seminar kerkimor 8


Siç duket, ne ende nuk jemi në gjendje të bëjmë dallimin e llojeve të dhunës, e cila manifestohet në disa forma, si: dhunë fizike, psikologjike, sociale, Dhuna fizike manifestohet me rrahje, shkelmime, kafshime, ngufatje.... etj., duke përdor edhe mjete të ndryshme siç e përshkruajnë pedagoget e shkollave. Dhuna psikologjike manifestohet në mënyra të ndryshme duke nënvlerësuar, injoruar, tallur, fyerjen e deri te sharja e kërcënimi verbal. Ndërkaq dhuna sociale shprehet me nënçmime nacionale, fetare, gjinore, financiare etj. Të gjitha llojet e dhunës që u ushtruan nëpër shkollat tona për fat të keq u kuptuan dhe u interpretuan për interesa të çastit ose për interesa politike.

Seminar kerkimor

Dhuna ne Shkolle

9


Këtë ndarje të llojeve të dhunës kam bërë për një qëllim – që të mundem sa më lehtë t’i gjej shkaqet që kontribuojnë për paraqitjen e dhunës. Si një ndër faktorët e parë për paraqitjen e dhunës në shkollë është nga familja. Pa hyrë në detaje në shpjegimin e llojet e familjeve, do të them se ndryshimi i strukturës së familjes me përqafimin e koncepteve të reja, më shumë shkon në vënien e fëmijëve në rrezik se sa në rrugë të drejtë.  Tashmë shumë prindër përdorin dënime të rënda fizike për disiplinimin e fëmijëve. Po ashtu edhe pabarazia shoqëroreekonomike, urbanizmi dhe mbipopullimi; zhvillimi i shpejtë ekonomik, i shoqëruar me nivel të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve, pastaj ndikimet e mjeteve të informimit publik, normat shoqërore që përkrahin sjellje të dhunshme. disponimi me armë etj., janë faktorët themelorë që të rinjtë të futen lehtë në konflikte dhe në dhunë me pasoja tejet të rënda 

Seminar kerkimor

Dhuna ne Shkolle

10


 Problemet me shëndetin fizik, siç janë

ndryshimet në zhvillimin e trurit, lëndimet, të ënjturat dhe thyerjet e ekstremiteteve  Vështirësitë në raport me njerëzit e tjerë  Problemet në të mësuar – dihet mirë se "fëmijët e frikësuar nuk mësojnë"  Problemet me shëndetin emocional, siç janë ankthi, depresioni, agresioni ose, madje, edhe dëshira për vetëvrasje. Seminar kerkimor

Dhuna ne familje

11


Problemet me shëndetin emocional, siç janë ankthi, depresioni, agresioni ose, madje, edhe dëshira për vetëvrasje.

Pëlqimi i gjërave të rrezikshme, siç është konsumimi i drogave ose inkuadrimi në marrëdhënie seksuale në moshë shumë të re.Përveç kësaj, dhuna bart me vete edhe shpenzime të mëdha ekonomike për shoqërinë, sepse i zvogëlon kapacitetet njerëzore dhe e komprometon zhvillimin shoqëror. Ka shumë pak gjasa që fëmijët të kenë probleme afatgjata për shkak të dhunës nëse kanë një prind ose anëtar tjetër të familjes që i bën ata të ndjehen të sigurt dhe të dëshirueshëm ose nëse kanë një mik që u jep mbështetje dhe nuk i nxit në gjëra kundërligjore ose të rrezikshme, siç është konsumimi i drogave.

Seminar kerkimor

Dhuna ne shkolle

12


Mësimi i shkathtësive sociale dhe emocionale nga fëmijët me qëllim që t'i kontrollojnë ndjenjat e tyre dhe të sillen në mënyrë pro-shoqërore dhe pa dhunë, paraqet pjesë integrale të luftës kundër dhunës nëpër shkollës. Fëmijët do t'i mësojnë këta shkathtësi edhe nga aspekti formal (programet mësimore) por edhe nga një sërë mundësish nga përditshmëria e shkollës, ku fëmijët mësojnë përmes shembujve (programi mësimor i koordinuar mes shkollës dhe enteve shëndetësore)

Seminar kerkimor

Dhuna ne shkolle

13


Ky program i mëson fëmijët që t'i dallojnë dhe menaxhojnë emocionet, të kujdesen për të tjerët, të marrin vendime të duhur, të kenë sjellje etike, të jenë të përgjegjshme dhe t'i shmangen sjelljes negative.  Programet e tipit Shkathtësi jetësore janë të dëshmuar me rezultatet të cilat e tejkalojnë vetë reduktimin e dhunës.  Një hulumtim në lidhje me ndikimin e programeve të ndryshme në shtete tjera vë në pah se programet e këtij lloji: e përmirësojnë pjesëmarrjen dhe vëmendjen; e reduktojnë sjelljen përçarëse; e përmirësojnë suksesin e përgjithshëm në mësime (notat); e reduktojnë suspendimin dhe përjashtimin, kontribuon që fëmijët ta duan shkollën më tepër; bën që fëmijët të ndjehen më autonom, më të pavarur dhe të ndjejnë një sens më të lartë të përkatësisë. 

Seminar kerkimor

Dhuna ne Shkolle

14


• Nxit inkuadrimin e strategjisë nacionale që i jep përparësi krijimit të shkollave të sigurta përmes nxitjes së klimës pozitive në shkolla. Nga përvojat e vendeve të tjera evropiane e dimë se reagimi ndaj dhunës në shkollë me kontrolle dhe sanksione të rrepta ka pak gjasa që ta zgjidhë problemin në plan afatgjatë.  • Nxit ndryshime në mënyrat me të cilat shkollat ballafaqohen me dhunën. Strategjitë e frytshme në nivel të shkollës janë ato që janë të orientuara drejt krijimit të kulturës së sjelljes pozitive. Për këtë duhet të zbatohen strategji të ndryshme në të cilat marrin pjesë të gjithë anëtarët e bashkësisë – drejtorët, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit – dhe të cilat janë të orientuara drejt pengimit të dhunës. 

Seminar kerkimor

Dhuna ne shkolle

15


• Nxit ndryshimin e mënyrave me të cilat arsimtarët udhëhiqen me aktivitetet e përditshme në orë.

• Nxit ndryshimin e mënyrave me të cilat prindërit i disiplinojnë fëmijët e tyre dhe me të cilat ata në mënyrë me aktive angazhohen në jetën shkollore.

• Nxit ndryshimin e mënyrave me të cilat sillen vetë fëmijët dhe mënyrave të reagimit të tyre ndaj dhunës.

Ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës. Por, nëse nuk bëhet një qasje sistematike ndaj këtyre çështjeve, dhuna në shkolla do të vazhdojë ta rrënojë mirëqenien e fëmijëve dhe suksesin shkollor të nxënësve, ndërsa kështu edhe fëmijëve do t'u pamundësojë realizimin e të drejtës për të mësuar

Seminar kerkimor

Dhuna ne shkolle

16


06. 11. 2011

Leksioni 1

17

Seminar kerkimor  

Ckemi te gjithve si ja kaluat

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you