Raporti CSR 2014 - Bankat për Shoqërinë

Page 34

ART, KULTURË DHE SPORT Union Bank, mbështeti për të tretin vit radhazi, organizimin e Festivalit të Fëmijëve “Fest 2014”, zhvilluar në Kukës, në 29 maj 2014.

34 BKT sponsorizoi Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Fushë Krujë për organizimin e Festivalit të Muzikës Popullore për fëmijë.

Banka dhuroi edhe fonde për Cirkun Kombëtar Shqiptar për shfaqje me cilësi e standarde më të mira. Banka mbështeti gjithashtu festivalin ndërkulturor të mbajtur në Berat i cili përfshiu 12 aktivitete artistike me qëllim promovimin e traditës dhe kulturës së qytetit.

● Raport CSR ●

Raiffeisen Bank mbështeti për të dytin vit radhazi iniciativën e një grupi vullnetarësh (gra, vajza, fëmijë dhe designers) të cilët organizuan shfaqjen e modës “ekologjike” të titulluar “Eko Fashion Show”, si pjesë e Festivalit të Filmit Mjedisor mbështetur gjithashtu dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Mesazhi që transmeton kjo shfaqje është: Zvogëlo riciklo - ripërdor - rikrijo.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.