Historiku i bankave ne shqiperi

Page 10

kërkesat e autoriteteve rregulluese për kapitalin minimal që duhet të kenë pasur bankat në këto 20 vitet e fundit. Në këtë pjesë të librit lexuesit do të njihen edhe me reformën në sistemin e pagesave, si edhe me funksionimin e sotëm të sistemit të pagesave me vlera të mëdha dhe me vlera të vogla, por, natyrisht, si një sistem modern pagesash, i njëjtë me sistemet e pagesave në të gjithë vendet e tjera të zhvilluara. Bazuar në fakte të kësaj periudhe, autori ecurinë e sistemit bankar e ka grupuar të lidhur me tre momente: a) krijimi i bankave të mirëfillta tregtare; b) zhvillimi i bankave pas rënies së firmave piramidale dhe c) zhvillimi i bankave pas nisjes së procesit të privatizimit të bankave shtetërore. Kjo pjesë është pajisur me shumë të dhëna dhe tabela në funksion të fakteve historike dhe pasqyrimit të zhvillimeve më kryesore të sistemit të bankave tregtare në Shqipëri në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Prof. Asoc. Dr. Orfea DHUCI

10 | Historiku i Bankave në Shqipëri


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.