Financat Personale në Duart Tuaja

Page 65

LINJA 2

66

100 lekësh (10% x 1,000 = 100). Shuma prej 1,100 lekësh në fund të vitit është vlera e ardhshme e shumës fillestare prej 1,000 lekësh. Pra, 1,000 lekë sot vlejnë sa 1,100 lekë pas një viti, nëse norma e interesit është 10% në vit. Rasti i shumë viteve Duke vazhduar më tej me shembullin e mësipërm, sa lekë do të kishit në llogarinë tuaj pas dy vjetësh, në qoftë se norma e interesit do të vazhdonte të ishte e njëjtë? Kujtoni që, në fund të vitit të parë ju keni në llogari 1,100 lekë. Kjo shumë parash do të investohet edhe për një vit tjetër, me një normë interesi prej 10% në vit. Interesi i fituar do të jetë: 10% x 1,100 = 110. Vlera në fund të vitit të dytë do të jetë 1,100 + 110 = 1,210 lekë.

Pra formula për llogaritjen e vlerës së ardhshme është: Vlera e ardhshme = vlerë e tashme + vlerë e tashme x interes/100 Me njohuritë e marra deri tani, ju mund t’i përgjigjeni tashmë pyetjes së ngritur në fillim të këtij mësimi: më mirë të pranoni 5,000 lekë sot apo 7,000 lekë pas 3 vjetësh? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ju duhet të krahasoni shumat e mësipërme. Por kujdes, për të krahasuar këto dy shuma, duhet që shumën prej 7,000 lekësh ta krahasoni me vlerën që do të përfitoni nëse shumën prej 5,000 lekësh që merrni sot do ta depozitoni në një llogari për 3 vjet. Supozoni se norma e interesit është 9% në vit, në të treja vitet. Interesi në fund të vitit të parë = 5,000 x 9% = 5,000 x 0.09 = 450 lekë Shuma e parave në fund të vitit të parë = 5,000 + 450 = 5,450 lekë Interesi në fund të vitit të dytë = 5,450 x 9% = 5,450 x 0.09 = 490.5 lekë Shuma e parave në fund të vitit të dytë = 5,450 + 490.5 = 5,940.5 lekë Interesi në fund të vitit të tretë = 5,940.5 x 9% = 5,940.5 x 0.09 = 534.65 lekë Shuma e parave në fund të vitit të tretë = 5,940.5 + 534.65 = 6,475.15 lekë Më mirë 5,000 lekë sot apo 7,000 lekë pas 3 vjetësh???

Pra, nëse do të zgjidhni të merrni 5,000 lekë sot dhe t’i depozitoni ato në llogari, pas tre vjetësh do të keni 6,475 lekë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.