“BANKIERI” është zëri i industrisë bankare në drejtim të autoriteteve, partnerëve të
biznesit, medias dhe aktorëve të tjerë. Sigurisht që ai do të krijojë vlerë të shtuar në komunikimin tonë me të
gjithë grupet e interesit.
Së fundi, kjo revistë do të ketë dhe një rol edukues lidhur me trajtimin e çështjeve të përditshme bankare dhe
financiare, me qëllim që jo vetëm bankierët, por edhe publiku në përgjithësi të mund të përmirësojnë njohuritë e
tyre financiare.