Bankieri Nr.7 - Prill 2013

Page 42

AAB

Aktivitetet e Shoqatës Shqiptare të Bankave AAB - për edukimin financiar AAB, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit organizuan aktivitetin me temë “Rëndësia e edukatës financiare”, në kuadër të javës ndërkombëtare të edukimit financiar, 20 shkurt 2013 AAB, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave organizuan aktivitetin me temë “Rëndësia e edukatës financiare”. Aktiviteti u organizua në mjediset e Shkollës së Mesme Ekonomike në Tiranë, në kuadër të “Global Money Week”, javës ndërkombëtare kushtuar edukimit të të rinjve dhe njohjes së tyre me konceptet si kursimi, bankingu, produktet bankare dhe mjetet financiare. Nxënësit dhe mësuesit u përshëndetën nga përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit. Ky aktivitet u organizua në vijim të angazhimit për edukimin ekonomik dhe financiar të publikut nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave.

AAB - Trajnime për bankierët Trajnim mbi “Menaxhimin e rrezikut të kreditimit”, 20-22 shkurt 2013 AAB, në bashkëpunim me Institutin Financiar Inxhinierik për Bankë dhe Sigurime, organizoi një kurs trajnimi treditor me temë: “Menaxhimi i rrezikut të kreditimit”. Kursi u projektua për të pasqyruar mënyrën e krijimit të një menaxhimi të suksesshëm të kreditimit, duke përdorur mënyrën më të përparuar të identifikimit të rrezikut të kreditimit. Trajnimi u drejtua nga z. Ilir Hoti dhe u ndoq nga përfaqësues të 12 departamenteve të rrezikut të kredisë të 7 bankave anëtare.

Trajnim për “Kujdesin ndaj klientit, shitjet dhe aftësitë negociuese”, 26-27 shkurt 2013 AAB organizoi një kurs dyditor për “Kujdesin ndaj klientit, shitjet dhe aftësitë negociuese’. Kursi u fokusua në praktikat më të mira të kujdesit ndaj klientit, shitjeve dhe aftësive negociuese. Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime, analiza, ushtrime dhe aktivitete të tjera, për të arritur përfitim maksimal. Kursi u drejtua nga z. Paul Gauci dhe u ndoq 14 pjesëmarrës nga 6 banka anëtare.

Trajnim mbi “Praktikat më të mira të drejtimit”, 28 shkurt-01 mars 2013 AAB organizoi një program trajnimi dyditor për menaxherë dhe drejtues grupi. Trajnimi u ndoq nga 14 pjesëmarrës nga 6 banka anëtare dhe u drejtua nga z. Paul Gauci. Objektivi kryesor i këtij kursi ishte përforcimi i drejtimit, komunikimit, motivimi dhe ndërtimi i aftësive për ndërtimin e grupeve, duke mundësuar efektivitet dhe rezultate. Kursi u mundësua nëpërmjet një qasje interaktive trajnimi, duke përdorur pyetësorë, ushtrime pjesëmarrje, video dhe diskutime në grup.

42 • BANKIERI • www.aab.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.