BANKIERI Nr. 2 Janar 2012

Page 38

nas po shesin euro dhe po blejnë dollarë amerikanë dhe franga zvicerane, ndërsa disa po i kthejnë investimet në monedhën vendase të Maqedonisë, denar, edhe pse normat e tyre të interesit ishin shumë më të ulëta sesa për kursimet në euro. Për të qetësuar frikën, kreu i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, NBM, Dimitar Bogov, theksoi se kursimet e njerëzve ishin të sigurta pavarësisht pasigurive lidhur me euro-n. “Nuk ka vend për frikë,”- tha Bogov-i. Bankat maqedonase janë të afta të përballojnë krizën greke, thotë Bogova Balkan Business News/Business week/ Bloomberg 26.10.2011 Industria bankare e Republikës së Maqedonisë i ka mundësitë ta përballojë kërcënimin e kontaminimit nga kriza e borxhit në Greqinë fqinje, tha Guvernatori i Bankës Qendrore Dimitar Bogov. Maqedonia vendosi rregulla për t’i parandaluar bankat që të mbështeten te huadhëniet nga mëmat e tyre për më shumë se 10 për qind të kapitalit të tyre, tha Bogova. Dy bankat greke në Maqedoni janë Stopanska Banka, një njësi e Bankës Kombëtare të Greqisë SA, dhe Alpha Bank, Shkup, në pronësi të Alpha Bank AE. Bankat në Republikën ish -Jugosllave të Maqedonisë raportuan rritjen më të lartë të aktiveve prej 11 për qind në Europën Qendrore dhe Lindore Balkan Business News 04.10.2011 Bankat në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë patën një rritje në vlerën e aktiveve prej 11 për qind, që është rritja më e shpejtë mes vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në vitet 2009 dhe 2010, edhe pse kjo rritje ka një vlerë prej vetëm 6 miliardë euro, informon një raport i konsulencës daneze “Interlace Research”.

RUMANIA

Disa banka të huaja mund të tërhiqen nga tregu rumun në vitin 2012 Balkan Business News 13.12.2011 Disa banka të huaja mund të tërhiqen nga tregu rumun në vitin 2012 pasi

38 • BANKIERI • www.aab.al

nuk kanë mbështetjen e bankave mëma për të vazhduar aktivitetin në tregun financiar dhe bankar, tha CezarFurtuna, partner i KPMG-së në Rumani dhe në Moldavi. KPMG-ja thotë se bankat e mëdha nuk kanë ndërmend të largohen, por vëren se në Rumani operojnë 40 banka dhe jo të gjitha do të mbështeten nga mëmat e tyre. Bankat rumune raportojnë një humbje neto të kombinuar prej 860 milionë Lei në tremujorin e tretë Balkan Business News 21.11.2011 Bankat rumune kanë raportuar një humbje neto të kombinuar 860 milionë Lei (rreth 200 milionë euro) në tremujorin e tretë, përkundrejt një fitimi prej 95.4 milionë Lei një tremujor më parë, raportoi Mediafax, duke cituar burime anonime bankare. Sipas burimeve të cituara, shpenzimet neto të rrezikut vazhduan të rriten dhe tejkaluan pragun prej 30 miliardë Lei në fund të shtatorit, me rritjen e kredive me probleme. Sistemi bankar rumun kaloi në humbje të kombinuar prej 516 milionë Lei në vitin 2010, për herë të parë me rezultat negativ në 11 vjet.

SERBIA

Serbia ka hapësirë të ulë normat, thotë shefi i Bankës Qendrore, Soskiç Balkan Business News/Business Week/ Bloomberg 29.12. 2011 Guvernatori i Bankës Kombëtare serbe, Dejan Soskiç, tha se politikëbërësit mund të detyrohen të ulin koston e huamarrjes në gjysmën e parë të vitit 2012 për të ndihmuar rritjen ekonomike pasi inflacioni do të vazhdojë të ngadalësohet. Banka parashikon që inflacioni vjetor do të ngadalësohet në tremujorin e parë drejt intervalit të synuar për fundvitin 2012 midis 2.5 dhe 5.5 për qind, nga 8.1 për qind që ishte në nëntor. Banka qendrore e Serbisë më 8 dhjetor uli normën e saj bazë dyjavore të riblerjes një çerek pike në 9.75 për qind, për herë të gjashtë që nga qershori, me shqetësimin se kriza e borxhit të Europës do të godasë kërkesën për eksporte duke ulur rritjen ekonomike.

Java e Kursimeve të vitit 2011 ka përkuar në Serbi me kursimet bankare rekord prej 7.5 miliardë euro në monedhë të huaj dhe depozita Balkan Business News 02.11.2011 Java e Kursimeve të vitit 2011 ka përkuar në Serbi me kursimet bankare rekord prej 7.5 miliardë euro në valutë dhe depozita në monedhën vendase, dinar, prej rreth 200 milionë euro. Analiza e Bankës Qendrore (NBS) tregon se kursimet në dinarë paguajnë më shumë interes se ato në valutë të huaj; rreth 13%. Gjithashtu, shumica e bankave kanë vendosur t’i bindemi kërkesës së guvernatorit dhe të frenojnë rritjen e normave të interesit.

TURQIA

Rritja e aktiveve dhe e kredive në sektorin bankar të Turqisë do të ngadalësohet në vitin 2012 Balkan Business News/Reuters 23.12.2011 Rritja e aktiveve dhe e kredive në sektorin bankar të Turqisë do të ngadalësohet dhe kështu fitimet e bankave mund të bien në vitin 2012, kryesisht për shkak të masave të marra nga Banka Qendrore, tha të enjten Drejtori i Përgjithshëm i huadhënësit me pronësi shtetërore, Vakifbank, Suleyman Kalkan. Rritja në kreditë bankare pritet të ngadalësohet në vitin 2012 në 16,6 për qind në vit, tha Kalkan në një konferencë shtypi. Fitch Ratings informon se profili kredidhënës i bankave turke në vitin 2011 ka mbetur i shëndetshëm Balkan Business News/Hurriyet Daily News 09.11.2011 Fitch Ratings informon se profili kredidhënës i bankave turke në vitin 2011 ka mbetur i shëndetshëm, pavarësisht sfidave të konsiderueshme rregullatore e të tregut. Fitch-i vazhdon ta vlerësojë situatën afatmesme për sektorin si të favorshme. Megjithatë, sipas vlerësimit të Fitch-it, standardet e huadhënies në përgjithësi kanë mbetur të forta, dhe leva financiare në sistem është ende e kufizuar. Rritja e kredisë filloi të ngadalësohet në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të masave rregullatore dhe të situatës globale të përkeqësuar, duke ulur mundësinë për rritje të shpejtë të rrezikut në të ardhmen e afërt.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.