Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 36

Vox-pop

Studioj rregullisht, nuk i lë mësimet

vetëm për në sezon!

EmËr: MbiemËr: mosha: Vendlindja : dega: hobi:

Amarildo Aliçkolli 20 vjeç Korçë MJEKËSI E PËRGJITHSHME Futbolli

1)-Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?

nevojë.

Sezoni i provimeve është një periudhë e lodhshme pasi duhet të studiosh akoma më shumë se në ditë e zakonshme. Bëhet fjalë për njohuritë që marrim gjatë gjysmës së vitit, por, unë personalisht nuk kam stres për provimet.

4)-A e festoni Shën Valentinin?

2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini studimet për në sezon?

Po kam një orar të rregullt për çdo ditë të sezonit që do të thotë se studioj me orar dhe e caktoj periudhën kohore. Unë jam një tip që lexoj gjatë gjithë vitit në mënyre që të mos më mbeten të gjitha për në sezon, pasi në këtë mënyrë unë lehtësoj punën time duke lexuar gjatë vitit. 3)-A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?

Nuk jam lënë asnjëherë mënjanë nga shoqëria sepse jam tip i shoqërueshëm dhe kam një shoqëri të mrekullueshme. Ata janë një pjesë e pandarë e jetës time, dhe mendoj se mund të mbështetem tek secili prej tyre në çdo moment që mund të kem

- Po e festoj ditën e Shën Valentinit, por jo se është ndonjë ditë shumë e veçantë pasi për mua çdo ditë është Shën Valentini me personin që dua. Dashuria nuk njeh as ditë dhe as data, dashuria është një ndjenjë e cila shfaqet, rritet dhe shprehet në çdo moment të jetës. Prandaj, e kujtojmë, shkëmbejmë dhurata, por dashuria e jetës time është me mua 365 ditë të vitit! 5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës, a është e rëndësishme për ju kjo datë? A e kujtoni atë?

Dëgjo, pavarësia e Kosovës është e rëndësishme për çdo shqiptar, qoftë ai i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë apo Diasporës. Është një datë e cila i solli lirinë një populli i cili jo pak ka vuajtur gjatë shekullit të kaluar, uroj dhe shpresoj me shpirt që edhe ato vende që akoma nuk e kanë njohur shtetin shqiptar të ri, i dyti në europë më i ri nga mosha, të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të mendojnë historinë!

36 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

revista nr 13.indd 36

2/8/2013 1:44:11 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.