Page 1

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 31.07.2012 VITI I - NR.147

Kryeministri Berisha...>>fq.3

MENDIMI POZITIV

Jepi jetës tënde një drejtim të ri!

N

dryshimi është aktualisht Qendra e konstantja e vetme Mendimit Pozitiv reale që ne përjetojmë në jetët tona. Shumë do të presin që dikush tjetër të sjellë ndryshime në botë ose në jetën e tyre. Ato do të kenë një tjetër siç ishte presidenti Obama, që do iu sjellë ndryshimin e tyre në një pjatë të madhe argjendi.Unë do të qesh me këtë ide, sepse ne jemi të vetmit të cilët mund të sjellin ndryshime në jetë. Ne kontrollojmë drejtimin në të cilin lëvizin jetët tona… gjithmonë. Shumë do të kërkojnë të fajësojnë ose kritikojnë një burim të jashtëm si shkakun e problemeve të tyre. Po ndodhin ndryshime në jetë, por ato nuk duhet të jenë të frikshme ose diçka e panjohur për ne. Kur zhytemi në të dhe e pranojmë atë, ne mund të marrim pushtetin dhe të udhëheqim veten tonë drejt asaj çfarë ne dëshirojmë të bëhet. Ti je Zot i realitetit tënd. Je i vetmi që udhëheq drejtimin. Unë kam përjetuar shumë ndryshime në jetë gjatë këtyre viteve të fundit. Isha e pasigurtë se cilin drejtim të merrja. Shkolla nuk ishte me të vërtetë ajo çka dëshiroja dhe e dija që nuk doja të përfundoja në një punë në zyrë për 40 orë në javë. Është me të vërtetë e habitshme për mua që kjo është mënyra që mesatarja e personave jetojnë jetën e tyre. Ndryshimet në jetë që unë përjetova nuk kanë qenë asgjë veçse pozitive. Kam zbuluar se ajo që njerëzit më tregonin mua rreth shoqërisë ishin pjesa më e madhe të pavërteta...

>> VIJON NË FAQEN 2

Berisha: Me heqjen e imunitetit fiton çdo shqiptar! 75-vjeçari: S’paguaj dot operacionin e syve, mund të verbohem!................................................f.2 Topalli-Doghmi: Mundësi zhvillimi në ekonomi!....f.3 Klesidio, Klajdi dhe…imazhi spitalor!......................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Juli Loloçi: Praktika më ka bërë profesioniste!.........................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e punonjëses Daniela Braçe.........f.5

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E MARTË, 31 KORRIK 2012

AKTUALITET

77 NEWS Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

75-vjeçari: S’paguaj dot operacionin e syve, mund të verbohem!

ten. Profesioni im ka qenë ekonomist, pasi kam mbaruar shkollën e lartë dhe kam punuar në një ndërmarrje ushtarake, si dhe në agroeksport. Pensioni im është 142 mijë lekë të vjetra dhe nuk mjafton as për të paguar taksat. Nuk mund ta quaj se është pension, por do të thosha se është asistencë, sepse s’është marrë parasysh vjetërsia në punë dhe paga, që janë dy elementë bazë me të cilat bëhet përllogaritja e pensionit. Paga ime atëherë ishte 9 mijë lekë dhe kjo pagë padrejtësisht s’u mor për bazë. Njëkohësisht, kam punuar 25 vjet dhe në vitin 1993 dola në pension. Kam probleme me sytë, sepse kanë zënë perde dhe duhet të operohen me patjetër, por për operacionin duhen 300 euro. Për këtë gjë kam biseduar edhe me mjekun, i cili më tha që duhet të bëja operacion me çdo kusht, në të kundërt gradualisht do të humbas shikimin.

A jeni përpjekur që të siguroni këtë shumë lekësh e më pas të bëni operacionin? T’ju them të vërtetën, unë kam katër muaj që nuk shkoj në spital, sepse nuk i kam lekët për të bërë operacionin. Nga dita në ditë shikimi po më përkeqësohet. Ku t’i gjej kaq lekë? Ne mezi po mbajmë frymën gjallë. Jam 75 vjeç dhe s’kam pirë një herë një kafe dhe pse jam intelektual, as e kisha menduar që një ditë askush nuk do të më përkrahte si dhe të më vlerësonte. Pensioni im duhet të ishte më i lartë! Çfarë kanë pasur më shumë ish-ushtarakët sesa mua, të cilët marrin pension të mjaftueshëm. Kam besim tek ministri i ri i shëndetësisë se do të më ndihmojë si i moshuar që jam, madje dua të theksoj se vite më parë e kam takuar rastësisht dhe për të kam konsideratë. Për mendimin tim mjekësia dhe arsimi duhet të stimulohen më shumë nga shteti, sepse dhe korrupsioni aty është më i lartë. Çfarë duhet të bëjë më shumë shteti për moshën e tretë? Për moshën e tretë duhet të ketë më shumë përkujdesje, sepse ka raste që unë edhe bashkëshortja nuk hamë tre vakte, por dy, për të kursyer diçka e për të përballuar shpenzimet e muajit. Gjithashtu, jo të gjitha ilaçet rimbursohen nga shteti. Fëmijët e mi që ndodhen në Amerikë janë në vështirësi të madhe financiare si pasojë e krizës që po kalon e gjithë bota dhe e kanë krejt të pamundur që të na ndihmojnë. Gjithsesi unë kam shpresë se dikush do vendosë dorën në zemër për mua dhe do të më ndihmojë që të mos ngelem i verbër. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

brenda kontrollit të tyre, ashtu si dhe drejtimi i përgjithshëm i jetëve të tyre. Ato nuk i bashkangjiten stafit ashtu siç bëjnë shumica e njerëzve. Nëse dëshiron të shohësh ndyshime të kontrolluara pozitive në jetë duhet të ngjitesh. Duhet të veprosh në drejtimin në të cilin t’i dëshiron të lëvizësh. Duhet të kuptosh si ta lirosh veten tënde nga sistemi në mënyra të cilat mbajnë mbështetjen tonë financiar. Ndryshimet në jetë do të vijnë nëse ju lëvizni në këtë drejtim. Si e di unë këtë? Sepse unë kam

qenë aty dhe kam zgjedhur t’i jap jetës time një drejtim të ri. Kam gjetur çfarë gjejnë online njerëzit e tjerë. Aftësia për të krijuar biznesin tënd personal dhe të punosh nga shtëpia është një nga liritë më të mëdha që unë kam njohur ndonjëherë. Nëse dëshiron të shohësh që ndryshimet në jetë ndodhin në këtë mënyrë për ju, unë sugjeroj që të eksploroni botën e internetit, për të parë mundësitë që ofrohen prej saj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Rahman Hasamataj

75

-vjeçari Rahman Hasamataj ka katër muaj që nuk shkon në spital për të operuar sytë, pasi e ka krejt të pamundur të sigurojë 400 euro dhe në këto kushte ka “zgjedhur” faktin që pas një kohe të shkurtër mund të mbetet i verbër. I moshuari, i cili ka mbaruar arsimin e lartë dhe ka punuar si financier, shprehet se pensioni i tij është i pamjaftueshëm me qëllim që të mbulojë shpenzimet e operacionit, i cili duhet të bëhet sa më shpejt në të kundërt ai do të ngelet i verbër. 75-vjeçari tregon për “77 News” këtë histori të dhimbshme dhe bën apel ndaj kujdo që mund ta ndihmojë me qëllim kryerjen e operacionit. Nga jeni dhe cili është problemi që keni me shëndetin tuaj? Unë jam me origjinë nga Vlora dhe kam 60 vjet që banoj në Tiranë. Kam dy fëmijë dhe jetojmë vetëm me bashkëshor-

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... Ajo me të cilën më kishte ushqyer shoqëria mua ishte që duhet të punoje shumë dhe duhet të luftoje me një sistem me të cilin ju nuk jeni dakort. Këto ndryshime në jetë më kanë treguar mua që jo, kjo nuk është mënyra në të cilën ekziston realisht bota. Njerëzit e suksesshëm nuk jetojnë në këtë mënyrë. Plani i vërtetë për sukses kërkon që ju të largoheni nga çdo kufizim, frenim dhe vetëdyshim. Mënyra si ndodhin ndryshimet në jetë për këto njerëz janë plotësisht Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 31 KORRIK 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Berisha: Me heqjen e imunitetit fiton çdo shqiptar!

Kryeministri Berisha

K

ryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e Grupit Parlamen-

tar të PD-së se mazhoranca ka bërë të gjitha lëshimet e mundshme për heqjen

e imunitetit. Berisha tha se me heqjen e imunitetit humbasin vetëm ata që bëjnë veprimtari të paligjshme. Kryeministri u shpreh se apeli për heqjen e imunitetit është bërë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë dy aleatët më të fuqishëm Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai solli në vëmendje dhe vendimin e Parlamentit sllovak, mazhoranca e të cilit është e majtë, i cili po ashtu ka vepruar duke hequr imunitetet për zyrtarët e lartë dhe sidomos për deputetët. "Pavarësisht dallimeve, heqja e imunitetit është qëllimi madhor. Ai kundërshtohet vetëm nga ato që nuk duan të jenë të barabartë me qytetarin para ligjit dhe kjo është aq evidente në Shqipëri se në asnjë vend tjetër. Ne duhet të votojmë dhe i bëj thirrje që një akt të tillë ta shndërrojmë në histori suksesi, nuk fiton qeveria dhe as opozita, por të gjithë bashkë”, deklaroi Berisha. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Topalli-Doghmi: Mundësi zhvillimi në fushën ekonomike!

K

ryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Jordanisë, ndërsa theksoi se do të intensifikohet bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në fushën ekonomike. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Abdulkarim Al Doghmi, Topalli falenderoi Jordaninë për mbës-

htetjen që i ka dhënë Kosovës në OKB. “Sot është një ditë historike pasi kjo është vizita e parë e një niveli të lartë politik nga Jordania që viziton Shqipërinë. Kjo vizitë do të bëjë të mundur nxitjen dhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe politike, si një mundësi për t’i hapur rrugën zhvillimeve ekonomike mes dy vendeve, kulturore dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare”, theksoi

Topalli. Nga ana e tij kreu i dhomës së përfaqësuesve të Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi e ka cilësuar si mbresëlënëse vizitën në Shqipëri. Ai ka theksuar se në të ardhmen do të ketë intensifikim të marrëdhënieve, duke hedhur hapa konkretë në ato fusha që janë me interes të përbashkët. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Electronic Line Apple kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë CV në adresën: electronic.line@yahoo.com /për më tepër: www.njoftime.com

Cel: 066 70 10 600 067 38 19 930

069 67 57 733 068 58 87 776

Sherbime: Taxi: 11:00 23:00 Ju lutem porosia 30 minuta me përpara!

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 31 KORRIK 2012

SOCIALE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Klesidio, Klajdi dhe…imazhi spitalor!

(në foto: nëna 24-vjeçare e fëmijës, gjyshi dhe gjyshja e Klesidios)

P

ubliku është njohur me vdekjen e vogëlushit 4 muajsh nga Mirdita pas një operacioni në zemër, në spitalin pediatrik të Tiranës. Është njohur dhe me akuzën e bërë nga prindërit e tij ndaj mjekëve dhe shërbimit spitalor në pediatrikun e Tiranës. Këta të fundit kishin reaguar sërish me pohime të tjera ndaj kësaj akuze. Normal, është në të drejtën e secilit t’i përgjigjet një akuze të caktuar, edhe moralshëm edhe pamoralshëm! Tani, çfarë lidhje ka Klesidio me Klajdin? Ky i fundit është një fëmijë buçko në qytetin e Rubikut, i cili fatkeqësisht kishte lindur me të njëjtin defekt, vrimë në zemër. Kam përcjellë një shkrim të zgjeruar në shtypin e përditshëm shqiptar asokohe për operacionin e bërë në

Austri, nën kujdesin human dhe prindëror të humanistes së shquar austriake Marjanne Graf. Nën këshillën mjekësore të austriakëve, u prit deri sa fëmija të bënte 1 vjeç dhe e mbushi fiks ditën që po udhëtonte në avion drejt Austrisë, në prehërin e Marjanne Graf që tashmë po bënte dhe rolin e prindit. Madje para operacionit prindërit e saj i kishin dhënë të drejtën dhe të firmoste për fëmijën e tyre. Operacioni doli me sukses. Qëndroj disa muaj atje dhe më pastaj po vetë Marjanne ua solli shëndosh si kokrra e mollës prindërve të varfër në Rubik. Që nga ajo kohë Graf është mike e ngushtë e familjes dhe jetësjellësja e Klajdit që rritet shëndetshëm. Graf e viziton familjen çdo herë që vjen me ndihmat e saj humanitare në Shqipëri dhe pse kanë kaluar rreth 10 vite nga operacioni, ajo kërkon të bëhet me dije për shëndetin e Klajdit. Por ajo që më ka bërë përshtypje, ishte rrëfimi i Graf për ecurinë e operacionit dhe sidomos kujdesin e jashtëzakonshëm të gjithë ekipit mjekësor në spitalin austriak në postoperacion. Çdo gjë në perfeksion, kontrolle të vazhdueshme dhe mjekime të përpikta ditën dhe natën, madje dhe pas nxjerrjes nga spitali, ata vazhdojnë dhe sot pas dhjetë vitesh të pyesin si vete shëndeti i kësaj fëmije. Nuk e bëjnë për imazh të spitalit dhe as të kredos së tyre si kirurgë, por pikërisht se në ndërgjegjen e tyre është ngulitur thellë “Betimi i Hipokratit”, i cili ndaj fëmijëve qindfishohet në kujdes dhe

humanizëm! Personalisht, më bëri shumë përshtypje reagimi i pediatrikut të Tiranës dhe aq më tepër ndjeshmëria për “prishje imazhi”! D.m.th. pak rëndësi paska jeta e ikur e fëmijës katër muajsh. As vetë prindërit e fëmijës në gjithë bisedat që kam patur me ta këto ditë, nuk e bëjnë me faj për operacionin e kryer, sepse kanë firmosur vetë për të. (Nëse paska pas kaq shumë komplikacione, besoj se vetë mjekët do kishin hezituar ta operonin edhe sikur prindërit të insistonin. Mjete diagnostikuese kemi me tepri tashmë. Ky është kapitull tjetër)! Por, me çfarë kanë pohuar në intervistat e tyre, prindërit dëshmitarë okularë janë skandalizuar nga shërbimi i mëpasëm. Me pikë e presje ishin në të njëjtën linjë bisede e ëma e fëmijës, gjyshja nga dajot, gjyshi, gjyshja nga babai, të tërë! Nga ana tjetër, duke përcjellë dhe një shqetësim moral që ka të bëjë me moralin dhe virtytin njerëzor shqiptar, edhe pse na vdiq fëmija, thonë prindërit, askush prej tyre, as dhe vetë mjeku që kreu operacionin (verior ky, që i njeh besoj zakonet e maleve), nuk na mori qoftë dhe një herë në telefon të ngushëllonte, por edhe nëse do kishte ardhur tek shtëpia jonë do e kishim pritur me të gjitha adetet. Por jo, nuk para u është dhimbsur jeta e fëmijës tonë, por imazhi i tyre, sepse imazhi vleka shumë më tepër se vdekja e fëmijës së parë të një nëne 24-vjeçare! Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet operator për qendër internet. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 0672020453/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 31 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e punonjëses së universitetit “Vitrina”, Daniela Braçe

Daniela Braçe

D

aniela Braçe, punonjëse e universitetit “Vitrina”, dëshmon dhunimin e kampusit universitar më 17 janar. Ajo rrëfen situatën e tensionuar, për shkak të presionit të madh të ushtruar nga efektivët e shumtë të policisë, të cilët kanë prishur qetësinë me tonin e tyre të lartë dhe fjalorin fyes. Znj. Braçe kujton gjendjen e panikut të krijuar tek studentët, për shkak të sjelljes së policëve. Ajo është ndjerë e fyer nga situata e krijuar.

Ku ndodheshit ju më 17 janar? Në datën 17 janar ndodhesha tek kancelaria për të bërë disa printime. Si u informuat mbi ngjarjen? Po punoja dhe në një moment shoh shumë njerëz jashtë. Menjëherë mendova se duhet të kishte ndodhur diçka, sepse në kampusin universitar “Vitrina” ishte prishur ajo qetësia e zakonshme. Mundohem të shoh se çfarë kishte ndodhur, por e vetmja gjë që arrij të dalloj ishin forcat e shumta të policisë dhe njerëz të tjerë pa uniformë që kishin shkaktuar shumë zhurmë dhe rrëmujë në kampus. Tek rektorati dhe tek sekretaria mësimore që ndodhen përballë kancelarisë, forcat e policisë mundoheshin të futeshin brenda me forcë, megjithëse punonjësit e administratës përpiqeshin t’i qetësonin duke u vënë në dispozicion të kërkesave të tyre. Tek sekretaria mësimore kam parë policë tek dritarja dhe tek dera që përpiqeshin të futeshin brenda. Si silleshin efektivët e policisë me studentët? Pasi jam ngjitur lart tek zyra, kam parë që policët ndalonin jo vetëm punonjësit, por edhe studentët që kalonin aty. Nuk e di se çfarë pyetjesh i drejtonin dhe për çfarë i pyesnin, por pashë që përhapën panik kudo. Edhe unë personalisht isha shumë e shqetësuar dhe nuk mund të punoja e qetë.

A u shoqëruan studentë në furgonat e policisë? Unë kam parë momentin kur ata kanë marrë studentë me vete. Kryesisht kanë qenë meshkuj. Kanë marrë edhe shumë punonjës dhe i kanë shoqëruar në furgonat e policisë. Si silleshin policët me personat që shoqëronin? Sjellja e policëve me personat që shoqëronin ishte shumë arrogante dhe e egër. Ata krijuan shumë panik me sjelljen e tyre. Vetëm bërtisnin dhe ofendonin. A janë futur në klasa? Pasi janë larguar nga rektorati dhe sekretaria mësimore, forcat e policisë janë drejtuar nga auditorët e studentëve dhe klasat e nxënësve. Janë futur brenda dhe kanë prishur mësimin. Sa ka zgjatur situata e tensionuar? Situata e tensionuar ka zgjatur pothuajse gjatë gjithë ditës. Madje edhe kur jam larguar nga kampusi, forcat e policisë kanë qenë të pranishme. Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Ishte një ngjarje e pazakontë, sepse këtu çdo ditë mbizotëron qetësia. Atë ditë u bë një zhurmë dhe rrëmujë e madhe. Ka qenë një ditë paniku, jo vetëm për ne punonjësit, por edhe për studentët. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Ofroj vende pune si menaxher/agjent shitjesh në terren. Të interesuarit/at të shkruajnë në adresën e e-mailit: armandduka341@yahoo.it/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

Welcome to Albania!

E MARTË, 31 KORRIK 2012

KURIOZITETE Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Letra e mureve që ndryshon pamjen e saj nën dritat shumëngjyrëshe!

D

izenjuesi Milan duo Carnovsky ka krijuar një sfond RGB që transformon

pamjen e saj nën ngjyra të ndryshme të dritës. Letra e mureve arrin të ketë një sfond gjithnjë në ndryshim, por arritja e një linje të ngjashme me efekte në sfond ka qenë përgjithësisht më shumë apo më pak e paimagjinueshme pa përpjekje të mëdha dhe shpenzime të shumta. Kështu muri juaj mund të ndryshojë pamjen gjatë ditës. Për të krijuar murin e tij të ndritshëm, Carnovsky përdorte tre imazhe të ndryshme dhe mbivendoste çdo njërin në një ngjyrë primare. Shfaqja neto nga këto tri shtresa është "e papritur dhe

disorientuese". Ngjyrat përzihen lart, linjat dhe format gërshetohen duke u bërë jo krejtësisht të qarta, shpjegon Carnovsky. E kuqe, e gjelbër dhe blu (RGB) dritat secila mund të zbulojë një nga tre shtresa sfond, duke sjellë imazhin që i korrespondon pamjes ballore. Kur ngjyra e dritës është ndryshuar, e njëjta gjë ndodh me murin, por me një shtresë të ndryshme, duke e bërë atë të duket sikur muri ka ndryshuar. Përgatiti: Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

Falë lëngut të portokallit ne mund të jemi më të bukura! Pë r t ë q e n ë s a m ë t ë b u ku ra d o të mjaftonte të pinim një gotë lëng p or tokalli në ditë dhe mbi të gjitha është i mirë për të shuajtur dhe etjen. Lëngu i p or tokallit ësht ë a l e at i b u ku r i s ë . Lë n g u i p o r t o ka l l i t ë s h t ë i m i rë p ë r l ë ku rë n , f lokët dhe thonjtë. Dietologia ang l ez e A m a n d a U r s e l l ka d re j t u a r një studim në bashkëpunim me 200 operatorë të sektorit të bukur i s ë s ë C E W ( Co s m e t i c E x e c u t i ve Wo m e n ) . E k s p e r t j a t re g o n q ë s h kenca ka mb etur mbrapa mbi çështjet ushqyese të lëkurës, f lokëve dhe thonjve. Eksper tët e bukurisë kanë f illuar tani të shikojnë të mirat e një gote të këtij pro dukti.

Të m i ra t e s t e t i k e t ë l ë n g u t t ë p o r t o ka l l i t : Lëngu i p or tokallit është një elem e n t ko z m e t i k n aty ra l . Pë r k ë t ë k a n j ë a r sy e, s e p s e f a l ë s u b s ta n cav e q ë p ë r m b a n : s i f i l l i m v i ta m i n ë n C, q ë ë s h t ë e rë n d ë s i s h m e për shëndetin e lëkurës dhe për prodhimin kolagjen, por dhe të h e ku r i t d h e t ë l u t e i n ë s, ku k j o e fundit me aksionin kundër rrud h av e t ë m b r o n k u n d ë r r r ez ev e ultraviolet. Pra, nëse e thonë d h e e k s p e r t ë t b e s o j s e d u h e t t’ i b esojmë, prandaj çdo mëngjes n j ë l ë n g p o r t o ka l l i n u k d u h e t t ë mungojë. Për më tepër: www.newnews.al

Kërkojmë punonjëse vajza për të punuar në Bar & Casino. Kanditatet të dërgojnë CV në adresën e e-mail: sportbar_grill@hotmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 31 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Juli Loloçi: Praktika më ka bërë profesioniste!

Juli Loloçi

J

uli Loloçi është studente e Inxhinierisë Informatike në Fakultetin e Inxhinierisë në SH.L.P ‘’Vitrina’’. Ajo përmbylli studimet e ciklit Bachelor nëpërmjet mbrojtjes së temës së diplomës. Çfarë paraqitët në punimin tuaj? Unë prezantova temën ‘’Shërbimet web dhe gjendja aktuale e tyre’’. Kjo është një temë të cilën unë e zotëroj, pasi edhe punoj në këtë drejtim. Informacioni që unë kam për këtë temë është mjaf i gjerë, por gjithnjë kemi shumë për të mësuar mbi këtë fushë studimi. Pavarësisht se ndihesha e sigurtë në përgatitjen time, emocionet ishin të shumta. Sipas këndvështrimit tënd, sa nevojë ka tregu i punës për inxhinierët informatikë? Në ditët e sotme çdo gjë është duke u kompjuterizuar, tregu ka nevojë për specialistë të kualifikuar. Kërkesat e tregut janë jo

vetëm për rrjetet kompjuterike, por edhe për shërbimet web, pasi sot çdo biznes apo institucion ka një faqe zyrtare në internet. Mendoj se ka mjaft kërkesa për këtë fushë ku unë kam studiuar, madje unë gjatë studimeve edhe kam patur mundësinë të punoj me shërbimet web. Cilat janë planet e tua në drejtimin profesional? Dëshira ime është që t’i zgjeroj më shumë njohuritë e mia, projekti im i rradhës është të vazhdoj studimet Master. Paralel me studimet, unë do jem e angazhuar edhe në punë privatisht, pasi profesioni ynë është i pandarë nga praktika. Unë iu uroj të gjithë diplomantëve të “Vitrinës” suksese të mëtejshme në studime dhe punësim. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Kujdes me shpenzimet sepse do të rrezikoni jashtë mase dhe nuk do dini çfarë të bëni. Demi: Influenca e yjeve në jetën sentimentale të çifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë! Binjakët: Do jeni më entuziastë sot dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen me partnerin. Gaforrja: Çiftet do i zgjidhin me mirëkuptim dhe qetësi mosmarrëveshjet që kanë pasur kohët e fundit. Luani: Marsi iu këshillon të mos nxitoheni për asgjë nëse iu duhet të merrni vendime financiare. Virgjëresha: Menaxhojeni me mençuri buxhetin sepse planetet do iu vënë përballë vështirësive të mëdha. Peshorja: Ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënien me partnerin tuaj. Akrepi: Në sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe por do ia dilni mbanë me sukses. Shigjetari: Do keni mundësi të rivendosni dialogun dhe do të kaloni çaste të lumtura në çift. Bricjapi: Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos arrini fundin e detit. Ujori: Qëndroni të gatshëm për të shijuar momente të këndshme, të cilat do iu vijnë si një dhuratë nga yjet. Peshqit: Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar. Mos i përshpejtoni gjërat.

Bar-restorant "PRINCE " kërkon të punësojë banakier & kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 069 40 222 60/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 31 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Vaka Juli Travel”, ju çon në Athinë, Selanik dhe në të gjithë Shqipërinë!

S

afet Vaka është një burrë i thyer në moshë dhe gjithë jetën ka punuar si shofer, në agjencinë e udhëtarëve në Përmet. Nuk ka qytet të Shqipërisë pa shkelur. E njohin me mijëra njerëz, si shofer por edhe si një njeri human. Vaka u ka bërë ndere mijërave dhe vazhdon t’u bëjë të gjithë atyre, që janë në vështirësi ekonomike. Në vitin 1992, kur Parku i Autobusëve të udhëtarëve në qytetin e Përmetit u mbyll, ai nuk u tërhoq. Bleu me kredi 3 autobusë dhe hapi një agjenci të vetën. Duke parë nevojën e madhe të njerëzve për të shkuar drejt vendit fqinj, Greqisë, ai vendosi tre autobusët në linjën Përmet-Kakavijë dhe Përmet-Selanik, më vonë edhe në linjën Përmet-Tre Urat-Selanik. Vetë ishte gjithnjë në timon, i palëkundur nga zgjedhja e tij. Vit pas viti sipërmarrja e Safetit ndjeu t’i zgjerohej frymëmarja. Aktualisht, agjencia e tij mban lidhje dhe punon në linjat e mëdha Tiranë-Kakavijë-Selanik, e cila është edhe linja më e fortë e agjencisë së Safetit. Ai thotë se agjencia e tij sot gjendet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë si në Gjirokastër dhe Fier. Por Safeti shton se ka kontaktuar edhe me operatorë të tjerë në fushën e transportit privat, për brenda dhe jashtë Shqipërisë. Përveçse në Përmet, tani “Vaka Juli Travel” ka agjencitë e saj në bashkëpunim edhe me firmën Skënderbeu edhe në Durrës, në Lushnjë, Rrogozhinë, Tiranë, Patos, Berat. Sa i takon kushteve? Dy miq, që kanë porositur dy vende për të afërmit e tyre që do të udhëtojnë së shpejti për në Selanik, thonë se autobusët e “Vaka Juli Travel” janë ndër më komodët në linjat e udhëtimit drejt Greqisë. Të pajisur më së

Safet Vaka

miri, me ajër të kondicionuar verë-dimër. Me tualete, me tryeza të vogla për çdo pasagjer, me televizor dhe me radio. Kështu, një udhëtim sado i gjatë lehtësohet në mënyrë të ndjeshme dhe e qetëson shumë gjendjen fizike dhe shpirtërore të udhëtarëve. Për të gjitha këto Safeti ka vite që ka menduar dhe investuar, çmimet e biletave janë ndër më të mirët në treg. Ka vetëm një peng të madh mjeshtër Safeti, një peng në trajtë dhimbjeje që e bën të lotojë çdo mëngjes, sepse pak vite më parë djali i tij, e ardhmja e agjencisë së udhëtarëve, Juli i paharruar, ndërroi jetë në një aksident automobilistik. Dhimbja dhe brenga janë të mëdha,

JEPI BOTËS ENERGJI POZITIVE! Fuqia e mëndjes është fuqia më e madhe në Botë. Rrethoje dhe kultivoje me energji

pozitive atë! Përdore në të mirën e njerëzve pa përjashtim! Ngulitja rrënjët në truallin e vlerave më të mira dhe natyrisht pema e dijes nuk do të vonojë të të japë ty dhe familjes tënde, frytet e mirësisë dhe begatisë pa kufi! Tregoje Veten!

Shkolla e Mesme “Vitrina” me Profilet: -E Përgjithshme -Mjekësore -Ekonomike -Hoteleri - Turizëm -Elektronike

e Deri m ht 6 Gus

1 Vit Shkollor 900 € / vit = 550 € / vit 1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

Të regjistruarit deri më datë 6 Gusht përfitojnë Kurs Anglisht Falas.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

mirëpo jeta vazhdon dhe aty në agjenci nuk e zëvendëson dot më askush dritën e syrit të tij, Julin. Para dy javësh ai ka dërguar disa herë autobusët e agjencisë së tij, për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve që kishin mbetur në kufi. Po kështu, falas udhëtojnë me autobusë të agjencisë “Vaka Juli Travel” edhe invalidët. Ja, ky është portreti i Safetit. Një burrë babaxhan, që nuk lodhet kurrë dhe nuk ndalet kurrë së uruari udhëtarët dhe bashkëpunëtorët, miqtë dhe dashamirësit, që nuk mungojnë kurrë në agjencinë e tij. Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

Gazeta 77 News Botimi Nr 147  

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you