Page 1

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 10.08.2012 VITI I - NR.157

Bashkim Merkaj...>>fq.5

MENDIMI POZITIV

7 hapa drejt mendimit pozitiv!

S

humica nga ne dë-shtojnë ploQendra e tësisht n ë arritjen Mendimit Pozitiv e një potenciali të plotë. Një shkollë mendimi e njohur si mendimi pozitiv pohon se arsyeja për këtë është që modelet tona të të menduarit na pengojnë të veprojmë në mënyrë efektive. Norman Vincent Peale, autori i best-sellerit “Fuqia e mendimit pozitiv” këshillon: “Kurdoqoftë që një mendim negativ shqetësues për fuqinë tënde personale të vjen në mendje, shpreh më ngadalë një mendim pozitiv për të anulluar atë negativ”. Kjo kërkon trajnim dhe praktikë. 1. Njih ëndrrat e tua! Është e pamundur të arrish destinacionin tënd nëse nuk e di se ku po shkon. Gjithashtu, është e pamundur t’i realizosh ëndrrat e tua, derisa ato të jenë të qarta, reale dhe sfiduese. Merr aq kohë sa të nevojitet për të formuluar ëndrrat e tua. 2. Vepro! Të vepruarit është diferenca mes një kërkese dhe një dëshire. Mos u shqetëso nëse ndjen se nuk ke mjaftueshëm energji. Energjia do të vijë në momentin që ti vepron dhe në asnjë moment më përpara. 3. Bëj një zotim! Një zotim është premtimi që i bën vetes për të vazhduar, për të ndjekur ëndrrat e tua pavarësisht se si mund të ndjehesh në ndonjë moment të caktuar. Nuk do të ndjehesh gjithmonë sikur po ndjek një varg veprimi. 4. Jeto në të tashmen! Kjo nuk do të thotë që ti duhet të harrosh të planifikosh të ardhmen, vetëm duhet të lirosh veten...

>> VIJON NË FAQEN 2

Emërimet në gjyqësor, Av. Merkaj: Duhet një reformim i strukturës së KLD-së! Kepi i Rodonit, rrugë e re për banorët e turistët!....f.2 Ikën Shaqiri nga SHISH, Nishani dekreton Visho Ajaz Likën!........................f.3 Hyn në fuqi strategjia e re e kthimit të pronave!....f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Departamenti i arkitekturës në kampusin universitar “Vitrina”!..f.7 Profil/ Ardjan Totoni: Ejani, “Boaljoti” ju qeras me një gotë verë Përmeti!.f.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E PREMTE, 10 GUSHT 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Kepi i Rodonit, rrugë e re për banorët e turistët!

Kepi i Rodonit

P

ër të shkuar në Kepin e Rodonit, thesarin natyror ende të pazbuluar mirë, të kushton më pak kohë dhe mund, sepse rruga e re tashmë është plotësisht e kalueshme. Një pjesë e asfaltuar dhe një pjesë e lënë në çakull, por e pajisur me sinjalistikat rrugore dhe një gjatësi mbi 5 km. Kjo rrugë lidh fshatrat Fushë Drac-Shetaj me

Kepin e Rodonit. Banorët e fshatit Shetaj thanë se më parë ky segment ka qenë i pakalueshëm. "Kjo ka qenë një rrugë e pakalueshme, disa nga automjetet që vinin vendosnin zinxhirë në dimër. Ndërsa tani falë kësaj ndërhyrje kjo rrugë është plotësisht e kalueshme", u shpreh një nga banorët e zonës. Ky investim është bërë nga qeveria

shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Rruga e re të çon deri në Kepin e Rodonit, në afërsi të kalasë së “Skënderbeut”. Benet Beci, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, detajon vendet ku janë kryer ndërhyrjet.“Ne kemi arritur të investojmë në një nga zonat më të bukura turistike. Ne kemi bërë ndërhyrje përgjatë fshatrave për të ardhur në Kepin e Rodonit, jo vetëm për pushuesit por edhe turistët që duan të mësojnë më tepër për trashëgiminë historike dhe kulturore”, shpjegoi Becaj. Por në këtë zonë janë të shumtë banorët që luten në kishën e “Shën Ndout”, në pak distancë nga Kepi i Rodonit. Kjo pasuri natyrore, me investimin e bërë tashmë po shton edhe numrin e pushuesve. “Është hera e parë që vimë këtu. Jemi nga Durrësi. Kemi ardhur të pushojmë familjarisht. Deti është i pastër. Pas plazhit do të hyjmë edhe në kishë”, u shpreh një nga pushuesit. Investimi për këtë rrugë arrin shifrën e 278 milion lekëve dhe u vjen në ndihmë 5500 banorë të këtyre zonave. Nga Irena Pepe Për më tepër: www.77news.al

Dhuna ndaj mjekëve, protestë në spitalin e Kukësit!

M

jekët e spitalit të Kukësit, kanë paralajmëruar ndërprerjen e shërbimit spitalor, në rast se nuk rriten masat e sigurisë. Shkak për këtë revoltë të mjekëve, pasi kanë zhvilluar edhe një protestë një orëshe, ka qenë dhunimi i vazhdueshëm nga pacientët apo të afërmit e tyre. Rasti më i fundit ka qenë ai i dhunimit të mjekut Mustaf Mustafa. Mjekët kërkojnë nga policia që të marrë masa për mbro-

jtjen e tyre gjatë orarit të punës. "Kulmi i kësaj pune është kur ne lajmërojmë organet e Degës së Brendshme dhe i tregojmë këto raste skandaloze, Dega e Brendshme i fsheh dhe i përzë duke na thënë ne se ikën vetë", shprehet mjeku Mustaf Mustafa. Dhuna e përsëritur konfirmohet edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik. "Ne si institucion kemi njoftuar drejtorinë e policisë së Kukësit pasi është e disata

herë që ndodhin ngjarje të tilla, por nuk kemi patur ndonjë rezultat. Në rast se nuk reagohet, do të zgjaten protestat", është shprehur nëndrejtoresha e Shëndetit Publik, Lume Elezi. Personeli mjekësor ka kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Shëndetësisë për të zgjidhur problemin e tyre. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

humbur, ai thjesht mund të humbasë në një akt brutal dhune psikologjike. Në këtë mënyrë ti do të heqësh një nga pengesat kryesore për arritje dhe pasigurinë personale. 6. Praktiko ‘‘Kaizen’’! ‘‘Kaizen’’ është një fjalë japoneze që i referohet një përmirësimi të qëndrueshëm dhe në rritje, sesa një kapërcim i papritur. Fokusohu në progresin tënd hap pas hapi, të bazuar në veprime konkrete dhe mos e shpenzo kohën tënde me “do të kem” ose “mund të kem”. 7. Përdor dialogun e brendshëm pozitiv!

Krijo zakonin e monitorimit të mendimeve të tua dhe klasifikimit të secilit mendim si pozitiv apo negativ. Nëse e kap veten duke rrëshqitur në mendime negative, bëj një përpjekje të vetëdijshme për të zëvendësuar mendimin negativ me një pozitiv. ‘‘Pozitiv’’ nuk do të thotë të mohosh realitetin e pakëndshëm, më saktë do të thotë t’i pranosh të dyja, realitetin e këndshëm dhe atë të pakëndshëm në një mënyrë konstruktive më mirë se në mënyrë destruktive. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 nga ankesat rreth të shkuarës dhe shqetësimeve për të ardhmen. Përgatite veten për të ardhmen, por mos u shqetëso për të. Të jetosh të tashmen do të kthejë energjinë e shpenzuar, të cilën mund ta përdorësh tani. 5. Respekto veten! Realiteti i vlerëson të dyja si fuqitë, ashtu edhe dobësitë e tua, por nuk i lejon ato të të përcaktojnë ty si person. Në vend që të presësh për fitore ose të luftosh për të treguar se je një person me vlera, thjesht prano vlerat e tua. Vetërespekti nuk duhet Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 10 GUSHT 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ikën Shaqiri nga SHISH, Nishani dekreton Visho Ajaz Likën!

Visho Ajaz Lika

B

ahri Shaqiri është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Shërbimit

Informativ Shtetëror. Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar shkarkimin e Shaqirit dhe emërimin në vend të tij të Visho Ajaz Likës “Presidenti i Repubikës Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 92, germa “f ” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, me propozimin të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajaz Lika”, thuhet në njoftimin për shtyp të botuar në faqen zyrtare të presidencës. Shkarkimi i Bahri Shaqirit

ishte paralajmëruar nga kryeministri Berisha pas ngjarjeve të 21 Janarit. Shaqiri u emërua në këtë post më 27 janar të vitit 2005. Visho Ajaz Lika ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Teknologjisë dhe Informacionit. Ai është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe është kualifikuar në Barcelonë. Kreu i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror ka mbajtur më herët detyra të larta në fushën e menaxhimit të rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike. Ai ka punuar gjithashtu në Ministrinë e Jashtme, Universitetin Politeknik dhe ka qenë kryetar i departamentit të shkencave kompjuterike. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Basha: Tirana me infrastrukturë europiane!

R

ruga “Gramoz Pashko”, në afërsi të Qytetit Studenti përfundon brenda dhjetë muajve. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili ka inspektuar nga afër punimet e kësaj rruge me një gjatësi rreth një kilometër. Kryebashkiaku është shprehur se ky është një nga projektet më të shtrenjta që paguhet nga buxheti i bashkisë dhe që hap siparin e modernizimit të infrastrukturës së kryeqytetit.“Projekti i sotëm hap siparin e investimeve publike për Bashkinë e Tiranës, në rrugë dhe kualifikime të blloqeve urbane të reja apo të vjetra. Zhvillimi i infrastrukturës së qytetit

dhe rikthimi i saj në parametra europiane, jo vetëm me asfalt por me kanalizime, me ujësjellësin, me rrugë me parametra europiane, me trotuare dhe gjelbërim, është projekti që inaugurojmë sot për rrugën “Gramoz Pashko”. Është një nga projektet më të shtrenjta që paguhet me fondet e buxhetit të Bashkisë dhe që do të bëjë të mundur përfundimin brenda 10 muajve të ardhshëm të kësaj traseje me gjatësi afro 1 km”, është shprehur Basha. Ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore, në rrjetin e kanalizimeve, si dhe në atë të zgjerimit të hapësirave të gjelbërta do të jenë në fokus të punës së Bashkisë së Tiranës,

në muajt në vijim. Investimet nisin me rehabilitimin e rrugës "Gramoz Pashko" dhe të zonës përreth për të vazhduar në disa segmente të tjera rrugore, jo vetëm në afërsi të qendrës por edhe në periferi. "Pesë rrugë të tjera do të hapen në të tjera minibashki të qytetit javën e ardhshme dhe gjithsej Bashkia e Tiranës me buxhetin e saj për vitin 2012, siç e ka miratuar në konsultim me këta banorë dhe kudo në Tiranë, do të financojë plot 47 segmente rrugore dhe 12 blloqe banimi", është shprehur Basha. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Kërkohen punonjëse pastrimi për një kompleks në Dhërmi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0695889038/për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 10 GUSHT 2012

EKONOMI

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Hyn në fuqi strategjia e re e kthimit të pronave!

P

as botimit në Fletoren Zyrtare, në 5 gusht ka hyrë në fuqi strategjia e re për pronën. Kjo strategji ka në themel kompensimin fizik dhe jo financiar me synim që deri në 2020 të kenë marrë zgji-

dhje çështjet e pronave. Në saje të afateve që janë parashikuar në këtë dokument, thuhet që brenda 2013 përfundon procesi i legalizimeve, si dhe verifikimi i titujve të pronësisë. Po në këtë vit, do të hyjë

në fuqi dhe harta e re e çmimeve zyrtare për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në 2014 pritet të përfundojë kompensimi i pronave dhe të përfundojë 100 për qind njohja e pronësisë së subjekteve të shpronësuara. Tre vite më vonë, në 2017 synohet të lirohet në mënyrë pëfundimtare të gjitha banesat e ish-pronarëve. Ndërsa faza e fundit, synohet që në 2020 të ketë forcim të sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes së tyre, deri në fazën e ekzekutimit sipas standardeve të GJEDNJ, në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Modernizimi dhe përmirësimi i informacionit do të bëhet nëpërmjet dixhitalizimit 100 për qind të sistemeve që kanë informacion për pasuritë e paluajtshme. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Ulet konsumi, FMN paralajmëron rritje ekonomike simbolike!

S

hqiptarët kanë ulur ndjeshëm konsumin. Referuar raportit të Institutit të Statistikave për muajin korrik ka patur një rënie të lehtë të çmimeve në mallrat e konsumit, por tregtia me pakicë ka rënë më shumë sesa çmimet. Çmimi i ushqimeve ka rënë 0,5 për qind, ndërsa shitja e tyre është ulur me 3,5 për qind. Megjithëse janë ulur çmimet në veshje, këpucë dhe shpenzime për banesën, ato nuk kanë ndikuar në shtimin e konsumit të qytetarëve. INSTAT ka bërë të ditur se e vetmja rritje çmimi është

regjistruar tek karburantët, çka ka ndikuar në uljen e konsumit. Kështu nafta u rrit me 2 për qind, shitja e saj me pakicë u ul me 18 për qind. Shkëmbimet tregtare kanë patur luhatje që nuk kanë ndikuar në përmirësimin e treguesve ekonomikë. Zhvillim pozitiv për ekonominë shqiptare ka shënuar rritja e eksporteve me Greqinë, Italinë dhe Spanjën. Banka Botërore dhe FMN kanë shprehur shqetësim për ritmet e ulëta të ekonomisë shqiptare, duke parashikuar një rritje vjetore simbolike dhe

shumë rreziqe për të. Midis rreziqeve kryesore renditet niveli ende i lartë i borxhit publik, i cili propozohet të ulet ndjeshëm bashkë me shpenzimet buxhetore. Deficiti tregtar është thelluar, por sfida kryesore mbetet ulja e deficitit buxhetor. Banka e Shqipërisë gjithashtu ka parë me shqetësim rënien e dukshme të konsumit të popullatës dhe tkurrjen e ndjeshme të kredive dhe shkëmbimeve bankare. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon menaxher terreni. Të interesuarit të telefonojnë në numrin e tel: 067 20 09 610/Për më tepër: www.njoftime.com

Njoftim: Vende pune të lira. 1. Mekanik, vend pune full-time, paga 500 euro deri në 800 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. 2. Web Designer, vend pune full-time paga nga 800 euro deri ne 1000 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. 3. Informaticien & IT, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. 4. Inxhinier Elektrik, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. 5. Inxhinier Hidraulik, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. 6. Inxhinier Ndërtimi, Konstruksione Metalike, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. 7. Arkitekt, vend pune full-time paga nga 1000 deri 1500 euro në muaj, varet prej eksperiencës dhe aftësive e rezultateve konkrete në punë. Aplikimet pranohen deri më 5 Shtator 2012

Adresa. Vitrina 1, Tiranë, pas Kryesisë së Kuvendit, Vitrina 2. Autostrada Tiranë-Durrës, Kampusi Universitar "Vitrina", pranë City Park.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 10 GUSHT 2012 Welcome to Albania!

SOCIALE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Emërimet në gjyqësor, Av. Merkaj: Duhet një reformim i strukturës së KLD-së!

Bashkim Merkaj

E

mërimet e gjyqtarëve janë një nga pikat kyçe në funksionimin normal dhe efikas të drejtësisë. Në lidhje me këtë temë, “77 News” intervistoi avokatin me përvojë 21-vjeçare në problemet e drejtësisë Bashkim Merkaj, i cili pasqyron problemet kryesore që vihen re në emërimin e gjyqtarëve. Sipas tij, reformimi i strukturës së KLD-së, si dhe funksionimi i duhur i Drejtorisë së Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë do të eleminonte “institucionin e ryshfeteve të majme”, të gjyqtarëve me qëllim funksionimin normal të pushtetit gjyqësor. Si ka funksionuar sistemi i emërimit të gjyqtarëve përgjatë këtyre 20 viteve? Sipas mendimit tim në lidhje me emërimet e gjyqtarëve ka pasur mangësi, veçanërisht në përzgjedhjen individuale e profesionale të tyre. Kjo do të thotë se

institucionet përkatëse që nga Ministria e Drejtësisë, deri tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë që janë dy institucionet bazë të rregullimit të marrëdhënieve, veçanërisht për emërimet e gjyqtarëve, nuk kanë ndjekur dhe zbatuar kriteret e duhura ligjore e profesionale, por kryesisht përzgjedhja e figurave të gjyqtarëve deri tani ka funksionuar mbi bazën e njohjes individuale, që funksionon nëpërmjet anëtarëve të KLD-së dhe gjyqtarëve që emëron. Avokat, ku bazoheni që arrini në një konkluzion të tillë? Në këto 20 vjet shohim fenomene të tilla si për shembull, ka anëtarë të KLD-së që kanë qenë më parë në ushtrimin e funksionit të avokatit dhe njëkohësisht bashkëshorti ose bashkëshortja e tij ushtron funksionin si gjyqtar. Pra ka disa raste të tilla dhe kjo gjë është tepër shqetësuese për funksionimin normal të drejtësisë shqiptare. E gjithë kjo sjell konflikt interesi të drejtpërdrejtë në cenimin e ushtrimit të funksionit të gjyqtarit. Gjithashtu, brenda një gjykate konstatohet se burrë e grua, njëri në funksion të gjyqtarit dhe tjetri të avokatit, sjellin lidhje nepotiste dhe të papajtueshme me ligjin për organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Veçanërisht në Gjykatën e Tiranës vërehen disa raste të tilla, që iu përmenda më sipër. Ndërkohë vihet re që emërimet në gjyqësor nga Gjykata e Shkallës së Parë, gjyqtari pa një karrierë profesionale, emërohet në gjykatat

më të larta. Kjo është në kundërshtim me rregullat e emërimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor. Tre raste të tilla i kemi në emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur kanë kaluar direkt nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ky fenomen vihet re edhe në Gjykatat Penale, jo vetëm në ato civile. Njëkohësisht përzgjedhja e magjistratëve na çon në dyshimin dhe konstatimin se nuk bëhet një përzgjedhje objektive, por subjektive sepse cilësia e tyre profesionale si gjyqtarë ka mangësi. Në këto kushte, si duhet vepruar? Për mendimin tim, jo të gjithë magjistratët, që përfundojnë magjistraturën duhet të ushtrojnë funksionin e gjyqtarit, por në bazë të kritereve profesionale duhet të ushtrojnë këtë funksion. Gjithashtu, konstatohet nga informacionet dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare si dhe përfaqësues politikë, që akuzojnë gjyqësorin se përzgjedhja dhe emërimi i kandidaturave kalon nëpërmjet “institucionit të ryshfeteve të majme”. Kjo përzgjedhje është konstatuar më tepër gjatë harkut kohor të funksionimit të KLD-së së presidencës së mëpashme, ç’ka mendojmë që kryetari i ri i KLD-së Z. Nishani si një figurë më dinjitoze duhet të reformojë kryesisht strukturën e KLD-së më anëtarë të rinj të pakompromentuar, si dhe reformimin e Drejtorisë së Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Kompania "Pespa Group" kërkon të punësojë asistent/e administrativ/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në e e-mailit: imobiliare@pespagroup.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

VITO HOTEL

HOTEL - BAR RESTORANT

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E PREMTE, 10 GUSHT 2012

KURIOZITETE Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë janë mesazhet subliminale? Mesazhet subliminale janë mesazhet, të cilat transmetohen tek të tjerët pa u vënë re. Pse ? Në psikologji, truri i një personi merr ose trajton informacion pa vetëdije. Këto mund të transmetohen përmes shkrimit, tingujve ose imazheve. Në çdo rast këto praktika bëhen për të vetmen arsye, të transmetojnë tek njerëzit mesazhe që ata duan të zënë mendjet e njerëzve. Nëse një informacion zë vend në trurin e njeriut, atëherë është më e lehtë të pranosh të biesh dakord me të. Mesazhet subliminale janë mesazhe të fshehta, të cilat vendosen në ndonjë objekt, e që njeriu nuk mund të perceptojë këto mesazhe në atë moment. Mesazhe të tilla nuk vërehen nga njerëzit, por truri i njeriut (nënvetëdija) i regjistron këto mesazhe. Psikologët konfirmuan se këto mesazhe ndikojnë në nënvetëdijen e njeriut, edhe pse njeriu nuk e kupton atë mesazh. Me fjalë të tjera, këto mesazhe janë ato mesazhe që njeriu nuk i sheh me sy, nuk i dëgjon me veshë por që regjistrohen në trurin (nënvetëdijen), e që kanë pasoja të rënda në stilin e jetës sonë!. Përgatiti: Estela Xhafa Për më tepër: www.banka-ideve.com

Facebook, ja çfarë ndodh gjatë një minute! N ë Fa ce b o o k , 5 0 0 m i l i o n ë p ë r dorues çdo minutë bëjnë mbi 50 mijë shpërndarje. Kjo është një sasi mahnitëse informacionesh. Shtoni edhe mbi 66.000 foto të p ë r b a s h k ë ta n ë 1 3 5 . 0 0 0 fo t o g ra f i t ë h e d h u ra ç d o m i n u t ë , d i ku g at i

80 mijë p ostime “Gëzuar ditëlind j e n” d he mbi 98.000 sho k ë të p ra nu ar. Me k ë të ku pto ni se sa i rën dësishëm është komunikimi dhe pse Face b o o k ë shtë kaq i ma dh. Përg at it i: Amazon a Ka d r iu Për më tepër : w w w.n ew n ew s.a l

Restoranti "Kaon BrewHouse" kërkon të punësojë ndihmës banakiere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: hr@kaonbeer.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 10 GUSHT 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Departamenti i arkitekturës në kampusin universitar “Vitrina”!

Otjela Lubonja

P

77 NEWS

ërgjegjësja e departamentit të arkitekturës në Fakultetin e Arkitekturës në SH.L.P ''Vitrina'', Dr.proc Otjela Lubonja flet për objektivat e këtij departamenti dhe punën e bërë nga pedagogët dhe studentët, në një intervistë për ''77 News''. Cilat janë disa nga pikat kryesore që pasqyrojnë punën e vitit akademik 20112012? Viti akademik përgjithësisht ka rezultuar pozitiv. Procesi mësimor është zhvilluar sipas programit të përcaktuar, ku përveç dhënies së bazës teorike, studentët kanë patur mundësi të zhvillojnë edhe orët e praktikës mësimore. Arkitektura është një degë e cila përmban pesë vite studimi. Pas përfundimit të pesë vjeçarit studenti del me titullin

Master i Shkencave në Arkitekturë. Si është zhvilluar procesi i praktikës mësimore? Së pari dua të theksoj faktin që studentët janë treguar mjaft entuziastë për zhvillimin e praktikës. Këtë vit akademik ne kemi zhvilluar një praktikë një javore në terren. Ndalesa e parë ka qenë përreth zonës ku ndodhet qendra tregtare TEG, ndalesa e dytë ishte te Liqeni Artificial, ku studentët kanë analizuar objektet nga ana arkitektonike dhe konstruktive. Praktika vijoi më tej në aeroportin Nënë Tereza, ku dhe në këtë rast studentët kanë analizuar të gjitha funksionet e objektit. Në ditët e tjera të praktikës kemi punuar në qendër të Tiranës, ku u bë analiza e objekteve dhe shesheve. Si konkretizohet puna e studentëve në mbyllje të vitit akademik? Një pikë e rëndësishme e arkitekturës është realizimi dhe prezantimi i projekteve. Këto projekte janë në gjendje të flasin për të gjithë punën e studentit, gjithçka e mësuar vihet në jetë me anë të tyre. Projektet së pari paraqiten në 20 apo 30 faqe, në formatin A2 ose A3, më pas realizohen maketet, për të sjellë një ilustrim konkret. Në kampus ndodhen tre salla laboratorike, ku janë paraqitur maketet dhe punimet e tjera të studentëve të arkitekturës. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Në punë do keni ide shumë të mira për të ecur para. Dëgjojini këshillat e atyre me më eksperiencë dhe suksesi do jetë i juaji. Demi: Në jetën profesionale nuk do ketë ndryshime të medha por nuk do keni as probleme të rënda. Binjakët: Do ndiheni të frymëzuar nga diçka sot dhe do bëni ndryshime në jetën tuaj në çift. Gaforrja: Pak nga pak edhe në planin financiar fati do iu buzëqeshë. Luani: Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje të vogla me ata që kanë në krah, por asgjë e rëndë nuk do ndodhë. Virgjëresha: Kujdes me buxhetin! Ai nuk do jetë i mirë kështu që duhet të kurseni sot për të pasur rezerva më vonë. Peshorja: Mos u kënaqni me financat që keni. Gjeni mënyrën e duhur që ato të shtohen sa më shumë në të ardhmen. Akrepi: Planetet do iu bëjnë me humor të keq sot dhe nuk do jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë. Shigjetari: Beqarët do kenë shumë nevojë për të krijuar një lidhje dhe sot do mund ta realizojnë dëshirën. Bricjapi: Më në fund edhe për financat do vijë një ditë e qetë. Buxheti do të stabilizohet dhe ju nuk do keni probleme. Ujori: Partneri do iu thotë diçka që do iu mërzisë shumë sot. Mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe ta harroni sepse nuk do mund të dilni dot nga kjo situatë. Peshqit: Më në fund do mblidhni frytet e një pune të gjatë dhe të lodhshme. Ruani një marrëdhënie të mirë edhe me kolegët.

Sallon Bukurie"Hair Style B@B" kërkon të punësojë parukiere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0692710586/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 10 GUSHT 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ardjan Totoni: Ejani, “Boaljoti” ju qeras me një gotë verë Përmeti!

N

ë qytetin e Përmetit, lulet dhe pjergullat e rrushit nuk mungojnë kurrë. Ato janë kudo. Në sheshin e bardhë dhe në lulishtet e qytetit, në oborret e shtëpive dhe në vilat e ndërtuara me merak, nga duarartët përmetarë. Një ndër këto vila, është ajo e sipërmarrësit Ardjan Totoni. Kultivues vreshti, por edhe lulesh, trëndafilësh me aroma të papërsëritshme, mëllagash shumëngjyrëshe. Sipërmarrës në biznesin e prodhimit të verërave dhe të rakisë, trashëguar nga të parët e tij. Së fundmi, nga babai Sotir Totoni, një prej 3-4 zanatçinjve, apo teknologëve më të mirë në nxjerrjen e verës e të rakisë në Përmet. Shtëpia e vjetër, kujton Ardjani, i ngjante një qilari të madh. Mbushur me voza dhe kazanë, ku nxirret vera dhe rakia. Ja tek jemi në vitin 2012. Ardjani nuk ka shumë që është kthyer nga emigracioni, nga vendi fqinj Greqia. Gjëja e parë që bëri, bleu tokë dhe ndërtoi vilën me bodrum të madh, ose qilar, rreth 150 m2. Kazanët e mëdhenj i solli nga qilarët e vjetër të babait, edhe makinën e shtypjes së rrushit, si lëndë e parë për nxjerrjen e verës dhe të rakisë. Aty bëhet veçimi i bistakut dhe i frenjës nga lëkura. Pastaj nis përpunimi i kokrrave, i lëngut që del prej tyre. Gjithë masa e përftuar pas shtypjes dhe veçimit, hidhet në vaskat e fermentimit. Rrushi është safi vendi, varieteti Debin, i vreshtave të Përmetit, Leskovikut dhe ka raste, edhe i Skraparit, me të cilin nxirret vetëm verë e bardhë dhe raki. Por, në qilar vjen edhe rrushi Moscat, Kabërneti, me të cilin nxirret verë e kuqe. Ardjani thotë se zakonisht sjell rreth 250 kv rrush në qilar, nga të cilat 150 kv janë nga vreshti i familjes. I gjithë procesi kryhet në bazë të standardeve të njohura, që mbajnë emrin “Boaljoti”. Vera kërkon një kohë të gjatë, prej 6-7 muajsh të stazhiono-

Ardjan Totoni

het dhe ajo mund të dalë në treg vetëm në majin pasardhës, pas përpunimit të rrushit. Por, në qilarin “Boaljoti” gjen edhe verë të vjetër 10-vjeçare e lart. E gjithë sasia e lëndës së parë të përpunuar, hidhet në voza 200 litërshe, por edhe më të mëdha, 2.000 litërshe. Kur ajo hidhet përfundimisht në shishet 1.5 litërshe dhe bidonë 3 dhe 5 litërshe, është si mjaltë. E shëndetshme dhe ilaç, thonë përmetarët. Verë për kokën e verës, nga ajo e “Boaljotit”, thonë tregtarët dhe qytetarët, që

KRIJO HAPËSIRËN TËNDE! Fillo të realizosh projektin tënd personal. Mos lejo të ta

devijojnë, e të të shpërhapin fokusin e energjive të tua. Jeto në harmoni me ambjentin, me familjen, me miqtë dhe shoqërinë, por gjithmonë mos iu ndaj përmbushjes së qëllimeve të tua personale. Rritja jote personaledhe profesionale varet vetëm nga ti! Tregoje Veten!

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

- Menaxhim Marketing - E Drejtë Penale - Administrim Vendor dhe Ekzekutiv - Informatikë

- Financë – Bankë - E Drejtë Civile dhe Tregtare - Komunikim Politik - Elektronikë

2000 € = 660 € 2000 € = 660 € 2000 € = 660 € 2000 € = 660 €

Përfito falas: Kurs special për Spoken English

1 Vit Konvikt + Mensë = 1500 €

2000 € = 860 € 2000 € = 860 € 2000 € = 860 € 2000 € = 860 €

Deri më 12 Gusht

e blejnë me sevda verën që nxjer Ardjani. Por ai nuk harron të na nxjerrë për qerasje edhe një gotëz të vogël me raki, të nxjerrë me rrush Moscat. Ajo është perlë e kaluar perlës. Ardjani thotë se deri më tani, nuk është ngutur të nxjerrë sasi të mëdha rakie. Se atë e nxjerr më pak, por me këtë rast ai teston shijet e atyre që e pijnë dhe tregtarëve nga Përmeti dhe zonat përreth. Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

Gazeta 77 News Botimi Nr.157  

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you