Issuu on Google+

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E SHTUNË, 15.09.2012 VITI I - NR.193

...>>fq.3

MENDIMI POZITIV

Çelësi drejt suksesit është i fshehur tek ju!

T

ë mësosh një gjuhë është një Qendra e proces i gjatë dhe i Mendimit Pozitiv komplikuar dhe çdo njeri që e ka provuar bie dakort. Një nga gjërat më të vështira dhe sfiduese është të bësh ndryshimin nga bankat e shkollës në botën reale. Në klasë çdo njeri e di se ju jeni pjesëmarrës dhe gabimet lejohen. Të flasësh një gjuhë tjetër jashtë klasës është diçka krejtësisht ndryshe dhe shpesh pjesëmarrësit humbasin sapo hedhin hapin e parë jashtë derës. Shumë njerëz ngatërrojnë aparencën fizike dhe shumë karakteristika të jashtme të një individi dhe të personalitetit të tij. Kur flasin për një personalitet të mrekullueshëm, ata i referohen gjatësisë, peshës, qëndrimeve dhe pamjes së jashtme. Nëse ju mendoni që është thjesht aparenca fizike e një personi që përcakton personalitetin, është koha që të rimendoni. Është e vërtetë që aparenca fizike ka rëndësi. Qëkur shumica prej tyre shkon përtej fuqisë dhe kontrollit tuaj, është e kotë të harxhoni kohën dhe energjinë duke menduar për to. Edhe pse aparenca fizike mund të ndihmojë, ka shumë aspekte të tjera që kontribuojnë shumë në personalitetin e dikujt. Sot, personaliteti konsiderohet si “ Imazh i kohës” për një individ. Në terma të thjeshtë përbëhet nga 3 aspekte: Karakteri i njeriut. Sjellja e tij/e saj. Qëndrimi ndaj njerëzve. Në thelb, zhvillimi i personalitetit është përmirësimi i sjelljes,... >> VIJON NË FAQEN 2

Këshilli i Legjislacionit, Euralius: Me rëndësi, heqja e imunitetit! Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Ballsh!...................................f.2 Invalidi: Kam 15 vite që udhëtoj me tren nga Elbasani në Tiranë për të lypur!........................f.4 Intervistë/Promovimi i turizmit malor në Pukë, Prendi: Më shumë hapësira punësimi!...................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Anisa Agolli: Tek ‘‘Vitrina’’, studenti ndihet i vlerësuar!.............f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Ballsh!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

L

ëvizja Shqipëria e Re në vijimësi të organizimit të tryezave me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, është ndalur në qytetin e Ballshit. Të rinjtë e këtij qyteti kanë ngritur problematikat kryesore të arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale si dhe kanë dhënë propozime konkrete për zgjidhjen e tyre. Sipërmarrësi Bejkush Brahushaj është shprehur se në shkollat e Ballshit mungojnë librat, çka e bën të vështirë shkollimin e brezit të ri. Përsa i përket punësimit, ai ka propozuar që të zhvillohet arsimi profesional në mënyrë që të rinjtë të marrin një zanat. “Shkolla e mesme nuk duhet të jetë

vetëm e përgjithshme, duhet të ketë edhe shkolla profesionale. Nuk mund të shkojnë të gjithë në universitet. Ballshi ka nevojë për disa shkolla zanati për të rritur punësimin. Në institucionet shtetërore mund të punësohesh vetëm sipas bindjeve politike”, është shprehur Brahushaj. Gentian Brahushaj ka vënë në dukje se në spital nuk ofrohet asnjë shërbim nëse nuk paguan. “Jo vetëm kaq, por në Ballsh mungojnë medikamentet. Këtu maksimumi mund të të japin ndihmën e shpejtë, ndërsa për ndërhyrjet e tjera duhet të shkosh në një qytet tjetër”, ka nënvizuar Brahushaj. Maturanti Ardit Shehaj, ka denoncuar korrupsionin në arsim.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin e punësimit partiak. Ai ka theksuar se secili duhet të futet në punë sipas meritave, ndërkohë që sipas tij, në Ballsh kjo nuk ka ndodhur në të gjitha vitet e pluralizmit. Erjon Lamaj është shprehur i shqetësuar për nivelin e lartë të papunësisë dhe lënien në harresë të njerëzve në nevojë. Ndërsa, Eraldo Ballaj maturant, ka shfaqur pakënaqësinë e tij për mësuesit, që sipas tij nuk i japin nxënësve notat që meritojnë nëse nuk i japin rryshfet. Spitali, sipas tij, është kthyer në urgjencë. Marjus Lolaj, përsa i përket arsimit në Ballsh, ka theksuar se e vetmja mundësi për t'u shkolluar janë shkollat private.“Mësuesit kërkojnë para kundrejt dhënies së notave kaluese”, ka theksuar ai. Florian Merizaj ka vënë në dukje se është shumë e vështirë të punësohesh në Ballsh. Ai ka theksuar se ka shumë të rinj të diplomuar që janë të papunë, për shkak të korrupsionit. Shqetësime të tjera të ngritura në këtë takim me të rinjtë e Ballshit kanë qenë mungesa e qendrave kulturore dhe këndeve të lojrave për fëmijët. Të rinjtë janë shprehur të shqetësuar edhe për shpërndarjen e institucioneve. Sipas tyre, për shumë dokumente iu duhet të udhëtojnë deri në Fier, çka kushton para dhe kohë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Nëse personaliteti është zhvilluar në një bazë solide vlerash dhe etike, ai do të zgjasë përgjithmonë. Buzëqeshjet fallso dhe mënyrat e veçanta mund t’i tërheqin të tjerët për një periudhë të shkurtër kohore. Sidoqoftë, janë përjetime të shkurtra dhe nuk e ndihmojnë përmirësimin e përsonalitetit. Sjellja e mirë dhe bashkëpunimi e bëjnë një person popullor. Si rezultat, mundësitë e progresit dhe suksesit të tij janë më të shumta. Njërëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme rreth asaj se çfarë e bën të plotë personalitetin e një personi. Personi që dëshiron të përmirësojë personalitetin e tij, duhet të ketë dëshirë dhe vendosmëri; duhet të identifikojë drejtimin e qëllimeve të tij për ta arritur atë. Sapo të ketë marrë 3 hapat e mësipërm,

personi duhet t’i përkushtohet detyrës së arritjes së qëllimit të tij. Çdo qënie njerëzore është një krijesë unike. Sidoqoftë, si shtesë për komponentët e zakonshëm, çdo njeri duhet të zhvillojë karakteristikat e personalitetit të tij. Gjithmonë kujtoni se të ndiqni verbërisht dikë të suksesshëm nuk do t’iu çojë kurrë në drejtimin e drejtë për ju. Ekzistojnë mundësi të pafundme brenda jush për të zhvilluar personalitetin tuaj me karakter të fortë, ju duhet t’i njihni dhe t’i kuptoni këto mundësi. Çelësi drejt suksesit është i fshehur tek ju. Personaliteti, aftësitë, mendimet dhe idealet tuaja janë të gjitha shumë të rëndësishme në përcaktimin e karakterit tuaj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 aftësive komunikuese, marrëdhënieve ndërpersonale, qëndrimit kundrejt jetës dhe etikës. Karakteri mund të konsiderohet si faktori bazë që përcakton personalitetin e një individi. Ka shumë psikologë të cilët thonë që përmirësimi i karakterit dhe sjelljes influencon gjërësisht personalitetin e dikujt. Është një fakt që të gjithë faktorët e tjerë para një personaliteti të fuqishëm bëhen të pavlefshme, nëse personit i mungon një karakter dhe një sjellje e mirë. Personaliteti është si një ndërtesë. Ashtu si një ndërtesë mund të ekzistojë vetëm nëse ka themele të forta, një personalitet mund t’i impresionojë të tjerët, vetëm nëse ka një bazë të fortë. Themeli i fortë plotësohet nga karakteri dhe sjellja. Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Këshilli i Legjislacionit, Euralius: Me rëndësi, heqja e imunitetit!

Këshilli i Legjislacionit

K

ëshilli i Legjislacionit për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste ka nisur seancën dëgjimore me grupet e interesit. Përfaqësuesit e Euralius në këshill e kanë

cilësuar si shumë të rëndësishëm heqjen e imunitetit, ndërsa u kërkua rikonfigurimi i sistemit gjyqësor dhe pavarësia e tij. Sakaq, përfaqësuesit e OSBE kërkuan që të hiqet imuniteti si dhe të arrihet pavarësia

e institucioneve si një domosdoshmëri për ecurinë e vendit. Në këtë kuadër u theksua se çështja e imuniteteve është një çështje që duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetari i KLD Elvis Cefa tha se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të këtij këshilli nga politika. Këshilli i Legjislacionit e nisi mbledhjen me konfirmimin e pranisë së të ftuarve, por pa praninë e përfaqësuesve nga Prokuroria e Përgjithshme. Kujtojmë këtu se paketa kushtetuese e propozuar nga Partia Socialiste lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar. Për më tepër: www.77news.al

Vrasja e kryekomisarit, Nishani: Akt i rëndë kriminal!

K

reu i shtetit Bujar Nishani i ka shprehur dje ngushëllimet familjes së kryekomisarit Adem Tahiri, i cili u vra në krye të detyrës. Në mesazhin e tij drejtuar familjes Tahiri, presidenti Nishani thekson se rënia në krye të detyrës i Ademit është një humbje e madhe për familjen, por edhe për kolegët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kreu i Shtetit e konsideron vrasjen e Kryekomisarit Tahiri, një akt të rëndë

kriminal ndaj forcave të rendit që me përkushtim dhe disiplinë punojnë për garantimin e rendit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve. “Shpreh bindjen e thellë se pavarësisht egërsisë dhe pabesisë që mund të shfaqin krimi dhe kriminelët, nuk do të munden ta thyejnë forcën e shtetit dhe ligjit, nuk do të munden ta përkulin kurajën dhe trimërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, nuk do të munden t`i shpëtojnë ndëshki-

mit të drejtësisë” thekson Nishani. Gjithashtu, kreu i shtetit i ka bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve që shërbejnë në forcat e policisë të qëndrojnë akoma më fort në betejën e tyre me krimin pasi sipas tij, në krah të tyre është i gjithë populli. Presidenti Nishani kërkon nga të gjitha strukturat shtetërore, që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët e saj. Për më tepër: www.77news.al

Delta sh.a ofron vend pune shitës/e. Të interesuarit të paraqesin CV në adresën e–mail: info@delta.al/Për më tepër: www.njoftime. com

Ofertë unike

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi. Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 290 euro deri më datë 17.09.2012 E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master. Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 17.09.2012

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Invalidi: Kam 15 vite që udhëtoj me tren nga Elbasani në Tiranë, për të lypur!

Ali Kasa

B

abai i pesë fëmijëve Ali Kasa, 64-vjeç nga Papëri i Elbasanit, edhe pse është “invalid”, udhëton (çdo ditë) nga Elbasani në Tiranë prej 15 vitesh, me qëllim që të lypë e të fitojë ndonjë të ardhur për familjen e tij të madhe. Në vitin 1993, shëndeti i tij u dëmtua seriozisht pasi e shtypi treni e për pasojë humbi njërën këmbë si dhe funksionimin e duarve. 64 vjeçari tregon për “77 News” se nuk trajtohet me asnjë lloj pensioni nga shteti dhe kjo gjë e ka detyruar që të lypë tek “Stacioni i Trenit” në Tiranë, duke kërkuar lëmoshë nga

kalimtarët. Ku banoni dhe si u aksidentuat? Unë banoj në Papër të Elbasanit dhe kam pesë fëmijë. Në datën 20 gusht të vitit 1993 u aksidentova, pasi nga pakujdesia rrëshqita në shinat e trenit e për pasojë m’u pre njëra këmbë si dhe humba disa gishtërinj të duarve. Sa vite keni që lypni dhe përse keni zgjedhur Tiranën për të kryer këtë “profesion”? Duke qenë se nuk punoja si më përpara, nga varfëria e madhe që kishte familja ime, unë detyrohem që të vi çdo ditë nga Elbasani në Tiranë, këtu tek “Stacioni i Trenit” dhe të lyp në mes të bulevardit, duke kërkuar lëmoshë nga kalimtarët. Kam 15 vite që bëj këtë punë dhe të gjithë banorët tek zona e stacionit të trenit më njohin dhe mesa kanë mundur më kanë ndihmuar. Por përsëri të ardhurat e mia (7 mijë lekë të vjetër në ditë) janë të pamjaftueshme për familjen time të madhe prej 7 anëtarësh. Të lypësh është e vështirë dhe më vjen turp që ulem në rrugë e kërkoj lëmoshë nga kalimtarët, por nuk kam çfarë të bëj, jam i detyruar. Unë vij në Tiranë sepse këtu ka më shumë njerëz dhe fitoj më shumë. Ju keni dëmtuar këmbët dhe krahët, a jeni interesuar për pension invaliditeti? Menjëherë pas aksidentit dhe mjekimeve intensive, iu drejtova Institutit të

Sigurimeve Shoqërore Elbasan, por punonjësit e administratës më thanë që nuk e përfitoj pensionin e invaliditetit pasi nuk jam aksidentuar në punë. Kjo përgjigje m’u duk e çuditshme pasi si mund të jetoja unë pa duar e pa këmbë? Askush nuk më ndihmoi që të më përkrahte në ato momente të vështira. Gjithashtu, para tre vitesh kam shkuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Elbasan (pasi unë kam shumë vite punë), por nuk m’u mundësua pensioni i pleqërisë, sepse duhet të derdhja 1 milion lekë të vjetër kontribute, me qëllim që të përfitoja atë që më takon me ligj. Në ç’kushte jeton familja juaj dhe si e përballoni jetesën? Unë detyrohem që të vi çdo ditë me tren nga Elbasani në Tiranë duke paguar çmimin e gjysmës së biletës, pasi nuk është dhe aq shtrenjtë. Familja ime prej shumë anëtarësh jeton në një barrakë e ndërtuar me llamarina dhe të gjithë fëmijët dhe bashkëshortja merren me bujqësi. Deri më sot s’kemi bërë ndonjë kërkesë për strehim në Komunën Papër të Elbasanit. Nga shteti do të doja sa më parë që të zgjidhej çështja e pensionit tim, sepse nëse do ta përfitoja atë prej kaq vitesh, nuk do të kisha përfunduar në rrugë ashtu siç edhe ju më shihni. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Alban Hajdarmataj ofron vend pune shitëse. CV në adresën e–mail: alban.hajdarmataj@hotmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( ( Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Word-Exel, plus PowerPoint, Point, plus Power plus AnglishtEnglish plus Spoken

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti,

)

Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. - E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë

==410 410euro euro

)

pa pa asnjë detyrim tjetër. asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator. Afati i regjistrimeve deri me date 17 Shtator.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012 Welcome to Albania!

INTERVISTË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale , ide dhe perspektiva 2012-2021 në Pukë”!

Promovimi i turizmit malor në Pukë, Prendi: Më shumë hapësira punësimi!

Pal Prendi

P

al Prendi, qytetar i Pukës, në një intervistë për “77 News” thotë se zhvillimi i turizmit malor në këtë qytet si dhe i vreshtarisë do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike si dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësimit. Sipas tij, pushteti vendor duhet të promovojë qytetin me synim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve dhe investitorëve, pasi Puka ka shumë peizazhe të bukura. Lidhur me tryezat e organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në të gjithë vendin, ai i cilëson këto të fundit të domosdoshme dhe mundësi për të organizuar rininë. -Si paraqitet situata e punësimit në qyte-

tin e Pukës? Hapësirat e punësimit në Pukë janë të pakta. Të rinjtë përgjithësisht largohen nga ky qytet. Mundësi e vetme për t'u punësuar është shkolla ose spitali si dhe në Bashki. Hapësira të tjera nuk ka, vetëm nëse individi arrin të hapë një biznes e të vetëpunësohet. -Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën? Puka është një vend i mrekullueshëm, me bukuri të shumta natyrore, të cilat po të shfrytëzohen për turizëm, do të sillnin mirëqenie dhe hapësira punësimi. Gjithashtu, edhe nëse do të zhvillohej vreshtaria, do të sillte përfitime. Fermerët duhet të suven-

cionohen. Dikur, Puka ka prodhuar mollë të cilat konkuronin Korçën. -Si funksionon sistemi arsimor në Pukë? Sistemi arsimor funksionon mirë. Shkollat janë në gjëndje të mirë edhe stafi i mësuesëve përkushtohet ndaj nxënësve. Në fshatra situata ka nevojë për përmirësime, pasi shumë klasa bëjnë mësim bashkë. Kjo situatë kërkon ndërhyrje. -Si funksionojnë shërbimet sociale? Ndihma ndaj familjeve në nevojë është e pakët. Përkrahja mungon edhe për personat me aftësi të kufizuar. Ndërsa, shërbimi në spital është shumë i mirë dhe bluzat e bardha janë shumë të përkushtuara. -Lëvizja Shqipëria e Re, do të organizojë në qytetin e Pukës një tryezë, e cila do të mbledhë rreth vetës të rinj të shumtë, për të dhënë ide konkrete sesi mund të përmirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike më pas do të krijojë edhe platformën e ideve, të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. Si i shihni të tilla organizime? Këto organizime janë shumë të mira. Ka ardhur koha të dëgjohen të rinjtë. Tryezat duhet të ishin zhvilluar më parë. E ardhmja është në duart e brezit të ri. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

T. D ofron vend pune Account Manager/Horeka. CV në adresën e–mail: administrata@topdistribution.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Fasada me motive të qenit dalmatin! N

jë familje kroate ka ngjyrosur shtëpinë e tyre me ngjyra, që kujtojnë qenin e llojit dalmatin. Goran Tomasiq, 52-vjeçar dhe gruaja e tij Karmen, 35-vjeçare, kanë ngjyrosur shtëpinë e tyre, në fshatin Pribislavec, me ngjyrë të bardhë dhe njolla të zeza, siç i kishte qeni i tyre Bingo, që është goditur nga një makinë. "Më duhet të pranoj se në fillim frikësoheshim se çfarë do të thoshin fqinjët tanë, por e kemi dashur shumë Bingon dhe patjetër donim ta bënim këtë gjë. Kemi dashur që të gjithë të dinë se çfarë rëndësie kishte ai për ne si dhe për ta kujtuar atë përgjithmonë”, ka thënë Goran. Përgatiti: Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

Rërë e zezë… Plazh me rërë të zezë, jo vetëm që ekziston por është mjaft interesant. Rëra e zezë e plazhit është bërë me basalt dhe krijuar nga llava që shpërthen në oqean. Bëhet fjalë për plazhet e Punalu-s në ishujt Hawai. Plazhi është me një natyrë të shkëlqyer, ku shijon jo vetëm diellin e nxehtë por edhe pamjen

përrallore që ofron për syte, që është e veçanta e rërës së zezë. Zhytja në ujërat e detit është paksa e rrezikshme, pasi zona është shumë shkëmbore, ndaj turistët janë të mirëinformuar për zonën, që mbetet të themi rrezik për ata që nuk kanë njohuri për këtë. Përgatiti: Xhulia Zefi Për më tepër: www.newnews.al

MEGATEK S.A ofron pune për Manaxher Rajonal Shitjesh. CV në adresën e–mail: burimenjerezore@megateksa.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Anisa Agolli: Tek "Vitrina", studenti ndihet i vlerësuar!

A

77 NEWS

nisa Agolli studion në ciklin Bachelor në fakultetin e Shkencave Politike në universitetin "Vitrina". Anisa na priti shumë e buzëqeshur në shtëpinë e saj, bashkë me nënën, për të ndarë me ne një orë nga dita e saj dhe për të na rrëfyer mbi studimin dhe pasionet e saj. "Unë doja të studioja shkenca politike, pasi më pëlqen të di gjithçka mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zgjodha universitetin "Vitrina" për arsye se vlerëson studentin dhe ka disiplinë ", shprehet Anisa. Në këtë intervistë për "77 News", Anisa thotë se pedagogët punojnë me shumë përkushtim. "Pedagogët janë shumë të përgatitur dhe përveç mësimit, ne në universitet kemi ndjekur edhe shumë seminare shkencore me të ftuar nga fusha e politikës dhe medias, unë i kam ndjekur me shumë dëshirë dhe kam mësuar shumë prej tyre’’, shprehet studentja e Shkencave Politike. Gjatë këtij

takimi, zbuluam disa gjëra interesante për Anisën mbi pasionet e saj. "Unë pikturoj, madje disa nga pikturat e mia qëndrojnë të varura në muret e shtëpisë, më pëlqen ta shijoj gjatë pikturën", na tregon Anisa. Zonja Agolli tregon se gjithnjë e ka mbështetur Anisën në zgjedhjet dhe dëshirat e saj. "Anisa ia ka dalë vetë mbanë, pasi unë punoj dhe nuk kam shumë kohë t’i dedikohem, por vërtet ajo ka ecur mirë sepse tek "Vitrina" ajo ka gjetur veten dhe studion me shumë dëshirë", shprehet zonja Agolli. Në fund të këtij takimi, Anisa na zbulon dhe një tjetër pasion, muzikën. "Kam kënduar që fëmijë dhe mendoj të jem pjesë e konkurseve apo festivaleve të këngës nëse arrij ta menaxhoj kohën, pasi aktualisht i jam dedikuar studimeve’’, përfundon intervistën Anisa. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Yjet do iu ndihmojnë ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj në çift sot. Demi: Klima në jetën tuaj sentimentale do jetë mjaft sensuale dhe romantike. Të dy me partnerin, do jepni shumë nga vetja që gjërat të shkojnë më së miri. Binjakët: Tensioni do të ekzistojë sot në jetën tuaj në çift. Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Gaforrja: Të stimuluar nga planetët, do tregoheni më të ëmbël me atë që keni në krah. Luani: Venusi do inf luencojë së tepërmi jetën tuaj në çift sot dhe do favorizojë së tepërmi jetën intime. Virgjeresha: Ata që janë në një lidhje, nuk do kenë për çfarë të qahen gjatë kësaj dite. Peshorja: Nuk do keni as problemin më të vogël gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale dhe do ia kaloni mirë me të dashurin e zemres. Akrepi: Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj në çift. . Shigjetari: Pritet që kjo ditë të jetë pozitive për ata që janë në një lidhje. Bricjapi: Nën influencën e Uranit, do kaloni një ditë të bukur sot. Ujori: Mos u tregoni shumë kritikë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah sepse do lindin debate të mëdha. Peshqit: Ju që jeni në një lidhje duhet të tregoheni më optimistë për të ardhmen.

KAPPAOIL ofron vend pune Menaxher Shitjesh për Industrinë. CV në adresën e –mail: info@kappaoil.com.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 15 SHTATOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Mirësevini në hanin "Prelë Tinaj" në Vermosh! Turizmi në Vermosh, aty ku ndjehen mirë adhuruesit dhe eksploruesit e natyrës!

H

ani "Prelë Tinaj" ndodhet në Lagjen Maliaj të Fshatit Vermosh, në pikën me veriore dhe më të frekuentuar nga turistët në vend. Freskia, qetësia, bukuritë natyrore, mikpritja dhe shërbimi cilësor janë avantazhet e kësaj shtëpie, të cilën e bëjnë shumë tërhëqëse për një numër të madh pushuesish nga krahina të ndryshme të vendit dhe turistë të huaj të apasionuar pas klimës dhe madhështisë së maleve, eksplorues të natyrës. Ky han përbëhët nga tre dhoma dhe nëntë shtretër të rehatshëm, të qetë, të akomoduar bukur dhe veçantë. Guzhina, tualeti dhe dhoma e ndenjës janë poashtu të sistemuara këndshëm dhe të ngjallin ngrohtësinë e një shtëpie shumë mikpritëse. Çmimi është mëse ekonomik, 25 €, i cili përfshin gjithçka, si: fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën. Ushqimi që shërbejnë për vizitorët, që tashmë janë bërë miqtë e tyre, është ai tradicional, i gatuar nga duart e këtyre pronarëve dhe i marrë nga bjeshkët e Vermoshit, të gjitha ushqimet janë bio. Pranë këtij hani, ditët tuaja të qëndrimit do të jenë të mrekullueshme, të mbushura me aktivitete nga më të ndryshmet dhe shumë argëtuese. Stafi i përkryer i këtij hani do jetë një shoqërues shumë i mirë për të vizituar bukuritë që natyra i ka falur këtij vendi, si: ujëvarat, shpellat, lumenjtë, majat e larta të maleve dhe livadhet plot lule të pafund. Këtu do të mund të bëni ski në pistën e pakrahasur të kësaj lugine, të bëni gara me kuaj, gara në turet e biçikletave, shëtitjet në luginat e thella alpine (të Lëpushës dhe Cemit), ngjitje alpine në majat e larta të këtyre maleve, ngjitjet malore në malësinë e Marlulës, peshkimi sportiv i troftës

e shumë të tjera. Kostumet dhe zakonet tradicionale do të mund t'i shikoni në aktivitetin më të madh të organizuar në këtë zonë “Lugu i Bjeshkëvë”, nëpërmjet ekspozimit që bukuroshet e Vermoshit iu bëjnë atyre. Por, bukuri natyrore, ajër të pastër dhe qetësi do mund të gjeni edhe në

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 410 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

oborrin e këtij hani ku do të kënaqeni dhe do të shijoni kafen e paprovuar ndonjëherë. Numri që ka vënë për ju Z.Tinaj është Tel. + 38 267 452 179, me të cilin do t’iu informojë për gjithçka që keni nevojë. Mirësevini! Nga Olta Zhilla Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Gazeta 77 news botimi nr 193