Page 1

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 13.09.2012 VITI I - NR.191

Kryeministri Berisha...>>fq.3

MENDIMI POZITIV

Lehtësuesit e stresit!

N

donjëherë është e vështirë për Qendra e të vendosur se cilat Mendimit Pozitiv aktivitete meritojnë kohën dhe vëmendjen tuaj. Përdorni këto strategji për të vlerësuar detyrimet dhe mundësitë që iu dalin përpara. • Fokusohuni në atë që ka më shumë rëndësi. Studioni detyrimet aktuale dhe prioritetet e përgjithshme para se të angazhoheni në diçka të re. Pyeteni veten nëse ky angazhim i ri ka me të vërtetë rëndësi për ju. Në qoftë se është diçka të cilën keni nevojë ta bëni, atëherë bëjeni patjetër. Në qoftë se jo, kalojini. • Barazpeshoni porcionin e të thënit po. Është afatshkurtër apo afatgjatë aktiviteti i ri në të cilin doni të angazhoheni? Për shembull në më pak kohë mund të bëni më mirë një mal me ëmbëlsira sesa të jeni kryetar të komitetit të mbledhjeve të fondeve. Mos u thoni po muajve të tërë me stres, por shiko për mënyra të tjera për t’u angazhuar. • Hiqeni fajin nga lista. Mos pranoni një ofertë të cilën normalisht do ta refuzonit vetëm dhe thjesht sepse ndiheni fajtor apo të detyruar. Kjo do të sillte një shtim stresi dhe fyerje ndaj vetes. • Mendohuni mirë. Po tundoheni nga ftesa e një shoku për t’u bërë vullnetar në universitetin tuaj apo për t’iu bashkuar një lige javore futbolli. Para se të jepni një përgjigje, mendojeni për një ditë dhe shikoni se a përshtatet me angazhimet tuaja. Si të themi jo! Jo, jo, Nck! E shikoni sa të thjeshta janë këto fjalë, për t’iu lejuar juve për të kaluar radhën në detyra apo përgjegjësi?...

>> VIJON NË FAQEN 2

Ekonomia shqiptare, Be risha: Po bëjmë gjithçka për punësimin!

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Peshkopi!..............................f.2 I mituri: Kam 2 vite që luaj bixhoz, “do të shpëtoj” po u mbikëqyrën lojërat e fatit!.....f.4 Intervistë/Mikel Karina: Të restaurohen shtëpitë muze dhe të investohet në turizëm!.........f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Adriana Lleshi: ‘’Vitrina’’ mësimdhënie cilësore dhe mjedis komod!..f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Peshkopi!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

L

ëvizja Shqipëria e Re zhvilloi tryezën e radhës me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në qytetin e Peshkopisë. Të rinjtë u ndalën në disa nga problematikat më kryesore që hasin qytetarët si dhe dhanë ide konkrete sesi këta sektorë mund të zhvillohen për të sjellë më shumë mirëqënie për popullatën. Rindërtimi i shkollave në fshatra që të mos mbipopullohen ato të qytetit, përmirësimi i godinave arsimore, ringritja e sipërmarrjeve si fabrika e qumështit, e përpunimit të vajit të misrit si dhe suvencionimi i fermerëve dhe krijimi i një tregu për produktet e tyre, kanë qënë disa nga propozimet e të rinjëve. Domosdoshmëria e shkollave profesionale, sipas Jonida Hysenit, është e madhe. Mungesa e profesioneve, sipas saj, e bën të vështirë

gjetjen e një vendi pune në këtë qytet. Gjithashtu ajo u shpreh se nevojitet më tepër kualifikim për stafin pedagogjik si dhe duhet të rishihet me seriozitet dhuna fizike dhe psikologjike që ushtrohet nga këta të fundit ndaj nxënësve. “Mësuesit duhet të zhvillojnë orë mësimore që të jenë tërheqëse dhe nxitëse për ne. Gjithashtu duhet të ketë laboratorë, bibloteka dhe kushte në shkolla”, u shpreh Suada Istrefi. Të rinjtë janë ndalur edhe tek turizmi. Sipas tyre, mali i Korabit apo liqenet e Lurës, lumi Drin etj, janë vende të cilat pëlqehen jashtëzakonisht nga turistët por nevojitet një infrastrukturë rrugore, e përshtatshme për t'i vizituar. “Peshkopia ka pyje, male dhe vende të mrekullueshme të cilat nga viti në vit kanë ngjallur interes të madh sidomos tek turistët e huaj. Unë propozoj inves-

time dhe rrugë më të mira për të shkuar në këto zona. Zhvillimi i turizmit do të sillte të ardhura dhe hapësira punësimi”, tha Sajmir Hoxha. Pjesëmarrësit në tryezë u ndalën edhe tek shërbimet sociale. Ata thanë se mungon shërbimi në spitale pasi ka staf të vogël mjekësor si dhe mungesë medikamentesh. Një tjetër problem është edhe raporti mjek-pacient, i cili shpeshherë është problematik. Ndërsa, ndihma ndaj familjeve në nevojë apo edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar është e pakët. Të rinjtë sugjeruan më tepër mbështetje dhe një vlerësim përsa i përket nevojave që kanë qytetarët. “Mendoj se duhet të vlerësohen nevojat e popullatës nga ana e pushtetit vendor. Të përcaktohen qartë problematikat më kryesore që ata kanë dhe t'u jepet një zgjidhje”, tha e reja Evisa Halili, në profesion punonjëse sociale. Shumë të rinj kërkuan një transparencë më të madhe nga ana e bashkisë apo edhe e shkollave për mënyrën sesi shpenzohen taksat apo paratë që ata japin në këto institucione. Një tjetër kërkesë ishte edhe përfundimi sa më i shpejtë i rrugës së Arbërit, pasi kjo sipas të rinjëve do të sillte zhvillim ekonomik. Koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku në përfundim të kësaj tryeze u shpreh se kjo forcë e re politike do të vijojë me të tjera takime në këtë qytet por edhe në rrethet e tjera të vendit për të diskutuar platformën e saj. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

• Jini të ndershëm. Mos sajoni arsye për t’iu larguar një detyrimi. E vërteta është gjithmonë mënyra më e mirë për të refuzuar kërkesën e një miku, familjari apo kolegu. • Kini respekt. Shumë çështje e kauza të mira mund t’iu paraqiten, të cilat mund ta keni shumë të vështirë t’i refuzonit dhe të komplimentoni përpjekjen e grupit duke thënë se iu vjen keq që këtë radhë nuk mund të angazhohem, tregon respekt ndaj asaj që ata po mundohen të bëjnë. • Përsëriteni disa herë. Ju do t’iu duhet ta përsërisni disa herë kërkesën para se per-

soni tjetër ta pranojë si fakt të kryer përgjigjen tuaj. Nëse kjo ndodh atëherë shtypni butonin “përsërit” dhe në qetësinë më të madhe përsërisni jo-në, me arsyetimin tuaj të parë ose jo. Të thoni jo kur jeni mësuar të thoni po gjithmonë nuk do të jetë shumë e thjeshtë. Por, të mësoni të thoni jo është një pjesë e rëndësishme e lehtësimit të jetës suaj dhe në menaxhimin e stresit tuaj. Me pak praktikë, do ta kuptoni se të thoni jo bëhet më e lehtë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Patjetër, që do të ketë dhe raste që nuk do të jetë aq e thjeshtë. Këtu kemi disa gjëra që duhet t’i mbajmë parasysh kur na duhet të themi jo: • Thuaj jo. Fjala “jo” ka fuqi. Mos u frikësoni ta përdorni. Por kujdes kur të përdorni fraza zëvëndësuese më të buta, si: “Nuk jam i/e sigurt” ose “Nuk mendoj se mundem” sepse mund të interpretohen si një po që mund të vij pastaj. • Bjeri shkurt. Thojeni shkurtimisht arsyen se përse e refuzoni kërkesën, mos u rropatni të vazhdoni më tej. Shmangni justifikime dhe shpjegime të hollësishme. Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ekonomia shqiptare, Berisha: Po bëjmë gjithçka për punësimin!

Mbledhja e qeverisë

S

hitjet në vend kanë shënuar një rritje prej 25.6% krahasuar me një vit më parë. Shifrat janë bërë të ditura nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Ai ka sqaruar se këto të dhëna

bazohen tek deklaratat e tregtarëve që sipas tij faktojnë rritje të fuqisë blerëse. Kreu i qeverisë i ka konsideruar si të pabaza pretendimet e opozitës për rënie të fuqisë blerëse dhe rritje të papunësisë. “Shitjet në vend njohin një rritje prej 25.6 për qind këtë vit më shumë se një vit më parë. Tregtia është gjaku i ekonomisë. Deklaratat e vetë tregtarëve tregojnë një rritje të fuqisë blerëse në këtë vend. Nuk ka gjë më të sigurtë se ajo që tregojnë vetë shitësit dhe tregëtarët. Pra, qarkullimi i gjakut në ekonominë shqiptare është në formën më të mirë. Dua t’i them kreut të opozitës, që vizitoi dyqanet e deputëtëve të tij në Durrës, të paktën mos e politizo çështjen. Nuk them se s’ka lista të qytetarëve në dyqane, por unë them që po bëjmë gjithçka për punësimin, është e faktuar që nuk ka rritje të papunësisë”, është shprehur kryeministri. Duke iu referuar rendit të ditës në këtë mbledhje, e konkretisht projekt-ligjit

për burimet e energjisë së rinovueshme, Berisha vlerësoi pasurinë natyrore të erës, që do të mund të shfrytëzohet falë lehtësirave që do të mundësohen për investitorët në këtë sektor. “Duket se perënditë e erës aty kanë ndërtuar shtëpitë. Me ligjin që ne miratojmë, garantojmë kuadrin ligjor më të shkëlqyer për këta investitorë që të shfrytëzojnë burimet maksimalisht dhe në respekt të plotë të mjedisit. Shqipëria do të jetë shumë shpejt superfuqi energjetike”, ka nënvizuar kryeministri. Gjithashtu, qeveria ka miratuar fondin shtesë për financimin e rikonceptimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë. “Miratojmë sot një fond financiar shtesë Bashkisë së Vlorës për rikonceptimin e Sheshit të Flamurit. E përgëzoj zotin Gjika dhe shembulli i tij uroj t'i frymëzojë dhe kryetarët e tjerë të bashkive dhe komunave”, ka deklaruar kryeministri. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Betohet Zeneli, Nishani: Të rikthejmë besimin qytetarëve tek gjykatat!

Duhet të rikthehet besimi i qytetarëve tek gjykatat. Gjykata e Lartë duhet të jetë tempulli i drejtësisë dhe kjo gjykatë ka përgjegjësi dhe i takon fjala e fundit për të vendosur drejtësi”. Ka qenë ky mesazhi që presidenti Bujar Nishani ka përcjellë në ceremoninë e betimit të Artan Zenelit si anëtër i Gjykatës së Lartë, i cili mori zyrtarisht detyrën. Kreu i shtetit ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga ana e gjyqtarëve për konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndërtimin e shtetit ligjor. Ai garantoi se institucioni i Presidencës do të mbështesë

reformat në fushën e drejtësisë. Duke u ndalur tek ligji për Gjykatën e Lartë, që vazhdon të mbetet pezull në Kuvend për shkak të mungesës së konsensusit mes palëve, presidenti Nishani theksoi rëndësinë e kësaj nisme ligjore për mirëfunksionimin e këtij institucioni të lartë të drejtësisë. Ai i bëri thirrje politikës që të tregojë vullnetin e duhur për shqyrtimin dhe miratimin e draftit, që vijon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj ka kërkuar nga kreu i shtetit të angazhohet për përmirësimin e kuadrit ligjor për funk-

sionimin e Gjykatës së Lartë.“Ju bëj thirrje forcave politike që të gjejnë dakordësi për ligjin e Gjykatës së Lartë, duke e çuar këtë angazhim serioz përtej e mbi çdo interes politik”, është shprehur Beçaj. Artan Zeneli u zgjodh nga Kuvendi anëtar i Gjykatës së Lartë me 117 vota pro. Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Në vitin 2009, Zeneli u zgjodh nga KLD-ja, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, mandati i të cilit është 4-vjeçar. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Globe ofron vend pune ekonomiste. Të interesuarit mund të paraqesin CV në e-mail: suela.mece@distribrands.net/Për më tepër: www.njoftime. com

Ofertë unike

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi. Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 290 euro deri më datë 17.09.2012 E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master. Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 17.09.2012

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

I mituri: Kam 2 vite që luaj bixhoz, “do të shpëtoj” po u mbikëqyrën lojërat e fatit!

I mituri, 17 vjeçar

I

mbuluar me një kuti kartoni, rreth orës tetë të mëngjesit, pranë “Kullës së Sahatit” në Tiranë, një 17 vjeçar akoma nuk është zgjuar dhe ka “harruar” se është bërë objekt i habisë së shumë kalimtarëve që ecin aty pranë. “77 News”, gjatë një interviste me të miturin B. S, i cili ka rreth dy vjet që luan bixhoz, mëson faktin se ai ka fjetur një pjesë të natës jashtë (dje), pasi humbi rreth 140 mijë lekë të vjetër në lojrat e fatit. Për më tepër, i riu që preferoi të ngelet anonim, tregon gjithçka në lidhje me varësinë e tij ndaj bixhozit si dhe pasojat që po përjeton nga ky ves, që aktualisht është kthyer në një problem të rrezikshëm social. Ku banoni dhe sa vjet keni që luani bixhoz? Unë jam 17 vjeç dhe banoj në Tiranë, kurse origjina ime është nga një qytet i veriut. Aktualisht, jam në vit të parë dhe studioj në një nga gjimnazet e kryeqytetit. Kam rreth 2 vjet që luaj bixhoz. Duke qenë

se shihja çunat e lagjes që luanin në kompjutera në lagjen time fillova dhe unë që të fusja lekë. Në fillim gjithçka më pëlqente dhe kishte raste që nga 5 mijë lekë të vjetër në ditë fitoja 20 mijë lekë, por të gjitha këto i humbisja përsëri të nesërmen. Edhe pse jam nën moshë, personat që mbikëqyrin lojërat e fatit më lejojnë aty. A e dinë prindërit tuaj që ju luani në lojërat e fatit? Prindërit e mi nuk e dinë që unë luaj bixhoz. Më pas, meqë mësova mirë sesi luhej, nga lagjia ime vija çdo ditë për në qendër. Në fakt kompjuterat në qendër të Tiranës japin më shumë lekë pasi aty luajnë më shumë persona. Në lagjen time unë kam dhe gjashtë shokë të tjerë që luajmë bixhoz. Si i siguroni lekët për të luajtur? Lekët ua marr prindërve, sepse të dy janë të punësuar. Në fakt, gjatë beharit i kam gënjyer duke u thënë se më duhen lekë për t’u larë në pishinë, por të them të drejtën asnjëherë nuk jam argëtuar këtë vit pasi gjithçka e kanë marrë kompjuterat. Kohët e fundit s’ka natë që të mos luaj këtu rreth qendrës. Dje, humba 140 mijë lekë. U ndjeva i dëshpëruar dhe nuk u ktheva në shtëpi pasi ishte ora katër e mëngjesit. Ç’mendim keni për bixhozin dhe a kanë rrezik mjediset e lojërave të fatit? Mendoj se bixhozi është shumë negativ, sepse të kthehet në ves dhe të shkatërron nga ana ekonomike, njëkohësisht nuk

ke integritet si individ. Mjedisi i vendeve ku luhet është shumë i rrezikshëm, pasi kam parë nga afër shumë raste që njerëz të ndryshëm lënë dhe qese me lekë, madje një pjesë prej tyre u janë vjedhur lekët, sapo kanë dalë nga bixhozi. Policia është vënë në dijeni, por asgjë nuk është zgjidhur, sepse hajdutët e kanë bërë punën e tyre. Gjithashtu, ka patur raste që në një lojë të vetme, shumë përsona kanë humbur dhe makinat e tyre të shtrenjta. A keni menduar që ta lini një ditë bixhozin? Tani për tani nuk bëhet fjalë që ta lë. Kam dëgjuar që lojërat e fatit do t’i heqin nga Tirana dhe do jenë diku në periferi. Vetëm atëherë mendoj se do të shpëtoj nga ky ves, pasi unë nuk do të lejohem në këto mjedise edhe për shkak të moshës së vogël që kam. Iniciativa e Bashkisë së Tiranës, që do t’i kontrollojë lojërat e fatit, më duket shumë pozitive, sepse gjithçka që kemi po i lëmë aty. Mendoj se jeta ime do të ishte shumë herë më mirë sesa sot nëse nuk do të luaja bixhoz. Për dy vjet unë mund të kem lënë rreth 5 milion lekë të vjetër në lojërat e fatit, kur shumë mirë këto lekë mund t’i harxhoja për të ardhmen time. Njëkohësisht, njoh dhe shumë shokë që vjedhin deri shtëpitë e tyre me qëllim për të provuar fatin. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

WICONA COMPANI ofron pune Punëtor Prodhimi/Montimi. CV në e-mail: burimenjerezore.wicona@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( ( Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Word-Exel, plus PowerPoint, Point, plus Power plus AnglishtEnglish plus Spoken

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti,

)

Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. - E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë

==410 410euro euro

)

pa pa asnjë detyrim tjetër. asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator. Afati i regjistrimeve deri me date 17 Shtator.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012 Welcome to Albania!

INTERVISTË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

"Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021 në Gjirokastër"!

Mikel Karina: Të restaurohen shtëpitë muze dhe të investohet në turizëm!

Mikel Karina

M

ikel Karina është student i universitetit Eqerem Çabej në qytetin e Gjirokastrës. Në një intervistë për "77 News", ai flet mbi mundësitë që ka Gjirokastra për të zhvilluar turizmin dhe për të krijuar vende të reja pune. Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Gjirokastrës? Situata është e njëjtë kudo, edhe te ne ka shumë probleme. Të shumtë janë të rinjtë që kanë përfunduar një arsim të lartë dhe nuk kanë mundësi të punësohen në profesionin e tyre. E vetmja zgjidhje për ta mbetet puna sezonale ose punë të tjera, që

shpeshherë janë të rëndomta, duke marrë parasysh arsimin që kanë kryer. Çfarë burimesh ka Gjirokastra për të krijuar mundësi të reja punësimi? Gjirokastra është një qytet me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore. Sipas mendimit tim, duhet të ketë më shumë investime në këtë drejtim, që të zhvillohet turizmi. Të restaurohen shtëpitë muze dhe të promovohet më shumë turizmi. A ka problematika në sistemin arsimor dhe cilat janë ato? Nëse flas për arsimin në Gjirokastër, do të thoja që mësuesit janë mjaft të kuali-

fikuar. Problematika kryesore që haset si në arsimin e mesëm dhe atë të lartë është mungesa e praktikës mësimore. Në shkolla mungojnë laboratoret, nuk zhvillohen ekspedita për lëndë të caktuara. Do doja që institucionet arsimore t’i kushtonin rëndësi zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore. Po shërbimet sociale a funksionojnë siç duhet në këtë qytet? Shërbimet sociale janë në nivel mesatar. Probleme ka më shumë në spital, ku kushtet nuk janë në nivelin e duhur. Korrupsioni është një shqetësim i madh, jo vetëm për spitalin por edhe institucione të tjera, duhet të luftohet me çdo kusht. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Gjirokastrës, ku fokusi ishte arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë? E përshëndes nismën e Lëvizjes Shqipëria e Re, është mjaft pozitive. Të rinjtë duhet të mblidhen, të kenë një organizim të gjërë dhe jam i sigurt se sëbashku do të gjejmë zgjidhje për çdo problem. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Framework ofron vend pune Business Development Manager framework. CV në e-mail: sg@gmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

Welcome to Albania!

E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Bibla e Elvis Preslit arrin shifrën 94600 dollarë!

N

jë bibël që dikur i përkiste Elvis Preslit dhe në të cilën gjenden shë-

nimet e tij me shkrim dore, është shitur për 59 000 sterlina ose 94600 dollarë në

një ankand në Angli. Bibla, e cila iu dha këngëtarit gjatë Krishtlindjeve të tij të para në shtëpinë e tij në Graceland në 1957, u ble nga një amerikan me qëndrim në Britani, shkruante shtëpia e ankandeve Omega në faqen e saj të internetit. Libri fetar, i përdorur nga Presli deri kur vdiq në 16 gusht 1977, pritej të kapte shifrën 25000 sterlina por arriti më shumë se dyfishin. Disa nga sendet personale të këngëtarit që u shitën gjatë këtij ankandi ishin një varëse ari, butona manshete dhe një palë këpucë të zeza Flagg Brothers. I gjithë koleksioni i Elvis, nën pronësinë e një koleksionuesi të vetëm Britanik, u shit për më shumë se 100000 sterlina në Omega Auctions në Cheshire, në veri të Anglisë. Përgatiti: Elona Gjelaj Për më tepër: www.banka-ideve.com

Ashensori më i çuditshëm në botë! Ky është ashensori më i çuditshëm në botë. Ndodhet në Parkun Pyjor Kombëtar Zhangjiajie, që ndodhet në krahinën Hunan të Kinës. Nëse viziton këtë park, shikon shumë mrekulli të natyrës. Bien në sy pemët tropikale, shkëmbinjtë e thepisur dhe liqenet me ujë të kulluar. Por, ky park dallon nga të tjerët

nga ashensori i famshëm Bailong. Është një ashensor në natyrë, që i ngjit vizitorët në pikën më të lartë të parkut, prej nga pamja është e mrekullueshme. Ky ashensor prej xhami të çon në një shkëmb 330 metra të lartë, duke i çuar vizitorët brenda 2 minutave në një nga pikat më të larta të parkut. Përgatiti: Xhulia Zefi Për më tepër: www.newnews.al

Lokal i ri ofron vend pune banakiere. Të interesuarit mund të kontaktojnë në Cel: 0692112192/Për më tepër: www.njoftime.com

Filoni hapat ?e pare t jetës suaj bashkeshortore duke vallezuar. . .

ce n a d e w l a sh

Adr. nr. 1 Rr.”Myhedin Llagami” Telefon 042 235 118 / 068 24 24 003

Adr. nr. 2 :Rr.”Medar Shtylla” në hyrje të komuna e parisit, 001 Tirana, Albania

Welcome to Albania!

Email: tiranadancestation@live.com

www.tiranadancestation.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Adriana Lleshi: ‘’Vitrina’’ mësimdhënie cilësore, praktikë efikase dhe mjedis komod!

A

77 NEWS

driana Lleshi studion Stomatologji në fakultetin e Mjekësisë në universitetin "Vitrina". Ajo na priti në Rrëshen, në shtëpinë e saj bashkë me familjen. Nëna e Adrianës, duke vlerësuar këtë takim, tha se është një gjë shumë pozitive që stafi akademik i universitetit interesohet dhe krijon bashkëpunime të afërta me studentët dhe familjet e tyre. "Unë jam arsimtare prej vitesh, me bindje them që ky universitet ka vlera të mëdha", shprehet zonja Lleshi. Sipas zonjës Lleshi, "Vitrina" ofron çmime speciale dhe jep një shërbim cilësor. "Tek "Vitrina ", vajza ime ka gjetur një staf pedagogjik të kualifikuar dhe një mjedis komod", thotë ajo. Në këtë intervistë, Adriana na tregon për eksperincën e saj tek "Vitrina". "Jam shumë e kënaqur për zgjedhjen time, gjithnjë kam dashur të studioj stomatolo-

gji dhe te "Vitrina" kam gjetur atë që kam kërkuar gjithnjë, një mësimdhënie cilësore dhe një mjedis të sigurtë", shprehet Adriana. Përsa i përket praktikës mësimore, Adriana u shpreh se që në vit të parë ata kanë zhvilluar orët e praktikës në laboratorët që ofron vetë kampusi. "Për degën tonë është shumë e rëndësishme të kryhet edhe praktika, ne na është mundësuar kjo gjë që në vit të parë në laboratorin e stomatologjisë në kampus", shprehet Adriana. Në përfundim, Adriana na tregon se ajo jeton në konviktin e kampusit universitar "Vitrina". "Kushtet janë shumë të mira në dhoma, po ashtu kemi në dispozicion bibliotekën, palestrën, barin, çdo gjë e gjen brenda në kampus", e mbyll intervistën Adriana. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Për ata që kanë pasur probleme në jetën në çift do të rilindë dielli sot. Nuk do qëndroni aspak indiferente ndaj atij që dashuroni dhe do i shprehni mjaft ndjenjat. Demi: Do keni më shumë nevojë për liri gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Binjakët: Do kaloni momente shumë të lumtura sot pranë atij që keni në krah. Gaforrja: Ah dashuria, dashuria! Do bëni çmenduri për atë sot dhe do e mbroni nga gjithçka. Luani: Ditë e bukur kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Si ju ashtu edhe partneri do mundoheni ta bëni tjetrin të ndihet mirë pranë jush. Virgjeresha: Ditë harmonike për çiftet. Të gjithë ata që sapo kanë dalë nga një situatë e vështirë dhe e tensionuar do ndihen më të qetë. Peshorja: Edhe sot jeta juaj në çift nuk do shkojë ashtu siç do ta dëshironit. Do debatoni përsëri me partnerin tuaj dhe atmosfera do elektrizohet. Akrepi: Bashkëpunimi me partnerin tuaj do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Shigjetari: Çështjet e zemres do jenë mjaft pozitive sot dhe jeta në çift do iu japë kënaqësi të mëdha. Bricjapi: Në jetën tuaj sentimentale do ketë ndryshime gjatë kësaj dite. Ujori: Jeta sentimentale e çifteve do jetë mjaft e tensionuar gjatë kësaj dite. Peshqit: Planetët do ndikojnë pozitivisht në jetën në çift dhe do ua bëjnë atë më të bukur.

TIRANA REAL ESTATE ofron vend part time Agjent Imobiliar të Jashtëm. CV në e-mail: tiranarealestate@gmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 13 SHTATOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Mirësevini në hanin e Zek Currit, në Fushë Arrëz!

Turizmi në Fushë Arrëz, aty ku mund të shijosh një natyrë mbresëlënëse!

H

ani Zek Curri i ndodhur në Lagjen “Fshat” të Fushë Arrëzit një qytezë e re, e cila gjendet në rrugën nacionale nga Puka drejt Kukësit dhe Kosovës, duke lidhur Qendrën e Shqipërisë me Veriun e saj dhe Kosovën, në një sipërfaqe prej 265 kilometër katrorë. Hani është i vendosur në mes të një natyre shumë tërheqëse dhe ajrit të pastër, i cili ofron shërbime shumë të mira për turistët e tij. Qëndrimi juaj këtu mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të akomodoheni në 3 dhoma plot me dritë dhe ajër si dhe me 7 shtretër shumë komod. Oborri i shtëpisë është një parajsë e vërtet, i mbushur plot me lule të bukura dhe shumëngjyrëshe. Nga ky oborr mund të shikosh një natyrë mbresëlënëse të maleve dhe fushave të ndërthurura në një mënyrë të veçantë dhe piktoreske. Çmimi që ky han ofron është mjaft ekonomik, vetëm 15 euro, çmim ky që përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën. Aktivitetet që mund të ndiqni nga organizimet që bëhen këtu janë të larmishme dhe të ndryshme, duke filluar nga piknikët e shumtë në natyrë, shëtitje në malin e Krrabit, i cili ndodhet pranë qytetit ku gjenden livadhe të këndshme dhe shumë kroje natyrore me ujë të ftohtë, vizita në rrënojat e kalasë të fshatit Micoj, e cila i përket shekullit XVI, në Kishën Katolike të Shën Jozefit, e cila ndodhet brenda në qytet, shëtitje me varkë, speleologji, shëtitje me kuaj, etj.,aktivitete këto që do t'i bëjnë pushimet tuaja shumë të bukura dhe shumë argëtuese. Lloji i ushqimit që mund të konsumoni këtu është ai tradicional i zonës. Përdoren gatime cilësore dhe biologjike, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, mish qingji, mish viçi dhe mish pule,

çervish me lëng pule, fërlik, laknor (i gatuar me arra, hithra dhe qepë), mjaltë, vezë fshati, reçel i llojeve të ndryshme, raki dhe verë të zonës, lloje të ndryshme frutash, etj. Ky han ofron standartet më të larta në ako-

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 410 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

modim, ushqim, shërbim dhe në organizimin e evenimenteve të ndryshme. Këtu do të gjeni parajsën e vërtetë. Ju mirëpresim! Nga Arberora Leti Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

Gazeta 77 News Botimi Nr 190  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you