Issuu on Google+

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HENË, 10.09.2012 VITI I - NR.188

...>>fq.2

MENDIMI POZITIV

Këshilla për prindërit!

I

nkurajojini adoleshentët të mendoQendra e jnë pozitivisht duke Mendimit Pozitiv qenë një model pozitiv. Ndani eksperienca pozitive me adoleshentët tuaj. Krijoni një pikëpamje pozitive për jetën dhe demostrojini pikëpamjet pozitive në situatat e jetës së përditshme. 3 mënyra që i ndihmojnë adoleshentët të mendojnë më pozitivisht për veten e tyre. 1. Mos i lejoni adoleshentët të flasin keq për veten e tyre. 2. Inkurajojini ata që të shohin aspektet pozitive të gjërave që bëjnë, edhe nëse ato nuk kanë sukses.“Ju mund të mos keni marrë 10, por mendoj se ju bëtë një punë të mrekullueshme mbi projektin”. Ndihmojini adoleshentët që të vendosin qëllime të arsyeshme, pastaj kremtoni qëllimet e tyre. Këshilla që ndihmojnë adoleshentët të jenë pozitiv kur provojnë të bëjnë diçka të re. 1. Nëse ata kanë frikë nga dështimi, kujtojini atyre suksesin e kaluar dhe inkurajoni ata që t’i provojnë gjërat. 2. Shpërblejini për përpjekjet e tyre dhe mësojuni që është mirë që edhe ato ta shpërblejnë veten që provuan të bënin diçka të re, të fituar ose të dështuar. 3. Përmendni avantazhet e provimit të një aktiviteti të ri, siç mund të jetë p.sh mësimi i një aftësie të re ose takimi i njerëzve të rinj. Ndihmojini adoleshentët tuaj të shohin të mirën përpara të keqes. Kur diçka e keqe ndodh, pranojeni atë, flisni për të dhe vazhdoni përpara, mos u strehoni tek negativja...

>> VIJON NË FAQEN 2

Lëvizja Shqipëria e Re, urim për fillimin e vitit të ri shkollor! Dy studentëve shqiptarë, motër e vëlla, asgjë nuk ua ndal pasionin për shërimin e njerëzve!.f.3 77 vjeçari: Kam 22 vite që dal me peshore në rrugë, vuajmë nga uria!........f.4 Intervistë/Taulant Cangollari: Të përkrahen fermerët me kredi për zhvillimin e frutikulturës!...................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Anita Beca: Te ‘’Vitrina’’ vlerësoj metodologjinë në mësimdhënie!.f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E HENË, 10 SHTATOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, urim për fillimin e vitit të ri shkollor!

Edmond Vlashaj

K

ryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2012-2013, për

arsimin 9-vjeçar dhe atë parauniversitar, uron gjithë shqiptarët për këtë ngjarje të shënuar. Urimi i parë i z. Vlashaj shkon për

të gjitha gjeneratat që rivijnë në bankat e shkollave publike dhe jopublike dhe që studiojnë për të qenë më të ditur, më të shkolluar dhe më të aftë. Një urim më i veçantë shkon për ata vogëlusha që u drejtohen për herë të parë rrugëve të vështira, por shumë të domosdoshme të dijes. Fillimi i vitit të ri akademik 2012 -2013 është një ngjarje e shënuar për vetë protagonistët e arsimit në të gjitha ciklet e shkollimit, po ashtu edhe për stafet pedagogjike, strukturat vendore dhe qendrore të Arsimit, si dhe për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. Lëvizja Shqipëria e Re, që e ka arsimin si prioritet të rëndësishëm, shpreh bindjen se gjatë këtij vitit akademik do të punohet më shumë në të gjitha hallkat e sitemit që Shqipëria të shënojë të tjera nivele dhe të jetë anëtare e denjë e familjes europiane. Për më tepër: www.77news.al

Reeker takon Ramën: Javët e ardhshme, vendimtare për Shqipërinë!

Z

ëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare në mbyllje të vizitës së tij në Tiranë. Në takimin e fundit të tij, me kryesocialistin Rama, Reeker është shprehur se javët në vazhdim janë kyçe për Shqipërinë dhe aspiratat e saj. Kalimi i ligjit për heqjen e imunitetit, miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë por edhe atij të Reformës Parlamentare, për SHBA, siç tha Reeker, është rruga në të cilën duhet të ecë Shqipëria.

“Falenderoj Ramën që më takoi të dielën. Jam tejet i kënaqur që e vizitova Shqipërinë, takova një sërë njerëzish dhe dëgjova larmishmëri pikëpamjesh si dhe ndava me këta njerëz pikëpamjet për të ecur përpara. Besoj se kam pasur takime shumë konstruktive këtu në Tiranë. Në zgjedhjet e ardhshme, siç e kam thënë, Washingtoni do iu ndjekë nga afër, presim të zhvilloni zgjedhje demokratike, të keni institucione demokratike. Mund të them se javët e ardhshme janë thelbësore, për të demonstruar arritjet e reformave. Parlamenti ka mundësinë e tij që të mund

të ndikojë në mënyrë pozitive progresraportin e BE-së, kalimi i ligjit të Gjykatës së Lartë, imuniteti, rregullorja e Kuvendit, tregojnë hapat e rëndësishëm për të ardhmen e saj”, tha i dërguari i SHBA. Reeker theksoi ndër të tjera se me Ramën ka diskutuar edhe në lidhje me “marrëdhëniet e forta dypalëshe Shqipëri-SHBA, për integrimin euroatlantik të vendit, përparimin e bërë që gushtin e shkuar, si dhe zgjedhjet si në SHBA, por edhe këtu në vendin tonë”, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

1. Buzëqeshni dhe qeshni! 2. Komunikimi, ndani mendimet dhe eksperiencat tuaja pozitive me ata. 3. Shoqërohuni me njerëz pozitiv në shkollë dhe në punë. Jepjuni atyre formulime pozitive që ata mund t’ia përsëritin vetes për të inkurajuar mendimin pozitiv, të tilla si: 1. Unë nuk jam vetëm. 2. Jam krenar për këtë që jam. 3. Ajo që mendoj për veten është më e rëndësishme se ajo çfarë të tjerët mendojnë për mua. Këshilla për mbeshtëtjen e mendimit pozitiv përmes kujdesit prindëror dhe mbështetjes.

1. Jini të vlefshëm kur adoleshentët tuaj kanë nevojë për ju dhe jepjuni atyre kurajon për të cilën kanë nevojë. 2. Gjithmonë tregojuni atyre që i doni pa kushte. 3. Siguroni një mjedis shtëpie pozitiv ku ato të mund të ndjehen të sigurtë. Adoleshentët e shëndetshëm janë më pozitivë. Këtu janë 3 mënyra për t’i mbajtur ata të shëndetshëm: 1. Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme. 2. Gjumë të mjaftueshëm dhe shmangia e stresit të madh. 3. Ushtrimi i rregullt. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 1. Përdorini situatat negative si mësime për t’i ndaluar ata të marrin të njëjtin vendim. Lërini të mësojnë nga gabimet e tyre ose nga gabimet e të tjerëve. 1. Tregojuni atyre që çdo njeri bën gabime, përdorni eksperiencat personale, histori të reja si shembuj. 2. Ndihmojini të njohin faktorët që i çojnë tek gabimet, kështu ata nuk do ta bëjnë të njëjtin gabim përsëri. 3. Jepuni atyre opsione dhe sugjerime për përballimin e situatave të njëjta në të ardhmen. Sugjeroni aktivitete që mund të rrisin mendimin pozitiv. Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HENË, 10 SHTATOR 2012

NË FOKUS

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Dy studentëve shqiptarë, motër e vëlla, asgjë nuk ua ndal pasionin për shërimin e njerëzve!

Ira dhe Irdi Doda

M

irditë. Ata gjenden dhe ndjehen gjithkund bashkë, që në fëmijëri. Jo thjesht për ndjesinë e të qenit vëlla e motër, por dhe “kolegë” si studentë, dhe tani në punë. Fëmijë të mbarë që kurrë nuk u kanë sjellë trazira shpirtërore familjes apo kujtdo tjetër, por që kanë ditur të ecin mrekullisht në udhën e bukur të prindërve dhe ta tejkalojnë pozitivisht të mirën dhe suksesin e tyre. I kam takuar gjatë këtyre pushimeve dhe ndonëse m’u dha rasti të rrija fare pak me ata, ia vlen të hedh këto radhë, sepse kush do ishte ai prind të mos i donte fëmijët pikërisht si këta të dy, vëlla e motër, Ira dhe Irdi. Kanë lindur në Rrëshen, fëmijët e Martines dhe mjekut kirurg Bardhok Doda. Tashmë jetojnë në Itali, në hapat e fundit të specializimit si mjekë fiziatër. Kanë studiuar në Gabriele d'Anuncio, një universi-

tet në Chieti dhe Pescara. Ky universitet u themelua në vitin 1965 si një "universitet i lirë" për t'u bërë një kampus me shumë specialitete në vitin 1982. Universiteti ka rreth 30.000 studentë me aktivitete të gjëra arsimore dhe shkencore. Rektori dhe Bordi Ekzekutiv i universitetit janë vendosur në kampusin universitar, në Chieti. Iu kushtuam degës së zgjedhur, me gjithë fuqinë e pasionit, rrëfejnë Irdi dhe Ira, duke patur parasysh një sërë vështirësish, sidomos në fillim. Kemi lexuar shumë, me orë të tëra duke qenë të azhornuar me gjithçka të re kishte lidhje me degën tonë. Por, përveç mësimeve, duhej mbajtur dhe vetja jonë, dhe ne ishim dy, që nuk mund t’i ngarkoheshim familjes, kur dihen shpenzimet e larta atje. Kemi parasysh qeratë e larta të shtëpive, shpenzimet për universitetin, librat e me radhë, nevojat jetësore dhe gjithçka tjetër, nuk mund të prisnim vetëm nga familja, ndaj kemi punuar përgjatë gjithë viteve si studentë. Kemi parasysh se shpenzimi më minimal mesatar i një studenti në muaj shkon tek 600 euro, ndaj këto të ardhura duheshin realizuar me punën tonë. Kështu që, duke llogaritur hapësirën në mes mësimeve, leksioneve, seminareve etj, pjesën tjetër ia dedikonim punës për të mbajtur veten. Irdi ka kaluar dhe një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa motra e ka mbajtur me entuziazmin që e karakterizon, një vajzë gjithë përkushtim, e ndjeshme ndaj të vëllait dhe kujtdo të sëmuri, por

me tipare të forta për të përballuar çdo të keqe. Emigrimi si studentë na forcoi në karakter, thotë Ira, sepse aty nuk ke kujt t'i mbështetësh për ndihmë, por duhet të krijosh figurën tënde, autoritetin tënd, t’i vendosësh fort këmbët tuaja në tokë dhe të mbështetesh mbi to pa frikë. Falë këtyre cilësive, Asta ia kanë dalë, duke mposhtur edhe vështirësitë, edhe sëmundjen e Irdit dhe tashmë ndihen tepër të sigurtë në ecjen e tyre para. Irdi, mjeku i rehabilitimit të sportistëve. Irdi tashmë gjendet në periudhën e specializmit, në degën e mjekësisë sportive dhe rehabilituese, gjë të cilën e ndjek me shumë pasion, por dhe si aplikator në raste sëmundjesh, që duan një lloj tjetër mjekimi, rehabilitimin. Orë të tëra i kalon me pacientë në sallat e rehabilitimit, tek palestrat sportive e gjetkë. Janë dhe plot sportistë të skuadrave me emër në Itali, të dëmtuar që ai u bën shërbim rehabilitues dhe për këtë ndihet krenar, kur një lojtar e sheh në fushë falë punës që ka bërë nën udhëheqjen e pedagogëve të fushës. Ira, e përzgjedhura e mjekut me emër në Europë. Raoul Saggim është një emër i njohur jo vetëm në Itali por edhe në Europë, në fushën e mjekësisë fiziatrike. Pedagog dhe mjek në Chieti, por me klinika universitare dhe në qendra e qytete të tjera italiane dhe në Romë. Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

FIBER sh.p.k ofron vend pune FIBER CALL CENTER LEADER. Të interesuarit CV në email: hr@fibercompany.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E HENË, 10 SHTATOR 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

77 vjeçari: Kam 22 vite që dal me peshore në rrugë, vuajmë nga uria!

Rafail Telo

77

vjeçari, Rafail Telo ka 22 vite që del çdo ditë në kryqëzimin e bulevardit “Gjergj Fishta”, me qëllim që të fitojë të ardhura minimale me një peshore, duke ofruar shërbim ndaj kalimtarëve. Kjo sakrificë e të moshuarit shkon për djalin e tij 35 vjeçar, i cili prej 6 vitesh është i papunë. Në këto kushte, i moshuari shprehet se familja e tij prej katër anëtarësh vuan nga uria, pasi ushqimi është i reduktuar dhe pensioni i tij është i

pamjaftueshëm për të përballuar jetesën. Ja sesi u shpreh për “77 News”, Telo, i cili edhe pse në një moshë të thyer, po bën një sakrificë për familjen e tij. Sa vjeç jeni e ku banoni? Unë jam 77 vjeç dhe kam 50 vjet që banoj në Tiranë, në rrugën “Myslym Shyri”. Origjina ime është nga Kolonja dhe nga martesa kam sjellë në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Vajza është 40 vjeç, kurse djali 35. Gjithë jetën kam punuar si mekanik dhe kam dalë në pension të pjesshëm në vitin 1990. Aktualisht, marr 135 mijë lekë në muaj. Jeta është shumë e vështirë për mua, prandaj jam i detyruar që të dal në rrugë me këtë peshore me qëllim që të fitoj diçka. Sa lekë fitoni në ditë dhe sa e vështirë është për një person të moshës së tretë që të bëjë këtë punë? Në ditë unë fitoj dy mijë lekë të vjetër me qëllim që të përballoj lekët për ilaçe, sepse jo të gjitha ilaçet rimbursohen. Është shumë e vështirë që të qëndroj me orë të tëra në këmbë që të fitoj ndonjë të ardhur, sepse jemi katër veta në familje dhe djali është pa punë. Lekët e pensionit i harxhoj për ta. Çfarë shkolle ka bërë djali juaj dhe sa kohë ka pa punë? Djali im ka bërë shkollën profesionale për tornitor, por ka 6 vjet pa punë. Ai ka kërkuar në shumë vende të punësohet

por deri më sot nuk ka gjetur akoma gjë. Sa kohë keni që dilni me peshore në rrugë? Unë kam filluar që në vitin 1990 që të shes me peshore në rrugë, pra kam gjithsej 22 vite. Në fillim punoja 8 orë në ditë në kushte shumë të vështira, në vapë e në shi, duke qëndruar këtu tek ura në të njëjtin vend, por tre vitet e fundit kam filluar që të punoj veç tre orë në ditë, pasi jam plakur e nuk kam më fuqi. Gjithë këtë sakrificë e bëj për djalin, sepse është gjaku im e nuk mundem që ta shoh që të vuajë. Jemi në një gjëndje të vështirë ekonomike dhe vuajmë nga uria. Të them të drejtën, ushqimin e hamë të reduktuar, sa për të mbajtur frymën gjallë. Jam shumë i pakënaqur nga mënyra si jetojmë. Cili është apeli juaj? Do të doja nga shteti më shumë vëmendje ndaj nesh e veçanërisht ndaj punësimit. Ashtu si djali im ka dhe shumë të tjerë të papunë e prandaj duhet të bëhet diçka, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Burimi kryesor i mirëqënies është puna dhe këtë gjë kam zgjedhur të bëj gjatë gjithë jetës, madje edhe tani në pleqëri. Prandaj, dua që kush e lexon këtë shkrim, të më ofrojë një punë për djalin tim me qëllim që të mbarojnë vuajtjet e mia. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Qendra e studimit "Schritte" ofron pune Mësues/e të Gjuhës Angleze. CV në email: qendra.schritte@gmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 400 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HENË, 10 SHTATOR 2012

INTERVISTË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

''Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021 në Përmet''

Taulant Cangollari: Të përkrahen fermerët me kredi për zhvillimin e frutikulturës!

Taulant Cangollari

T

aulant Cangollari është një i ri nga qyteti i Përmetit. Në një intervistë për ''77 News'', ai flet mbi papunësinë dhe burimet që ka Përmeti për të sjellë mundësi të reja punësimi. Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Përmetit? Qyteti i Permetit është një qytet i vogël dhe si i tillë papunësia është problemi kryesor; të gjesh punë në këtë qytet është bërë një sfidë e vërtetë.

Çfarë burimesh ka Përmeti që mund të shrytëzohen për të hapur vende të reja pune? Përmeti ka një terren të mrekullueshëm për zhvillimin e turizmit, ndër to mund të përmendim: lumin Vjosa, grykën e Këlcyrës, Parkun kombëtar të Bredhit të Hotovës, ujërat termale të Bënjës si dhe disa kanione. Një tjetër burim do ishte përkrahja me kredi e fermerëve për zhvillimin e frutikulturës.

Çfarë problematikash hasen në sistemin arsimor? Sistemi arsimor në Përmet është në një gjendje të mjerueshme, shkollat në fshatra nuk janë funksionale, ka fshatra që kanë 1-5 nxënës dhe ka shkolla ku ka një mësues dhe një drejtor, kushtet e zhvillimit të mësimit janë jashtë çdo standardi. Po shërbimet sociale, si funksionojnë në Përmet? Shërbimet sociale janë një realitet i hidhur, kemi një spital që do ishte mirë të kthehej në një hotel sepse në spital gjen vetëm një infermiere që bën rolin e recepsionistes. Shërbim i vetëm është asistenca që ofron bashkia për familjet në nevojë dhe kjo asistencë është shumë e vogël dhe jo gjithmonë e marrin ata që e meritojnë. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullaktë në qytetin e Përmetit, ku fokusi është arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë? E përshëndes këtë nismë dhe uroj që të gjithë sëbashku të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Furrë buke erni ofron vend pune SPECIALIST BRUMI. Të interesuarit të kontaktojnë në Cel. : 068 29 34 902/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

Welcome to Albania!

E HENË, 10 SHTATOR 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Jeton me zemrën e një gruaje!

N

jë njeri që jeton me zemrën e një gruaje, falë një dhurimi organesh pas

një aksidenti, i cili i ka dhënë atij përsëri jetën. Kjo është rilindja e jashtëzakonshme e Claude Desarzens, nga Lozana e Zvicrës, i cili e ka rrëfyer historinë e tij. Përvoja e tij personale duket se ka rihapur një debat të nxehtë në të gjithë Evropën: A duhen përkrahur dhurimet e organeve? Claude Desarzens ishte me fat në vitin 2002, kur i ofruan zemrën e një gruaje të re, ndërsa ai ishte duke rrezikuar jetën. "Ka qenë një rilindje e vërtetë", thotë ai. Në çdo gjë, dhurimi shkoi shumë mirë. "Unë ndenja vetëm tre muaj në listën e pritjes.

Për fat të mirë, nuk kam pasur probleme përshtatje me organin e ri që kam në trup", ka shtuar ai. Edhe pse, tashmë e pranon, se në fillim, ideja e transplantit nuk i pëlqeu fare. Kur mjeku im më tha se kjo qe e nevojshme, kam bërë gjithçka për t’u përpjekur që të shërohesha në ndonjë mënyrë tjetër. Kam qenë aq i dëshpëruar, kërkoja vetëm të mbaja zemrën time", përfundon rrëfimi i burrit 51-vjeçar që tani bën një jetë mëse normale. Përgatiti: Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

Ujë e sapun, për sy të bukur!

Për t’iu përshtatur ndryshimit të sezonit, gjithmonë është i këshillueshëm trukimi ‘ujë e sapun’.

Siç është vënë re edhe në sfilatat e fundit, kjo tendencë është rikthyer me prepotencë. Pra, natyrale, por me një trukim të

pagabueshëm dhe mbi të gjitha shumë të bukur dhe tëveçantë. Gjithçka duhet të shkëlqejë. Asnjë linjë drite, pra vetëm harqe. Qepallat mund të qartësohen me një laps të errët, hijet me penel për një formë më të thellë. Ndërsa për hijet tendencë janë ngjyrat drithëruese dhe të gjalla, madje mund të përdoren edhe hije të ndriçuara si stili i viteve ‘70. Të përshtatshme janë edhe ngjyrat e thella dhe toni jargavan, i kuq, i bruztë, për të arritur efektet opalta apo të ngjyrës së qumështit. Për këdo që preferon një shikim intrigues, këshillohet edhe një hije gri perle dhe një rimel i zi. Përgatiti: Xhulia Zefi Për më tepër: www.newnews.al

ELECTRONIC.LINE ofron pune: Prezantuese/Shitese. CV në email: electronic.line@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HENË, 10 SHTATOR 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Anita Beca: Te ''Vitrina'' vlerësoj metodologjinë në mësimdhënie!

A

77 NEWS

jo quhet Anita Beca dhe studion në degën Psikologji në universitetin ''Vitrina''. Pavarësisht vështirësive të shumta, ajo ia ka dalë mbanë të plotësojë ëndrrën e saj për të kryer shkollën e lartë dhe zgjedhja e saj është ''Vitrina''. ''Prej kohësh, shoqet më thonin që ke aftësi të mira për të kuptuar dhe qëndruar pranë njerëzve dhe mendova të studioj psikologji dhe realisht kam prirje në këtë drejtim'', shprehet Anita. Përsa i përket studimeve në universitetin ''Vitrina'', Anita thotë që ka marrë një mbështetje të madhe morale dhe profesionale nga pedagogët. Ndërkohë, nëna e saj na tregon se Anita është shumë e përkushtuar në studim dhe lexon gjatë gjithë kohës. ''Anita ka ndryshuar shumë pas studimit në këtë degë, ajo është më e sigurtë në vetvete dhe

më e aftë për të ndihmuar të tjerët'', shprehet zonja Beca. Në këtë intervistë, Anita na tregon edhe një rast konkret ku asaj i është dhënë mundësia të shpalosë njohuritë e marra. ''Një e afërme e imja, para pak kohësh, kaloi një traumë familjare dhe u mbyll në vetvete, nuk pranonte të fliste me asnjë. Unë u mundova shumë që ta ndihmoja dhe ia arrita ta bëja që të hapej e të tregonte se çfarë kishte. Në një farë mënyre, kjo ka qenë praktika ime e parë'', shprehet Anita. Pasionet e Anitës janë leximi dhe piktura. ''E dua librin, pasi më ka ndihmuar të zgjeroj njohuritë e mia, ndërsa piktura shpalos diçka nga ndjesitë e mia'', shprehet Anita për ''77 News''. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Sot mund të përfshiheni nga një romancë e re në jetën tuaj, ndoshta me dikë të cilin e keni njohur prej një kohe të gjatë. Demi: Sot do të ndiheni në një mënyrë të çuditshme. Do iu lindë dëshira për t’u shkëputur nga stili i zakonshëm. Binjakët: Jeni shumë intuitiv nga natyra, por sot kjo veti do të jetë edhe më e theksuar. Gaforrja: Frymëzimi juaj sot do të vijë nga e shkuara. Kjo do iu nxisë natyrën artistike. Luani: Një letër apo telefonatë nga partneri apo një mik vërtet i dashur do të vijë sot për ju duke iu sjellë shumë lumturi në jetën tuaj. Virgjëresha: Projektet mbi të cilat keni punuar prej kohësh sot do të nisin të sjellin rezultat për ju. Peshorja: Planifikoni një takim romantik për sonte. Do të shikoni që do të kaloni çaste të paharruara me të dashurin e zemrës. Akrepi: Sot do të përjetoni gjëra të reja dhe shumë të bukura në jetën tuaj. Shigjetari: Nëse ndodh të jeni duke menduar rreth një miku të veçantë, mos u habisni nëse sot ai iu telefonon. Bricjapi: Ndryshimet e papritura do iu bëjnë pak konfuz sot. Ujori: Sot do të zgjoheni plot shpresë dhe optimizëm rreth të ardhmes. Peshqit: Mund të merrni një propozim të mirë për punë, nëse prej kohësh keni kërkuar punë.

Harenc ofron vend pune graphic&web designer. CV në email: hrtiraneoffice@gmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HENË, 10 SHTATOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Hotel "Çajupi": Cilësi, shërbim dhe mikpritje…! H

otel "Çajupi" ose siç njihet ndryshe Hotel "Turizmi" është i pozicionuar në sheshin “Çerçiz Topulli” në qendër të Gjirokastrës dhe është kompleksi më i madh turistik i këtij rajoni. Ai është ndërtuar që në kohën e regjimit komunist me një kompozim arkitekturor të asaj kohe. Por, nga puna kolosale dhe e palodhur e pronarit të këtij hoteli është bërë i mundur rikonstruksioni i plotë i tij duke i qëndruar besnik traditës dhe duke e alternuar me risitë e kohës. Ky hotel përbëhet nga tridhjetë e pesë dhoma gjumi dhe dy suita. Dhomat janë të bollshme, me ndriçim dhe mobilim të kënd-shëm për një natë të paharrueshme. Këtu do të gjeni gjithçka: banjë personale, dushe, vaska, internet wireless, tv kabllor, kondicioner, telefon, aksesorë, ashensor në të gjitha katet, recepsion 24-orësh me gjuhë të huaj (anglisht, italisht, frëngjisht, greqisht), parkim të bollshëm para hotelit, nën vëzhgim 24 orë nga kamerat e sigurisë. Bari familjar është vendi ku ju do të gjeni rehatinë dhe do të mrekulloheni nga dekori i tij, i punuar me mjeshtëri me dru të gdhendur dhe afreske origjinale në mure, të cilat ruhen me fanatizëm edhe sot. Restorant-Pastiçeri është një tjetër sipërfaqe e gjelbëruar ku syri i çdo klienti lumturohet nga pamjet mahnitëse të qytetit. Stafi i tij bën një kujdes të veçantë në ruajtjen e gatimeve tradicionale dhe shijeve të origjinës duke zgjedhur produkte nga prodhimet bujqësore e blegtorale të zonës, e cila njihet për traditën e mirë. Krahas këtyre bëhet dhe një gërshetim i vazhdueshëm me kuzhinën moderne europiane dhe një dekorim shumë i bukur i pjatave. Këtu do të gjeni edhe sallë konferencash me një kapacitet për 70 persona, me dizajn modern dhe e pajisur

me aparaturat e nevojshme, e izoluar nga zhurmat e jashtme dhe me sistem qëndror aspirimi dhe kondicionimi. Në këtë sallë, suksesi i aktivitetit tuaj është i garantuar. Salla e eventeve është një tjetër hapësirë që ndodhet në katin e sipërm, në tarracë, në një mjedis të gjelbëruar nga lulet e shumta. Është e prenotueshme gjatë gjithë vitit dhe ka sistem ngrohje-ftohje-aspirim. Dekorimi dhe dizajni i saj kryhet nga stafi në mënyrë

Ofertë unike

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi. Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 280 euro deri më datë 10.09.2012 E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master. Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 10.09.2012

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

shumë profesionale. Sot, Hotel “Çajupi” është referenti kryesor, me kapacitete të bollshme, me shërbim cilësor dhe të kualifikuar, kuzhinë tradicionale dhe mikpritje të ngrohtë e profesionale. Për informacione dhe rezervime, ju mund të kontaktoni në Tel.: +355 (0) 8426 9010 dhe E-mail: info@ cajupi.com. Jeni të mirëpritur! Nga Arberora Leti Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Gazeta 77 news botimi nr 188