Issuu on Google+

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 04.09.2012 VITI I - NR.182

...>>fq.2

MENDIMI POZITIV

Paftësia për të marrë vendime!

P

ërse një person dështon në marrQendra e jen e një vendimi Mendimit Pozitiv edhe kur i duhet ta marrë sa më shpejt? Pavendosmëria ngadalëson progresin në jetë dhe bëhet barrierë për përfitimin nga mundësitë e shumta që mund të na vijnë. Ndonjëherë ju duhet të merrni një vendim të shpejtë që të korrni sa më shumë përparësi, por paaftësia për të marrë këtë vendim mund të ndikojë negativisht. Çfarë e shkakton paaftësinë për të marrë një vendim? Zvarritja ka qenë gjithmonë e lidhur me pavendosmërinë. Një nga arsyet e pamundësisë për të marrë një vendim është tendenca për zvarritje. Hapi i parë që duhet të bëni është një marrëveshje me zvarritjen që keni prezent. Arsye tjetër e paaftësisë për të marrë një vendim është mungesa e informacionit. Disa njerëz shtangen kur gjenden përballë diçkaje që nuk arrijnë ta kuptojnë. Pa informacionin e mjaftueshëm marrja e vendimit bëhet e pamundur. Nëse ju dëshironi të merrni sa më shpejt vendimet sigurohuni të merrni të gjitha informacionet dhe jo vetëm ato që keni për momentin. Subkoshienca nuk mund të përpunojë informacionin në mënyrën e duhur prandaj i nevojitet informacion i ri shtesë. Nëse i jepni kohë vetës një apo dy ditë, me siguri ju do merrni vendimin më të mirë të mundshëm. Prindërit dhe paaftësia për të marrë vendime! Nëse paaftësia juaj është e përsëritshme atëhera ekziston mundësia që rrënjët e këtij problemi...>> VIJON NË FAQEN 2

Kompanitë nga Berlini, investime në Rivierën e Shqipërisë! Topalli: Në 100-vjetorin e Pavarësisë të votojmë së bashku ligjet që na kërkon Europa!..f.3 Ish mësuesi 79-vjeçar: Jemi shumë të varfër, kërkojmë ndihmë për djalin invalid!......................f.4 Intervistë/Kalaja: Korça ofron turizëm në çdo stinë, mungojnë projektet dhe infrastruktura!...............f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Munir Ponde: Dua të kem rol aktiv në drejtësinë shqiptare!.........f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E MARTË, 04 SHTATOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Kompanitë nga Berlini, investime në Rivierën e Shqipërisë!

K

ompanit gjermane kanë shprehur interes për të investuar në fushën e turizmit në zonën e Himarës dhe në Rivierën e Shqipërisë. Problematike mbetet gjendja e infrastrukturës në këto zona. Ardhja në Himarë e investitorëve nga Berlini vjen pas një projekti lokal, të ndërmarrë nga vetë këshilli bashkiak i qytezës së Himarës, për të zhvilluar turizmin në këtë zonë me bukuri të rralla natyrore, ku vërtet mali përqafon ujërat blu dhe të kulluara të Jonit. “Projekti ynë fton investitorë vendas

dhe të huaj të vijnë të investojnë në fushën e turizmit dhe atë të infrastrukturës në zonën e Himarës”, thotë kryebashkiaku Gjergj Goro. Projekti synon të zgjerojë zonën urbane në shtatë fshatrat e Himarës, të realizojë një zhvillim më të organizuar të turizmit familiar dhe atij elitar. Kjo deri më sot ka qënë e vështirë për shkak të mungesës së një sistemi lokal të energjisë elektrike të integruar me rrjetin kombëtar, të kanalizim - ujësjellsave, të përpunimit të ujërave të zeza dhe për shkak të plehrave.

“Turizmi ka dy komponentë kryesorë: energjinë dhe infrastrukturën. Për 20 vjet nuk është bërë asnjë investim në sektorin e energjisë. Operatorë privatë kanë ndërtuar vetë linja të energjisë elektrike, por energjia është e pamjaftueshme, vjen me tension të ulët dhe dëmton elektro- shtëpiaket si të bizneseve edhe të banorëve. Nuk ka një rrjet transmetimi të energjisë elektrike, projekti për ta ndërtuar është, por nuk është zbatuar. Pa rrjet transmetimi 220 volt nuk mund të pretendohet të kesh turizëm elitar apo të vijnë investitorë të fuqishëm, vendas apo të huaj”, thotë Gjergj Goro. Turistët e huaj dhe pushuesit vendas që mahniten me bukuritë e bregdetit të Jonit nuk e dinë që në këtë zonë mungon tërësisht përpunimi i ujrave të zeza. Në rastin më të mirë operatorët vendas përdorin gropa septike, në rastin më të keq ato derdhen në det. Operatorët turistikë që përdorin rrugë ekologjike për përpunimin e ujërave të zeza, në zonën e Himarës numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë. Kryebashkiaku Goro shpreson se kësaj situate do t’ i vijë fundi nga interesi që kanë shfaqur investitorët e huaj, në rradhë të parë ata gjermanë. Marrë me shkurtime nga radio «Deutsche Welle» Për më tepër: www.77news.al

Kosova nis vitin e ri shkollor me abetare të unifikuar

N

ë Kosovë ka nisur dje viti i ri shkollor 2012 - 2013. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e mbarë të vitit. Sipas Ministrisë së Arsimit, mbi 36 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e parë, të cilët do kenë mundësinë të mësojnë me abetare të unifikuar si bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria. Abetarja e unifikuar erdhi pas shumë përpjekjeve

të bëra nga dy ministritë përgjegjëse të Arsimit në Prishtinë dhe Tiranë, të cilat u konkretizuan në ngritjen e një grupi të përbashkët profesionistësh. Ky grup arriti të përgatiste abetaren e unifikuar, e cila do të mësohet njësoj si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Përpjekejt do të vazhdojnë që kjo abetare e unifikuar të shkojë edhe në vise të tjera me shqiptarë. Mësohet se mësimet parauniversitare do

t’i ndjekin 460 mijë nxënës në mbi 1 mijë objekte shkollore. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar dje nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërkohë, edhe kryeministri Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka uruar nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Për më tepër: www.77news.al

zgjidhje ata mësojnë të shmangin vendimet në vend që të mësonin t’i marrin shpejt ato. Vetëbesimi dhe vendimarrja! Në ndërtimin e vetëbesimit ndikon dhe arritja me sukses e diçkaje më tepër se një herë. Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni

frikë të merrni një vendim, sepse në momentin e marrjes së vendimit frika venitet, sukoshienca do të fillojë t’iu besojë dhe paaftësia për marrjen e vendimeve do të zhduket. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 mund të gjenden që në fëmijërinë tuaj. Për shembull është zbuluar që stili autoritar i prindërve rrit fëmijë të paaftë të marrin vendime për veten. Prindërit autoritarë i kontrollojnë aq shumë fëmijët e tyre sa i bëjnë të ndihen gjithmonë nën stres, kështu si Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 04 SHTATOR 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Topalli: Në prag të 100 - vjetorit të Pavarësisë të votojmë së bashku ligjet që na kërkon Europa! S esioni i shtatë i Legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nis zyrtarisht punimet paraditen e djeshme me ekzekutimin e himnit shqiptar. Rendi zyrtar i punimeve nisi me një urim të presidentit Nishani, me fjalën përshëndetëse të kryeparlamentares Topalli dhe me ato të krerëve të grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës. Në fjalën e saj zonja Topalli shpalli reformat si kryefjalën e punimeve të institucionit që drejton. “Kryefjala e kësaj legjislature janë reformat, falë reformave të votuara në këtë sallë Shqipëria është anëtare e NATO-s, vendi ka shumë për të bërë, por reformat mbeten në axhendën tonë”, tha ajo. Kryeparlamentarja theksoi se deputetët e këtij Kuvendi kanë fatin të përmbushin sot ëndrrën e Ismail Qemalit, atë të bashkimit me Europën. Ajo i ftoi parlamentarët

Jozefina Topalli

të votojnë së bashku ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, të kërkuara këto edhe nga BE, në mënyrë që shqiptarët t’i gëzohen në këtë 100-vjetor edhe marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. “Shqiptarët, në vjeshtën e 100-vjetorit, presin të kenë një përgjigje pozitive për statusin. Pa votën e kolegëve të opozitës këto ligje themelore për statusin nuk mund të votohen. Pa votën e opozitës këto ligje nuk mund të përmbushen. Detyra jonë morale e politike është plotësimi i këtyre kushteve. Ne të bashkuar, në fjalë e votë, duhet të bëjmë një hap tjetër drejt Europës, qoftë në shenjë nderimi për figura si Ismail Qemali, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi”, tha Topalli. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri Berisha merr pjesë në forumin për sfidat në Europë dhe Azi!

Kryeministri Berisha

K

ryeministri Sali Berisha gjendet për një vizitë zyrtare 2-ditore në Slloveni.

Ai u takua me personalitetet më të larta të vendit, përfshi kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansa, me presidentin slloven, Danilo Turk, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, Gregor Virant. Në vijim të vizitës, kryeministri Berisha mori pjesë në konferencën, që u fokusua në rolin e Europës në një komunitet ndërkombëtar që ndryshon, sfidat rajonale në Europën Jugore dhe Azinë Qendrore, si dhe marrëdhëniet mes BE dhe Kinës. Diskutimet mbi tema të tilla si "Sfida të

reja-kampionë të rinj" i adresohen rrugëve dhe mundësive të reja drejt nxitjes së rritjes ekonomike dhe rolit të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. Pjesëmarrës të kësaj konference janë personalitete të larta ndërkombëtare nga Kroacia, Mali i Zi, Sllovakia, Jordania, Palestina, përfaqësues të fushave ekonomike, industriale, akademike, nga më shumë se 50 vende. Në forum mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Kompania Re/Max kërkon ndërmjetësues imobilare. Dërgoni Cv në: info@remaxunlimited.al /Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd! Autoshkollë vetëm 200 euro

(A, B, C, D)

pa asnjë detyrim tjetër. Afati i regjistrimeve deri me date 10 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E MARTË, 04 SHTATOR 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ish mësuesi, 79-vjeçar: Jemi shumë të varfër, kërkoj ndihmë për djalin invalid!

Sabri Rahmani

I

sh mësuesi 79 - vjeçar Sabri Rahmani nga Tirana, i cili jeton në kushte tepër të vështira ekonomike i bën apel ISSH-së që të mundësojë pensionin e invaliditetit për djalin e tij të vetëm, Arturin, i aksidentuar në punë shumë vite më parë. Në këto kushte, gjendja fizike dhe psikologjike e 54 vjeçarit të dëmtuar është tepër e vështirë, ku përveç thyerjeve që ka pësuar dhe politraumave, ai po humbet dëgjimin. I moshuari, për të ndihmuar djalin e tij, ka emigruar në Greqi ku ka kryer punë të ndryshme, (vazhdon edhe sot) me qëllim përballimin e kurës mjekësore të djalit të tij të vetëm. Ja sesi u shpreh për “77 News”, ish-mësuesi. Ku banoni si dhe kur u aksidentua djali juaj? Unë banoj në Tiranë, në Njësinë Bashkiake nr. 5, jam i martuar dhe kemi një djalë të vetëm, Arturin, i cili aktualisht është 54 vjeç. Fatkeqësisht, djali im në vitin 1979 pësoi aksident në punë në ish kombinatin “Josif Pashko”, në fabrikën e telit. Menjëherë pas aksidentit djalin e

çuan në Spitalin Ushtarak në gjendje kome dhe mjekët konstatuan se ai kishte pësuar shumë fraktura si dhe shumë trauma, pasi kishte thyer të dyja këmbët si dhe gishtërinjtë e dorës së djathtë. Pasi djali doli nga spitali përfitoi pension invaliditeti, grupi i dytë dhe më vonë grupi i katërt, me punë të lehtë deri në tetë orë. Pra gjithsej u trajtua 6 vjet me pension invaliditeti derisa ia ndërprenë. Më pas ai gjen punë në riparimin e shërbimeve në sektorin e radiove dhe vazhdon aty deri në vitin 1991, kohë kur kjo ndërmarrje u mbyll dhe u privatizua. Që prej asaj kohe djali im është i papunë, madje i paaftë për të punuar. A iu drejtuat institucioneve përkatëse për të trajtuar këtë problem? Në vitin 2008 ne iu drejtuam Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe ky institucion u shpreh që djali është i aftë për punë të lehtë. Më pas ne u ankuam në KEMP-in epror dhe morëm përgjigje që djali ishte i aftë për punë të lehtë, duke e rënduar më tepër cilësimin në krahasim me institucionin e mëparshëm. Aktualisht djali është i pamartuar dhe në një gjendje të vështirë ekonomike, jeton me pensionet tona dhe është në gjendje të keqe shëndetësore, pasi ka dhimbje të këmbës dhe të mesit. Ai është i paaftë për punë dhe nëse qëndron një orë në këmbë i fillojnë dhimbjet, sepse ka hekura akoma në trup. Mendoj që komisioni nuk e ka verifikuar saktë gjendjen shëndetësore të tij. Madje

djali ka humbur edhe dëgjimin rreth 90 përqind, pasi i kemi bërë analizat në Itali. Unë kërkoj që t’i jepet djalit një nga grupet e invaliditetit. Personalisht kam punuar në “Kombinatin e Tekstilit” për 22 vjet, si dhe 18 vjet si mësues në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, si dhe në shkollën 8 vjeçare “1 Qershori”. Marr vetëm 151 mijë lekë të vjetra pension që janë të papërballueshme për kurimin e djalit. Në vitin 1995 deri në vitin 2005, edhe pse ne ishim të moshuar, emigruam në Greqi për të kuruar Arturin. Aty u detyrova që nga mësues të kthehesha në mirëmbajtës të një fabrike, kurse bashkëshortja kujdesej për një grua të moshuar. Në ato 10 vjet gjithçka që fituam e harxhuam për djalin. Doktorët në Greqi na thanë se nëse Arturi do të ishte pacient grek do të konsiderohej invalid i përhershëm dhe se duhet të trajtohej me seriozitet nga institucionet shqiptare. Gjithsesi kur erdhëm në Shqipëri rezultoi krejt e kundërta. Cili është apeli juaj drejtuar institucioneve? Gjithë familja ime jeton me 5 mijë lekë të vjetër në ditë pa llogaritur ilaçet, vizitat, etj. Ndihem i diskriminuar nga shteti, sepse nuk jetojmë as në minimumin e jetesës. Kërkoj rehabilitimin e djalit sa më parë të jetë e mundur! Nuk e di sesi do ta kalojë jetën ky njeri, kur ne të vdesim, pasi jemi të moshuar. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet tapicier makinash. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel : 0685405333/Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin t��nd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 400 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri me date 10 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 04 SHTATOR 2012 Welcome to Albania!

INTERVISTË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Korçë!

Kalaja: Korça ofron turizëm në çdo stinë, mungojnë projektet dhe infrastruktura!

Gëzim Kalaja

T

urizmi sipas Gëzim Kalasë është një nga potencialet kryesore të Korçës që mund të shfrytëzohet për rritjen e punësimit. Banori i Korçës shprehet për “77 News” se në këtë zonë mund të zhvillohet turizmi në çdo stinë, por pengesë është infrastruktura. Ai bën apel që të punohet më shumë në këtë drejtim. Z. Kalaja përshëndet iniciativën e Lëvizjes Shqipëria e Re për mbledhjen e propozimeve të të rinjve për zgjidhjen e problematikave në fushën e arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale.

Si paraqitet niveli i punësimit në Korçë? Punësimi në Korçë është jashtëzakonisht dobët. Dikur ka qenë fabrika e instrumentaleve, që punësonte shumë njerëz, tani e kanë shkatërruar plotësisht. Cilat janë potencialet e Korçës që mund të shfrytëzohen për të hapur vende të reja pune? Natyra e Korçës ofron mundësi të pafundme për zhvillimin e Turizmit. Mjafton të përmendim, Goricën, Dardhën, Voskopojën dhe Ersekën, që kanë një natyrë

të mrekullueshme. Problemi qëndron tek infrastruktura. Duhet të investohet tek infrastruktura për të mundësuar zhvillimin e turizmit. Cilat janë problematikat e arsimit që kanë nevojë për përmirësim? Arsimi ka nivel. Nuk qëndron tek arsimi. Problemi qëndron tek punësimi sepse të rinjtë që përfundojnë studimet nuk gjejnë dot punën në profesionin e tyre. Shërbimet sociale a janë në nivelin e duhur? Në masën 70% shërbimet sociale janë mirë. Bashkia në këto katër-pesë vitet e fundit ka punuar mirë. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë debati me të rinjtë e Korçës, ku do të diskutojë për problematikat në këto fusha dhe do të mblidhen idetë dhe propozimet e të rinjve për zgjidhjen e tyre. Këto ide dhe propozime do të jenë pjesë e një platforme konkrete që do t’i adresohet edhe institucioneve me fuqi vendimarrëse. Mendoni se një iniciativë e tillë mund të ndikojë pozitivisht? Çdo gjë e re ndikon pozitivisht. E reja është gjithmonë pozitive, pavarësisht nga mentaliteti. Tashmë edhe të vjetrit kanë filluar të ndryshojnë dhe të pranojnë të renë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Grill House kërkon të punësojë punonjëse kuzhine, kamarier dhe banakier. Kontaktoni në: 0695312912/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E MARTË, 04 SHTATOR 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Thjerrëza të rrafshëta për pamje perfekte! E

kspertët nga seksioni i Harvardit për fizikë aplikative kanë arritur të krijojnë thjerrëza të rrafshëta ultra të holla, me trashësi prej vetëm 60 nanometrash, të cilat fokusojnë dritën pa aberacion kromatik ose astigmatizëm, distorzionin që është karakteristik për të gjitha thjerrëzat klasike. Bëhet fjalë për një teknologji krejt të re e cila në dallim prej vonesës së dritës në fazën derisa përhapet nëpër thjerrëzën klasike përmes pjesëve të materialit me trashësi të ndryshme, këto thjerrëza të rrafshëta

Meandra lumore

krijojnë lëvizje momenti në fazë në vetë sipërfaqen e thjerrëzës. Kjo teknologji, në rend të parë, dedikohet për përdorim në telekomunikacion dhe përpunim të sinjalit, ndërsa pasi drita rezultuese është e liruar nga të gjitha aberacionet e thjerrëzave klasike të shtrembëruara, sinjali nuk ka nevojë të korrigjohet përmes teknikave komplekse të cilat shfrytëzohen tani. Përgatiti: Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

M

eandrat janë bërryla shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinor, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë. Për shkak të zvogëlimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësore-horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshinë e tij dhe krijon bërryla të mëdhenj ose të vegjël shumë të lakuar (dredha), por shumë të bukur e të mahnitshëm, sidomos kur këto pamje i sheh nga lart. Meandrat krijohen për shkak të përplasjes së rrjedhave të lumit herë në njërin breg dhe herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugëta të harkut dhe nganjëherë, duke e shkëputur tërësisht nga shtrati lumor. Përgatiti: Xhulia Zefi Për më tepër: www.newnews.al Big Market kërkon të punësojë punonjëse marketi, kasiere, punonjëse banaku. Dërgoni Cv në : bigvasilshanto@gmail.com /Për më tepër: www.njoftime.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 04 SHTATOR 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Munir Ponde: Dua të kem rol aktiv në drejtësinë shqiptare!

M

77 NEWS

unir Ponde studion në degën Drejtësi në universitetin "Vitrina". Në kuadër të projektit "Vitrina në familje" vendosëm që të merrnim një orë nga dita e tij për të realizuar një takim të afërt për të mësuar më shumë mbi shkollimin e tij. "Faleminderit që më bëtë edhe mua pjesë të projektit 'Vitrina në familje', pasi që kur dëgjova në fillim për këtë projekt më ngjalli mjaft interes", u shpreh Muniri. Zgjedhja e degës që ai studion ishte një zgjedhje e minutës së fundit. "Unë kam përfunduar liceun artistik për pikturë, por në fund të shkollës së mesme çdo gjë mori një kthesë tjetër dhe zgjodha të studioj për drejtësi në universitetin "Vitrina", u shpreh Muniri. Përsa i përket kësaj zgjedhje Muniri thotë se edhe ai do që të ketë një rol aktiv në drejtësinë shqiptare. "Unë i kam të gjitha mundësitë që të jap kontributin

tim, të ndihmoj që të përmirësohet sistemi gjyqësor në vendin tonë dhe jam i bindur se me shumë përkushtim do t’ia dal mbanë", u shpreh Muniri. Më tej Muniri na tregon se, shokët e tij që studiojnë pranë universitetit "Vitrina", i kanë sugjeruar që të ndiqte studimet pranë kësaj shkolle të lartë private. "Shokët e mi kishin një eksperiencë të mirë dhe ishin mjaft të kënqur nga stafi akademik. Tashmë që jam edhe vetë këtu e kam vërtetuar ëtë gjë, në këtë universitet jopublik stafi mësimdhënës është mjaft i kualifikuar", u shpreh Muniri. Studenti i fakultetit të Drejtësisë në këtë intervistë na tregon se koha e lirë për të është mjaft e kufiziuar dhe për të kryesore është studimi, në mënyrë që të arrijë objektivat e synuara. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Jeta sentimentale do jetë e favorizuar. Në punë do merrni vendime të rëndësishme. Demi: Ditë me fat për beqarët. Në punë do jeni paksa të shpërqëndruar. Binjakët: Influenca e yjeve në sektorin financiar do jetë pozitive. Shëndeti nuk do jetë problematik. Gaforrja: Jeta në çift do të ketë shumë të papritura gjatë kësaj dite. Luani: Çiftet s’do të kenë probleme gjatë kësaj dite. Tregohuni të kujdesshëm dhe të matur me shpenzimet e financiare. Virgjëresha: Jeta sentimentale e beqarëve do jetë e ekuilibruar dhe harmonike. Në familje tregohuni më të kuptueshëm. Peshorja: Jeta në çift do jetë mjaft e animuar gjatë kësaj dite. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Akrepi: Jeta sentimentale do iu japë shumë kënaqësi gjatë kësaj dite. Shëndeti do jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe pa probleme. Shigjetari: Për ata që janë në një lidhje do ketë shumë surpriza të këndshme gjatë gjithë ditës. Bricjapi: Beqarët duhet të pranojnë ftesa nëse duan të mos jenë vetëm. Me shendetin s’do keni probleme shqetesuese. Ujori: Jeta juaj në çift do ketë shumë pasion në këtë ditë. Në planin financiar do jeni më të qartë dhe do e stabilizoni situatën. Peshqit: Beqarëve nuk do iu mungojnë takimet këtë ditë. Atmosfera në familje do jetë më e ngohtë dhe më e bukur.

Okas.shpk kërkon të punësojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë menaxher/e. Kontaktoni në: okas.shpk@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 04 SHTATOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Mirësevini në bujtinën e Prelë Tinaj në Vermosh! Turizmi në Vermosh, aty ku do të gjejnë veten adhuruesit e natyrës.

B

ujtina Prelë Tinaj ndodhet në Lagjen Maliaj të Fshatit Vermosh, në pikën më veriore dhe më të frekuentuar nga turistët në vend. Freskia, qetësia, bukuritë natyrore, mikpritja dhe shërbimi cilësor janë avantazhet e kësaj shtëpie të cilën e bëjnë shumë tërheqëse për një numër të lartë pushuesish nga krahina të ndryshme të vendit dhe turistë të huaj të apasionuar pas klimës dhe madhështisë së maleve, eksplorues të natyrës. Ky han përbëhet nga tre dhoma dhe nëntë shtretër të rehatshëm, të qetë, të akomoduar bukur dhe veçantë. Kuzhina, tualeti dhe dhoma e ndenjes janë po ashtu të sistemuara këndshëm dhe të ngjallin ngrohtësinë e një shtëpie shumë mikpritëse. Çmimi është më se ekonomik, 25 €, i cili përfshin gjithçka, fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën. Ushqimi që shërbejnë për vizitorët, të cilët tashmë janë bërë miqtë e tyre, është ai tradicional, i gatuar nga duart e këtyre pronarëve dhe i marrë nga bjeshkët e Vermoshit. Të gjitha ushqimet janë bio. Pranë këtij hani ditët tuaja të qëndrimit do të jenë të mrekullueshme, të mbushura me aktivitete nga më të ndryshmet dhe shumë argëtuese. Stafi i përkryer i këtij hani do jetë shoqërues shumë i mirë për të vizituar bukuritë që natyra i ka falur këtij vendi si: ujëvarat, shpellat, lumenjtë ,majat e larta të maleve dhe livadhet plot lule të pafund. Këtu do të mund të bëni ski në pistën e pa krahasur të kësaj lugine, gara me kuaj, gara në turet e biçikletave, shëtitje në luginat e thella alpine (të Lëpushës dhe Cemit), ngjitje alpine në majat e larta të këtyre maleve, ngjitje malore në malësinë e Marlulës, peshkim sportiv të troftës e shumë të

tjera. Kostumet dhe zakonet tradicionale do të mund ti shikoni në aktivitetin më të madh të organizuar në këtë zone, “Lugu i Bjeshkëvë”, nëpërmjet ekspozimit që bukuroshet e Vermoshit iu bëjnë atyre. Por bukuri natyrore, ajër të pastër dhe qetësi do mund të gjeni edhe në oborrin

Krijoje vetë fatin tënd!

Shkolla e Mesme ( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë

= 400 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri me date 10 Shtator. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

e këtij hani, ku do kënaqeni dhe do shijoni kafen e paprovuar ndonjëherë. Numri që ka vënë për ju Z.Tinaj është: Tel. + 38 267 452 179, me të cilin do t’iu informojë për gjithçka që keni nevojë. Nga Olta Zhilla Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Gazeta 77 news nr 182