Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 11.01.2013 VITI II - NR.311

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Çajup Çangollari: LSHR njihet si partia e të rinjve,

e njerëzve në nevojë dhe e sipërmarrësve! MENDIMI POZITIV

Si të shtoni vlera?

J

u jeni marrë në punë kryesisht për të pasur rezultate, të Qendra e cilat duhet të kontriMendimit Pozitiv buojnë në shtimin e të ardhurave. Në qoftë se nuk ndodh kështu direkt ose indirekt, atëherë si mendoni se kompania do ta justifikojë pagesën tuaj? Vetëm sepse keni qenë në atë...>> VIJON NË FAQEN 2

Përfaqësues të LSHR diskutojnë platformën e partisë me studentë në Tiranë dhe Korçë!...........................fq.3 Kërkesa e pensionistëve: Të vendosen penalitete për gabimet në Sigurimet Shoqërore!....................fq.4 Qeramarrësja: Të gjendet zgjidhje për familjet që lirojnë banesat e pronarëve!............fq.5 I ftuar i 77 Club artisti dhe diplomati Luiz Ejlli!..........fq.7 Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet: Ndërmarrje sociale për punësimin e grave kryefamiljare!.....................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 11 JANAR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Çajup Çangollari: LSHR njihet si partia e të rinjve, e njerëzve në nevojë dhe e sipërmarrësve!

"

Shqipëria e Re në Fokus” në "77 News", me gazetarin Artur Nura në këtë edicion special ftoi z. Çajup Çangolllari, nënkryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re (LSHR), i cili në këtë bisedë televizive solli frymën e re në moshë dhe mentalitet në politik-bërjen në Shqipëri. Z. Çajup Çangollari tha se ai vetë duke qenë me origjinë nga Përmeti është shembulli i përfaqësimit gjeografik dhe kulturor pranë lëvizjes.“Nënkryetarët e tjerë të LSHR-së kanë origjinë nga veriu i Shqipërisë apo edhe Shqipërisë së Mesme”, shtoi Çangollari, duke argumentuar që të rinjtë janë target- grupi kryesor i LSHR-së, pavarësisht origjinës ose qytetit, komunës,

apo fshatit ku punojnë dhe jetojnë. Nënkryetari i LSHR-së Çangollari, duke iu referuar iniciativës më të fundit të Qeverisë Britanike për një skemë nxitëse financiare dhe biznesi prej 30 milionë sterlinash për gjeneratën e sipërmarrësve në moshë të re nga 24 deri në 30 vjeç, tha se kjo skemë është e konceptuar si motor dinamik i ekonomisë së Britanisë së Madhe kundrejt zhvillimeve dhe garës ekonomike globale, ndaj duhet marrë në konsideratë edhe nga aleati ynë i natyrshëm PD, sot në krye të qeverisë shqiptare. “I bëj apel kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha të marrë iniciativa të ngja-

shme me të kryeministrit konservator Kameron, në raport me kontributin e rinisë shqiptare të cilën LSHR e ka në qendër të vëmendjes programore politike dhe strategjike”, tha Çangollari, duke shtuar se deri tani në Britani janë mbi 5000 të rinj që kanë përfituar marrjen e një kredie “Start-Up”, e cila parimisht ndihmon sipërmarrësit të nisin një biznes dhe të gjejnë këshillim profesional për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit. Sipas z. Çangollari edhe në Shqipëri ka nevojë për më shumë politika ekonomike si këto të qeverisë britanike, ku të rinjtë të gjejnë më shumë mundësi për të marrë mbështetjen financiare në formën e një kredie me interes të ulët dhe të fillojnë një biznes duke krijuar jetën e tyre ekonomikisht të pavarura, por edhe duke ndihmuar kështu vitalizimin e ekonomisë së vendit tonë. Në mbyllje të emisionit, z. Çangollari tha se ai vetë personalisht e ka pasur eksperiencën e të vetëpunësuarit si i ri, por që për fat të keq, nuk kishte gjetur mbështetjen e nevojshme nga ana e shtetit dhe qeverisë, ndaj shtoi ai: "LSHR është e përqendruar tek rinia shqiptare dhe kërkon mbështetjen dhe anëtarësimin e tyre që të bëjnë të mundur së bashku punësimin dhe angazhimin maksimal të të rinjve jo vetëm në administratën publike, në sipërmarrjen e lirë, por edhe në parlament si përfaqësuesja më dinjitoze e shoqërisë shqiptare". Për më tepër: www.77news.al

Jeta në punë mund të jetë e paqëndrueshme dhe të mendoni për vlerën që ju do t'i shtoni, është ndoshta gjëja më e rëndësishme që bëni. Eksperienca, besnikëria, dedikimi dhe etika e fortë në punë janë të rëndësishme por asnjëra nga këto nuk mjafton që ju të jeni të punësuar në atë kompani përgjithmonë: për shembull, ju mund të punoni shumë duke numëruar kapëset e letrave dhe megjithëse të bësh këtë punë shton disi të ardhurat e kompanisë suaj, i gjithë mundi juaj mund të mos vihet re. Pra, të mbani vendin e punës është një nga arsyet kryesore se përse duhet të përqendroheni në vlerën që mund të shtoni.

Sidomos tani, që organizatat duhet të jenë efiçente, pra sigurohuni që ajo që bëni të ketë vlera. Nëse nuk ja arrini, mundohuni të gjeni çfarë të mundeni të kont-ribuoni më shumë në suksesin e organizatës, por shpejt ama! Kur e vlerësoni punën me vlerën që i shtoni, ju fitoni gjithashtu një vlerësim më të mirë të prioriteteve tuaja, që do të thotë do të punoni sa më shumë të keni mundësi në ato aktivitete që kontribuojnë direkt në shtimin e të ardhurave. Pra kështu ju do t'i vendosni vetes qëllime dhe të punoni me më shumë efikasitet. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1

kompani për një kohë të gjatë apo ngaqë ju nuk bëni gabime nuk do të thotë se ju po shtoni ndonjë vlerë të madhe. Për të shtuar vlera, duhet që ju të keni një impakt pozitiv në suksesin e organizatës apo kompanisë, i cili përkthehet në përfitime. Disa organizata, sidomos ato të sektorit jofitimprurës dhe në qeveri, e masin suksesin me mënyra të tjera. Suksesi mund të përfshijë ndihmën ndaj njerëzve apo të ruash mjedisin. Në këtë rast, për të shtuar vlerën dhe për të provuar që vleni, ju duhet të fokusoheni më tepër në mënyrën se si organizata e mat suksesin. Përse vlera është e rëndësishme? Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 11 JANAR 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR në qytetin e Korçës

Fuqizimi i kombit është obligim për çdo shqiptar! N

ë kuadër të prezantimit të platformës politike në qarkun e Korçës, përfaqësuesja e LSHR-së Elona Hasimllari zhvilloi sot një takim me studentë të Universitetit të Korçës. Studentët u njohën me të gjitha pikat e platformës politike si dhe diskutuan për disa prej tyre. Ndër të tjera ata mbështetën idenë e krijimit të agjencisë së supervizimit të administratës publike si mekanizëm i domosdoshëm për zbatueshmërinë e ligjit. Krijimi i një agjencie të tillë, të pavarur nga gjyqësori, do të ndikojë pozitivisht edhe në luftën ndaj korrupsionit brenda institucioneve të drejtësisë. Krijimi dhe implementimi i këtyre agjencive do të çojë edhe në eliminimin e fenomenit të “pandëshkueshmërisë” në nivelin më të lartë të administratës. Një tjetër pikë e diskutuar ishte edhe fuqizimi i kombit si obligim për çdo shqiptar. Për më tepër: www.77news.al

Puna sociale, një prioritet për LSHR!

N

ënkryetarja e forumit rinor për Lëvizjen Shqipëria e Re, Lisana Subashi, realizoi një takim me të rinjtë nga Kuksi, studentë në Tiranë. Fatri Memaj, Ilir Leka dhe Fidan Sherifi u njohën me shtatë pikat kryesore të platformës së lëvizjes politike. I riu, Fatri Memaj theksoi se puna sociale është një pikë shumë e fortë, pasi të rinjtë në zonat rurale kanë nevojë për vende pune. Subashi ndër të tjera theksoi se LSHR për të qenë sa më afër me qytetarët ka çelur zyrat koordinuese në 12 qarqe të vendit. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Kaon ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: hr@kaonbeer.com. / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 11 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kërkesa e pensionistëve:

Të vendosen penalitete për gabimet në Sigurimet Shoqërore!

M

os u largoni kurrë nga sportelet e institucioneve pa kontrolluar mirë dokumentet që iu kanë lëshuar. Kjo është porosia që do t’ju shpëtonte nga telashe të paparashikuara në të ardhmen. “Nuk i shikoj asnjëherë, thote Sofika Lala, sepse e di që ua kam dorëzuar të gjitha në rregull dhe nuk kanë pse të gabojnë”. Por, një tjetër qytetare si puna e saj, nuk e kishte kontrolluar dhe tani nuk përfitonte dot pension, për një germë në emër.“Më thanë që vetëm me gjyq mund ta fitoj pensionin”. Vetëm pak kohë më parë, “77 News” botoi rastin e qytetarit Sokol Neza që po pengohej për të përfituar asistencën sociale, për shkak të korrigjimeve në librezën e punës dhe në formularin e vërtetimit të punësimit. Megjithëse punonjëset që ia kishin lëshuar me korrigjime, e siguronin se “nuk ka problem, se e ke me firmë dhe me vulë”, problemi doli, pasi Sokol Neza nuk merrte dot pagesën e asistencës sociale. Evelina Varfi figuronte me dy vitlindje të ndryshme, tje-

tër në certifikatën e trungut familjar dhe tjetër në certifikatën personale, e kishte më të ndërlikuar rastin. Megjithëse gjykata kishte urdhëruar korrigjimin e gabimit, Bashkia i përgjigjej se nuk mund të korrigjojë librin themeltar dhe as nuk pranonte t’i bashkëlidhte me një shënim, vendimin e gjyqit. Këtë herë gazeta “77 News” do të tregojë jo thjesht përmes rrëfimeve, por me prova fotografike se çfarë katrahure ndodh në dokumentet që u lëshohen qytetarëve. Vladimir Gjishti është një qytetar i cili do të ndjekë procedurat e invaliditetit dhe po përgatit dokumentacionin. Ndërsa na tregon letrat, nuk është fare koshient për “krimbin e gabimit” të nëpunëses, që mund t’i rrëzojnë “pemën” dosje. Ndërsa e di që letrat e tij kanë gabime, na pyet: “Thua do të kem ndonjë dëm nga këto? Më kanë ngatërruar edhe emrin e babait, edhe mbiemrin. Çfarë problemi mund të më dalë”? Ne këtu po paraqesim dokumentet ku ai figuron me emra të ndryshëm dhe pastaj të radhisim

se çfarë dëmesh do t’i vijnë pas kësaj. Në kartën e identitetit, ai njihet me emrin Vladimir Gjishti. Në një vërtetim për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak të lëshuar nga Qendra e Personel Rekrutimit, qytetari figuron po me këtë emër që mban edhe karta e identitetit. Vladimir Tefik Gjishti. Por, në vërtetimin për vjetërsi pune të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ai paraqitet me emrin Vladimir Refik Gishto. Pra, babanë nga Tefik ia kanë ‘pagëzuar’ Refik, ndërsa mbiemrin nga Gjishti ia kanë bërë Gishto. Tre shkronja të gabuara në 18 gjithsej. Mospërputhja në dokumentacion, qoftë edhe me një germë të vetme do t’i kthejë mbrapsht Vladimir Gjishtit të gjithë dosjen e dokumenteve për pasaktësi. Vetëm për një germë të digjet pensioni, prona, pagesa e ndihmës ekonomike, të kthehen mbrapsht dokumentet nga ambasadat, të digjen aplikimet e ndryshme, etj. Qytetarët pyesin: “Përse i bëjnë këto gabime”? Për më tepër, edhe kur pohojnë se kanë gabuar, institucionet mjaftohen me një ndjesë, ndërsa kostot financiare të gabimeve të tyre u mbeten qytetarëve që duhet të paguajnë nga e para për t’i përgatitur si dhe për shpenzimet e udhëtimeve, pa llogaritur mundimin. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Olainfarm ofron vend pune Përfaqësues Mjekësor. Dërgoni CV në: fn.ramizi@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 11 JANAR 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Qeramarrësja:

Të gjendet zgjidhje për familjet që lirojnë banesat e pronarëve!

Hyrije Murati

P

ërmbarimi ka nisur të trokasë dhe të lëshojë urdhra për lirimin e banesave dhe një nga banesat ku ka trokitur, është godina nr. 12 në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë. Jo pak, por 7 familje me 29 pjesëtarë duhet të largohen brenda 10 ditëve nga shtëpitë që kanë banuar. Mes tyre është edhe familja e Hyrije Muratit, e cila u paraqit më datën 8 janar pranë QDS për të sensibilizuar për fatin e familjes së saj të varfër, që mund të mbetet pa strehë. Që në fillim, gruaja na tregon një dokument të vjetër, është një autorizim i lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv i Lagjes nr. 10, në vitin 1985.“Na vendosën në këtë godinë që kishte qenë çerdhe dhe kopsht shtetëror, thotë Hyrije Murati. Unë erdha që nga Oxhaku pasi atje isha ngushtë, kurse këtu më dha shteti dhomë e kuzhinë. Në vitin 1990, bëra një ndarje me fqinjët, pasi banesa çerdhe e dikurshme, ishte me një

banjë dhe korridor të përbashkët për të gjitha familjet. Bashkë me ndarjen, bëra edhe një shtesë me një dhomë, një korridor dhe një banjë. E futa në proces legalizimi në vitin 2010 dhe pagova 4300 lekë. Pas ca kohësh, më doli emri në gazetë në listat e legalizimeve. Komisioni shtetëror do të vinte ta maste, ta fotografonte, t’i caktonte vlerën dhe shumën që do të paguaja. I binte të paguaja rreth 20 mijë lekë të reja, nuk ishte shumë e madhe, por unë nuk kisha mundësi pagese”. Hyrije Murati deri në atë kohë nuk e kishte parashikuar atë që do të vinte më pas. Po atë vit, ajo dhe familjet e tjera që banonin në godinën pranë shkollës “Çajupi”, u paditën nga pronari i shtëpisë, por sipas Hyrijes, gjyqi u anullua. Këtu mbeti kjo histori, derisa ditën e hënë më 7 janar 2013, i mbërriti shkresa e Përmbarimit, e cila e vinte në dijeni bashkë me kryefamiljarët e tjerë, se duhet të lirojnë vullnetarisht banesën për 10 ditë. Kundrejt këtij Urdhri Ekzekutimi lëshuar për Njoftim-Konfirmimi të Entit Kombëtar të Banesave Tiranë, nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nuk lejohet ankim sipas ligjit. Shkresa mbyllej me “Shoqëria përmbarimore do të fillojë ekzekutimin e detyrueshëm dhe për debitorin që refuzon ose nuk vepron sipas asaj që ka vendosur vendimi i Gjykatës, do të gjobitet deri në 50 mijë lekë, deri në ekzekutimin e detyrimit, si dhe do të bëhet kallëzim për ndjekje penale për pengim të ekzekutimit në bazë të nenit 320

të Kodit Penal dhe nenit 606 të KPR Civile”. Hyrije Murati thotë: “Ku do të shkojë unë me 6 pjesëtarë? Si do të më nxjerrin forcërisht dhe të më dënojnë sikur kam kryer ndonjë krim? Unë këtë banesë nuk e zura forcërisht. Shteti më strehoi si gjithë popullin dhe shteti nuk mund të më nxjerrë në rrugë”. E pyesim nëse ka aplikuar në bashki për shtëpi me qera të ulët dhe mësojmë se nuk ka bërë asnjë veprim të tillë. “Nuk kemi aplikuar në bashki sepse mendonim që do të qëndronim aty. Në ‘92 na thanë, që pasi të privatizoheshin pallatet, do t�� privatizoheshin edhe godinat e ulëta, të pabanueshme. Por s’u realizua. Kjo shtëpi ka qenë çerdhe që nga viti 1935, e ka ngritur italiani”, thotë ankuesja që nuk pajtohet dot me fatin. Hyrije Murati kërkon ndihmë sa më të shpejtë nga Bashkia dhe nga Enti Kombëtar i Banesave për të zgjidhur çështjen e strehimit për familjen e saj të varfër. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet po kryen të gjitha procedurat e duhura ligjore duke vënë në dieni edhe përmbaruesin privat, pasi ky urdhër nuk mund të ekzekutohet për shkaqe se qytetarja ka aplikuar për vetdeklarim pranë zyrave të Aluizmit për të gjithë sipërfaqen e shtëpisë së saj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Herenc ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: hrtiraneoffice@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 11 JANAR 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR, një forcë politike mbështetëse e gruas shqiptare!

N

ënkryetaret e Forumit të Gruas së Lëvizjes Shqipëria e Re, Marsela Behari, Albana Uka dhe Mira Përlala kanë zhvilluar një takim me znj. Marsela Lazellari. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e znj. Lazellari me Platformën Politike të LSHR. Në takim u diskutuan dhe u prekën të gjitha pikat e platformës si: fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare, punësimi i të rinjve, lufta kundër korrupsionit, arsimi, mbështetja e familjeve në nevojë etj., duke u ndalur më gjerësisht tek mbështetja dhe forcimi i rolit të gruas shqiptare në shoqëri. Znj. Lazellari u tregua e hapur për një bashkëpunim të mëtejshëm me Lëvizjen Shqipëria e re, pasi e sheh atë si një forcë politike e cila mund të sjellë shumë ndryshime në të mirë të shoqërisë shqiptare, por mbi të gjitha si një forcë mbështetëse e gruas. Për më tepër: www.77news.al

Telefoni që i reziston ujit, mund të përdoret në dush dhe pishinë!

P

roblem i shumë personave lidhur me telefonin, është se shpesh herë kjo pajisje bie në tualet dhe atyre u duhet të blejnë një aparat të ri. Por, tashmë ky nuk do të jetë problem, pasi “Sony” ka publikuar një telefon, i cili i reziston ujit.“Xperia Z” është telefoni më i ri që nuk pëson dëmtime kur bie në kontakt me ujin dhe gjithashtu është i pajisur me kufje plastike dhe mund të përdoret në dush, pishinë, etj, “Sony” deklaroi se ky telefon i ri është tepër i hollë dhe mund të zhytet në ujë dhe të qëndrojë për rreth 30 minuta. Gjithashtu përfaqësues të kësaj kompanie theksuan se edhe në rastin kur klientëve telefoni u bie në tualet, ai pastrohet thjesht me ujë dhe nuk pëson asnjë dëmtim. www.77news.al Live Contact ofron vend pune Operator Telefonik. Dërgoni CV në: live.co@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 11 JANAR 2013 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

I ftuar i 77 Club artisti dhe diplomati Luiz Ejlli!

N

ë Kampusit “Vitrina” , 77 Club mundësoi takimin e hapur me z. Luiz Ejlli, takim ky i pari për këtë projekt për këtë fillim viti. Z. Ejlli u prit nga përfaqësuesit e këtij projekti. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe Dr.proc.Erblina Fetahu dhe Msc Jonada Cenolli. Takimi u hap nga përfaqësuesja e Universitetit Vitrina, znj. Fetahu e cila përveç falënderimeve të rastit ftoi z.Ejlli që të ndante me ne eksperiencën e tij jo vetëm si këngëtar por edhe në fushën e diplomacisë. Në rrëfimet e tij z. Ejlli, u tregua mjaft i hapur dhe shfaqi komoditet në bashkëbisedimin që kishte me pedagogët dhe studentët, nga të cilët jo të pakta ishin pyetjet përsa i përket fushës së dytë që z. Ejlli ka përzgjedhur, diploma-

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

cinë. Ai tregoi për këngën e parë, e cila e ka ngjitur në skenë në moshën 9-vjeçare, një këngë mjaft e veçantë e kushtuar nënës, të cilën jo pa emocion ai e solli në një fragment të shkëputur. Kënga, një pasion i cili e ka shpallur fitues jo pak herë gjatë këtij dhjetë vjeçari të fundit, tanimë ka kaluar në plan të dytë, shtoi Ejlli, duke qenë se është fokusuar jo vetëm në karrierën diplomatike por edhe në atë juridike. Duke qenë Atashe Kulture pranë Ambasadës Shqiptare në Francë, ai u shpreh se jo të paktë janë francezët të cilët janë të interesuar të vizitojnë Shqipërinë dhe shumë prej tyre kalojnë pikërisht nga zyra e z. Ejlli në Francë. Në vitin 2012 në Shqipëri janë futur më se 35.000 turistë francezë, të cilët shtysën e parë e kanë marrë nga ambasada jonë në Francë, shtoi z. Ejlli. Planet e tij, tanimë i përkasin Shqipërisë, duke qenë së në pranverë atij i mbaron mandati si Atashe Kulture pranë Ambasadës Shqiptare në Francë dhe ka vendosur që familjen dhe punën ta ngrejë në Shqipëri. Në fund të bisedës, Luisi me kërkesën e studentëve përshëndeti me një këngë e cila u prit me ovacione dhe dashamirësi. Pas takimit, z. Ejlli u njoh me Kampusin “Vitrina” nga Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit znj. Rita Loloçi dhe vizitoi zyrën e Projektit 77 Club dhe si gjithmonë, si traditë atij iu dhurua paketa “Jeto Shëndetshëm”. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Me impenjim jeni duke ndërtuar me ngadalë një ndërtesë shumë të fortë. Duhet të jeni krenarë. Demi: Trupi juaj është duke iu kërkuar që të gjeni kohë të pushoni paksa. Binjakët: Duhet të kultivoni sa më shumë dialogun, pasi vetëm kështu do të mund të kapërceni keqkuptimet. Gaforrja: Njerëzit tuaj të afërt do të afrohen edhe më shumë me ju dhe ju do të ndiheni më mirë. Luani: Intuita juaj do të mund të zbulojë edhe ndjenjat e të tjerëve kur këta mundohen t'ua mbajnë të fshehta. Virgjëresha: Në punë do të merrni shpërblimin që kishit kohë që e prisnit. Peshorja: Vetëm duke punuar do të dini të vlerësoheni në vendin e punës, pa i dhënë rëndësi thashethemeve. Akrepi: Nëse në këtë moment nuk keni aftësinë e duhur për të marrë vendime të rëndësishme që iu takojnë, mos hezitoni që të kërkoni ndihmën e dikujt. Shigjetari: Për sa i përket miqësive, janë duke ardhur njohje të reja interesante që do iu pëlqejnë shumë. Bricjapi: Mos prisni shumë që të deklaroheni tek personi që iu intereson. Rreziku për të humbur trenin është prezent. Ujori: Sot qëllimi juaj kryesor duhet të jetë kënaqësia dhe dëfrimi. Lëreni veten të lirë dhe largoni mendimet. Peshqit: Të jeni të parët nuk është e thjeshtë dhe as diçka e palodhshme, por në këto momente keni nevojë që të jeni të parët në gjithçka.

Lamitrans Albania ofron vend pune Xhenerik, Elektroauto. Kontaktoni në Cel. : 069 40 20 725 / Për më tepër: www.njoftime.com

Autoshkollë

vetëm 220 euro

të gjitha të përfshira.

(A, B, C,)

Vetëm sot!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 11 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet:

Ndërmarrje sociale për punësimin e grave kryefamiljare!

G

ratë kryefamiljare kërkojnë përmirësime ligjore si dhe zbatimin e ligjeve që ekzistojnë dhe që parashikojnë lehtësira për to. Apeli i tyre këtë herë vjen nga tryeza e organizuar nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet dhe “77 News”, që kanë pasur herë pas herë në fokus problematikat reale të tyre. Kondi Ilia, koordinatori i Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, tha se familjet me gruan kryefamiljare nuk janë familjet tipike që përbëhen nga një burrë dhe një grua, janë familje më të rriskuara nga keqtrajtimi, u mungon mbështetja ekonomike e burrit dhe në përgjithësi janë më të pambrojtura. Për këtë arsye, shtetet e tjera kanë bërë hapa të rëndësishëm për të përkrahur familjet me kryefamiljare gra dhe shteti shqiptar duhet të bëjë të njëjtën gjë. "Ne si qendër, midis 130 dosjeve të qytetarëve (denoncuar brenda katër muajve) qe po iu ndjekim problemin, kemi jo pak dosje

të grave kryefamiljare dhe ç’është e vërteta, ato gjenden në vështirësi të mëdha, probleme papunësie, strehimi që duhet të jetë kriter përparësie për rastet e tyre, probleme dhunimi, apo konfliktesh me institucionet shtetërore për të drejtat e tyre". Më pas ai ftoi kryetaren e Shoqatës “Ndihmë Sociale Gruas KryefamiljareKuçovë”, Tefta Mala e cila tregoi përmes përvojës së saj, se çfarë barrierash has gruaja e vetme. "Unë jam edhe vetë një grua kryefamiljare dhe duke parë nevojat e mëdha që kanë gratë në Kuçovë, e ngritëm këtë shoqatë për të lehtësuar sado pak jetën e tyre, përmes projekteve dhe donacioneve që kemi kapur. Mungesa e rrogës së babait ndihet shumë në këto familje". Rreziku që fëmijët e familjeve me një prind të tundohen dhe të futen në rrugë të gabuara, është më i madh, pasi nuk kanë mundësitë e fëmijëve të tjerë. “Secili të mundohet të bëjë atë që

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

mundet”, tha ajo. Ndërsa Kondi Ilia, koordinatori i QDS-së tha se do të ishte një gjë shumë e mirë krijimi i një regjistri kombëtar, që të gjitha gratë kryefamiljare të jenë të azhornuara dhe përveç numrit të tyre, të jetë i kompletuar me të dhëna për interesat që kanë gratë kryefamiljare në veçanti, për profesionet apo aftësitë për punë të ndryshme. “Pa njohur këtë realitet, ne nuk mund ta kurojmë si duhet”, tha Ilia. Gjithashtu ai u shpreh për njohjen dhe forcimin e statusit të gruas kryefamiljare, për këtë kategori shumë të ndjeshme që përfshihet në shtresat në nevojë, për të cilën QDS ka ndërmarrë nismën ligjore të heqjes së padisë në gjykatë. “Meqenëse këto gra të vetmuara kanë një barrë më të madhe për të mbajtur familjen, ne kemi kërkuar të hiqet tarifa e padisë që është e paarritshme për shumicën prej tyre, pasi ato janë të privuara nga mundësia për të kërkuar drejtësi. Gjithashtu, ai tha se do të bëjnë pjesë të platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re ambicien e shoqatës së gruas kryefamiljare për të hapur dhe nxitur ngritjen e ndërmarrjeve sociale. Tefta Mala solli shembullin e Italisë, ku ndërmarrjet sociale ofrojnë jo vetëm punësim të grave kryefamiljare, por edhe shpërndarjen e fitimit të tyre tek gra të tjera si ato. Në përfundim të takimit, Kondi Ilia tha se gratë kryefamiljare me problematika të ndryshme, disa të braktisura nga burrat, disa vejusha, të tjera të dhunuara, nuk kanë nevojë as për lëmoshë, as për mëshirë. Kanë nevojë për zbatim të ligjeve që u kanë dhënë disa lehtësi si dhe nxitjen e punësimit për këtë kategori. Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimi Nr.311