Page 1

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E SHTUNË, 05.01.2013 VITI II - NR.305

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.3

Lufta ndaj korrupsionit, Kryeministri Berisha:

Më shumë transparencë për qytetarët! MENDIMI POZITIV

Qëllimi juaj vë në lëvizje Universin!

J

eta e shumicës së njerëzve vërtitet Qendra e rreth marrjes së diçMendimit Pozitiv kaje. Por s’ka asgjë për të marrë, kjo është e vërteta. Gjithçka që duhet të bëni është të jeni. Qenia është ajo që jep gjithë rezultatet. Është e domosdoshme që të kuptoni që nuk janë të... >> VIJON NË FAQEN 2

Kreu i LSHR Edmond Vlashaj, takim në Pogradec!.......fq.2 Qytetarët lushnjarë përkrahin shtatë shtyllat e platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re!.................fq.2 Agim Haveriqi në shtëpi me pronar: Shtëpitë nga Enti i Banesave janë të papërballueshme nga ne!.........fq.4 Nëna e tre fëmijëve romë: Kërkoj të punësohem, njerëzit na paragjykojnë!........................................fq.5 Fuqizimi i familjes, prioritet për LSHR!...................fq.6 2013, viti i qiellit dhe i astronomisë!.......................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 05 JANAR 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kreu i LSHR Edmond Vlashaj, takim në Pogradec! T

akim shumë interesant në Pogradec. Të rinjtë e Pogradecit kërkojnë një alternativë të re e cila do të sillte energji të reja në qeverisjen e vendit si dhe në drejtimin e tre Ministrive që kanë lidhje me punësimin, strehimin dhe rritjen e mirëqenies nëpërmjet krijimit të hapësirave të reja për punësim. Ministria e Punës, Ministria e Turizmit si dhe Ministra e Diasporës drejtuar nga LSHR, do të ishin institucione model dhe pikë referimi për modernizimin e Administratës Publike Shtetërore. Për më tepër: www.77news.al

Qytetarët lushnjarë përkrahin shtatë shtyllat e platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re!

Z

gjerohet harta e takimeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Takimi i radhës ishte në Lushnje, ku përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re Fabiola Kajana zhvilloi një takim me qytetarë të ndryshëm, ku qëllimi ishte prezantimi dhe njohja me Platformën Politike të LSHR. Diskutimi ishte i frytshëm sepse pati debat me të pranishmit. Ndër të tjera, ata i vlerësuan idetë e LSHR si risi e politikës shqiptare dhe ku shumë njerëz do të gjejnë vetveten e tyre. Një pikë tjetër që ngjalli shumë interes ishte pika për fuqizimin e familjes, që sipas tyre, është dhe hallka e një shoqërie dhe natyrisht e një vendi. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 bërit dhe të pasurit ato që përcaktojnë cilësinë e jetës tuaj. Është qenia ajo që e përcakton atë. Ajo që jeni, pra perceptimi juaj i Vetes kontrollon atë që ndodh me ju. Kur ta përqendroni vëmendjen në zgjidhjen e problemeve, d.m.th. të provoni t’i bëni gjërat më mirë, do të ndodhë diçka shumë interesante: nuk do të jeni në gjendje të shikoni atë që keni. Pra, mënyra më e mirë për të gjetur lumturinë dhe kënaqësinë është që të shijoni atë që keni. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të vendosni qëllime ose të bëni plane, do të thotë që duhet të shijoni momentin sepse kjo është ajo gjithçka keni. Krijoni për të nesërmen por jetoni të sotmen. Keni vetëm dy mundësi në jetë. Gjëja e parë është të shijoni atë që keni sot dhe e dyta të jeni në ankth për atë që nuk keni dhe të përqendroheLëvizja

ni tek e nesërmja, duke shpresuar se do të jetë më e mirë, nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithsesi, të merrni atë që doni nuk do ta ndryshojë jetën tuaj, pra, mos e lejoni atë që keni të përcaktojë atë që jeni, përndryshe do të ndiheni të pakënaqur. Nëse jeni të vendosur që të shkoni diku ose të bëni dikë të lumtur, do t’ju bëhet si punë rutinë për gjithë jetën. Do të vazhdoni të veproni me besimin hipnotizues që sa më shumë të keni aq më mirë do të jetë. Shkojini prapa asaj që doni, por njëkohësisht shijojeni udhëtimin pasi ashtu është jeta, një udhëtim dhe jo një pasion. Të merrni atë që doni nuk do të thotë që të ndryshoni atë që jeni. Pra, shijojeni veten, duajeni atë pa kushte dhe bëhuni pjesë e udhëtimit. Shpërblimi nuk vjen thjeshtë nga të marrit, vjen nga pjesëmarrja në të. Të shkruani skriptin tuaj, do të thotë që jeni ju ata që

vendosni se për çfarë do të jetë udhëtimi dhe se si do të duket fati. Qëllimi juaj vë Universin në lëvizje! Universi rrjedh në një drejtim me qëllimin tuaj dhe është shumë e rëndësishme të jeni të saktë me qëllimet tuaja në çfarëdolloj situate. Nëse jeni të qartë për qëllimet që keni, mekanizmi i suksesit tuaj të ndërgjegjes do t’ju mbështesë që të arrini atje. Shumë njerëz hasin në lloj-lloj problemesh ndërsa përpiqen të krijojnë jetën që duan pasi nuk e kanë përcaktuar qartësisht se ku duan që të shkojnë dhe nuk e kanë parashikuar se si do të jetë kur të shkojnë atje. Ata që bëjnë një jetë të qëllimshme dhe të suksesshme kanë në mendjen e tyre një imazh të qartë se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 05 JANAR 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lufta ndaj korrupsionit, Kryeministri Berisha:

Më shumë transparencë për qytetarët!

D

uke folur në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, kryeministri Berisha premtoi më shumë transparencë për qytetarët si dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Ai ka kërkuar nga ministrat që brenda dhjetë ditëve çdo ministri të ketë numrin e vet jeshil, në të cilin qytetarët të denoncojnë korrupsionin. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ministrat të jenë shumë më aktivë në komunikimin e tyre

me qytetarët, duke u kërkuar atyre publikimin e numrave në faqet zyrtare të ministrive, madje i ka këshilluar të përdorin edhe Facebook, si një mundësi shumë e vlefshme e komunikimit. Gjithashtu, kreu i qeverisë kërkoi edhe ngritjen e komitetit të diasporës që sipas tij është një detyrim madhor që Shqipëria u ka shqiptarëve në 4 anët e botës. “Fati na bëri që të kemi më shumë diasporë dhe në këtë aspekt duhet kërkuar ndjesë shqiptarëve kudo që janë që nuk ka qenë e mundur që të kenë mbështetjen e merituar të Shqipërisë. Por unë i garantoj se realizimi i saj është përparësi madhore. Komiteti i diasporës do të bëjë gjithçka për t`u gjendur afër shqiptarëve në 4 anët e planetit. Ky komitet do punojë për praktikat dhe skemat më të mira, në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre dhe më pranë njëri-tjetrit. Diaspora ka një rol historik në jetën dhe në betejat e shqiptarëve për liri dhe demokraci”, shtoi Berisha. Kryeministri theksoi se gjatë vitit 2012 është rritur xhiroja e sipërmarrjes si dhe eksportet shqiptare duke përgënjeshtruar kështu edhe zërat se

gjatë këtij vitit është ulur fuqia blerëse. “Ne e nisim këtë vit me optimizëm real. Unë dua të informoj shqiptarët se viti që lamë pas, në 10 mujorin e parë rezulton të ketë pasur një rritje të xhiros nga 1 trilion e 346 miliard që ka qenë në 2011-ën është rritur në 2012-ën me 1 trilion e 447 miliard, pra ka pasur 101 miliard rritje. Të gjithë ata të cilët besojnë se ka rënë fuqia blerëse kanë një shifër të deklaruar nga biznesi që e përgënjeshtron në mënyrë ekzemplare. Në shkallë vendi ka një rritje solide të xhiros së përgjithshme të xhiros së sipërmarrjes së vendit. Ka një rritje të qëndrueshme që përgënjeshtronin idenë e rënies së fuqisë blerëse. Nuk mund të ketë xhiro pa fuqi blerëse. Gjithashtu eksportet shqiptare “Made in Albania” nga 97 miliard në 118.9 miliard, pra eksportet janë rritur me 80 përqind”, tha Berisha. Kreu i qeverisë, ka njoftuar zyrtarizimin e ligjit për heqjen e TVSH-së për makineritë prodhuese për biznesin, duke theksuar se ky vendim do të pasohet me të tjerë në ndihmë të sipërmarrjes. Për më tepër: www.77news.al

Avokati i Popullit: Akti normativ ka krijuar shumë probleme me të pastrehët!

Z

yra e Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me largimin nga godina e çerdhes n. 36 në Tiranë të 12 familjeve që jetojnë tek kjo godinë. Në një konferencë për shtyp, zyra e Avokatit të Popullit ka deklaruar se akti normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve ka krijuar shumë probleme. “Akti normativ i qeverisë zgjidhi emergjencën e ish-pronarëve, por

la në gjendje shumë emergjente banorët që jetonin në këto banesa të ish-pronarëve”, thekson zyra e Avokatit të Popullit duke shtuar se po punon që të gjejë një zgjidhje optimale për të drejtën e strehimit. Avokati i Popullit thotë se ka nisur hetimin, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse. “Duke parë situatën problematike dhe të paralajmëruar, ndër-

morëm një proces hetimi të përgjithshëm. Iu drejtuam Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Entit Kombëtar të Banesave si institucione përgjegjëse. Aktualisht, megjithëse ka disa kohë që është kërkuar shpjegim, i vetmi institucion që është përgjigjur është Enti Kombëtar i Banesave. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Agikons ofron vend pune Elektricist. Dërgoni CV në: info@agikons.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E SHTUNË, 05 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Agim Haveriqi në shtëpi me pronar:

Shtëpitë nga Enti i Banesave janë të papërballueshme nga ne!

Agim Haveriqi

Q

ytetarët që ishin të strehuar në shtëpitë e ish-pronarëve, patën një fat të ndryshëm nga ajo pjesë e popullsisë së fshatit, që u bë pronare e tokave me pronarë, falë ligjit 7501. E ndërsa dhënia e tapisë me ndarjen e tokës sipas frymëve edhe sot e kësaj dite ka lënë në konflikt pa rrugëdalje pronarë të vjetër e të rinj. Për pronësinë e banesave ekziston një konflikt më i butë por jo më pak i komplikuar, ku në mes qëndron prapë shteti. I strehuar si shumë të tjerë në një nga banesat që u kthyen në pronë të shtetit socialist, pas shpronësimit me forcë të “të deklasuarve”. Agim Haveriqi banon ende në shtëpinë e pronarit që nga viti 1955. Ende nuk e ka lëshuar atë, edhe pse si afat të fundit, vendimi i qeverisë dhe i Gjykatës Kushtetuese, caktonte nëntorin. Por as vetë shteti nuk është gati të zgjidhë strehimin e njerëzve si ai. Ndërsa shteti komunist zgjidhi në këtë formë, strehimin e një pjese të

popullsisë, pasojat e saj kthehen sot të shumëfishuara prej faktit se qeveritë e pas ’90-s në harkun e 22 viteve nuk ndërtuan banesa shtetërore. Qytetari tregon rastin e tij: “Në fillim u strehuan në vilën ku unë jetoj, disa familje me nga një dhomë secila, pastaj disa nisën të largohen e kështu ne patëm mundësi për zgjerim. Unë isha atë kohë i fejuar, kujton Agim Haveriqi dhe kur po mateshin të dërgonin dikë tjetër në dhomën e liruar, ne kërkuam të na jepej ky ambient i lirë, pasi do të krijoja familje dhe bëheshim disa kurora në një dhomë. Edhe pas ‘90-s vazhduan të largohen familje të tjera. Aty mbetën ata që nuk kishin mundësi. Qytetari tregon për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, se e njeh të drejtën e pronarit mbi atë shtëpi, por njeh edhe të drejtën e tij, pasi shteti nuk mund të nxjerr në rrugë njerëzit që i ka strehuar në një kohë. “Unë kam punuar në ndërmarrjen gjeoteknike, edhe jashtë orarit kam punuar në ngritjen me kontribut vullnetar të disa pallateve në Tiranë. Nëse unë nuk do të gjendesha i strehuar në shtëpinë e shtetëzuar, do të kisha fituar një shtëpi tjetër me privatizimin e ’92-shit. Por, meqenëse ky ishte fati im, sikurse edhe i shumë të tjerëve, shteti, qëkur nxori ligjin për kthimin e pronës tek pronari, duhet te merrte masat për të na strehuar ne të tjerët”. Agim Haveriqi thotë se edhe pse është vetë i prekur nga interesat e pronarëve, e ndjen se ata kanë shumë të drejtë, se përveç sistemit të shkuar që u mori shtëpinë, edhe qeveritë e sistemit pluralist ua vonuan pronën mbi

20 vjet.“Ata kanë pritur shumë. Shteti duhet t’ua kishte kthyer këtyre njerëzve menjëherë shtëpitë e tyre dhe të ndërtonte pallate të reja të cilat të na i shiste në kosto, siç bëri me pjesën tjetër të popullit. Enti Kombëtar i Banesave e ka humbur këtë funksion, nuk di ku i ka pallatet që duhet të kishte ngritur në gjithë këto vite”. Rruga e dytë do të kishte qenë që shteti t’ua kompensonte shtëpitë ish-pronarëve duke u kthyer paratë dhe t’ua shiste nën kosto njerëzve që i banonin prej vitesh. Qytetari tregon ndër të tjera, se hall më vete është përgatitja e dokumenteve që duan kohë dhe një dëng me para. “Shtatë herë kemi bërë dokumenta, u grimë nga lekët. Vetëm herën e parë ishin falas”. Për Agim Haveriqin, kredia që bashkia u ofron, është një gjë shumë e mirë, por për vende ku ka punë dhe stabilitet, ndërsa për qytetarët e Shqipërisë është e frikshme. Sipas tij, nëse qytetari ka mundësi t’i paguajë njëherësh 20% të vlerës së shtëpisë bankës, ai do ta ketë të rrezikuar edhe këtë investim, nëse nuk është në gjendje të shlyejë çdo muaj kredinë. Sakaq, më e vështirë bëhet situata për familjen e tij, ku bashkëshortja është invalide. Ajo humbi shëndetin mendor kur humbi punën dhe ndërkohë është duke humbur edhe shikimin prej ilaçeve të diabetit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

BotimePegi ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: jobapplication@botimepegi.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Në hyrje të qytetit të Kavajës, në drejtim të Rrogozhinës Cel: +355 68 20 98 176

e-mail: agronkalaja@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 05 JANAR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nëna e tre fëmijëve romë:

Kërkoj të punësohem, njerëzit na paragjykojnë!

Miranda Ymeri

M

iranda Ymerin e takojmë në afërsi të Bashkisë së Tiranës. Ajo është një vajzë rome që jeton në një familje të varfër dhe me fëmijën e vogël në karrocë na ndalon në rrugë duke na pyetur se ku ndodhet Minibashkia nr. 9. 22-vjeçarja interesohet, pasi një punonjëse e Bashkisë së madhe e ka marrë në telefon duke i thënë se duhet të paraqitet për të marrë disa ndihma me rastin e festave të fundvitit, meqë familja e saj është në listën e madhe të familjeve që trajtohen me asistencë sociale. Miranda është e hutuar pasi ka më shumë se një orë që e kërkon njësinë Bashkiake dhe nuk e gjen dot. Sapo i themi që jemi gazetarë nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet dhe do ta ndihmojmë për të shkuar atje ku ndahen ndihmat, 22-vjeçares i qeshin sytë. Rrugës për në njësinë Bashkiake nr. 9, Miranda na tregon se ajo me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, dy vajza dhe një djalë jeton

në shtëpinë e nënës, pasi nuk kanë shtëpi. “Dua të punoj në ndonjë shtëpi, të pastroj, ose ku të jetë. Ne vajzat rome i kemi dyert të gjitha të mbyllura se na paragjykojnë, edhe fëmijët kur duam t’i çojmë në kopsht na i shikojnë shtrembër, a thua se ne nuk jemi njerëz si gjithë të tjerët, ndaj apeloj për ndihmë”, shprehet e trishtuar 22-vjeçarja rome, duke i bërë apel për ndihmë kujtdo që mund ta lexojë historinë e saj. Historia Miranda rrëfen se edhe ajo dëshiron të jetojë si gjithë të tjerët, por e ka të pamundur pasi nga varfëria me shumë vështirësi arrin t’i ushqejë fëmijët dhe e vetmja e ardhur financiare në familjen e saj janë ato pak para që burri i saj i fiton me shitjen e hekurave dhe të kanoçeve që mbledh gjithë ditën në rrugë. Miranda është edhe besimtare ndaj ajo shprehet se i lutet shpesh zotit që jeta e saj të rregullohet dhe Bashkia e Tiranës t’i mundësojë një shtëpi që të jetojë me familjen e saj.“Jam besimtare, shaminë e kam vënë në kokë për t’ju përkushtuar familjes time dhe zotit tim, ndaj kam besim se zoti do më ndihmojë me një shtëpi të vogël që të fus kokën sepse jetojmë 5 vetë në shtëpinë e nënës time, jemi në një shtëpi ku sa herë që bie shi përmbytet gjithçka”, shprehet Miranda. 22-vjeçarja tregon se familjet rome janë shumë të diskriminuara dhe e vetmja ndihmë që mund t’iu jepet atyre është ndonjë qese me veshmbathje dhe ushqime nga fondacionet e ndryshme apo edhe nga Bashkia e

Tiranës. Sipas Mirandës, edhe vajzat rome kanë të drejtën të punojnë e të trajtohen ashtu si edhe vajzat e tjera, pasi të gjitha janë bija nëne e kanë nevojë për para që të mbijetojnë. Apeli Miranda duke mbajtur djalin e vogël në krahë tregon se familja e saj jeton në skamje të plotë pasi herë pas herë të rriturit mund të flenë edhe pa ngrënë, pasi ushqimi me zor mjafton për fëmijët e vegjël. Ndaj 22-vjeçarja i drejtohet Bashkisë së Tiranës me një lutje të madhe për të dhënë sa më shumë ndihma për njerëzit në nevojë ku futet edhe familja e saj.“Sot me këto ndihma që do na japi Bashkia e Tiranës do gëzojnë njëherë edhe fëmijët tanë, po kjo është vetëm një ditë dhe pastaj do rikthehen sërish ditët e vështira kur na hahet ushqim, se jemi nëna me fëmijë në gji dhe kur hapim dollapin e bukës atje nuk gjejmë asgjë, ndaj apeloj për të gjetur një punë”. Miranda i bën apel të gjithë biznesmenëve ose personave që kanë biznese si lokale apo restorante për ta punësuar si pjatalarëse, por apeli i saj i shkon edhe personave të tjerë që mund t’i japin një mundësi punësimi që edhe ajo të kontribuojë e të fusë të ardhura financiare në familjen e saj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Paylink ofron vend pune Software Developer. Dërgoni CV në: hr@paylink.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 05 JANAR 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fuqizimi i familjes, prioritet për LSHR!

T

akimi i radhës i organizuar nga përfaqësuesja e LSHR Mirgita Margjini kishte në fokus familjen. Sipas familjarëve dhe qytetarëve të këtij takimi, fuqizimi i familjes është pika më e fortë e platformës së kësaj lëvizjeje. “Ne e mbështesim fort këtë nismë pasi duke fuqizuar familjen LSHR fuqizon shtetin shqiptar”, thanë ata. Ata vlerësuan edhe transparencën dhe përkrahjen që LSHR ka si qellim t’iu jap edhe institucioneve arsimore dhe punësimin e të rinjve në administratën shtetërore. Për më tepër: www.77news.al

Konsumon 1 cigare në ditë, 2 herë më shumë e rrezikuar!

N

jë studim i fundit i publikuar në revistën amerikane "Heart Association" nxjerr fakte të reja mbi konsumimin e duhanit. Sipas këtij studimi, femrat që konsumojnë edhe një cigare të vetme në ditë, janë dy herë më shumë të rrezikuara se të tjerat nga vdekja e befasishme. Në studim morën pjesë më shumë se 101.000 infermiere. Me këtë rast ishte vërtetuar se duhanpirësit që i konsumojnë cigaret me raste janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme, si dhe më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me personat që rregullisht konsumojnë cigaren. Po ashtu është vërtetuar se me ndërprerjen e duhanit, pas disa vjetësh ky rrezik sa vjen e pakësohet, ka pohuar revista amerikane "Heart Association". www.77news.al FoodWay ofron vend pune Punëtore Fast Food. Dërgoni CV në: v.mehja@foodway.al / Për më tepër: www.njoftime.com

, Cel: +355 66 20 70 150

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 05 JANAR 2013 Lëvizja

KULTURË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

2013, viti i qiellit dhe i astronomisë!

K

y vit është vit interesant për të pasionuarit e astronomisë: Dy kometa dhe dy asteroide do të vizitojnë Tokën. Një objekt famëkeq do t'i ofrohet Tokës më 10 janar 2013, asteroidi Apophis, i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës. Midis Tokës dhe Apophis do të ketë kësaj here një distancë të mjaftueshme prej 15 milionë kilometrash. Megjithatë, astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë dhe antena të mëdha radarësh lëvizjet e masës me përmasa 300 metra. Sepse Apophis mund t`i afrohet Tokës edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apophis do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Atëherë ky objekt do të ndodhet më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit që ndodhen në orbitën gjeostacionare, 36 mijë kilometra larg Ekuatorit. Shtatë vjet më vonë, Apophis mund të përplaset me Tokën. Shanset janë 1 me

100 mijë. Megjithatë përplasja do të kishte pasoja fatale. Shkencëtarët janë nervozë, të paktën deri në janar, kur vëzhgimet e radarëve të tregojnë me saktësi që Apophis nuk do të përplaset me Tokën në vitin 2036. Prekje kozmike më 15 shkurt! Sa afër mund të bëhet takimi me Apophis e tregon në mes të muajit shkurt 2013 Asteroidi 2012 DA14. Kjo masë i afrohet Tokës deri në afërsinë 24 mijë kilometra. Por, astronomët thonë qartë se përplasja me Tokën nuk do të ndodhë. Njerëzit e apasionuar pas astronomisë, mund të ndjekin me dylbi më 15 shkurt, se si 2012 DA14 do të kalojë mes yjeve Virgjëresha dhe Flokët e Berenikes. Meqenëse ky objekt është 40 metra i madh, një përplasje e mundshme do të kishte vetëm pasoja rajonale. Nëse Asteroidi përbëhet nga material shumë poroz, atëherë kur i afrohet atmosferës së Tokës, shpërbëhet thuajse krejt. Vetëm nëse përbëhet nga metal, atëherë mund të shkaktojë një krater të madh. Takimet me Apophis dhe 2012DA14 janë të lehta, por tregojnë se Toka është vazhdimisht e rrezikuar nga bombardimet kozmike. Prandaj NASA dhe Organizata Evropiane e Studimeve në Hapësirë ESA do të bashkëpunojnë më 2013 për ngritjen e sistemeve të vëzhgimit, që të dallojnë në hapësirë objektet e rrezikshme dhe të planifikojnë misionet e mundshme të mbrojtjes. Në muajin shkurt, Komisioni i Kombeve të Bashkuara, thotë nëse njerëzimi është i kërcënuar nga rreziqe konkrete. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Do të shënoni një fillim të shpejtë dhe rezultate shumë të mira në jetën profesionale. Demi: Ky vit do të jetë shumë produktiv nëse do t’i kushtoni rëndësi parapërgatitjes. Binjakët: Do t’iu duhet të merreni me një projekt të vështirë, kushtojini vëmendje maksimale. Gaforrja: Tregohuni të kujdesshëm dhe të përpiktë. Eprorët do t’iu propozojnë të merreni me punë të rëndësishme. Luani: Shfrytëzoni këtë moment për t’u marrë me punë të cilat mund të sjellin një ndryshim të papritur në të ardhurat tuaja. Virgjëresha: Do të investoni kohë, para dhe energji në punë sot, por do t’ia vlejë, pasi do të shpërbleheni. Peshorja: Bashkëpunimi me kolegët është shumë i rëndësishëm gjatë kësaj dite. Akrepi: Do të veproni me mençuri dhe shpejtësi për të anashkaluar kërkesat e paarsyeshme që do t’iu bëhen sot. Shigjetari: Nëse duhet të punoni me ndonjë koleg që ka pak vetëvlerësim, menaxhoni vetë situatën në punë. Bricjapi: Përpiquni të mos i ndërlikoni gjërat. Nëse përballeni me një mori kërkesash, evitoni të bini pre e panikut. Ujori: Eprorët mund të hedhin poshtë punën tuaj në një moment të caktuar, por më pas mund t’iu ndihmojnë. Peshqit: Evitoni të përfshini problemet personale me jetën tuaj profesionale.

Wop Durrës ofron vend pune Farmaciste. Dërgoni CV në: irsidap@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

PËRSHËNDETJE! Krijoje vetë fatin tënd! Autoshkollë 500 € / 1 vit, (A, B, C,)

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve,

plus Spoken English, plus Power Point, plus Word-Exel.

vetëm 200 euro gjitha të përfshira. ose 1000 € / 3tëvite Pa asnjë Afati detyrim i regjistrimeve tjetër! deri më datë 7 Janar Vetëm sot!

Adresa 2: 2: Kampusi Kampusi Universitar Universitar “Vitrina” “Vitrina” pranë pranë “City “City Park”. Adresa 1: Adresa 1: Tiranë, Tiranë, Bulevardi Bulevardi Dëshmorët Dëshmorët e e Kombit Kombit pas pas Kryesisë Kryesisë së së Kuvendit. Kuvendit. Adresa Park”. Tel: Tel:+355 +35542 4242 4209 0990, 90,Sms: Sms:+355 +35568 6820 2067 67991, 991,Cel: Cel:++355 355 68 68 20 20 61 61 561, 561, e-mail: e-mail:info@vitrina.al, info@vitrina.al,www.vitrina.edu.al www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 05 JANAR 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Studentët durrsakë, pro dënimit me vdekje! S

ekretarja e Forumit Rinor të LSHR Ermelinda Ismailaj, në qytetin e Durrësit së bashku me Aldo Dukën, përfaqësues i LSHR, ka zhvilluar një takim me studentin, Erind Hysaj. Atij i është prezantuar platforma dhe pikat kryesore të saj, ku shprehu përshtypjet e tij: "Dënimi me vdekje, si një pikë e platformës, duhet të aplikohet sepse e shohim si një mënyrë që të parandalohen një mori vrasjesh. Njerëzit të vihen në dijeni për këtë ndëshkim, gjë e cila do t'i bënte ata të arsyetonin përpara se të kryejnë një krim. Ky lloj dënimi do të shërbejë si formë ndaluese të shtimit të vrasjeve. Gjithashtu, do doja të sugjeroja një sistem gjysmë presidencial për shtetin shqiptar, ku roli i presidentit të ketë një epërsi më të madhe në qeverisje". Për më tepër: www.77news.al

LSHR, jo ndihmë por punë sociale në komunitet!

L

ëvizja Shqipëria e Re ka qenë pranë një familje në nevojë për t’i prezantuar kësaj kategorie propozimin për punësim social. Anëtarja e kryesisë dhe kryetare e FGLSHR-së Blerina Gjoka ishte në familjen Baushi në lagjen 5 maji në Tiranë. Zoti Fatjon Baushi dhe gruaja e tij Feruze janë të papunë dhe përfaqësues të komunitetit rom. Ata thanë se ndihen të zhgënjyer nga politika dhe se kërkojnë të punojnë që të mbajnë familjen dhe jo të marrin ndihmë. Gjoka iu sqaroi se LSHR e ka në fokusin e saj këtë shtresë dhe se propozon punësim për këto familje dhe jo ndihmë, e cila nuk është zgjidhje e halleve dhe e problemeve. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 News Botimi Nr.305  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you