Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

LSHR ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013!

E MARTË, 01.01.2013 VITI I - NR.301 ...>>fq.2

Takim me Kryesinë e Qarkut të Fierit Olsi Mino: Platforma Politike e Lëvizjes Shqipëria e Re,

me vizion të ri dhe më afër qytetarëve shqiptarë! MENDIMI POZITIV

Këshilla për një jetë të lumtur!

T

ë qenurit i lumtur lidhet nguQendra e shtë me mënyrën e Mendimit Pozitiv të jetuarit. Një jetë e mirë, marrëdhënie të mira me njerëzit që iu rrethojnë dhe marrja e përgjegjësive, ju çojnë drejt një jete të lumtur. Por përse njerëzit e mirë nuk janë gjithmonë... >> VIJON NË FAQEN 2

Grantet e BE, 8 milionë euro për fermerët shqiptarë!.fq.5 Ish-këngëtari i Ansamblit, Gëzim Xhaxhaj: Erdha në Shqipëri si zë ekselent, tani jam i papunë!..fq.4 LSHR, aleancë me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme për nxitjen e punësimit!..........................................fq.5 LSHR, forcë mbështetëse e gruas dhe familjes!.......fq.5 Babagjyshi i Vitit të Ri: Duhet t'a besojnë fëmijët?.fq.7 Vilma Kërçiku në Burrel: Papunësia, një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme!..fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


POLITIKË

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 01 JANAR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Takim me Kryesinë e LSHR të Qarkut Fier

Olsi Mino: Platforma Politike e LSHR, me vizion të ri dhe më afër qytetarëve shqiptarë!

L

ëvizja Shqipëria e Re ka zhvilluar një takim me kryesinë e qarkut Fier duke diskutuar mbi platformën politike. Në këtë takim, Kryetari i LSHR z. Edmond Vlashaj, anëtari i kryesisë z. Olsi Mino dhe anëtari i FRLSHR Tiranë z. Erio Mile, kanë prezantuar vlerat dhe frymën që platforma e LSHR mbart në brendësi të saj dhe sesi këto vlera dhe parime mund të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë nga anët ekonomike, kulturore, shëndetësore, arsimore dhe gjithashtu sesi politikat qendrore dhe lokale mund të jenë më afër qytetarëve. "Mënyra më efikase e administrimit të një qeverisje lokale është duke e trajtuar këtë institucion si sipërmarrje, pra, duke ulur

shpenzimet që të prodhojë fitime në buxhet por sidomos në krijimin e vendeve të reja të punës. Krijimi i një sistemi efikas mbi vjeljen e taksave duke aplikuar qeranë tatimore. E kundërshtojmë dhe propozojmë heqjen nga buxheti i çdo komune apo bashkie fondin fiktiv dhe abuzues të asaj që quhet ndihma sociale duke e degraduar në mëshirë sociale, por propozojmë punën sociale. Shtresat në nevojë marrin një ndihmë të jashtëzakonshme duke u integruar në punë. Hapja e vendeve të punës pa nevojë tenderimi, të marrjes së shërbimeve, por duke i marrë këto shërbime nga vetë qytetarët e kësaj komune apo bashkie”, është shprehur z. Vlashaj. Kryesia e Qarkut Fier

e përbërë nga koordinatori i këtij qarku z. Andi Mile, anëtare e kryesisë znj. Adela Nivica, Kryetare FRLSHR dega Fier znj. Igla Nivica, kanë shprehur mbështetjen në nismën e LSHR për çështjet e arsimit duke aplikuar agjencinë kombëtare të vlerësimit si ngritjen e cilësisë së arsimit në mësimdhënie dhe duke i hequr pushtetin e notës atij që paguhet nga taksat e qytetarëve vetëm për mësimdhënie, por gjithashtu në rritjen e cilësisë së nxënësve dhe studentëve që përballen në tregun e punës. Ndër të tjera, z.Mino qartësoi “Mëqenëse të rinjtë kanë potencialin më të madh për zhvillimin e një shteti, do intensifikojmë përpjekjet tona për të arritur një rotacion administrativ duke synuar tre Ministri që luftojnë korrupsionin dhe papunësinë. “Koordinatori LSHR për këtë qark, z. Mile vuri theksin në nxitjen dhe shtrirjen e sa më shumë investimeve në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale duke përjashtuar këta sipërmarrës nga taksat, rrjedhimisht kjo do të sillte vende të reja pune dhe gjithashtu zhvillim të zonave të caktuara. Në mbyllje të takimit, kryesia e qarkut Fier u shpreh se të rinjtë, shtresat sociale dhe sipërmarrësit e këtij qarku janë në mbështetje të këtyre vlerave duke besuar tek kjo platformë si një mënyrë e zhvillimit në shumë fusha të një shoqërie. Për më tepër: www.77news.al

3. Zgjedhjet tuaja, veprimet tuaja, jeta juaj. Jetoni jetën pa keqardhje. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Bëhuni ai person që zemra juaj dëshiron të jetë. Vazhdoni të punoni shumë në atë që ju doni pa marrë parasysh se me çfarë sfidash duhet të përballeni. Jini të vazhdueshëm. Jeta përfundimisht i shpërblen ata që e bëjnë këtë. 4. Askush nuk është “shumë i zënë” në këtë botë. Kjo lidhet me prioritetet. Nëse i keni vendosur vetes një qëllim, atëherë çfarë prisni, filloni të veproni. Çfarë, nuk keni kohë të mjaftueshëm? Ju keni saktësisht të njëjtin numër orësh si Helen Keller, Nënë Tereza, Leonardo Da Vinci, Albert Einstein, etj. 5. Bëhuni të durueshëm. Një ditë dhimb-

ja juaj do të jetë e dobishme për ju. Dhimbja shfaqet në jetën tuaj për një arsye. Ajo ju jep një shenjë se diçka duhet ndryshuar në jetën tuaj, kjo është një thirrje zgjimi që ju udhëzon drejt një të ardhme më të mirë. Pra mbajeni gjithmonë zemrën tuaj të hapur për ëndrrat tuaja dhe bëjeni këtë ndryshim. Për aq kohë që ekziston një ëndërr dhe veprimi pozitiv, ka një shpresë. Dhe për aq kohë sa ka shpresë, ka gëzim në jetë. 6. Është më mirë të jesh i mirë sesa të kesh të drejtë. Ne nuk kemi gjithmonë nevojë për një mendje inteligjente që flet, por ndonjëherë kemi nevojë për një zemër të durueshme që dëgjon. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 të lumtur? Kërkimi i lumturisë është një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës. 1. Jini të lumtur. Lumturia është një përvojë e shenjtë e të jetuarit në çdo moment me dashuri dhe mirënjohje. Gjithmonë, do të ekzistojë diçka për të cilën ju do të jeni mirënjohës dhe do të keni gjithmonë disa arsye për të dashur. Pra, të vlerësoni ato që keni. Të jeni mirënjohës për të gjitha ato pak gjëra që keni në jetë, por që kanë rëndësi të madhe për ju. 2. Përvoja është mësuesi më i mirë. Mos u përpiqni të mësoni përmendësh të gjitha gjërat që të tjerët iu kanë mësuar. Vetë jeta do t’ju mësojë gjatë rrjedhës së kohës, se kur është momenti dhe vendi i duhur për të vepruar. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 01 JANAR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Grantet e Bashkimit Europian

8 milionë euro për fermerët dhe agropërpunuesit shqiptarë!

F

ermerët dhe agropërpunuesit mund të përfitojnë nga skema e granteve prej 8 milionë eurosh, i një projekti të BE-së. Fermerët duket të aplikojnë për të thithur këto fonde nga i cili do të përfitojnë 50 për qind të shumës falas. Interesi i

fermerëve për të thithur këto fonde është i madh, pasi në 12 ditë janë bërë 5 mijë aplikime. "Vlera e investimit fillon nga 2500 euro dhe shkon deri në 150 mijë euro. Për investimet në agropërpunim që janë

investime më masive dhe me nevoja më të mëdha për financim, shkon nga 10 mijë euro deri në 500 mijë euro. Pasi projekti me të gjitha parametrat e nënshkruar në kontratë është realizuar ai merr 50 për qind të investimit të tij",tha Gjok Vuksani, Drejtor i AZHBR. Skema synon të mbeshtesë investime që ndërmerren nga prodhues dhe përpunues të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave, por për të përfituar, fermerët duhet të japin garanci financiare. "Garancia nuk është në anën tonë. Aty janë disa kritere siç është sipërfaqja e tokës, të ketë eksperiencë në fushën përkatëse e kështu me radhë, por në fund garancinë financiare ai duhet ta realizojë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë",theksoi ai. Skema e granteve "IPARD-like" financohet nga Bashkimi Europian 6.2 milionë euro dhe Qeveria shqiptare 2.07 milionë euro. Aplikimi ka nisur me datë 18 dhjetor 2012 dhe përfundon më 18 shkurt 2013. Për më tepër: www.77news.al

Zhbllokon lejet, ndërtuesit pro planit rregullues!

M

iratimi i planeve rregulluese për bashkitë dhe komunat çliron sektorin e ndërtimit nga ngërçi. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, mungesa e tyre ka krijuar një hendek në këtë sektor, pasi shumë firma kanë falimentuar nga mungesa e lejeve të ndërtimit. Ndërtuesit gjatë vitit 2012 janë përballur me efektet e krizës ekonomike, ndaj afro 10 mijë apartamente në shkallë vendi kanë mbetur stok.

"Një problem i madh është hartimi i planeve rregulluese për gjithë qendrat e banuara. Nuk është e thënë që të ndërtohet vetëm Tirana, se Tirana pati plan rregullues tani. Qendrat e banuara, të gjitha që janë mbi 10 mijë banorë, të gjitha duhet të kenë sipas ligjit për planifikimin e territorit, planet e tyre rregulluese. Ky është një front i madh për ndërtimin dhe veç asaj është një planifikim jo vetëm për firmat e ndërtimit,

po dhe për administratën shtetërore të fondeve përkatëse që duhen për ndërtimin e këtyre", tha Maksim Muçi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, gjatë vitit 2012 kanë mbyllur aktivitetin 1 mijë firma ndërtimi në gjithë vendin, për shkak të efekteve të krizës dhe mungesës së likuiditetit. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

KAON ofron vend pune Punonjëse Ambalazhimi. Dërgoni CV në: hr@kaonbeer.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MARTË, 01 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ish-këngëtari i Ansamblit, Gëzim Xhaxhaj

Erdha në Shqipëri si zë ekselent, tani jam i papunë!

Gëzim Xhaxhaj

"

Vendi im i punës është i zënë nga të ashtuquajturit "këngëtarë", njerëz pa shkollimin përkatës, me profesione shoferë funerali, mekanikë, këpucarë, etj.". Kjo është akuza dhe protesta e një artisti, ish-solisti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe të Ansamblit të Shtetit, Gëzim Xhaxhaj, i diplomuar për Kanto në ILA (sot Akademia e Arteve të Bukura) me dhjetë absolute. Pasi ka trokitur në shumë dyer, më në fund, i është drejtuar Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet dhe "77 News" për të publikuar dhe ndjekur rastin e tij. "Në Ansamblin e Shtetit janë mbledhur ata që rrinë akoma, pasi kanë mbushur moshën e pensionit, padrejtësisht marrin pagën, që duhet ta marrë një artist potent. Të këndosh si profesionist, duhet të kesh edhe freskinë e moshës dhe të zërit", thotë këngëtari. "Mosha e pensionit në Ansambël është 55 vjeçe për femrat dhe

59 vjeç për meshkujt. Unë jam i habitur se si mbajnë në punë njerëz që e kanë tejkaluar me kohë këtë moshë, kur Vaçe Zelën nuk e mbajtën as edhe një ditë më tepër. Njeriu 70 vjeç ka probleme me kockat, me zemrën, me trurin, me kujtesën, me vokalin se është motor i vjetër". Bas-baritoni, siç quhet në gjuhën teknike zëri i tij, vite më parë zëvendësonte në Ansamblin e Shtetit zërin e Mentor Xhemalit. Por, kohët ndryshuan dhe megjithëse CV-ja e tij u pasurua me disa specializime në Konservatorët e Italisë dhe me shumë pjesëmarrje artistike, kthimi në atdhe rezultoi një trishtim i madh. Metamorfoza është e tillë: Në ‘90-n, kur sapo ishte diplomuar, u emërua Solist i Parë në TOB, pa konkurs. Ndërsa, pas 20 vitesh, nuk ka lënë dyer pa trokitur, deri tek Ministria e Kulturës dhe nuk e ka gjetur dot vendin e tij. Ai tregon se ka çuar dosjen për t’u punësuar në disa vende: në liceun artistik "Jordan Misja", në Akademinë e Arteve për pedagog kantoje, në TKOB për solist dhe për korist. "Kërkohet para e madhe për të marrë një vend pune. Kudo ku kam shkuar, dyert më janë mbyllur", tregon Gëzim Xhaxhaj. Përse erdhi në atdhe? Gëzim Xhaxhaj tregon se kthimi në Shqipëri ishte reflektim, për të kontribuar në vendin e tyre. "Unë erdha këtu dhe fillova punë si zë ekselent. Nënshkrova kontratën 6+3 muaj. Ndërsa, që nga janari, jam sërish i papunë. Kontrata nuk u përsërit dhe unë jam në pritje në listën e Ministrit të Kulturës. Kam bërë katër takime, më thotë që të rri pa merak, por që

nga 1 janari 2012, unë vazhdoj të jem një artist i papunë. Gëzim Xhaxhaj është një artist i papunë, edhe pse i paregjistruar si i tillë në Zyrat e Punës, ndërsa është duke pritur kontratën ‘ekstra’. Dikur i kanë thënë se duhet të kalojë provën që quhet ‘audicion’, por një kërkesë e tillë është qesëndisëse, pasi siç na thotë vokalisti, audicione nuk bëhen më që nga viti ’90 për të hyrë në Teatrin e Operas. Gëzim Xhaxhaj zhvilloi një pjesë të karrierës së tij artistike në Itali. Pasi u largua në ’92-in me një bursë studimi në Konservatorin "Santa Çeçilia" të Romës, (kjo ishte një bursë dhuratë nga shteti Italian për shtetin tonë), qëndroi në shtetin fqinjë deri në 2005n, kohë gjatë së cilës ka fituar gjashtë bursa specializimi në konservatore të ndryshme të Italisë. Një ngjarje e paharruar e jetës së tij ishte të kënduarit live në sheshin "Shën Pjetri" gjatë Ceremonisë Funerale të Papa Vojtilës. Zëri i tij shoqëroi ngjitjen e shpirtit të Papës në qiell. Të tjera aktivizime janë në korin e Akademisë së "Santa Çeçilias" dhe të Vatikanit, në Kishën e Artistëve si solist, në korin e Masimo Belinit të Katanias, pastaj në profesion të lirë si pedagog kantoje në disa shkolla private në Itali. Gëzim Xhaxhaj ka provuar më shumë se një rrugë për të gjetur vendin që i takon. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Tepelena92 ofron vend pune menaxher, Distributor dhe Agjent shitjeje. Dërgoni CV në: info_butterfly_al@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 01 JANAR 2013 Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR, aleancë me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme për nxitjen e punësimit!

P

ërfaqësues të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë, Sonada Gurra, Er-

shela Hazizi dhe Odeta Biçaku kanë zhvilluar një takim me Sipërmarrësin z. Julian

Caca, pronar dhe administrator i “Ortek” (Shoqata sportive e Taekwondo). Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e z. Caca me Platformën Politike të LSHR-së. Në takim u diskutuan dhe u prekën të gjitha pikat e platformës si: rëndësia që i jepet zhvillimit të familjes, punësimit të të rinjve, luftës kundër korrupsionit etj., duke u ndalur më gjerësisht tek pika që flet për sipërmarrjen, pasi ishte pikërisht kjo pikë që i interesonte më së shumti sipërmarrësit. Z. Julian Caca u tregua i hapur për të gjitha bashkëpunimet që mund të ketë me Lëvizjen Shqipëria e Re, pasi e sheh atë si një forcë politike e cila mund të bëjë shumë ndryshime në të mirë jo vetëm të sipërmarrjes por, të të gjithë shoqërisë Shqiptare. Për më tepër: www.77news.al

LSHR, forcë mbështetëse e gruas dhe familjes!

N

/Kryetaret e Forumit të Gruas së Lëvizjes Shqipëria e Re, Marsela Behari, Albana Uka dhe Mira Përlala kanë zhvilluar një takim me znj. Marsela Lazellari. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e znj. Lazellari me Platformën Politike të LSHRsë. Në takim u diskutuan dhe u prekën të gjitha pikat e platformës si: fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare, punësimi i të rinjve, lufta kundër korrupsionit, arsimi, mbështetja e familjeve në nevojë etj., duke u ndalur më

gjerësisht tek mbështetja dhe forcimi i rolit të gruas shqiptare në shoqëri. Znj. Marsela Lazellari u tregua e hapur për një bashkëpunim të mëtejshëm me Lëvizjen Shqipëria e re, pasi e sheh atë si një forcë politike e cila mund të sjellë shumë ndryshime në të mirë të shoqërisë shqiptare, por mbi të gjitha si një forcë mbështetëse e gruas, e cila kohët e fundit është bërë pre e dhunës jo vetëm verbale, por edhe fizike. Për më tepër: www.77news.al

Jumbo shop ofron vend pune Kasiere. Dërgoni CV në: jumbo@teg.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 01 JANAR 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Programi i LSHR diskutohet në Elbasan! V

ijon diskutimi i Platformës Politike së Lëvizjes Shqipëria e Re në qytetin e Elbasanit. Sekretari i Përgjithshëm z. Ervin Kujtila, u prezantoi të rinjve Platformën Politike të LSHR. Mbyllja e rubineteve të korrupsionit, mbështetja e sipërmarrësve shqiptarë, si dhe përfshirja e sa më shumë të rinjve në administratë ishin pikat që u diskutuan në disa prej lagjeve të qytetit të Elbasanit. Të rinjtë pjesëmarrës, i përkrahën idetë dhe u shprehën të gatshëm të jenë pjesë e nismave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren nga kjo forcë politike. www.banka-ideve.com

Aromatizuesit e ambientit, dëmtojnë zemrën!

R

ezultati i studimit ka qenë tepër i qartë: ndryshimi i ritmit kardiak, apo intervali mes rrahjeve, përkeqësohet me përdorimin e aromatizuesve spraj që përdoren për ambientin. Studimi është kryer nga një skuadër ndërkombëtare hulumtuesish të Institutit Tropikal në Zvicër në Universitetin e Bazelit të drejtuar nga “kapiteni” Amar Mehta. Hulumtimi më pas është publikuar më i detajuar në rrjetin e internetit në “Environmental Health Perspectives”. Kjo kategori produktesh rrit rrezikun e hipertonikut dhe të infarkteve kardiake. Bëhet fjalë për një rezultat, i cili ka vënë në pah produktet e këtij lloji që vënë në rrezik shëndetin e personave. Ai është arritur në sajë të një studimi që ka përfshirë 600 njerëz, ku pjesa më e madhe ishin rreth moshës 50-vjeçare. www.77news.al Kompania Final ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: hr@fin.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Kantina Bualjoti

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 01 JANAR 2013 Lëvizja

KULTURË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Babagjyshi i Vitit të Ri: Duhet t’i lejojmë fëmijët t'a besojnë?

N

77 NEWS

ë të gjitha kulturat e botës Perëndimore, ka qenë gjithmonë një person i cili jep dhuratat, për shembull në Francë për shumë kohë fëmijët kanë festuar Père Chemineau, i prezantuar me shportën mbi supet e tij dhe i veshur me një mantel të errët. Babagjyshi aktual, që tradita e do me faqet topolake, me mjekër, fytyrë kuqalash dhe i qeshur, ka ardhur tek ne direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në periudhën e pasluftës, përmes Planit Marshall. Megjithatë ne nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë për një rit pagan që shihet me armiqësi nga Kisha katolike; praktikuesit “e papajtueshëm”, në fakt, nuk e festojnë (festojnë vetëm lindjen e Jezusit) dhe në vitet ’50, peshkopi i Dizhonit, arriti deri në djegien e portretit të Babagjyshit në sheshin publik të qytetit. A duhet t’ia themi të vërtetën fëmijëve tanë? Aspak. Fëmijët jetojnë një botë gjysmë

reale dhe gjysmë imagjinare, të populluar nga zanat, dragonjtë, qentë që flasin, fantazmat dhe heronjtë në filmat vizatimorë. Sepse nevoja e tyre për të mrekullueshmen përfaqëson një lloj mbrojtje kundër realitetit të ashpër të botës së jashtme, nuk ekziston asnjë arsye për t’i detyruar që të mbajnë “këmbët në tokë”, kur janë të vegjël! Sigurisht, ju mendoni se është e vështirë për të besuar në historinë e Babagjyshit të vitit të ri! Megjithatë, fëmijët tanë besojnë se ekziston një burrë topolak që jeton në qiell, zbret me një slite që tërhiqet nga drerët dhe që në një natë të vetme sjell dhurata për të gjithë fëmijët e botës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Në të kundërt, nëse fëmija habitet duke parë pesë Babagjyshër njëri pas tjetrit në rrugët e dyqaneve të qytetit, shpjegojini që janë njerëz të veshur si Babagjyshi dhe se, ai i vërteti vjen vetëm kur fëmijët janë në krevat duke fjetur. Kur duhet t’ia thuash të vërtetën? Është e mundur që magjia të zgjasë derisa fëmija “është në lojë”. Ekzistojnë mundësi të ndryshme që mund të gjeni veten të përballeni: Një fëmijë është i vogël dhe një i rritur i ka thënë që babagjyshi nuk ekziston: Nëse e shihni të trishtuar, sigurojeni, duke i thënë se disa persona nuk e besojnë atë, por që ju e besoni dhe e respektoni këtë traditë. Një shpjegim i ngjashëm ka për të gëzuar fëmijën. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Dita e sotme iu sjell një përmirësim në çështje pune. Do merrni një lajm të mirë ekonomik. Demi: Do keni qetësi dhe harmoni me partnerin por nuk do mungojnë njohjet e mira. Binjakët: Dita e sotme sjell mundësi të mira në çështjet familjare. Ekonomia që lidhet me bizneset familjare është e favorshme. Gaforrja: Dita e sotme sjell një risi të re në marrëdhënien tuaj me të tjerët. Luani: Do të keni mundësi të lëvizni me shumë sukses kapitalet tuaja. Virgjëresha: Do keni përmirësime në çështjet personale dhe në aspektin ekonomik. Peshorja: Dita e sotme iu sjell në qendër të vëmendjes punë apo dëshira të parealizuara. Do ndjeni nevojën për të qenë me dikë që iu pëlqen. Akrepi: Sot fillon një ditë ku ju do merrni një energji konstruktive në bashkëpunimet apo punët ligjore. Financat do ju shkojnë mirë. Shigjetari: Dita e sotme në lidhje me karrierën dhe jetën personale do jetë shumë e favorshme. Bricjapi: Do keni përkrahje si edhe një fuqizim të pozitave tuaja në të gjitha planet. Ujori: Sot do të shijoni çaste të mrekullueshme me partnerin dhe suksese në punë. Peshqit: Kjo ditë do iu sjellë një përmirësim në marrëdhënien me të tjerët. Tregohuni bashkëpunues.

Agjensia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune part time Pedagog Design. Dërgoni CV në: info@ashp.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd! Autoshkollë (A, B, C,) vetëm 200 euro të gjitha të përfshira. Afati Afati ii regjistrimeve regjistrimeve deri deri më më datë datë 7 7 Janar Janar Adresa Adresa 2: 2: Kampusi Kampusi Universitar Universitar “Vitrina” “Vitrina” pranë pranë “City “City Park”. Park”. Adresa 1: 1: Tiranë, Tiranë, Bulevardi Bulevardi Dëshmorët Dëshmorët e e Kombit Kombit pas pas Kryesisë Kryesisë së së Kuvendit. Kuvendit. Adresa Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 01 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR takim me qytetarët e Burrelit

Vilma Kërçiku: Papunësia është një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme!

L

ëvizja Shqipëria e Re realizoi takimin e radhës në Burrel. Dhjetëra qytetarë të këtij qyteti ishin të pranishëm për të mirëpritur pjesëtarët e lëvizjes. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin Kryetarja e Forumit Rinor dhe njëkohësisht nënkryetare e LSHR, Vilma Kërçiku dhe nënkryetarët e Forumit Rinor LSHR, Lisana Subashi, Anjeza Kastrati dhe Ervis Çaushi, si dhe sekretari i Forumit Rinor LSHR, Altin Hasrami. Kërçiku shpalosi platformën e LSHR, duke theksuar se Lëvizja Shqipëria e Re është një lëvizje social-politike, e cila ka në fokus të saj rininë, sipërmarrësit

dhe shtresat sociale. Kryetarja e FRLSHR theksoi se Shqipëria ka nevojë për projekte të vogla, që i vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve. Ajo shtoi se papunësia është një problem që kërkon një zgjidhje të menjëhershme, në mënyrë që të shmanget varfëria që ka pllakosur në shumë familje. Një nga pikat e platformës që mori miratimin total nga të pranishmit ishte rikthimi i dënimit me vdekje, si një mënyrë shumë e mirë për të ulur kriminalitetin. Gjatë takimit u bë me dije se Lëvizja Shqipëria e Re ka hapur zyrat e saj koordinuese në 12 qarqe të Shqipërisë. Kjo

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

lëvizje synon të marrë 12 deputetë, nga 1 në çdo qark të vendit, në mënyrë që të marrë në drejtim tre ministri, Ministrinë e Punës, Ministrinë e Turizmit dhe Ministrinë e Diasporës, duke menduar se këto janë tre ministri, të cilat nëse drejtohen saktë, mund të ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Në fund të takimit i riu Ergys Abazi u shpreh mjaft optimist në lidhje me pikat e platformës Shqipëria e Re.“Nëse ne jemi optimist dhe kemi shpresë, gjithçka mund të bëhet”, përfundoi Abazi. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimi Nr.301