Page 1

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 27.12.2012 VITI I - NR.296

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.3

Kryeministri Berisha:

Në 2013, shqiptarët do të ecin të sigurtë drejt rrugës së Integrimit Europian! MENDIMI POZITIV

Si ta shprehim lumturinë me fjalë!

L

umturia është t h j e s h t n j ë Qendra e gjendje e mendjes. Mendimit Pozitiv Këtu nuk mendohet që ajo mund të shërojë dhimbjet në çast, thjesht duke menduar rreth saj. Përkundrazi, u referohemi >> VIJON NË FAQEN 2

LSHR në Lezhë, Çangollari: Duhen politika nxitëse për më shumë investitorë nga trevat shqipfolëse!..fq.2 FGLSHR tryezë diskutimi mbi barazinë gjinore!........fq.3 Enea Bregu, i diplomuar në Rumani: Nuk donin as të më regjistronin në Zyrën e Punës!....fq.4 Flet motra e moshuar: Kërkoj banesë sociale për vëllanë invalid!..............fq.5 LSHR përuron zyrën në Qarkun e Elbasanit, Vlashaj: Synimi ynë, të marrim në drejtim tri Ministri!.......fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E ENJTE, 27 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Platforma politike e LSHR-së diskutohet nga të rinjtë e Lezhës, Çangollari:

Duhen politika nxitëse që të kemi më shumë investitorë nga trevat shqipfolëse!

N

ë zyrën koordinuese të Lëvizjes Shqipëria e Re u organizua një takim për të diskutuar platformën politike të kësaj partie. Në këtë takim merrnin pjesë drejtues nga kryesia e LSHR-së, nënkryetari për çështjet organizative z. Çajup Çangollari, anëtari i kryesisë z. Ervin Kujtila dhe përfaqësues të LSHR-së për komunat e këtij qarku. Takimi i ditës së sotme solli në vëmendje një nga çështjet kryesore të platformës politike të LSHR-së, siç është punësimi i të rinjve. Sipas z. Çangollari punësimi i të rinjve është një ndër sfidat kryesore të kësaj partie. “Ne kërkojmë që të rinjtë të përfshihen në administratën publike dhe t’u jepet mundësia të krijo-

jnë atë eksperiencë pune që i kërkohet në çdo derë ku trokasin. Gjithashtu, shohim si të nevojshme që personat mbi 45 vjeç të mos jenë më pjesë e administratës publike, por të japin eksperiencën dhe kontributin e tyre në sektorin privat’’, u shpreh z. Çangollari. Në vazhdim të nxitjes së politikave të punësimit, ai tha se bizneset të cilat investojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale duhet të përjashtohen nga detyrimet tatimore për 8 vitet në vijim.“Nëse krijohen kushte dhe lehtësira për bizneset, në aspektin tatimor, do të kemi më shumë zhvillim të biznesit, që do të sillte hapjen e vendeve të reja të punës’’, u shpreh nënkryetari për çështjet

organizative. Fuqizimi i kombit mbetet prioritet i Lëvizjes Shqipëria e Re, ku në platformën e saj politike ajo ka propozuar ngritjen e disa institucioneve dhe ndjekjen e disa politikave që do të sillnin fuqizimin e shtetit shqiptar. “Së pari, ne kërkojmë pajisjen me pasaporta të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Për të pasur një realizim të kësaj pike, por edhe fuqizim të marrëdhënieve midis shqiptarëve, ne kemi propozuar ngritjen e asamblesë kombëtare. Kjo asamble duhet të ketë përfaqësues nga e gjithë diaspora shqiptare dhe duhet të krijohet edhe një fond, me një mekanizëm të thjeshtë, që çdo shqiptar kudo që ndodhet të kontribuojë vetëm më një euro në muaj’’, u shpreh z. Çangollari. Në vazhdimësi të kësaj pike, z. Çangollari tha se duhet të ketë politika nxitëse që të kemi më shumë investitorë nga trevat shqipfolëse. Në takimin e radhës të LSHRsë në qytetin e Lezhës, vëmendje të madhe pati edhe sensibilizimi i shoqërisë për luftën kundër korrupsionit. Edhe për këtë çështje, platforma e LSHR-së propozon disa mekanizma, si ngritja e agjencisë së supervizimit të administratës publike dhe ngritja e referendumeve semestrale për të kontrolluar punën e të zgjedhurve vendorë. Për më tepër: www.77news.al

Fjalët që vijnë në mendje në mënyrë të pavetëdijshme nuk janë domosdoshmërisht më të saktat për të përfaqësuar ndjenjat dhe synimet tona. Duhet të kuptojmë se kemi fuqinë të zgjedhim fjalët që duam të përdorim në mënyrë që kur të flasim të ndihemi mirë me veten. Këto skenare tipike ku gjuha pozitive mund të injektojë pozitivitet dhe lumturi në jetën tonë. Injektoni lumturi në komunikimin tuaj! Në mënyrë tipike, kur ju pyesni dikë, “Si jeni?” Ai përgjigjet: “Unë jam mirë” ose “Unë jam në rregull”. Mund të ndodhë që dikush t’iu japë një përgjigje të tillë: “Unë jam i shëndetshëm”. Kjo mund t’ju bëjë të qeshni, por ai që thotë “Unë jam i shëndetshëm” nënkupton, “Unë jam i shëndetshëm, sepse kam një familje të shëndetshme dhe jetojmë në një vend të

lirë. Kështu që unë nuk kam arsye për të mos qenë i lumtur”. Dallimi është thjesht te qëndrimi që ai mban dhe te zgjedhja e fjalëve të tij. Ky person nuk është as i pasur as i suksesshëm, por ai duket njëzet herë më i lumtur. Pra, pse nuk i gëzohemi faktit se, fatmirësisht, ne nuk kemi asgjë për t’u mërzitur tmerrësisht. Prandaj, që tani e tutje kur t’ju pyesin se si jeni? Përgjigja juaj duhet të jetë: “Unë jam për mrekulli” ose “Gjithçka shkon për bukuri”! Ose, diçka të ngjashme që reflekton një humor pozitiv dhe të lumtur. Këtë duhet ta bëni një zakon të rregullt dhe do të shikoni se sa shpejt miqtë dhe të njohurit tuaj do të venë re një ndryshim pozitiv në qëndrimin tuaj. Ju në të vërtetë do të ndiheni të lumtur. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 niveleve tona të lumturisë në ditët e përditshme ku gjërat në jetën tonë shkojnë normalisht. Në këto kohë neutrale, ku nuk jemi as të trishtuar e as të mahnitur, ndryshimi më i vogël në qëndrimin tonë mund të lëkundë ekuilibrin e lumturisë në mënyrë drastike, në një drejtim pozitiv ose negativ. Një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në sjelljen tonë është zgjedhja jonë e fjalëve. Fjalët kanë shumë pushtet dhe ndikim edhe për folësin edhe për dëgjuesin. Kur flasim, ndonjëherë pa dashje, ngjyrat e fjalëve tona duken negative. Kjo gjë mund të na bëjë të dukemi të pakëndshëm ose negativ në sytë e të tjerëve. Është, edhe më keq akoma, që pasi i kemi thënë këto fjalë, mendja jonë në mënyrë të pavetëdijshme fillon të besojë në to. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 27 DHJETOR 2012 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Berisha në mbledhjen e qeverisë:

Në 2013, shqiptarët do të ecin të sigurtë drejt rrugës së Integrimit!

K

ryeministri Berisha, ka bërë një bilanc për vitin 2012 dhe e ka vlerësuar si një histori suksesi për qeverinë e tij. Duke folur

në mbledhjen e qeverisë, e fundit për këtë vit, Kryeministri Berisha ka theksuar se në sajë të reformave ekonomike vendi nuk njohu recesionin, ndërsa vlerësoi arritjet në infrastrukturë dhe në arsim. “Qeveria, e cila në kushtet e një krize të paprecedentë në Europë dhe botë, ia doli në sajë të reformave të saj ekonomike, që vendi të mos njohë recesionin. Kjo qeveri e përfundoi një vepër tjetër madhore pas rrugës së kombit, tunelin e Kërrabës, ëndërr shekullore të shqiptarëve dhe qindra kilometra autostradë kombëtare. Qeveria, me ambicie të mëdha ndryshoi sistemin arsimor të vendit. Këtë vit u inaugurua një zinxhir i tërë shkollash ndër më modernet. Kjo qeveri e cila është ndër më të paktat, rriti rrogat dhe pensionet”, tha

Berisha. Ai gjithashtu ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama për bllokimin e statusit, ndërsa ka theksuar se aktualisht socialistët drejtohen nga neobllokmenë e jo nga socialistë të vërtetë, të cilët kanë kontributin e vet në konsolidimin e pluralizmit politik në vend.“Kjo qeveri, me reformat e saj meritoi statusin e vendit kandidat, përveç tre ligjet që qeveria i ka depozituar në Kuvend, por që Rama që parandien disfatë të thellë dhe i pashpresë në zgjedhjet e qershorit, mendon se duke lënë vendin pa status do të ndihet më mirë. 23 qershori do të shembë murin e bllokimit të Ramës dhe shqiptarët do të ecin të sigurtë drejt integrimit, të mbajtur peng për tre vite”, tha Berisha. Për më tepër: www.77news.al

Forumi i Gruas i LSHR tryezë diskutimi mbi barazinë gjinore!

K

ryetarja e Forumit të Gruas së Lëvizjes Shqipëria e Re, Blerina Gjoka, u takua sot me disa gra simpatizante të kësaj lëvizje, të cilat kërkonin të njiheshin më shumë me LSHR dhe platformën e saj politike. Në takim mori pjesë Adil Mustafa, një mik i këtij forumi dhe aktivist i LSHR-së si dhe aktiviste

të tjera të lëvizjes. Znj. Teuta Kastrati, me profesion laborante, tha se ajo vetë në jetën e saj nuk e kishte ndjerë asnjëherë diskriminimin që i bëhet gruas në shoqërinë shqiptare, por ajo shtoi se ky diskriminim është i pranishëm kudo në këtë shoqëri. Yllka Tafçiu, një besimtare myslimane dhe aktiviste e të drejtave të grave, ishte një nga diskutimet më interesante në këtë tryezë. Zonja Tafçiu drejton shoqatën "Drita e Dijes", e cila ka si qëllim promovimin e vlerave të gruas në të gjitha dimensionet. Ajo preku në diskutim një temë shumë të ndjeshme për shoqërinë shqiptare pas rënies së komunizmit dhe pikërisht ndikimin e fesë (kryesisht asaj islame), tek gruaja shqiptare dhe tek roli i saj në shoqëri. Ajo solli shembullin e saj, se

si feja islame nuk i ndalon gratë të jenë të barabarta me burrat, përkundër keqinterpretimit që mund t’i bëjë dikush kësaj feje. "E rëndësishme është që ne gratë të ndihemi njerëz, të ndihemi të barabartë, as superiore dhe as inferiore ndaj burrave apo ndaj shoqërisë", tha ajo. Ndërkaq një vlerë tjetër në këtë tryezë ishte dhe prania e Xheku Goguja, e cila gjithashtu solli eksperiencën e saj personale se si ia kishte dalë mbanë e vetme në jetë, duke mundur mentalitetin e shoqërisë. E rritur në shtëpinë e fëmijës, ajo ka mundur që të shkollohet, të punojë dhe më në fund të marrë përsipër dhe hapjen e një biznesi të vogël duke sfiduar kështu e vetme jo vetëm fatin, por dhe mentalitetin ndaj grave. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Paylink ofron vend pune Software Developer. Dërgoni CV në: hr@paylink.al / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 27 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Enea Bregu, i diplomuar në Rumani:

Nuk donin as të më regjistronin në Zyrën e Punës!

Enea Bregu

P

apunësia është e rëndë për këdo, por për një të ri me ëndrra për të nisur jetën, nuk ka zhgënjim më të fortë. Këtë herë “77 News” sjell rastin e një të riu të diplomuar në Rumani, i cili prej një viti e gjysmë kërkon punë dhe nuk gjen askund. Ky është rrëfimi i Enea Bregut, djaloshit që ka mbaruar studimet e larta për Ekonomi Politike dhe master në Administrim Publik në Bukuresht dhe është kthyer në Shqipëri, me ambicien për të filluar punë në administratë shtetërore. Por, shpejt kuptoi se gjërat nuk funksiononin si në vendin prej nga vinte. “Këtu gjeta fiktivitet të madh, nuk ka garë reale për vendet që hapen në shtet, vendet gjoja vakante janë të zëna që më parë. Por, edhe sektori privat nuk funksionon me garë reale, edhe aty me njohje”. Enea tregon se pas disa përpjekjeve zhgënjyese, “u dorëzua”

në Zyrat e Punës. “Mendova se këto zyra të gjejnë punë sepse nuk e njihja realitetin shqiptar. Kisha shkuar në Rumani që në moshën 14-vjeçare. Por, në Zyrat e Punës më thanë që ne nuk merremi me punësimin në administratën shtetërore se ato janë me konkurs, punësojmë vetëm në privat. Faktikisht nuk më gjetën asnjë lloj pune”. Më tej, ai rrëfen se në Rumani studentët me diplomë evropiane ose vendas, pas 6 muajve gjenin punë, ndoshta jo patjetër në profesion, por gjenin një të përshtatshme. “Atje, nën 300 euro nuk kishte pagesë dhe as punë në të zezë. Kodi i Punës ishte i shenjtë. Kush e shkelte, jo vetëm gjobitej, por me ligjin e ri të parlamentit rumun, kush e mbante punëtorin në të zezë, vuante një vit burg. Ne i bëjmë krahasimet me Anglinë, Gjermaninë, por harrojmë se jemi shumë larg shteteve të Rajonit”, komenton dy realitetet që ka prekur i riu shqiptar. Në Zyrat e Punës nuk donin të më regjistronin! Enea Bregu tregon se në fillim nuk pranonin as t’i jepnin vërtetim papunësie, e shpërfillnin dhe sa nuk e thoshin hapur: “Ç’është ky që na kërkon vërtetim papunësie!” Sipas tij, kjo ndodh sepse këtu nuk është praktikë, që të rinjtë të regjistrohen në Zyrat e Punës pas studimeve. “Këtu qeshin, e kanë për turp. E kanë për nder të rrinë të papunë ilegalë”. Enea thotë se kultura e të mos regjistruarit në zyrën e punës prodhon jo vetëm fiktivitet në shi-

frat zyrtare të papunësisë, por i humbet individit shanset për të qenë i mbuluar me sigurime shoqërore dhe shëndetësore. “Këtu shumë njerëz janë të papunë dhe kanë turp të trokasin në këto zyra”. Ai tregon se pengesat që i sillnin për lëshimin e vërtetimit të papunësisë, nuk bazoheshin asgjëkundi. “Thjesht më injoronin, nuk më jepnin asnjë shpjegim. Ndërsa në Rumani brenda 90 ditëve, të gjithë të sapo diplomuarit regjistroheshin në Zyrat e Punës ku dhe përfitonin 75 euro pagesë papunësie plus sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”. Me 6500 lekët e pagesës së papunësisë, nuk hap dot gjyq! Tashmë ai është vërtet një i papunë, por me karton në xhep të cilin e vulos çdo tre muaj. Por, i riu i diplomuar në Rumani është habitur kur ka mësuar, se nuk i takon pagesë papunësie, se këtë pagesë nuk e marrin të tërë të papunët e regjistruar. Përveç atyre që kanë humbur punën e mëparshme (që trajtohen me asistencë) ndër të papunët e tjerë, marrin vetëm një pjesë të vogël ndihmë ekonomike. “Nuk ka asnjë vend ku pagesa e papunësisë të mungojë për një person që figuron i papunë", thotë ai. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Wop Durrës ofron vend pune Farmaciste. Dërgoni CV në: irsidap@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Info: +355 69 47 13 559 Kompleksi “Bijtë e Shqipes”, Golem +355 68 63 53 635

facebook.com/ bijteshqipes “Bijtë e Shqipes” më të suksesshmit në Shqipëri. Drejtohen nga mjeshtri ndërkombëtar 5Dan Fatmir Bardhoçi, Jurist, Specialist për sigurinë, Medalist Bronxi në Kampionat Botëror ndër mjeshtra, në vetmbrojtje speciale 20 vjet eksperiencë në trajnim profesional 8 medalje në Kampionatin botëror të kickbox 2010 7 medalje në Kampionatin grek 2010 Fitues i Kupës Ndërkombëtare në Durrës 2011 1 ari dhe 1 argjendi në Kampionatin italian 2012 10 medalje në Kampionatin Ndërkombëtar, Kroaci Me dhjetëra kampionë kombëtarë nga viti 1996 Lëvizja

Pishinë Dimërore

Kickbox

Taekwondo

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 27 DHJETOR 2012

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Flet motra e moshuar:

Kërkoj banesë sociale për vëllanë invalid!

Baftisha Hoxha

M

otër e vëlla po jetojnë sërish bashkë. Por tashmë jo më si në fëmijërinë e tyre. Motra, më e madhja, një grua e moshuar që udhëton drejt të shtatëdhjetave, e ka marrë në shtëpinë e saj, vëllanë që është më i vogli i vëllazërisë. 50 vjeç, por invalid! Baftisha Hoxha tregon se asaj i ra ky fat, qëkur i vëllai u aksidentua në punë. “U përplas nga një makinë mbi 12 vjet më parë dhe që atëherë u bë invalid, tregon e moshuara. Pasi humbi shëndetin, gruaja e tij nuk pranoi që t’i shërbente dhe kërkoi divorc. Në gjykatë tha se kishin mosmarrëveshje që më parë, ndërsa gjyqi vendosi “për arsye shëndetësore”. Baftishaja tregon se për disa kohë, vëllait të aksidentuar i shërbeu nëna. Por kur ajo vdiq, e mori në shtëpinë e saj. “E mora në shtëpinë time, sepse shtëpia e vëllait u shit dhe u pjesëtua me gruan dhe fëmijët. Ato para që mbetën,

nuk i dilnin për të blerë banesë tjetër. Ato para (as 1 milionë të reja) iu deshën për të jetuar në gjithë këto vite, pasi pensioni i invaliditetit nuk del”. Baftisha Hoxha, grua e ve, banuese në rrugën “Bajram Curri”, në një nga pallatet ekzistuese, e ndan apartamentin e saj 1+1 përveç se me vëllanë, Agim Lami, edhe me djalin dhe familjen e tij. Kuptohet që janë ngushtë, por mbi të gjitha, banesa është e papërshtatshme për një familje me invalidë. Kjo është arsyeja që e çoi Baftishe Hoxhën në dyert e Bashkisë së Tiranës që të aplikojë për një banesë sociale për vëllanë. Atje ka ndër mend të vendoset edhe ajo vetë si kujdestare e tij, ndërsa djalin me familjen t’i lërë në apartamentin e tyre ekzistues. Në listat emërore të familjeve që përfitojnë nga politikat sociale të strehimit të bashkisë, (të shpallura ditë më parë), e moshuara nuk kërkon, pasi “këto janë shtëpi që jepen me kredi të butë, thotë ajo. Nuk janë për më të varfrit. Më të varfrit, si vëllai im nuk kanë fuqi të marrin një shtëpi me kredi. Ai kërkon banesë sociale me qera të ulët nga bashkia, një shtëpi që do të jetë e shtetit dhe ne do ta banojmë, aq kohë sa do të kemi jetë”. Baftisha Lami thotë: “I lutem specialistëve në bashki të mundësojnë këtë ndihmë për vëllanë tim, që është invalid dhe për mua që jam e moshuar dhe i shërbej, edhe pse kam kaluar operacion të vështirë në zemër”. Problemi i dytë që ka Agim Lami si invalid pune është vështirësia e tij ekonomike.

Motra që i shërben, nuk përfiton pension kujdestarie.“Unë jam e çuditur përse nuk i takon vëllait trajtim kujdestarie. E kam kërkuar këtë pagesë deri tek ministri Spiro Ksera dhe më ka thënë, që nuk të takon se vëllai është invalid i punës”. Më thanë që duhet të jetë me pampers ose paraplegjik, që të fitonte kujdestarinë. Ai në të vërtetë nuk rri në shtrat, por për të lëvizur vetëm nuk mundet. Po të më fusë krahun, e çoj në banjë. Ngaqë nuk është në gjendje t’i shërbejë vetes, është djegur me ujë të nxehtë në të dyja këmbët, ndërsa u përpoq të mbahej pas lavamanit”. E pyesim nëse vëllai del jashtë shtëpisë. “As që bëhet fjalë. As me karrocë vetëm jo. Kur më vijnë mua miq për vizitë, ma nxjerrin me karrocë si për sevap. Dalin pijnë një kafe dhe ma kthejnë prapë”. Motra e Baftisha Lamit nuk e ka lexuar vetë ligjin, por ajo mbetet e papajtuar me përgjigjen se invalidëve të punës nuk u takon pagesë kujdestarie. Asaj i tingëllon diskriminuese se përse invalidëve të tjerë u takon kujdestaria, ndërsa invalidëve të punës jo. “Logjika njerëzore të thotë se kush ka nevojë për shërbime dhe është i paaftë të kryejë vetë veprimet e tij, ka nevojë për kujdestari”. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

FoodWay ofron vend pune Punëtore Fast Food. Dërgoni CV në: v.mehja@foodway.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 27 DHJETOR 2012

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Facebook teston mesazhet me pagesë! F

acebook është futur në rrugën e mesazheve me pagesë, bën të ditur gazeta amerikane “Wall Street Journal” në edicionin online të saj. Rrjeti social ka nisur të testojë një sistem të ri që u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe personave që janë jashtë sistemit të kontaktit vetëm për 1 dollar. Sipas gazetës, testi do të kryhet nga një numër i vogël personash që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Studime të ndryshme kanë treguar se t’i vendosësh kosto kujt dërgon një mesazh është mënyra më efikase për të dekurajuar spam-in”, thotë Facebook. www.banka-ideve.com

Kur alkooli shpëton jetë!

M

jekët i shpëtuan jetën një pacienti, duke i nxjerrë jashtë funksionit një pjesë të zemrës nëpërmjet injektimit në të një sasie alkooli farmacie (97% të pastër). Ndërhyrja e rrallë ndodhi në Britaninë e Madhe, ku 77-vjeçari, Ronald Aldom vuante nga një takikardi e pazakontë (e quajtur takikardia ventrikulare), e cila kërcënonte jetën e tij. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë problem kardiak, mjekët vendosën që gjatë operacionit të injektonin alkool të pastër në një pjesë të zemrës, për të nxjerrë jashtë funksionit muskulin që shkaktonte anomalinë. Ndërhyr-

M Konfeksion

ja ishte tentuar vetëm pak herë më parë dhe në secilin rast, kishte dhënë rezultate, ashtu siç ndodhi edhe me të moshuarin Aldom, i cili u largua disa ditë më pas nga spitali tërësisht i shëndetshëm. Ndërsa efektet negative të alkoolit janë të njohura gjerësisht, shpesh argumentohet se në fakt, alkooli ka rrjedhoja pozitive për zemrën. Ndërsa diçka e tillë nuk është e verifikuar nga shkenca dhe gjithsesi nuk rekomandohet për shkak të rrjedhojave të tjera, ky rast tregon se me të vërtetë, ndonjëherë, alkooli mund të shpëtojë jetë. www.77news.al

BotimePegi ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: jobapplication@botimepegi.al / Për më tepër: www.njoftime.com

UNIFORMA TË PROFESIONEVE TË NDRYSHME UNIFORMA PËR HOTEL, BARE DHE RESTORANTE QËNDISJE DHE STAMPIME ME KOPJUTER

MBULESA TAVOLINE, SUPRINA, ÇARÇAFË

M Konfeksion

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 27 DHJETOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Tryezë e rrumbullakët me sipërmarrësen Elsa Baltëza!

N

77 NEWS

ë kuadër të iniciativës për një orientim dhe bashkëpunim sa më të mirë të bizneseve në Shqipëri, Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomi-Turizëm të Shkollës së Lartë Universitare Private “Vitrina” organizuan tryezën e rrumbullakët me të ftuar sipërmarrëse znj. Elsa Baltëza dhe Gida Baltëza, bashkëpronare dhe administratore të “ Beba Cosmetic”. Pjesë e tryezës ishin edhe studentë të Fakultetit Ekonomi-Turizëm, pedagogë dhe përfaqësues të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë. Duke falënderuar për ftesën dhe duke e cilësuar Universitetin “Vitrina” si një nga universitetet më të mira private në Shqipëri, znj. Elsa nisi të flasë për biznesin e saj që në momentin e parë të hapjes së tij. “Fillimi ka qenë shumë i vësh-

tirë. Në vitin 1992 ndërmarrjet shtetërore u mbyllën dhe e gjithë familja ime ngeli pa punë, kështu që ne e pamë të nevojshme dhe të domosdoshme krijimin e një biznesi privat. Në atë kohë bëheshin binjakëzime me ndërmarrjet e huaja. Ne kishim një mik nga Malta i cili ishte producent i produkteve higjeno-kozmetike, prandaj dhe ne vendosëm të hapnim një ndërmarrje të prodhimeve higjeno-kozmetike në qytetin e Durrësit ku dhe jetonim. Në vitin 1993, ne e hapëm biznesin tonë i cili ishte dhe vazhdon të jetë një biznes familjar pasi e gjithë familja është e punësuar aty. E nisëm punën me prodhimin e 4 produkteve duke u fuqizuar dhe rritur sasinë e prodhimit me kalimin e viteve”, u shpreh ajo. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Njohjet tuaja janë duke u zgjeruar dhe janë duke u hapur për ju dyer të reja qe do iu ndihmojnë në fushën profesionale. Demi: Detajet në punë duhet t'i keni vetë shumë kujdes pasi kjo do iu favorizojë shumë. Binjakët: Pa bashkëpunuar me të tjerët nuk do të mund të arrini suksesin që keni dëshiruar gjithmonë. Gaforrja: Sot do të kuptoni se mundësitë tuaja të vërteta janë shumë më shumë nga sa i kishit menduar. Luani: Krenaria e tepërt është një bishë shumë e keqe dhe kohët e fundit po ushqehet veçanërisht me ju. Virgjëresha: Nuk është e nevojshme që të bëni projekte për të ardhmen. Rëndësi ka që të shijoni të tashmen. Peshorja: Do mund ta gjeni veten duke ëndërruar me sytë hapur edhe gjatë ndonjë takimi të rëndësishëm pune. Akrepi: Pa i shkelur këmbët askujt gjatë rrugës tuaj do të dini të ecni përpara dhe te hapni rrugën drejt suksesit. Shigjetari: Disa zgjedhje të reja që duhet të bëni ju kanë zëne rrugën. Bricjapi: Gjate ditës në punë do të keni mundësinë që të bëni të jetë e vlefshme pikëpamja juaj. Ujori: Keni shume përgjegjësi me të cilat duhet të përballeni por ju nuk duhet të trembeni. Peshqit: Mos vazhdoni të ankoheni dhe të mendoni që nuk jeni në lartësinë e duhur sepse rrezikoni të bllokoheni edhe me shumë.

Agikons ofron vend pune Elektricist. Dërgoni CV në: info@agikons.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 500 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 31 Dhjetor, ora 16:00. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 27 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR përuron zyrën koordinuese në Qarkun e Elbasanit

Vlashaj: Synimi ynë, të marrim në drejtim Ministrinë e Punës, të Turizmit dhe të Diasporës!

L

ëvizja Shqipëria e Re në vazhdën e nismës për çeljen e zyrave koordinuese në të gjitha qarqet e vendit, ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit, ku ka çelur aty zyrën koordinuese të LSHR-së për këtë qark. Në çeljen e kësaj zyre ishin të pranishëm Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re z. Edmond Vlashaj, Koordinatori i zyrës së Elbasanit z. Aldo Shkëmbi, sekretarja e kësaj zyre znj. Arjola Çela dhe disa nga drejtuesit e lartë të LSHR-së. Kryetari i LSHR-së z. Edmond Vlashaj, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit dhe uroi të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjeve, shpalosi para të pranishmëve disa nga pikat e platformës së LSHR-së. “Ne

kemi hapur zyra koordinuese në të gjitha qarqet e vendit dhe kjo është e parafundit që përurojmë. Lëvizja Shqipëria e Re, ka disa qëllime të cilat po punon fort për t'i realizuar, sigurisht me mbështetjen dhe përkrahjen tuaj. Një nga qëllimet tona është që në të gjitha qarqet e vendit të përfaqësohemi me nga një deputet. Ndër të tjera, ne synojmë të realizojmë marrjen në drejtim të tre ministrive, përkatësisht Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrinë e Diasporës. Këto tre ministri, prej kohësh kanë rënë në një gjendje gjumi letargjik dhe synimi ynë është që

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

t'i zgjojmë për të kryer funksionin të cilin ato kanë", theksoi ai. Më tej, duke folur për rëndësinë që këto ministri kanë, z. Vlashaj u shpreh: "Ministria e Punës, prej kohësh është kthyer nga një ministri punësimi në një ministri “pushimi”. Me marrjen e kësaj ministrie synojmë që të krijojmë sa më shumë vende pune, kryesisht për të rinjtë. Synojmë Ministrinë e Turizmit, si një nga Ministritë e cila ka një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e vlerave të shumta turistike që ka vendi ynë. Ministrinë e Diasporës e synojmë, pasi roli i kësaj ministrie në njohjen e vendit tonë në të gjithë botën është shumë i rëndësishëm. Ne synojmë që në të gjitha ambasadat shqiptare, në të gjithë botën të ketë dy përfaqësues nga kjo ministri. Kjo do t'i sillte jo vetëm shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë për të vizituar më shpesh vendin, por dhe të huajt do ta vizitonin më shumë këtë vend dhe mrekullitë e tij". Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, z. Vlashaj nuk la pa përmendur dhe mbështetjen që LSHR-ja do t'iu japë të gjithë sipërmarrësve duke i cilësuar ata si elementë shumë të rëndësishëm, jo vetëm në zhvillimin dhe ecjen përpara të vendit, por edhe si elementë shumë të rëndësishëm në punësimin e të rinjve. Pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit të kësaj zyre, pjesëmarrësit u ulën për të biseduar më gjerësisht në lidhje me platformën e Lëvizjes Shqipëria e Re, ku shkëmbyen ide të ndryshme. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 News botmi nr 296  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you