Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 24.12.2012 VITI I - NR.293

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.8

Përfshirja e të rinjve në administratë,

Vlashaj: Do të sillte një frymë të re antikorrupsioni dhe më shumë efikasitet ndaj qytetarit në nevojë! MENDIMI POZITIV

Shtyllat e kreativitetit!

K

reativiteti nuk është vetëm Qendra e për poetët dhe për Mendimit Pozitiv artistët. Çdo njeri ka potencialin për kreativitet, për të sjellë mënyra të reja e të arriturit e gjërave që do ta bënin jetën më të thjeshtë dhe më përmbushëse. Kreativiteti...>> VIJON NË FAQEN 2

LSHR dhe Fondacioni "Vitrina" në Kukës shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë!.........fq.2 METE jep garanci: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë festave të fundvitit!.........................................fq.3 Pacientët me dializë: Ministria e Shëndetësisë të marrë masa, jemi rrugëve pa mjekim!................fq.4 Jeta në varfëri e Dile Likës: Kërkoj punë për të kuruar djalin e sëmurë!.............fq.5 Kampusi "Vitrina", festime më të rinj nga Europa!..fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


POLITIKË

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 24 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR dhe Fondacioni "Vitrina" në Kukës

Shpërndajnë sërish ndihma për familjet në nevojë!

L

ëvizja Shqipëria e Re dhe Fondacioni "Vitrina", kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët për të ndihmuar familjet në nevojë. Përfaqësuesit e LSHR-së dhe Fondacionit "Vitrina", kanë udhëtuar sërisht drejt Kukësit, për të shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Përpara se

të niste shpërndarja e pakove, nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re z.Vullnet Domi, u shpreh se njerëzit pa përkrahje janë në fokus të kësaj partie të re politike. Ai theksoi se përmes kësaj nisme LSHR vijon të konkretizojë angazhimin e saj për të mbështetur familjet në nevojë. Drejtoresha e

Fondacionit "Vitrina", znj. Elona Hasimllari theksoi se kjo iniciativë që ka kohë që ka nisur, do të vijojë çdo ditë, duke trokitur në çdo familje që ka nevojë për më shumë mbështetje, sidomos në kushtet e të ftohtit dimëror. Znj. Hasimllari gjeti rastin të përshëndesë nga Kukësi të gjithë nxënësit gjimnazistë, familjarët e tyre, mësues e pedagogë, të cilët ndihmuan në grumbullimin e ndihmave. Ndërsa, z.Ervin Kujtila, sekretar i përgjithshëm i LSHR-së, tha se kjo nismë do vijojë edhe në ditët në vijim për t’iu ardhur sado pak në ndihmë familjeve në nevojë. Familjet që kanë marrë pakot e mbushura me ushqime, veshmbathje dhe artikuj shkollorë për fëmijët, kanë shprehur mirënjohje për ndihmesën. Lëvizja Shqipëria e Re, që prej krijimit të saj, ka qenë pranë njerëzve në nevojë. Gjatë dëborës së madhe në malësinë e veriut të Shqipërisë, LSHR ka shpërndarë pako ushqimore në ndihmë të njerëzve, që për shkak të kushteve të vështira atmosferike kishin mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre. Tashmë, kjo lëvizje e re politike ka ndërmarrë këtë nismë të re që do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për më tepër: www.77news.al

Vetëdija. Vetëdija është një nevojë absolute. Kreativiteti në fakt ndodhet në të dyja anët e trurit, në anën e djathtë kreativiteti dhe në anën e majtë logjika. Hapat e para që mendja bën kur merr një sipërmarrje kreative në fakt qeverisen nga logjika, jo kreativiteti. Ana e majtë logjike e trurit tuaj analizon situatën dhe të gjithë faktet e njohura, përcakton problemin që duhet të zgjidhet dhe pastaj sjell të dhënat në anën e djathtë kreative të trurit tuaj. Pa këtë proces logjik shqyrtimi të informacionit, kreativiteti nuk do të shkonte në drejtimin e duhur. Besim. Hapat e sipërmarrjes kreative në të panjohurën, duke lëvizur gradualisht në drejtime që nuk ka qenë askush më parë. Çdo udhëtim në të panjohurën ka një farë niveli risku. Shumë njerëz kanë frikë ta pranojnë këtë risk, që si pasojë ndrydh të gjitha idetë kreative para se të kenë një shans për t'i zhvilluar. Kreativiteti mund të vështirësohet nga zhgënjimi që mund të

marrim nga dështimet e para. Besimi është një çelës. Nëse keni besim tek vetja dhe tek idetë tuaja, do të jeni më të gatshëm për të pranuar rreziqet e llogaritura, do të merrni shanse kreative dhe të largoni të gjithë faktorët stresues që përpiqen të kufizojnë krijimtarinë tuaj. Entuziazmi. Entuziazmi është lëngu jetësor i kreativitetit. Është jetësor sepse kreativiteti lulëzon vetëm kur ju jeni pasionant dhe entuziast për atë që po bëni. Është pothuajse e pamundur të gjeni zgjedhje kreative për diçka në të cilën nuk keni interes. Gjithsesi, kur mendja juaj stimulohet nga një kuriozitet thelbësor dhe një interes për atë çështje, kreativiteti nuk do të “përmbahet” dhe motivimi do të shtohet. Kështu: Kur mendja është e vetëdijshme për rrethanat, ka besim për aftësitë e saj dhe është entuziaste për materialin, idetë kreative mund të shpalosin zgjidhje të arsyeshme dhe inovative. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 zmadhon cilësinë dhe efikasitetin e talenteve tuaja natyrale, duke krijuar shumë sukses duke injektuar shumë pasion dhe guxim në çfarëdolloj gjëje që bëni. “Lumturia nuk është thjesht zotërimi i një pasurie; ajo qëndron në kënaqësinë e arritjes, në emocionin e përpjekjeve kreative.” - Frankiln D. Roosevelt Kreativiteti mund të gjendet në çdo fushë të jetës. Njerëzit janë të rrethuar nga produkte të bëra me ide kreative, qofshin të vogla apo të mëdha. Veprat e vogla kreative nuk janë më pak të rëndësishme se të mëdhatë. Në fakt, sa më kreativ që të jeni me gjërat e vogla, aq më shumë do të jeni edhe për gjërat e mëdha. Kreativiteti është një sjellje, jo një arritje. Një sjellje kreative është në fakt një përkushtim i përhershëm për t'ju qasur problemeve të ndryshme dhe rrethanave në mënyra inovative. Tre veçori thelbësore varen nga baza e kreativitetit: vetëdija, besimi dhe entuziazmi. Këto konsiderohen si tre shtyllat e kreativitetit. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 24 DHJETOR 2012 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

METE jep garanci: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë festave të fundvitit!

M

inistria e Ekonomisë garanton qytetarët se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë festave të fundvitit. Zv. ministri i Ekonomisë Eno Bozdo deklaroi se qeveria shqiptare do të vijojë

të importojë energji elektrike në mënyrë që qytetarët të furnizohen pa ndërprerë me energji elektrike. “METE garanton qytetarët se energjia elektrike është e garantuar pavarësisht kërkesës së lartë. Qeveria ka im-

portuar dhe do të vijojë të importojë çdo kilovat/orë në mënyrë që energjia të mos të mungojë në asnjë familje” tha Bozdo. Ndërsa fajësoi CEZ-in për situatën energjitike në vend, Bozdo kërkoi nga kjo kompani të marrë masa për të garantuar energjinë për qytetarët.“Përgjegjës për këtë situatë është CEZ shpërndarje, e cila problematikën e rëndë të brendshme e ka transmetuar tek konsumatorët. Kujtojmë që METE është duke monitoruar nga shumë afër situatën, ne kemi vënë në dijeni të gjitha organet kompetente për të siguruar se çdo gjë do shkojë normalisht. Furnizimi me energji është kompetencë e saj, prandaj duhet të veprojë me urgjencë për forcimin e bazës materiale, mungesa e transformatorëve, kabllove rezervë nuk duhet të ndikojë në mungesën e energjisë për konsumatorët familjarë apo për bizneset”, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

Fondi Shqiptar i Zhvillimit investon në katër fshatra të komunës Bushat!

F

ondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërhyrë në Fshatin e Ri, Mal i Jushit, Hoten, Kukel në Komunën Bushat për t’i përmirësuar banorëve lëvizjen nëpërmjet një rruge të asfaltuar. Në këtë zonë jetojnë rreth 6 mijë banorë dhe më herët 4 fshatrat kanë komunikuar me vështirësi me njëra-tjetrën, përveç kësaj qytetarët dhe automjetet e kanë patur të vështirë edhe lidhjen më rrugën nacionale LezhëShkodër dhe komunën Velipojë. Sipas ekspertëve të fondit, rruga ka një

gjerësi asfalti 4 m përfshirë bankinat anësore në të dyja anët, duke patur edhe të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave të bardha, vepra arti, mure mbajtës, etj. Benet Beci, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka parë nga afër ndërhyrjen. Fermerët e kësaj zone janë të njohur për prodhimet bujqësore, blegtorinë dhe vreshtarinë. Infrastruktura rrugore e përmirësuar pritet të ofrojë mundësi reale

për këta banorë. Në 2 vitet e fundit, falë investimeve të FSHZH-së në këtë rajon janë rikonstrukuar ose janë në proces zbatimi, 80 km rrugë dytësore dhe lokale, siç janë Lezhë-Vau Dejës, Dajç– Gomsiqe, Kotërr – Manastiri i Karmelitaneve, Shëngjin – Kune, Baks – Rrjollë. Ndërkohë, pritet fillimi i punimeve për rrugën Dajç – Dragushë, Shkodër – Shirokë dhe Rruga nacionale – Dajç dhe rruga bregdetare Velipojë – Shëngjin. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: s.pici@armundia.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 24 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pacientët me dializë:

Ministria të marrë masa, jemi rrugëve pa mjekim!

S

apo hyn në pavijonin e hemodializës shikon dhjetëra pacientë që qëndrojnë me orë të tëra për të bërë mjekimin e radhës, ndërsa mungesa e medikamenteve është kthyer për ta një makth i zakonshëm. Burra në moshë të zbehur, tek përcillen e psherëtijnë pa pushim. Ata qëndrojnë me zor në këmbë, në duar shtrëngojnë recetat e mjekimeve që i kanë blerë të gjitha me paratë e tyre. Dy stolat e vendosura ngjitur me murin janë plot djem të rinj, vajza, gra në moshë, burra të moshuar me bastun që presin të kryejnë mjekimin dhe të largohen, pasi kurat në pavijonin e hemodializës zgjasin pak, por janë torturuese për pacientët, për shkak të kushteve të vështira në spital. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, në misionin e saj të rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë

si edhe për të shfaqur gjithmonë të vërtetat e dhimbshme për shërbimin mjekësor që marrin pacientët në QSUT, ka kryer së fundmi vëzhgimin e radhës në pavijonin e hemodializës. Problemet Sapo hyjmë dhe iu bëjmë me dije pacientëve e të sëmurëve që qëndrojnë në radhë se jemi gazetarë, ata thuajse nuk përmbahen. Edlira, një grua rreth të 40-tave, me lot në sy tregon se jeton në një fshat të thellë të Tropojës dhe ka ardhur enkas në Tiranë për të bërë mjekimin e radhës për djalin e saj 25-vjeçar, që është i sëmurë rëndë me veshka dhe vetëm mjekimi i dializës e mban gjallë. Gruaja tregon se pas mjekimit iu duhet të kthehen sërish në shtëpi, pasi familja është në gjendje të vështirë ekonomike dhe ata nuk mund të qëndrojnë në hotel. “Kam katër vjet që vij tre herë në muaj për t'i bërë dializën djalit, Ministria e Shëndetësisë nuk e merr mundimin të ndihmojë të sëmurët me hemodializë, blejmë gjithçka që nga fashat deri tek mjekimet më elementare, ky është turp”, shprehet 40-vjeçarja, ndërsa në sytë e saj mund të shohësh fare qartë lotët që i bien pa pushim. Një tjetër pacient, Dilaver. B., rrëfen se ka rreth 7 vjet që mjekohet me hemodializë për arsye se të dyja veshkat thuajse nuk i funksionojnë, ndërsa i ka qëlluar që nga shqetësimet dhe ulja e tensionit disa herë është gjendur në rrugë pa ndjenja, në mëshirë të fatit. “Për pacientët e hemodializës, Ministria e Shëndetësisë

duhet të krijojë një pavijon me vete që ne të shplodhemi e një ditë më pas të shkojmë në shtëpitë tona, mjekimi është shumë i fortë dhe ka efekte anësore. Disa herë kur jam nisur në shtëpi, kam humbur ndjenjat”, tregon Dilaveri, ndërsa i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për të ndihmuar të sëmurët që bëjnë dializë. Mungesa e medikamenteve Ndërsa në mesditë numri i pacientëve që presin për të bërë dializën rritet pa pushim, në korridorin e pavijonit edhe ajri rëndohet. Në mes të turmës që duket se pak nga pak do ta humbasë durimin, pyesim një tjetër paciente, e cila ka disa vite që kurohet me dializë. D. A. nga qyteti i Laçit, pohon se prej disa kohësh tek shërbimi i Hemodializës mungojnë fashat dhe një sërë ilaçesh të tjera. Pacientët janë të detyruar të blejnë gjithçka pa rimbursim. Gruaja rrëfen se ajo prej kohësh është e detyruar që të blejë fashat dhe dy ilaçet kryesore për mjekimin e dializës, rokatrolin dhe renaxhenën.“Këtu është tmerr i vërtetë, shërbimi është skandaloz, pasi rrimë në pritje në të ftohtë. Përveç kësaj, duhet të blejmë me paratë tona dy ilaçet më të rëndësishme për hemodializën, mungon rokatroli dhe renaxhen” shprehet D.A. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Diamond Dental ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Dërgoni CV në: info@diamond-dental.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ERA TV

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 24 DHJETOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Jeta në varfëri ekstreme e Dile Likës:

Kërkoj punë për të kuruar djalin e sëmurë!

D

ile Lika është një grua e thjeshtë, banore në Kodër-Kamëz, ish-godina studentore nr.8. Ajo jeton me familjen e saj në një dhomë e kuzhinë, godinë e cila dergjet në kushte të mjerueshme, në varfëri ekstreme me mungesat më elementare jetësore. Dila është e papunë, ndaj pranon të tregojë tek ne jetën e saj të vështirë dhe udhëtimin e dhimbshëm me djalin e vogël të sëmurë dhe me burrin në depresion. Dilen e takojmë diku në rrugët e kryeqytetit, që në pamje duket e dërrmuar, por nuk pranon ta fotografojmë, pasi i trembet opinionit publik dhe nuk i vjen mirë që njerëzit e saj ta përflasin pas intervistës. Dila i bën apel të gjithë personave që kanë mundësi ta ndihmojnë duke e punësuar, pasi ajo duhet të blejë çdo muaj ilaçet e djalit të sëmurë dhe pamundësia ekono-

mike e gjendja e mjeruar e familjes nuk ia lejon këtë gjë Apeli Dila rrëfen se bashkë me familjen ka ardhur nga Kurbneshi i largët, që ndodhet dy orë me makinë nga Rrësheni. “Në janar bëhen 11 vjet që kemi ardhur, në fillim burri gjeti punë 10 ditë në ndërtim, pastaj tha se kishte frikë mos rrëzohej, e më pas nuk kishte fuqi”, shpjegon gruaja, ndërsa bën apel për ndihmë. “Jetoj në kushte të mjerueshme me djalin e vogël dhe burrin e sëmurë. Shtëpinë e kam thuajse të shkatërruar edhe ujë mbush me krahë, pasi më mungon në shtëpi, ndaj kërkoj një punë për të mbajtur frymën gjallë”, tregon Dila, ndërsa sytë e saj, që kur nis rrëfimin rrjedhin vetëm lotë. “Kam djalin e sëmurë, ca kohë ma mori një shoqatë italiane e kishës, dhe ma trajtoi tek spitali i tyre falas, ka marrë dëftesën e klasës së tretë dhe të katërt formalisht, ia kanë dhënë si stimul, ndaj dua të futem në punë e të mundem t'i blej ilaçet”, rrëfen gruaja duke i bërë thirrje edhe inspektoratit të punës që ta marrë parasysh rastin e familjes së saj duke e ndihmuar me një punë. Historia Historia e trishtë e 10-vjeçarit, K.L., djalit të Diles, ka të bëjë që në fëmijërinë e tij, kur nga temperatura e lartë në moshën 1.5 vjeç djaloshi u sëmur nga kocka e butë dhe pas disa kohësh pati edhe pasoja në sy. Sot vuan nga strabizmi. Sëmundja që ka, i jep nervozizma. “Këtë vit ka qenë shumë

agresiv, më ka thyer një xham, ka goditur, kur i fillojnë krizat më kërkon lekë, kërkon gjëra të mira që unë nuk i kam në dollapin e ushqimeve. Jam futur në borxhe të marra andej-këndej. Dila tregon se është mërzitur shumë nga papunësia, sepse ajo ka punuar më parë si inxhiniere në një firmë ndërtimi pasi ka kryer edhe një vit kurs për këtë profesion. Ndërsa na rrëfen jetën e saj, që i përngjan një drame të vërtetë, Dila bën apelin e saj të fundit për punësim. “Kush ka mundësi të më punësojë si sanitare, punëtore për pastrim pallatesh ose shkollash, edhe në lokale, pjatalarëse, punëtore gjelbërimi, etj”. Një tjetër problem në familjen e Dilës është edhe pamundësia e marrjes së pensionit të invaliditetit të bashkëshortit të saj, pasi ai nuk pranon të shtrohet në spital”, tregon e shqetësuar Dila. Ndërsa, për gjendjen shëndetësore të djalit të vogël, Dila thotë se i ka bërë letrat për t'i çuar tek një shoqatë humanitare dhe Shërbimi Social Shtetëror i ka premtuar që do ta çojë fëmijën për kurim në një qendër në Shkodër. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet do ta ndjekë hap pas hapi rastin e gruas në fjalë duke i bërë apel kujtdo që mund t'i krijojë një mundësi punësimi Dile Likës. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@albweb.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 24 DHJETOR 2012

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mbërrijnë letrat pas 71 vitesh në adresat e shkruara! L etrat që i dërguan ushtarët gjermanë nga ishulli Jersey në kanalin La Mansh, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur në destinacion pas 71-vitesh. Ato më parë ishin vjedhur gjatë një aksioni kundër okupimit nazist. Nëntëdhjetë letra dhe kartolina janë shkruar në prag të Krishtlindjeve të vitit 1941, por ato janë vjedhur nga një grup i të rinjve të rezistencës në vendin Saint Helier, një ishull jo larg bregut të Francës. Letrat ishin fshehur më pas në një piano të miqve familjar të grupit. Një person, i cili dëshiroi të mbetet anonim, para pesë vitesh i ka dorëzuar letrat në arkivin lokal, ndërsa stafi ka filluar procesin e përcaktimit të postës në adresat e shkruara. Shërbimi lokal postar ka kontaktuar me

postën gjermane, e cila ka gjetur dhjetë familje që ndërlidhen me pranuesit origjinalë. Disa nga letrat tashmë janë dorëzuar. Ushtarët gjermanë në atë kohë i kanë kaluar Krishtlindjet në ishull dhe disa prej tyre kanë shkruar se iu mungon shtëpia. "Ju uroj të gjithëve Krishtlindje të lumtur dhe gjithë të mirat për Vitin e Ri. Mbi të gjitha shpresoj se lufta do të përfundojë shumë shpejt dhe ne do të kënaqemi në jetë”, ka shkruar një ushtar. Nazistët kanë mbajtur nën okupim këtë ishull prej vitit 1940 deri më 1945. Ishujt nuk janë formalisht pjesë e Britanisë së Madhe, por kanë sistemin e tyre ligjor, financiar dhe gjyqësor, ndërsa pranojnë kurorën britanike. www.banka-ideve.com

24 orë me not që nga Italia deri në Shqipëri!

S

ipërmarrja e dytë e atletit të triatlonit me origjinë nga Parma, plot 24 orë me not i janë dashur për të përshkuar kanalin e Otrantos. Kështu, për herë të parë, një njeri noton nga Italia në Shqipëri. Massimo Volotina ka notuar saktësisht për 23 orë e 44 minuta nga Pulja në Shqipëri, në sajë të 82.440 të përplasurave të duarve në det. “Çfarë më shtyu për të realizuar një sipërmarrje të tillë? Arritja e diçkaje që të mbetet e fiksuar në histori e që të përcjell një mesazh”, shprehet 49-vjeçari. www.77news.al DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: gjergji.proko@orbico.al / Për më tepër: www.njoftime.com

, Cel: +355 66 20 70 150

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 24 DHJETOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Në Kampusin "Vitrina", festime më të rinj nga Europa!

N

jë grup të rinjsh nga vende ta ndryshme të Europës dhe Ballkanit ishin pjesë e një trajnimi që u zhvillua gjatë një jave. Këta të rinj kanë zhvilluar një trajnim me temë "Leadershipi Rinor", i organizuar nga Instituti Europian për demokraci, me qendër në Hollandë, në kuadër të një projekti të Komisionit Europian. Edhe përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria e Re dhe stafi i Universitetit "Vitrina" ishin pjesë e këtij trajnimi. Të rinjtë nga vendet e huaja drejtoheshin nga z. Leander Van Delden dhe përfaqësuesi i LSHR, z. Blendi Dibra. Ky trajnim është zhvilluar në mjediset e Universitetit Vitrina dhe është mirëpritur edhe nga shumë studentë, ku një pritje të veçantë i kanë

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

bërë studentët që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të denjë në MODEL NATO 2012, ku u kurorëzuan me çmimin e parë. Ky trajnim ka shërbyer si një shkëmbim i mirëfilltë kulturor ndërmjet vendeve të ndryshme që të rinjtë përfaqësonin. Gjithashtu, mes shumë gjërave të tjera, të rinjtë janë dëfryer në një mbrëmje festive, ku ata kanë qenë "zot të shtëpisë", sepse kanë sjellë traditat e tyre në gatime të ndryshme. Në fund të trajnimit një-javor, të rinjtë janë shprehur shumë të kënaqur nga mikpritja dhe gjithashtu kanë ftuar edhe studentët e Universitetit "Vitrina" që të vizitojnë Hollandën. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Saturni do iu bëjë më kërkues sot kundrejt partnerit tuaj. Nuk do jeni me humor të mirë. Demi: Miqësia do luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj sot. Do keni mundësi të dilni nëpër takime dhe do njiheni me njerëz të rinj. Binjakët: Jeta juaj në çift pritet të jetë më e qetë sesa zakonisht. Mos u qani, flisni për tema delikate. Gaforrja: Plutoni do iu mbështesë në planin financiar. Gjithsesi nuk këshillohet të shpenzoni pa limit. Luani: Dashuria kërkon edhe sakrifica. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do jenë joshës. Virgjëresha: Mundohuni të tregoheni më të kujdesshëm me financat, pasi është një periudhë jo shumë e mirë. Peshorja: Shpenzimet do jenë më të mëdha gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë tronditje të financave. Akrepi: Më në fund jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme. Beqarët do kenë takime interesante. Shigjetari: Edhe pse financat do jenë të qëndrueshme është mirë të bëni një riorganizim. Bricjapi: Venusi dhe Marsi do iu mbrojnë dhe do krijojnë kushtet e favorshme që t’ia kaloni për mrekulli. Ujori: Do ndiheni më të dashuruar se kurrë sot dhe do ia shprehni ndjenjat hapur partnerit. Peshqit: Tregohuni të arsyeshëm në planin financiar sepse gabimi më i vogël do iu kushtojë shtrenjtë.

Agjencia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune pedagog për programe grafike. Dërgoni CV në: info@ashp.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd! Autoshkollë

(A, B, C,)

vetëm 130 euro plus detyrimet e tjera. Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Dhjetor Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


FOKUSI POLITIK I JAVËS

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 24 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Përfshirja e të rinjve në administratë, Vlashaj:

Do të sillte një frymë të re antikorrupsioni dhe më shumë efikasitet ndaj qytetarit në nevojë!

"

Fokusi politik i javës" në "77 News", në bashkëbisedimin e përjavshëm me kryetarin e Lëvizjes Shqipëria e Re” (LSHR) z. Edmond Vlashaj, trajtoi edhe njëherë momentin dhe keqardhjen që opozita, jo vetëm nuk po i jep më Shqipërisë shansin për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, duke mos votuar tre ligjet, por, siç tha kryetari i LSHR-së z. Vlashaj, përpiqet të krijojë idenë te shqiptarët se kusht për marrjen e statusit nuk janë tre ligjet, por zgjedhjet e ardhshme, gjë e cila tashmë është vërtetuar si e pa vërtetë nga autoriteti më i lartë i zgjerimit të BE-së. I pyetur për aleancat dhe precedentët e rinj politik të Shqipërisë kemi tashmë aleancën qeverisëse të PD-së me LSI, apo edhe ato të mundshmet të pas zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm, kryetari i LSHR-së tha se ato nuk duhet të shihen me sytë e së vjetrës, por nga funksionaliteti i tyre në raport me interesin qytetar. Z. Vlashaj

duke iu referuar partive të reja: AKZ dhe FRD tha se LSHR ka besuar që në fillim se rasti i tyre i mundshëm, nuk do të jetë një aleancë e forcave politike të qendrës së djathtë që bën aleancë me PS si forcë e majtë, por një kthim dhe bashkim i së majtës së vjetër. LSHR-ja beson se Vizioni Politik i Qeverisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha ka qenë dhe është i qartë, i saktë, i drejtë dhe i dobishëm për çdo Shqiptar. “Ndërsa edhe Europa e zhvilluar u përball me recension ekonomik, Shqipëria nuk ra asnjëherë në këtë nivel ekonomik, por në mënyrë modeste solli dhe realizoi vetëm rritje ekonomike”, tha ai. Drejtuesi i LSHR përgëzoi edhe procesin e shitjes dhe privatizimit të 4 hidrocentraleve të vogla, ku sugjeroi që blerësit duhet të shihen edhe në pikëpamje strategjike dhe që, sipas z. Vlashaj, kompania 'Kurum' i plotëson këto kushte sepse Turqia është një model i mirë dhe vend mik

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

për shqiptarët. Në raport me pyetjen për ndryshime të nevojshme në qeverisje, drejtuesi i LSHR-së Vlashaj tha se kjo forcë e re politike siç është LSHR, jo vetëm në kohë, por edhe në mendim dhe në përbërjen kryesore të saj vetëm nga të rinjtë, beson se duhet një rivitalizim i administratës së shtetit, e cila vuan nga korrupsioni dhe kjo sipas tij, duhet pranuar.“Futja e të rinjve në administratë, duke filluar nga niveli i drejtorëve dhe më poshtë, padyshim që do sillte një frymë të re anti-korrupsioni në administratë dhe do bënte që vetë administrata të ishte më eficente ndaj qytetarit në nevojë”, – tha Vlashaj duke shtuar se LSHR është e gatshme t’i ofrojë qeverisjes të rijtë e shumtë anëtarë dhe simpatizantë të saj. Kundrejt pyetjes në raport me krimin ndaj femrës që ka qenë në fokus të shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë prezantimit të raportit 1-vjeçar mbi problematikat e hasura në monitorimet e këtij komiteti, kryetari i LSHR-së tha se gruaja, nëna, vajza është themeli i një familje dhe një shoqërie ndaj, sipas tij, edhe në traditë ajo është cilësuar si e paprekshme. “Sot, më shumë se dje dhe nesër më shumë se sot, gruaja është dhe duhet të mbetet institucion i paprekshëm që duhet mbrojtur me fanatizëm nga shteti dhe politik-bërja”, tha Vlashaj. Në fund të emisionit, u trajtua edhe strategjia që ofron LSHR-ja në raport me politikat e banimit në Shqipëri, ndaj të cilave drejtuesi i LSHRsë shfaqi shumë rezerva duke sugjeruar një ndërhyrje më të madhe dhe rregulluese të rolit të shtetit ndaj këtij realiteti. Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News botimi Nr 293