Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E DIELË, 16.12.2012 VITI I - NR.285

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Takime me drejtues të FRLSHR, Kërçiku: Alternativat tona, afër aspiratave të të rinjve! MENDIMI POZITIV

Është e drejta juaj të jeni të lumtur!

A

ndjeheni të pakënaqur? Unë Qendra e besoj se gjithkush në Mendimit Pozitiv këtë jetë ka të drejtë për të qenë i lumtur! Të gjithë duhet të jenë në gjendje që të shikojnë prapa dhe të jenë të lumtur për jetën që kanë jetuar. Por, ka shumë njerëz që nuk janë të... >> VIJON NË FAQEN 2

Italia fal interesat e borxhit për arsimin, shëndetësinë dhe punësimin në Shqipëri!.............fq.3 Tarifa e pastrimit, pensionistët: Ujësjellësi ka tre muaj pa na kompensuar paratë!..................fq.4 Romët e kampit të Sharrës, Ministria e Punës refuzon pritjen, vendos kordon policie!..................fq.5 Universiteti "Vitrina" në Konferencën e A.C.A!.......fq.7 Forumi i gruas i LSHR-së zhvillon takimin e parë, Gjoka: Kontribut real për fuqizimin e rolit të gruas!..fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E DIELË, 16 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Takime me drejtues të FRLSHR

Kërçiku: Alternativat tona, afër aspiratave të të rinjve!

K

ryetarja e Forumit Rinor për Lëvizjen Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku, së bashku me koordinatorët e këtij forumi, Lisana Subashi dhe Ervis Çaushi nisën takimet me sekretarët e forumit rinor. Takimi i parë ishte ai me Rubens Bajraktarin, student në vitin e parë Juridik. Gjatë shpalosjes së platformës politike të LSHR-së,

Bajraktari u shpreh se pikat kryesore që e shtynë të afrohej me këtë parti politike ishin, vlerësimi online i provimeve, si dhe rikthimi i dënimit me vdekje. Sipas Rubensit, rikthimi i dënimit me vdekje do të ulte kriminalitetin në vend dhe do të rriste sigurinë e njerëzve në rrugë. Gjatë takimit, anëtarët e forumit rinor të

Lëvizjes Shqipëria e Re, i dhuruan Rubensit agjendën, statutin dhe programin e Lëvizjes Shqipëria e Re. Kryetarja e Forumit Rinor të LSHR-së, Vilma Kërçiku theksoi se takimet me të rinjtë do të vazhdojnë intensivisht. Takimin e radhës Kërçiku e realizoi me sekretarin e Forumit Rinor të FushëKrujës, Armand Stafuka. Armad Stafuka është student në vitin e katërt për Mjekësi dhe banon në Fushë-Krujë. Gjatë takimit, kryetarja e Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, shpalosi në mënyrë të detajuar platformën politike. Armandi theksoi se si student i mjekësisë është shumë dakord me pikën që thekson se duhen shtuar qendrat spitalore private për të rritur konkurrencën, pasi sipas tij, kjo do të sillte uljen e çmimeve si dhe përmirësimin e kushteve në qendrat spitalore shtetërore. Stafuka theksoi se e ka ndjekur Lëvizjen Shqipëria e Re që në fillesat e saj, pasi ai ka vënë re se kjo parti e re është fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe tek shtresat në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

se çfarë iu bën të lumtur. Por, që kjo gjë të funksionojë, duhet të jeni i sinqertë me veten. Ju do t’i gjeni përgjigjet tuaja, nëse jeni të sinqertë dhe pastaj filloni dhe punoni për ato. Çfarë iu bën të lumtur? Nëse akoma nuk e dini, atëherë mendojeni kështu- një çift bleu një televizor të lirë sepse nuk kishin shumë para, por prapë janë të lumtur që blenë një televizor. Ata nuk kanë shumë para, për shkak se ata nuk kanë nevojë për shumë, ata ndjehen të lumtur me ato që kanë. c) Largoni frikën tuaj! Çdo njeri në jetë has pengesa, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndrojmë pasiv dhe t’i mbyllim dyert mundësive për të qenë të lumtur. Nëse ju lejoni frikën t’ju mundë për të mos bërë gjërat që iu bëjnë të lumtur, atëherë ju po i mohoni vetes të drejtën për të qenë të lumtur. Kur ju të mposhtni frikën tuaj, do të ndjeheni më të fortë dhe më të sigurt për personin që jeni. Kjo do iu bëjë gjithmonë të lumtur, sepse ju nuk do ngurroni më kurrë për të bërë gjërat që iu bëjnë të ndiheni të lumtur. d) Rrethojeni veten nga lumturia!

Pasi të kuptoni se çfarë iu bën të lumtur, me siguri do filloni në mënyrë të natyrshme të rrethoni veten me gjëra që iu bëjnë të lumtur. Kjo do të përfshijë gjithçka, njerëzit, programet televizive. Ju do flakni nga jeta juaj të gjitha gjërat negative që iu bëjnë të ndiheni të pakënaqur. Shoqërohuni me njerëz që iu bëjnë të lumtur dhe jetoni atë pjesë të jetës që nuk e jetuat në të kaluarën. Sa më shumë ta rrethoni veten me lumturi, akoma më shumë do të ndjeheni të lumtur. e) Jini mirënjohës! Një mënyrë e mirë për t’u ndjerë të lumtur është të jeni mirënjohës për atë që keni dhe për atë që shihni. Ka shumë gjëra në jetë për të qenë mirënjohës. Mirënjohja është e kundërta e ankimit dhe duke qenë mirënjohës, në të kundërtën nuk jeni të mjerueshëm. Pra, përpiquni të ndjeni mirënjohje për çdo situatë në jetën tuaj, qoftë në dukje, e keqe apo e mirë. Duke qenë mirënjohës diçkaje në jetë, ajo do iu lejojë që të jeni të lumtur vazhdimisht. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 lumtur. Sikur njerëzit ta dinin që të jesh i lumtur është një zgjedhje për të cilën ata kanë nevojë. Disa hapa për të qenë i lumtur: a)Thoni ndal shoqërimit me mjerimin! Nëse ju jeni njeriu që e fut veten në grupin e mjerimit, ankthit, merakut, apo ndonjë emocioni tjetër negativ, duhet të hiqni dorë sa me shpejt nga ky grup. Ju kurrë nuk do të gjeni një dritë të ndritshme në atë grup, sepse mjerimi nuk dëshiron dritë të ndritshme, por ai dëshiron më shumë mjerim. Pasi ta keni bërë këtë, do të gjeni forcën e duhur për të përmirësuar të gjitha fushat e tjera të jetës tuaj. Filloni duke ndërprerë marrëdhëniet me shokët negativë që kurrë nuk iu kanë qëndruar pranë në momente të këqija dhe që nuk janë kujdesur për lumturinë dhe suksesin tuaj, si miq të vërtetë. b) Bëni gjëra që iu bëjnë të ndiheni të lumtur! Nëse ju doni të jeni të lumtur, atëherë ju duhet të bëni gjëra që iu bëjnë të ndjeheni të lumtur. Nëse ju nuk e dini se çfarë iu bën të ndjeheni të pakënaqur në jetë, uluni dhe merrni kohën që iu nevojitet për të kuptuar Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 16 DHJETOR 2012 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Programi Italo-Shqiptar i Asistencës për Zhvillim

Italia fal interesat e borxhit për arsimin, shëndetësinë dhe punësimin në Shqipëri!

Massimo Gaiani

S

hqipëria do të kthejë borxhin që i ka Italisë pa paguar interesa. Qeveria italiane ka vendosur që interesat e borxhit të investohen në vendin tonë në projekte sociale me ndikim në përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Janë 20 milionë euro që do të investohen, nga 228 milionë euro që është borxhi. Arsimi, shëndetësia, gje-

nerimi i punësimit do të jenë prioritet në financimin e projekteve. "Fondet që gjatë kësaj periudhe janë akorduar nga qeveria italiane për Shqipërinë kapin vlerën e 878 milionë eurove, nga të cilat 650 milionë euro janë kontribute me grante dhe 228 milionë euro janë huatë për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. U

mundësua hapja e një instrumenti të ri për konvertimin e borxhit për zhvillim, një mundësi që qeveria italiane ua ka dhënë disa vendeve që treguan qëndrueshmëri në reforma dhe objektiva të qarta", tha Ridvan Bode, Ministër i Financave. Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani deklaroi se Shqipëria ka qenë dhe është prioritet për palën italiane. "Bëhet fjalë për një instrument të ri të konvertimit të borxhit. Ky financim do të ndihmojë në zhvillimin e projekteve sociale me efekt tek njerëzit në nevojë. Italia ka vendour që të përdorë konvertimin e borxhit për projektet në zhvillim. Sot fillon faza operative e këtij instrumenti. Projektet do të përzgjidhen përmes thirrjeve për aplikim, të cilat do të shpallen në mënyrë periodike", tha Massimo Gaiani. Projektet që do të financohen janë ato që realizohen në kuadër të Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim. Sektorë të tjerë prioritarë në këtë financim janë edhe ato për zhvillimin e qëndrueshëm rural komunitar në zona të margjinalizuara. Për më tepër: www.77news.al

Karta e Adriatikut në Zagreb, SHBA mirëpret Kosovën dhe Serbinë!

S

HBA mirëpriti Kosovën dhe Serbinë, e cila plotëson hartën rajonale të bashkëpunimit. Në mbledhjen e Komisionit të Partneritetit të Kartës së AdriatikutSHBA, mbajtur në Zagreb të Kroacisë u

vlerësua prespektiva e anëtarësimit në NATO. Sipas shteteve anëtare të rajonit, kjo nxit realizimin e reformave të nevojshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata shprehën qëndrimin se NATO ka

luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin politik dhe stabilitetin e rajonit duke ndihmuar procesin e integrimit euro-atlantik të tij. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Billa & Co Shpk ofron vend pune për shitës/e. Dërgoni cv në: info@billa.al / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 16 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tarifa e pastrimit, pensionistët:

Ujësjellësi ka tre muaj pa na kompensuar paratë!

K

ompensimi prej 420 lekësh (të rinj) për tarifën e pastrimit që do t'u jepej pensionistëve që janë me status invalidë apo bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtuara si veteranë, invalidë të luftës dhe të punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, ka disa muaj që nuk i jepet dhjetëra të moshuarve. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, në misionin e saj për t'i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë e sidomos moshës së tretë, ka kryer së fundmi një vëzhgim të hollësishëm në zyrat e pensioneve, por jo vetëm kaq. Në sportelet e zyrës së ankesave pranë Ujësjellës Kanalizimeve, syri të sheh dhjetëra pensionistë që me letra në duar duan të zgjidhin problemet e tyre dhe duan të depozitojnë ankesat pranë këtij institucioni. Hallet janë të mëdha dhe të ndryshme. Safeti, një i moshuar nga Tirana, rrëfen se ai jeton me plakën e sëmurë dhe së bashku me të bën pjesë tek kategoritë e përjashtuara, por ka rreth tre muaj që nuk i ka

marrë paratë e kompensimit. "Është hera e katërt që vij tek ujësjellësi për kompensimin e tarifës së pastrimit, sepse e kam paguar dhe përfitoj nga vendimi i Bashkisë, por ka rreth tre muaj që nuk po bëhet kjo punë", rrëfen i moshuari, ndërsa shpreson ende pas dyerve të ujësjellësit se do t'i kthehen ato para që i takojnë nga kompensimi i tarifës së pastrimit. Ankesat Sipas pensionistëve, lista e personave apo familjeve në nevojë që përfitojnë kompensim nga ujësjellësi për tarifën e pastrimit e përpiluar nga Bashkia e Tiranës është me mangësi të mëdha. Dikur, në radhën e gjatë në zyrën e ankesave takojmë Edlirën, një grua 50 vjeçare e cila jeton me prindërit e saj që janë të dy invalidë, por që nuk janë përfshirë në skemën e përfitimit të tarifës së pastrimit. Ajo tregon se në Bashkinë e Tiranës emri i prindërve të saj figuron si përfitues, ndërsa nga Ujësjellësi nuk i është dhënë asnjë lloj sqarimi dhe nuk ka marrë asnjë muaj pagesë për kompensimin e tarifës së pastrimit. "Kur mora vesh që Ujësjellësi do të kompensonte pensionistët invalidë u gëzova, sepse babait e nënës time i bëjnë vetëm ilaçet rreth 300 mijë lekë për të dy, por kam disa muaj që sorollatem dhe nuk po i marr dot ato para, pasi prindërit e mi nuk janë në listë", shprehet 50-vjeçarja. Kompensimi Ujësjellësi i Tiranës ka nisur procesin e kompensimit për taksën e pastrimit për 8 mijë familje të përjashtuara nga pagesa e saj,

që prej muajit Prill të 2012-ës. Pranë zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT, kategoritë që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh (të rinj) bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti kanë filluar të përfitojnë nga vendimi që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës. Sipas informacioneve nga Bashkia e Tiranës, listat e emrave të qytetarëve që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh (të rinj) bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti, janë dërguar pranë zyrave te sheshi "Willson", rruga "Mine Peza", "Ali Demi" dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së. Lista e emrave që do të kompensohen për taksën e pastrimit është hartuar nga Bashkia e Tiranës dhe është dorëzuar pranë njësive bashkiake përkatëse. Bashkia e Tiranës ka sqaruar se pranimi i dokumenteve që vërtetojnë se individi ose familja i përket kategorive që përjashtohen nga tarifa e pastrimit, do të vazhdojë pa u kufizuar në kohë dhe çdo përfitues do të kompensohet për paratë e paguara. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet do të vazhdojë të ndjekë hap pas hapi problematikat e moshës së tretë duke kërkuar në vazhdimësi bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve nga institucionet përkatëse. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Paradise Garden ofron vend pune për Specialist lulesh-kopshtarie. Dërgoni cv në: arbenitajakupi@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 16 DHJETOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Romët e kampit të Sharrës

Ministria e Punës refuzon pritjen, vendos kordon policie!

M

inistria e Punës ka kërkuar përforcime me forca policie për të mbajtur larg përfaqësuesit e njëmbëdhjetë familjeve rome, (aktualisht banojnë në Sharrë, pasi iu dogjën shtëpitë një vit më parë), që kanë zbritur të protestojnë për premtimet e pambajtura. Komuniteti i romëve i ka adresuar këtë herë pakënaqësitë e veta për kushtet e këqija të jetesës, përtej hekurave të portës së oborrit të Ministrisë. Ditën e martë (më 11 dhjetor), familjet rome të cilat kanë qenë objekt i një problematike të trajtuar një muaj më parë në "77 News" nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, janë drejtuar sërish në Ministrinë e Punës. Pikërisht, aty ku ekziston një sektor për çështjet e këtij komuniteti dhe madje, ku ishte ngritur një grup pune për të trajtuar rastin e familjeve të strehuara në ish-kapanonet e ushtrisë në Sharrë. Por këtë radhë, romët protestues nuk janë pritur nga asnjë përfaqësues i Ministrisë. Shefi i

kabinetit të ministrit, i cili u kishte premtuar në prezencën tonë se do të merreshin masa për përmirësimin e kushteve të tyre, gjendej në zyrën e tij, ndërkohë që përballë grupimit të vogël rom shtrihej kordoni i policëve, më i madh në numër sesa vet�� anëtarët e këtij komuniteti përfshirë edhe fëmijët. "Kushtet tona janë po ato, shumë të këqija, ne po flemë rrugëve. Atje ku na kanë çuar, nuk jetohet. Po na vdesin fëmijët nga të ftohtit. Shikoni, ku t’i thajnë rrobat?", shprehen ata. Liria, njëra prej grave rome, na thotë se Ministria i ka gënjyer për dritat, ndërsa po mbushen gati tetë muaj qëkur i kanë çuar në ish-kapanonet e ushtrisë. Gati në një zë, ata na thonë se ministri i Punës, në vend se t’u japë përgjigje, u ka dërguar policët dhe… ata artikulojnë akuza të ndryshme, por fakti që ne shohim me sy, është presioni që institucioni bën me prezencën e uniformave blu mbi këtë shtresë. Ministria e Punës, e Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta nuk mund të merret me pritjen e këtyre grupimeve, pasi është vetëm për të bërë strategji dhe monitorime dhe drejtoria që ka për romët kjo ministri, është pikërisht për monitorim! Kështu na thonë burimet zyrtare të institucionit në fjalë. Në Ministrinë e Punës, na thonë se romët duhet të trokasin në Shërbimin Social Shtetëror, pasi atje është ngritur grupi i punës që merret me rastin e tyre! Një muaj pasi ne kishim dërguar letrën tonë tek Avokati i Popullit për mungesën

e energjisë në strehën e romëve dhe përcjelljen që u kishin bërë zyrtarë të Ministrisë me fjalët, "kjo nuk varet nga Ministria, por nga CEZ, prandaj nuk vëmë dot afate", ne nuk morëm asnjë përgjigje. Por, argumentat tona insistues se CEZ është kompani private, ndërsa Ministria e Punës duhet të aplikojë dhe të paguajë kostot e lidhjes së energjisë dhe hapjes së kontratës së furnizimit me energji, gjë të cilën nuk e kishte bërë, kanë pasur ndikimin e tyre. Ditën e martë më 11 dhjetor, nga Ministria e Punës, zyra e shtypit, informohemi se i ka shkuar një shkresë CEZ-it nga Shërbimi Social Shtetëror, por kompania e ka kërkuar këtë shkresë nga Ministria e Punës si institucion lider. Gjithashtu, informohemi se procedura e aplikimit për furnizimin me energji është mbyllur nga ana e Ministrisë, e cila ka kryer pagesën prej 150 mijë lekësh të rinj për furnizim me energji të kapanoneve ku janë strehuar rreth 10 familje të komunitetit rom. I vetmi moment i pasqaruar ka mbetur afati (që nga momenti i aplikimit për një lidhje të re, kalojnë 1-3 muaj derisa CEZ ofron furnizimin dhe hapjen e kontratës). A do të furnizohen këto familje rome me energji përpara se të jetë larguar dimri? «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Europa Express Travel-Tours ofron vend pune për agjente turizmi. Dërgoni cv në: europa_expres@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

PASTICERI NELA

TEL: 0682048811

ADRESA: YZBERISHT/P.NINI TIRANË Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E DIELË, 16 DHJETOR 2012

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Janë vetëm 9-muajsh, notarë të shkëlqyer! A

ta janë shumë të vegjël për të ecur dhe për të folur, por binjakët 9-muajsh William dhe Ellenita Trykush mund të notojnë në pishinën 25 metra të gjatë. Vogëlushët pëlqejnë të notojnë me shpinë e lëvizin këmbët për të shtyrë veten në ujë. Kjo fotografi tregojnë se ata edhe buzëqeshin, ndërsa janë duke notuar. Talenti i jashtëzakonshëm i binjakëve u pikas gjatë pushimeve të familjes në Qipro në muajin tetor, kur ata filluan të notonin nën ujë, pa ndihmë dhe pa nevojën e kamerdareve. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Ushqimet e shëndetshme që na ndihmojnë për të rënë në peshë!

P

o përpiqeni të bini nga pesha? Kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga të shijuarit e të ushqimit: 1-Shalqiri dhe pjepri! Janë produkte që kanë një përmbajtje

të lartë uji, kjo na shërben për të tretur më shpejt ushqimet dhe për të siguruar më shumë ujë në organizëm. Shalqiri dhe pjepri janë mënyrë e mirë për t’u hidratuar, por dhe për t’u ngopur më shpejt. 2-Kos pa yndyrë! Proteinat e pasura të qumështit janë një ndihmesë e madhe për të rënë në peshë. Kështu që provoni të nisni ditën tuaj me një kos pa yndyrë, duke e kombinuar atë me manaferra, arra, ose granola. Një këshillë: Mund të përdoret shumë mirë dhe në vend të ëmbëlsirës. 3-Perimet e verës! Perimet si kungulli i njomë por dhe ai i verdhë, specat e kuq, të gjelbër dhe portokalli janë një armë për të pasur ushqime

më të shijshme dhe më pak kalori. Përdorini këto perime për të krijuar salcat tuaja për makarona, ose si garniturë në pjatat kryesore. Një mënyrë e mirë konsumi është dhe ajo të gjalla të shoqëruara me pak djathë. 4- Mish pule ose gjoks gjeli detit. Mishi i pulës, ose gjoksi i gjelit të detit, duhet të jenë gjithmonë pjesë e menysë tuaj. Këto ushqime janë një burim proteinash, që i mbajnë në sasi të ulët sheqernat në gjak dhe ndikojnë në pakësimin e oreksit. Mund të konsumohen të ftohta ose të ngrohta, në formë fileto, ose të grira për t’u përdorur në sallata. Anjeza Kastrati www.77news.al

Kompania FINAL ofron vend pune për Specialiste Kredie. Dërgoni cv në: hr@fin.al / Për më tepër: www.njoftime.com

C

Cel:+355 67 40 83 243 Cel:+355 67 40 83 241

Adresa:Ura Dajlanit, rotondo Durrës Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 16 DHJETOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Universiteti "Vitrina", pjesëmarrës në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të A.C.A!

U

niversiteti "Vitrina" ishte pjesëmarrëse në Konferencën e 15-të Atlantikut të Veriut me temë: "Bashkëpunimi për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor". Konferencën e hapi Presidenti i ACA, Dr Arian Starova dhe pas tij foli dr. Thomas Schrapel, Përfaqësues i Konrad Adenauer Stiftung në Shqipëri. Fjalën e mori edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Alexander Arvizu. Dr. Arian Starova tha se bashkëpunimi për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor është një temë mjaft e rëndësishme dhe për këtë arsye jemi mbledhur sot në këtë konferencë dhe do të vazhdojmë në konferencave të tjera. Të gjitha vendet janë munduar të përmbushin kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO. Z. Starova nuk la pa përmendur dhe Kosovën si një shtet të ri, i lirë dhe i pavarur. Shqipëria ka një ndihmesë madhore në bashkëpunimin konkret në investime siç është ajo e rrugës së Kombit, Tiranë-Prishtinë. Në konferencën e sotme, shtoi Presidenti i ACA, do të zhvillo-

hen diskutime dhe bashkëpunime si rruga e vetme për të zgjidhur problemet e vendit tonë dhe të vendeve Ballkanike. E ardhmja Atlantike nuk i shërben vetëm Shqipërisë, por të gjithë rajonit. Ai theksoi se aktorët kryesorë të Kosovës dhe Shqipërisë janë të përkushtuar për të zgjidhur problemet. Në këtë konferencë përshëndeti dhe Ambasadori i Sh.B.A z. Alexander Arvizu, i cili u shpreh se konferenca të tilla kanë rol të rëndësishëm për bashkëpunime dhe siguri në Ballkan. Ambasadorja e Gjermanisë, znj. Carola Mueller-Holtkemper, foli për rëndësinë e Pavarësisë së Kosovës dhe shprehu shqetësimin e saj për problemet mes Kosovës dhe Serbisë në veri. Ambasadori i Rusisë, z. Leonid Abramov, tha se shteti rus po ndan përvojën e vet ushtarake, mjekësore dhe ekonomike për të mirë të shteteve të Ballkanit. U diskutua mbi shqetësimin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe implikacionet e mundura të Euro-krizës financiare. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Kjo e sotmja do jetë një ditë plot ngjyra për ata që janë në çift. Demi: Të nxitur nga Mërkuri do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah. Financat nuk do jenë të këqija. Binjakët: Klima për çiftet nuk do jetë aspak e favorshme sot dhe debatet do e pushtojnë gjithë ditën. Gaforrja: Falë influencës pozitive të yjeve, ju do keni më tepër besim tek partneri. Me financat do stabilizoni situatën. Luani: Mundohuni të tregoheni më të arsyeshëm me kërkesat tuaja. Në planin financiar do keni një krizë të vogël. Virgjëresha: Jeta në çift do jetë pa ndonjë risi gjatë kësaj dite. Në sektorin e financave nuk duhen marrë më shumë rreziqe sesa duhet. Peshorja: Influenca e yjeve në planin e dashurisë të çifteve do jetë mjaft pozitive. Akrepi: Emocionet që do përjetojnë sot ata që kanë një lidhje do jenë të forta. Përsa i përket planit financiar parashikohet një situatë e qëndrueshme. Shigjetari: Klima në jetën në çift do jetë më e fortë gjatë kësaj dite. Perspektivat financiare do jenë të mira. Bricjapi: Sot çiftet do kalojnë momente të vështira dhe do duhet të marrin vendime të rëndësishme. Ujori: Në jetën në çift do të keni disa debate dhe kritika, por do të gjeni zgjidhje. Financat do ju shkojnë mirë. Peshqit: Lidhja juaj me partnerin do jetë më e mirë nëse tregoheni më të kuptueshëm.

Jumbo shop ofron vend pune për kasiere. Dërgoni cv në: jumbo@teg.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd! Autoshkollë

(A, B, C,)

vetëm 320 euro pa asnjë detyrim tjetër. Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Dhjetor Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E DIELË, 16 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Forumi i gruas i LSHR-së zhvillon takimin e parë

Gjoka: Të japim kontribut real për fuqizimin e rolit të gruas!

O

rganizata Forumit të Gruas te Lëvizjes Shqipëria e Re ka zhvilluar takimin e saj të parë. Nën drejtimin e kryetares së forumit Blerina Gjoka, është diskutuar pjesa e platformës politike për fuqizimin e gruas dhe familjes. Duke ftuar të gjitha gratë pjesëmarrëse në takim, të japin propozimet e tyre konkrete për të dhënë një kontribut real mbi këtë çështje, Gjoka ka bërë me dije se platforma politike e Lëvizjes Shqipëria e Re është në fazën e diskutimeve.“Jemi në fillesat e krijimit të një forumi dhe një platforme për gruan dhe familjen. Do të mirëpresim mendimet tuaja, për të dhënë një kontribut konkret për fuqizimin e gruas dhe familjes shqiptare”, është shprehur Gjoka. Më tej, ajo ka bërë me dije se Lëvizja Shqipëria e Re është një parti politike, e regjistruar në gjykatë që prej nëntorit të vitit 2011-të dhe ka karakter social-politik, të cilin e ka faktuar përmes aktiviteteve të shumta që kanë në

fokus kauza të tilla. Duke bërë një rezyme të shkurtër të aktiviteteve të LSHR, Gjoka ka theksuar se lufta kundër korrupsionit, është një nga prioritetet kryesore të kësaj partie politike. “Ne mendojmë se korrupsioni nuk luftohet vetëm nga institucionet, por edhe nga njerëzit, të cilët e ushqejnë duke dhënë rryshfet. Për këtë arsye kemi shkuar në çdo familje dhe i kemi ftuar që të firmosin deklaratën kundër korrupsionit, ku angazhohen të mos japin në asnjë rast rryshfet”, ka deklaruar Gjoka. Në vijim, ajo është ndalur tek angazhimi i LSHR-së kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, përmes tryezave të rrumbullakëta e protestave paqësore, si dhe tek organizimi i manifestimeve kundër gjakmarrjes e dhunës ndaj grave. Gratë pjesëmarrëse në takim, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Shqipëria e Re, duke përgëzuar kryetaren e forumit për platformën politike. Meliha Beluli është ndalur kryesisht

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

tek fenomeni i dhunës në familje, që sipas saj lidhet ngushtë me varfërinë. Sipas saj, në shoqërinë tonë dominon dhuna psikologjike. Ajo ka theksuar se fenomeni i dhunës mund të luftohet vetëm me angazhim konkret. Pjesë e diskutimit janë bërë edhe gratë e tjera të pranishme në tryezë. Njëra prej tyre përcolli edhe eksperiencën e saj të përballjes me dhunën në familje dhe tejkalimit të këtij problemi. Adil Mustafa, përfaqësues i Lëvizjes Shqipëria e Re, ka dhënë mbështetjen e tij për forumin e grave. Ai ka theksuar se gratë aktualisht përballen me shumë probleme që kanë nevojë për zgjidhje. Në fund të takimit, zj. Gjoka ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe është shprehur se në ditët në vijim do të zhvillohen takime të tjera për të diskutuar në lidhje me problematikat që kanë gratë shqiptare. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News botimi Nr 285