Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 10.12.2012 VITI I - NR.279

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.3

Berisha fton Ramush Haradinaj,

pritje madhështore në Tiranë për heroin e Kosovës! MENDIMI POZITIV

Mënyrat për të ndryshuar botën tuaj?

Ë

shtë shumë e thjeshtë të fajëQendra e soni të tjerët, por ky Mendimit Pozitiv lloj mendimi do t'ju bëjë të varur totalisht sepse po i vendosni limite lirisë tuaj. Pra, të korrigjoni mendimet tuaja, përfshin veçimin e asaj që keni dhe ajo që bëni nga ajo që jeni... >> VIJON NË FAQEN 2

Buxheti 2013, Basha: Objektivi parësor është zhvillimi ekonomik dhe rritja e shanseve për punësim........fq.2 Avokatët kërkojnë heqjen e barrierave midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë!..........fq.3 Vëzhgim në zyrat e pensioneve: Të moshuarit 6 orë në radhë, ISSH indiferente!.......fq.4 Banori i Selitës, Et’hem Shehaj: Zgjerimi i rrugës mbi oborrin tim, më ka kthyer shtëpinë në bodrum!.fq.5 LSHR, pjesëmarrëse në përurimin e Medresesë!.....fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E HËNË, 10 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për 2013, Basha:

Objektivi parësor është zhvillimi ekonomik dhe rritja e shanseve për punësim!

K

ryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vijuar konsultimet për projekt-buxhetin e vitit 2013, me banorët e njësive bashkiake 5, 6, 7 dhe 11. Ai ka theksuar se projekt buxheti afatmesëm i hartuar nga Bashkia dhe që pret më datë 24 dhjetor miratimin nga Këshilli Bashkiak është garanci se çdo projekt që do të nisë, do të përfundojë brenda këtij mandati. Kreu i Bashkisë është ndalur sërish në objektivin parësor të Bashkisë, zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Me një fond garancie i cili nis me 1 milion euro nga Bashkia e Tiranës

dhe që pritet të rritet me mbështetjen e qeverisë qendrore dhe të fondeve të tjera, do të stimulohen të rinjtë nën moshën 35 vjeç që dëshirojnë të hapin biznesin e tyre, të vogël ose të mesëm, në Tiranë. "Objektiv parësor i Bashkisë së Tiranës, sot e sa kohë që drejtohet nga unë është klima e biznesit, zhvillimi ekonomik dhe shanset për punësimin. Unë besoj se në këtë qytet ku ka mbi 100 mijë studentë, ku ka mbi 200 mijë të rinj nën moshën 35 vjeçare, ne e kemi për detyrë qoftë nga pozitat qytetare, nga pozitat e Bashkisë së Tiranës, nga pozitat e prindit,

vëllait, ose motrës, t’u japim një shans të rinjve të qytetit ta provojnë veten e tyre në ekonominë e tregut të lirë dhe ta bëjnë këtë duke pasur garancinë tonë, jo thjesht me fjalë, se fjalët mbeten fjalë por me vepra, pra duke dedikuar fonde bashkiake, për t’i thënë bankave të kryeqytetit, ja ku e keni garancinë, kreditoni rininë e kryeqytetit!" - tha z. Basha. Në konsultimin me banorët, Kryebashkiaku ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat e dhënies me kontratë shërbimi, të linjës Kinostudio- Kombinat.“Ne kemi nisur procedurën e dhënies me kontratë shërbimi të linjës Kinostudio-Kombinat. Kjo është linja e fundit që ka mbetur, linjë publike dhe menaxhohet direkt nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Parkut të Autobusëve. Besoj që brenda shkurtit, nëse procedura ecën me ritmin e duhur, linja KinostudioKombinat do të ketë autobusë të rinj dhe të mjaftueshëm”. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka paraqitur në mënyrë të detajuar projekt – buxhetin për Tiranën në përgjithësi dhe për njësitë bashkiake 5, 6, 7, dhe 11, në veçanti. Për më tepër: www.77news.al

Ato thjesht ngacmojnë disa ndjenja tuajat. Nëse shikoni edhe një herë principet themelore të jetës do të kuptoni që asgjë nuk ndodh nëse ju nuk e lejoni në ndërgjegjen tuaj. Çfarëdo që të ndodhë në zemrën tuaj, ajo është në një drejtim me përjetimet e jashme, edhe nëse nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Ky parim mund të jetë i vështirë për t'u pranuar sepse ka padyshim gjëra në jetën tuaj që ju nuk i doni. Gjithsesi, edhe duke vepruar kështu po plotësoni disa nevoja tuaja të brendshme. Imagjinoni një njeri jo të lumtur, që qëndron i ulur në shtëpi duke thënë, "Unë dua ta ndryshoj jetën time" dhe fillon të ridekorojë shtëpinë. Por, sërish është po aq i palumtur sa ishte më parë. Ai sërish vazhdon dhe e ridekoron disa herë rresht, por sërish nuk ndjen asnjë ndryshim. A njihni ndonjë njeri që beson se mund të ndryshojnë nivelin e lumturisë duke ndryshuar peisazhin e jashtme? Ku po gabojnë ato? Si mund ta korrigjojnë veten? Nëse do të jeni totalisht të ndershëm me veten

dhe të shikoni mirë se çfarë po ndodh në jetën tuaj, do të zbuloni që në fakt atë që po ndodh në të vërtetë. Pra, duhet të arsyetohet që nëse arrini të ndryshoni efektin e jashtëm, por nuk mundeni të ndryshoni shkaqet e brendshme, do të krijoni sërish të njëjtën ekperiencë. Nëse nuk dini më se çfarë të bëni, ky proçes i vetëvlerësimit është një rrugë shumë e mirë për të gjetur veten. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni që proçesi i mendimit mekanik nuk mund të ngrihet mbi nivelit limitues. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni ose nëse keni ndonjë shqetësim, mos u përpiqni të gjeni shpëtim nga ankthi. Thjesht qëndroni aty ku jeni dhe dëgjoni se çfarë do t'ju thotë vetja juaj. Pra, e vërteta është që ju nuk jeni ajo që keni ose ajo që bëni. Ju jeni shpirtërisht të plotë dhe perfekt, dhe suksesi dhe jeta juaj do të jenë në proporcion të drejtë me aftësinë tuaj për të pranuar këtë të vërtetë për veten tuaj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 të ndani "bërësin" nga "bëma". Sekreti është që të jetoni në këtë botë, por që të mos lini botën të jetojë në ju, ose të doni që varka juaj të jetë në ujë, por jo ujin në varkë. Kur uji të futet në varkë, ju do të filloni të lundroni shumë me vështirësi ose do të mbyteni. Problemi është që njerëzit gati sa nuk mbyten në ujin e efekteve fizike që ata kanë krijuar në jetën e tyre. Në momentin që gjendeni duke u mbytur, nuk do të dini mënyrë tjetër për të shpëtuar përveçse të luftoni ose të përpiqeni të ndryshoni rrethanat. Përpara se të shkojmë më tutje, le të bëjmë një pyetje, "Përse doni ta ndryshoni botën tuaj"? Sa herë që ju përpiqeni të ndryshoni çfarë do që po ndodh rreth jush, qoftë në biznes, në karrierë, në qeveri, tek pjesëtarët e familjes, tek shoku apo kushdo tjetër, po veproni kështu me mendimin se këto njerëz dhe ngjarje po iu bëjnë diçka. Në fakt, ajo që duhet të bëni është të ndryshoni përvojat në lidhje me ta. Njerëzit dhe ngjarjet nuk iu bëjnë asgjë. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 10 DHJETOR 2012 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Me ftesë të Kryeministrit Berisha

Pritje madhështore në Tiranë për heroin e Kosovës, Ramush Haradinaj!

M

e ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri gjatë ditës së hënë. Ernest Luma, zyrtar për informim në AAK ka konfirmuar për mediat kosovare se Ramush Haradinajt do

t’i bëhet një pritje me protokoll të lartë të shtetit shqiptar. Luma ka thënë se Haradinaj do të takohet edhe me krerët e opozitës, si dhe ata të spektrit të gjerë politik të Shqipërisë, ndërsa do t’iu drejtohet me një fjalë rasti edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Haradinaj do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë, nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë të AAK-së. Ndërkaq Haradinaj ka vizituar Gjilanin, ku u prit ngrohtësisht nga banorët e kësaj zone. Ardhja e tij i bëri bashkë edhe zyrtarët e PDK-së e LDK-së, por edhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike. Pasi vendosi kurora lulesh tek lapidarët e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si dhe të Agim Ramadanit, foli para qytetarëve të shumtë në sallën e teatrit në Gjilan. “Gjilani ka themel sepse ka dhënë njerëz të mëdhenj për kombin”, tha Haradinaj, ndërsa sa i përket gjendjes aktuale në Kosovë, ai shtoi se nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e rëndimit të së keqes. “Jam i interesuar të jap më tepër kualitet, sepse jeta edhe ashtu është e rëndë në Kosovë, është e ndjeshme dhe sfiduese. Dua të ndihmoj me punë dhe t`i jap kualitet vendit. Qasja ime nuk është e re, por realisht nuk ia vlen me prishë gjendjen edhe ashtu të acaruar”, tha ndër të tjera lideri i AAK-së. Për më tepër: www.77news.al

Avokatët kërkojnë heqjen e barrierave midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë!

A

vokatët e çështjeve penale kërkojnë që të hiqen barrierat dhe burokracitë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe të lind e drejta që këta avokatë të marrin pjesë në gjykatat e këtyre vendeve. Drejtuesi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë tha se ky

rrjet bashkëpunimi do të ishte një përvojë e mirë dhe një e drejtë e mohuar deri më tani. Ekspertët e huaj thanë se avokatët e vendit kanë nevojë që të përfshihet edhe eksperinca juridike europiane në kohën kur vendit i kërkohen përshtatje të legjislacionit me atë

të BE. Për rrjetin e avokatëve Shqipëri-Kosovë-Maqedoni ekspertët e huaj thanë se BE mbështet me financime këtë projekt, por më parë duhet të konsolidohet bashkëpunimi. Për më tepër: www.77news.al

Profil 2009 ofron vend pune Inxhinier. Dërgoni CV në: gjergji_besmir@yahoo com / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 510 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 10 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vëzhgim në zyrat e pensioneve

Të moshuarit 6 orë në radhë, ISSH indiferente!

E

dhe pse nisma më e re e disa institucioneve shtetërore për dixhitalizimin e zyrave postare duket se e ka modernizuar ndjeshëm sistemin e shpërndarjes së pensioneve të pleqërisë, sërish të moshuarve iu duhet së paku rreth 6 orë për të marrë paratë e tyre. Duke u sinjalizuar për vonesat e paprecedenta të parave në arkat e zyrave të pensioneve, si dhe ankesat e vazhdueshme nga të moshuarit për orët e gjata të pritjes, duke mos u sqaruar nga punonjëset e zyrave postare, Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ka kryer një vëzhgim të detajuar pranë disa zyrave postare në disa zona të kryeqytetit. Dhjetëra të moshuar mund t'i shohësh të mbështetur pranë murit të jashtëm të zyrës postare nr. 4, duke rrudhur vetullat, ata shfryjnë me njëri-tjetrin se kanë një jetë në atë lagje dhe kjo zyrë gjithmonë ka qenë me probleme të mëdha, sidomos në fillim jave.

Problemet Të hënave është një tmerr i vërtetë, radha e gjatë e të moshuarve të kthen pas në kohë, burra, gra, tek tuk edhe ndonjë djalë i ri ose ndonjë meso burrë e ndonjë grua e re tenton të hyjë e para në radhë për të marrë pensionin. Pikërisht, aty krijohet kaos. Kompjuterat që janë vënë në ndihmë të qytetarëve e që me raste shërbejnë për pensionistët duke i ndihmuar ata të marrin të dhëna apo të informohen, thuajse nuk funksionojnë shumicën e kohës. Ndërsa, në zyrën Postare me nr. 27 gjendja duket më e trishtuar se kurrë pasi paratë vijnë me vonesë, radha e të moshuarve nuk ka fund dhe në disa raste krijohet edhe ndonjë situatë e pakëndshme pasi ndonjë i moshuar i sëmurë nuk e duron dot qëndrimin për orë të tëra në këmbë dhe ka ndodhur që të humbë edhe ndjenjat. Sipas të moshuarve që banojnë në zonën e "Rrugës së Durrësit", zyra postare ku ata marrin pensionin është më e populluara dhe më e ngarkuara ndër të gjitha zyrat, pasi aty ka gjithmonë probleme me shpërndarjen e pensioneve. Këtë gjë e konstaton edhe një prej punonjësve të zyrës postare, e cila preferon të mbetet anonim. "Kjo qendër postare ka më shumë pensionistë se postat e tjera, pasi në këtë zone, sipas listave që kemi, konstatohen më shumë të moshuar, shpesh herë kemi vonesa të parave dhe listat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë me probleme", shprehet punonjësja e zyrës postare nr. 27. Ndër të tjera, ajo thekson faktin se pensionistët irritohen shpesh herë

nga pritja e gjatë, por përgjegjësia për këtë është e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ankesat Përpos kësaj, ata që hasin me të vërtetë probleme në zyrat postare të shpërndarjes së pensioneve janë pensionistët. Sabriu, një i moshuar rreth 75-vjeç, rrëfen se edhe pse i sëmurë, ai vjen, qëndron për orë të tëra në radhë për të marrë pensionin. "Jemi të gjithë të moshuar dhe përgjegjësia kryesore është e ISSH-së, pasi ai është institucioni që merret me dosjet e pensioneve dhe me shpërndarjen e tyre, këtu ditëve të hëna është një tmerr i vërtetë, madje disa here, një mikut tim i ka rënë të fikët, pasi nuk ka duruar dot të presë 6 orë në këmbë", shprehet i moshuari, ndërsa deklaron se të gjithë të moshuarit mezi e presin ditën e pensionit për të blerë ushqimet dhe ilaçet. Ndërsa, Nexhmija, një tjetër e moshuar, rrëfen se paratë e pensioneve nuk vijnë menjëherë, por pjesë-pjesë dhe kjo shpesh herë shkakton tek të moshuarit, rrëmujë, lodhje, padurim dhe revoltim. E njëjta situatë ndodh edhe në disa zyra të tjera, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas pensionistëve, edhe me sistemin më të ri dixhital, gjendja në këto zyra thuajse nuk ka ndryshuar fare. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Alb Web ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@albweb.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 10 DHJETOR 2012

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Banori i Selitës, Et’hem Shehaj:

Zgjerimi i rrugës mbi oborrin tim, më ka kthyer shtëpinë në bodrum!

Et’hem Shehaj

P

lanet urbanistike rregulluese të qytetit të Tiranës nuk kalojnë pa problem. Ndërsa shumica e banorëve i mirëpresin ato, ka të tjerë të cilët projekti i cënon. Ankesat në bashki vijnë nga pronarë të shpronësuar ose të cilëve u është cënuar një pjesë e pronësisë. Le të kujtojmë se vetëm nga projekti i unazës së madhe në zonën e liqenit, komunat Farkë dhe Selitë, preket një numër i përgjithshëm prej 257 ndërtimesh, nga të cilat 216 janë banesa private. Projekti i rrugës prek mure rrethues apo oborre të përparme të shtëpive, pa prekur vetë shtëpitë. Kështu ka ngjarë edhe me shtëpinë e Et’hem Shehajt, banues në Selitë të Vogël në Tiranë, në rrugën e Nënstacionit. Bashkia është duke e rregulluar dhe sistemuar këtë rrugë duke bërë zgjerimet e nevojshme. Punimet e trotuarit që po kryhen aktualisht i kanë shqetësuar disa prej banorëve të shtëpive private, në oborret e të cilave bie rruga. Et’hem

Shehaj tregon për "77 News" se nuk e ka kundërshtuar aspak vendimin e bashkisë, pasi rruga u duhet të gjithëve, është një vepër publike, por ai ankohet për një nga parametrat e saj, nivelin e rrugës. Qytetari tregon se si është vështirësuar dalja e tij nga shtëpia. "Bashkia është duke zgjeruar rrugën e nënstacionit ku banoj unë si dhe disa rrugë të tjera të lagjes Selitë. Specialistët e saj janë të ndërgjegjshëm se kanë hyrë në pronën time 1.70 m, sepse aty binte gjurma e projektit. Nuk kam kundërshtuar. Por, kur kam parë punimet dhe kur kam parë që trotuari po bëhet 40-50 cm më i lartë se ai ekzistues, jam shqetësuar seriozisht. Mua shtëpia po më kthehet në burg". I pyetur nëse ka pretenduar kompensim nga bashkia për pjesën e oborrit që i ka marrë, qytetari përgjigjet: "Asgjë nuk i kam kërkuar, asgjë nuk dua. Unë dua vetëm të më lejojë të hyjë normalisht në shtëpinë time, sepse më është vështirësuar hyrja. Trotuari ma ka bllokuar derën. Tani mund të futem në shtëpinë time, vetëm po të bëj 5 shkallë". Qytetari shpreh shqetësimin se nëse shtëpia e tij mbetet nën nivelin e rrugës, aty do të zbresin shirat. "Nuk është asnjëherë normale të hysh në shtëpi duke zbritur shkallë. Normale është të hysh duke i ngjitur", thotë banori i Selitës së Vogël. Sapo ka parë që pusetat e reja janë vendosur 50 centimetra me lart së të mëparshmet, Et’hem Shehaj ka trokitur në zyrën e pritjes së ankesave në Bashkinë e Tiranës. Në datën 3 tetor të këtij viti, banori i rrugës së nënstacionit në

Selitë të Vogël ka arshivuar ankesën e tij me shkrim, në të cilën thuhej: "Të vijë për përgjigjen pas një muaji". Kaloi një muaj, kaluan dy…Et’hem Shehaj ka shkuar 6 herë deri më tani në Bashkinë e Madhe dhe në Njësinë Bashkiake nr. 5, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. "Sot u bëra të qartë në bashki, se nuk do të lejoj që rruga të bllokojë derën time. Unë do ta bllokoj firmën që kryen punimet. Askush nuk ka për të vazhduar punën në pjesën e oborrit tim, nëse nuk zgjidhet problemi i kuotimit të rrugës. Në shtëpinë time, në atë rrip oborri që ka mbetur, jo makinë që nuk futet më, por nuk futet dot as biçikletë, as karrocë fëmijësh. Bile edhe vetë është e vështirë të hysh në shtëpi". Et’hem Shehaj nuk është një banor i paligjshëm, edhe pse në zonën e Selitës ka ndërtime të tilla. Siç na tregon ai vetë, ndërtime dhe zënie tokash pa leje, ka, por shtëpia e tij është blerë në vitin 1996 me dokumenta të rregullta dhe figuron e regjistruar në hipotekë. Sipërfaqja e saj, sipas genplanit që na tregon, është 252m2 me gjithë atë pak oborr. Më pare, shtëpia e tij ishte 2 metra larg rrugës ekzistuese, ndërsa tani, as një hap larg. Et’hemi nuk është i vetmi që e ndjen shqetësim e rrugës, por bashkë me të edhe disa banorë të tjerë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kompania Brunes ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: humanresources@brunes.al / Për më tepër: www.njoftime.com

FIDASH & ALDEOS Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


KURIOZITETE

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 10 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën!

S

ipas një studimi të fundit nga University of Arizona, sfungjeri me të cilin lajmë enët e kuzhinës është një nga objektet më të pistë, i mbushur me baktere rreth 2 mijë herë më shumë nga sa mund të kenë enët e palara. Përveç baktereve të shumtë, studiuesit arritën të zbulonin në brendësi të tij një bakter të aftë për tu shpërndarë në nerv i cili mund të bllokojë aftësinë lëvizëse. Një nga biologët më të njohur në Angli, profesor Hugh Pennington, deklaroi për “Daily Mail” se njëri nga objektivët më të

mëdhenj të “Health Protection Agency” është mposhtja e bakterit të quajtur “campylobacter”, që mund të shkaktojë paralizë te njeriu dhe gjendet pikërisht shumë i përhapur në sfungjerët e kuzhinës ndërsa shumohet brenda tij. Nëse organizmi preket nga ky bakter atëherë mund të çojë në paralizë e cila mund të zgjasë me vite, ndaj rekomandohet që në vend që të rrezikoni kaq shumë, ndërroni më mirë sfungjerët. Kozeta Zavalani www.banka-ideve.com

Lëkurë të yndyrshme? Ja zgjidhja!

Q

ë të keni një lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe me shkëlqim nuk është e thjeshtë. Duhen trajtime të gjata me produkte estetike ose natyrale që lëkura juaj të jetë ashtu siç ju dëshironi. Me-

qenëse trajtimet kozmetike janë të kushtueshme ju mund të trajtoni lëkurën me maska të cilat krijohen nga përbërës natyral. Por, që maskat të kenë një efekt të shpejtë dhe pozitiv do të duhet që

edhe lëkura të jetë e përgatitur për këto trajtime. Prandaj, që të keni një lëkurë të shëndetshme duhet të kujdeseni për lëkurën çdo ditë. Kujdes, mos e trajtoni lëkurën me produkte jo të përshtatshme dhe fallco të cilët shkaktojnë dehidratim ose irritim të lëkurës. Do të jetë shumë më mirë nëse e trajtoni lëkuren tuaj me xhel ose lëng frutash me bazë acidi. Mos përdorni kremrat e zakonshëm, në vend të kësaj përdorni krem, xhel, ose lëngje të cilët do të hidratojnë lëkuren tuaj. Nëqoftëse keni një lëkurë në të cilën miksohen të gjitha tipet e lëkurës atëherë ju sugjerojmë të përdorni nga ato kremra të cilët trajtojnë dhe hidratojnë intensivisht lëkurën tuaj. Anjeza Kastrati www.77news.al

A.S CALL ofron vend pune Operator/e. Dërgoni CV në: tahiri-arjan@live.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Unaza e Re, Elbasan Lëvizja

Besmiri Sh.A, me një eksperiencë 15 vjeçare dhe pa konkurrentë, është distributori i 1-rë, Slovenoil (vajra lubriikant me shumicë dhe pakicë) dhe i 2-të, Johnson Diverse (produkte për pastrim hotelesh, fabrikash, pishina, spitale etj).

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 10 DHJETOR 2012 Lëvizja

KULTURË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Në Kampusin "Vitrina" zhvillohet seminari “Stilime modelesh për nuse”!

A

kademia e Bukurisë pranë Kurseve Profesionale “Vitrina” zhvilloi seminarin me temë: “Stilime modelesh për nuse”, mbajtur nga parukierja Entela Xhaferraj. Kursantët e përgatitur nga pedagogia e Akademisë së Bukurisë “Vitrina” treguan mjaft interes dhe përkushtim, në evidentimin e tendencave të reja, duke drejtuar mjaft pyetje për aftësimin e tyre. Pavarësisht vështirësive ekonomike që mund të kenë, femrat më tepër, por edhe meshkujt, arrijnë gjithmonë të gjejnë një mënyrë për t’u kujdesur për veten e sidomos për

pamjen e jashtme, duke mos hequr dorë nga një traditë që është krijuar tashmë. Këtë e tregon edhe frekuentimi i kurseve dhe mësimeve të ndryshme dhe të shumtë të bukurisë, siç ishte edhe ky seminar. Në përfundim të seminarit kursantët pëlqyen shumë stilimet dhe make-up-in e demonstruar nga pedagogia e tyre, si dhe morën një sërë përgjigjesh të pyetjeve dhe paqartësive që kishin rreth kësaj teme. Ata zgjeruan mjaft mirë njohuritë e tyre për të vazhduar më tej me seminare e takime të tjera. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Mundësi shumë të mira në aspektin financiar për ditën e sotme. Përfitoni! Demi: Mundësive që do iu jepen për takime mos u bini me shkelm. Me financat do keni fat. Binjakët: Në planin financiar nuk do ndikoheni aspak nga planetet. Do e menaxhoni buxhetin me kujdes. Gaforrja: Një takim interesant mund të shfaqet edhe në momentin që ju nuk e prisnit. Luani: Pritet të ndodhë një takim impresionues që do sjellë emocione të forta. Me financat do tregoheni të pamatur. Virgjëresha: Me financat do tregoheni impulsive dhe do harxhoni më shumë sesa duhet. Buxheti do të tronditet. Peshorja: Matuni mirë para se të hidhni një hap. Mos harxhoni para sepse do jetë e vështirë ta ekuilibroni buxhetin sërish. Akrepi: Mos u tregoni të turpshëm sot. Shikoni sektorin e financave sepse mund të rrëzoheni. Shigjetari: Në planin financiar do keni mundësi të stabilizoni buxhetin dhe të bëni ndonjë shpenzim me tepër. Bricjapi: Me financat çdo gjë do shkojë shumë mirë dhe pak nga pak ato do të rriten. Mos e humbni vigjilencën! Ujori: Një melodi që do dëgjohet papritur do të zgjojë një pasion të madh. Peshqit: Beqarët që duan të ndryshojnë status do kenë fat. Financat të shkëlqyera.

DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: gjergji.proko@orbico.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Kompleksi Kompleksi Adresa: Sheshi: "Çerçiz Topulli" Gjirokastër - Albania

Tel.: +355 (0) 8426 9010 Fax: +355 (0) 8426 9009 Cel.: +355 (0) 67 264 3431

Email: info@cajupi.com Web: www.cajupi.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 10 DHJETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR merr pjesë në përurimin e Medresesë në Kashar!

K

jo Medrese i shtohet listës së institucioneve të tilla si Medreseja e Tiranës "H. Mahmud Dashi", Medreseja e Shkodrës "H. Sheh Shamia", Medreseja e Durrësit "H. Mustafa Varoshi", Medreseja e Kavajës "Hafiz Ali Korça", Medreseja e Cërrikut, Elbasan "Liria", Medreseja e Beratit "Vexhi Buharaja"dhe Medreseja e Korçës "Abdullah Zemblaku".

K

ryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, zoti Edmond Vlashaj, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të kësaj lëvizje kanë marrë pjesë në përurimin shkollës së Medresesë në komunën Kashar në Tiranë. Ky institucion është ndërtuar falë një bashkëpunimi mes komuniteti mysliman në Shqipëri, atij në Turqi si dhe me ndihmën e disa fondacioneve të tjera kulturore myslimane në Ballkan. Në këtë ceremoni përuruese përshëndetën kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Hirësia e Tij, zoti Selim Muça, kryetari i komunës së Kasharit, zotit Besnik Fuçia, përfaqësuesi i ambasadës turke në Shqipëri, si dhe mjaft përfaqësues të tjerë nga komuniteti mysliman në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, etj. Kjo Medrese i shtohet listës së institucioneve të tilla si Medreseja e Tiranës "H. Mahmud Dashi", Medreseja e Shkodrës "H. Sheh Shamia", Medreseja e Durrësit "H. Mustafa Varoshi", Medreseja e Kavajës "Hafiz Ali Korça", Medreseja e Cërrikut, Elbasan "Liria", Medreseja e Beratit "Vexhi Buharaja", Medreseja e Korçës "Abdullah Zemblaku"që janë ndërtuar në Shqipëri nën kujdesin e komuniteti myslmina shqiptar, ndihmës së komunitetit mysliman turk si dhe të mjaft donatërëve të tjerë. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimi Nr.279