Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E DIELË, 25.11.2012 VITI I - NR.264

MENDIMI POZITIV

R

e

Qendra p

L

ëv

hvillim eZ

rejtësi dh D ër

izj

a Shq

a i p ë ri

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

...>>fq.2

Këshilla, si të ndjeheni mirë!

M

und të surprizojë ideja që Qendra e koncepti biologjik i Mendimit Pozitiv stresit është zbuluar së fundmi. Ishte fundi i viteve 1950 kur endokrinologu Hans Selve identifikoi dhe dokumentoi stresin. Pavarësisht se simptomat e stresit kishin ekzistuar kohë më parë zoti Selve dhe zbulimi i tij ndihmoi miliona njerëz të luftonin stresin. Shëndetësia ka kapërcyer stresin lehtë duke u pajtuar me listën e 10 mënyrave të largimit të stresit. Me ndihmën tonë do të ndiheni sikur z. Selve nuk e ka njohur kurrë stresin. 1-Dëgjoni muzikë Nëse ndiheni të dërrmuar nga një situatë stresuese, përpiquni të bëni pak pushim dhe të dëgjoni muzikë klasike, kjo do ju ndihmojë të qetësoheni. Dëgjimi i një muzikë të qetë ka ndikime pozitive mbi trupin dhe mendjen tuaj, mund të ulë presionin e gjakut dhe zvogëlon kortizolin. Gjithashtu rekomandojmë të luani me Yo-Yo, por nëse muzika klasike nuk është në shijet tuaja, dëgjoni muzikë më tinguj natyre ose tinguj oqeani, mund të duken koti, por ndikojnë në largimin e stresit. 2-Telefonojini një miku Nëse ndiheni të dërmuar, bëni pushim dhe telefonojini një miku dhe flisni rreth problemeve që iu shqetësojnë. Marrëdhëniet e mira më miqtë janë të rëndësishme për një jetesë më të shëndetshme, e sidomos kur jeni nën trysninë e stresit. 3-Fol më vetën rreth kësaj Ndonjëherë t’i telefonosh një miku nuk është opsioni i vetëm. Në këtë rast, të flisni me veten mund të jetë gjëja më... >> VIJON NË FAQEN 2

Përurohet shtatorja në Mitrovicë Basha: Isa Boletini, gjeneza e Pavarësisë! Berisha: Mirënjohje Kishës Katolike për ruajtjen e identitetit kombëtar!.......................fq.3 Babai i shtatë fëmijëve: Shes misra për të mbajtur familjen!........................fq.4 Flet Merita Beqiri: Kërkoj të punësohem, ushqehem me lekë borxh!.......................................fq.5 Seminar për Labërinë në Kampusin "Vitrina"!..........fq.7 Sipërmarrësit përkrahin Qeranë Tatimore, Morina: Taksa mbi xhiro, më e verifikueshme!....................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 25 NËNTOR 2012

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Përurohet shtatorja në Mitrovicë Basha: Isa Boletini, gjeneza e Pavarësisë!

Ë

shtë përuruar në Mitrovicë shtatorja e patriotit dhe atdhetarit të shquar Isa Boletini. Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka shprehur

rëndësinë e një evenimenti të tillë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryebashkiaku Basha në fjalën e tij ka përmendur faktin se Boletini luftëtar i lirisë që në moshën 17-vjeçare, së bashku me trimat e tij janë garda e parë shqiptare. Ai ka vle-

rësuar rolin e Isa Boletinit në mbrojtjen e pavarësisë shqiptare. “Burrat si Boletini lindin rrallë, janë gjeneza e pavarësisë”, është shprehur Basha. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se 100 vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Kosovën të pavarur dhe se sovraniteti i saj nuk do të cënohet. “Në këtë 100 vjetor, Shqipëria anëtare e NATOs. Kosova ka hyrë në 5 vjetorin e pavarësisë së saj. Janë këto arritje historike për të cilat u flijuan brezat”, ka theksuar Thaçi. Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili në emër të familjes së tij dhe pasardhësve të atdhetarit të shquar ka falenderuar të pranishmit dhe ata që bënë të mundur vendosjen e shtatores në Mitrovicë. Aktiviteti është përmbyllur me një performancë të ansamblit të valleve Shota. Për më tepër: www.77news.al

6-Qeshni E qeshura largon endorfinën e përmirëson humorin dhe ul nivelet e hormoneve kortizol dhe adrenalinën që shkaktojnë stresin. E qeshura provokon sistemin tonë nervor duke e transformuar atë në lumturi. Për fat të keq të qeshurat nën hundë gjatë ambientit të punës nuk janë mënyra më e mirë për të larguar stresin. Këshilla jonë: Shiko një skeç klasik në televizor si psh: “Një ministër budalla tek ecën” dhe do shpërthesh së qeshuri. 7-Provoni të pini çaj Duhet të theksojmë që kafetina rrit presionin e gjakut e shkakton hipotermi. Me fjalë të tjera kafetina të rrit nivelin e stresit. Në vend të kafes dhe pijeve energjike, pini çaj. Ka më pak se gjysmën e kafetinës së kafes dhe përmban antioksidantë të shëndetshëm. 8-Bëhuni të ndërgjegjshëm Ndërsa të gjitha këshillat tregojnë për largimin e stresit, ka akoma shumë mënyra të efektshme për largimin e tij. Koncepti “ndërgjegjshmëri” është një pjesë e meditimit dhe afrimit të trupit me shëndetin mendor, që praktikohet nga psikoterapia. Joga dhe Tai Chi deri të Meditimi, këto sisteme ndikojnë tek ushtrimet fizike dhe mendore që largojnë stresin .

9-Bëni ushtrime (qoftë vetëm për një minutë) Ushtrimet nuk janë të nevojshme t’i bëni vetëm në palestër ose të vraponi në maratonë. Një ecejake e vogël rreth zyrës ose të bësh pak shtrirje të trupit, kjo mund të largojë menjëherë stresin. Të vësh gjakun në lëvizje largon endorfinën dhe përmirëson humorin. 10-Flini më shumë Stresi mund të shkaktojë pagjumësi. Për fat të keq, mungesa e gjumit është një shkak kyç i stresit. Ky rreth vicioz i shkakton trurit dhe trupit daljen jashtë kontrollit. Me rekomandimin e mjekut duhet të flini 7 deri 8 orë. Mos shikoni televizor deri vonë, menaxhoni kohën e shkoni të flini sa më herët. Mësoni më tepër rreth largimit të stresit Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës. Por kjo s’do të thotë ta injorosh atë. Mos trajtimi i stresit mund të ketë pasoja serioze fizike dhe mendore. Lajmi i mirë është që stresi është i menaxhueshëm. Me pak durim dhe disa strategji të vogla, mund të reduktosh stresin, nëse ai ndodhet brenda familjes ose në ambientet e punës. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 pozitive, mos u shqetësoni nëse duket çmenduri, thjeshtë thuaji vetes përse jeni i stresuar, çfarë keni në dorë për zgjidhjen e problemit dhe më e rëndësishmja thuaji vetes që gjithçka do shkojë mirë. 4-Ushqehuni shëndetshëm Nivelet e stresit janë të lidhura ngushtë më dietat. Për fat të keq nga ngarkesa e madhe në punë, harrojmë të ushqehemi shëndetshëm dhe hamë ushqime të thata dhe me yndyrë. Përpiquni t’i mënjanoni ushqimet jo të shëndetshme. Frutat dhe perimet janë shumë të mira, gjithashtu konsumoni peshk, është shumë i mirë, pasi peshku largon simptomat e stresit. Një sanduiç më peshk ton do ishte një drekë perfekte. 5-Merrni frymë Këshilla “merrni fryme thellë” duket si klishe, por është e vërtetë kur bëhet fjalë për stresin. Ndër shekuj murgjit Budist kanë qenë të vetëdijshëm për frymëmarrje të thellë gjatë meditimit. Për rreth 3-5min rrini në këmbë dhe vendosni duart te gjunjët. Merrni frymë ngadalë dhe thellë, përqendrohuni të mushkëritë tuaja. Frymëmarrja e thellë furnizon me oksigjen gjakun, ndihmon qendrën e aktivitetit të trupit dhe pastron mendjen. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 25 NËNTOR 2012

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Berisha:

Mirënjohje Kishës Katolike për ruajtjen e identitetit kombëtar!

N

ë kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, është mbajtur në Tiranë konferenca “Roli i Kishës Katolike për Pavarësinë”. I pranishëm në këtë aktivitet kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar rolin atdhetar të kishës katolike për pavarësinë e vendit tonë dhe shprehu mirënjohjen për veprën e pa-

vdekshme të kishës katolike dhe për të gjithë ata që u martirizuan për vlerat humane. Ai vlerësoi rolin atdhetar të kishës për ruajtjen e identitetit kombëtar, me librat e parë të cilët formësuan gjuhën me fjalët e Zotit, si edhe kontributin e Dom Nikollë Kaçorrit, At Gjergj Fishtës dhe klerikëve të tjerë, të cilët

sipas tij u bënë avokatët më të fuqishëm për njohjen e shtetit shqiptar.“Përulem me nderim për veprën e pavdekshme të Kishës Katolike për Pavarësinë. Këta burra të mëdhenj, bën gjithçka për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Kisha katolike ishte në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për zhvillim. Rilindja jonë ishte e vonshme për arsye të njohura, por kisha dhe korifenjtë e saj u shndërruan në krijuesit e veprave. Veprat e Dom Nikoll Kaçorrit, At Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës dhe meshtarëve të tjerë të mëdhenj janë të lidhura me alfabetin e gjuhës sonë, pra burra që kanë dhënë kontribut”, u shpreh kryeministri. Imzot Rrok Mirdita apeloi që rishikimi i historisë lidhur me Kishën Katolike të kryhet me kujdes dhe të mos shndërrohet në përplasje. “Nuk kanë munguar gabimet në këto 100 vite me Kishën Katolike. Përplasjet e së shkuarës do të ishin vetëm humbje kohe, pasi çështja madhore është bashkimi i shqiptarëve”, theksoi ai. Për më tepër: www.77news.al

Martonyi-Panaritit: Hungaria mbështet integrimin europian të Shqipërisë!

M

inistri i Jashtëm Edmond Panariti, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm hungarez Janos Martonyi. Gjatë takimit, janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ministri Panariti vlerësoi mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë gjatë viteve të demokracisë dhe veçanërisht në drejtim të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Në vijim, ministri Panariti informoi për thirrjet e mazhorancës për miratimin e detyrimeve

ne parlament për të përmbyllur procesin e reformave të mbetura nga paketa e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, për marrjen e statusit kandidat në BE. Ai i shprehu homologut hungarez besimin se forcat politike parlamentare në Shqipëri do të dalin përtej axhendave të tyre partiake dhe do të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e ligjeve të mbetura. Ministri Martonyi e uroi homologun Panariti për 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së vendit, duke theksuar se

Hungaria, ashtu siç ka vepruar historikisht, do synojë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe do të mbështesë fuqimisht aspiratën e popullit shqiptar për integrim në Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi arritjet e deritanishme në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke shtruar njëkohësisht nevojën e shtimit të përpjekjeve për t’i përmbyllur ato me sukses. Për më tepër: www.77news.al

Remax Unlimited ofron vend pune Ekspert Imobiliar. Dërgoni CV në: info@remaxunlimited.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Ofertë që ndodh 1 herë në 100 vite! Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera. Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E DIELË, 25 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Babai i shtatë fëmijëve:

Shes misra për të mbajtur familjen!

H

istoria e dhimbshme e 57-vjeçarit K.GJ., babai i 7 fëmijëve, duket se e kalon çdo cak të aspektit njerëzor. Me duart e ashpra trazon kallinjtë e misrave të pjekur, me shitjen e të cilëve mban frymën e fëmijëve. Shpesh herë psherëtin thellë sikur kërkon të nxjerrë nga shpirti brengat e mëdha, por mendjen e ka tjetërkund. Në shtëpi e presin gruaja që ka zënë shtratin prej disa vjetësh nga një sëmundje nervore dhe 7 fëmijët që kërkojnë çdo ditë për të ngrënë dhe për tu veshur. Në pamje të parë duket njeri i fortë dhe rrudhat në ballë i lexohen qartë, ndërsa nis të tregojë se jeta e ka lodhur së tepërmi. E takojmë diku në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”, tek qëndron për orë të tëra duke shitur misra tek kalimtarët. Sapo i afrohemi dhe i tregojmë se jemi gazetarë e vijmë nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ai në fillim stepet, duke na thënë se nuk do të identifikohet pasi prej më shumë se 7 vitesh është në gjak, në një fshati në veri të

vendit dhe ndaj është larguar me familjen e tij duke lënë pas shtëpinë, e tokën me të cilën ushqehej. “Dal në rrugë për të shitur misra sepse kam 8 frymë në shtëpi që presin nga duart e mia, kam ardhur përpara disa vitesh sepse jam në gjak në fshatin ku kam jetuar gjithë jetën time, atje s’mund të kthehem më”, rrëfen duke iu dridhur duart 57-vjeçari. Në cepat e syrit i shihen qartë lotët që nuk i binden, ndërsa si për të mos rënë në sy tek kalimtarët ai shpejton duart duke kthyer me një mashë në mangallin e vjetër kallinjtë e misrave të pjekur. Historia Bashkëshortja e 57-vjeçarit është sëmur para 6 viteve, kur për shkak të gjakmarrjes fqinji ka vrarë me armë djalin e madh të kësaj familjeje. Gjithë mosmarrëveshja ka nisur përpara 10 viteve ku pas një sherri banal për një copë tokë vëllai i 57-vjeçarit K.GJ. ka vrarë me armë kryefamiljarin e fqinjëve të tij. Që nga ai moment të dyja familjet u ngujuan dhe pas tre viteve nga ngjarja, një nga djemtë e komshiut të vrarë, mori hak duke vrarë djalin e madh të 57-vjeçarit. “Kam një peng në zemër moj bijë, se ne malësorët kështu jemi, si bjeshkë të fortë por edhe të brishtë, prej gjakmarrjes më është vrarë djali i madh, më është copëtuar zemra, gruas i luajti mendja kur e mbuluam djalin me dhe, po të ishte gjallë nuk do të vuaja kaq, por kam fëmijë për të ushqyer dhe s’mund t’i lë më barkun thatë”, tregon 57-vjeçari, ndërsa fytyra e tij errësohet sapo kujton djalin e vrarë.

Varfëria Ai tregon se jeton në një shtëpi të sajuar, që e ka ndërtuar kur ka ardhur në Tiranë në zonën e Bathores, përpara 4 viteve. Ndërsa i vetmi burim jetese duket se janë kallinjtë e misrit për të cilët ai shkon në fshatra të ndryshme duke i blerë ku të jenë më lirë. Më pas zë një cep rruge me mangallin e vjetër në duar dhe i pjek për ti shitur tek kalimtarët. Mes varfërisë dhe dhimbjes 57-vjeçari thekson faktin se nuk ia bën zemra ta falë komshiun e tij, por në emër të fëmijëve do ta bënte një gjë të tillë, ndërsa çështja e tij njihet edhe nga “Shoqata e Pajtimit Kombëtar” të gjaqeve. Sipas tij problematik mbetet fakti se është komshiu ai që nuk mund të japë faljen. “Nuk dua të rrëfej më shumë dhe i frikem një hakmarrjeje të mundshme sepse pas vdekjes së djalit, vëllai im ka plagosur rëndë njeriun e hasmit duke e lënë në shtrat sot e kësaj dite, unë vetë si kam lyer duart me gjak por zakonet e bjeshkëve kështu janë”, shprehet 57-vjeçari. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet do të ndjekë në ditët në vazhdim edhe të tjera raste që kanë të bëjnë me fenomenin e gjakmarrjes, duke u përpjekur të kontaktojë edhe me drejtues të shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Romana Construzioni ofron vend pune Sekretare. Dërgoni CV në: romanacostruzioni.t.tech@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: KOPLIK cel: +355 68 40 12 554 email: lul_zaraj@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 25 NËNTOR 2012

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Flet Merita Beqiri:

Kërkoj të punësohem, ushqehem me lekë borxh!

Merita Beqiri

M

erita Beqiri, 54-vjeçarja nga Tirana, jeton me familjen e saj në kushte tepër të vështira ekonomike. Takimi me të është i rastësishëm dhe sapo i rrëfejmë që jemi gazetarë dhe vijmë nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, gruaja fillon të na tregojë historinë e saj. “Kam disa muaj që sorollatem rrugëve për punë, do rrija që nga mëngjesi deri në darkë si pastruese apo pjatalarëse, kam shkuar në disa vende por është e pamundur, djalin e kam pa punë dhe jemi katër frymë për tu ushqyer, po ushqehem me lekë borxh”, na thotë 54-vjeçarja nga Tirana. Ajo rrëfen se shtëpinë e ka të sajën, por skamja atje është ulur këmbëkryq, pasi me zor

i shtyn ditët duke vrarë mendjen se nuk ka çfarë të gatuaj dhe jeton pa asnjë të ardhur financiare. Gruaja rrëfen gjithashtu, se edhe djali i saj nuk gjen dot punë dhe deri më tani e kanë shtyrë jetesën me ato pak para që i kanë dhënë borxh të afërmit dhe komshinjtë për tu ushqyer. Historia E vetme, pa asnjë mbështetje, ajo na rrëfen se gjithë jetën ka vuajtur pa masë. Historia e saj është tepër e dhimbshme pasi ndarja më bashkëshortin kur kishte djalin vetëm 4 muajsh do ta kthente jetën e saj në një greminë të vërtetë. Merita tregon se djalin e ka rritur e vetme dhe gjithë jeta e saj ka qenë luftë për mbijetesë. Ndërsa trupi, flokët dhe fiziku i saj tepër i dobët duket se e kanë plakur para kohe. Nga hallet dhe vuajtjet në jetë 54-vjeçarja tashmë duket e dërrmuar ndërsa tregon se edhe ushqimet i merr me listë në dyqanet e lagjes, por edhe pronarja e dyqanit nuk mund t’i japi më pa para pasi është bërë listë shumë e gjatë.“Më vjen turp pasi më kanë ndihmuar shumë komshinjtë dhe dua ta falenderoj pronaren e dyqanit të lagjes, se më është gjendur për të më dhënë ushqime pa para, por tani dua t’ia shlyej këtë nder, dua të gjej një punë sa për të mbajtur frymën gjallë dhe t’ia kthej të gjithë borxhin”, shprehet 54-vjeçarja, ndërsa tregon se i dhimbset shumë nipi katër vjeçar pasi nuk bën një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë, për shkak të varfërisë. Merita tregon se asnjë herë nuk ka mundur t’i blejë dot një dhuratë

sado të vogël nipit të saj, për shkak se nuk ka pasur mundësi financiare ndaj edhe ka disa muaj që orvatet për të gjetur një punë çfarë do qoftë. Apeli Merita Beqiri tregon se ajo nuk ka mundur të derdhë asnjëherë sigurime pasi ka punuar në të zezë gjithë kohën dhe më vonë nuk ka pasur mundësi të paguajë për të qenë e siguruar, ndërsa thekson se nuk merr as asistencë sociale. Sipas 54-vjeçares, ajo ka shkuar të aplikojë në Bashkinë e Kamzës për asistencë, duke paraqitur të gjithë dokumentacionin përkatës, por punonjësja e zyrës i ka thënë se kërkesa e saj do të shqyrtohet pasi të jenë grumbulluar të gjitha kërkesat e tjera mujore përsa i përket asistencës sociale. 54-vjeçarja nga Tirana i bën apel edhe Bashkisë së Kamzës ta ndihmojë me ndonjë ndihmë në veshje dhe ushqime sepse familja e saj gjendet në kushte të mjerueshme jetese, ndërsa meraku më i madh i qytetares nga Tirana mbetet punësimi. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet do ta ndjekë këtë rast edhe më tej duke u përpjekur të kontaktojë me biznese dhe sipërmarrës të cilët mund të ofrojnë bashkëpunim për të punësuar 54-vjeçaren Merita Beqiri. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Nertil Shabanaj(ekonomisti) ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: nertil23_sh@yahoo.it / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 25 NËNTOR 2012

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Qeni që i telefonoi vetë Urgjencës! G

eorge, një qen 2-vjeçar, arriti të shpëtojë veten nga mbytja, duke telefonuar policinë. Mësohet se qeni ishte i vetëm në shtëpi, konkretisht në një banesë të qytetit Uest Yorkshire, në Angli dhe ishte duke luajtur me orenditë e ndryshme, kur i ra telefoni nga dora dhe ia mbërtheu fytin duke rrotulluar përgjatë tij kabllin. Përpjekjet e tij për të liruar veten veçse e ka bërë situatën edhe më keq, duke ia shtuar rrotullimet rreth qafës. E në këtë pikë, mediat angleze thonë se qeni ka qenë në gjendje të formojë numrin 999

Lëvizja

të Anglisë, i cili përkon me urgjencës. Disa media të tjera në fakt, thonë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të inteligjencës së tij, por mund të ketë qenë më shumë një rastësi, falë numrit të thjeshtë 999. Shërbimi i urgjencës, ka dëgjuar nga ana tjetër kuisjet e qenit me fyt të lidhur nga kablli i telefonit dhe ka rendur menjëherë në vendngjarje, duke iu referuar numrit të telefonit përkatës, duke e lidhur atë me adresën e shtëpisë. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Ja 2 këshilla kryesore se si mund të shpëtoni nga migrena!

T

ë vraponi rregullisht, të ecni me biçikletë apo të bëni ndonjë ushtrim tjetër trupor, do të mund të parandalonte shfaqjen e migrenës. Kështu shkruan revista shkencore “Cephalalgia”. Për parandalimin e shfaqjes së migrenës, ushtrimet trupore kanë ndikim të njëjtë si terapia relaksuese, theksojnë ekspertët nga universiteti në Geteborg. Për këtë shumë efektive dhe të dobishme janë ushtrimet, shëtitja me biçikletë 3 herë në javë nga 40 minuta. Ushtrimet trupore mesatarisht e kanë zvogëluar shfaqjen e migrenës për 75%. Në këtë hulumtim morën pjesë 91 femra nga mosha 18 deri në moshën 65 vjeçe. Të gjithëve u ishte diagnostikuar migrena nga neurologët, sepse dhimbja e kokës tek ta kishte ndodhur 2 deri 8 herë brenda muajit. Anjeza Kastrati www.77news.al Euronuova Sh.p.k ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: e.avdaj@euronuovo.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 25 NËNTOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kontributi i Labërisë në 100 vjet, seminar në Kampusin "Vitrina"!

Q

77 NEWS

endra për Kërkim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomi-Turizëm organizuan një takim me temë "Kontributi i Labërisë në 100 vjet shtet shqiptar". Për të referuar rreth kësaj teme ishte i ftuar Prof. Dr. Ago Nezha, përfaqësues i shoqatës "Labëria". Në fjalën e tij ai theksoi se kjo shoqatë jep ndihmesë në jetën shqiptare me një sërë veprimtarish.Krahina e Labërisë, tha ai, ka një shtrirje të gjerë dhe duhen ditë të tëra për të folur. Labëria është një fis që në kohën e Ilirisë, e cila ka qenë në evoluim, në lëvizje të përhershme dhe ka një trashëgimi të madhe. Labëria bart zakone të hershme patriarkale, por që duhen të përshtaten me kohën demokratike që ndodhemi. Z. Nezha shpjegoi se si funksionon kjo shoqatë dhe kush janë personalitete më të rëndësishme. Gjithashtu ai prezantoi lidhjen e shoqatës me homologet e saj brenda dhe jashtë vendit, duke larguar krahinizmat si një mënyrë për të ecur përpara, për të mirën e Shqipërisë. Nga të pranishmit në këtë takim

u bënë pyetje nga më të ndryshme. Një ndër to ishte dhe për shtrirjen e Labërisë, doket dhe zakonet, përbërjen e popullatës së kësaj treve, ku u shpjegua që ka dy përcaktime të trevës së Labërisë: ai i Sami Frashërit i cili e përcakton nga Ura e Vjosës, te zona e Kalasës deri në Përmet dhe përcaktimi i gjuhëtarit të shquar, Eqerem Çabej që e përcakton nga Libohova e deri në Kalasë. Shoqatat janë elemente që i kontribuojnë shumë shoqërisë dhe kombit dhe kjo shoqatë luan një rol mjaft të rëndësishëm në pikat kyçe të zhvillimit të ndryshëm kulturor. Më pas fjalën e mori zv. Rektori i Universitetit "Vitrina", Dr. Teki Kurti, i cili shprehu vlerësimin e vet për organizimin e kësaj veprimtarie dhe për velrat e shoqatës "Labëria", e cila ka dhënë dhe jep një kontribut në zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit shqiptarë. Labëria si trevë i ka dhënë emër shtetit shqiptar, me një varg personalitetesh, përfshi edhe burrin e madh Ismail Qemali. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do e ndërlikojë pak marrëdhënien tuaj. Demi: Do të keni një takim mjaft të rëndësishëm sot dhe në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Binjakët: Nuk do arrini dot të flisni qetësisht dhe kjo do iu sjellë pak probleme. Mundohuni të mos shpenzoni shumë. Gaforrja: Sot keni mundësi të bëni për vete personin që iu ka tërhequr vëmendjen prej kohësh, duhet të jeni më të qetë. Luani: Yjet do e favorizojnë mjaft jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Mundohuni me sa të mundni të ruani ekuilibrin financiar. Virgjëresha: Më në fund do e largoni rutinën e jetës suaj sot dhe do përjetoni emocione të reja dhe të forta. Peshorja: Ditë në favor për beqarët të cilët do të kenë takime vendimtare, por nuk duhet të nxitohen të krijojnë lidhje. Akrepi: Duhet të ndryshoni sjellje në mënyrë që të përshtateni me kolegët dhe punën tuaj. Shigjetari: Kushtojini më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift sepse kohët e fundit e keni lënë pak pas dore. Bricjapi: Do flisni për gjithçka me kolegët tuaj dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet që do kryeni. Ujori: Do jeni të vendosur të merrni në dorë fatin e jetës suaj dhe do ia dilni mbanë. Shpenzoni, por gjithsesi me maturi. Peshqit: Bëni një bilanc të gjithë atyre që keni kaluar deri më sot, kështu do e dini më mirë çfarë të bëni në të ardhmen.

Hair Style B&B ofron vend pune Parukiere. Kontaktoni në Cel: 0692710586 / Për më tepër: www.njoftime.com

Ofertë që ndodh 1 herë në 100 vite! Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, Të gjitha regjistrimet në Shkollën e Mesme ( EHoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë ) vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E DIELË, 25 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrësit përkrahin Qeranë Tatimore

Morina: Taksa mbi xhiro, më e verifikueshme!

Hasan Morina

S

ipërmarrësi Hasan Morina, është shprehur pro konceptit të qerasë tatimore. Ai ka vlerësuar pozitivisht propozimin e Lëvizjes Shqipëria e Re. Sipas tij qeraja tatimore do të ketë ndikim në uljen e korrupsionit dhe informalitetit që në perceptimin e tij aktualisht është shumë i lartë. Gjatë një interviste për “77 News”, z. Morina ka theksuar se rol kryesor në këtë drejtim do të ketë llogaritja e taksës në bazë të xhiros. Në këndvështrimin e tij, aktualisht tregu shqiptar është shumë informal dhe motivimi i qytetarëve për të marrë faturën duke i kompensuar 2% të shpenzimeve vjetore, do të ishte rruga më e mirë për ta përmirësuar atë dhe për të garantuar më shumë barazi përpara ligjit. Cili është mendimi juaj mbi qeranë tatimore? Më duket një ide e mrekullueshme. Më pëlqen që taksat janë të grumbulluara dhe shkojnë në një drejtim. Mendoj se kjo for-

mulë e re mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e administratës publike. Koncepti i qerasë tatimore parashikon që taksa të përllogaritet në bazë të xhiros dhe jo në bazë të fitimit siç ndodh aktualisht. Mendoni se kjo e bën skemën më të verifikueshme dhe më transparente? Patjetër që po, sepse kompanitë e mëdha kanë të gjitha mundësitë për të fshehur fitimin duke manipuluar shifrat. Ndërsa nëse do të llogaritet taksa mbi xhiron, do të rritet transparenca sepse xhiro është më e verifikueshme. Taksa do të paguhet me këste, 50% në fillim të vitit dhe 50% me këste të përmuajshme. A i lehtëson kjo formulë financat tuaja? Sigurisht , në këto momente vështirësish financiare që po kalon Evropa dhe po ashtu Shqipëria, kjo masë më duke shumë e mirë. Duke e paguar taksën me pjesë unë nuk do të rëndohem shumë nga ana financiare dhe

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

do të kem më shumë para për të qarkulluar. Lëvizja Shqipëria e Re propozon që të ketë vetëm një institucion që kontrollon dhe ky institucion të jetë Policia Tatimore. Mendoni se duke pasur vetëm një institucion që kontrollon do të reduktohej korrupsioni? Aktualisht abuzimi është shumë i lartë. Ky institucion do ta bënte më mirë punën nëse do të ishte i vetëm. Për të pasur sukses do të duhej një drejtues i fuqishëm, punonjës të përgatitur dhe mbi të gjitha të mirëpaguar, sepse në këtë mënyrë ata nuk do të korruptoheshin. LSHR beson se masa më e mirë për të mundësuar funksionimin e sistemit është kontrolli i tij nga vetë qytetarët. Duke i motivuar qytetarët me kompensimin e 2% të shpenzimeve vjetore, ata do të kërkojnë faturën për çdo blerje që bëjnë. Mendoni se kjo masë do të ulte informalitetin? Më duket shumë e arsyeshme si masë dhe besoj se do të ketë efekte shumë pozitive për sa i përket informalitetit. Megjithatë unë jam pak skeptik për sa i përket përllogaritjes së kësaj përqindje. Besoj se do të kishte nevojë për shtim të administratës. Në përfundim të kësaj interviste, çfarë mesazhi do të donit të përcillnit? Administrata duhet të jetë e pakorruptueshme dhe korrupsioni vjen për shkak të rrogave të ulëta. Nëse punonjësi i administratës paguhet pak dhe vjen të kontrollojë biznesin, atëherë detyrimisht do të korruptohet. Mendoj se duhet të punohet në këtë drejtim. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News botimi Nr 264