Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 20.05.2013 VITI II - NR.440 ...>>fq.2 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: PLSHR në avantazh sepse ka përballë shumë “Ish”! MENDIMI POZITIV

Arsyeja kryesore tek ajo që dëshirojmë!

S

humë prej jush nuk do ta kenë të vëQendra e shtirë të ndjehen mirë, Mendimit Pozitiv nëse do të ndodheshit në një mjedis ku nuk do të kishte kaq shumë influencë negative përreth. (Kjo ishte mëse e vërtetë ditën kur ju u formësuat në këtë trup fizik)...>> VIJON NË FAQEN 2

Sekretarë të rinj të PLSHR nisen për trajnim në Stamboll!.............................fq.3 Ervin Kujtila: Paketa jonë për jetimët e Shqipërisë!......................................fq.4 Seferkolli: Bashkitë të mos përzihen në fushatë!...fq.4 Invalidi, Arben Thohari: Institucionet të zgjidhin problemin e strehimit tim!..................fq.5 Erdogan në SHBA: Të bashkohemi kundër terrorit!.fq.7 Vizitë e këngëtarit Ernis Çili në "Multimedia 77"!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

FOKUSI POLITIK I JAVËS

E HËNË, 20 MAJ 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj:

PLSHR në avantazh sepse ka përballë shumë “Ish”!

K

ryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), z.Edmond Vlashaj, gjatë intervistës së sotme në emisionin “Fokusi Politik i Javës” u fokusua tek alternativa e partisë që ai drejton në përballje me partitë e reja që garojnë në këto zgjedhje. Ai theksoi se alternativa e PLSHR-së është alternativa më e mirë, ndërsa ka përballë alternativa të “ish”-ëve, që vijnë nga eksperienca të drejtimit të institucioneve si një model negativ i ushtrimit të pushtetit. Duke iu referuar mençurisë popullore Vlashaj u shpreh: Pa pasur "pula", s'ke përse bën "ish"! Kështu thotë një fjalë e urtë e popullit tonë që përdoret shpesh kur do t'i thuash një personi se nuk ka pse të përfshihet në një ngjarje apo his-

tori që nuk ka asnjë lloj lidhjeje me të. Po si mund t'ia bëjmë ne kur në fakt nuk po kemi pula, por kemi shumë "ish". Ish nënkryetarë të këshillit, plus ish kryetarë të këshillit. Bëhet fjalë për ish të lartin këshill të padrejtësisë. Ish të pafytyrë që tashmë duan të ngjyrosin fytyrën e tyre me kuq e zi. Ish bamirës që më shumë e mbushën CV e tyre, me keqbërje sesa me copëza veprash të mira që aq fort i kishin mundësitë për t’i bërë. Ish kryetarë bashkish dhe ish kryetarë komunash, përzier me ish drejtora drejtorish dhe ish ministra e ish zëvendësa të tyre, ish kryetarë partish në qendër a në rrethe, përzier me ish mis dhe ish mister fotozhenia, ish komandantë e ish komisarë, përzier me ish

zëdhënës, me ish e me shumë ish të tjerë, ish të konsumuar ndër rrotullat e mullirit që bluajti çdo gjë që i doli përpara në këta 22 vite. Shumë ish! Dhe ne, pa pasur "pula", s'kemi përse të bëjme "ish". Zakonisht vetëm këta që kanë "pula", bëjnë edhe "ish". Shqipëria e Re, duhet t’i japë një vendim të drejtë dhe të rreptë gjykimit të lukunisë dhe batërdisë së "ish"-ëve. Këtë vend, vetëm të rinjtë e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re e çojnë përpara në Drejtësi dhe Zhvillim! Z.Edmond Vlashaj i pyetur për atë çfarë e bën alternativën e PLSHR-së të besueshme për publikun tha se, kjo alternativë e PLSHR-së vjen si risi në jetën politike e publike dhe si një kontribut në jetën sociale të shqiptarëve. Si një parti e paprovuar në pushtet, për z. Vlashaj, PLSHR ka kaluar tashmë provën e parë me publikun duke i ofruar atij një platformë politike si kontratë mes PLSHR-së dhe qytetarëve për qeverisjen e ardhshme. Prova e dytë, sipas z. Vlashaj, do të jetë zbatimi i platformës dhe i synimeve të PLSHR-së duke bërë pjesë të qeverisjes publikun, duke e përfshirë atë në vendimmarrje, në verifikueshmërinë e punës për sistemin e drejtësisë dhe në të gjitha hallkat e qeverisjes. Emisionin “Fokusi Politik i Javës” mund ta ndiqni online në website 77News.al, në webiste shqipëriaere.al, në gazetën e përditshme “77News”, si dhe në rrjetin e televizioneve lokale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Edmond Vlashaj, Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

Pastaj kthejeni vëmendjen tuaj drejt asaj që dëshironi – në momentin e kthimit të vëmendjes tuaj, emocionet dhe tërheqja negative do të ndalojnë. Dhe në momentin që emocioni negativ ndërpritet, do të fillojë tëheqja pozitive. Pas kësaj ndjenjat tuaja do të ndryshojnë nga ndjesia e keqe në të ndjerit mirë. Ky është proçesi i mirë i arsyes kryesore. Ju nuk do të gjendeni kurrë në një vend të pastër vetëm me emocione apo vetëm me energji pozitive, sepse përbrenda çdo gjëje që doni ka në mënyrë automatike një kundër-balancim natyral që është mungesa e asaj që dëshironi. Dhe kështu, detyra juaj është të përcaktoni atë që doni dhe pastaj, në një mënyrë të qëllimshme, t’i mbani

mendimet drejt asaj që dëshironi. Dhe udhëzimi emocional që vjen nga qenia juaj e brendshme, që ju paraqitet si emocion pozitiv apo negativ, do t’ju asistojë në të kuptuarin se në cilën anë të ekuacionit jeni duke qëndruar: Po mendoni për atë që doni, apo për mungesën e saj? E kuptoni që është shumë e thjeshtë. Kur ndjeheni keq, jeni në proçesin e tërheqjes së diçkaje e cila nuk do t’ju pëlqejë. Dhe është gjithmonë për arsye se fokusoheni në mungesën e asaj që ju dëshironi në të vërtetë. Dhe kështu, ky proçes është një vendim i vetëdijshëm për të identifikuar se çfarë është ajo që dëshironi. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Por meqë jetoni në një dimension ku ka shumë influencë mendimi, është me vlerë që të keni disa proçese që do t’ju asistojnë në lëvizjen tuaj nga vendi ku nuk dëshironi të jeni drejt vendit ku dëshironi të jeni dhe proçesi i arsyes kryesore është i tillë. Kur ndjeni emocione negative, jeni në një pozicion shumë të mirë për të identifikuar atë që ju doni. Sepse do të jeni më të qartë se kurrë për të kuptuar atë që doni atëherë kur po përjetoni atë që nuk doni. Dhe kështu, nëse do të ndaloni në atë moment dhe do të thoni: “Diçka është me rëndësi këtu, sepse për ndryshe unë nuk do të ndieja emocione negative; më duhet të fokusohem në atë që dua”. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 20 MAJ 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

PLSHR, prononcim në media për luftën kundër korrupsionit!

Fabiola Kajana

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), nëpërmjet një prononcimi për mediat, të dhënë më 19 maj 2013, nga zëdhënësja

Fabiola Kajana, sugjeron disa masa për luftën ndaj korrupsionit. Më poshtë vijon deklarata e plotë: “Një ndër kauzat tona

tepër të forta është lufta ndaj korrupsionit. Jemi duke paraqitur planin tonë, si të mposhtim këtë fenomen që po përpin Institucionet publike. Ndër të tjera përmendim: - Ngritjen e një sistemi ligjor, i cili dënon pikësëpari financiarisht e më tej edhe penalisht çdo shkelje ligjore apo administrative, prej kujtdo që punon në administratën e shtetit shqiptar. - Ngritjen e Agjensisë së Investigimit Operativ pranë Kryeministrit. Pse? Për të investiguar çdo shkelje dhe çdo shkelës. Për ta dërguar atë para ligjit. - Vendosja e kamerave me audio dhe video, në çdo zyrë dhe mjedis pune të administratës publike. Për të mposhtur korrupsionin duhet jo vetëm frymë edukative, por edhe transparencë. PLSHR kërkon transparencë”. Për më tepër: www.77news.al

Sekretarë të rinj të PLSHR nisen për trajnim në Stamboll!

D

uke përshëndetur grupin e Liderëve të rinj që shkojnë në një trajnim në Stamboll pranë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) drejtuar nga Lideri Erdogan. Partia Lëvizja Shqipëria e Re është krenare dhe i ka të gjitha potencialet për të sjellë në Shqipëri gjithë eksperiencën pozitive të Qeverisjes për Drejtësi dhe Zhvillim të Kryeminsitrit Turk Erdogan, i cili është një lider që i përket gjithë njerëzve në botë për vlerat dhe parimet, të cilat i mbron dhe i kultivon me shumë punë dhe ndershmëri. Drejtësi dhe Zhvillim për Shqiptarët kudo në Shqipëri! Edmond Vlashaj, Kryetar i PLSHR

e

Rruga “Sami Frashëri” pranë Piceri Era Tiranë, Albania

aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Edil04 Construction ofron vend pune Ekonomist. Dërgoni CV në: edilconstruction@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ri a ja S h qip ë

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 20 MAJ 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ervin Kujtila: Paketa jonë për jetimët e Shqipërisë!

Ervin Kujtila

S

ot është Dita Kombëtare e Jetimëve, numri i të cilëve arrin në qindra e mijra në vendin tonë, është dita e atyre

fëmijëve që rriten nga duart e edukatorëve që me shumë punë dhe dashuri kanë zëvendësuar prindërit e tyre të panjohur. Sot një pjesë e madhe e tyre janë figura të rëndësishme në politikë, art, kulturë, por dikur ishin fëmijë të cilët kishin të njëjtin fat që kanë edhe këta jetimë sot: duhet të rriteshin pa prindër. Edhe pse jemi në një fushatë elektorale, asnjëra nga partitë e mëdha politike nuk ka premtuar në mënyrë të sinqertë asgjë për jetimët, edhe pse numri i tyre shkon rreth 31 mijë, në të gjithë Shqipërinë. Ajo për të cilën këta fëmijë kanë nevojë nuk është vetëm dashuria në prag fushate, por një dashuri dhe mbështetje afatgjatë. Jo vetëm deri sa të arrijnë moshën 16 vjeç, ku edhe duhet të largohen nga jetimorja, por derisa të integrohen në shoqëri, si të gjithë moshatarët e tyrë. E vetmja forcë

politike që i mbështet këto fëmijë është Partia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), e cila në programin e saj i jep një rëndësi të veçantë fuqizimit të familjes shqiptare. PLSHR kërkon që çdo jetim duhet të përfitojë nga shteti një shtëpi falas, që çdo jetim pasi ka mbushur moshën 16 vjeç të mos dalë në rrugë dhe të bëhet hajdut, kriminel apo lypës. Përveç kësaj PLSHR synon që çdo jetim të arsimohet dhe t’i jepet mundësia të punësohet në administratën e shtetit, në mënyrë që të integrohet dhe të jetojë si i barabartë, ashtu si çdo qytetar tjetër. I bëj apel të gjithë politikanëve, si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, të tregojnë sa më shumë kujdes për këta fëmijë. E vetmja gjë e cila nuk kushton asgjë është: Dashuria. Për më tepër: www.77news.al

Neritan Seferkolli: Bashkitë të mos përzihen në fushatë!

N

ë lagjen time, në krejt qytetin dhe në gjithë bregdetin e Durrësit apo plazhin më të frekuentuar në Shqipëri, jemi në një gjendje katastrofike. Kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së kryetarit të Bashkisë dhe të të gjithë punonjësve të saj, që janë kthyer në shërbim të partisë dhe jo në atë të qytetarëve. Të gjitha drejtoritë që varen nga kjo bashki janë angazhuar drejpërdrejt në fushatën politike, në një moment kur kjo periudhë ka shumë nevojë për ta që në Durrës të ketë pastërti, të ketë ujë të pijshëm 24 orë, të

ketë rregull e qetësi, pra që qyteti të funksionojë normalisht në stinën e verës. Pamja që ofron Durrësi, nuk është e vetme; edhe në qyetet të tjera bregdetare të gjithë punonjësit e bashkive janë shndërruar në militantë të partive kryesore duke lënë pas dore punët e përditshme të sezonit, të turizmit. Kjo situatë duhet të marrë fund një herë e mirë, sepse sa më shumë turistë të kemi gjatë sezonit, aq më e mirë do të bëhet jeta e qytetarëve dhe aq më shumë të ardhura do të krijohen për vendin. Për më tepër: www.77news.al

Mektrin Motors ofron vend pune Magazinier. Dërgoni CV në: e.filipi@mektrin.al /www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Adresa: qendër,në hyrje të pazarit të vjeter Tel: 069 20 34 533 / 00355 511 2 3092 Mail: hotelpanoramakruje@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 20 MAJ 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Invalidi, Arben Thohari:

Institucionet të zgjidhin problemin e strehimit tim!

Arben Thohari:

A

rben Thohari (edhe pse invalid) në kohën e komunizmit ka punuar rreth 20 vite si ekonomist, ndërsa rreth 20 vite të tjera në periudhën e demokracisë gjendet i papunë. Invalidi me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë bën apel që ndaj tij të ketë një vemëndje institucionale në lidhje me strehimin, sepse pensioni i invaliditetit nuk i mjafton as për të paguar qeranë e shtëpisë. Mund të më tregoni diçka rreth jetës suaj? Unë jam me origjinë nga Korça dhe kam ardhur në Tiranë që prej vitit 1953.

Këtu u arsimova dhe mbarova shkollën e mesme për ekonomist me rezultate shumë të mira. Në fillim jetoja me prindërit, vëllain dhe motrën. Pas vdekjes së prindërve, për mua u shtuan vështirësitë. Ku banoni aktualisht? Aktualisht qëndroj në një shtëpi me familjen e motrës dhe paguajmë qeranë 200 mijë lekë në muaj. Pas 20 vitesh që prej vitit 1992 kur u largova nga puna, mua më kanë lidhur një pension invaliditeti. Dua të theksoj se unë kam lindur invalid dhe nuk e lëviz dot dorën e djathtë, gjithashtu kam pak vështirësi në të ecur

me këmbën e djathtë. A keni punuar ndonjëherë? Prej vitit 1971 e deri më 1992 bëja punën e ekonomistit sepse kisha mbaruar arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera. Për mua puna ishte kënaqësi, sepse isha aktiv dhe kisha edhe shoqërinë time. Më konkretisht çfarë pune bënit? Më saktësisht punoja si ekonomist në ndërmarjen e Peshkimit. Ishte një punë e lodhshme, por u mësova me të e më pas nuk më bënte përshtypje as lodhja. Përse ju larguan nga puna? Më larguan pa asnjë motivacion. Pas largimit tim nga puna jeta ime ka qenë shumë e vështirë. Të ardhurat e mia janë vetëm pensioni i invaliditetit dhe asgjë më tepër. As famije nuk kam arritur që të krijoj, sepse kam dashur që të kem pranë një njeri të mirë dhe me vlera afër meje dhe jo dikë që të më braktisë e të më lërë rrugëve. Cili është apeli juaj? Kërkoj që të më rritet pensioni, por askush nuk do ta marrë parasysh kërkesën time. Në pamundësi të kësaj, të paktën bashkia të më mundësojë strehimin që më takon me ligj, si invalid dhe i pastrehë, ose të më trajtojë me bonus qeraje. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DDB Albania ofron vend pune Art Director. Dërgoni CV në: info@albania.ddb.com / Për më tepër: www.njoftime.com

HELLENIC UNIQUE HAIR ACADEMY

Parukeri

ESTETIK

Manikyr,Pedikyr Thonj teknik Masazh,Depilim Henna tattoo,Bio gel

Grim profesional Tendencat më të reja Të modës & bukurisë Kurse me 50

/muaj

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”,Kulla 2 - Tiranë E-mail.com almamecani@gmail.com Tel: +355 42 42 81 42 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 20 MAJ 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjithçka duhet të shkoj Drejt, pa Korrupsion dhe në Zhvillim!

N

ë ambientet e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë, më date 18.05.2013 ishte për një vizitë familja Babasulaj, e cila u përfaqësua nga Aida Babasulaj. Ajo u njoh me ambjentet e Unionit dhe të gjitha shërbimet që ky institucion ofron për sipërmarrjet. Duke qenë një nga organizatat partnere më të fuqishme të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, përfaqësuesit e Unionit e njohën atë edhe me platformën politike të kësaj partie."Duhet që gjërat të ecin drejt në të gjitha aspektet, të mos ketë korrupsion dhe abuzime, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi zhvillim, mirëqenie e të ecim përpara", - u shpreh znj. Aida gjatë diskutimit për platformën e PLSHR. Për më tepër: www.77news.al

HP hedh në shitje dy tabletë të rinj gjatë verës!

T

abletët hibrid me tastierë po zënë vendin e shumë laptopëve, por dizajni i tyre të paktën deri tani është dëmtuar nga niveli i ulët i fuqisë së CPU. HP aktualisht

ka një pajisje hibride në tregun e konsumatorëve, Envy x2. Kompania shpreson të arrijë pritshmërinë me prezantimin e dy modeleve të reja. Split x2 do të ofrojë një eksperiencë të ngjashme me kompjuterët me një CPU Intel Core i3 të gjeneratës së tretë bashkë me sistemin e plotë të Windows 8.Ekrani është 13.3 inç HD me prekje me një kamera të integruar 2 megapixel HP True Vision Full HD. Edhe një memorie prej 64 GB. Pjesa e tastierës përmban një bateri rezervë dhe mund të mbajë një Hard Druve 500 GB. Split x2 do të jetë në shitje duke filluar që nga gushti me një çmim prej 800 $. Modeli i dytë SlateBook

x2 do të jetë hibridi pasues i tabletit të HP Slate Android. SlateBook x2 ka një ekran me prekje HD 10.1 inç dhe punon me sistemin operativ të Android Jelly Bean 4.2.2 me një procesor mobil Tegra 4 të Nvidia. Tableti përfshin një memorie 64MB. Edhe ky model do të jetë në shitje duke filluar që nga gushti me një çmim prej 480 $. Tabletët hibride nuk duhet të jenë pajisje si laptopi, por më të lehtë dhe duhet të evoluojnë drejt pajisjeve që balancojnë shkathtësinë me aftësi kompjuterike më të mira. Duke u bazuar vetëm në specifikat e dy modeleve, sikur premtojnë një ndryshim. www.banka-ideve.com

Elite Bailiff’s Office ofron vend pune Juriste për Zyrë Përmbarimore. Dërgoni CV në: hr@elitebailiff.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 20 MAJ 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan në SHBA:

Të bashkohemi kundër terrorit!

K

77 NEWS

ryeministri turk, Erdogan mbajti një fjalim në Institutin Bruking, një nga më prestigjiozët e Uashingtonit dhe SHBA-së. Gjatë fjalimit kryeministri turk shpjegoi procesin e zgjidhjes për t'i dhënë fund terrorit në Turqi dhe tha: "Jemi të vetëdijshëm që ky proces i ri është i hapur ndaj sabotimeve dhe provokimeve, prandaj po veprojmë me kujdes dhe ndjeshmëri të lartë". Erdogan i bëri një vlerësim edhe çështjes së Sirisë. "Zgjidhja e problemit është e pamundur me një proces tranzicioni të drejtuar nga Esadi", - tha ai. Shefi i ekzekutivit të Ankarasë mori pjesë edhe në mbledhjen e organizuar nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), ku sërish tërhoqi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dhunën dhe mizorinë në Siri. Duke theksuar se Esadi po kryen

thuajse çdo ditë masakra të njëpasnjëshme ndaj popullit sirian, Erdogan shtoi se nuk është e mundur që këto zhvillime të ndiqen sikur të ishin ndeshje futbolli. Më tej, ai sqaroi se zvarritja e procesit të Gjenevës do t'i japë Esadit më shumë kohë, ndërsa politika e Turqisë për Sirinë nuk është për t'i dhënë kohë regjimit, por për të garantuar uljen e numrit të vdekjeve në këtë vend dhe përmbushjen e vullnetit të popullit sirian, sa më parë të jetë e mundur. Erdogan bëri të ditur se planifikon të realizojë një vizitë në vendet e rajonit, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi nënvizoi se tashmë bombardimet e avionëve, përdorimi i raketave balistike dhe armëve kimike janë të dokumentuara, të regjistruara në burimet e NATO-s dhe shumë institucioneve të tjera, kryeqeveritari turk vuri në

Lëvizja

Ankaraja çel Sallën e Pritjeve në OKB! Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu, i cili vazhdon kontaktet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me numrin 2 të OKB-së, Jan Eliason përuroi Sallën e Pritjeve Turke, që është ndërtuar nga Turqia në hyrje të Këshillit të Sigurimit. Davutollu deklaroi se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet të bëjë hapa urgjentë në lidhje me Sirinë. Në fillim të fjalimit të rastit, kryediplomati turk u rikujtoi të pranishmëve tragjeditë njerëzore që përjetohen në Siri, Palestinë, Somali, Mali dhe në shumë anë të tjera të botës, ndërsa shtoi: "Të gjithë ne jemi në pritje që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të bëjë hapa emergjentë për t'i dhënë fund tragjedisë humanitare në Siri. Turqia dëshiron të kontribuojë më shumë për paqen rajonale e globale dhe për misionin e OKB-së. Ky është një nga parimet më themelore të politikës së jashtme turke. Duam të jemi më të dukshëm në aktivitetet, selinë dhe ndërtesat e tjera të Kombeve të Bashkuara". Ministri Davutogllu vuri theksin edhe mbi qëllimin e Ankarasë për ta bërë Stambollin qendër rajonale të OKB-së. Për më tepër: www.77news.al pah se kjo gjë duhet trajtuar në mënyrë të tillë, që të pranohet nga të gjithë, qoftë në OKB, qoftë edhe në opinionin publik ndërkombëtar. Për më tepër: www.77news.al

Capital 2012 ofron vend pune Recepsionist. Dërgoni CV në: capitaltiranahotel@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Market

"MANDRI"

Adresa: Rruga “Isuf Elezi”,Paskuqan - Tiranë Cel: +355 68 51 64 425 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 20 MAJ 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vizitë e këngëtarit Ernis Çili në "Multimedia 77"!

P

jesë e vizitës në ambientet e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe "Multimedia 77" ishte këngëtari i mirënjohur Ernis Çili. Gjatë takimit ai u njoh më hollësisht me zyrat e Selisë së PLSHR, si dhe me programin e kësaj force politike. Ai theksoi se vlerëson mënyrën e organizimit, si dhe faktin që në fokus të PLSHR janë të rinjtë. Gjatë vizitës Ernisi u njoh me Qendrën për Drejtësi dhe Zhvillim, Qendrën e Mendimit Pozitiv, me Gazetën “77 News” ku pasqyrohen problemet e përditshme të shoqërisë, me Zyrën e Forumit Rinor të PLSHR, me Zyrën e TV Online "77 News", me ZMP dhe me ZMJ. Çili u njoh me platformën politike dhe synimet e PLSHR për katër vitet e ardhshme. Ai shprehu mirënjohje dhe uroi fitore në zgjedhjet parlamentare. Për më tepër: www.77news.al

Vlerësohen synimet e PLSHR për zhvillimin e vendit!

S

ynimet dhe platforma politike e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re kanë mbërritur tek pothuajse të gjithë qytetarët dhe familjet shqiptare. PLSHR ka ngjallur interes dhe ka gjetur përkrahje të madhe në fshatra e qytete dhe këtë e kuptojmë më së miri nga takimet e kryera me këta qytetarë nëpërmjet përfaqësuesve të partisë. Këtë e pohoi edhe qytetari që u bë pjesë e takimit të organizuar nga kandidatja për deputete e qarkut të Tiranës për PLSHR Loreta Gjestila, në të cilin qytetari u shpreh se ai bashkë me njerëzit e tij të afërt janë njohur dhe përkrahin fuqishëm synimet e kësaj partie për të ardhmen, drejtësinë dhe të mirën e vendit. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botim Nr 440