Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 19.05.2013 VITI II - NR.439 ...>>fq.2 ...>>fq.2

Alket Mata: Jam i bindur që do të votohem nga moshatarët e mi 19-vjeçarë! MENDIMI POZITIV

Zgjidhni vendin e duhur që të ndiheni mirë!

K

ohët e fundit është ofruar një analogji Qendra e shumë e fuqishme se Mendimit Pozitiv si mendimet janë të lidhur me njëri-tjetrin. Është si të përshkruash një anije të madhe që vjen në port. Kjo anije duhet të lidhet me një litar shumë të madh me...>> VIJON NË FAQEN 2

PLSHR: Të ngrihet Agjencia e Supervizimit për kontrollin e Administratës Publike!...............fq.3 Studentja Iris Kruja: Të vendosen vendqëndrimet në stacionet e autobusëve!...................................fq.5 Ismailaj: Eleminimi i korrupsionit, rruga e vetme drejt zhvillimit!..............................fq.6 Ankara, investime në fushën e energjisë!............fq.7 Qeraja Tatimore funksionon mbi bazën e transparencës dhe korrektësisë!........................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 19 MAJ 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Alket Mata: Jam i bindur që do të votohem nga moshatarët e mi 19-vjeçarë!

N

ë emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” ishte i ftuar këtë herë z. Alket Mata, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës nën siglën e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR). Alket Mata përbën një risi në listat e kandidatëve për deputetë pasi ai është vetëm 19 vjeç dhe është hera e parë që voton në zgjedhje duke ushtruar të drejtën e tij kushtetuese, jo vetëm për të zgjedhur, por edhe për t’u zgjedhur. Me origjinë nga Vlora, lindur e rritur në Tiranë, Alketi është aktualisht maturant në një shkollë të mesme profesionale dhe pasioni i tij është elektronika. Në moshë kaq të re ky djalosh ka zbuluar një tjetër pasion, atë për politikën. Po si është përqafuar ai me pikëpamjet politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe si ka vendosur të bëhet pjesë e saj? Shumë interesante kur

zbuluam nëpërmjet kësaj pyetje që ky djalë 19-vjeçar ka përkrahur këtë parti pikërisht për faktin se në platformën e saj politike ka një këndvështrim konservator për jetën e rinisë duke ndaluar me ligj lojërat e fatit, duke kërkuar që kazinotë të mos jenë në çdo lagje, në çdo rrugë të qytetit, po të ketë vende të veçanta larg syrit të rinisë. “Unë e shikoj si rinia e sotme është e dhënë pas lojërave të fatit, pas jetës parazite, ndaj platforma e PLSHR më ka pëlqyer që në fillim. Shokët e mi dhe familja ime ishin mosbesues ndaj këtij angazhimi tim në politikë, por kur e panë se si puna dhe angazhimi im u shpërblye duke më kandiduar për deputet, ata më kanë dhënë mbështetjen e tyre për të dalë me sukses në këtë sfidë”, shprehet z. Mata. Gjithashtu z. Mata mendon se ky është

një vlerësim i madh që i bëhet jo vetëm atij personalisht por nëpërmjet tij moshatarëve të tij që duhet të thyejnë tabunë e prezantimit në publik si të rinj që nuk kuptojnë nga politika dhe të krijojnë një mentalitet të ri për brezin e 19- vjeçarëve që duan dhe munden t’i dalin për zot fatit të vetvetes dhe vendit të tyre. Ai mendon se gëzon votën e atyre që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, pasi beson se është përfaqësues i brezit të maturantëve, duke u ofruar atyre “Projektin e Shqipërisë së Re”, si një projekt që mendon për një të ardhme më të mirë për ta. Emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” mund ta ndiqni online në website 77News. al, në webiste shqipëriaere.al dhe në gazetën e përditshme “77 News”. Për më tepër: www.77news.al

një tangente negative. Do të duhesh vetëm një shtysë fare e vogël nga diçka, një kujtim apo një sugjerim, që t’ju çonte direkt në drejtimin negativ. Kështu, nganjëherë është e vështirë që ta lëshoni litarin negativ që keni mbajtur në dorë për një kohë shumë të gjatë. Por nëse ndjeni emocione negative, e kuptoni që po tërhiqni negativitet dhe do të bëni që qëllimi juaj dominues të jetë që të ndjeheni mirë, atëherë ju do të ndjeni që do ta keni më të lehtë ta lëshoni litarin negativ. Kështu, proçesi i arsyes kryesore dhe ai i ‘Librit të Aspekteve Pozitive’ do t’ju ofrohen për t’ju shoqëruar në njohjen (në

fazat e para) që po tërhiqni majat e spangos negative, ndaj duhet që ta lëshoni dhe të filloni menjëherë të tërhiqni spangon me litarin pozitiv. Ndërkohë që ne flasim për mënyrën se si mendimet lidhen me të tjera, dua të theksoj një pikë të cilën mund të mos e vini re: Është shumë më e thjeshtë të kalosh nga një mendim i vogël që ju bën të ndjeheni mirë, në diçka të madhe që ju bën të ndjeheni akoma më mirë – se sa sikur të ishit në një vend ku ndjeheni keq dhe pastaj të shkoni drejt një vendi ku do të ndjeheni më mirë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 një diametër gati 30 cm dhe shumë të gjatë. Por ky litar kaq i madh është shumë i rëndë për t’u hedhur në ujë. Kështu, për ta bërë më të lehtë, marrim një lëmsh të vogël spangoje, atë e lidhim me një litar pak më të madh dhe pastaj e lidhim me një litar tjetër pak më të madh e kështu arrijmë deri tek litari që kishim në fillim. Kështu ai është më i lehtë për t’u hedhur në ujë dhe për t’u tërhequr. Kjo është dhe mënyra se si mendimet janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Në disa çështje, për arsye se keni tërhequr litarin negativ për një kohë të gjatë, do të ishte shumë e lehtë për ju që të shkonit në Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 19 MAJ 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Deklaratë shtypi e PLSHR:

Të ngrihet Agjencia e Supervizimit për kontrollin e vazhdueshëm të Administratës Publike! P

artia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në një deklaratë për shtyp në datë 18 maj 2013, nëpërmjet zëdhënëses Fabiola Kajana, ndër të tjera, tha: “Sot jemi këtu, për t’ju komunikuar se Partia Lëvizja Shqipëria e Re synon në ngritjen e Institucionit të Agjencisë së Supervizimit të Administratës Publike. Korrupsioni fillon që aty, nga çdo post, ulet në çdo karrige e shtrohet mbi çdo tryezë. E pra, do të jetë kjo Agjenci Supervizimi, bordi drejtues i së cilës duhet të jetë i përbërë prej personaliteteve të shoqërisë civile dhe të zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli. Vetëm në këtë lloj mënyre kjo agjenci do të jetë e pavarur, do të jetë syri i sovranit mbi të zgjedhurit e saj dhe e pavarur nga politika. Ne dënojmë korrupsionin. Në luftë të egër ndaj tij, Partia Lëvizja Shqipëria e Re. Le ta fitojmë këtë sfidë së bashku”! Për më tepër: www.77news.al

Zëdhënësja e shtypit e PLSHR, Fabiola Kajana

Evans: Zgjedhjet e lira dhe të drejta, vendimtare për në BE!

R

aportuesi i Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jonathan Evans, shprehet se grupet politike në vend duhet të sigurojnë që përfundimet e zgjedhjeve të jenë të lira, të drejta dhe të pranueshme. “Vështirësia kryesore është fakti që bisedat tona në Komitetin Mbikëqyrës në këtë fazë nuk janë publike. Takimet tona zhvillohen me dyer të mbyllura. Por mendoj se mund të përshkruaj paksa

qëllimin e vizitës sime, duke sjellë në këtë mënyrë dhe kontekstin e asaj që ndodhi në takimin e Komitetit Mbikëqyrës. Siç e dini, Këshilli i Europës ka përgjegjësi të mbikëqyrë arritjet nga ana e shteteve të standardeve të demokracisë parlamentare, zgjedhjeve apo të të drejtave të njeriut. Që nga muaji janar, unë jam caktuar nga Komiteti Mbikëqyrës si raportues për Shqipërinë. Ne gjendemi pranë zgje-

dhjeve të 23 qershorit, prandaj qëllimi i vizitës sime në Shqipëri ishte të shihja se çfarë hapash po merreshin për t’u përgatitur për ato zgjedhje dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve duhet të përgatis një raport rreth ecurisë së tyre. Prandaj është tepër herët që unë të mund të them se cilat ishin mbresat e mia apo se çfarë mund të duhet të ndryshohet. Për më tepër: www.77news.al

Argjendari

e

“ERKAN”

aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Kompania "Teuta Durrës"ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@teutadurres.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ri a ja S h qip ë

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E-mail: argjendarierkan@hotmail.com E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

Lëvizja


Lëvizja

E DIELË, 19 MAJ 2013

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të rinjtë, pjesëmarrësit kryesorë në programin e PLSHR!

N

ë mjediset e Unionit të Liderëve Shqiptarë ishin të ftuar një grup të

rinjsh me banim në Tiranë, të cilët u bënë pjesë e projektit të ndërmarrë nga ky ins-

titucion në bashkëpunim me PLSHR. Igli Gjinaj, Sajmir Murra dhe Mauro Stojku u njohën me unionin si dhe me mjediset e tij. Gjatë bisedës me të rinjtë, u veçua roli i rinisë shqiptare në përmirësimin e shërbimeve publike dhe rolin e shtetit në fuqizimin e politikave kundër korrupsionit. Ata vlerësuan platformën politike të PLSHR duke theksuar se rinia e gjen shumë mirë veten tek kjo parti dhe synimet e saj për të ardhmen e vendit dhe kryesisht rinisë. Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi që u bënë pjesë e këtij takimi dhe e kësaj nisme, të rinjve iu dhurua revista “77 People & more”, si dhe platforma politike e PLSHR. Për më tepër: www.77news.al

Projekti i PLSHR për fuqizimin e Institucioneve Shëndetësore!

S

ekretarja e PLSHR, Zade Hasanpapaj ka vijuar me prezantimin e platformës politike dhe synimeve të kësaj force politike tek qytetarë të ndryshëm. E reja e takimit të radhës u shpreh se ishte njohur pak me këtë parti dhe kërkoi të njihej në mënyrë më të zgjeruar me pikat e platformës së saj. Ajo u ndal kryesisht në fuqizimin e Institucioneve Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale duke theksuar se shëndeti dhe mbarëvajtja e popullsisë lidhet ngushtë me këto institucione. E reja vlerësoi idenë për ofrimin falas të shërbimeve nëpërmjet motivimit të punonjësve në këto qendra, pasi deri më tani shërbimet kanë qenë joefektive ose janë shndërruar në burime të korrupsionit. Për më tepër: www.77news.al Alba Punësim ofron vend pune Mësues/e. Dërgoni CV në: info@albapunesim.al /www.njoftime.com

r

Lë v

ia

e

Pa

tia

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

DYRRAHU

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

Adresa:Lagjia 3,plazh-Durrës Tel:+355 52 26 07 61

E-mail:info@hotedyrrah.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 19 MAJ 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Studentja Iris Kruja:

Të vendosen vendqëndrimet në stacionet e autobusëve!

S

tudentja nga Tirana denoncon pranë “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet” mungesën e vendqëndrimeve në shumë stacione të autobusëve në qytetin e Tiranës. Gjithashtu ajo u shpreh e pakënaqur për udhëtimin e parehatshëm që bëhet në autobusët e ‘Tiranës së Re’, në orët e para të mëngjesit si dhe për vonesat e tyre duke mos respektuar oraret e vendosura në rregullore. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem Iris Kruja dhe banoj në Tiranë. Jam 22 vjeçe, me origjinë nga Kruja, por që jam lindur dhe rritur në kryeqytet dhe i kam parë e jetuar të gjitha ndryshimet dhe investimet që janë bërë në këtë qytet. Jemi një familje e vogël por shpenzimet

janë të mëdha, pasi jeta në Tiranë është shumë e shtrenjtë. Jam studente dhe studioj në Universitetin e Tiranës, dega Juridik. Cili është problemi juaj? Unë si qytetare e Tiranës probleme po has çdo ditë, pasi çdo investim dhe tender që merret për t’u kryer zvarritet përtej çdo limiti dhe si rrjedhim qytetari i thjeshtë paguan koston e vonesave dhe të zvarritjeve që bëjnë firmat në vendin tonë. Unë, por edhe gjithë qytetarët, po hasim në mungesën e vendqëndrimeve në stacionet e autobusëve. Më konkretisht këtu te stacioni i ‘Tiranës së Re’ në afërsi të hotel 'Tiranës' nuk ka vendqëndrim për qytetarët. Në këto momente që po flasim nëse nuk do kishim çadër do ishim lagur

nga shiu që po fillon të bjerë. Pastaj edhe në kohën e verës, kur bën shumë nxehtë, duhet një vendqëndrim ku të futësh kokën pasi rrezet e diellit janë shumë të forta dhe të dëmshme. Mos harrojmë që në vendqëndrime mundet të qëndrojnë të moshuarit si dhe persona me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë të pamundur të qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë. A vonohen shpesh autobusët? Dua të theksoi meqë po ma jepni rastin të flas publikisht, që edhe autobusët në mëngjes nga ora 07.30 deri në 08.30 nuk i marrin të gjithë qytetarët nga mbingarkesa dhe si rrjedhim një pjesë e tyre humb ditën e punës, të tjerë humbasin orën e mësimit, etj. Pra duhet të sensibilizohen organet përgjegjëse që çdo minutë vonesë për qytetarin ka kosto dhe duhen minimizuar në maksimum vonesat e autobusëve. I bej apel Bashkisë së Tiranës që të marrë masat sa më shpejt dhe të bëjë të mundur vendosjen e vendqëndrimeve në stacionet e autobusëve ku ato mungojnë, si dhe të inspektojë itinerarin e lëvizjes së autobusëve pasi në shumë raste ‘harrojnë’ të vijnë. Gjithashtu të rritet numri i tyre ose linja të përshkohet shumë më shpejt se sa është përshkuar deri më tani që asnjë qytetar apo student të mos humbë punën apo mësimin. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Bar Restorant "ANI" ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Kontaktoni në Cel: +355 682379778 / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi” - Lezhë Cel: +355 67 20 18 845 E-mail: ab_pepa@yahoo.com Lëvizja

Adresa: Rruga "Muzakaj", Zona Industriale - Korçë Cel:+355 82 24 40 49 E-mail: princballiu@gmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E DIELË, 19 MAJ 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ismailaj: Eleminimi i korrupsionit është rruga e vetme drejt zhvillimit!

K

andidatja për deputete e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re në qytetin e Durrësit Valbona Xhaferaj ka realizuar një takim të veçantë me qytetarin Bajram Ismailaj. Ismailaj theksoi se ishte njohur me këtë parti edhe nëpërmjet “77News”, e cila ishte bërë gazeta e pandashme për të dhe miqtë e tij. Ai u shpreh se shumë nga pikat e platformës dhe synimet e PLSHR i kishte lexuar dhe kuptuar nëpërmjet saj. Në këtë takim ai u ndal gjerësisht për të diskutuar rrugët, mënyrat dhe idetë e partisë për eleminimin e korrupsionit, duke e cilësuar si rrugën e vetme që do të sillte zhvillimin e vendit. Për më tepër: www.77news.al

Tërmetet kthejnë ujin në ar!

K

ur një tërmet godet, ai lëviz si një këputje në tokë, duke krijuar një frakturë në të. Shumë fraktura mund të kenë thyerje ose fraktura të vogla nën gjatësinë e tyre, të cilat krijojnë disa modele si xhepa drejtkëndorë. Pikërisht kur një tërmet godet, duket si një tenxhere me presion që i hiqet kapaku dhe uji depërton brenda në të çara që janë si vaporje të vogla, krijohet avull, temperatura të larta, ndezje me avull që forcojnë silicin, gjë që formon mineralin kuarc dhe arin. Uji që futet aty në këto fraktura i lubrifikon duke depërtuar thellë tek to. Rreth

10 kilometër nën sipërfaqe, nën temperatura të pabesueshme dhe presione, uji që përmban përqindje të larta të dioksidit të karbonit, silic dhe gradualisht i kthen këto elementë në elementin më tërheqës, arin. Kjo është shpjeguar dhe tek depozitat e arit në disa kodra në Kaliforni apo shtretër lumenjsh në shekullin e 19-të. Por tërmetet nuk janë i vetmi burim kataklizmik prej ari. Vullkani dhe shpërthimet nëntokësore janë po aq pjellorë në prodhimin e metalit të çmuar, por me një proces ndryshe. www.banka-ideve.com

ASD Studio ofron vend pune Koordinatore. Dërgoni CV në: asd_studio@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Mobileri Cel: +355682065007

E-mail: mobilerierald@gmail.com

Mobilje për :

. Zyra

.Shtëpi

.Shkolla

.Hotele

Qerekë - Krujë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 19 MAJ 2013

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ankaraja vazhdon investimet në fushën e energjisë!

ë Ankara u nënshkrua protokolli për ndërtimin e centralit për prodhimin e energjisë elektrik me cikël të kombinuar (me gaz natyror), i cili do të sigurojë nevojën e provincës së Ajdënit, perlës së rajonit të Egjeut për energji elektrike. Ministri i Transportit, Detarisë dhe Telekomunikacionit, Binali Jëlldërëm, deklaroi se Turqia 10 vitet e fundit ka bërë një investim prej 200 miliardë dollarë në transport dhe energji. Turqia vë në jetë projekte të reja për të reduktuar varësinë energjetike nga burimet e jashtme. Ky ishte një projekt i ri, tha ministri Jëlldërëm. Për projektin e centralit që do të punojë me cikël të kombinuar (me gaz natyror) dhe që do të ndërto-

Lëvizja

TUIK: 16,6 për qind e popullsisë turke, në moshë të re!

Binali Jëlldërëm

N

het në Ajdën, kompania “Dogan Investim” lidhi marrëveshje me kompaninë koreanojugore “Kosep”. Ministri i Transportit, Detarisë dhe Telekomunikacionit, Binali Jëlldërëm, në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi se në një kohë që vendet e botës luftojnë me krizën, Turqia realizon investime gjigande, ndërsa shtoi se në fushën e energjisë nevojitet një investim të paktën sa dyfishi i investimeve të bëra deri më tani. Nafta në Lindjen e Mesme, gazi natyror në Kaukaz dhe në Rusi, do të transportohet në treg me një strukturë që do të ketë brenda edhe Turqinë. Hapa shumë të rëndësishëm në këtë drejtim janë hedhur në realizimin e projekteve si gazsjellësi TANAP, Shahde-

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi raportin e popullsisë në moshë të re. Shifrat zyrtare vënë në pah se rinia përbën 16,6 për qind të popullsisë së përgjithshme të Republikës së Turqisë. Sipas hulumtimit me titull "Rinia 2012", realizuar nga Instituti i Statistikave të Turqisë me të dhënat e fundit të vitit të kaluar, Turqia numëron 12 milionë e 600 mijë banorë në moshë të re. Në vitin 1935 raporti i popullsisë së re turke ishte 15,1 për qind; në periudhën 1980-2000 mesatarja tregonte 20 për qind, kurse nga viti 2000 e këtej përqindja e popullsisë së re në moshë ka filluar të zvogëlohet. TUIK parashikon që në vitin 2023 raporti i popullsisë në moshë të re përkundrejt popullsisë së përgjithshme do të jetë 15,1 për qind; në 2050 do të jetë 11,7 për qind, ndërsa në vitin 2075 do të shkojë në 10,1 për qind. Bazuar tek të dhënat zyrtare, 51,1 për qind e popullsisë në moshë të re formohet nga djemtë dhe 48,9 për qind nga vajzat. Për më tepër: www.77news.al niz dhe naftësjellësi Baku-Tbilis-Xhejhan. Me fillimin nga puna të centralit elektrik me cikël të kombinuar (ku pjesën më të madhe do ta zërë gazi natyror), që do të ndërtohet në provincën Ajdën, me një kosto prej 175 milionë dollarësh, ekonomia turke do të ketë 141 megavat energji elektrike më shumë. Për më tepër: www.77news.al

Marxh Sh.p.k ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: fashion_assa@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

SHTONI VLERAT TUAJA PERSONALE! Një kurs nëntëmujor për: - Hidraulik, - Shef Kuzhine, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Kuzhinier, - Topograf, - Parukeri-Estetikë, - Marangoz, - Graphic Designer, - Berber, - Auto Servis, etj. - Webdesigner, - Teknik Ndërtimi,

= 230 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 22 Maj

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 19 MAJ 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qeraja Tatimore funksionon mbi bazën e transparencës dhe korrektësisë!

U

nioni i Sipërmarrësve Shqiptarë (USSH) në bashkëpunim më Qendrën për Drejtësi dhe Zhvillim (QDZH), organizuan tryezën e rrumbullakët me temë : "Jo taksës progresive, jo taksës së sheshtë, por qera tatimore plus taksim i pranueshëm mbi xhiron". Pjesë e kësaj tryeze ishin sipërmarrësit, z. Xhemal Bërxulli, pronar dhe administrator i "Ambra SRL" ( Kompani veshjesh dhe prodhim konfeksionesh) në qytetin e Durrësit, i shoqëruar nga vajza e tij znj. Rudina Bërxulli, juriste e kompanisë si dhe pronare e një zyre noteriale. Gjithashtu pjesë e tryezës ishin edhe përfaqësues nga Kryesia e PLSHR, si dhe Pedagogë të fushës së Ekonomikut dhe Juridikut. Tryeza nisi me një prezantim që iu

bë konceptit të Qerasë Tatimore, një propozim ky i hedhur nga PLSHR për mënyrën e taksimit të sipërmarrjeve. Qeraja Tatimore ka të bëjë me taksimin e sipërmarrjes mbi xhiron dhe jo mbi fitimin, formë taksimi kjo që përveçse do të eleminojë korrupsionin do të sillte edhe mjaft lehtësira për sipërmarrjet. Aplikimi i Qerasë Tatimore për taksimin e sipërmarrjeve ngjalli mjaft interes dhe diskutim tek të pranishmit. Sipërmarrësi z. Bërxulli u shpreh se të dyja format aq të diskutuara të taksimit të sipërmarrjeve, si taksimi i sheshtë ashtu edhe ai progresiv janë korruptiv dhe rrjedhimisht jo favorizues për sipërmarrjet veçanërisht taksimi progresiv. "Taksa progresive është varrosëse për sipërmarrjen dhe po ta vëmë

re këtë taksë e aplikojnë kryesisht vendet e zhvilluara, të cilat kanë një zhvillim dhe mirëqenie të lartë", u shpreh ai. Si përfundim u arrit në konkluzionin se sa më shumë të thjeshtëzohen procedurat e pagesës së taksave dhe sa më pak zyra taksash të ketë, aq më e suksesshme do të jetë sipërmarrja në tërësi. Aplikimi i Qerasë Tatimore për Sipërmarrjet është një formë taksimi mjaft pozitive sepse funksionon mbi bazën e transparencës, korrektësisë, forma këto që lehtësojnë dhe motivojnë sipërmarrjen. Kjo do të sillte eleminimin e korrupsionit, fuqizimin e sipërmarrjes, ashtu dhe rritjen e të ardhurave në arkën e buxhetit të shtetit. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 News Botimi nr.439  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you