Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 14.05.2013 VITI II - NR.434 ...>>fq.2 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: PLSHR thyen embargon mediatike! Një prej mediave më të mëdha në vend vlerëson maksimalisht, pozitivisht, platformën politike dhe synimet e PLSHR, për reformat ekonomike dhe sociale 2013-2017!

MENDIMI POZITIV

Rruga drejt së vërtetës!

J

u nuk keni pse t’ja thoni vazhdimisht Universit atë që dëshiQendra e Mendimit Pozitiv roni; vetëm një herë është e nevojshme. Por avantazhi i të thënit në mënyrë të vazhdueshme është se ju jeni gjithnjë e më shumë të qartë për atë që kërkoni. Jo gjithmonë jeni të aftë t’i artikuloni dëshirat tuaja qartësisht... >> VIJON NË FAQEN 2

Sequi: Shteti i së drejtës shtron rrugën drejt BE!..fq.3 Juli Pjetri: Të rinjtë, hap i madh dhe i guximshëm për të ardhmen!........................fq.4 Dëshmia e të miturit: Prindërit më detyrojnë që të dal në rrugë!...........fq.5 Presidenti Gyl: Turqia e hapur për burimet energjike të Mesdheut Lindor!.........fq.7 Mira Përlala: Politika shqiptare ka nevojë për qasje pozitive!................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E MARTË, 14 MAJ 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: PLSHR thyen embargon mediatike! Një prej mediave më të mëdha në vend vlerëson maksimalisht, pozitivisht, platformën politike dhe synimet e PLSHR, për reformat ekonomike, sociale, reformat e parashikuara në sistemin e drejtësisë dhe në ndërtimin e shtetit ligjor 2013-2017!

P

LSHR ka arritur ta shkërmoqë bunkerin e pushtetit mediatik televiziv dhe të medias së shkruar duke marrë vëmendjen edhe të atyre mediave që në "dekalogun e përjashtimit, të përçmimit dhe të poshtërimit", kishin futur që në zanafillën e saj edhe Partinë Lëvizja Shqipëria e Re. Ditën e hënë s'kanë mundur më të rezistojnë në ndjekjen në heshtje të veprimtarive të PLSHR me porosinë e “Mister Ypsilon”, i cili gabimisht mund të mendojë se është i gjithëpushtetshmi që mund të caktojë fatet apo drejtimin e njerëzve që e duan dhe nuk e duan, që i do dhe nuk i do dhe që me "smsporositë e tij urdhërorë" i kish dhënë verdiktin ndërkohë që PLSHR t’i mbyllej çdo dritare dhe çdo derë, biles edhe oxhakut të kësaj "media-bunker", t’i vihej ndonjë kapak në mënyrë që PLSHR të mos kishte nga të hynte. Më kujtohet dikur te kjo media kur paguanim nga 500 euro për çdo lajm një minutësh, që na i kthyen mbrapsht edhe këto 500 euro mundi dhe djerse duke na përçmuar me komentin se lajmet e PLSHR

janë politike dhe lajme politike ky bunker nuk mund t’i jepte përpos atyre që ishin në "dekalogun e pëlqimeve dhe simpative" të "mister Ypsilon". Megjithatë me besimin në Zot dhe me besimin në kauzën tonë për Drejtësi dhe Zhvillim, vazhduam në mënyrë persistente luftën tonë për drejtësi me të gjitha mënyrat dhe mjetet që Zoti na i ka dhënë në dispozicion duke respektuar çdo ligj dhe të gjitha të drejtat e shtetasve të këtij vendi. Pas gjithë betejave tona publike për drejtësi, duke mirëpërdorur mediat sociale dhe ‘Multimedia 77’, të ngritur prej nesh si një mekanizëm për t’u mbrojtur nga monopolibunker i disa mediave që tashmë janë shumë larg misionit të tyre për t’i shërbyer publikut në të vërtetën dhe në drejtësi, ka ardhur në vazhdimësi një reaksion i çuditshëm që ka të bëjë me vesin e vjetër dhe të kahershëm të atyre që lidhet me përçmimin dhe denigrimin, përzier me njohjen e meritave të PLSHR, edhe botërisht, që me pak fjalë mund të përmbyllet me: "Kij inatin dhe foli hakun"; kjo është PLSHR, s'kemi ça t’i bëjmë!

Përndryshe nuk ka sesi të shpjegohet edhe fakti se një gazetar ekspert dhe i specializuar në çështjet ekonomike, Gjergj Erebara, shkruan pa thënë as më të voglin koment për 12 synimet tona dhe 7 pikat e platformës sonë politike që lidhen me reformat ekonomike dhe sociale. Nuk bën as më të voglën kritikë apo vërejtje për idetë tona sa i përket ndërtimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit afatgjatë ekonomik në nivelet mikro dhe makro duke filluar që te individi, te familja dhe te kombi. Ky është Sukses i madh në fakt! Lënia pa fjalë e pa tekst e një eksperti ekonomik, kur ne kemi shpërndarë tashmë mbi 300 000 platforma në formën e librit doracak, dokument për çdo shqiptar që do të njohë dhe të votojë PLSHR. Edhe këtu në këtë pikë, eksperti ekonomik që do të futet edhe në estetikë, na e di vlerën dhe duket sikur paralajmëron një sukses të madh të PLSHR, kur thotë se PLSHR është tashmë me shumë eksperiencë në shpërndarjen e qindra mijëra platformave politike në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, është e fuqishme me shpërndarjen e 20000 kopjeve të gazetës “77 News” çdo ditë falas, shpërndarjen e mijëra revistave “77 people&more...” dhe po bën epokë në fushatën zgjedhore me mijëra faqe interneti që flasin 24 orë për 24 vetëm për PLSHR. Etj, etj, investime energjish pozitive të panumurta e të pafund, të pashterrshme e të pamasa, të shtrira në hapësirë e në kohë, në ide dhe në Vizion. Ne prijmë zotërinj monopolistë! Ne jemi në politikë për të promovuar dhe kultivuar vlera dhe jo degradim social! Ne jemi në politikë për të shërbyer, për të dhënë kontribut dhe për të prirë drejt popullarizimit në drejtësi dhe shpërndarjes masive në popull të çdo lloj pushteti, përfshirë këtu edhe pushtetin mediatik. Ne jemi në politikë për Drejtësi dhe Zhvillim! Ne jemi PLSHR! Edmond Vlashaj, Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

“Unë do të doja që të ishte kështu”, dhe Universi e modifikon atë. Pastaj ju thoni “Po edhe pak nga kjo, nuk do të ishte keq”, dhe pastaj Universi... ju e kuptoni se si funksionon tani hap pas hapi. Në

momentin që ju jeni të qartë për atë që dëshironi, atëherë ajo është në rrugën drejt jush. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 që me deklaratën e parë, kështu që sa më shumë të flisni për atë, aq më shumë e qartësoni dëshirën tuaj. Por kur ju thoni “E dua”, Universi fillon ta realizojë atë dhe pastaj ju thoni Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 14 MAJ 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Përfundon misioni EURALIUS, Sequi:

Shteti i së drejtës shtron rrugën drejt BE!

Ettore Sequi

A

mbasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi thekson rëndësinë e konsolidimit të shtetit të së drej-

tës, në mënyrë që Shqipëria të përparojë në drejtim të integrimit europian. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar në kua-

dër të mbylljes së misionit EURALIUS në vendin tonë, ambasadori Sequi theksoi se ka ardhur koha që “Shqipëria të ketë arritje të qëndrueshme në drejtësi, me qëllim që t’i bashkohet BE”. “Drejtësia i jep kuptim demokracisë. Në këtë mënyrë shteti i së drejtës i shtron rrugën Shqipërisë drejt BE. Askush të mos jetë sipër ligjit. BE e ka parasysh vështirësinë e këtij biznesi. BE e ka provuar tashmë që ka dhënë një asistencë serioze ndaj jush. Pritshmëria jonë ndaj Shqipërisë, për të garantuar eficiencën e sistemit të drejtësisë është realist”, - u shpreh Sequi. Ambasadori i BE falenderoi ekipin e EURALIUS për përpjekjet e tyre, për të konsoliduar shtetin e së drejtës në Shqipëri. Për më tepër: www.77news.al

Rritet prodhimi vendas dhe ulen çmimet e perimeve!

Ç

mimet e ushqimeve kryesore këtë fundjavë kanë pësuar një rënie, krahasuar me javën e kaluar. Sipas të dhënave nga MBUMK, rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve për rreth 35%të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve. Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 4,5 lekë/kg. Për produktet e tjera, në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit si, vaj, makarona, etj, është ruajtur i njëjti nivel çmimi. Këtë javë perimet u shitën më lirë në qytetet e Lushnjes dhe Fierit. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Olympus Computers ofron vend pune Inxhinier/Teknik Kompjuterësh. Kontaktoni në Cel. : +355682081994 / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ri a ja S h qip ë

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 14 MAJ 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Juli Pjetri: Të rinjtë, hap i madh dhe i guximshëm për të ardhmen!

T

ë fillosh një rrugë të re stepesh...Por pas çdo hapi që hedh, kupton sa e rrezikshme do të ishte po të kishe qëndruar në vend. Po marr këtë thënie të Roberto Beninjit për ta lidhur me situatën politike në vendin tonë. Shqipëria, sot më shumë se kurrë, ka nevojë të bëjë hapin e madh. Hapin që do të na shkëputë njëherë e mirë nga e kaluara. Hapin e guximshëm që do të na çojë përpara. Shqipëria e Re nuk është një ëndërr. Shqipëria e Re është aty, me njerëz të rinj, plot energji, të mbushur me pasion, me vullnetin e mirë për të bërë reforma të thella, të domosdoshme, për ta bërë ëndrrën e madhe europiane të prekshme. Synojmë të përfaqësojmë më së miri shtresat e mesme dhe njerëzit e thjeshtë. Do të fuqizojmë familjen, shoqërinë

Juli Pjetri

dhe shtetin. Do të krijojmë mundësi për individët e talentuar të zhvillojnë kapacitetet e tyre, intelektuale dhe artistike duke iu mundësuar shkollimin në shkollat më të mira botërore, duke iu ofruar mbështetje financiare me një plan të detajuar tashmë në programin politik të PLSHR për fuqizimin e Kombit Shqiptar. Zhvillimi ekonomik, ku përfshihen sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, bujqësia, industria, turizmi dhe marketingu janë në programin politik të kësaj partie. Zhvillimi social, shëndetësia, puna sociale (jo mëshirë sociale me 270 lekë në muaj) dhe edukimi janë në fokus të PLSHR. Jemi ne, të rinjtë, forca e ndryshimit, më e sinqerta, më e pastra dhe më e vërteta! Për më tepër: www.77news.al

Prodhimi i energjisë me panele diellore, shumë efikas!

E

nkeleda Hoxha, kandidate për deputete e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Dibrës zhvilloi takime me qytetarët e Tiranës, ku u diskutua rreth pikave kryesore të platformës politike dhe synimeve të saj për 4 vitet e ardhshme. Nga qytetarët më në fokus ishin zëvendësimi i ndihmës sociale me punë sociale, banesat sociale, fuqizimi i sipërmarrjeve Shqiptare, nxitja e prodhimit të energjisë me panele diellore, e cila do të ulte shpenzimet dhe do të rriste prodhimin, aplikimi i sistemit

Amerikan për sistemin e drejtësisë dhe kalimi nga Republikë Parlamentare në Republike Presidenciale, ku presidenti të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli, si dhe zgjedhja në pushtetin lokal të behet me votim të drejtpërdrejtë nga populli, për jo më shumë se 3 mandate 4 vjeçare. Në qendër të vëmendjes së tyre ishte fuqizimi i familjes Shqiptare, duke ndaluar me ligj abordin, ndalimin me ligj të fajdes dhe lypjes në rrugë. Për më tepër: www.77news.al

BT ITALIA B&S ofron vend pune Operator. Dërgoni CV në: info.ms@ids.al /www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Tel: +355 69 40 74 013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 14 MAJ 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lypja nga fëmijët, dëshmia e të miturit:

Prindërit më detyrojnë që të dal në rrugë!

Ministria e Punës

F

ëmijët janë qenie të pafajshme, janë të padjallëzuar dhe nuk dinë asgjë se sa e “egër” është bota në të cilën kanë ardhur. Prandaj është për t’u parë me kujdes shfrytëzimi, si dhe nxjerrja për të lypur e fëmijëve fare të vegjël, nëpër rrugë, në mbarë vendin. Nxjerrja e fëmijëve në rrugë në mënyrë të kundraligjshme dhe shfrytëzimi i tyre po vazhdon të mbetet fenomen shqetësues. Ata nuk shkojnë në shkollë dhe bëhen pre e dhunës dhe kriminalitetit që këto kohët e fundit është rritur në masë. Pavarësisht të dhënave institucionale, fëmijët romë të cilët dalin të lypin në rrugë, janë një realitet i dhimbshëm që e shohim

të gjithë. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, si qendër në shërbim të qytetarëve, konstaton shpesh shkelje të normave dhe të drejtave të fëmijëve. Ja se si u shpreh për gazetën “77 News” një i mitur në Tiranë që, detyrohet të lypë. Si quheni dhe nga vini? Unë quhem K. B. (emri i vërtetë disponohet në redaksi) dhe jam me origjinë nga Elbasani, por lindur dhe rritur në Tiranë. Çdo ditë lyp dhe luaj pranë Sheshit “Nënë Tereza”. Ne jemi shumë fëmijë dhe jetojmë në kushte të vështira ekonomike. Mami im quhet Mine, ndërsa babai quhet Landi. Babi mbledh hekura, ndërsa mamaja del

të lypë në rrugë bashkë me mua dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Pse del të lypësh në rrugë? Unë dal të lyp ku të më thotë mami, më shpesh dal në rrugën që të çon te sheshi “Nënë Tereza”, por sot ajo më tha që të dal të lyp këtu afër “Taivanit ”. Mua më falin shumë persona lekë, ca i harxhoj vetë, ndërsa të tjerat ia jap prindërve. Unë dua të dal të luaj me shokët e mi, por mami im nuk më lë aspak dhe më bërtet sa herë që më shikon duke u shoqëruar me moshatarët e mi. Ajo dëshiron që gjithë ditën vetëm të lyp për të mbledhur lekë sa më shumë. A keni shtëpi ? Unë bashkë me familjen time jetojmë në një barakë në Kombinat, në kushte çnjerëzore e pa asnjë mobilie. Jetojmë me ato që njerëzit na falin, por edhe qytetarët nuk kanë se çfarë të na japin, pasi janë shtuar shumë lypsat nëpër rrugët e Tiranës. Thirrja juaj për bashkinë dhe institucionet që përkujdesen për fëmijët romë? Unë i bëj kërkesë institucioneve kompetente që të na ndihmojnë me ndonjë banesë, sa për të futur kokën, pasi jemi në kushte të vështira dhe jeta në barakë po behët gjithnjë e më e vështirë. Pastaj as ndihma të tjera nuk marrim, vetëm çfarë na falin njerëzit, ato janë të ardhurat tona. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Profil 2009 ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: gjergji_besmir@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Distributori i Markave

• • • •

Avanglion PolarGlare Polarview Ozzie

Sunglasses, Reading Glasses and Optical Frames Import & Tregëti me Shumicë dhe Pakicë Syze Dielli & Optike Skelete Syzesh

Optical Frames • abOriginal • i2i Opticals • Avanglion

Pjesë e Grupit Einar Group www.einargroup.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 14 MAJ 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të krijohen më shumë mundësi për investigimin, faktimin dhe denoncimin publik të korrupsionit!

X

hiljola Toshkollari, si përfaqësuese e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re bëri të mundur prezantimin e platformës politike dhe synimeve të kësaj partie tek qytetarë të shumtë. Në takimin e radhës u theksua fuqizimi i Shtetit dhe Kombit Shqiptar kundër korrupsionit. Zotëria vlerësoi si shumë të rëndësishëm, investimin nga ana e Qeverisë Shqiptare për fuqizimin e 50 mediave, apo organizatave, për realizimin e një emisioni ku të bëhet i mundur investigimi, faktimi dhe denoncimi publik i korrupsionit. Këto media do të ishin armë të fuqishme në eliminimin e korrupsionit. Për më tepër: www.77news.al

Si të keni kujtesë të fortë!

D

oni të kujtoni një emër apo numër telefoni, por nuk ju vjen ndërmend? Jeni nisur për në treg dhe keni harruar çfarë të blini? Tashmë ekspertët kanë gjetur një mënyrë mjaft efikase për të rikujtuar, duke shmangur thirrjen në telefon të mamit, apo shoqes. Mjafton të bëni grusht dorën tuaj të majtë dhe ta shtrëngoni atë fort. Po kur përpiqeni të mësoni një listë përmendësh? Në ndihmë ju vjen dora e djathtë këtë herë. Bëjeni grusht dhe shtrëngojeni fort përpara se të nisni të mësoni listën e gjatë. Studimet tregojnë se lëvizjet aktivizojnë rajonet e

trurit kyç për ruajtjen dhe rikthimin e kujtimeve. Hulumtuesit amerikanë në studim, morën vullnetarët të cilëve u dhanë një top gome dhe iu kërkua ta shtrydhnin atë sa më shumë të jetë e mundur para se të përpiqeshin për të mësuar përmendësh një listë prej 72 fjalësh. Ata të cilët shtrydhën me dorën e tyre të majtë, iu kujtuan më të shumtat e fjalëve. Studiuesi Dr Ruth tha: “Gjetjet sugjerojnë se lëvizjet e thjeshta trupore, duke ndryshuar mënyrën e përkohshme të funksionit të trurit, mund të përmirësojë kujtesën”. www.banka-ideve.com

Kafe Regina ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: regina@kresha-al.com / Për më tepër: www.njoftime.com Prenotime për gëzime familjare! Bar-Restorant

VLLAZNIA

Adresa: Rruga Nacionale Fushë Krujë - Shkodër Cel: +355 68 20 61 725 +355 68 22 09 774

Lëvizja

Ju mirëpresim!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 14 MAJ 2013

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Presidenti Gyl: Turqia e hapur për burimet energjike të Mesdheut Lindor!

Abdullah Gyl

T

77 NEWS

urqia është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi për përpunimin e burimeve energjetike që do të nxirren në Mesdheun Lindor, tha Presidenti Abdullah Gyl në fjalën përshëndetëse të punimeve të Konferencës së Energjisë dhe Klimës në Stamboll. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti turk bëri deklarata të rëndësishme, duke thënë se Turqia nuk do të mjaftohet me të qenit një vend transit në energji. Presidenti Gyl i kushtoi vend edhe punimeve për eksplorimin e naftës dhe gazit natyror në Mesdhe. Turqia është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi për përpunimin e burimeve energjetike që do të nxirren në Mesdheun Lindor, cilësoi Gyl. Projektet e pjesës greke të Qipros për të zotëruar e

vetme burimet përreth ishullit, ti nxjerrë, shfrytëzojë dhe eksportojë ato e vetme, nuk janë shumë të arsyeshme, u shpreh Gyl, duke theksuar se këto qasje janë me shumë risk. Burimet përreth ishullit në të njëjtën kohë janë burime natyrore, tek të cilat kanë të drejtë edhe njerëzit që jetojnë në Republikën Turke të Qipros së Veriut, shtoi ai. Presidenti Gyl shprehu kënaqësinë që ndjen nga punimet që bëhen në Turqi në fushën e energjisë bërthamore. Për çështjen e energjisë Gyl kritikoi edhe Bashkimin Europian duke thënë se mos hapja për negociata e kapitullit të energjisë nuk tregon gjë tjetër veçse dritëshkurtësinë strategjike të BE-së. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

Turqi-Jordani ndajnë të njëjtin mendim për Sirinë! Turqia dhe Jordania, dy vendet fqinje të Sirisë, demonstrojnë qëndrim të përbashkët ndaj krizës në këtë vend, ato mendojnë se elementët e regjimit që i kanë lyer duart me gjak nuk kanë vend në qeverisjen e tranzicionit dhe në të ardhmen e Sirisë. Në takimet e Davutogllusë, i cili u takua edhe me homologun Nasir Xhude, u vlerësuan situatat e fundit në Siri dhe premisa që është krijuar për një zgjidhje politike të krizës në këtë vend. U vlerësua konsensusi i arritur gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri në Moskë për mbajtjen e një konference të re ndërkombëtare për Sirinë dhe u konfirmua që Turqia me Jordaninë kanë pikëpamje të ngjashme në lidhje me këtë çështje. Në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar në Gjenevë për Sirinë, ishte marrë vendimi për krijimin e qeverisë së përkohshme në Siri, të bazuar në vullnetin reciprok dhe të pajisur me kompetenca të plota në çdo fushë. Turqia me Jordaninë, si dy vende fqinje të Sirisë janë ende në konsensus të plotë në pikat e arritura deri më tani. Të dyja vendet mendojnë se elementët dhe strukturat e regjimit që i kanë lyer duart me gjak nuk kanë vend në qeverisjen e përkohshme, apo në të ardhmen e Sirisë. Gjatë kontakteve të Davutogllusë në Jordani, u vlerësua edhe procesi i paqes në Lindje të Mesme, në veçanti u theksua pritshmëria për realizimin sa më shpejtë që të jetë e mundur e pajtimit të grupeve palestineze. Për më tepër: www.77news.al

AlbaPunësim ofron vend pune Menaxher Marketingu. Dërgoni CV në: www.albapunesim.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Bëjeni Ndryshimin e Madh! Çdo regjistrim në SH.L.U.P. Vitrina në secilin prej Fakulteteve:

420 € / 1 vit ose 1200 € / 3 vite Pa asnjë detyrim tjetër!

Deri më 15 Maj

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E MARTË, 14 MAJ 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mira Përlala:

Politika shqiptare ka nevojë për qasje pozitive!

Z

onja Mira Përlala ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria e Re në Fokus”, një emision që transmetohet në tv online 77News. Znj. Përlala kandidate për deputete në listën e qarkut të Tiranës për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, ndau me teleshikuesit dhe me lexuesit e gazetës "77 News" pikëpamjet e saj për politikën dhe arsyet që e bënë atë pjesë të PLSHR. Me profesion punonjëse sociale, me një karrierë akademike në mësimdhënie, në lëndët e Shkencave Sociale, znj. Përlala është një nga emrat më interesantë në këtë listë kandidatësh. Ajo drejton “Qendrën e Mendimit Pozitiv” pranë PLSHR, prej më shumë se një viti, një qendër që promovon mendimin pozitiv, jo vetëm si qasje në jetën e individit, por dhe si një qasje

politike. E pyetur nëse politika shqiptare ka nevojë për këtë qasje pozitive, znj. Përlala shprehet: “Po ka shumë nevojë. Po t’i kishim parë sfidat tona të përbashkëta pozitivisht, tranzicioni nuk do ishte kaq i gjatë duke kaluar në një stërtranzicion, por të gjithë do të kishim punuar për më të mirën dhe do ishim fokusuar tek anët pozitive të zhvillimit”. Sipas saj, edhe një kundërshtar politik mund ta shohësh pozitivisht, nëse politika do të kishte në vëmendje çfarë duhet bërë më mirë dhe të vlerësojmë anët e mira dhe vlerat e kundërshtarit politik. Znj. Përlala tha se ajo çfarë e kishte sjellë pranë Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ishin pikëpamjet e kësaj partie dhe platforma politike e saj. Duke folur për dimensionin social të kësaj plat-

forme, pikë të cilën zonja Përlala e kishte më shumë për zemër, ajo tha se PLSHR ofron mbështetje për shtresat në nevojë dhe kjo është një vlerë e madhe, për një parti politike. Gjithashtu ajo u fokusua tek një nga pikat e platformës që është “Fuqizimi i familjes shqiptare”, duke thënë se është e nevojshme që politika të kthejë sytë nga familja, si baza e një shoqërie të shëndetshme. Në këtë aspekt zonja Përlala theksoi se, PLSHR në synimet e saj i kushton një vëmendje të madhe familjes, fuqizimit të saj, ekonomik dhe moral.“Ne kemi synimet tona si parti, jo premtimet, por synimet dhe një ndër to është dhe ndihma për fuqizimin e familjeve, veçanërisht familjeve të reja të sapokrijuara”. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news