Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 10.05.2013 VITI II - NR.430 ...>>fq.3 ...>>fq.2

Kryeministri Berisha: Do të rrisim rrogat e pensionet, sipas projekteve që kemi dhe jo sipas qëllimit elektoral! MENDIMI POZITIV

Çelësi i krijimit të Qëllimshëm!

Q

ëllimi i Procesit të Segmentimit Qendra e është të identifikojë në Mendimit Pozitiv mënyrë të qartë atë që ju doni në mënyrë që ju qëllimisht të filloni të vendosni tërheqjen për atë që ju kërkoni. Ky është çelësi i krijimit të qëllimshëm: Shikojeni... >> VIJON NË FAQEN 2

Trajnimi i kandidatëve të PLSHR, Edmond Vlashaj: Sfida jonë, të fitojmë 12 deputet në mbarë vendin!.fq.2 PLSHR, program të qartë për zhvillimin e vendit!.fq.4 Ndarja e re territoriale, do të ulte koston e shërbimit për publikun!.....................................fq.4 QDS, apel Ministrit të Shëndetësisë: Projekti për fëmijët me sindromën Down, i paakredituar!.fq.5 Presidenti Abdullah Gyl: Brukseli të respektoj marrëveshjet!......................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E PREMTE, 10 MAJ 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryetari i PLSHR trajnon kandidaturat e të gjitha qarqeve, Edmond Vlashaj:

Sfida jonë është që të fitojmë 12 deputet në mbarë vendin!

D

itën e mërkurë, më 8 maj 2013, kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj zhvilloi një trajnim me kandidaturat për deputetë të kësaj force politike për 12 qarqet e vendit. Pasi përgëzoi për punën e bërë në terren dhe për intensifikimin e kontakteve me qytetarët, duke popullarizuar platformën dhe synimet, kreu i PLSHR, z.Vlashaj tha: - “Projekti i Shqipërisë së Re, do të jetë fitues në këto zgjedhje sepse kemi

një ekip të ri, unik, kompakt, energjik dhe dinamik, si dhe të pakrahasueshëm për nga vlerat që mbart. Do të jetë fitues ky projekt sepse kauza jonë për "Drejtësi dhe Zhvillim" është kauza që i intereson çdo shqiptari dhe çdo familjeje shqiptare. Projekti i Shqipërisë së Re do të jetë fitues në këto zgjedhje, sepse kemi platformën politike dhe synimet tona më afër nevojave të përditshme të njerëzve të thjeshtë, të të rinjve, si dhe të sipërma-

rrësve. Ne do të fitojmë 12 Deputetë në të gjitha qarqet e Shqipërisë, sepse puna jonë e përditshme masive dhe voluminoze në terren, në komunikim me njerëzit, gërshetuar dhe me strategjinë tonë të zgjuar, të përshkallëzuar, e të detajuar deri në imtësinë më të padukshme, do të sjellë rezultatet e parashikuara prej nesh në mënyrë automatike dhe të natyrshme”. Për më tepër: www.77news.al

tuaja atë që doni. Megjithatë, arsyeja që segmentimet janë kaq efektive është se ju mallëngjeheni dhe bëheni konfuz, edhe pse jashtë ka kaq shumë gjëra që ju duhet t’i merrni në konsideratë e të gjitha në të njëjtën kohë. Vlera e ndarjes segment më segment, është se ju nuk mundoheni të tretni kaq shumë në të njëjtën kohë. Ju thoni, “Çfarë është ajo që unë dua tani”? Nëse ju doni shumë gjëra në të njëjtën kohë, do të shtohet konfuzioni, por, nëse ju fokusoheni në specifikat e asaj që doni në një moment të caktuar, ju sillni qartësi dhe fuqi në krijimin tuaj dhe si pasojë edhe shpejtësi. Ky është qëllimi i Segmentmit: t’ju ndalojë, momentin që ju hyni në një segment të ri dhe të identifikojë atë që ju doni më shumë dhe që ju t’i kushtoni vëmendjen tuaj asaj (dhe si pasojë të tërhiqni dhe fuqinë drejt saj).

Disa prej jush fokusohen në disa segmente të eksperiencave gjatë ditës së tyre. Por ka shumë pak prej jush që fokusohen për pjesën më të madhe të ditës. Kështu një identifikim i segmenteve dhe një qëllim për t’i ndarë kush është më i rëndësishmi prej këtyre segmenteve, do t’ju vërë juve në pozicionin për të qenë tërheqës magnetik, apo krijues të qëllimshëm, të secilit prej segmenteve gjatë gjithë ditës tuaj. Jo vetëm që ju do ta kuptoni se do të jeni më produktiv, por do ta kuptoni që do të jeni edhe më të lumtur, sepse kur ju e bëni me qëllim, ju lejoni realizimin e tyre. Ju jeni Qenie që kërkoni të rriteni dhe kur ju ecni përpara, ju ndjeheni më të lumtur. Kur ju jeni në gjendje të plogësht, ju nuk ndjeheni të lumtur. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 veten si magnet, që tërhiqni tek vetja mënyrën si ndjeheni në çdo moment të kohës. Kur ju ndjeheni të qartë dhe në kontroll, ju do të tërhiqni rrethana qartësie; kur ju ndjeheni të lumtur, ju do të tërhiqni rrethana lumturie; kur ju ndjeheni të shëndetshëm, ju do tërhiqni rrethana të shëndetshme; kur ju ndjeheni të begatë, ju do të tërhiqni rrethana të begata; kur ju ndjeheni të dashuruar, ju do tërhiqni rrethana të dashuruara. Mënyra se si ndjeheni ju, faktikisht është dhe pika juaj e tërheqjes. Kështu, vlera e Procesit të Segmentimit është për t’ju inkurajuar juve disa herë gjatë ditës për të thënë, “Kjo është ajo që dua unë, nga kjo periudhë e eksperiencës së jetës time. E dua dhe e pres atë që të ndodhë”. Kur ju thoni këto fjalë të fuqishme, ju bëheni ajo që ne quajmë Sitë Selektive. Ju tërhiqni në eksperiencat Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 10 MAJ 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha: Do të rrisim rrogat e pensionet, sipas projekteve që kemi dhe jo sipas qëllimit elektoral!

N

ga mbledhja e qeverisë kryeministri Berisha tha se, kabineti që ai drejton ka rritur rrogat dhe pensionet çdo vit edhe atëherë kur nuk ka pasur zgjedhje, pasi kjo tha Berisha, është politike konstante e qeverisë që ai drejton. Duke siguruar se edhe vitet në vijim rritja e rrogave do të jetë pjesë e

pandashme e politikave qeverisëse Berisha tha se, kjo nuk duhet të cilësohet si rritje elektorale. "Rritja e pagave dhe pensioneve do realizohet sipas projekteve që kemi dhe jo sipas qëllimit elektoral. Ne kemi rritur rroga dhe pensione dhe atëherë kur nuk ka patur zgjedhje. Rritja e pagave dhe pensio-

neve është rritje konstante, ajo do ndodhë çdo vit, për sa kohë shqiptarët do votojnë PD dhe qeverinë e saj. Ne qëndrojmë pas zotimeve tona", - tha Berisha. Në këtë linjë Kryeministri deklaroi se me nisjen zyrtare të fushatës elektorale, duhet të hyjë në fuqi urdhri që ndalon administratën të përdorë mjetet publike në fushatë. Berisha tha se Kryeministri, ministrat, apo çdo qeveritar vendor dhe zyrtar, nuk do të përdorë mjetet publike për fushatë elektorale, pasi ky është standardi që kemi vendosur ne, theksoi ai. Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri tha se, u miratua kredia 64 milionë dollar për bulevardin e Tiranës, i cili do të transformojë kryeqytetin me sipërfaqe të gjelbra dhe ndërtesa moderne. Sipas kreut të qeverisë, nga kjo kredi përfiton lumi i Tiranës, i cili do të ketë një sistemim pas të cilit lumi do të shndërrohet në një zonë me përdorim të shumëllojshëm. Për më tepër: www.77news.al

Fyle: Nëse realizohen përpjekjet e domosdoshme, BE do të jetë e hapur për Ballkanin!

K

omisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, në deklaratën e tij në Ditën e Evropës, thekson se perspektiva e integrimit Evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet në rajon, por kjo sipas tij kërkon përcaktim dhe përpjekje të vërteta. Në këtë deklaratë për Ditën e Evropës, Fyle kërkon që liderët të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë evropiane. “Tani është një moment i rëndësishme për Evropën, momenti t’ia rikujtojmë vetes se

çfarë është projekti Evropian dhe se çfarë duhet bërë që të jemi pjesë e tij. Para më shumë se 60 vitesh Robert Schuman e shprehu vizionin e tij për një Union sa më të afërt të kombeve evropiane. Ne ende edhe sot jemi duke e shtyrë përpara këtë ide. Kroacia së shpejti do të bëhet anëtari i 28-të. Kjo tregon se vizioni i Schumanit vazhdon të inspirojë dhe fuqizojë stabilitetin dhe progresin e Evropës”, - thekson ai. Sipas komisionerit Fyle, hyrja e Kroa-

cisë i shton një vrull zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo dërgon një sinjal të fuqishëm për tërë rajonin se çfarë mund të arrihet nëse i bëni përpjekjet e domosdoshme. Rezultate inkurajuese ka edhe në disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor: Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë arritur një marrëveshje historike, ndërsa Mali i Zi është duke ecur përpara në procesin e aderimit. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Kompania Brunes ofron vend pune Menaxhere Shitjesh. Dërgoni CV në: humanresources@brunes.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ri a ja S h qip ë

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 10 MAJ 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, synime dhe program të qartë për zhvillimin e vendit!

K

andidatja për deputete për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Durrësit Hëna Paja, realizoi disa takime me qytetarët e rrethit të Krujës, ku u shpalosën të gjitha idetë dhe synimet e PLSHR. Gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth të gjitha pikave që përmban kjo platformë politike, më konkretisht përkrahja e bizneseve dhe taksimi i tyre mbi fitimin. PLSHR është pro qerase tatimore, pasi ky taksim është më i drejtë dhe më transparent. Kjo platformë politike ka gjetur mbështetjen e qytetarëve pasi pikat e saj janë të lidhura ngushtë me zgjidhjen e problematikave që i shqetësojnë ato, si dhe ka ide të qarta për realizimin e këtij programi. Për më tepër: www.77news.al

Ndarja e re territoriale sipas PLSHR, do të ulte koston e shërbimit për publikun!

P

rezantimi i platformës politike të PLSHR po bëhet i mundur në të gjitha qarqet dhe qytetet e vendit. Këtë radhë përfaqësuesja e saj Albana Kolziu, bëri të mundur prezantimin e platformës me një qytetare nga Laçi. Ajo u njoh me të gjitha pikat, idetë, iniciativat dhe synimet që ka në fokus PLSHR. Qytetarja u ndal për një diskutim më të hollësishëm, në një prej pikave, që është ndarja e re territoriale. Ajo theksoi se, përfshirja e komunave periferike që janë bashkuar nëpërmjet ndërtimeve me qytetet në një njësi të vetme administrative, siç janë bashkitë, do të ulte koston e ofrimit të shërbimeve për publikun. Për më tepër: www.77news.al Remax Unlimited ofron vend pune Ekspert Imobiliar. Dërgoni CV në: info@remaxunlimited.al /www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 10 MAJ 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

QDS, apel Ministrit të Shëndetësisë:

Projekti për fëmijët me sindromën Down, i paakredituar!

N

ë lidhje me skandalin ku dy pjesëtaret e një projekti (K.C dhe A.L emrat e tyre disponohen në redaksi) anëtare të Qendrës së Studimeve Infermierore "Nightingale" dhe Studio Logopedie, të cilët përdorin për trajnimin e studentëve, për qëllime regjistrimesh, foton e një fëmije me sindromën down, (pa ruajtur anonimatin) duke e bërë publik në faqet e profilit në Fb, po publikojmë fakte të reja që vërtetojnë se ky projekt kryet në kundërshtim me ligjin. Madje jo vetëm kaq, por fotot e fëmijës me sindromën Down vazhdojnë të jenë publike në faqet e profilit të qendrës, për efekt të publiciteti të këtij projekti. Ky i fundit, do të zhvillohet në datë 11.05.2013 në kundërshtim me ligjin edhe pse i pa akredituar nga organi kompetent në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Në

fakt, sipas udhëzuesit të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, akreditimi duhet të kryhej madje dhe të shpallej 30 ditë para zhvillimit të aktivitetit. Nga ana tjetër, në kundërshtim me rregullat në faqet respektive të këtyre dy qendrave thuhej se, trajnimi është në proces akreditimi (dy ditë para zhvillimit të projektit) Trajnimi i paakredituar “Të dashur studentë, ish studentë, kolegë të ardhshëm. Ju njoftojmë se trajnimi “Strategji dhe metoda për të ndihmuar fëmijët me sindromën down” është në proces akreditimi nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Për këtë arsye regjistrimet vazhdojnë edhe nesër, duke ju dhënë mundësi të gjithëve ju që keni dëshirë dhe vullnet të rriteni personalisht dhe mbi të gjitha…të jeni nismëtarë dhe udhëtarë të

misionit…”ejani të keni një mik për kokë – fëmijën me sindromën down… Ju mirëpresim!” (publikuar dy ditë para zhvillimit të projektit) Legjislacioni Nga investigimet e gazetarëve dhe juristëve të Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet rezulton se, të gjithë ofruesit e aktiviteteve të edukimit në vazhdim duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit pranë QKEV-së, jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zhvillimit të aktivitetit. Për shembull, për aktivitetin që planifikohet të zhvillohet në datën 10 maj, aplikimi duhet të bëhet brenda datës 25 mars. QKEV-ja kryen procesin e vlerësimit të aktivitetit dhe vendos për akreditimin, ose jo të tij, brenda 30 ditëve nga data e aplikimit. Për shembull, nëse aplikimi është kryer në datën 25 mars, vendimi për akreditimin merret dhe shpallet jo më vonë se data 25 prill. Ndërkohë, ky projekt edhe sipas publikimeve, rezulton të jetë i paakredituar dhe do të zhvillohet si i tillë, pra në kundërshtim me rregullat e këtij institucioni publik. Ndërkohë, janë vënë në dijeni titullarë të institucioneve kompetente në lidhje me këtë çështje, që cënon interesat e fëmijëve me sindromën down. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Balkan Trans Albania ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: r.xhillari@balkan-trans.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Distributori i Markave

• • • •

Avanglion PolarGlare Polarview Ozzie

Sunglasses, Reading Glasses and Optical Frames Import & Tregëti me Shumicë dhe Pakicë Syze Dielli & Optike Skelete Syzesh

Optical Frames • abOriginal • i2i Opticals • Avanglion

Pjesë e Grupit Einar Group www.einargroup.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 10 MAJ 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetarët japin përkrahje për PLSHR, për ndërtimin e Shqipërisë së Re, të Zhvilluar dhe të Begatë!

P

ërfaqësuesja e PLSHR, njëkohësisht edhe kandidatja për Deputete për qarkun e Lezhës Dezdemona Porja, vijon në serinë e takimeve prezantuese të kësaj force politike, me qytetarë të ndryshëm të Tiranës. Në takimin e radhës u shpalosën me detaje pikat e platformës politike, propozimet dhe synimet e PLSHR për zhvillimin e shtetit shqiptar, në fusha të ndryshme. Eleminimi i korrupsionit, fuqizimi i institucioneve arsimore, si dhe fuqizimi i familjeve shqiptare, ishin pikat më kryesore, tek të cilat u kushtua vëmendje maksimale. Qytetarët ofruan përkrahjen e tyre, duke u shprehur se janë gati të angazhohen për të dhënë kontributin e tyre, në dobi të ecurisë për Shqipërinë e Re, të Zhvilluar dhe të Begatë. Për më tepër: www.77news.al

Zbulohet harta ilire 2 200-vjeçare!

S

ipas arkeologëve, kjo hartë është dëshmia më e qartë se në Ilirinë e Lashtë kanë ekzistuar harta zodiake dhe shkenca e shenjave zodiake ka qenë prezente në Evropë. Në Kroaci është zbuluar harta më e vjetër në botë. Harta në fjalë i përket 2 200 viteve përpara. Kjo hartë, që është zbuluar nga një ekip arkeologësh besohet t’u përkiste ilirëve të lashtë dhe dyshohet se është harta më e madhe që vjen nga lashtësia.

Sipas arkeologëve, kjo hartë është dëshmia më e qartë, se në Ilirinë e Lashtë kanë ekzistuar harta zodiake dhe shkenca e shenjave zodiake ka qenë prezente në Evropë, transmetojnë mediat në Shqipëri. Zoologjia dhe shkenca që ka të bëjë me shenjat e horoskopit është zbuluar për herë të parë në Babiloni, në vitet 2 400 para erës së re, por më vonë u përhap në të gjithë pjesën e Egjeut. www.banka-ideve.com

Teleperformance Albania ofron vend pune Recepsioniste. Dërgoni CV në: reclutamento@teleperformance.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 10 MAJ 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Presidenti Abdullah Gyl: Brukseli të respektoj marrëveshjet!

Abdullah Gyl

P

77 NEWS

residenti Abdullah Gyl në mesazhin që publikoi me rastin e 9 Majit - Dita e Evropës - në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian tha se, “përmbyllja e përpjekjeve tona ka lidhje të ngushtë me besnikërinë e Bashkimit Evropian ndaj parimit ‘Marrëveshjet Respektohen’. Në mesazhin e tij Presidenti Gyl u ndal në procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se “përmbyllja e përpjekjeve tona ka lidhje të ngushtë me besnikërinë e Bashkimit Evropian, ndaj parimit ‘Marrëveshjet Respektohen’. “Procesin e anëtarësimit në BE për rreth 15 vite me radhë vazhdojmë ta ndjekim me vendosmëri, në kuadër të një programi të gjithanshëm reformash. Efekti i këtyre reformave për një kohë të gjatë ndjehet dhe vihet re si në ekonomi,

ashtu edhe në jetën shoqërore, duke i hapur rrugën ndërtimit të një Turqie më demokratike, më të begatë dhe më të fuqishme”, shprehet kreu i shtetit turk në mesazhin e tij. Në deklaratën e lëshuar nga Presidenca turke nënvizohet se Bashkimi Evropian çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij, përveçse me vendet anëtare, duhet ti trajtojnë edhe me vendet kandidate që vazhdojnë procesin e bisedimeve, siç është Turqia. “Me këto mendime evokojmë me respekt të gjithë ata që kanë kontribuar në integrimin evropian; me këtë rast uroj edhe një herë përzemërsisht të gjithë evropianët, në veçanti qytetarët tanë që jetojnë në Evropë, për 9 Majin, Ditën e Evropës, me urimin për fuqizimin edhe më shumë të projektit të Bashkimit Evropian”, vijon Presidenti Gyl. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

Gratë turke do t’i shesin punimet e dorës me një SMS! Me anë të projektit “Gruaja e Para”, realizuar nga Ministria për Familjen dhe Politikat Sociale në bashkëpunim me kompaninë celulare Vodafone, gratë do të kenë mundësi që prodhimet e tyre të dorës ti nxjerrin në vitrinën e internetit, vetëm me një SMS me fotografi. Shumë gra erdhën në Ankara nga 81 provinca të Turqisë, në kuadër të projektit “Önce Kadın” (Gruaja e Para) për t’u prezantuar kryeqytetasve punimet e tyre të dorës, njëra më e bukur se tjetra. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe bashkëshortja e Kryeministrit Erdogan, Emine Erdogan. Në fjalën e rastit ajo rikujtoi ditën e nënave që po afron dhe foli për procesin e zgjidhjes, që vazhdon me qëllim për ti dhënë fund terrorit. “Kam bindjen se Dita e Nënave 2013 do të jetë një ditë ku do të buzëqeshin të gjitha nënat. I ftoj të gjithë që të kontribuojnë në këtë proces. Na kishte marrë me të vërtetë malli për festimin e një dite të tillë nënash”, - u shpreh Emine Erdogan. Në aktivitet morën pjesë gjithashtu edhe Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Binali Jëlldërëm, Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan dhe Ministrja për Familjen dhe Politikat Sociale, Fatma Shahin. Gjatë vizitës në ekspozitë Emine Erdogan iu bë dhuratë një pikturë e punuar në vaj, ku ajo është pikturuar së bashku me nënën e saj. Për më tepër: www.77news.al

Europa Expres ofron vend pune Agjente Reklame. Kontaktoni në Tel. : 0695454357 / Për më tepër: www.njoftime.com

Bëjeni Ndryshimin e Madh!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 170 euro të gjitha të përfshira.

Deri më 15 Maj

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 10 MAJ 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

12 synimet e PLSHR për Shqipërinë e Re, në katër vitet e ardhshme!

N

ë numrin e djeshëm të 77 News kemi publikuar 2 prej synimeve të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), ndërsa në numrin e sotëm po botojmë 3 synime të tjera të cilat plotësojnë paketën e kësaj force politike prej 12 pikash. Ky dokument, së bashku me platformën politike, është bërë mjaft i njohur në të gjithë vendin, nëpërmjet përfaqësuesve, veprimtarive dhe simpatizantëve të PLSHR. 10) Krijimi i një partneriteti solid me institucionet fetare komunitare, dhe shndërrimi i këtyre institucioneve në partnerë dhe faktorë të fuqishëm socialë dhe edukues me vlerë dhe rëndësi të çmueshme në komunitetet tona në fshatra dhe qytete. Kthimi i menjëhershëm dhe pa asnjë kusht i pronave, komuniteteve fetare. Çdo kosto sociale në këtë proces

duhet ta marrë përsipër shtetit për ta zgjidhur. Marrja përsipër prej shtetit të pagimit të pagave mujore të Imamëve dhe Priftërinjve, në çdo fshat dhe qytet, duke i konsideruar ata si punonjës socialë. Ky investim social në shoqërinë tonë do të sillte minimizimin e theksuar të kriminalitetit dhe dhunës nga familja, në rrugë e në mbarë shoqërinë tonë. 11) Shteti ynë është shtet Laik, por përfshirja e një lënde mësimore me zgjedhje, apo sipas preferencës personale në shkollat tona mbi Mësim-Besimin, veçse do ta pasuronte dijen dhe qasjen e çdokujt për të qenë më tolerant dhe më paqësor me familjen, me njerëzit përreth e më tej me gjithë shoqërinë. 12) Krijimi i Qendrave Administrative në çdo qytet, qoftë edhe në hyrjet e Qyte-

teve të vendosen në një territor të ri të gjitha zyrat e mundshme, pa shumë salltanete, thjeshtë, qoftë edhe me kapanone një katërshe, apo dykatëshe, të gjitha zyrat e mundshme të administratës. Në mënyrë që qytetari kur të vijë në këtë qendër të gjejë çdo shërbim të mundshëm, pa u sorollatur, (sikurse ndodh për tregti te qendrat tregtare. Lekët për investimin e këtyre godinave do të gjendeshin shumë shpejt prej shitjes së godinave ekzistuese që nuk përmbushin as në minimum funksionet e këtyre institucioneve). Nëpërmjet përqendrimit të administratës në një qendër të vetme administrative, ne do të kishim më pak shpenzime dhe më shumë kontroll dhe verifikueshmëri të punëve të përditshme të punonjësve të administratës. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news