Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 16.04.2013 VITI II - NR.406

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2 ...>>fq.2

Enerida Hoxha: Qytetarët, veçanërisht të rinjtë gjejnë shumë nga vetja dhe kërkesat e tyre, tek projekti politik i PLSHR! MENDIMI POZITIV

Bëni atë që ju dini më mirë! Qendra e Mendimit Pozitiv

J

etoni jetën tuaj: Ju nuk mund të jetoni të lumtur, nëse nuk keni besim dhe fuqi mendore. Vendosni se çfarë doni të bëni me jetën tuaj dhe pastaj dilni dhe bëjeni atë! Të

ëndërroni jetën që ju doni >> VIJON NË FAQEN 2

Vilma Kërçiku: Të votosh apo të mos votosh, kjo është çështja!...................fq.4 Lisana Subashi: Përfshirja e të rinjve në të gjitha nivelet e administratës!.....................fq.4 Irin Preçi: Xhaxhai nuk përfiton pension!.............fq.5 Turqia mbështet fuqimisht zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare me rrugë paqësore!..fq.7 Edmond Vlashaj: E duam Shqipërinë e Re, plot Solidaritet, pa Korrupsion, të Zhvilluar e të Begatë!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E MARTË, 16 PRILL 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Enerida Hoxha: Qytetarët, veçanërisht të rinjtë gjejnë shumë nga vetja dhe kërkesat e tyre, tek projekti politik i PLSHR!

G

azetari Artur Nura në kuadër të emisionit "Shqipëria e Re në Fokus” që prezanton drejtuesit dhe veprimtaritë e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) tashmë vazhdon edicionin special të këtij emisioni televiziv me kandidatët për deputet të kësaj force politike për në parlamentin e pas 23 qershorit. E ftuar këtë radhë ishte znj. Enerida Hoxha, e lindur në Pogradec ku kish kryer arsimin tetë vjeçar dhe të mesëm për tu transferuar në Elbasan me arsimin e lartë për Psikologji dhe më tej Masterin në Tiranë për të njëjtën fushë studimi. Si politikë-bërëse, znj. Hoxha kandidohej jo rastësisht në qarkun e Korçës ku përveç të tjerash ka një aktivitet të gjerë edhe në kuadër të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Hoxha, një psikologe profesioniste që në kuadër të PLSHR është kandidate për deputete në parlamentin e pas 23 qershorit, tha se e kish menduar gjithmonë të merrej me politikë,

por që deri para pak kohësh nuk kish parë asnjë projekt-program politik që ta bënte atë për hedhjen e këtij hapi serioz në jetën e çdokujt! “Unë jam një e re, si shumica jonë dhe kam shumë pakënaqësi me çfarë ndodh me politikë-bërjen shqiptare në këto 22 vite të demokracisë shqiptare. Kam kërkuar me veten dhe miqtë ndryshim. Kemi kërkuar të kontribuojmë në vetën e parë për ndryshimin e kësaj fotografie politike që nuk na ka pëlqyer! Pas njohjes me programin dhe platformën politike të PLSHR kam gjetur shumë nga vetja dhe kërkesat e mia për vendin tonë. Tashmë jam pjesë e saj dhe ndihem mirë dhe e vlerësuar”, thotë Hoxha duke shtuar se një mundësi të tillë e kërkojnë të gjithë qytetarët e Pogradecit dhe Korçës ku ajo është kandiduar dhe se ndaj i ftonte ata/ato të jenë pjesë e kësaj partie politike dhe këtë apel po e bënte duke qenë e sigurt që qytetarët që do votonin do të gjenin shumë nga vetja në

këtë projekt politik. Hoxha si politikë-bërëse e re edhe në moshë, për shkak të profesionit të saj dhe po ashtu karakterit personal, shtoi se e gjente vetëm shumë mirë në projektin politik të PLSHR veçanërisht në prioritetin e saj politik: Rininë dhe se, sipas saj Rinia shqiptare ka nevojë për mbështetje politike, por më shumë ka Shqipëria nevojë për të. “Është e papranueshme që kemi shumë individë që zënë një vend pune në administratë dhe nuk dëshirojnë ta lëshojnë kurrë atë! Kjo është e padrejtë ndaj qytetarëve që kërkojnë shërbime efiçente dhe ky dimension nuk është pozitiv as për vetë administratën, si në nivel lokal ashtu edhe qendror! Të rinjtë e shumtë të diplomuar në fakultetet tona dhe në Europë, enden në mënyrë të padrejtë për një vend pune dhe ata akumulojnë shume energji dhe kreativitet pozitiv, ndaj duhet menduar që shteti ta përdor këtë burimin të jashtëzakonshëm në më të mirën e tij”, tha Hoxha duke ju referuar platformës politike të PLSHR e cila parashikon një limit moshe për punësimin në Administratë dhe freskimin këtij instrumenti shumë të rëndësishëm shtetëror me të rinjtë. Në mbyllje të emisionit znj. Enerida Hoxha tha se ajo vetë personalisht tashmë që ndihej politikë-bërëse në praktikë, në kontakte direkte me njerëzit dhe duke provuar një eksperiencë të shkëlqyer besonte se ky projekt do të votohej nga qytetarët e Korçës dhe Pogradecit, sepse qytetarët, veçanërisht të rinjtë do gjenin në alternativën e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, shumë nga vetja dhe e ardhmja e duhur për Shqipërinë e Re pa Korrupsion dhe me Solidaritet. Për më tepër: www.77news.al

të doni dikë, në qoftë se ai/ajo është negativ ndaj jush apo ëndrrave tuaja, ju me të vërtetë duhet të përpiqeni të kufizoni ekspozimin tuaj ndaj tyre. Kushtoni vëmendje gjërave të tilla si, ushtrime, dieta dhe gjumi: Nëse dëshironi të keni një mendje të shëndoshë, kujdesuni për trupat tuaja, prandaj sigurohuni që të hani shëndetshëm, të bëni ushtrime të rregullta, dhe të flini mjaftueshëm. Krijoni lumturinë tuaj: Kjo është një gjë që ju duhet ta bëni për veten tuaj. Ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj, ashtu si unë jam

përgjegjës për lumturinë time. Seriozisht, nëse ju nuk jeni të lumtur, atëherë edhe shëndeti juaj mendor do të vuajë. Kuptoni se çfarë ju bën të lumtur dhe filloni punoni rreth saj. Gjeni një hobi që ju bën të lumtur: Ju nuk e dini rëndësinë që ka një veprimtari e re ose një pasion i ri në shëndetin tuaj mendor. Filloni një kurs pianoje. Kur të jeni të mërzitur, luajtja në piano mund të jetë ngushëllimi juaj, reduktimi i stresit. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 të bëni është një fillim i mirë, por kjo nuk do të përmirësojë jetën tuaj, nëse ju nuk merrni masa për arritjen e tyre. Qëndroni larg njerëzve negativ: Njerëzit negativ mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj mendor po aq sa dhe në besimin tuaj. Pra, qëndroni larg këtyre njerëzve! Ju nuk jeni në gjendje për të ndryshuar një person negativ në pozitiv, sa do që të përpiqeni ju. Nuk është në dorën tuaj të ndryshoni njerëzit e tjerë, ju mund të ndryshoni vetëm veten tuaj. Pra, sado shumë që Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 16 PRILL 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Baronesha Chatherine Ashton viziton nesër Tiranën!

Chatherine Ashton

P

ërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Chatherine Ashton do të vizitoj Tiranën. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Ba-

ronesha pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Vizita e saj në Tiranë bëhet në një kohë kur palët politike në Shqipëri

janë përfshirë nga vala e debatit për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Baronesha Ashton do të zhvilloj një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor ku të ndalet në Malin e Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. “Do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të ritheksuar qëndrimin e Bashkimit Europian për perspektivën europiane të rajonit. Do të inkurajoj liderët e Ballkanit të vijojnë me procesin e reformave për të promovuar fqinjësinë e mirë”, është shprehur Baronesha Ashton përpara nisjes së turit. Ndërkohë të mërkurën do të zhvillojë një vizitë në Tiranë edhe drejtori i Drejtorisë për Euroazinë, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore i cili gjithashtu pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Për më tepër: www.77news.al

Ministria e Drejtësisë do të hapë zyra juridike falas për qytetarët në çdo qytet!

Eduard Halimi

M

inistria e Drejtësisë do të hapë zyra juridike falas për qytetarët në çdo qytet të Shqipërisë. “Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e

drejtësisë me fokus qytetarin. Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojmë qytetarët. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor. Me nismën e Kryeministrit Berisha, një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe Euralius-it kanë përfunduar Reformën e Ndihmës Juridike dhe këtë javë diskutohet në komisionet parlamentare”, shkruan Halimi. Ai thekson më tej se çdo qytetar ka nevojë të informohet mbi legjislacionin, ta kuptojë atë dhe të ndihmohet pavarësisht të ardhurave që ai dispo-

non. “Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojmë qytetarët. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor: jo taksa dhe tarifa gjyqësore për grupet vulnerabël; jo taksa dhe tarifa gjyqësore për viktimat e dhunës; avokatë falas në çdo qytet të madh të vendit, që do të ndihmojnë falas të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të kenë një avokat dhe 6 klinika ligjore, që do të ndihmojnë qytetarët që të informohen mbi të drejtat e tyre”, përfundon ministri i Drejtësisë. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Kompania "Teuta Durrës"ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@teutadurres.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 16 PRILL 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vilma Kërçiku: Të votosh apo të mos votosh, kjo është çështja!

Vilma Kërçiku:

N

atyrisht që duhet votuar, por në bazë të këtij sistemi dhe kodi elektoral, ku bazohen edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duhet edhe të mendohesh pak. Partitë e tranzicionit do t’iu servirin sërish emra që janë simbole të njohur publikisht

të korrupsionit dhe korrupsioni s’ka ngjyrë. Për të mos u ankuar më për ta, është mirë që të mos votohen. Por për të shkuar deri te mosvotimi i emrave të korruptuar, është mirë që t’i kërkoni partive që simpatizoni të dini kandidaturat për çdo qark. Më saktë kërkojuni Kryetarëve të Partive që këto emra t’i njihni gjatë kësaj periudhe dhe jo në datën 23 qershor, kur nuk keni mundësi të bëni asgjë. Pikërisht këta emra të korruptuar i zëvendësoni me votë me emra të rinj që nuk i lidh asgjë as me dosjet, as me përvetësim të paligjshëm të pasurisë dhe me asgjë tjetër. Vetëm kështu do të keni më shumë para për institucionet e Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Përkujdesjes Sociale. Në fshat apo qytet qofsh, ke të drejtë që nga

çdo parti që të kërkon votën të dish çfarë do të bëj për ty, për familjen tënde, për mëhallën apo për lagjen tënde, pra duke parë platformën që është në shërbimin tënd. Nga ana tjetër është momenti të vendosësh në peshore dhe të ballafaqosh kandidaturat dhe të zgjedhësh për më të mirin, më të ndershmin, për më të ngjashmin tuaj, për atë që e ngre pasurinë e vet mbi mund dhe sakrifica dhe jo duke shfrytëzuar postin e të zgjedhurit apo të emëruarit. Nuk duhet aq shumë një inspektorat i deklarimit dhe verifikimit të pasurive të zyrtarëve të lartë as edhe një kontroll shteti sepse të korruptuarit i dimë të gjithë dhe mund t’i mënjanojmë me votë! Për më tepër: www.77news.al

Lisana Subashi: Përfshirja e të rinjve në të gjitha nivelet e administratës!

Lisana Subashi

N

ë vendin tonë është fakt i njohur që pranë partive kryesore veprojnë dhe mbështeten edhe te forumet rinore, ku më me ndikim janë ato ekzistuese të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste, të Lëvizjes

Socialiste për Integrim si dhe një organizim i ri siç është Forumi Rinor i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Pavarësisht këtij fakti më thelbësorja në të gjitha këto organizime është se sa të rinjtë përfaqësohen në nivelet e drejtimit në pushtetin qendror, në pushtetin vendor, në institucione të tjera të larta kushtetuese. Pikërisht ky përfaqësim lë shumë për të dëshiruar dhe presioni i forumeve për të mbërritur në këtë synim është fare i vaktë. Jo thjesht si drejtuese e Forumit Rinor, por për të vënë në pah një fenomen të njohur publikisht, PLSHR është një formacion ku të rinjtë përbëjnë masën dërmuese të kësaj partie politike dhe ku drejtuesi i saj është një sipërmarrës i ri. Edhe kandidaturat për zgje-

dhjet e ardhshme parlamentare thyejnë të gjitha parashikimet: mbi 95 për qind e atyre që kandidojnë në 12 qarqet e vendit janë të rinj dhe të reja. Përpos kësaj, propozimi i kësaj force politike për përcaktimin me ligj të moshës kufi të punës së punonjësve të administratës publike nga mosha 18 vjeç deri në moshën 45 vjeç, krijon hapësira të mëdha për këto gjenerata. Natyrisht që këtu nuk bëhet fjalë për përjashtimin nga administrata të posteve politike, por për një stimulim pozitiv ndaj të rinjve që do t’i japë impulse dhe energji të jashtëzakonshme nivelit drejtues dhe veprimtarisë në çdo sektor të jetës. Për më tepër: www.77news.al

Kafe Regina ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: regina@kresha-al.com / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 16 PRILL 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Irin Preçi: Xhaxhai nuk përfiton pension, ka dy vite që ka mbushur moshën!

Irin Preçi

I

rin Preçi nga Thumana e Krujës denoncon pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet zvarritjet pa fund të administratës shtetërore ndaj xhaxhait të tij Mark Preçi. Ky i fundit ka dy vite që ka mbushur moshën e daljes në pension dhe akoma nuk e ka përfituar këtë të drejtë. Irini edhe pse është i verbër përpiqet të ndihmojë xhaxhain e tij, me qëllim që të përfitojë pensionin, pasi gjendja ekonomike e tij është tepër e vështirë. Si quheni dhe cili është problem i xhaxhait tuaj? Unë quhem Irin Preçi dhe jam i verbër. Xhaxhai im Mark Preçi nga Thumana e Krujës ka një problem në lidhje me pensionin e pleqërisë. Ai është 68 vjeç dhe ka dy vite që ka mbushur moshën e daljes në pension. Pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Fushë-

Krujë i del një problem ligjor, ku punonjësja e administratës me emrin Ollga ngre pretekstin që dokumentacioni (dosja e pensionit) ndodhet në prefekturën e Durrësit. Ju keni biseduar me këtë punonjëse? Problemi është se ka shumë muaj që xhaxhai nuk po merr pagesën e pensionit. Ne kemi shkuar pranë zyrës së ISSH- së dhe punonjësja e administratës i ka thënë xhaxhait që do të jepet pensioni që nga dita që ke mbushur moshën. Ajo shprehet që nuk kam sesi t’ju ndihmoj se çdo gjë varet nga Durrësi. Si është gjendja ekonomike e xhaxhait tuaj? Xhaxhai ka 6 fëmijë dhe jetojnë me një pension që përfiton bashkëshortja si nënë me shumë fëmijë. Ata po përjetojnë një vështirësi të madhe ekonomike. Madje dhe xhaxhai ka bërë punë shumë të rënda në

minierën e Bulqizës 8 vite e gjysmë dhe nga gjendja shëndetësorë është tepër i sëmurë. Ai është shumë i dëmtuar ekonomikisht, madje dhe ilaçet i merr borxh dhe kërkon që t’i dalë sa më parë pensioni. A i plotëson të gjitha kriteret ligjore xhaxhai juaj për të përfituar pension pleqërie? Xhaxhai im i plotëson të gjitha kriteret si për shembull moshën, si dhe ka punuar që prej vitit 1962 deri në vitin 1993 pa ndërprerje, pra 32 vite punë. Në vitin 1993 është trajtuar për një vit me asistencë sociale. Xhaxhai duke qenë se nuk ka njohuri juridike se ka ndjekur më parë këtë çështje dhe po e kërkon tani në rrugë institucionale të drejtën që i takon me ligj. Mendojmë dhe shpresojmë që ky problem do të gjejë zgjidhje. Apeli im është që administrata duhet të shohë me vëmendje njerëzit e thjeshtë dhe në nevojë, duhet të tregojnë prioritet ndaj problemeve tona dhe nuk duhet të sorollatemi pafundësisht për një të drejtë që na takon me ligj. Në pamundësi që ta ndihmojë dikush tjetër xhaxhain detyrohem që ta ndihmoj unë. Unë jam invalid për veten time, i verbër po dua që ta ndihmoj dhe shpresoj se do ta finalizoj këtë gjë që kam nisur. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Belle Air ofron vend pune Pastrues Avioni. Dërgoni CV në: humanresources@flybellair.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Elektroshtëpiake

KALECI

Adresa: Rr.”Sitki Çiço”, Lagjia Porcelan, Brryli, Tiranë Cel: +355 69 20 23 207 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 16 PRILL 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Myftar Canaj: Fuqizim dhe përkrahje për familjet dhe shtresat në nevojë!

T

akimi me familjen e Myftar Canaj vijoj me prezantimin e platformës politike të

PLSHR. Duke u thelluar më tutje mbi çështjet që parashtron dhe që ka në fokus të

saj PLSHR, takimi ndër të tjera u fokusua mbi çështjet social edhe familjare, si p.sh. fuqizimi dhe kontribuimi mbi familjen shqiptare. Ajo çfarë u diskutua më tej dhe që familja Canaj preferoj të theksonte ishte rikthimi i ligjit mbi dënimin me vdekje. Krahas diskutimeve që u zhvilluan me këtë familje, ajo çfarë e bëri të veçantë këtë takim nga takimet e tjera ishte pikërisht fakti që kjo familje diskutoj mbi çështjet që parashtron platforma politike e PLSHR duke e lidhur ata drejtpërdrejtë me problematikën e vetë familjes, dashje pa dashje çdo individ nis diskutimin në planin e jashtëm duke iu rikthyer problematikës së brendshme. Për më tepër: www.77news.al

Detyra që duhet të bëni dhe kompjuteri juaj të punoj pa probleme! Mjaftojnë vetëm disa minuta për të kryer disa detyra të lehta që ndikojnë ndjeshëm pozitivisht në pajisjet tona elektronike. Për më tepër, disa prej këtyre detyrave mjafton t’i bëni vetëm njëherë.: Ruajuni nga viruset: Shikoni me kujdes se ku klikoni dhe mos harroni asnjëherë përditësimet e antivirusit apo skanimin e kompjuterit. Përditësoni softëare-t për të marrë të dhënat e fundit si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në rregullimin e problemeve që ato mund të kenë. Organizoni skedarët tuaj.

Pastroni kompjuterin nga skedarët e panevojshëm: Gjatë kohës që jeni duke organizuar kompjuterin, ndoshta mund të vëreni shumë skedarë që nuk duhen më. Enkriptoni të dhënat personale. Ndryshoni fjalëkalimet: Së pari krijoni një fjalëkalim të fortë, i cili të mos jetë fjalë në fjalor dhe të jetë të paktën 10 karaktere i gjatë. Optimizoni startup-in: Një nga momentet më acaruese kur ndezim kompjuterin është kur na duhet të presim shumë kohë për t’u hapur. www.77news.al

Adelina. Tiranë ofron vend pune Sekretare. Dërgoni CV në: adelinakas@live.it / Për më tepër: www.njoftime.com

Furrë Buke Prodhime Brumi ofron:

-Kroasant -Panine Qumështi -Fokaçe -Bukë -Hamburger

Adresa: Maminas, Durrës Lëvizja

Cel: +355 69 34 06 889

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 16 PRILL 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia mbështet fuqimisht zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare me rrugë paqësore!

Ahmet Davutollu

N

ë Konferencën e Dytë të Ndërmjetësisë, organizuar në Stamboll u trajtuan rrugët për zgjidhjen me rrugë paqësore të konflikteve nëpër botë që kanë zënë vend në agjendën ndërkombëtare. Në këtë konferencë merrnin pjesë 250 përfaqësues me rol aktiv në Kombet e Bashkuara, Unionit Evropian dhe Afrikan si dhe të shoqatave të shoqërisë civile. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, i cili vuri në dukje se Turqia rolin e ndërmjetësuesit nuk e ndërmerr për të fituar avantazhe, tha: “Në rast se në rajon dhe në botë nuk ka paqe, atëherë edhe në vendin tonë nuk mund të ketë paqe”. Tema kryesore e konferencës ishte “Pikat kyç për

ndërmjetësimin efektiv: Një vështrim nga brenda”. Çështja kryesore e konferencës ishin zhvillimet në Siri. Në plan të parë doli pikëpamja se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të qëndrojë më tepër e heshtur për këtë problem. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, qëndroi mbi problemin e Sirisë dhe duke theksuar se në Siri ekziston problemi i legjitimitetit tha: “Politika jonë si Turqi është që të ndërmjetësojmë një zgjidhjen e problemit midis popullit dhe shtetit. Unë vetë për t’ia arritur kësaj fola me Esadin për 7 orë rresht por ai nuk u bind. Ndërmjetësimi ynë në Siri nuk pati sukses”. “Askush nuk ka të drejtë t’i diktojë popullit Sirian

Lëvizja

Miratohet plani i ri i "Kanalit të Stambollit"! Bordi turk ka miratuar planin e ri të propozuar për ndërtimin e ngushticës së Stambollit. Zëvendës-kryeministri Ali Babaxhan tha se një agjenci e lartë planifikimi në Turqi ka miratuar planet paraprake të infrastrukturës për ndërtimin e një kanali të lundrueshëm që do të lidh Detin e Zi me Detin Marmara. Në një panel diskutimi të bërë me gazetarët ditën e premte Babaxhan tha se, në këtë plan përfshihet një rrjet rrugësh dhe urash që do të ndërtohen para fillimit të projektit "Kanali i Stambollit", sepse për zbatimin e këtij projekti është e nevojshme të ndryshohen disa rrugë dhe të ndërtohen disa ura, shprehet ai. Projekti "Kanali i Stambollit" është quajtur në vitin 2011 nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan si "Projekt i hatashëm dhe madhështor". Kanali i propozuar do të jetë rreth 30 kilometra e gjatë, 25 metra i thellë dhe 150 metra i gjerë dhe synon që të minimizoi trafikun e anijeve në ngushticën e Stambollit. Ky projekt ka si qëllim vitin 2023, viti që përkon me 100 vjetorin e themelimit të republikës Turke. Për më tepër: www.77news.al ndonjë gjë”, tha Ministri turk Davutollu. Edhe Ministri i Jashtëm i Finlandës Erkki Tuomioja, bashkë-organizator i konferencës, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë vendet fqinje me Sirinë të ndikuara negativisht nga kriza. Për më tepër: www.77news.al

NDALU PAK! Bar Restorant "ANI" ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Kontaktoni në Cel: +355 682379778 / Për më tepër: www.njoftime.com

Merr frymë thellë! Mbylli sytë për një moment dhe imagjino! A e ke tashmë një Vizion tëndin për 5 vitet e ardhshme?

Një kurs nëntëmujor për:

- Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 440 euro pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 17 Prill

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E MARTË, 16 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: E duam Shqipërinë e Re, plot Solidaritet, pa Korrupsion, të Zhvilluar e të Begatë!

S

olidariteti është një vlerë që Shqiptarët e kanë në vetvete, por dalldia e këtyre 22 viteve tranzicion, ka bërë që kjo vlerë të përhumbet nëpër tallazet e jetës pa një bosht orientimi në vlerat më të mira njerëzore dhe shpirtërore. Yshtur në zallamahinë dhe etjen për një pasurim të shpejtë, pa mund dhe pa djersë, shpesh herë edhe në mënyrë të padrejtë, të pandershme dhe të pamoralshme, një pjesë të njerëzve në këtë vend e vuri në dilemë dhe në tundim, për të shkapërcyer mbi njerëzit që kanë më shumë nevojë, mbi hallet e atyre që sot a ndoj moment tjetër të jetës së tyre u gjenden pa përkrahje dhe të pambrojtur.

Ky vend harroi se Solidariteti dhe vëmendja për njerëzit që kanë më shumë nevojë është vetë domethënia e drejtësisë dhe e paqes sociale dhe njëkohësisht e gjithë zhvillimit dhe begatimit të kombit shqiptar. Ne, Partia Lëvizja Shqipëria e Re, e kemi këtë vlerë të çmuar dhe duam ta kultivojmë, ta forcojmë e ta shpërndajmë kudo në të gjitha institucionet e Shtetit dhe Shoqërisë Shqiptare. Kandidatët tanë për Parlamentin e ardhshëm, janë në shumicë të rinj e të reja, qytetarë të thjeshtë, të edukuar e të mbrujtur në vlerat më të mira njerëzore dhe shpirtërore, të drejtë, të ndershëm dhe solidarë

e të përkushtuar për t'ju shërbyer njerëzve pa përkrahje, të rinjve dhe sipërmarrësve po ashtu. Kandidatët tanë njëkohësisht i kanë të gjitha aftësitë dhe potencialet për të qenë drejtuesit më rezultativë dhe efiçientë të institucioneve të shtetit tonë dhe i kanë të gjitha mundësitë që t’i bëjnë këto institucione të shndërrohen në mekanizma efektivë dhe produktivë të projektit Shqipëria e Re. Projekt i cili do të prodhojë dobi dhe begati për çdo familje shqiptare. E duam Shqipërinë e Re, plot me Solidaritet! Pa Korrupsion! Të Zhvilluar e Të Begatë! Edmond Vlashaj, Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news