Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 08.04.2013 VITI II - NR.398

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Të ndërtojmë një etape të re të historisë sonë kombëtare që lidhet me Vërtetësinë dhe Drejtësinë! MENDIMI POZITIV

Ndihma është sekreti i suksesit!

N

jerëzit që kanë arritur të jenë të Qendra e suksesshëm në jetën Mendimit Pozitiv e tyre, janë ata njerëz që kanë aftësinë për të kërkuar ndihmë te të tjerët. Po përse ndodh që disa njerëz fuqizohen duke kërkuar ndihmë...>> VIJON NË FAQEN 2

Apeli i një nëne: Më ka marrë malli për dy fëmijët e mi, nga varfëria i çova në jetimore!...................fq.4 Ylli Jaupaj: S’banoj dot në shtëpi, kërkoj prishjen e ndërtimit pa lejë të fqinjit!.......fq.5 Stambolli, qendër e rëndësishme e ndërmjetësimit ndërkombëtar!.........................fq.7 Marku: Alternativa për institucionet arsimore, shëndetësore dhe të përkujdesjes sociale!...........fq.8 Leti: Propozimet e PLSHR për sipërmarrjet!..........fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

FOKUSI POLITIK I JAVËS

E HËNË, 08 PRILL 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Të ndërtojmë një etape të re të historisë sonë kombëtare që lidhet me Vërtetësinë dhe Drejtësinë!

Edmond Vlashaj

Z

oti Edmond Vlashaj, kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në bashkëbisedimin e përjavshëm në “Fokusin Politik të Javës” me gazetarin Artur Nura, trajtoi për teleshikuesit e “77 News” dhe lexuesit e gazetës me të njëjtin emër, zhvillimit e kësaj jave të ngjeshur politike e cila si për sarkazëm ka nisur më 1 prill dhe që sipas Vlashaj përkon me rrejshmërinë politike të zhvillimeve të demokracisë shqiptare e cila ka nevojë për qasje të re. “Nuk mund të pretendojmë që shteti dhe administrata publike të ndryshojë në qasje dhe në shërbimin e përditshëm nëse më parë ne, qytetarët e këtij vendi, nuk fillojmë të mendojmë seriozisht për ndërtimin e një etape të re të historisë sonë kombëtare e njerëzore

që lidhet me Vërtetësinë dhe Drejtësinë”, tha Kryetari i PLSHR-së duke shtuar se partia e tij ka modelin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit Erdogan. Edmond Vlashaj saktësoi se për PLSHR, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten aleati numër Një i Shqipërisë dhe i gjithë Kombit Shqiptar si nga pikëpamja historike po ashtu edhe politike! Ndërsa shtoi se, historia e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës padyshim që janë dhe do mbeten frymëzim i PLSHR dhe i të gjithë shqiptarëve të cilët, sipas Vlashaj, kanë nevojë gjithashtu për modelin pozitiv të Turqisë me eksperiencën konkrete të këtyre 10 viteve të fundit me rezultate marramendëse. Z. Vlashaj duke komentuar ndryshimet e fundit të detyruara qeverisëse dhe folur konkretisht për Shëndetësinë iu referua deklaratave të ministrit të ri të Shëndetësisë z. Halim Kosova, i cili sipas tij është një personalitet i dashur për të gjithë dhe veçanërisht për qytetarët. Vlashaj shtoi se qëndrimet e PLSHR në raport me korrupsionin në këto institucione konfirmohen nga deklaratat e ministrit Halimi i cili premtoi se do fillojë punën e tij duke garantuar ilaçet për pacientët brenda spitaleve dhe jo jashtë tyre. Kryetari i PLSHR duke konkretizuar politikë-bërjen e këtij organizimi të ri politik shtoi se në sistemin arsimor shqiptar ka nevojë absolute për aplikimin e modelit amerikan dhe të themelimit të Bordeve të Prindërve të cilët duhet të

marrin pjesë demokratikisht në vendim marrje për ndërtimin e stafeve pedagogjike, por veçanërisht të verifikimit të punës së tyre. Kjo, sipas Vlashaj, padyshim që do eliminonte deri në maksimum korrupsionin galopant në këtë instrument shumë të rëndësishëm të shtetit dhe Kombit dhe që do ndihmonte drejtpërsëdrejti në ndërtimin e një Shqipëria të Re dhe të begatë sipas modelit të PLSHR me plot Solidaritet. Ndërsa duke iu referuar përzgjedhjes të politikës preferenciale të PLSHR në raport me Turqinë, Vlashaj tha se Shqipëria sot ngjan shumë me Turqinë e para dhjetë viteve kur në pushtet atje erdhi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Erdogan. “Turqia e atyre viteve ishte e ngjashme me Shqipërinë sot, si për ekonominë e varfër, për korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe veçanërisht respektin ndaj qytetarit të thjeshtë, tek forca e të cilëve e gjeti dhe mbështetjen kryesore PDZH dhe bëri të mundur që Turqia nga një vend me borxhe të mëdha financiare, të bëhet sot në një shtet i cili ndihmon me hua financiare institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare”, tha kryetari i PLSHR duke konkluduar se Shqipëria ka shumë ç'të mësojë nga kjo histori suksesi e një Kombi tjetër me shumë ngjashmëri me Kombin shqiptar, me të cilin ka traditë dhe histori të ngjashme. Edmond Vlashaj, Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

të kërkuar ndihmë? Përgjigja është po, shumë herë. Mos kini turp të kërkoni ndihmë, nëse ju nuk e bëni këtë, njerëzit do të mendojnë automatikisht, se ju po përpiqeni të bëni rolin e heroit. Në këtë mënyrë do të dëmtoni trupin dhe shëndetin tuaj. Gjithmonë mendoni se para se të bëni diçka, kërkoni këshillën ose ndihmën e dikujt tjetër. Nuk është gjë e keqe kur njerëzit përpiqen të jenë të dobishëm për ju dhe t’ju japin juve kohën dhe energjinë e tyre. Disa njerëz janë shumë krenarë me veten e tyre, por thellë brenda, ata e dinë saktësisht se kanë nevojë për këtë ndihmë, por përpiqen të bëjnë gjithçka që të mos

kërkojnë ndihmë. Në çdo situatë, qoftë ajo në punë apo në shtëpi, ju gjithmonë do të keni nevojë për ndihmën e të tjerëve. Mos u përpiqni të zgjidhni të gjitha problemet vetë. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë kur ju nevojitet. Padyshim që kjo mund të jetë shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, por mos kini frikë, ndihma është aty. Duhet vetëm ta kërkoni atë. Pra, kërkoni ndihmë sot. Mos kini frikë. Askush nuk është i përsosur. Të gjithë bëjnë gabime, ne të gjithë ndryshojnë nga njëri-tjetri, por duhet të dini se ndihma nuk është gjë e keqe për askënd. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 dhe mbështetje tek të tjerët kur ata kanë nevojë, ndërsa disa të tjerë përpiqen të bëjnë gjithçka vete? Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se pa ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve nuk mund të ecin përpara në jetë. Nëse doni të bëheni të suksesshëm, ju duhet të jeni në gjendje të kërkoni nga të tjerët këshillat e tyre, mbështetjen, ndihmën, ose kontaktet e tyre. Përse një person e bën këtë, kurse një tjetër e ka tmerr të kërkojë ndihmë? Kjo lidhet me frikën. Frika e refuzimit. Shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë ose mbështetje te të tjerët për shkak të frikës së refuzimit. A keni qenë ndonjëherë në mes të një situate stresuese dhe keni hezituar për Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 08 PRILL 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pyjet drej shkatërrimit, zonat më të rrezikuara në Dibër, Burrel dhe Pukë!

I

nspektorët e mjedisit kanë vënë re dëmtime në pyje gjatë sezonit të dimrit. Kjo në veçanti për pyjet komunalë, ku pjesa më e madhe e durëve të prerë janë përdorur për ngrohje nga fshatarët e zonës. Drejtori i pyjeve në Ministrinë e Mjedisit Arsen Proko thotë se janë përdorur edhe masa penalizuese, nga gjobat deri edhe në ndjekje penale për individë të caktuar, por masat shtrënguese nuk duhen parë si

e vetmja zgjidhje. "Dëmtimet lokalizohen kryesisht në zonat e ulëta, tek pyjet komunalë, kryesisht për nevojat për dru zjarri. Policia pyjore vazhdon kontrollet dhe ka marrë masat duke dënuar sipas rastit me dëme administrative apo me gjobë. Nuk mundet vetëm me masa shtrënguese ligjore të ulen dëmet në pyje, sidomos në periudhat e dimrit kur klima është e tillë që nuk të lejon të jetosh

pa dru. Shqipëria në përgjithësi ka alternativa të pakta burimesh të tjera energjitike për fshatarësinë", tha Proko. Autoritetet e mjedisit ngrejnë edhe shqetësimin se mungojnë planet e menaxhimit në shumë zona të vendit ku ka pyje, pasi edhe kapacitetet finaciare kanë qenë të pakta. "Zonat më problematike kanë qenë zonat e veriut, Dibra, Puka, Burreli, edhe për faktin sepse kapacitetet financiare të qeverisë për të bërë planet e menaxhimit kanë qenë të ulët. Ne kemi një sërë zonash të pambuluara me plane menaxhimi", tha Proko. Ndërkaq Ministria e Mjedisit ka ashpërsuar edhe masat kundër prerjes së paligjshme në pyje nga kompanitë e ndryshme private. Markimi i drurëve, por edhe rregullat e vendosura në eksportimin e lëndës drusore janë disa nga hapat më të fundit që ka filluar të aplikojë ministria e Mjedisit për të luftuar kontrabandën nga subjektet që përdorin lëndën drusore për përfitimet e tyre. Për më tepër: www.77news.al

Riintegrimi, kurse profesionale për të dënuarit!

N

ë sistemin e burgjeve prej vitesh po aplikohet me sukses kualifikimi profesional i të dënuarve. Kurse në profesione si rrobaqepës, elektricist, marangoz, por edhe kualifikimet për ndihmë shoqërore, sekretari apo edhe të gjuhëve të huaja, organizohen nga Qendra e Formimit Pro-

fesional, në të gjitha burgjet e vendit, për të ndihmuar riintegrimin e tyre pas vuajtjes së dënimit. Nuk janë vetëm të dënuarit, por mbi 20 për qind e personave që kualifikohen në qendrën e trajnimit profesional të Tiranës punësohen kryesish në sektorin privat. Këto diploma janë të njohura edhe

jashtë vendit. Sipas Vasil Mukës, vit pas viti ka patur një rritje të numrit të personave që kualifikohen dhe marrin profesion në qendër. Janë mbi 25 profesione, të cilat kanë interesin jo vetëm të të rinjve, por edhe të papunëve të moshës deri në 55 vjeç. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

BAT-A ofron vend pune Menaxher Teknik Projekti. Dërgoni CV në: rekrutimebata@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 08 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Apeli i një nëne: Më ka marrë malli për dy fëmijët e mi, nga varfëria i çova në jetimore!

Bona Brushi

G

ruaja e divorcuar nga Berati, Bona Brushi denoncon pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet pamundësinë për të realizuar aktin e ndarjes nga i shoqi për shkaqe financiare si dhe vuajtjet dhe sakrificën për të rritur 6 fëmijët e saj. Ajo që të mbajë në jetë fëmijët e saj mbledh kanaçe dhe hekur si dhe del e lyp rrugëve. Gjithashtu për shkak të varfërisë dy prej fëmijëve aktualisht gjenden në jetimore. Për më tepër lexoni intervistën. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem Valbona Brushi dhe jetoj

në Tiranë prej 10 vitesh, pasi jam me origjinë nga Berati. Jam e divorcuar nga burri me të cilin kam 6 fëmijë, katër djem dhe dy vajza, të cilët po rriten në kushte të mjerueshme dhe në skamje të plotë. Jam e pastrehë dhe pa asnjë mbështetje, s’kam asnjë person që mund të më ndihojë në rritjen e fëmijëve të mi. Cili ishte shkaku që fëmijët tuaj po rriten me prindër të divorcuar? Të them të drejtën unë burrin tim e kam njohur shumë e re dhe me dashuri. Në fillim çdo gjë shkonte për mrekulli, por në momentin që ai duhet të punonte për të rritur fëmijët tanë, ai u degradua dukë rënë pre e alkoolit. Pinte aq shumë dhe avancoi deri në veprime ‘shtazarake’ duke më dhunuar barbarisht, saqë nuk e njihja a ishte burri im apo jo. Nuk donte t’ia dinte për asnjë problem familjar dhe s’e vriste mendjen as kur fëmijët binin të flinin pa u ngopur me bukë. Prandaj vendosa të ndahem dhe do përpiqem që t’i rris fëmijët me të lypur dhe sakrifica. Cfarë problemesh të tjera e rëndojnë më shumë situatën në familjen tuaj? Nuk kam asnjë të ardhur, as ndihmë ekonomike nuk përfitoj pasi s’ka kush i rregullon dokumentat si dhe duhet nënshkrimi apo firma e bashkëshortit, i cili nuk është bërë i gjallë prej 2 vjetësh. Jam shumë e indinjuar dhe e mërzitur pasi ish burri im nuk pranon dhe nuk bëhet i disponueshëm për të bërë divorcin. Të

gjitha problemet e sipërpërmenduara si dhe mungesa e një banese për të jetuar bashkë më fëmijët më ka detyruar që dy nga 6 fëmijët t’i dërgoj në Shtëpinë e Fëmijës. Nuk doja që të rriten në jetimore, por pamundësia më ka detyruar që të bëj një veprim të tillë. Cila është thirrja juaj ndaj shoqatave si dhe bashkisë? I bëj thirrje çdo shoqate bamirësie dhe komuniteti që ndihmon fëmijët jetimë, që të kontribojnë në rritjen e fëmijëve të mi, pasi janë pa baba si dhe shumë të vegjël, nga 2 vjeç deri në 8 vjeç, si dhe kërkoj që të më ndihmojnë institucionet e drejtësisë që të arrij ta bëj divorcin me burrin që kam pas. Nuk kam lekë të paguaj tarifën që është e caktuar nga gjykata për të bërë divorc, pasi dua që rritja dhe kujdestaria e fëmijëve të më kalojë plotësisht mua. Gjthashtu unë bashkë me fëmijët nëse kryhet divorci përfitojmë edhe ndihmën ekonomike. Ndërsa bashkisë së Tiranës i kërkoj për të pasur një shtëpi me qera me çmim të ulët. Jetoj në kushte mizore, po fus kokën nëpër kazanë mbeturinash për të mbledhur ndonjë kanaçe që të siguroj bukën e gojës. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Edo Employment ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në: eduemployment@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Tel: +355 69 40 74 013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 08 PRILL 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ylli Jaupaj: S’banoj dot në shtëpi, kërkoj prishjen e ndërtimit pa lejë të fqinjit!

P

ër qytetarin nga Durrësi, Ylli Jaupaj i cili ka denoncuar pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS) për ndërtimin e një objekti pa lejë, bar kafe ngjitur me shtëpinë e tij, ka reaguar kryeinspektori i inspektoriatit ndërtimor urbanistik Gazmend Osmani. Në fakt qytetari u ankua sërish pranë qendrës me pretendimin se Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Durrës (INUD) kishte prishur pjesërisht ndërtimin pa lejë duke mos kryer ekzekutimin e plotë të vendimit, madje fqinji i tij vazhdon të ushtrojë veprimtarinë në mënyrë të kundërligjshme. Reagimi “Të bëhet verifikimi në vend i këtij problemi dhe të merren masat ligjore”, u shpreh z Osmani në shkresën e tij drejtuar INUD. “Ndihem shumë i revoltuar. Po bëj

gati një vit që nuk po zgjidhet kjo çështje. Edhe këtë herë që ndërhynë për prishjen nuk u bë ekzekutimi i plotë”, u shpreh për QDS qytetari nga Durrësi, Ylli Jupaj. Ky i fundit sqaroi se fqinji i tij, menjëherë pas prishjes së një pjese të shtesës pa lejë, filloi të ushtronte veprimtarinë e tij si dhe rifilloi të bënte ndërtimin sërish nga e para. “Më është bërë jeta e padurueshmë në shtëpinë time. Lokali qëndron hapur deri në orët e vona. Zhurma e klientëve, zërat e lartë e kanë bërë jetën në shtëpi të pabanueshme”, tha Jaupaj. Prishja e ndërtimit Në fakt nëpërmjet shkresës së QDS u bë e mundur prishja e këtij ndërtimi pa lejë, por kjo gjë nuk mjaftoi dhe juristët e qendrës iu drejtuan sërisht Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. “Duke vlerë-

suar iniciativën tuaj me qëllim zbatimin e ligjshmërisë, ju vëmë në dijeni të faktit se në datë 08.03.2013 ditën që kryej ekzekutimi i vendimit në lidhje me prishjen e objektit nga INUD nuk është bërë prishja e plotë e ndërtimit pa lejë. Gjysma e çatisë së ndërtesës ekziston akoma si dhe subjekti vazhdon të ushtrojë aktivitetin e paligjshëm”, përshkruhej në kërkesën e QDS. Gjithashtu në këtë shkresë theksohej: “Në këto kushte bazuar në nenin 9/b dhe 10 të ligjit të mësipërm INUK ka tagër të kontrollojë zbatimin e dispozitave të këtij ligji nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë, komunës, qarkut si dhe marrjen e masave me qëllim zbatimin e plotë të vendimit të prishjes në lidhje me ndërtimin pa lejë”. Apeli “Ju falenderoj për punën që keni bërë dhe shpresoj që të zgjidhet ky problem. Shpresoj tek drejtësia dhe dua që çëshjet t’i zgjidh vetëm nëpërmjet shtetit”, u shpreh qytetari nga Durrësi.“Nuk i kam shkaktuar dëm askujt në jetën time. Ajo që dua është vetëm të jetoj i qetë në banesë. Këtë gjë do ta dëshironte çdo njëri prej nesh”. Nga ana tjetër QDS po ndjek këtë çështje deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

LLF ofron vend pune part time Përkthyes Gjermanisht. Dërgoni CV në: info@llf-al.com / Për më tepër: www.njoftime.com

”Ne ofrojmë atë që ju kërkoni”

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 08 PRILL 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Durrës, çiftet e reja vlerësojnë paketën e strehimit të PLSHR!

S

ekretarja Organizative për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Durrësit, Hëna Paja vijon takkimet me familjarë për prezantimin e platformës politike të PLSHR. Ky takim u realizua me një çift i ri në zonën e plazhit të Durrësit, me mbiemër Beqiraj. Ky çift ishte njohur shumë mirë me partinë politike të PLSHR dhe mendimi i tyre ishte mjaft pozitiv. Ata gjithashtu diskutuan rreth pikave të platformës kryesisht për fuqizimin e familjes shqiptare. Pra, PLSHR e shohin si një parti me dimension social që i mbështet në të gjitha hallkat dhe problematikat që prek çdo çift të sapo formuar që jetojnë me qera. Gjithashtu ata vlerësuan edhe paketën propozuese për strehimin dhe punësimin e shtresave në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

Apple, gati me iTV

P

as revolucionit që nisi në tregun e telefonave celularë në vitin 2007 me hedhjen në treg të iPhone të parë, Apple synon të pushtojë një tjetër sektor të teknologjisë…atë të prodhimit të televizorëve. Kompania amerikane pritet të hedhë këtë vit iTV, televizorin e parë të “Mollës”, ku edhe njëherë tjetër do të përballej me Samsung, tashmë të afirmuar në këtë treg. Televizori i Apple do të jetë 50, 55 dhe 60 polësh me definicion “high definition” dhe gjithë opsionet e tjera funksionale që përfshin një mini iPad. Por risi është edhe telekomanda, ose për ta

përcaktuar më saktë unazo-komanda. Themi “unazë” sepse iTV do të komandohet nga një “unazë magjike”. Unaza është e pajisur me një çip që përcakton në bazë të lëvizjeve të dorës përdorimin e televizorit. Hedhja e iTV ishte parashikuar për në muajt e parë të vitit 2014, por zëra nga kompania, të cituara nga forumet teknologjike në internet, thonë se me shumë gjasa krijesa e re e Apple do të hidhet në treg muajt e fundit të këtij viti me shpresën e korrjes së të njëjtit sukses ashtu sikundër me iPhone. Çmimi: 1500 euro. www.banka-ideve.com

BaSe Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Informatike. Dërgoni CV në: recruitment.al@seiconsulting.it / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 08 PRILL 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Ankara, miratohet në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë ligji për qytetarët e huaj!

L

igji për të huajt dhe mbrojtje ndërkombëtare u miratua në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë. Ligji në fjalë përmban rregullime në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe atë ndërkombëtar. Tanimë lejet e punës të lëshuara në Turqi do të jenë të vlefshme edhe si lejet e qëndrimit. Në këtë mënyrë qytetarët e huaj nuk do të jenë të detyruar të aplikojnë në disa institucione njëherësh. Qytetarët e huaj, të cilët kanë qëndruar të paktën 8 vjet pa ndërprerë në Turqi, do të fitojnë të drejtën e marrjes së lejes së qëndrimit pa afat. Sipas këtij ligji, personat të cilët kalojnë tranzit nëpër Turqi, në aeroporte do të mund të kërkohet kushti për pajisje me viza transite. Viktimave të trafikimit me qenie njerëzore do t’iu lëshohen lejet e qëndrimit për 30 ditë. Njëra prej rregu-

llimeve të rëndësishme të bëra me këtë ligj ka të bëjë edhe me refugjatët sirianë. Këta refugjatë do të marrin statusin e “mbrojtjes së përkohshme”. Një pjesë e tyre gjatë kohës do të mund të përfitojnë nga statusi i “refugjatëve me kusht” dhe kështu do të mund të marrin lejet e punës. Ndërkaq personat apatrid, pra pashtetësi, do të pajisen me karta të posaçme të identitetit dhe do të mund të qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Turqi. Personat të cilët kanë përjetuar dhunë në familje dhe të huajt të martuar me qytetarë turq të cilët kanë vdekur, do të mund të qëndrojnë në Turqi së bashku me fëmijët e tyre. Ndërsa personave të rrezikuar ndaj ekspozimit në trajtim çnjerëzor do t’iu ofrohet mbrojtja në Turqi dhe këta persona nuk do të kthehen në vendin e tyre. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

Stambolli, qendër e ndërmjetësimit ndërkombëtar! Stambolli vazhdon me gjithë shpejtësi për të qenë një qendër e ndërmjetësimit në politikën ndërkombëtare. Edicioni i dytë i Konferencës së Ndërmjetësimit në Stamboll do të organizohet javën e ardhshme. Në këtë konferencë që do të mbahet më datat 11-12 prill do të diskutohet në lidhje me situatën në Afganistan dhe Somali si dhe për përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa do të organizohet edhe një panel i posaçëm për çështjen e Sirisë. Sekretari i përgjithshëm i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Mustafa Sabah do të marr pjesë në këtë panel që do të organizohen me tema të ndryshme si: “A është i mundur ndërmjetësimi kur tensioni ka arritur kulmin në Siri?”, “Si mund të ndihmojë shoqëria ndërkombëtare popullit sirianë për gjetjen e zgjidhjes paqësore dhe të vazhdueshme? “A është i mundur tranzicioni së bashku me disa elemente të regjimit të Esadit?”. Seancën e mbylljes së konferencës së ndërmjetësimit do të bashkëkryesojnë Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu dhe homologu i tij finlandez, Erkki Tuomioja. Burimet diplomatike tërheqin vëmendjen se Stambolli përparon shpejt në drejtim të qenit një qendër e ndërmjetësimeve ndërsa shtojnë se “Turqia nuk është një vend që gjykon duke qëndruar lartë, por është një vend që punon shumë”. Për më tepër: www.77news.al

RT Software Group ofron vend pune Agjent Marketingu. Dërgoni CV në: jobs@rtsoftwaregroup.com / Për më tepër: www.njoftime.com

KUSH JE TI? Shiko më larg nëse do që të arrish më shumë në Jetë!

Një kurs nëntëmujor për:

- Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 430 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 10 Prill

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E HËNË, 08 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aida Marku: Alternativa për institucionet arsimore, shëndetësore dhe të përkujdesjes sociale!

K

ur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare secili prej nesh kërkon të gjejë alternativat më të mira për një varg problematikash që shqetëso-

jnë shoqërinë shqiptare. Megjithatë, duhet thënë se partitë parlementare që garojnë për të qenë maxhorancë qeverisëse, kanë shumë retorikë dhe pak alternative, pak zgjidhje. Në morinë e problemeve që na shqetësojnë janë edhe ato në arsim, shëndetësi dhe përkujdesje shoqërore. Pikërisht për zgjidhjen e tyre asnjë nga partitë dhe liderët e trancizionit nuk thotë asgjë. Krejt ndryshe ndodh me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re që, për tri problematikat e mësipërmje jep disa zgjidhje. Për shembull propozimi i PLSHR për përjashtimin nga taksat për tetë vitet e ardhshme për të gjithë sipërmarrësit që investojnë në Arsim, Shëndetësi dhe Shërbime Sociale, do të ndikonte drejtpërdrejt në cilësinë e këtyre shërbimeve, në çeljen e vendeve të reja të punës si dhe në uljen e kos-

tove dhe të tarifave. Përzgjedhja me votim të drejtpërdrejtë të drejtuesve të këtyre institucioneve publike dhe kufizimi i mandatit drejtues, është gjithashtu hap pozitiv. Edhe heqja nga krejt sistemi arsimor i monopolit të mësuesit për të vlerësuar nxënësin apo studentitn dhe zëvendësimin e tij me qendrën e vlerësimit elektronik pranë Ministrisë së Arsimit, do të ndikonte në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Jo më pak i rëndësishëm është edhe realizimi i një feedback semestral, për çdo tre muaj, për personelin e çdo njësie në tre drejtimet e sipërpërmendura, feedback i cili do të ndihmonte për të evidentuar problematikat, arritjet dhe do të shërbente pët të bërë korrigjimet e domosdoshme. Për më tepër: www.77news.al

Arbërora Leti: Propozimet e PLSHR për fuqizimin e sipërmarrjeve shqiptare!

N

ë shoqërinë e sotme shqiptare një rol të rëndësishëm luajnë sipërmarrjet e ndryshme në qytet apo në fshat dhe pavarësisht nëse janë të vogla, të mesme apo të mëdha. Në këtë sektor të rëndësishëm

natyrisht që nuk mungojnë edhe alternativat nga qeveria dhe nga opozita, por çështja është se kush është më afër realitetit. Unë do të ndalem te propozimi i PLSHR që propozon një koncept të ri: Qeranë Tatimore. Sipas saj të gjitha llojet e sipërmarrjeve në Shqipëri duhet të ndahen në 7 kategori, sipas xhiros vjetore dhe ato do të paguajnë një qera tatimore sipas një sistemi transparent të shpallur dhe të ditur publikisht. Kjo qera tatimore do të jetë në formën e pagesës 50 për qind në muajin e parë të çdo viti dhe pjesa tjetër e shpërndarë në njëmbëdhjetë muajt e tjerë. Xhiroja vjetore do të verifikohet nëpërmjet kasës fiskale, çka do të këtë edhe një këmbëngulje nga institucionet përgjegjëse që atë ta ketë çdo sipërmarrje. Njëherësh me kontrollin shtetëror, sipas

propozimit të PLSHR, policia tatimore do të kompletohej me një ligj që stimulonte efikasitetin, korrektesën dhe përgjegjësinë e policit tatimor që, për çdo veprim pa faturë tatimore të sipërmarrësit, do të stimulohej me përfitimin e 50 për qind të pasurisë së shkelësit. Natyrisht që sipërmarrjet nuk rrinë në vend, disa shtohen, disa pakësohen, por verifikimi dhe kalimi nga një kategori në tjetrën do të bëhej çdo fillimviti. Me qeranë tatimore sipërmarrësit do të jenë më të lehtësuar në raportet me Drejtorinë e Tatimeve sepse e kanë të qartë se do të paguajnë një shumë fikse vjetore dhe mujore të caktuar sipas kategorisë në të cilën e vendos xhiro vjetore e deklaruar në mënyrë të përditshme në sistem online. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimi Nr.398  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you