Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 07.04.2013 VITI II - NR.397

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Mes qindra të rinjve prezantohet pedagoge Mirgita Margjini, si kandidate për Deputete e PLSHR për qarkun e Lezhës! MENDIMI POZITIV

Vlerësoni dhe jini mirënjohës! Qendra e Mendimit Pozitiv

M

ësoni ta doni veten mjaftueshëm në mënyrë që kur dikush që ju trajton jo mirë të futet në jetën tuaj, të arrini të mbroni veten dhe të keni forcën që t’i largo-

ni e t’i harroni. Ju mund... >> VIJON NË FAQEN 2

Autobusë të rinj për linjën Kombinat-Kinostudio!..fq.3 Emigranti: Të bëhet sa më parë kompletimi me semaforë në të gjithë vendin!.....fq.4 78-vjeçari: Kërkoj dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë të djalit!.........................fq.5 Kryeministri Erdogan, i ftuar i veçantë në SHBA!.....................................fq.7 Kondi Ilia: Duhet të fillojë një fushatë kombëtare vullnetarizmi!.....................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E DIELË, 07 PRILL 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mes qindra të rinjve prezantohet pedagoge Mirgita Margjini, si kandidate për Deputete e PLSHR për qarkun e Lezhës!

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) dhe kryetari i saj, zoti Edmond Vlashaj, në 6 prill 2013, mes qindra të pranishmëve, kanë bërë prezantimin e dy librave për Turqinë e sotme si dhe platformën elektorale të kësaj force të re politike. Ky prezantim vjen pa atyre të zhvilluara në Tiranë, Durrës, Elbasan, Krumë, Kukës, Pogradec, etj. Lideri i PLSHR zoti Edmond Vlashaj tha se po promovojmë këto libra si dy manifeste politike që i shërbejnë zhvillimeve aktuale shqiptare. Shqipëria e sotme, tha më poshtë zoti Vlashaj, ngjason me Turqinë e para 10 viteve, kur atje lindi një forcë e re politike, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe u evidentua një lider, kryeministri për tre mandate të njëpasnjëshme Rexhep Taip

Erdogan. PLSHR që ka si parësore marrëdhëniet me SHBA, i kushton rëndësi dhe frymëzohet edhe prej PDZH dhe liderit Erdogan, si një model pozitiv që duhet njohur dhe ndjekur edhe nga shoqëria shqiptare. PLSHR, ashtu si edhe PDZH, është e papajtueshme me çdo shfaqje të korruspionit. Zoti Vlashaj tha gjithashtu se “PLSHR prezanton si kandidate në qarkun e Lezhës, pedagoge Mirgita Margjinin. Me këtë kandidaturë dhe me të tjerat në gjithë vendin, Partia Lëvizja Shqipëria e Re do të marrë votën e çdokujt që në Shqipëri kërkon Drejtësi dhe Zhvillim. Çdo Mirditor, Zadrimor, Malësor apo Qytetas, që kërkon të ndërtojë jetën e tij dhe atë të familjes së tij në Begati, që kërkon Shqipërinë e Re pa

korrupsion dhe plot me solidaritet, është i ftuar t'i bashkangjitet partisë sonë dhe të mbështesë kandidatët tanë sepse kështu në fakt do të kenë krijuar garancinë e një qasjeje krejt të re në drejtimin e shtetit dhe administratës publike si dhe të Qeverisë Shqiptare po ashtu, pas 23 qershorit 2013. Ne përfaqësuesit e PLSHR e duam Shqipërinë e Re pa korrupsion! Plot me Solidaritet! Të Zhvilluar e të Begatë! Po ashtu zoti Vlashaj foli edhe për vizionin e kësaj partie për Minsitrinë e Punës, atë të Turizmit dhe të Diasporës, për të cilat është përgatitur edhe një platformë e veçantë që i shndërron në dikastere mjaft të fuqishme. Për më tepër: www.77news.al

i jashtëm do të ndryshojë mënyrën e pasqyrimit të ndjenjave të brendshme. Kuptoni që çdo rrugë e re ka një fillim të ri dhe një hap të parë. Nëse jeni në kërkim të çfarëdolloj gjëje të re, ajo që duhet të bëni është të bëni nga një hap herë pas here dhe ky është hapi para jush. Nëse doni të mësoni që të ndjeni dhe të besoni atë që gjithë ne duam dhe dëshirojmë të kemi në jetë dhe të pranojmë atë që na është dhënë, aq më shumë gjëra të tilla do të na vijnë. Gjithçka ka të bëjë me mirënjohjen dhe vlerësimin. Nëse mund të mësoni të vlerësoni dhe të jeni mirënjohës duke u përqendruar në atë që është e mirë në jetën

tuaj, aq më shumë mirësi do të vijë drejt jush. Nëse ankoheni gjatë gjithë kohës që nuk keni këtë apo atë gjë, atëherë do të përqendroheni vetëm aty dhe do të tërhiqni vetëm aq ose asgjë. Nëse mendoni dhe imagjinoni të keni jetën që dëshironi, do të veproni dhe do të ndjeni sikur e keni tashmë, është e sigurt që kjo jetë do t’ju shfaqet përpara. Kur ju ndodh diçka negative në jetë dhe nëse ju kërkoni për një veshje të argjendtë në një re të zezë shiu, do të mësoni që e mira po ju vjen nga pas, por që duhet të keni sy për ta parë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 të mësoni që nuk ka asgjë të keqe t’i thoni jo një personi që nuk do t’ju trajtojë me dashurinë dhe respektin që ju doni dhe meritoni. Duhet të keni kurajën që të largoheni nga gjithçka që nuk është në të mirën tuaj. Duhet të keni kurajën të kërkoni më të mirën për ju. Ndoshta, ka mundësi që në këtë moment të jeni duke menduar, si do ta bëj këtë kur nuk kam ato gjëra që më bëjnë të lumtur? Ajo që është në botën tuaj të jashtme, nuk është asgjë më shumë sesa një pasqyrë e botës së brendshme. Pra, për të ndryshuar vizionin e brendshëm në mënyrën se si duket bota juaj, futuni brenda saj dhe përpiquni ta ndryshoni dhe si rezultat vizioni Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 07 PRILL 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Bashkia e Tiranës përzgjedh operatorin që do të ofrojë shërbimin Kombinat-Kinostudio!

B

ashkia e Tiranës ka përzgjedhur operatorin e ri që do të ofrojë shër-

bimin në linjën Kombinat-Kinostudio. Operatori do të sjellë fillimisht 20 auto-

busë tërësisht të rinj. Këta autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh do t’u vihen në shërbim qytetarëve, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licencimit. Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat-Kinostudio, në 36. Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00. Bashkia e Tiranës do t’u ofrojë udhëtarëve që përdorin transportin publik të linjës Kombinat-Kinostudio, një shërbim të ri me standarde të larta, duke i dhënë përfundimisht fund një trashëgimie të hidhur të transportit në këtë linjë. Për më tepër: www.77news.al

Kreditimi i sipërmarrjeve ka rënë ndjeshëm!

B

ankat e nivelit të dytë operojnë në kah të kundërt me politikat e Bankës së Shqipërisë në lidhje me kreditin. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka ulur në minimum normën bazë të interesit, bankat e nivelit të dytë vijojnë masat shtrënguese. Sipërmarrjet kanë përfituar rreth 8.7 miliardë lekë kredi të re, më pak se gjysma, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Sipas të njëjtave të dhënave kredia e re për bizneset është 33% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Në rënie ishte kreditimi edhe në

sektorët prodhues të ekonomisë. Kredia për industrinë përpunuese kishte vlerën e 2.3 miliardë lekëve, me një rënie prej 36% krahasuar me një vit më parë. Në vlera mjaft të ulëta ishte edhe kredia për bujqësinë, që përfitoi 314 milionë lekë kredi, 6.5% më pak krahasuar me dymujorin e vitit 2012. Ndërkohë kredia për bujqësinë është rritur me rreth 40 %, i vetmi sektor që ka njohur rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e shkuar. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

FEAR sh.p.k ofron vend pune Motoçiklist. Kontaktoni në: info@fear-auto.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E DIELË, 07 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Emigranti G. Kasmi: Të bëhet sa më parë kompletimi me semaforë në të gjithë vendin!

N

ë lidhje me problematikat që evidentohen në qarkullimin rrugor, si dhe shqetësimet që përjetojnë qytetarët nga mungesa e vijave të bardha, semaforëve, sjelljes së policëve etj., Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet intervistoi emigrantin G. Kasmi, njëkohësisht edhe drejtues automjeti. Për më tepër lexoni intervistën. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem G. Kasmi dhe jam nga qyteti i Milotit. Jetoj me familjen në Itali prej 20 vitesh, por e vizitoj Shqipërinë

shpesh, pasi këtu kam njerëzit e mi më të afërt. Zakonisht vij me makinën time pasi e kam të domosdoshme për të lëvizur dhe për të kryer punët dhe vizitat e ndryshme që kam kur ndodhem këtu. Në përgjithësi vij 20 ditë dhe kthehem përsëri për të punuar në shtetin fqinj Itali. Në Shqipëri po shoh një keqpërdorim të ligjit dhe një “rrëmujë” të madhe në mënyrën se si funksionojnë gjërat. Më vjen vërtet keq kur shoh një infrastrukturë rrugore shumë të dëmtuar dhe një kaos në qarkullimin e automjeteve. Dëshiroj ta ndërtoj të ardhmen time në Shqipëri pasi s’ka si vendi yt. Populli thotë “Guri i rëndë peshon në vend të vet”, prandaj edhe unë dua që të kontribuoj në zhvillimin e vendit tim qe më bën të ndjehem jashtëzakonisht mirë. Çfarë problemesh evidentoni në lidhje me qarkullimin rrugor në qytetin e Tiranës? Unë mendoj se në Shqipëri e kryesisht në Tiranë ka probleme të mëdha në lidhje me qarkullimin normal të automjeteve dhe infrastrukturës rrugore. Rrugët nuk janë të vijëzuara dhe po shohim çdo ditë probleme si mosrespektimi i semaforëve si dhe mosfunksionimi i tyre. Gjithashtu po shoh abuzime në zbatimin e sanksioneve ligjore të caktuara nga shteti për të gjithë ata që shkelin rregulloren e qarkullimit. Një problem tjetër për mendimin tim është edhe ndarja e karexhatave

pasi rruga e automjeteve duhet të jetë e ndarë nga ajo e biçikletave. Nga të gjitha zhvillimet dhe mënyrat se si funksionojnë gjërat, si dhe kontrasti i madh në zbatimin e rregullores në krahasim me vendin ku unë kam jetuar, kam frikë të qarkulloj në Tiranë me makinën time. Mungesa në shumë rrugë e semaforëve dhe mosprezenca e radarëve për të evidentuar dhe ndëshkuar më pas shoferët që tejkalojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë e përkeqëson gjendjen. Gjithashtu një problem tjetër është edhe abuzimi i policëve me drejtuesit që kanë në qarkullim automjete me targa të huaja, shihet vendosja e gjobave dhe heqja e lejeve të drejtimit me arsyen “ kanë para, janë emigrant”. Cili është apeli juaj ndaj organeve që rregullojnë qarkullimin rrugor në vend? Unë mendoj se duhet punuar në rregullimin e ndriçimit e të rrugëve gjatë natës, pasi ndriçimi është shumë i dobët dhe shërben si burim aksidentesh. Gjithashtu kërkoj që të vijëzohen të gjitha rrugët dhe të bëhet sa më parë kompletimi me semaforë në të gjithë vendin, të zbatohet ligji dhe të rritet ndëshkueshmëria për të gjithë shoferët që abuzojnë me alkool. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Royal Sh.p.k ofron vend pune Agjent Shitje: Dërgoni CV në: sales@royalmh.com / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 07 PRILL 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

78-vjeçari nga Mirdita: Kërkoj dëmshpërblimin e plotë për burgimin e padrejtë të djalit!

Mark Pjetri

M

ark Pjetri, 78 vjeç nga Mirdita i bën apel institucioneve që t’i mundësojnë dëmshpërblimin e drejtë në lidhje me pafajësinë e djalit të tij që u denoncua padrejtësisht për kryerjen e një vepre penale. 18-vjeçari Martin Pjetri u detyrua të qëndrojë në burg për gjashtë muaj për një ndalim dhe akuzë të padrejtë të organeve të drejtësisë. Ja sesi u shpreh në lidhje me këtë histori babai i 18-vjeçarit. Më thoni nga jeni dhe cili është problemi juaj? Unë jam nga Komuna Reps e Mirditës. Kam nëntë fëmijë dhe jam pensionist. Në vitin 2006 erdhën në shtëpi dy punonjës policie dhe më morën djalin tim Martin Pjetri, 18 vjeç, për ta shoqëruar në komisariatin e Mirditës dhe e akuzuan për vjedhje

delesh. Në fakt më vonë u vërtetua dhe nga pronari i deleve që nuk ishte kryer asnjë lloj vjedhjeje. Madje jo vetëm kaq por këta punonjës policie e keqtrajtuan djalin gjatë rrugës kur po e çonin në komisariat. Çfarë ndodhi më vonë? Djali ka qëndruar gjashtë muaj në burg në mënyrë të padrejtë. Prokurori kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë një vit burg. Ai nuk kishte asnjë provë përveç një deklarate që djali im e kishte nënshkruar pas rrahjeve që i kishin bërë policët. Por Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pafajësinë në lidhje me këtë akuzë. Menjëherë prokurori e ankimon vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe përsëri kjo gjykatë la në fuqi vendimin e pafajësisë. Në këto kushte duke qenë se djali u dënua padrejtësisht

dhe ishte i vogël në moshë unë kërkova dëmshpërblimin në gjykatë, kurse në lidhje me punonjësit e policisë njëri u dënua me 2 milion lekë gjobë kurse punonjësi tjetër nuk u dënua. Jeni dakord ju me vendimin e gjykatës? Unë nuk jam dakord me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Rrëshen dhe Gjykatës së Apelit Shkodër pasi masa e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar është tepër e vogël me atë që parashikon ligji. Një ditë burgu iu llogarit me 20 mijë lekë kur në fakt duhej që t’i llogaritej me 30 mijë lekë. Jam tepër i irrituar nga ky vendim. Kam shkuar tek përmbaruesi në qytetin e Rrëshenit, por edhe pse kanë kaluar dy vite nga vendimi i gjykatës së Apelit ky vendim nuk është ekzekutuar ende. Si është gjendja shëndetësore e djalit pas burgimit të padrejtë? Djali jo vetëm që pësoi dëm fizik që e kemi me raporte të doktorit, por normalisht ai pësoi dhe dëm psikologjik. Kërkoj ekzekutimin e këtij vendimi, njëkohësisht kërkoj që të bëj ankimimin në lidhje me punonjësin e policisë, i cili nuk është dënuar, sepse unë mendoj që ai ishte përgjegjësi kryesor. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Wine & Spirits ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: hr@alwsd.com / Për më tepër: www.njoftime.com

LA

Adresa:Oxhaku, Rr “Hysen Xhara” E-mail: kurtibert@hotmail.com Cel: +355 69 76 79 474, Tiranë, Albania

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Internet wireless

Lëvizja


Lëvizja

E DIELË, 07 PRILL 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të përjashtohet nga taksat dhe tatimet çdo investim që bëhet në institucionet e Përkujdesjes Sociale!

P

rezantim i Platformës Politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re vijon tek qytetarë të shumtë e kryesisht të rinj nga përfaqësuesja e kësaj partie për qytetin e Kukësit, Ardita Paca. I riu që mori pjesë në takimin e radhës u fokusua më së shumti në pikën e fuqizimit të institucioneve Arsimore,Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale. Ai theksoi dhe miratoi faktin se vendimi i PLSHR për përjashtimin nga taksat dhe tatimet për çdo investim të mundshëm në këto institucione do të rris cilësinë e shërbimit dhe të ofertës dhe në këtë mënyrë do të mund të kemi tarifa më të lira për këto shërbime sepse do të kishte edhe ulje të kostove. Për më tepër: www.77news.al

Nis periudha e eklipseve, ja ç’do të ndodhë në prill e maj!

J

eni kuriozë të mësoni se kur do ndodhin Eklipset më të afërta për këtë vit? Më 25 prill do të ketë një eklips të Hënës, që do të shikohet në pjesën më të madhe të Evropës, në Afrikë, në Azinë Qendrore dhe në pjesën perëndimore të Australisë. Një hije e errët do të fshehë një pjesë të Hënës, kur Toka të jetë e vendosur mes saj dhe diellit. Eventi astronomik do të zgjasë rreth 4 orë: që kur Hëna të hyjë në hijen e Tokës në ora 19:03 deri kur të dalë në 23:11. Momenti i errësimit maksimal do të jetë në ora 21:07, kur do të ketë edhe madhësi maksimale në hijen e eklipsit. Ndër-

sa eklipsi i ardhshëm i Hënës do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm, saktësisht më 25 maj. Mirëpo, më përpara, 10 maj do të ketë një eklips diellor unazor. Në këtë lloj eklipsi, Hëna është në pikën më të largët të orbitës së vet dhe koni i hijes nuk mbërrin deri në sipërfaqen tokësore. Kjo, sepse diametri këndor i diskut të Hënës është më i vogël sesa ai diellor. Gjatë një eklipsi unazor diellor, Dielli shfaqet si një unazë e shndritshme gjatë fazës qendrore, me Hënën tepër larg nga Toka, pa pasur mundësinë e të fshehurit plotësisht. www.banka-ideve.com

Deka-Olim ofron vend pune Përgjegjës Promocioni. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Bar-Restorant

Prenotime për gëzime familjare! Bar - Rest oran t

Adresa:

Rruga Nacionale Fushë Krujë - Shkodër Cel: +355 68 20 61 725 +355 68 22 09 774

Ju mirëpresim! Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 07 PRILL 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Stamboll: Nisin punimet e Forumit të 8-të Ekonomik!

F

77 NEWS

orumi i 8-të Ekonomik Turko-Arab, që realizohet me pjesëmarrjen e vendeve të Lindjes së Mesme, filloi punimet në Stamboll. Në punimet e forumeve të mëparshme kanë marrë pjesë 7 kryeministra, mbi 50 ministra dhe të paktën 4 mijë të ftuar, kurse në Forumin e 8-të Ekonomik Turko-Arab marrin pjesë më shumë se 500 mysafirë, shumica e të cilëve udhëheqës të nivelit të lartë. Në rendin e ditës së pjesëmarrësve ishte “procesi i zgjidhjes”, që do të ndikojë dukshëm në ekonominë e Turqisë dhe rajonit. "E gjithë bota po përpiqet ta çrrënjosë dhe eliminojë tërësisht farën e keqe të terrorizmit. Jo vetëm Turqia, por asnjë vend tjetër nuk mund ta zgjidhë i vetëm problemin e terrorit. Nevojitet patjetër bashkëpunimi

i shteteve fqinje", u shpreh ministri egjiptian i Investimeve, Usama Salah. Përfaqësuesi i delegacionit ekonomik të Arabisë Saudite, Dr. Muajed Al-Kurtas, tha se "stabiliteti është mjaft i rëndësishëm për ekonomitë e të gjitha vendeve dhe terrorizmi është armik i zhvillimit ekonomik", ndërsa shtoi se "beson në kapacitetet e Turqisë për ta kapërcyer këtë problem me rrugë paqësore". Kurse përfaqësuesi i Bankës Ndërkombëtare Tregtare, Hasan Saif Al-Nasr, u prononcua me këto fjalë: "Ne e shikojmë Turqinë si një fuqi potenciale. Turizmi në vendin tuaj po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, investimet po rrjedhin drejt Turqisë. Nëse zgjidhet edhe problemi i terrorit, atëherë padyshim çdo

Lëvizja

Kryeministri Erdogan do të vizitojë SHBA më 16 maj! Është qartësuar data e vajtjes së Kryeministrit Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Erdogan me ftesë të Presidentit Amerikan Barack Obama në 16 maj do të realizojë një vizitë zyrtare në Uashington. Ai, në kuadër të kësaj vizite, do të takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Në takim pritet të trajtohen çështjet si; marrëdhëniet midis dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar dhe lufta kundër terrorit. Krahas kësaj të dy liderët do të bisedojnë edhe për çështje të tjera rajonale dhe globale midis të cilave edhe çështjen e Sirisë. Për më tepër: www.77news.al gjë do të bëhet më mirë". Zv/kryeministri turk, Ali Babaxhan, u kujtoi edhe një herë të pranishmëve mizorinë që po përjetohet në Siri. "Pas masakrimit të 60 mijë civilëve, regjimi në Siri nuk mund të mbijetojë. Liga Arabe njeh opozitën. Sistemi në Siri do të ndryshojë dhe do të përfaqësohet populli", theksoi Babaxhan. Ndërsa ministri i Financave të Turqisë, Mehmet Shimshek, ndau me të pranishmit zhvillimin ekonomik të Turqisë dhe rajonit. “Në 10 vitet e fundit Turqia ka tërhequr prej rajonit të Lindjes së Mesme dhe Mesdheut një investim prej 8,3 miliardë dollarësh. Kurse vlera e investimeve të Turqisë në Lindje të Mesme ka arritur në 1,1 miliardë dollarë”, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

HR Cocacola ofron vend pune Ekzekutiv Shitjesh. Dërgoni CV në: hr@cocacola.al / Për më tepër: www.njoftime.com

KUSH JE TI? Shiko më larg nëse do që të arrish më shumë në Jetë!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 330 euro të gjitha të përfshira. Deri më 10 Prill

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E DIELË, 07 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kondi Ilia:

Duhet të fillojë një fushatë kombëtare vullnetarizmi!

Kondi Ilia

V

ullnetarizmi është një nga konceptet më të lashta të njerëzimit. Në thelb, njerëzit kanë nevojë për përfitime materiale apo konsumizëm, por ata përveçse qenie njerëzore të përbëra prej mendimit, kanë të nevojshme që çdo ditë të shprehin emocione e gjithashtu të marrin emocionet e njerëzve

që i rrethojnë. Kush më mirë mund ta plotësojë pjesën emocionale të individëve? Unë personalisht mendoj se është vullnetarizmi! Vullnetarizëm do të thotë Solidaritet, do të thotë që të ndash dhimbjen me tjetrin, ta mbështesësh shpirtërisht dhe materialisht njeriun e afërm, mikun, shokun, qytetarin bashkëkombësin, të varfrin, të huajin dhe të mos e viktimizosh atë, duke reflektuar kundër tij fuqinë apo epërsinë tënde. Shqipëria duhet të fillojë një fushatë të gjerë kombëtare me qëllim që të promovojë vullnetarizmin. Të gjithë ne duhet që në mendjen tonë mos të injektojmë vetëm individualizmin, ku çdo dobi dhe nevojë ti drejtohet vetvetes. Në këtë mënyrë, s’bëjmë gjë tjetër veçse minimizojmë mundësinë e të përjetuarit me emocion. Pra të gjithë ne e kemi mundësinë që nga dita e sotme, të qëndrojmë më gjatë me një person para-tetraplegjik, të mos ofen-

dojmë dhe keqtrajtojmë një lypsar, të promovojnë në web, media, facebook e rrjete të tjera sociale domethënien e vullnetarizmit, të punojmë pranë shoqatave apo organizatave joqeveritare për të dhënë kontributin tonë intelektual pa shpërblim financiar, rrobat tona të tepërta t’ua dhurojmë të varfërve, etj. Skeptikëve do t’u thosha: “Provojeni, vullnetarizmin!” Shpërblimi do të jetë ashtu si kurrë nuk mund ta kishit menduar. Shpërblimi përkthehet në përvojë, kënaqësi shpirtërore, qytetari, mirëqenie komunitare për çdo shqiptar, etj. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet si organ i Lëvizjes Shqipëria e Re çdo ditë promovon vullnetarizmin nëpërmjet të ftuarve në tryeza të përjavshme nga shoqëria civile apo puna e juristëve dhe avokatëve ndaj njerëzve dhe shtresave në nevojë. Presim më shumë vullnetarë në radhët tona! Për më tepër: www.77news.al

Lika: Shqipërisë i duhet një forcë e re si PLSHR, për nisma të reja e zhvillim të ri!

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim” organizoi një takim me sipërmarrësen Fatbardha Lika. Zonja e cila dispononte sipërmarrjen e saj, na pasqyroi një panoramë

të sipërmarrjeve sot, vështirësitë që hasin ato ne tregun e madh, për shkak të konkurrencës së pandershme dhe mungesës së lehtësive nga legjislacioni tatimor, si

dhe shprehu shqetësimin e saj në lidhje me administratën tatimore dhe sistemin e tyre. Përfaqësuesja e Qendrës pati një bisedë mjaft të gjatë me zonjën, bisedë e cila preku përpos problemeve që të gjitha bizneset kanë edhe prezantimin e një sistemi të ri në Shqipëri sa i përket tatim-taksave, si mënyrën për t’i shpëtuar kalvarit të gjatë të korrupsionit në këtë fushë. Aspekt i rëndësishëm i bisedës përveç konceptit “Qera Tatimore” ishin edhe 12 pikat e platformës se “PLSHR” të cilat u vlerësuan si shumë të dobishme, të nevojshme dhe të efektshme nga zonja. Fjala e saj ishte se: Shqipëria ka vërtet nevojë për një dorë të re e cila të marrë nisma të reja të këtij lloji. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

77news  

E përditshme politike, informative, sociale, kulturore etj.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you