Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 05.04.2013 VITI II - NR.395

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Miranda Sinani: PLSHR propozon politikat sociale më të drejta dhe më të realizueshme për familjet e reja! MENDIMI POZITIV

Përqendrohuni tek balanca dhe planifikimi! Qendra e Mendimit Pozitiv

E

dhe nëse jeni të mbushur me evente argëtuese, do të keni një verë shumë të ngjeshur me pushime, fundjava me shokë duke pjekur mish në skarë,

etj., aktivitete ekstra... >> VIJON NË FAQEN 2

Berisha: Kërkimet shkencore do të ndihmojnë për projekte ambicioze në zhvillimin rural!..........fq.3 Invalidia Rita Z.: Jetoj në varfëri të plotë!.............fq.4 Kadife Balla: Më kanë shkatërruar shtëpitë, jemi 10 veta në një barakë!...................................fq.5 Turqia, një prej investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri!.................................fq.7 Edmond Vlashaj: Partia Lëvizja Shqipëria e Re, alternativa e re për një qasje të re në Shqipëri!.......fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 05 PRILL 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Miranda Sinani: PLSHR propozon politikat sociale më të drejta dhe më të realizueshme për familjet e reja!

G

azetari Artur Nura në emisionin "Shqipëria e Re në Fokus” në këtë edicion special ftoi znj. Miranda Sinani të fliste në kuadër të prezantimit të drejtuesve dhe veprimtarive të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) duke filluar nga vetja në raport me këtë projekt politik në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Znj. Sinani, në cilësinë e Sekretares Organizative, inkuadruar tashmë në strukturat e PLSHR, tha se dimensioni social i politikave të këtij organizmi politik e kishte shtyrë atë personalisht të behej pjesë aktive e kësaj performance politike dhe shtoi se projekti politik që dëshiron kombi shqiptar dinjitoz dhe të fuqishëm në rajon, bënte që ajo të ndihej shumë mirë për këtë zgjedhje

të kryer tashmë. E reja, Miranda Sinani shtoi se PLSHR sugjeron politikat sociale më të drejta për familjet e reja, siç ishte dhe e saj, por edhe krijimi i projekteve për punë sociale, eleminimi i ndihmës sociale për njerëzit që janë shëndosh e mirë dhe zëvendësimi i kësaj ndihme me një vend pune sociale, që sipas saj do të ishte më e denjë dhe më e volitshme për njerëzit që tashmë përfitojnë ndihmë sociale, i ishte dukur një projekt nga çdokush që dëshiron një Shqipëri të re dhe dinjitoze. “Ofrimi i shtëpive të banimit me kredi lehtësuese shtetërore për çdo çift të ri i cili e ka moshën e martesës deri në 25 vjeç, siç në fakt jam edhe unë, padyshim që më motivon personalisht në mënyrë më të drejtpërdre-

jtë në platformën politike, por edhe vajzat dhe djemtë e tjerë si unë në fillimet e një familje të re që ndeshen me vështirësitë e jetës duhet të bëhen pjesë e këtij organizmi politik”, tha Miranda Sinani. Sinani duke iu referuar iniciativave konservatore të PLSHR për ndalimin me ligj të abortit, fajdeve dhe bixhozit, shtoi se këto aspekte i kishte shumë për zemër, ndërsa shihte tek to edhe politika sociale, shkollimi dhe punësimi që të kemi një vend dhe shoqëri dinjitoze të begatë dhe me solidaritet.“Mbrojtja me ligj të veçantë e femrës e cila nuk duhet të paragjykohet, të diskriminohet apo të ndëshkohet prej sjelljes së saj dhe fakti që fëmijët janë të shenjtë për Kombin Shqiptar dhe mbrohen me ligj, sipas platformës politike të PLSHR”, janë një dimension shumë i nevojshëm për Miranda Sinanin. Në mbyllje të emisionit znj. Sinani tha se, duke punuar pranë stafit të gazetës “77 News”, kishte nje eksperiencë shumë të rëndësishme të jetës, një gjë e tillë e cila e bënte pjesë më interaktive me PLSHR dhe aktivitetet e saj tek të cilat kishte qenë aktivizuar që në fillimet e saj. Nëse Partia Lëvizja Shqipëria eRe do ta ftonte të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në Parlamentin e ardhshëm, padyshim që do të ndihej shumë e nderuar dhe se me përgjegjësi do të punonte dhe luftonte veçanërisht për të drejtat e femrave. Për më tepër: www.77news.al

Qëndroni të shëndetshëm duke bërë një ecje të shkurtër gjatë pushimit të drekës ose të bëheni pjesë e një klase fitnesi me shokët tuaj. Hani mirë: Nëse hani keq, ka shumë mundësi që të ndiheni keq si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Bëjini mendjes dhe trupit një nder duke ngrënë ushqime të balancuara dhe në mënyrë të rregullt do t’ju japin shumë energji. Flini mjaftueshëm: Nëse jeni të përgjumur, nuk do të ketë pikën e dyshimit që do të ndiheni të stresuar. Pra, bëni çfarë të jetë e mundur që të flini të paktën shtatë ose tetë orë çdo natë që të ndiheni mirë. Bini në gjumë herët dhe ndiqni një orar të paracaktuar, në mënyrë që të ngriheni në momentin që keni bërë gjumin e mjaftueshëm.

Minimizoni qëndrimin para ekraneve: Nëse televizioni juaj është i ndezur, telefoni po ju bie dhe keni të paktën gjashtë faqe të hapura në laptop, është normale që do të ndiheni si të shastisur. Përpiquni që ta limitoni kohën që jeni online në mënyrë që të ndiheni pak më të qetë. Në vend të kompjuterit, lexoni më mirë një libër. Kontrollojini mirë financat: Shqetësimet për paratë mund të nxisin ndjenja të forta faji dhe ankthi, pra kontrollojini herë pas here financat tuaja në mënyrë që të shmangni këtë tension të panevojshëm. Një pikë e mirë ku mund të filloni? Mësoni se si ti mbani ushqimet që t’ju zgjasin pak më shumë dhe se si të hani më me pak shpenzime. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 nënkuptojnë, stres ekstra, pra është shumë e rëndësishme që të tërhiqeni dhe të bëni atë që ju mban më të shëndetshëm. Po ndiheni ende pak në ankth? Shikojini një herë këto mënyra për ta shmangur këtë trysni dhe për tu bërë më pozitiv. Kontrolloni rrëmujën e jashtme: Një nga mënyrat më të thjeshta për tu ndjerë më mirë është që të pastroni ambientin ku jetoni e punoni. Një tualet i pastër, një dollap i organizuar, një tavolinë e rregulluar mund të bëjnë çudira në gjendjen tuaj. Keni shumë pak kohë? Një pastrim i shpejtë 20 minutësh në darkë, mund të jetë mjaftueshëm për të pasur një mjedis të rregullt dhe të pastër. Lëvizni: Rriteni endorfinën dhe shkrihuni duke bërë ushtrime rregullisht. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 05 PRILL 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Berisha: Kërkimet shkencore do të ndihmojnë për projekte ambicioze në zhvillimin rural!

K

ryeministri Berisha ka premtuar projekte ambicioze për zhvillimin rural, duke kërkuar ndihmën e akademikëve

për studime në këtë sektor. Në një bashkëbisedim me akademikët, kryeministri ka theksuar se qeveria do të mbështesë

kërkimin shkencor. “Është jashtëzakonisht i rëndësishëm roli juaj kërkimor dhe shkencor. Është me rëndësi që ju të përcaktoni të gjitha modalitetet dhe ndërhyrjet. Ne jemi të gatshëm të përshtatim politikat më nxitëse”, ka theksuar Berisha. Kryeministri shtoi gjithashtu se është e rëndësishme të shfrytëzohen të gjitha potencialet që ka vendi dhe të hiqet koncepti për toka të pafrytshme.“Pa kërkimin tuaj shkencor kjo është e pamundur të realizohet. Po përqendrohemi në këtë fushë që është jetike për projektin tonë ambicioz. Ne duhet të shohim për çdo potencial të pashfrytëzuar. Me studime të veçanta të bëjmë që toka të prodhojë dhe të zhdukim konceptimin që ka qenë për tokë të pafrytshme. Në konceptin e mëparshëm ne kishim tokë bujqësore më pak se çdo vend në Europë, ndërkohë që potencialin e kemi shumë herë më të madh”, ka deklaruar kryeministri. Për më tepër: www.77news.al

Shtohen arkëtimet pranë kompanisë CEZ Shpërndarje!

A

dministrimi i ri i CEZ Shpërndarje ka përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve, ndonëse në përqindje të ulët. Kryetari i ERE-s, Sokol Ramadani, thotë se faturat e energjisë janë paguar rregullisht nga qytetarët, ndërsa është synuar të ulet niveli i energjisë që humbet në rrjet. Kompania e shpërndarjes ka ulur ndjeshëm shpenzimet operative dhe njëherësh ka reduktuar strukturën e fryrë

drejtuese. "Po të flasësh në përqindje të zvogëlimit të shpenzimeve duke parë që edhe shlyerjet e detyrimeve që kanë ndaj operatorëve të tjerë, janë të ndjeshme, tregon që ka një performacë sepse janë zvogëluar shpenzimet operative të kompanisë", shprehet Ramadani. Nga ana tjetër, ankesat e qytetarëve për mbifaturim kanë vijuar të paraqiten pranë sporteleve të Kujdesit për Klientin.

Ramadani garanton se mbifaturimet do tu kthehen mbrapsht konsumatorëve. Kreu i ERE-s tha se CEZ Albania i ka dorëzuar CEZ Shpërndarjes të gjithë dokumentacionin dhe bazën e të dhënave. Ai tha se në takimin e ERE-s me kryeministrin është diskutuar për rritjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes, sidomos në zonat rurale. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Dast sh.a ofron vend pune Operator. Dërgoni CV në: humanresources@dast.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 05 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Invalidia Rita Z.:

Jetoj në varfëri të plotë dhe pa asnjë të ardhur!

Foto ilustruese

A

jo del çdo ditë dhe lyp në rrugët e Tiranës, pasi është në gjendje të mjerueshme ekonomike, pa asnjë të ardhur dhe përkrahje. Përveç ilaçeve dhe qerasë së shtëpisë pasi është e pastrehë, Ritës i duhet që të stërmundohet për të siguruar rritjen dhe shkollimin e vajzës së vogël 9 vjeçe. Ja se si u shpreh për gazetën “77 News” invalidia me këmbën e majtë të këputur, e cila zvarritet në trotuar për të siguruar mbijetesën. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem Rita Z. dhe jam nga Tirana. Jetoj në kushte shumë të vështira ekonomike dhe me aq sa po shoh vuajtjet për mua s’kanë të mbaruar. Jam e divorcuar nga burri dhe kam një vajzë 9 vjeçe e cila po ndjek klasën e parë. Babai më vdiq para 8 vitesh ndërsa nëna s’ka asnjë mundësi që të më ndihmojë pasi është e sëmurë dhe e moshuar. Falë bujarisë dhe frymës së njerëzve që na ndihmojnë ka arritur të mbije-

tojë dhe të mbaj frymën gjallë. Cili është problemi juaj? Unë që në moshë të vogël, jam aksidentuar dhe kam këputur poshtë gjurit këmbën e majtë. Të jetuarit e gjymtuar është vuajtje pa fund, pasi nuk mund të punoja askund që të siguroja jetesën. Jam e pastrehë pasi jetoj në një shtëpi të vjetër dhe zakonisht marr borxh që të paguaj qeranë. Jetoj në varfëri të plotë dhe pa asnjë të ardhur dhe më janë shteruar fuqitë për ta zgjidhur çështjen e pensionit të invaliditetit. Të qenurit e divorcuar e vështirësoi më shumë përballimin e jetës dhe pengesa të reja filluan të shfaqeshin. Lyp dhe sakrifikoj për të rritur gocën time të vetme, e cila po ndjek shkollën. Këtë vit ajo është në klasë të tretë. A keni bërë përpjekje që të përfitoni pension invaliditeti? Jam përpjekur që ta rregulloj pensionin

pasi të gjithë më thonë që më takon, por përgjigja ka qenë gjithnjë negative: “Nuk ke paguar siguracione dhe nuk përfiton”. Por në disa institucione të tjera përgjigja ka qenë: “Pensionin e invaliditetit nuk e përfitoni pasi këmbën e keni të këputur poshtë gjurit”. Si e përballoni jetesën? Lyp për të siguruar bukën e gojës, pasi siç e përmenda më sipër jam pa asnjë të ardhur. Një arsye tjetër e fortë është që të rris vajzën dhe ti jap arsimin e duhur që ajo të mos vuaj siç kam vuajtur unë. Dua që vajza të marrë kulturë tjetër dhe të arsimohet, të bëjë një jetë që mos të diferencohet nga shokët dhe shoqet e klasës. Cili është apeli juaj për institucionet? Unë kërkoj që institucionet ta shohin me drejtësi çështjen e përfitimit ose jo të pensionit të invaliditetit, pasi është diçka që shihet dhe që s’do ndonjë verifikim të madh. Gjithashtu, kërkoj të më ndihmojnë me ndonjë protezë për këmbën, si dhe u bëj apel që të mos abuzojnë më invalidët duke na përcjellë me përgjigjen “s’ka material për të riparuar protezat e këmbeve ” dhe na drejtojnë për në spitalet private. Ne s’kemi mundësi për në spitale private pasi po jetojmë më frymën dhe bujarinë e popullit «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kadiu HR ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: Kadiu@albmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Tel: +355 69 40 74 013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 05 PRILL 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Kadife Balla:

Më kanë shkatërruar shtëpitë, jemi 10 veta në një barakë!

Kadife Balla

K

adife Balla nga Durrësi, denoncon pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet konfliktin e saj të pronësisë e njëkohësisht bën apel në lidhje me gjendjen e saj të vështirë ekonomike. Familja e saj prej vitesh është përplasur në dyert e institucioneve, por deri më sot çështja e saj nuk ka gjetur zgjidhje. Dy shtëpitë e saj edhe pse në proces legalizimi janë prishur në kohën që familja Balla ndodhej në Itali. Aktualisht, përpos pasigurisë së kësaj familje, një problem i madh është dhe strehimi, pasi 10 anëtarë të saj janë të detyruar që të jetojnë në një barakë. Cili është problemi juaj? Në vitin 1998 unë kam blerë një tokë në zonën e Durrësit. Kam blerë një sipërfaqe

780 m2 ku i dhamë personit që na e shiti 18 milion lekë. Madje, në atë kohë nuk u bë as shkresë dore në lidhje me këtë shitje sepse dihej që një pjesë e madhe e personave nuk vepronin nëpërmjet dokumentacionit të rregull dhe nuk kishin njohuri juridike. Me informacionin që kisha unë, kjo ishte pronë e shtetit. Lekët në atë kohë ia kemi dhënë një zotërie me emrin Bujar Luli. Gjithsesi, kohë më pas gjërat ndryshuan dhe mosmarrëveshjet kanë vazhduar në lidhje me pronësinë e tokës. Më konkretisht çfarë mosmarrëveshjesh keni patur? Ne aktualisht kemi konflikt me G. K., i cili pretendon se është pronar i kësaj toke. Dua të theksoj se kishim dy ndërtesa dhe

banonim në këtë tokë. Këto ndërtesa i kemi bërë rreth vitit 2012. Kur ishim në Itali unë, nusja, fëmijët dhe bashkëshorti qëndruam rreth 2-3 vite. Kur u kthyem gjetëm shtëpitë të shkatërruara. Ky person na ka ardhur natën disa herë me betoniere dhe punëtorë, madje na ka rrahur e na ka hequr zvarrë. A keni denoncuar këto veprime në institucionet kompetente? Kemi denoncuar në polici dhe ky organ nuk e ka lejuar që të ndërtojë në këtë truall. Gjithashtu, unë i jam drejtuar dhe njëherë gjykatës në lidhje me këtë çështje por ky gjyq është pushuar. Edhe ai na ka bërë padi neve sikur unë dhe bashkëshorti im e rrahëm por e fituam këtë gjyq dhe morëm pafajësinë. Jo vetëm kaq, por na paditi sërish sikur i rrahëm dhe bashkëshorten dhe përsëri e fituam këtë çështje. Si është gjendja juaj ekonomike? Gjendja jonë ekonomike është tepër e rënduar. Fëmijët e mi janë në emigracion dhe pa punë. Ne jetojmë aktualisht 10 veta në një kasolle. Kjo është një katastrofë e vërtetë pasi aty nuk ka kushte për të jetuar si një njeri normal. Kemi bërë shpenzime të mëdha duke ndjekur çështjet juridike dhe kjo gjë na ka dëmtuar ekonomikisht. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

BaSe Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Informatik. Dërgoni CV në: recruitment.al@seiconsulting.it / Për më tepër: www.njoftime.com

”Ne ofrojmë atë që ju kërkoni”

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 05 PRILL 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Drejtues të PLSHR në familjen Hoxha:

Ne përkrahim të rinjtë dhe njerëzit e thjeshtë!

A

nëtarë të kryesisë së PLSHR dhe konkretisht kryetarja e Forumit Rinor, Vilma Kërçiku dhe nënkryetarët

Çerçiz Loloçi dhe Çajup Çangollari ishin për një takim pune në familjen Hoxha, me origjinë nga Dibra por me banim në

Tiranë. Familja Hoxha ishte në dijeni të kësaj force të re politike, madje e ndiqnin veprimtarinë e saj edhe nëpërmjet të përditshmes kombëtare “77 News”. Ata pohuan se që nga nëntëdhjeta kishin votuar për forcat e reja demokratike, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen në 23 qershor 2013 do të mbështesnin Partinë Lëvizja Shqipëria e Re që dominohet nga të rinjtë, s’ka asnjë lidhje me të kaluarën diktatoriale dhe me të sotmen problematike. Zoti Hoxha tha ndër të tjera se e vlerësonte programin e PLSHR që mbështeste përfshirjen e të rinjve në të gjitha nivelet e administratës publike dhe që përkrahte njerëzit në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

“Amazon”, gati të blejë librarinë “Goodreads”!

S

hitësi me pakicë online, “Amazon”, ka bërë të ditur se mund të blejë një faqe interneti zbuluese dhe rekomanduese librash,“Goodreads”.“Goodreads”, me bazë në San Francisco dhe që u themelua në 2007, është një nga komunitetet më premtues online për lexuesit, me 16 milionë anëtarë. Termat financiare të marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura. Blerja mund të forcojë ndjeshëm shërbimet online të leximit për “Amazon” dhe “Kindle”, përkundrejt lexuesve të tjerë elektronikë dhe tabletave nga “Apple” dhe “Google”.

“Goodreads” ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës së si të zbulojmë dhe diskutojmë mbi libra të ndryshëm dhe së bashku me “Kindle”, “Amazon” ka ndihmuar në zgjerimin e mundësisë për të lexuar në të gjithë botën”, tha Russ Grandinetti, zëvendës president i përmbajtjeve “Kindle” për “Amazon”. Përdoruesit e “Goodreads” mund të shkruajnë përshtypjet e tyre apo të rekomandojnë libra te njëri-tjetri, por gjithashtu mund të blejnë libra nga shitësit me pakicë online, përfshi “Amazon”. www.banka-ideve.com

Wine & Spirits ofron vend pune Kontabiliste. Dërgoni CV në: hr@alwsd.com / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 05 PRILL 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia, një prej investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri!

Kompania "Kurum"

M

77 NEWS

arrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë po njohin një rritje të fortë dhe konstante gjatë viteve të fundit. Turqia është një prej investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri. Investimet direkte të Turqisë në Shqipëri janë në fushën e telekomunikacionit, në sistemin bankar, ndërtim dhe në fushën e minierave. Ndër kompanitë turke më të rëndësishme mund të përmendim Bankën Kombëtare Tregtare, "Eagle" dhe "Albtelecom", "Kurum", kolegje turke dhe universitete në fushën e edukimit, etj. Tregu shqiptar është shndërruar në një treg të rëndësishëm për investitorët turq, veçanërisht në miniera e energji. Ka kompani që investojnë në hidro-energji dhe

disa të tjera janë duke planifikuar të investojnë në fushën e minierave. Pra, duket se Shqipëria është një treg premtues për kompanitë turke. Shkëmbimet tregtare me Turqinë, të favorizuara nga klima e mirë politike që ekziston midis dy vendeve, në vitet e fundit kanë njohur stabilitet dhe tendencë gjithmonë në rritje. Tregtia midis dy vendeve: Në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, vëllimi tregtar mes Shqipërisë e Turqisë llogaritet 43,840 milionë lekë. Sipas INSTAT-it, eksportet shënuan vlerën e 13.4646 milionë lekëve, ndërsa importet ishin dyfish, duke kapur vlerën e 30.376 milionë lekëve. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

Zhvillohet festivali i kulturës turke në Belgjikë! Në kuadër të festivalit organizuar nga Enti i Çështjeve Fetare dhe Unioni i Demokratëve Turq në Evropë, koncerti i Mehterit i interpretuar nga Kori i Civilizimeve të Mardinit mblodhi interesin e spektatorit. Grupi i Mehterit i përbërë nga nënshtetasit me origjinë turke në Holandë, parakaloi nga Qendra e Konferencave dhe Ekspozitave Limburghal ku organizohej edhe festivali deri në Bashkinë e qytetit Genk. Grupi i Mehterit i shoqëruar nga policia në rrugën kryesore të qytetit mblodhi interes të madh nga njerëzit që ndodheshin përreth. Ata shoqëroheshin edhe nga grupet folklorike belge dhe së bashku organizuan një shfaqje përpara godinës së bashkisë. Çeljen e këtij organizimi e bëri Kryetari i Fondacionit të Turqve Jashtë Shtetit dhe të Lidhjeve Turke, Kemal Jurtnaç, Ambasadori i Turqisë në Bruksel Hakan Ollxhaj, Deputetja e Partisë AK për Ankaranë Nurdan Shanllë dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit Genk Wim Dries. Grupet folklorike belge të Limburgut kontribuan me shfaqen që dhanë me kërcimet e tyre popullore. Kori i Muzikës së Fondacionit të Edukimit dhe Solidaritetit të Qytetarëve të Mardinit (MAREV), dhanë një koncert me gjuhë të ndryshme që pasqyroi pasurinë etnike dhe fetare të këtij qyteti duke i dhuruar çaste të paharrueshme pjesëmarrësve në këtë festival. Për më tepër: www.77news.al

Blu Sky Sh.p.k ofron vend pune Menaxher. Dërgoni CV në: blueskyalb@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

KUSH JE TI? Shiko më larg nëse do që të arrish më shumë në Jetë!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 330 euro të gjitha të përfshira. Deri më 10 Prill

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 05 PRILL 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Partia Lëvizja Shqipëria e Re, alternativa e re për një qasje të re në Shqipëri!

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re, tashmë është një alternativë e re për një qasje të re në Shqipëri. PLSHR është një alternativë për një nisje të re të popullit shqiptar, në Drejtësi

dhe Zhvillim. Lufta e guximshme në denoncimin e korrupsionit, idetë dhe perspektivat konkrete që platforma politike e PLSHR i jep eleminimit të korrupsionit, në sistem dhe

në mentalitet, kanë qenë dhe janë boshti i përkrahjes që kjo forcë politike po merr gjithnjë e më shumë në publik. Solidariteti dhe ndjeshmëria sociale, planet dhe projektet për favorizimin e punësimit dhe strehimit, të njerëzve në nevojë, të të rinjve si dhe familjeve të reja, janë bërë tashmë objekt diskutimi dhe reflektimi në çdo familje shqiptare. Fuqizimi i Shtetit dhe popullit shqiptar duke pasur si burim frymëzimi Turqinë e ditëve të sotme qeverisur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e drejtuar nga Kryeministri Erdogan, është tashmë një pikë referimi e çdo takimi të liderëve të PLSHR në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Edmond Vlashaj, Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

Zabit Varoshi: Më shumë punë për fuqizimin e familjes dhe Kombit Shqiptar!

P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Zade Hasanpapaj vijon prezantimin e platformës politike të kësaj partie me qytetarë të shumtë dhe nga qytete të ndryshme. Pjesë e një prej takimeve u bë edhe qytetari Zabit Varoshi, i cili u njoh me platformën e kësaj partie, idetë dhe iniciativat e saj. Varoshi u tregua shumë entuziast dhe përkrahës me shumë nga idetë dhe pikat e platformës, por ai theksoi më shumë mundësitë që PLSHR ofron për kredidhënie me interesa dhe procedura lehtësuese për të rinjtë e sapomartuar, si dhe fuqizimin e familjes dhe Kombit Shqiptar. Një pikë tjetër për të cilën ai dha mbështetjen e tij ishte edhe përkrahja e familjeve në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

77news  

E përditshme politike, informative, sociale, kulturore etj

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you