Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 25.03.2013 VITI II - NR.384

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Binjakëzim i USSH me Unionin e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve në qytetin e Bursës në Turqi! MENDIMI POZITIV

Si të qëndroni të motivuar kur punoni!

H

erët apo vonë një gjë e tillë Qendra e do të ndodhë. Pas Mendimit Pozitiv një rruge shumë të gjatë vështirësish dhe sakrificash për të hapur dhe zhvilluar një biznes, pas disa vitesh, ajo do të bëhet një punë... >> VIJON NË FAQEN 2

Universiteti ‘Vitrina’ nis bashkëpunimin me Universitetin ‘Shehir' të Stambollit në Turqi!...fq.2 Romët e Korçës, mes pirgjeve të plehrave dhe pamundësisë për të jetuar!............................fq.3 Apeli i Llesh Laskut: Kërkoj drejtësi për familjet e policëve të vrarë!............................fq.4 Izraeli i kërkon ndjesë Turqisë!.............................fq.7 Programi i PLSHR, bazohet në vlera dhe synon arritjen e Shtetit të së Drejtës!.............fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

AKTUALITET

E HËNË, 25 MARS 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Universiteti ‘Vitrina’ nis bashkëpunimin me Universitetin ‘Shehir' të Stambollit në Turqi!

D

elegacioni i lartë i Universitetit ‘Vitrina’ i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, zoti Edmond Vlashaj, gjatë

qëndrimit të tij në kryeqendrën e Turqisë, Stamboll u takua në 23 mars 2013 me zëvendësrektorin Prof. Dr. Çoshkun

Çakir. Takimi në nivele kaq të larta, ka qenë mjaft i rëndësishëm për konkretizimin e hapave të mëtejshme të bashkëpunimit midis Universitetit ‘Vitrina’ dhe Universitetit ‘Shehir’ si dhe Fondacionin e Shkencave dhe Arteve te Bukura, themeluar nga Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, Ministër i Jashtëm i Turqisë. Zëvendësrektori i Universitetit ‘Vitrina’, Dr. Teki Kurti, pasi ka bërë prezantimin e të gjitha fakulteteve të universitetit shqiptar, qysh nga themelimi e deri në akreditim, ka shprehur sfidën dhe aspiratën e Universitetit ‘Vitrina’ për t’u shndërruar në Vitrinën e Universiteteve Shqiptare në rajonin e Ballkanit duke parë si parësore rritjen e bashkëpunimit me universitetet më të fuqishme turke. Një informacion më të detajuar rreth këtij institucioni të lartë e gjeni në linkun: http://www.sehir.edu.tr/en Për më tepër: www.77news.al

Binjakëzim i USSH me Unionin e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve në Bursa të Turqisë!

U

nioni i Sipërmarrësve Shqiptarë (USSH), si pjesë e delegacionit të lar-

të të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, është takuar me përfaqësues të Unionit të Indus-

trialistëve dhe Sipërmarrësve ‘Rumeli-Siad’ të qytetit të Bursës në Turqi. E pyetur rreth këtij takimi, përfaqësuesja e USSH, Sonada Gurra tha se “Sot kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Kemi arritur binjakëzimin e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë me Unionin e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve "Rumeli-Siad" të qytetit të Bursës në Turqi. Bursa ka qenë dhe është lokomotiva e ekonomisë turke. Së shpejti do të organizojmë bashkërisht konferencën e tërheqjes së investimeve turke në Shqipëri, si dhe veprimtari të tjera të përbashkëta në interes edhe të anëtarëve të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë në Shqipëri dhe trojet shqiptare në Ballkan”. Për më tepër: www.77news.al

në zyra mund ta shfrytëzojnë shoqërinë e personave të punësuar për ta kaluar kohën pak më shpejt, ose mund të ndodhë që të privojnë veten edhe nga kontakti më i vogël me ta. Po çfarë duhet të bëni për këtë? Në momentin që gjërat fillojnë të shkojnë në këtë mënyrë, është shumë e thjeshtë që të harroni se nga keni ardhur dhe se sa e vështirë ishte kur filluat apo se ku ishit krahasim me atë ku jeni tani. Kjo ësh-

të diçka për të cilën duhet të jeni krenar dhe mund të jetë një katalizator motivues për të shkuar më tej. Për sipërmarrësit e vetëm dhe për ata që punojnë në shtëpi në rehatinë e shtëpisë me pizhame ose me triko, është shumë më joshëse sesa të luftoni me trafikun çdo mëngjes dhe pastaj të duroni mbylljen në zyrë me persona që, ndoshta nuk interesohen shumë për ju. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 rutinë. Kënaqësia që dikur keni pasur është kthyer në të njëjtin gur mprehës që ju kishit menduar se do ta shmangnit duke hapur biznesin tuaj personal. Gjërat bëhen shumë rutinë dhe nuk jeni fare të motivuar. Po shtoni numrin e kafeve që pini dhe mund të rezistoni deri në orën 5 pasdite. Ka shumë mundësi që sipërmarrësit, sidomos ata që janë të vetëm, të humbasin pothuajse të gjithë motivimin e tyre. Ata që punojnë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 25 MARS 2013 Lëvizja

SOCIALE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Romët e Korçës, mes pirgjeve të plehrave dhe pamundësisë për të jetuar!

Foto ilustruese

P

ër dhjetra fëmijë e të rritur romë dhe egjiptianë në qytetin e Korçës, dita e re fillon si të gjitha ditët e tjera të mëparshme: duke mbledhur letra, kanaçe e objekte të ndryshme mes pirgjeve të plehrave në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane.

Kjo është panorama reale dhe mundësia e vetme që kanë qindra familje për të fituar bukën e përditshme. Mes plehrave, ku shëndeti i tyre rrezikohet çdo çast, këto familje rome mbijetojnë dimër dhe verë. E njohin rrezikun, e megjithatë tmerrohen kur

mendojnë se me ndërtimin e landfillit të mbetjeve urbane në Maliq, nuk do ta kenë as këtë mundësi për të mbijetuar. "1 mijë lekë nuk më dalin as për t'u ngopur me bukë. Po ilaçet? Jemi të sëmurë. Po i ftohti? Këtu doja të mblidhja ndonjë gjë, por s'ka. Kasollet janë bosh. Me çfarë jetojnë njerëzit këtu", thotë Rajmonda Emini. "Pa shtëpi, pa katandi. Çfarë bie jashtë, futet brenda. Pa përkrahje. Plehrat po i mbajnë njerëzit. Me plehra po ushqehen. Po i hoqën, i gjithë populli nuk do të ketë të hajë. Atje ushqehen", shprehet Valentina Keçi. Pranë fushës së plehrave këto familje kanë ngritur edhe kasollet e tyre me mjete rrethanore, por që notojnë në lagështi. Premtimet e vazhdueshme për përmirësimin e jetesës së këtij komuniteti, kanë mbetur vetëm fjalë dhe pjesë e fushatave elektorale, pasi realiteti dëshmon të kundërtën. Për më tepër: www.77news.al

Vlorë, shtohen pacientët në pediatri me virozat e stinës!

M

oti i paqëndrueshëm ka shtuar ndjeshëm numrin e pacientëve në Pediatrinë e spitalit të Vlorës. Komplikacionet që shoqërojnë gripin stinor kanë bërë që 17 prej mbi 60 rasteve që vizitohen në ditë të shtrohen në spital për trajtim të specializuar nga mjekët pediatër. Problem për mjekët përbën neglizhenca nga ana e prindërve e cila vështirëson kurimin e gripit. Fëmijët mbërrijnë në spital pasi kanë qëndruar 2 apo 3 ditë në shtëpi me temperaturë të lartë. "Në 24 orët e fundit, në repartin tonë janë

shtuar 17 fëmijë. Fëmijët që paraqiten vijnë pasi kanë kaluar virozën 2-3 ditë në shtëpi me temperaturë, me kollë, me rrufë, me vështirësi në frymëmarrje. Drejtohen te shërbimi parësor dhe të gjithë ata që paraqesin problem për hospitalizim, paraqiten në repartin tonë ",-thotë Rina Llanaj, pneumnoalergologe. Gripi stinor temperaturat e paqëndrueshme si edhe riaktivizimi i alergjive me ndërrimin e stinëve janë faktorët e që rëndojnë më së shumti pacientët e vegjël. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Deka-Olim ofron vend pune Specialiste Promocioni. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 25 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Apeli i Llesh Laskut:

Kërkoj drejtësi për familjet e policëve të vrarë!

Llesh Lasku

N

ë lidhje ndryshimin e Ligjit nr. 10289 dt. 17.6.2010 që diskriminon policët e rënë në krye të detyrës para vitit 2000, “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” ka intervistuar sekretarin e “Shoqatës së Familjeve të Policëve të Vrarë”, Llesh Lasku, menjëherë pas një përgjigje që ka ardhur nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje. Detajet e mëtejshme mund t’i gjeni në intervistën e mëposhtme. Kur jeni vënë në dijeni të shkresës që iu ka ardhur nga Gjykata Kushtetuese? Në datën 13.03.2013 u vura në dijeni

të një shkrese të Gjykatës Kushtetuese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm Kujtim Osmani ku thuhej që u shqyrtua kërkesa juaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, të cilën po ua kthejmë pa veprime, pasi ajo nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenet 28 dhe 29 të ligjit 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Gjithashtu, më sqarohej dhe m’u vu në dispozicion formulari orientues, për ta vënë përsëri në lëvizje këtë gjykatë, në lidhje me pretendimin për shpërblimin e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës. Si do të procedoni në vijim me qëllim finalizimin e kërkesës suaj? Mendoj që në ditët në vijim, falë dhe ndihmës që kërkoj nga "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet", kërkoj që të plotësoj kërkesën në formën e duhur ligjore me qëllim shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese sepse, dua të theksoj se ligji nr. 10289 dt. 17.6.2010 diskriminon policët e rënë në krye të detyrës para vitit 2000 dhe shkel në mënyrë të hapur kushtetutën e republikës së Shqipërisë. Më saktësisht, në cilat dispozita shkelet kushtetuta? Kushtetuta është shkelur në nenin 15, 17, dhe 18 të saj. Madje kur të shqyrtojmë me hollësi paligjshmërinë e vendimit mund të konstatojmë dhe shkelje të tjera. Më saktësisht neni 15 thotë: "Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të

pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre". Kjo do të thotë se nuk mundej që nëpërmjet një vendimi të krijohej një ndarje e tillë, sepse jemi në dijeni të faktit se pas vitit 1998 këta policë e përfitojnë shpërblimin ekonomik. Atëherë përse kufizohet e drejta vetëm për 142 familje? Gjithashtu, në nenin 17 të Kushtetutës thuhet se kufizimet ligjore duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Në këtë rast nuk ka asnjë kriter objektiv dhe ligjor për të kufizuar një të drejtë të familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës. Le të shkojmë më tej me interpretimin e Kushtetutës në lidhje me këtë rast. Këto kufizime, nuk mundet kurrësesi të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, mendojmë se është shkelur edhe neni 18 i Kushtetutës në lidhje me barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Royal Sh.p.k ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: sales@royalmh.com / Për më tepër: www.njoftime.com

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

Pa

r

tia

Lë v

izja S h q i

ia p ër

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 25 MARS 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pensionisti, Arshi Hoxha: Nëse ngrihet çmimi i biletave në 70 lekë, mbetemi të mbyllur nëpër shtëpi!

Në të djathtë, Arshi Hoxha

P

ensionistët të irrituar nga kërkesa e Shoqatës së Transportit Pubik për ngritjen e çmimit të biletës së autobuzit shprehen për gazetën "77 News" se nëse ngrihet çmimi i biletave të autobuzëve në 70 lekë, ata do të jenë të detyruar të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ja se si u përgjigj i moshuari Arshi Hoxha në lidhje me këtë problematikë që prek çdo qytetar të Tiranës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me propozimin e Shoqatës së Trasnsportit Publik për rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë? Çmimi për të cilin po përflitet është i papërballueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve. Më konkretisht, pensioni që përfitoj prej 7000 lekësh, më duhet ta shpenzoj nëpër autobuzë, pra s’më mbetet asnjë lekë për të

bërë ballë kërkesave jetike që kam edhe unë si çdo qytetar i Shqipërisë. Unë jam i moshuar dhe dita ditës e ndjej veten më të sëmurë dhe këto të ardhura nuk më dalin as për ilaçe. Populli nuk ka ku t'i gjejë lekët për të udhëtuar, papunësia është ulur "këmbëkryq", si edhe rrogat e punonjësve janë minimale. Nuk e di se çfarë po bëhet, por nëse ngrihet çmimi i biletës së autobuzit si dhe çmimet e produkteve ushqimore, populli do katandiset më keq se është katandisur. Unë s’dal nga shtëpia nëse çmimi që është kërkuar nga Shoqata e Transportit Pubik prej 70 lekësh do miratohet, pasi nuk e përballoj dot. Po gjendja juaj ekonomike si është edhe a e rëndon më tepër ngritja e çmimit të biletës? Udhëtimin me autobuz e kam të domos-

doshëm, jam i vjetër dhe s’kam fuqi që të eci në këmbë. Madje me këto lekë pensioni që unë marr, as bukë s’mund të blej. Njerëzit s’kanë bukë të hanë. Jemi 6 pjesëtarë në familje, ku do ta çoj më parë këtë pension, si do t'i shtyj 30 ditë pa u zhytur në borxhe. Djalin dhe nusen i kam pa punë, çmimet po ngrihen e të ardhurat po pakësohen, jemi në gjendje të vështirë ekonomike e s’mund ta përballojmë ngritjen e çmimit të biletave të autobuzëve. Politikanët i kanë mbushur xhepat e tyre dhe nuk po mendojnë për shtresat në nevojë dhe qytetarët e thjeshtë. Cili është apeli juaj? Unë i bëj thirrje bashkisë së qytetit të Tiranës që të marrë masa në kohë për ruajtjen e interesave të qytetarëve dhe të drejtave të tyre, pasi bileta prej 70 lekësh më duket e papërballueshme. Gjithashtu, dua t'i kujtoj bashkisë premtimin që i ka dhënë të gjithë studentëve dhe të moshuarve se biletat do të uleshin. Ky premtim duhej mbajtur. Prandaj Bashkia të studiojë mirë problemet e Shoqatës së Transporetit Publik, të heqë akcizën e naftës, të ulë t.v.sh -në. Nuk kanë mundësi qytetarët që të mbyllin defiçitet e Shoqërive të Transportit Publik, pasi një pjesë e madhe po jetojnë si "krimbi në gurë" nga të ardhurat minimale që kanë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Hvac Tech ofron vend pune Shitës. Dërgoni CV në: selitsi@live.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 25 MARS 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Partia Lëvizja Shqipëria e Re, vëmendje maksimale ndaj formimit të brezit të ri! P

ërfaqësuesi i PLSHR, Paulin Zefi, vazhdon të informojë qytetarët në lidhje me programin politik të PLSHR-së si një forcë e re politike dhe vlerat mbi të cilat ajo ka hedhur themelet e saj. Të pranishmit në takimin radhës, pasi dëgjuan dhe shkëmbyen opinionet e tyre me njëri-tjetrin në lidhje me platformën dhe pikat e saj arritën në përfundimin që, PLSHR i kushton një përkujdesje të veçantë edukimit dhe krijimit të kushteve të kënaqshme për brezat që po rriten. Si një forcë politike e re, por edhe si një parti e cila ka në fokus rininë, kërkon një angazhim maksimal nga çdo strukturë dhe ambient që frekuentohet nga fëmijët dhe të rinjtë tanë, për të realizuar në nivelet më të larta edukimin dhe mbrojtjen e tyre. Për më tepër: www.77news.al

Vitamina për rinimin e trurit!

R

ezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar që konsumimi i përditshëm i një gote me lëng portokalli ndikon më tepër në formën më të shpeshtë të dementias. Hulumtuesit suedezë kanë vërtetuar që vitamina C mund të ndihmojë në pengimin e proteinave toksike, të cilat në trurin e të sëmurëve formojnë pllakëza apo mpiksje të dëmshme. Hulumtuesit e Universitetit Lund, shpresojnë që zbulimi i tyre do të mund të përdoret për ngadalësimin e avancimit të sëmundjes tek personat tashmë të

sëmurë. “Kur indin e trurit të minjve të sëmurë nga sëmundja e Alzheimer-it, e kemi trajtuar me vitaminë C, kemi vënë re shpërbërjen e agregateve të proteinës së helmueshme. Edhe pse ideja për efektin pozitiv të vitaminës C në sëmundjen e Alzheimer-it është kontroverse, lajmi i mirë është që rezultatet tona hapin mundësi të reja për hulumtimin e vitaminës së përmendur dhe mundësive të saj”, shpjegon udhëheqësja e hulumtimit dr. Katrin Mani. www.banka-ideve.com

Pespa Imobiliare ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV në: fabrike@pespagroup.com / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 25 MARS 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Izraeli i kërkon ndjesë Turqisë dhe pranon kushtet e Ankarasë!

M

inistri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu theksoi se është shumë e rëndësishme që Izraeli i kërkoi falje Turqisë dhe shtoi: "Ne këmbëngulëm që prej fillimit për çështjen e kërkesës së faljes. Vija e kuqe e Turqisë në këtë proces 3-vjeçar ishte të kërkohej falje ndaj popullit turk dhe më në fund Izraeli arriti në atë pikë. Por sikur të mos kishte kërkuar të falur, edhe sikur të zgjaste një shekull apo më shumë, kjo çështje nuk do të mbyllej. Do të kërkonin patjetër falje ndaj populli turk, kjo ishte mjaft e rëndësishme nga këndvështrimi i kundërpërgjigjes ndaj një krimi të bërë kundër nesh". Ndërsa Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Xhemil Çiçek deklaroi se ky është një zhvillim pozitiv, të

Lëvizja

Turqia kërkon dy shtete të pavarura në Lindjen e Mesme!

cilin e kanë pritur me kënaqësi. "Shpresoj që probleme të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen. Përderisa nuk kemi të bëjmë me një shkelje të të drejtave dhe ligjeve tona, ne deri më sot nuk kemi pasur probleme me askënd dhe nuk do të kemi as në vijim. Turqia kishte paraqitur disa kushte dhe në deklaratën e bërë nga pala izraelite ku thuhet se kushtet në fjalë janë plotësuar, prandaj këtej e tutje bashkëpunimi do të vazhdojë", u shpreh kryeparlamentari turk. Ndërkaq ka reaguar menjëherë edhe presidenti i SHBA-së, Barak Obama, "Përshëndes bisedën mes kryeministrit izraelit, Netanjahu dhe kreut të qeverisë turke Erdogan", deklaroi ai. Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu i kërkoi

Turqia rikonfirmon mbështetjen e saj për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare dhe rajonale lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe të gjithanshme, mbi themelin e vizionit me dy shtete, për konfliktin Izrael-Palestinë, nënvizohet në deklaratën e Kryeministrisë turke. Pasi vihet në pah se "Izraeli, nga çasti i pranimit të faljes, do të heqë kufizimet për hyrjen e mallrave në përdorim të popullatës civile në Gazë dhe në territoret e tjera palestineze, situatë kjo që do të vazhdojë për aq kohë sa nuk do të prishet qetësia", në këtë komunikatë me shkrim nënvizohet gjithashtu se të dy kryeministrat kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë për përmirësimin e gjendjes humanitare në territoret e Palestinës. Për më tepër: www.77news.al ndjesë kreut të qeverisë turke, Erdogan për vdekjen e nëntë shtetasve turq në bordin e një anijeje në vitin 2010 duke hapur rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. "Kryeministri Netanjahu i kërkoi dje ndjesë popullit turk për ngjarjen tragjike, që shkaktoi të vdekur duke shtuar se nuk ishte e qëllimshme", thanë burime zyrtare. Erdogani pranoi ndjesën në emër të popullit turk dhe të dy liderët ranë dakord t'i japin fund konfliktit. Në vitin 2010 nëntë pasagjerë të anijes turke, "Mavi Marmara" humbën jetën duke shkaktuar një krizë diplomatike mes dy vendeve. Për më tepër: www.77news.al

Online Srvices ofron vend pune Web Programues. Dërgoni CV në: mysistem@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

KAPI ME DORË YJET! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 420 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 31 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 25 MARS 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Programi i PLSHR, bazohet në vlera dhe synon arritjen e Shtetit të së Drejtës! P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për qytetin e Rrëshenit, Renalda Doda, ka takuar qytetarin Gjergj Kacorri, me qëllim për ta informuar mbi programin politik të PLSHR-së, por edhe për të marrë mendimet personale të tij mbi këtë parti të re politike dhe vlerat e saj. Fuqizimi i Kombit Shqiptar dhe 11 nënpikat që përbëjnë pikën 6 të platformës, krijuan diskutime të shumta dhe përqendrim maksimal nga ana e të pranishmit, në idetë që jep PLSHR në krijimin e mundësive të reja për të realizuar forcimin e shtetit dhe shoqërisë. Jemi një komb që bazohet në shumë vlera pozitive, por ligji kërkon edhe disa ndryshime, por edhe duhet respektuar dhe zbatuar për të pasur Shtetin e së Drejtës! Për më tepër: www.77news.al

Matilda Dede: Investimet në turizëm, garantojnë hapjen e vendeve të reja të punës!

E

nkeleda Hoxha, vazhdon me takimet e saj, duke njohur shumë qytetarë me

Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, dhe përmbajtjen e programit politik të saj. Për zonju-

shën Matilda Dede, e cila u bë pjesë e takimit të fundit, tregoi interes për integrimin e të rinjve, hapjen e vendeve të reja të punës nëpërmjet tërheqjes së investitorëve të huaj për investime në Shqipëri, si dhe promovimi i turizmit shqiptar. Ajo tha se: “Këto janë mundësi mjaft efikase për të krijuar vende të reja pune, por jo vetëm. Në këtë mënyrë realizojmë një prezantim ndërkombëtar mbi bukurinë, unitetin e relievit dhe natyrës së vendit tonë mesdhetar, Shqipërisë. Turizmi kërkon investime dhe organizim në nivel kombëtar për t’i treguar gjithë botës çdo pëllëmbë toke, të këtij vendi të bekuar me bukuri natyrore”. Matilda përgëzoi gjithashtu, edhe aktivitetet e zhvilluara nga PLSHR, pasi ajo ishte bërë pjesë e shumë prej tyre. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news  

E perditshme politike, informative, sociale, etj.

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you