Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 19.03.2013 VITI II - NR.378

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Synimet e PLSHR për Shqipërinë e Re në katër vitet e ardhshme! MENDIMI POZITIV

Të jeni konkret!

E

fekti i vendimmarrjes është një Qendra e nga detyrat më të rënMendimit Pozitiv dësishme që duhet të zotërojë dikush për të arritur sukseset e dëshiruara në çdo aspekt të jetës. Nëse do të bëhej një sondazh në një ambient punë me temë,” ... Për më tepër: www.77news.al

Nishani, konsultë me grupet parlamentare!.........fq.3 Studentja L.Gjestila: Abonetë shiten në treg të zi, bashkia të marrë masa!........................................fq.4 Petrit Vasili: Shtëpia e të moshuarve nuk është dëmtuar nga ne!...................................fq.5 Shtëpitë me kredi lehtësuese ndihmojnë çiftet e reja për një jetë më të sigurtë!...................fq.6 Shimshek: Turqia, vendi më i madh në Europë në sektorin e bujqësisë!.......................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 19 MARS 2013

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Synimet e PLSHR për Shqipërinë e Re në katër vitet e ardhshme!

T

rajnimi i mbi një mijë sekretarëve të rinj të degëve të PLSHR nga 12 qarqet e Shqipërisë është një lajm i mirë dhe një investim i jashtëzakonshëm për fitoren e PLSHR në garën politike të 23 Qershorit. 12 deputetë në 12 qarqe është një synim i arritshëm dhe krejtësisht i mundshëm. Drejtimi i tre ministrive në qeverinë e ardhshme që kanë në fokus hapjen e 77000 vendeve të reja të punës çdo vit dhe ndërtimi i 21000 shtëpive të reja të banimit çdo vit për familjet e reja dhe për familjet në nevojë, janë synime të arritshme dhe të mundshme për t’u realizuar, nëse ne kemi vullnetin e mirë dhe këmbënguljen e vendosmërinë, për të përfshirë sa më shumë njerëz në besnikërinë dhe besimin ndaj vlerave e parimeve më të mira njerëzore, vlera dhe parime të cilat përshkojnë sot e përjetë PLSHR, programin dhe platformën e saj politike. Edmond Vlashaj, Partia Lëvizja Shqipëria e Re.

K

ryesia e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re zhvilloi një takim me sekretarë degësh dhe sekretarë organizativë të kësaj force politike që garon për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kryetari i PLSHR, zoti Edmond Vlashaj, pasi i përgëzoi të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe drejtuesit e kësaj partie tha ndër të tjera se “PLSHR ka tashmë dy dokumente të rëndësishme: Platformën Politike, e cila është njohur masivisht në të 12 qarqet e Shqipërisë dhe synimet e saj prej 12 pikash që po ua paraqitim sot. Në dokumentin e dytë është një përmbledhje e përgjegjësive që merr kjo parti nëse do të votohet në çdo qark të vendit”. Më poshtë vijon dokumenti i plotë: 1) 21 000 shtëpi të reja çdo vit për familjet në nevojë si dhe familjet e reja apo çiftet e reja. (Këto banesa do të jenë të ndara proporcionalisht nga një mijë për çdo qark si dhe 9000 që mbetën në Tiranë-Durrës, ku ka më shumë popullsi. Sipas shembullit pozitiv të Qeverisë Turke të drejtuar nga Kryeministri Erdogan me kompaninë shtetërore "Toki"). 2) 21 000 shtëpi ekzistuese në vit, të riparuara, të hidroizoluara dhe të shndërruara në shtëpi të qëndrueshme energjitikisht. Pra shtëpi që harxhojnë shumë pak energji Lëvizja

elektrike për ngrohje në dimër dhe ftohje në verë. 3) 21 000 tarraca pallatesh në vit, nëpër qytetet tona të mbuluara me çati për të eleminuar njëherë e mirë lagështirën. (Këtu do të përfshihen automatikisht edhe ndërtesat publike si shkolla, kopshte, çerdhe, spitale, maternitete, etj. Në këtë rast do të kishim shtim të hapësirës së banimit apo të shfrytëzimit në papafingot që do të krijoheshin me vendosjen e çative). 4) 21 000 çati në vit të veshura me panele diellore, për të bërë të mundur prodhimin e energjisë për konsumin e vetë këtyre familjeve si dhe prodhimin për shitje në rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të energjisë. 5) 21 000 familje në vit që asistohen dhe kreditohen prej shtetit në ndërtimin e serave me panele diellore të tejdukshme që shërbejnë njëkohësisht edhe për prodhimin e energjisë edhe për prodhimin e perimeve. 6) 21 000 familje në vit që asistohen dhe kreditohen prej shtetit në ndërtimin e stallave të bagëtive si dhe stabilimenteve për prodhimin e energjisë me biogaz nëpërmjet plehut të bagëtive. 7) 21000 punishte apo sipërmarrje prodhuese të ndihmuara nga shteti në fazën e investimit fillestar. Eksporti i prodhimeve

tona duhet të jetë qëllimi final i këtyre sipërmarrjeve. 8) 77000 vende të reja pune në vit të hapura në të gjithë Shqipërinë, proporcionalisht nga 5000 vende të reja pune në çdo qark, si dhe 17000 vende të reja pune në hapësirën Tiranë-Durrës. (Për hapjen e këtyre vendeve të punës do të shfrytëzohen të gjitha burimet e brendshme si dhe tërheqja në mënyrë agresive dhe joshëse e investimeve të huaja). Qeraja Tatimore dhe taksimi mbi xhiron, krijimi i zonave të lira industriale. Krijimi i Zonave të Lira Turistike. Popullarizimi apo masivizimi i prodhimit të energjisë. Industria e peshkut. Industria e Detit, përfshirë edhe Transportin. Industria minerare dhe metalurgjike, pra nxitja e investimeve në miniera por edhe në fabrikat dhe uzinat e përpunimit të kromit, hekur nikelit, bakrit dhe metaleve të tjera, si dhe thithja e investimeve për asemblimin apo montimin e produkteve të kompanive lindore kryesisht kineze, do ta shndërronte Shqipërinë si një Trampolinë e Investitorëve të Lindjes për të hyrë në Mesdhe e më tej në Perëndim. Kjo platformë do ta shndërronte Shqipërinë në një vend që shumë shpejt do të punësonte me qindra mijëra njerëz. Për më tepër: www.77news.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 19 MARS 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nishani, konsultë me krerët e grupeve parlamentare për kompletimin e gjykatave!

Bujar Nishani

P

residenti i Republikës Bujar Nishani nis takimet me krerët e partive parlamentare për t’u konsultuar për plotësi-

min e vendeve vakante që do të krijohen në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Takimin e parë, kreu i shtetit e ka zhvi-

lluar në presidencë me kryetarin e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe më pas me kreun e grupit socialist Gramoz Ruçi. Kreu i grupit demokrat Patozi është shprehur se në takim nuk janë propozuar emra për anëtarin e Gjykatës së Lartë dhe as për Kushtetuesen. Sipas tij, në takim është diskutuar për kriteret profesionale që duhet të kenë kandidatët si anëtarë për këto gjykata. “Ne na intereson integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ne vlerësojmë praktikën që po konsolidon presidenti, duke u konsultuar me forcat politike. Kjo është në funksion të mirëfunksionimit të ndërsjellët të institucioneve”, është shprehur Patozi. Gjithashtu presidenti Nishani do të vijojë me të tjera takime me përfaqësues të ndryshëm. Për më tepër: www.77news.al

Kamerat në kryqëzimet e Tiranës, shoferët: Do të shmangin shkeljet!

K

amerat e vendosura në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit janë të rëndësishme për sigurinë në udhëtimet e shoferëve. Monitorimi në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë e situatës së kryqëzimeve, do të ndihmoj në gjetjen e autorëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit dhe nga ana tjetër do të detyrojnë që të zbatohen ato me përpikmëri. Drejtuesit e mjeteve shprehen shumë optimistë për këtë nismë të ndërmarrë tashmë nga Bashkia e Tiranës. Disa ditë më parë, krye-

bashkiaku Lulzim Basha, prezantoi këtë projekt të përfunduar në 49 kryqëzime ekzistuese të kryeqytetit, nga 51 të tilla si dhe janë instaluar dhe ndezur 4 kryqëzime të reja. Kjo nismë e cila do ndihmoj shoferët e qytetarët për tu informuar në lidhje me pikat e rënduara të trafikut në rrugë të ndryshme të Tiranës, për t'i evituar në maksimum ato. Gjithashtu kjo do të ndihmojë në identifikimin e çdo lloj krimi në rrugë. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Neptun Sh.p.k ofron vend pune Menaxher Rajonal. Dërgoni CV në: hr@neptun.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MARTË, 19 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Studentja L.Gjestila:

Abonetë shiten në treg të zi, bashkia të marrë masa!

Bashkia e Tiranës

N

jë fenomen shqetësues po bëhet keqpërdorimi i aboneve te studentit. Studentëve u duhet që të interesohen shumë kohë para fillimit të muajit pasi abonetë sa vijnë e shtrenjtohen ndërkohë që premtimi dhe nisma e bashkisë shumë efikase për pajisjen e tyre me abone duket se nuk po gjen zbatim. Abonetë e studentit janë hedhur ne treg që në tetor të vitit të kaluar për të ndihmuar studentët, ndërkohë që konstatojmë se po keqpërdoren nga qytetarë të ndryshëm. Si të mos mjaftonte stresi i provimeve dhe vështirësitë financiare, studentëve shqiptarë u mohohet e drejta e tyre e sanksionuar me ligj për t'u pajisur me abone. Pavarësisht premtimeve të pushtetit vendor situata nuk ka ndryshuar. Kjo situatë problematike është konfirmuar disa here nga studentët. Ja se si u shpreh

nëpërmjet kësaj interviste për “77 News” studentja L.Gjestila, e cila preferoi që të ngelej anonim. A është e vështirë për ju të gjeni abone studenti? Unë jam studente e vitit të parë master dega psikologji. Dua të theksoj se e kam shumë të nevojshme që të udhëtoj me autobus, sepse dihet që ekonomia e studentëve nuk është e mjaftueshme. Në lidhje me pyetjen tuaj ju sqaroj se asnjëherë nuk kam marrë abone me çmim standard, të caktuar nga bashkia për studentët, madje kam kërkuar sqarim se përse abonetë e studentit shiten me 2-fishin e çmimit. Përgjigjja ka qenë : 'po deshe merre, po deshe lëre'. Gjithmonë ka qenë e pamundur për t'u pajisur me abone me çmim standard të vendosur nga bashkia Si veproni ju si studente për të siguruar

abonenë? Për t'u pajisur me abone studenti duhet një vërtetim nga fakulteti qe vërteton se je student. Per këtë muaj u interesova dhe aboneja e studentit kushtonte 11 mijë lekë të vjetër, ndaj mendova se me këtë çmim nuk ishte e arsyeshme dhe vendosa të blej abone të përgjithshme. Ndërsa muajve të kaluar abonenë e kam blere me 900 leke në një dyqan të vogël, pasi në vendet e caktuara nga bashkia abonetë gjithmonë zhdukeshin si me magji, ndërkohë shfaqeshin në treg të zi nga persona të ndryshëm. Abonetë e studentëve po gjenerojnë korrupsion pasi po u shiten qytetarëve të tjerë me çmime që variojnë nga 800-1000 lekë. Mesazhi juaj për abuzimin që po bëhet në këtë drejtim? Kërkoj që bashkia si institucioni përkatës të marrë masa për zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi, pasi është një e drejtë e sanksionuar me ligj për pajisjen e studentëve me abone. Në çdo vend të botës studenti vlerësohet dhe ka përkujdesje të veçantë, ndërsa në Shqipëri edhe me ndihmën më të vogël qe u është ofruar studentëve në lidhje me pajisjen me abone po abuzohet. Prandaj duke e mbyllur kërkoj sensibilizim të institucioneve dhe qytetareve për të bërë një shpërndarje sa më transparente të aboneve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dynamics Partners Sh.p.k ofron vend pune IT System Administrator. Dërgoni CV në: ledi.leka@dynamicspartners.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 19 MARS 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Petrit Vasili: Shtëpia e të moshuarve s’është dëmtuar nga ne, nuk mbajmë përgjegjësi!

Habil Shkurti

T

ë moshuarit Mamica dhe Habil Shkurti, prej kohësh sorollaten zyrave të bashkisë për dëmshpërblimin që u takon me ligj për shkak të dëmtimit të shtëpisë së tyre, më datë 26 gusht 2011, gjatë aksionit të prishjes së një pallati 5-katësh pa leje, ngjitur me shtëpinë e tyre të ligjshme, që ndodhet në njësinë bashkiake nr. 10, Tiranë. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet i është drejtuar dy herë me shkresë kryetarit të bashkisë, z. Lulëzim Basha, (pas premtimeve të këtij të fundit për zgjidhjen e problemit) me qëllim zhdëmtimin prej 10 milionësh lekë të vjetër që iu takon të moshuarve. Në datë 12.03.2013, QDS u vu në dijeni të një shkrese me lëndë “Kthim Përgjigje” e nënshkruar nga nënkryetari i bashkisë, z. Petrit Vasili, i cili shmang përgjegjësitë që ka pushteti vendor në lidhje me këtë çështje.“Policia Bashkiake

nuk është organ që verifikon dhe ndërhyn në rastet e ndërtimeve pa leje, por mbështet Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik në ushtrimin e funksioneve të veta”, shkruhej në përgjigjen e nënkryetarit. Nga ana tjetër, i moshuari Habil Shkurti u shpreh se, ky qëndrim është i padrejtë pasi prishjen e ka bërë Policia Bashkiake, e cila në atë kohë drejtohej nga z. Florenc Hoxha, si dhe gjatë prishjes së ndërtimit pa lejë kanë qenë të pranishëm Ing. Ymer Kurti dhe Arjan Bregu. “Nënkryetari kërkon që të shmangë përgjegjësinë në lidhje me dëmin që më është shkaktuar. Madje vetë kryetari i bashkisë disa herë na ka premtuar zgjidhjen e këtij rasti”, u shpreh i irrituar i moshuari. Nga kërkimet që kanë bërë juristët e qendrës rezulton se Ligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Bashkiake” Nr. 8224, në nenin 8

të tij thotë se: “Policia e Bashkisë dhe e Komunës ka për detyrë të kontrollojë, bllokojë, pezullojë dhe prishë ndërtimet e paligjshme, kur vendoset nga organi përgjegjës i bashkisë apo komunës”. Gjithashtu, z. Shkurti na ka vënë në dispozicion shkresën e datës 28.02.2012, ku z. Florenc Hoxha, Kryeinspektor i Policisë Bashkike (aktualisht është në një pozicion tjetër) ku thuhet se, “Është verifikuar problemi dhe se jemi të gatshëm të mbështesim çdo bashkëpunim që do të na kërkohet nga Njësia Bashkiake nr. 10, dhe Sektori i Emergjencave Civile pranë bashkisë Tiranë”. Gjithsesi nënkryetari i bashkisë, z. Petrit Vasili shprehet se: “Në shkresën e Policisë Bashkiake nuk shprehet se kush e ka shkaktuar dëmin në objekt njëkohësisht dhe fotot e sjella nga z. Shkurti nuk përkojnë me gjendjen që ka aktualisht objekti (sepse fotot nuk vërtetojnë prishjen)”. Por në fakt nga provat e mësipërme rezulton krejt e kundërta dhe bashkia duhet të bëjë zhdëmtimin pasi ka qenë Policia Bashkiake ajo që ka ndërhyrë me vendim dhe ka shkaktuar dëmin në shtëpinë e dy të moshuarve, ose në të kundërt t’u vënë në dispozicion dy të moshuarve aktin administrativ që u vu në zbatim për prishjen e objektit pa lejë ngjitur me shtëpinë e tyre. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

HR Abbisnet ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: b.njerezore@abissnet.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë Tel: +355 69 56 75 953 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


IDE

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 19 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shtëpitë me kredi lehtësuese ndihmojnë çiftet e reja për një jetë më të sigurtë! S

ekretarja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Adelina Bilimani, vazhdon takimet masive në qytetin e Tiranës me studentë të ndryshëm. Elvis Graci, si pjesë e diskutimeve të zhvilluara në një nga takimet, vendos në dukje faktin që shoqëria shqiptare ka shumë probleme dhe politika me qeverisjen e saj duhet të gjejë zgjidhje për to. Graci vuri theksin mbi tematikat shoqërore që trajtohen në pikën 5 të platformës politike, që është Fuqizimi i Familjes Shqiptare. Mbrojtja me ligj të veçantë i femrës dhe fëmijës, ofrimi i shtëpive të banimit me kredi lehtësuese shtetërore dhe orientimi i familjeve në përfshirjen e tyre në prodhimin e energjisë së rinovueshme ishin disa nga pikat në të cilat u përqendrua ky takim. Për më tepër: www.77news.al

Shpiket kompjuteri që riparon veten!

H

ulumtuesit në Universitin College, në Londër, kanë krijuar një kompjuter që mund të riparojë dhe të riprogramojë veten. I njohur si një kompjuter "sistemik", makina elastike është në kushtet për të mbajtur në gjendje “të aftë” punën e sistemeve të kompjuterit nëpërmjet vetë-riparimit, sa herë që ka dëme në sistemet e tij ose fotografitë e tij bëhen të “korruptuara”. Ndryshe nga një kompjuter standard i cili ekzekuton një mësim

sekuencial në një kohë, kompjuteri sistemik është i ndarë në sisteme që përmbajnë të dhëna sensitive kontestuese që mund të funksionojnë në të njëjtën kohë, pa mbështetjen e asnjë sistemi tjetër ekzekutiv. "Grupet e sistemeve ndërveprojnë në mënyrë paralele dhe në mënyrë rastësore, dhe rezultati i një llogaritje të thjeshtë del nga këto ndërveprime", thotë shkencëtari Peter Bentley i UCL Kompjuter. www.banka-ideve.com

Trankwalder ofron vend pune Project Managers. Dërgoni CV në: infoalbania@trenkwalder.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Mish dhe të gjitha produktet e mishit. Çdo gjë bio, ia vlen ta provosh!

Adresa 1: Zejmen, Lezhë. Adresa 2: Përballë stadiumit Besëlidhja, Lezhë. Adresa 3: Lagjia 15, Durrës. E-mail: vellezeritsmakaj@yahoo.com cel: +355 69 29 51 360 +355 68 20 19 377 +355 68 20 000 97 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 19 MARS 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Shimshek: Turqia, vendi më i madh në Europë në sektorin e bujqësisë!

Mehmet Shimshek

M

77 NEWS

inistri i Financave të Turqisë, Mehmet Shimshek (Mehmet Shimshek) deklaroi se Turqia për nga madhësia bujqësore është vendi më i madh i Evropës, ndërsa radhitet e 7-ta në botë. Në përgjigje të një pyetjeje, Ministri Shimshek deklaroi se përkrahjet e bëra në sektorin e bujqësisë çdo herë vijnë duke u rritur. Shuma e përgjithshme e ndihmave të ndara për sektorin e bujqësisë në vitin 2012 nga 11,1 miliardë lira turke u rrit për 17,8 për qind dhe arriti shifrën prej 13,1 miliardë lira turke, bëri të ditur ministri

Shimshek dhe shtoi: “Kjo shifër në vitin 2002 ishte vetëm 3 miliardë lira turke. Me ndihma të drejtpërdrejta dhe indirekte prodhimi i brendshëm bruto, niveli i të cilit në vitin 2003 ishte 23,7 miliardë dollarë, në vitin 2011 arriti në 61,8 miliardë dollarë. Kështu vendi ynë nga aspekti i madhësisë në sektorin e bujqësisë u bë vendi më i madh në Evropë, ndërsa radhitet i 7-i në botë”. Mehmet Shimshek, gjithashtu tha se, në kuadër të mundësive të buxhetit, sektori i bujqësisë vazhdon të përkrahet në çdo fushë dhe njoftoi se nga viti 2004 e këtej,

Lëvizja

Linjat ajrore turke, porosi rekord për 117 avionë të rinj! Linjat Ajrore Turke (THY) kanë bërë një porosi rekord për avionë. Kompania "Turkish Airlines", e cila vendosi të blejë 117 avionë të rinj për pasagjerë, synon të bëhet shoqëria më e madhe e aviacionit civil në Evropë. THY-të kanë marrë vendim për blerjen më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil. Falë 117 avionëve të rinj, që do të fillojnë t'i bashkohen flotës së saj aktuale në vitin 2015, Linjat Ajrore Turke kërkojnë të bëhen kompania ajrore lider në Evropë. Avionët do t'i bashkëngjiten flotës aktuale deri në vitin 2020, kur “Turkish Airlines” do të ketë gjithsej 375 avionë, përfshi këtu edhe avionët kargo. Flota e Linjave Ajrore Turke aktualisht numëron 211 avionë dhe në fund të këtij vitit numri i tyre do të rritet në 235. Të gjithë 117 avionët e rinj do të blihen nga një kompani evropiane dhe do të jenë nga më të sofistikuarit e ambjentalistët, që janë prodhuar deri më sot në historinë botërore të aeronautikës. Për më tepër: www.77news.al ky sektor është ndihmuar me naftë në vlerë prej 3,8 miliardë dollarëve. Në sajë të programit ekonomik që ndjekin, dikasteri i tij mundohet që duke pasur parasysh objektivat e buxhetit dhe realizimet, të bëjë edhe uljen e tatimeve për këtë sektor. Për më tepër: www.77news.al

Albanian HR Solution ofron vend pune Përfaqësues Shitjesh. Dërgoni CV në: contact@hres.al / Për më tepër: www.njoftime.com

BËJA ME SY, HËNËS!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 310 euro të gjitha të përfshira. Deri më 24 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 19 MARS 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Besnik Hajdini:

Fuqizimi i Policisë së Shtetit garanton siguri publike! K

oordinatori i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Alban Hoxha, vijon me takimet e tij në Tiranë. Takimet janë realizuar me individ të ndryshëm dhe synimi është prezantimi i programit politik të PLSHR-së. Besnik Hajdini, ishte i pranishmi i radhës në njohjen e vlerave dhe aspiratave që ka për të ardhmen kjo parti politike. Ai shprehu mbështetjen e tij maksimale, për frymën pozitive që përcjell kjo forcë e re politike tek çdo individ në shoqërinë shqiptare. Fuqizimi i Policisë së Shtetit dhe ndarja e saj në dy struktura: në Polici Lokale dhe Xhandarmëri ose FBI, do të garantonte fuqizimin e shtetit shqiptar dhe fuqizimin e sigurisë publike. Hajdini, përkrahu edhe pikën mbi Fuqizimin e Ushtrisë, si një mënyrë që garanton një ushtri model. Për më tepër: www.77news.al

Asllan Troka: Përjashtimi nga taksat i investimeve në Arsim, ul koston dhe rrit cilësinë e ofertës!

S

ekretari i Forumit Rinor për PLSHR, për degën e Ali Demit, Iridi Dusha, organizoi një takim me studentin Asllan Troka. Takimi i cili kishte si qëllim njohjen e studentit me programin politik të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, u shoqërua gjithashtu edhe me diskutime të shumta. Troka shfaqi shumë interes ndaj pikës 2 të platformës politike, për Fuqizimin e Institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale si dhe eliminimi i korrupsionit në këto fusha. Sipas studentit: “Përjashtimi nga taksat dhe tatimet i çdo investimi të mundshëm në Arsim, në Shëndetësi dhe në institucionet e Përkujdesjes Sociale, do të zvogëlonte tarifat dhe do të rriste automatikisht cilësinë dhe ofertën konkurruese në sektorin publik. Pra, do të kishim ulje të kostos”. Për më tepër: www.77news.al

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

r

Re

Pa

tia

Lë v

izja S h q i p ë r

ia

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

TEUTA DURRËS sh.p.k

Aty të shijo k u mund ni cilë sinë!

Adresa: Lagjia 5,Rr.”Aleksandër Goga” Durrës,Albania Tel: +355 52 223 094 / Fax: +355 52 225 370 info@teutadurres.com / www.teutadurres.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

77news  

E përditshme politike, informative, sociale, kulturore etj

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you