Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 18.03.2013 VITI II - NR.377

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Qasje e re Qeverisëse pas 23 Qershorit! Projekte të vogla, 77000 vende të reja pune çdo vit, 21000 shtëpi të reja çdo vit për familjet në nevojë dhe familjet e reja. Partneritet i Qeverisë me sipërmarrësit, me Komunitetet fetare, me organizatat e ndryshme komunitare, si dhe me të gjithë popullin për të dalë njëherë e mirë nga varfëria e jeta në skamje dhe për të filluar një jetë të re në Drejtesi dhe Zhvillim!

MENDIMI POZITIV

Zgjidhni dhe Besoni!

E

thënë më thjeshtë, do të ishte: Qendra e Zgjidhni atë që doni Mendimit Pozitiv dhe besoni që do ta arrini atë. Ndërgjegja juaj është e montuar në kompjuterin kryesor ose në Ndërgjegjen Universale. Pra, mendja juaj është ndërtuar në këtë formë: Vendosni... >> VIJON NË FAQEN 2

CEZ-Shpërndarja çon në gjykatë debitorët!...........fq.3 Kryetari i shoqatës, Punavija: Më vodhën veglat muzikore, kërkoj drejtësi nga gjykata!......fq.4 Ministria e Drejtësisë, Xhanari: Të merren masa ndaj noteres, t’i jepet akti jetimit Reçi!................fq.5 Davutogllu takon zyrtarin e lartë të OKB për gjendjen në Siri!.............................................fq.7 Në tubimin mashështor të Kukësit, PLSHR inicion projekte për fuqizimin e çdo familjeje shqiptare!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

FOKUSI POLITIK I JAVËS

E HËNË, 18 MARS 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Qasje e re Qeverisëse pas 23 Qershorit! Projekte të vogla, 77000 vende të reja pune çdo vit, 21000 shtëpi të reja çdo vit për familjet në nevojë dhe familjet e reja. Partneritet i Qeverisë me sipërmarrësit, me Komunitetet fetare, me organizatat e ndryshme komunitare, si dhe me të gjithë popullin për të dalë njëherë e mirë nga varfëria e jeta në skamje dhe për të filluar një jetë të re në Drejtesi dhe Zhvillim!

Edmond Vlashaj

Z

. Edmond Vlashaj, kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në bashkëbisedimin e përjavshëm në ‘Fokusin Politik të Javës’ me gazetarin Artur Nura, trajtoi synimet programore të kësaj partie nëpërmjet pikash strategjike për katër vitet e ardhshme dhe në fund të emisionit bëri me dije qëndrimin e PLSHR-së në lidhje me propozimin e kryeministrit Berisha për uljen e moshës në raport me drejtën e votës dhe votimin në parlament vetëm të ligjit për gjykatën administrative. Drejtuesi i PLSHR-së Edmond Vlashaj tha se tashmë është prioritet i programit të kësaj partie politike për katër vitet e ardhshme që, sipas shembullit pozitiv të Qeverisë Turke të drejtuar nga Kryeministri Erdogan me kompaninë shtetërore "Toki", të realizohet ndërtimi i shtëpive të reja për familjet në nevojë si dhe familjet e reja, por edhe riparimi i shtëpive ekzistuese të cilat edhe duhet të hidroizolohen duke bërë të mundur harxhimin e shumë pak të energjisë elektrike. Sipas Vlashaj politika duhet të jetë në funksion të ekonomisë dhe duke iu referuar ndërte-

save të periudhës komuniste, apo edhe asaj pluraliste që funksionojnë me sistem tarace, ai sugjeroi korrigjimin e tyre me çati, duke ofruar shtim të hapësirës së banimit, apo edhe të shfrytëzimit në papafingo që do të krijoheshin me vendosjen e çative, por edhe çati të veshura me panele diellore, për të bërë të mundur prodhimin e energjisë për konsumin e vetë këtyre familjeve si edhe prodhimin për shitje në rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të energjisë. “Qeraja Tatimore dhe taksimi mbi xhiron, krijimi i zonave të lira industriale. Krijimi i Zonave të Lira Turistike. Popullarizimi apo masivizimi i prodhimit të energjisë. Industria e peshkut. Industria e Detit, përfshirë edhe Transportin. Industria minerare dhe metalurgjike, pra nxitja e investimeve në miniera por edhe në fabrikat dhe uzinat e përpunimit të kromit, hekur nikelit, bakrit dhe metaleve të tjera, si dhe thithja e investimeve për asemblimin, apo montimin e produkteve të kompanive lindore kryesisht kineze, do ta shndërronte Shqipërinë në një trampolinë të investitorëve të Lindjes për të hyrë në Mesdhe e më tej në Perëndim”, tha drejtuesi i PLSHR duke përcaktuar se implementimi i kësaj platforme do ta shndërronte Shqipërinë në një vend që shumë shpejt do të punësonte me qindra mijëra njerëz. Sipas drejtuesit të PLSHR në synimet e kësaj force politike të qendrës së djathtë është edhe krijimi i Qendrave Komunitare si mjedise ngjitur me shkollat, kopshtet e fëmijëve, çerdheve, ambulancave, këshillimoreve shëndetësore, Zyrave të Postës, Zyrave të Kryetarit të Fshatit apo Kryetarit të Lagjes, etj duke bërë të mundur përqendrimin e të gjitha shërbimeve komunitare në një qendër dhe do të sillte shumë kursim përsa i përket shpenzimeve në energji dhe në ruajtjen e godinave, por

njëkohësisht edhe shndërrimi i këtyre Qendrave Komunitare në pika referimi gjithmonë e më shumë të verifikueshme prej shtetit dhe prej komunitetit për efikasitetin e shërbimeve të ofruara. PLSHR në synimet e saj për katër vitet e ardhshme - tha Vlashaj - ka edhe krijimin e një partneriteti solid me institucionet fetare komunitare dhe shndërrimin i këtyre institucioneve në partnerë dhe faktorë të fuqishëm socialë edukues me vlerë dhe rëndësi për shoqërinë. “Kthimi i menjëhershëm dhe pa asnjë kusht i pronave, komuniteteve fetare. Marrja përsipër prej shtetit të pagimit të pagave mujore të Imamëve dhe Priftërinjve, në çdo fshat dhe qytet, duke i konsideruar ata si punonjës socialë, është investim shumë pozitiv për shoqërinë tonë dhe do të sillte minimizimin e theksuar të kriminalitetit dhe dhunës nga familja, në rrugë e në mbarë shoqërinë tonë”, tha Vlashaj duke shtuar se padyshim që shteti ynë është shteti shqiptar është Laik, por përfshirja e një lënde mësimore me zgjedhje mbi Mësim-Besimin, apo sipas preferencës personale në shkolla, veçse do ta pasuronte dijen dhe qasjen e çdokujt për të qenë më tolerant dhe më paqësor me familjen, me njerëzit përreth e më tej me gjithë shoqërinë. Në fund të emisionit drejtuesi i PLSHR tha se partia e tij e mbështet pa mëdyshje propozimin e kryeministrit Berisha për t’i dhënë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Shqipëri dhe se padyshim nëse do ishin në Kuvend do të kishin votuar propozimin e grupeve të interesit për të votuar Ligjin për Gjykatën Administrative si një prioritet i veçantë në raport me dy ligjet e tjera të cilat janë kusht për Integrimin Europian, por që dihet, konkludoi Vlashaj, janë po ashtu prioritet i njëjtë për PLSHR, por jo për disa forca politike të caktuara! Për më tepër: www.77news.al

komplikuar dhe e vështirë, është një sistem i gabuar besimi. Ju nuk mund të filloni derisa të dini se çfarë të bëni. Pra, nëse nuk jeni të sigurt, besojini intuitës tuaj, dëgjojeni se çfarë ju thotë. Nëse keni vështirësi në arritjen e një përgjigjjeje, këtu keni diçka që mund t’ju ndihmojë. Ju mund të keni dalë fare nga vetja që keni menduar ashtu

për veten kur keni bërë pyetjen “Çfarë dua unë?” Nëse do ta vendosnit veten në mënyrën tjetër, pyetja do të dilte shumë ndryshe, “Çfarë do të doja të shikoja duke ndodhur?” Kjo do të mund të ishte më e thjeshtë për ju. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 çfarë doni dhe besoni në aftësinë tuaj për ta arritur atë, dhe ndërgjegja juaj do të kujdeset për gjithçka që nevojitet për ta arritur. Është kaq e thjeshtë. Problemi është që të gjithë gënjehen nga thjeshtësia e saj. Ju kushtëzoheni nga jeta që është më e komplikuar se kaq. Ideja që për të krijuar atë që doni është shumë e Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 MARS 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Korçë, qytetarët ankohen për trafikun e rënduar që rrit ndjeshëm numrin e aksidenteve!

Foto ilustruese

T

rafiku i rënduar, gjendja e rrugëve dhe numri i lartë i aksidente në Korçë janë kthyer në shqetësim për banorët e qytetit. Situata është krijuar nga mos-

zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ndërhyrjet e shpeshta në infrastrukturë, mungesa e sinjalistikës e vijave të bardha dhe parkimet e parregullta. Më i vështirë

paraqitet trafiku në bulevard, pasi është ndërprerë qarkullimi në zonën pedonale dhe është zvogëluar sheshi para kinemasë së qytetit. Qytetarët korçarë kishin thirrur në diskutim për gjendjen e trafikut dhe të rrugëve përfaqësues të bashkisë të cilët e kanë injoruar ftesën, ndërsa përfaqësuesi i policisë rrugore ka premtuar bashkëpunim me qytetarët për përmirësimin e situatës. Afrimi i Pashkëve dhe i verës do të shtojë më shumë trafikun e mjeteve, pasi pritet të kthehen mijëra emigrantë. Është kjo arsyeja që shoqata e qytetaria korçare i parapriu situatës dhe kërkoi që bashkia e policia rrugore të jenë më aktive në lehtësimin e lëvizjes në qytet. Për më tepër: www.77news.al

CEZ-Shpërndarja çon në gjykatë debitorët!

C

EZ-Shpërndarja në Elbasan do t’i drejtohet organeve të drejtësisë për debitorët e saj. Të gjithë konsumatorët, të cilëve iu është ndërprerë energjia dhe e kanë rilidhur sërish atë, do të përballen me drejtësinë. Drejtori për degën e Elbasanit ka ritheksuar se do të marrin energji vetëm ata persona që paguajnë. Qarku i Elbasanit nuk ka nivele të larta të mospagesës së faturave të energjisë, ndaj edhe ndërmarrja është e gatshme të ndërhyjë në të gjitha avaritë e mundshme në rrjet. "Të hënë do të dorëzojë në Prokurori kallëzimet penale për disa konsumatorë që kanë rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Ne ua kemi prerë pasi kanë

qenë debitorë. Kjo kompani ka një standard, do të marrin energji vetëm ata qytetarë, të cilët e paguajnë. Ne jemi të vendosur të mos lejojmë askënd që prek pronën e kompanisë dhe cënon furnizimin e qytetarëve të Elbasanit me energji elektrike", deklaroi Merxhan Leka, drejtor i CEZ-Shpërndarjes në Elbasan. Problem shqetësues dhe me kosto të lartë ekonomike për CEZ- Shpërndarje në Elbasan përbën vjedhja e linjave elektrike. Me mijëra metër linear kabëll janë vjedhur për t'u shitur për skrap. Ato janë zëvendësuar por kostoja e rivënies në punë të linjave është tepër e lartë. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Koka Sh.p.k ofron vend pune Shofer Transit. Dërgoni CV në: kokashpk@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 18 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryetari i shoqatës, Punavija: Më vodhën veglat muzikore, kërkoj drejtësi nga gjykata!

Ikli Punavija

Më morrën çiftelitë, fyellin, lodrën, bilbilin, kavallin, laurin, cigonën, si dhe dokumentaconin, kërkoj drejtësi”. Ky është denoncimi i rallë që bëhet në Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet nga Kryetari i Shoqatës “Talentet e Reja Ahmet Zogu Mat”, Ikli Punavija. Madje çështja ka shkuar në Prokurori si dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat me qëllim zgjidhjen e saj. Për më tepër lexoni intervistën. Cili është konflikti juaj? Unë jam kryetari i shoqatës “Talentet e

Reja Ahmet Zogu Mat” që prej vitit 2010 me numër vendimi gjyqësor 2810. Veprimtaritë e shoqatës sonë janë të ndryshme, me qëllim ruajtjen dhe trashëgiminë si dhe transmetimin tek brezat e rinj të traditës folklorike të trevës së Matit e më gjerë. Dua të theksoj se, në 05.09.2011 pas një veprimtarie artistike të zhvilluar në Turqi, unë lashë bazën materiale, me të cilat zhvilloja aktivitetet artistike, në dorëzim të znj. Xhevahir Osmani. Në momentin që doja që t’i merrja këto materiale ajo refuzoi që të na i kthente ato. Në këto kushte u detyrova që t’i drejtohesha Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat. Por fatkeqësisht hetimet u pushuan dhe unë iu drejtova Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Si u shpreh gjykata? Kjo e fundit pas disa seancash gjyqësore vendosi kundër meje me arsyetimin se nuk provohej që materialet ishin në funksion të shoqatës si dhe nuk u morën parasysh provat që vërtetonin se na ishte shkaktuar një dëm material si dhe moral. Deri në seancën e fundit gjyqtari i çështjes ishte në përkrahjen time, por çuditërisht ai vendosi kundër nesh. Aktualisht këtë çështje e kam apeluar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Unë jam i bindur se nuk është bërë një hetim civil i thelluar dhe nuk janë marrë parasysh provat dhe faktet. Njëkohësisht nuk janë marrë parasysh as thëniet e dëshmitarëve, Shaban Cibaj, Alfred Mullai, Alblegard Gjoni, të cilët janë shprehur se baza mate-

riale, si çifteli, fyell, lodër, bilbil, kavallë, lauri, cigonë, ishin në pronësi të tyre dhe në shërbim të veprimtarive që i dispononte shoqata jonë”. Pse e bëni publik këtë rast si dhe çfarë masash kërkoni që të merren? Unë kërkoj që fillojë një hetim ndaj gjyqtarit të çëshjes civile nr. 272 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, datë 23.04.2012 me objeket “Detyrimin e kthimit të veglave muzikore si dhe dokumentacionin e shoqatës” pasi është marrë një vendim në kundërshtim me ligjin. S’e kuptoj duke qenë se kam paraqitur të gjitha provat, madje edhe pamje filmike, sërish nuk është dhënë drejtësi. Ne i kryejmë veprimtaritë vullnetarisht, madje në shumë raste edhe me shpenzimet tona. Tani jemi dëmtuar materialisht, pasi s’kemi mundësi që t’i blejmë veglat, si dhe kemi pezulluar shumë veprimtari brenda dhe jashtë shtetit. Njëkohësisht këkojmë nga personi që na ka dëmtuar shumën prej 10 milionë lekësh, pasi ka cënuar rëndë intergritetin e shoqatës sonë. Besojmë se në lidhje me këtë çështje do të vendoset drejtësi falë edhe ndihmës që do të na japë Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Klinikë Dentare ofron vend pune Asistente Stomatologe. Kontaktoni në Cel. : 068 20 06 525 / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Bulevard Republika

KORÇË

Monarch Tel: +355 69 73 71 731 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 MARS 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ministria e Drejtësisë, Xhanari: Të merren masa ndaj noteres, t’i jepet akti jetimit Reçi!

Eugen Reçi

R

eagon Ministria e Drejtësisë për çështjen e jetimit Eugen Reçi nga Tirana, i cili është trashëgimtar me 1/6 pjesë të një pasurie që ndodhet në qendër të Tiranës, por prej vitesh zvarritet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive Tiranë si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë duke mos i dhënë të drejtën që i takon me ligj, (pasurinë e trashëguar nga nëna). Prej dy vitesh Reçi ka kërkuar nga një ish-notere t’i vinte në dispozicion një deklaratë noteriale në të cilën përshkruhej se paditësja e tij kërkonte që të hiqte dorë nga pasuria. Por ish-noterja në heshtje ka refuzuar që të kthejë përgjigje.“Nuk e kuptoj përse ish-noterja Kimete Peza nuk më vë në dispozicion këtë akt noterial të nënshkruar nga shtetasja Vera Mullai”, u shpreh Eugen Reçi për juristët e

Qendrës për Qrejtësi dhe Solidaritet (QDS). Kërkesa e QDS për Dhomën e Noterisë Duke vënë re një precedent shumë të rrezikshëm ku ish-noterët mbajnë arkivat e tyre në shtëpi edhe pas ushtrimit të profesionit (për shkak të daljes në pension), Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet i është drejtuar në datë 14.02.2013 me një shkresë zyrtare znj. Kimete Peza, Dhomës së Noterisë Tiranë si dhe për dijeni Ministrit të Drejtësisë Z. Eduard Halimi ku kërkohej marrja e masave si dhe vënia e dokumentit në dispozicion të qytetarit. “Duke qenë se jemi në dijeni të hartimit nga ana juaj të këtij akti noterial për heqje dore nga pronësia hartuar pranë Zyrës Noteriale tuaj kërkojmë vënien në dispozicion të këtij akti. Gjithashtu jemi vënë në dijeni të faktit që ju dispozoni në shtëpi arkivën e plotë edhe pse nuk ushtroni profesionin e noteres”, shkruhej në kërkesën e QDS. “Në këto kushte kërkojmë sërish këtë dokument pasi z. Eugen Reçi ndodhet aktualisht në një proces gjyqësor civil në Gjykatën e Apelit Tiranë me palë paditëse Vera Mullai”, përfundonte kërkesa. Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë Menjëherë pas kërkesës më 25.02.2013 ka reaguar Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një akti administrativ nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gerdjan Xhanari, drejtuar znj. Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës Kombëtare të Noterisë si dhe znj. Shpresa Kurti, Kryetare e Dhomës

së Noterisë Tiranë ku kërkohet marrja e masave për dorëzimin e arkivës nga ishnoterja si dhe zgjidhjen e problemit.“Pranë Ministrisë së Drejtësisë ka ardhur kërkesa e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet…. bazuar në nenin 20 të ligjit “Për Noterinë” kërkojmë nga ana juaj të merrni masat për marrjen në dorëzim të arkivës së noteres Kimete Peza, duke i vënë në dispozicion kopjen e aktit për të cilën qytetari Eugen Reçi ngre pretendimet”. Zvarritja “Edhe pse kanë kaluar disa ditë akoma nuk më është venë në disponim ky akt noterial, i cili më shërben në Gjykatën e Apelit”, shprehet Eugen Reçi. Nga ana tjetër, QDS është vënë në dijeni nëpërmjet një telefonate nga noterja, e cila shprehet se ka kërkuar në arkivën e saj këtë akt, por nuk e ka gjetur. Gjithsesi ajo ende nuk ka kthyer një përgjigje me shkrim ashtu siç edhe ka konfirmuar se do të veprojë. “Jam një qytetar i pa pambrojtur dhe jetim. Po më vidhet prona dhe rrezikoj që të mbetem në rrugë”, u shpreh jetimi Reçi për QDS duke bërë apel që institucionet e urdhëruara nga Ministria e Drejtësisë të veprojnë një orë e më parë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Call Center i_Call ofron vend pune Supervizor/e. Dërgoni CV në: center_call@ymail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

2 at sh.p.k

CHEMICALS

Adresa: Rr.Korçë-Bilisht,Km 1 Cel: +355 69 20 63 753

-Lëndë të parë për prodhimin e detergjentëve. -Kimikate për proçeset teknologjike të disifektimit të fabrikave ushqimore. -Kimikate për industrinë e naftës dhe energjitikës -Kimikate për ujësjellësa në trajtimin e ujit të pijshëm dhe disifektime ambienti. -Reagentë kimikë për analiza laboratorike.

+355 67 40 00 210 E-mail: shpk2at@yahoo.com E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! Lëvizja

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 18 MARS 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sajmir Sadiu: PLSHR ka në fokus rininë, si brezin që do realizojë ndryshime të mëdha! P

rezantimi i platformës politike të PLSHR, i zhvilluar me studentë të shumtë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit, u shoqërua me ide dhe pikëpamje të reja. Studentët janë e ardhmja dhe si të tillë ata kërkojnë ndryshime konkrete dhe afatgjata. Sekretarja e Forumit Rinor për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, Eglantina Caka ka takuar shumë studentë, ku njëri prej të pranishmëve ishte Sajmir Sadiu. Ai kërkoi, por edhe vlerësoi si nevojë primare ndryshime në arsim. Studenti Sadiu theksoi se PLSHR dhe programi i saj garantojnë synime të qarta dhe si pasojë edhe rezultate reale në këtë fushë. Një brez i edukuar dhe i arsimuar me standarde të larta, sjell njerëz që kanë vizion dhe ide. Për më tepër: www.77news.al

Ja si do jetë Samsung Galaxy S IV!

M

ë 14 Mars në orën 19:00 me orën lokale (ora 01:00 e 15 marsit me orën tonë) në Nju Jork do të prezantohet gjenerata e re e telefonave Samsung Galaxy. Bëhet fjalë për Galaxy SIV, pasardhësi i SIII që e shndërroi kompaninë koreano-jugore në konkurrenten e denjë dhe të vërtetë të iPhone të Apple. Besnikët e Samsung prej muajsh kërkojnë të dinë se si do të jetë Galaxy i ri. Por kompania është treguar strikt me rregullat e saj duke mos zbardhur asnjë detaj, të paktën deri më tani, të pro-

duktit. Megjithatë, me sa duket ka pasur një rrjedhje që mbërrin nga Kina, aty ku Samsung prodhon pjesën më të madhe të produkteve. Në disa forume teknologjike kanë dalë disa imazhet e para se si do të jetë Samsung Galaxy SIV. Në to nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në paraqitje mes SIV dhe modelit paraardhës, ndërkohë që për të parë ndryshimet në funksionim dhe të rejat shtesë, duhet pritur prezantimi në Nju Jork. www.banka-ideve.com

Dyqani Puma në TEG dhe QTU ofron vend pune Shitës. Dërgoni CV në: insport_shpk@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 MARS 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Davutogllu takon zyrtarin e lartë të OKB për gjendjen në Siri!

M

inistri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, realizoi një takim me Nënsekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, Vellëri Ejmës, e cila ndodhet për kontakte në Ankara. Sipas informacioneve të burimeve diplomatike, në takimin e zhvilluar në zyrën e kryediplomatit turk, përgjithësisht është diskutuar rreth situatës humanitare në Siri.Mësohet se gjatë takimit, Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Ejmës, ka vlerësuar lartë ndihmat e Ankarasë për sirianët, që janë arratisur nga dhuna në vendin e tyre dhe janë strehuar në Turqi. Ejmës, e cila dy ditë më parë vizitoi kampet e refugjatëve sirianë në Kilis, theksoi se gjendjen në kampe e ka inspektuar personalisht

Lëvizja

Ankaraja dënon sulmet terroriste ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Irakut! Republika e Turqisë ka dënuar fuqishëm sulmet me bomba kundër Ministrisë irakiane të Drejtësisë. Në deklaratën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme lidhur me këtë temë, theksohet se Ankaraja dënon me urrejtje sulmet terroriste, që sipas konstatimeve të para ka shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e mbi 50 të tjerëve."Urojmë sinqerisht që në Irakun fqinjë të vendoset një orë e më parë siguria, stabiliteti politik, paqja e brendshme dhe populli vëlla irakian të bjerë në qetësi. Republika e Turqisë do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet në këtë drejtim dhe të solidarizohet me popullin e Irakut në luftën e tij kundër terrorizmit", thuhet në fund të komunikatës së MPJ turke. Për më tepër: www.77news.al

dhe është impresionuar jashtë mase, ndërsa OKB-ja do të përpiqet, brenda mundësive, ta ndihmojë Turqinë në çdo aspekt.Kurse ministri Davutollu, nga ana e tij ka vënë në pah se situata humanitare në Siri po përkeqësohet dita-ditës dhe se tashmë në lidhje me këtë çështje duhen bërë hapa efektivë. Bëhet e ditur që pasi ka sqaruar se Turqia i çmon punimet e strukturave të OKB-së, shefi i diplomacisë turke ka tërhequr vëmendjen se për të vënë në veprim shoqërinë ndërkombëtare duhet mbajtur një qëndrim më aktiv si pranë Kombeve të Bashkuara ashtu edhe përpara opinionit publik, sa i përket riparimit të situatës humanitare në Siri.Në takim palët shkëmbyen mendime gjithashtu mbi hapat, që mund të bëhen për shpërndarjen

e ndihmave humanitare nevojtarëve në mënyrë të barabartë dhe pa ndonjë kufizim. Nga ana tjetër, pjesë e axhendës së takimit Davutollu-Ejmës, ishin edhe fushat e tjera të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) dhe Turqisë. Burimet diplomatike turke citojnë se, ministri Davutollu të ketë thënë se bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe OCHA-së do të vijojë duke u intensifikuar. Ndërsa Vellëri Ejmës, gjithnjë sipas të njëjtave burime, e ka informuar kryediplomatin turk rreth përgatitjeve të Samitit Botëror të Çështjeve Humanitare, që parashikohet të organizohet në vitin 2015. Për më tepër: www.77news.al

Ledian1234 ofron vend pune Farmaciste. Kontaktoni në Cel. : 0694446042 / Për më tepër: www.njoftime.com

BËJA ME SY, HËNËS! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 410 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 24 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 18 MARS 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Në tubimin mashështor të Kukësit, PLSHR:

Kemi nevojë për projekte që bëjnë fuqizimin e madh të çdo familjeje shqiptare!

N

ë prani të qindra qytetarëve kuksianë, kryesisht të rinj, Partia Pëvizja Shqipëria e Re ka zhvilluar veprimtarinë e vet politike, si pjesë e një maratone promovuese dhe sensibilizuese në të gjitha qytete e vendit. Pas Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Krumës, Kukësi ishte ndalesa e radhës e promovimit të dy librave për Turqinë dhe shpalosja e Platformës Politike të PLSHR. Ndryshe nga takimet e mëparshme ajo që ra më shumë në sy në këtë veprimtari ishte entuziazmi dhe masivizmi i madh si dhe fakti që PLSHR është duke u shndërruar në një burim gjigand dhe të pashterrshëm

energjie e frymëzimi, për mijëra të rinj në mbarë Shqipërinë. Kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Zoti Edmond Vlashaj, në fjalën përshëndetëse, tha ndër të tjera, se “synimi i PLSHR nuk është thjesht prezantimi i dy botimeve që flasin për Turqinë e sotme, por që të popullarizojmë dhe ta bëjmë të njohur filozofinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe të liderit Erdogan. Sekreti i ringritjes së Turqisë ishte kryerja e një sërë reformash të rëndësishme në të gjitha fushat dhe lufta kundër korrupsionit. Paratë e grumbulluara nga lufta kundër tij u kanalizuan në projekte për

PERDE

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

METRAZHE

r

Re

Pa

tia

rritjen e mirëqënies së popullit. Ne jemi komb shqiponjash që fluturojmë lart dhe duam që të fluturojmë lart”.“Në vendin tonë ka ende shumë probleme, tha zoti Vlashaj, por një prej tyre është edhe ai i strehimit të çifteve të reja. Qeveria turke i ka dhënë një zgjidhje këtij problemi, nëpërmjet një ndërmarrje shtetërore, ku familjet e varfwra dhe çiftet e reja paguajnë thjesht një kuotë prej 50 euro në muaj dhe për 25 vjet e kanë banesën e tyre. Pikërisht kjo mund të bëhet edhe në Shqipëri. PLSHR i vlerëson projektet e mëdha, por duhen edhe prjoktet e vogla që shkojnë te çdo individ, te çdo familje, për t’u zgjidhur një herë e mirë punësimi dhe strehimi. Kështu edhe për çështje të tjera na duhet projekte dhe një menatlitet i ri, që të bëjmë një ndryshim te secili prej nesh duke ngulitur fort se mirëqënia ndërtohet nëpërmjet punës”. Zoti Vlashaj i vlerësoi lart marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen se duhen ridimensionuar edhe marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shqiptarëve me Turqinë, si një përparësi që është në dobi të dy popujve.Shumë falenderime, mirënjohje dhe mbështetje shprehën të rinjtë e Kukësit për platformën e saj, për kandidatët e përcaktuar në zgjedhjet parlamentare, përfshi edhe z. Vullnet Domi, kandidatit i saj për deputet në Kukës, si dhe kandidatit për ministër në dikasterin e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve në qeverine e ardhshme. Për më tepër: www.77news.al

Lë v

izja S h q i p ë r

ia

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

77news  
77news  

E përditshme politike, informative, sociale, kulturore etj.

Advertisement