Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 16.03.2013 VITI II - NR.375

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Këshilla të rëndësishme për jetën!

Ç

do ditë mësoni nga një gjë: Jo Qendra e vetëm që do ta mpreMendimit Pozitiv hë më shumë trurin dhe funksionimin e memorjes tuaj, por do të keni gjithashtu edhe një librari të stërmadhe me shprehje për të përdorur në çdo moment. Poezitë, shprehjet e urta popullore dhe filozofike janë mundësitë më të mira. Përpiquni të mos bëheni të varur ndaj posedimit të të mirave materiale: Ata që janë shumë të lidhur me të mirat materiale kanë shumë probleme në momentin kur i humbasin ose ua marrin ato. Si rrjedhojë do të duket sikur do të zotërohen nga të mirat materiale në vend që t’i zotërojnë ata. Bëhuni një person që do nevojat minimale dhe do të ndiheni më të lumtur. Shtoni kuriozitetin tuaj për jetën dhe botën: Bëhuni si një eksplorues që e shikon botën si xhungël. Vëzhgoni të gjitha gjërat e vogla si ngjarje unike. Provoni gjëra të reja. Dilni nga zona e rehatisë tuaj dhe provoni të përjetoni sa më shumë mjedise dhe ndjesi të reja që të jetë e mundur. Kjo botë ka shumë për të ofruar, përse të mos përfitoni? Mbani mend emrat e njerëzve: Në mënyrë që ata të ndihen të vlerësuar sepse do të përfitoni diçka nga ata persona në të ardhmen. Për ta bërë këtë përsëriteni në mendje emrin e tyre derisa të jeni të sigurt që e keni fiksuar. Përdoreni sa më shumë të jetë e mundur emrin e tyre në bisedë që të mos ketë asnjë shans për ta harruar. Nëse ende e keni të vështirë, bëjeni emrin e tyre me rimë: “Miri i vështiri” ose “Ela bela”. Përshtatuni: Është shumë qesharake të mendoni që kemi vetëm një trup, një mjet të vetëm funksionimi dhe njerëz që...>> VIJON NË FAQEN 2

Vilma Kërçiku: PLSHR dhe frymëzimi nga PDZH e kryeministrit Erdogan! Berisha: Reforma për të krijuar tregun më liberal!.fq.3 Qytetari Agim Velo: CEZ mbingarkon faturat e konsumit të energjisë!...........................fq.4 E moshuara Ismete Halimi: Po më pengojnë për pensionin e invaliditetit të vajzës!..................fq.5 Turqia dhe Gjermania, së bashku kundër krimeve financiare!.................fq.7 Drejtues kryesorë të PLSHR, në veprimtarinë e shoqatës “Alternativa e së Ardhmes”!...............fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

POLITIKË

E SHTUNË, 16 MARS 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vilma Kërçiku:

PLSHR dhe frymëzimi nga PDZH e kryeministrit Erdogan!

Vilma Kërçiku

K

a disa kohë që shqiptarët, përveç alternativës qeverisëse të koalicionit të Partisë Demokratike dhe atë opozitar të prirë nga Partia Socialiste, po njihen edhe me një alternativë tjetër: Partia Lëvizja Shqipëria e Re që garon për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nën moton domethënëse: Drejtësi dhe

Zhvillim. Pikërisht ky sllogan na çon në një shtet mik, Turqinë, me të cilin vendin tonë e lidhin mijëra fije të kahershme dhe të sotme. Sllogani na fokuson në një formacion politik atje që quhet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim që, nën drejtimin e liderit të saj Rexhep Taip Erdogan ka fituar tre mandate të njëpasnjëshme për të qeverisur shoqërinë turke. Partia Lëvizja Shqipëria e Re që ka një vokacion të dukshëm euro-atlantik dhe sidomos amerikan u investua në njohjen e modelit të sotëm turk (dëshmi domethënëse për këtë është një libër testament “Turqia e re e Erdoganit të madh” si dhe botimi tjetër “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”), për ta sjellë atë si udhërrëfyes në zhvillimet shqiptare. Kuptohet se çdo krahasim midis një kombi disa milionësh me një tjetër 77-milionësh, nuk është fort i kollajtë, por PLSHR i solli në shqip këto dy libra për të kuptuar filozofinë e ringritjes së shtetit turk. Madje edhe promovimi në mjaft qytete të Shqipërisë dhe të Kosovës ishte në funksion të këtij synimi: të njiheshin paketat e reformave dhe të gjenin zbatim në kushtet shqiptare. PDZH dhe Kryeministri Erdogan së pari

ngjallën shpresën se vendi i tyre mund të bëhej dhe filluan ta ngrinin atë mbi themele të shëndosha muaj pas muaji, vit pas viti, katërvjeçar pas katërvjeçari. Nga një shoqëri me prapambetje të thellë, me kriza qeveritare e borxhe të shumëfishta, PDZH i besoi mjaft energjive të njerëzve të thjeshtë, i besoi punës së gjithsecilit në qytet dhe në fshat dhe e shndërroi çdo cep të vendit në një kantier ndërtimi. PDZH dhe Kryeministri Erdogan evokuan vlerat e tyre më të mira dhe përpos tyre ndërmorën një sërë reformash të gjithanshme që u kurorëzuan me një komb të fuqishëm ekonomik (vendi i dytë për nivelin e rritjes në shkallë botërore), me një shtet që vinte pas SHBA-së në paqen planetare, me shtim ndikimi në Europë dhe në të gjitha kontinentet e tjera. Frymëzimi nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe lideri i saj Rexhep Taip Erdogan, më shumë se sa i shërben Partisë Lëvizja Shqipëria e Re si aleate e vetme, është në dobi të zhvillimeve shqiptare për ta bërë atë sa më të zhvilluar dhe të begatë në Ballkan dhe më gjerë. Vilma Kërçiku Kryetare e Forumit Rinor të PLSHR.

buzëqeshin çdo mëngjes për të paktën pesë minuta, për ta pasur ditën më të lumtur. Pini ujë: Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Uji me gaz ka përbërje ushqyese ZERO, sikur të hidhni një lugë sheqer ose shurup në gotë. Në vend të saj, mbusheni me ujin e jetës. Mund të duket shumë e thjeshtë në fillim nëse vini nga një shtresë me pije soda, por shumë shpejt do të bëheni të varur. Idealja është 10 gota në ditë, sa keni pirë këto kohët e fundit? Mos e merrni veten shumë seriozisht: Mësoni të qeshni edhe me gjërat e vogla dhe kjo jetë do të jetë shumë më e thjeshtë. Mahnituni me gabimet dhe dështimet tuaja dhe bëhuni mirënjohës që e keni mësuar mësimin dhe përpiquni të mos e përsërisni më. Më e rëndësishmja është që të bëni gjërat që pëlqeni më shumë. Mendoni vetëm gjëra pozitive: Kur të shikoni që po mendoni gjëra negative, ndaloni menjëherë. Shkundeni veten, dhe bërtisni me të madhe diçka pozitive që nga thellësia e mushkërive. Bëni çfarëdo që të

jetë e nevojshme për të menduar pozitivisht në mënyrë që të gjeni lumturinë dhe suksesin. Merrni rreze dielli: Supermeni merrte shumë energji kur fluturonte nga hapësira dhe zhytej në disa rreze dhe ju mund të bëni të njëjtën gjë në ballkonin e shtëpisë tuaj. Dielli është i mrekullueshëm, i gjithë trupi juaj do të ngrohet dhe do t’ju shtohet më shumë jetë. Ndihmoni të tjerët: Ja disa arsye se përse është një domosdoshmëri. Të ndihmoni të tjerët ka një efekt të dyfishtë. Nëse ju ndihmoni dikë, edhe ai nga ana e tij do të ndihet i detyruar të ndihmojë dikë tjetër. Ju rriteni duke dhënë dhe duke ndihmuar të tjerët. Do t’ju ndryshojë në një mënyrë të paparashikueshme. Marrëdhënia juaj me atë person do të bëhet shumë më e fortë. Kjo është gjëja më plotësuese në këtë planet. Jo vetëm që do të ndiheni më mirë fizikisht, por do të ndiheni edhe si një njeri i mirë. Karma (nëse besoni në të). Sepse në këtë botë nuk jeni vetëm ju. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 janë shumë dembel për t’u kujdesur për veten. Përgatiteni veten për një shëndet, një besueshmëri më të mirë dhe me më shumë sukses në përpjekjen romantike. Tre arsyet më të mira për të qenë në formë. Mësoni të fokusoheni vetëm në të tashmen: E shkuara është e pandryshueshme, pra është e kotë që të reflektoni mbi të vetëm në rast se siguroheni që nuk do të përsërisni gabimet e së shkuarës. E ardhmja është rezultat i veprimeve tuaja sot. Pra, mësoni nga e shkuara për të vepruar më mirë në të tashmen në mënyrë që të keni më shumë sukses në të ardhmen. Jetojeni momentin: Edhe 10 minuta t’ju kenë kaluar quhet e shkuar. Nëse jetoni në mënyrë të pastër do të jeni gjithmonë të lumtur sepse nuk ka asgjë të gabuar në këtë sekondë ku jeni tani. Buzëqeshni më shpesh: Sa herë që buzëqeshni, truri juaj çliron serotoninën që është hormone i lumturisë. Buzëqeshja është një forcë natyrore për ta detyruar veten tuaj të jeni të lumtur. Shumë njerëz Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 16 MARS 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Berisha: Reforma për të krijuar tregun më liberal!

K

ryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria është e vendosur të krijojë mjedisin më liberal dhe më të lirë për tregun. Ndërsa ka folur në mbledhjen e task forcës, rregullore e cila është zhvilluar në një bashkëbisedim me biznesin, kryeministri Berisha theksoi se tregu i lirë është gjeneratori i rritjes ekonomike. Gjithashtu kryeministri e cilësoi reformën e inspekti-

mit si shumë të rëndësishme pasi sipas tij do të bëjë të mundur eleminimin e inspektimeve abuzuese ndaj biznesit. “Reforma e inspektimit është një nga reformat më të mëdha dhe më të rëndësishme që është realizuar në këtë vend. Kjo ka pasur një synim, heqjen nga shpatullat tuaja të barrës së rëndë të inspektimeve të cilat po grabisin 45 ditë dhe kishin një kosto

shumë të lartë, 1 mijë euro në mesatare. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të thjeshtuar nga 36 në 11 inspektorate, për të krijuar një inspektorat qendror me qëllimin e vetëm që do të kontrollojë ndershmërinë dhe ligjin e kontrolleve mbi ju. Po vendoset sistemi online që inspektorët të lënë gjurmë dhe mos të vijnë tek ju sa herë t`u teket. Kjo reformë përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në qëndrimin e administratës ndaj biznesit dhe një përpjekje në luftën kundër arbitraritetit dhe një përpjekje shumë e madhe për një kontroll të ndershëm. Ka mbi 2 vjet që punohet në këtë reformë, janë ndryshuar me dhjetëra ligje dhe po ecet drejt instalimit të këtij sistemi të ri. Kemi zgjedhur sistemin më modern që ekziston dhe kjo kërkon një bashkëpunim me ju për ta kthyer në një histori suksesi”, tha Berisha. Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria është e vendosur të minimizojë burokracinë për bizneset ndërsa ka shtuar se pranon propozimet për të hequr licencat e tjera por jo për të shndërruar autorizimet në licencë. Për më tepër: www.77news.al

Takimi Panariti-Hoxhaj, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ndërqeveritar!

N

ë një konferencë të përbashkët për shtyp, dy ministrat e jashtëm, të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë vlerësuar këtë si një marrëveshje shumë të rëndësishme për të dyja vendet. Ministri i jashtëm Edmond Panariti theksoi se ky protokoll do të rrisë shkëmbimet tregtare mes të dyja vendeve. Gjithashtu ministri Panariti

theksoi se Shqipëria mbështet dialogun që po zhvillon Kosova me Serbinë. Ndërsa ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj është shprehur se ky protokoll është një plan zhvillimi për të dyja vendet dhe për të evidentuar fushat ku duhet të ketë më shumë përparësi. Sipas Hoxhajt, bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë në varësi të

disa marrëveshjeve apo vullneteve të mira të përbashkëta, por tashmë bashkëpunimet mes dy vendeve do të institucionalizohen. “Lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, shërbimeve dhe mallrave janë ndër format më të mira si mund të ndodhë një bashkëpunim”, shtoi Hoxhaj. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Pespa Imobiliare ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV në: fabrike@pespagroup.com./ Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E SHTUNË, 16 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetari Agim Velo:

CEZ mbingarkon faturat e konsumit të energjisë!

Q

ytetarëve po u vijnë fatura energjie me debi, ndërkohë që kanë paguar të gjitha detyrimet ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje, të pasqyruara këto në librezat e energjisë. Pas një vëzhgimi pranë sporteleve të ankesave të CEZ-it rezulton se faturat me debi nuk janë një rast. Ato u kanë ardhur me dhjetëra qytetarëve që shprehin shqetësim. Edhe Enti Rregullator i Energjisë ka paraqitur në analizën vjetore të vitit 2011 se nëpër faturat e qytetarëve rezultojnë debi, kur libreza tregon që janë periudha të likuiduara. Pas rastit të botuar të të moshuarës, Liljana Bullaj, sot po sjellim faturën e qytetarit Agim Velo, banues në rrugën “Mihal Grameno”, i cili rezulton debitor në shumën e 3 108 lekëve të rinj, që përputhet me shumën e paguar në muajin nëntor siç tregon libreza. Kjo debi i përgjigjet numrit të kontratës E-107131 dhe

i përket periudhës së faturimit 13.12.201214.1.2013. Gazeta “77 News” për rastin e qytetares Liljana Bullaj, priti përgjigje nga zyra kujdesi_abonentit@cezshperndarje.al, por nuk morëm. Po ashtu, në këtë adresë dhe në adresën e mëparshme të CEZ-it kemi dërguar ankesa të tjera të qytetarëve për mbifaturim, për të cilat na u tha se do të marrim përgjigje, por që nuk mbërritën kurrë në e-mailin tonë. Nga ana tjetër, përveç këtij kontakti, në faqen zyrtare të kompanisë nuk ka asnjë kontakt e-maili me zyrën e shtypit apo drejtorinë e institucionit, sikundër kanë faqet zyrtare të institucioneve. Ndërkohë që ndërmarrja nuk lëshon mandat pagese, qytetarët thonë se CEZ nuk ua njeh librezën si dokument. Qytetarëve u hiqet e drejta të shikojnë matësit Qytetarëve nuk u jepet mundësia të shikojnë matësit e tyre. Madje, as pas ankesave që kanë bërë. I tillë ishte rasti i botuar i qytetarit Gani Reçi, i cili tha se: “I kam kërkuar futuristes njëqind herë, që të më tregojë matësin tim, pasi nuk e kam parë asnjëherë. Kaq shumë herë ia kemi thënë, saqë jemi lodhur dhe kemi humbur shpresën se do ta shohim ndonjëherë me sy”. Ky rast iu paraqit CEZ-it në adresën e posaçme të ankesave, nga ku na siguruan për përgjigjen që nuk erdhi. Ndërkohë, që edhe pa u ankuar, qytetarët kanë të drejtë në çdo kohë të shohin matësit e tyre, por që rezulton e pamundur sepse CEZ i ka vendosur në bokse hermetikë, ndërkohë që ERE, në raportin për vitin

2011, ai i vitit të shkuar nuk është publikuar ende, shprehet se: “Është garantuar aksesi i lirë i leximit të matësit, që nënkupton të drejtën e konsumatorit për të lexuar në çdo moment aparatin e tij matës”. Por, jo vetëm që CEZ vazhdon të instalojë nëpër pallatet e reja bokse pa dritare, por as nuk u përgjigjet ankesave të qytetarëve për të parë matësit në prezencë të faturistëve. Librezat të ngarkuara me shënime, bëhen të palexueshme Përveç debive që u janë ngjitur faturave të qytetarëve, problem tjetër janë librezat. Në zyrat e CEZ ato mungojnë. Qytetarët që kanë mbushur librezat e vjetra, kanë mbetur pa të reja. Pamja e librezave është problem më vete. Disa prej qytetarëve u kërkuam të na lexojnë librezat e tyre dhe nuk ishin në gjendje të dallonin datën, shumën e muajit e kamatëvonesën. Të përziera këto me bojën e fortë të vulës së KESH apo CEZ, me firmat e punonjëseve dhe me logon e printuar mbi faqe, bëheshin në ndonjë rast të paidentifikueshme. Shkrimi i keq i punonjëseve luan rolin e vet në paqartësinë e librezave. Ne gjetëm një të tillë që ishte kaos i vërtetë, por qytetari nuk pranoi t’ia fotografonim. Librezat e reja është e mira të mos kenë nëpër faqe asnjë lloj imazhi të printuar. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

RT Software Group ofron vend pune Agjent Marketingu. Dërgoni CV në: jobs@rtsoftwaregroup.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 16 MARS 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

E moshuara Ismete Halimi:

Po më pengojnë për pensionin e invaliditetit të vajzës!

Ismete Halimi

I

smete Halimi e ka vajzën të sëmurë, tumor në kockë, por edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë shpresë se do të jetojë gjatë, ende nuk po i lidhin pensionin e invaliditetit. “Vajzën e shtrova që në qershor. E nxorëm në Kemp dhe doktori tha të mos vijë më këtu. Nuk ka më punë, vetëm të bëhen dokumentet për pensionin e invaliditetit. Kam shkuar në qershor, korrik, gusht, më thoshin që janë me leje. Në shtator, një drejtoreshë tek Agjencia tek “Myslym Shyri”, më kthehet: “Me ty do merremi ne! Dil jashtë!” I thashë, ti je qeveri, do merresh me mua, se kam vajzën të sëmurë. “Ohu, -më tha,- sa ka këtu të sëmurë!” E moshuara 74-vjeçare dyshon se këto veprime vijnë për shkak të kombësisë së saj egjiptiane. “Unë shikoj racizëm në sjelljen me mua”,

thotë Ismete Halimi. U mbushën 9 muaj që vajzës së saj nuk i është lidhur pensioni i invaliditetit dhe jetojnë me 100 mijë lekët e pensionit të së moshuarës. Ismete Halimi thotë se i kanë kërkuar shumë dokumente të cilat nuk po arrin t’i mbledhë. “Duhen dokumente vjetërsie,- thotë ajo.- Shkoj tek Fabrika e Bukës ku ka punuar vajza, më thonë që janë djegur në ‘97-n. Shkoj tek ndërmarrja Banesa-Komunale më thonë që janë djegur. Shkoj tek Materniteti, nuk më presin. Atje figuronte hyrja në punë në lavanteri, por nuk figuronte dalja. Pastaj më ndihmoi drejtor Halim Kosova. Atje e mbanin mend vajzën gjithë personeli. I çova këto letra tek Sigurimet. Por, sa herë që çoj ca letra, më kërkojnë ca të tjera. Nuk më thanë që në fillim se çfarë dokumentesh të sjell, por m’i kërkojnë ca nga ca”. E moshuara tregon më tej se i dhanë një formular në fillim që ta mbushte dhe ia pranuan. “Nuk më thanë që e ke bërë gabim”, thotë ajo. Vërtetimi i periudhave të vjetërsisë është bërë një problem i madh për qytetarët. Por as nxjerrja e certifikatave nuk është një punë e lehtë. Ismete Halimi tregon se për të plotësuar dosjen, tek ARSSH i kanë kërkuar certifikatat e vajzës, njërën me mbiemrin e burrit dhe një tjetër me mbiemrin e babait, por për t’i nxjerrë ato, ka hequr mundime të tjera.“Tek Bashkia e Madhe disa herë ma kanë bërë certifikatën e trungut familjar gabim. Burrin, nga Ramadan e bënë Ramazan, mbiemrin nga Halimi, ia bënë Halili. Kam paguar disa herë pullat nga e para për

fajet e punonjësve që tallen me ne. Tek Drejtoria e Sigurimeve, shkova të pyes se a ka dalë kartela e vajzës, më thanë: “Të lutem dil përjashta se kemi punën tonë, nuk është vetëm vajza jote e sëmurë”. Përveç se e lënduar nga plaga e saj si nënë me një vajzë që po lufton me vdekjen, e moshuara është e lënduar nga sjellja diskriminuese dhe nga mungesa e dhembshurisë që takon në nëpunësit e administratës shtetërore.“Mjekët nuk i kanë dhënë shanse. Nuk dihet a do ta arrijë vitin, tregon e moshuara. Vajza ime 52 vjeçe, që ka qenë e gjatë, është katandisur në 80 cm njeri, se e ka sëmundjen në kockë. Të zë frika ta shikosh. Ajo qan për fëmijët e vet, qan për një ilaç. Shteti nuk më ka dhënë asnjë vitaminë për vajzën. Çfarë do t’i bëjë pensioni im? Kam 9 muaj të keqen nëna, që nuk kam lënë vend e doktor pa shkuar. Kam shtet unë a nuk kam?” Në kontrast me ankesat e mësipërme, e moshuara kërkon të falënderojë nëpërmjet gazetës, Ilir Konomin, që i ka paguar faturat e dritave dhe specialisten e MASH-it, Shpresa Mezini, banore e lagjes, që e ka ndihmuar gjithashtu, pasi siç thotë e moshuara, pa këta njerëz, jeta do të kishte qenë edhe më e rëndë për familjen e saj, që jeton me qera në rrugën “Mihal Duri”. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

CSG Albania ofron vend pune Agjent Shitje. Kontaktoni në Cel. : 069 66 90 592 / Për më tepër: www.njoftime.com

Fizioterapi

(Mjekë nga Maqedonia)

KLINIKA HALILI

Trajtime për:

-Spondiloartorza -Gonartroza -Coxartorza -HernieDiskale -Lumboishalgji (N.ishiatik) -Kalçifikime (Periartrit, coxartirt) -Bursite -Pareza dhe Paraliza -Nervi Facial -Pleksusi Brahial -Nervi Peroneal -Dëmtime Sportive -Skolioza , Kfioza , Lordoza -Trajtime Postraumatike etj. Lëvizja

E duam

-Ortopedi -Reumatologji Tiranë

APARATURAT: Elektroterapi

-Diadinamik -Interferencial -Ultratinguj -Lazer -Galvan, Jonoforezë

Magnetoterapi

-Shock-Wave (Shtorc) -Hr-Tek (TekarTerapi) Adresa: -Traksion Cervikal dhe Lumbar Rruga e Dibrës,Kompleksi HALILI, -Fango Terapi përballë Vilës GOLD. -Krioterapi Tel: +355 42 419 022 -Ultraviolet Terapi Cel: +355 68 20 56 978 -Kinesiotaping +355 67 3367622 -Ushtrime,Masazhe etj... Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar

e të Begatë!

Lëvizja


IDE

77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 16 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetarët e Kukësit vlerësojnë PLSHR si forca politike që do të sjellë ndryshimin! K

oordinatori i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Hazir Kastrati, në bashkëpunim me sekretarin e komunës Bicaj për PLSHR, Bekim Onuzi, zhvilluan një takim me disa banorë të qytetit të Kukësit. Të pranishmit shfaqën mjaft interes ndaj kësaj force të re politike dhe mbështetën shumë nga pikat e platformës të PLSHR. Qytetarët u shprehën pro rikthimit të dënimit me vdekje, përkrahën futjen e konceptit të Qerasë Tatimore, krijimin e Ministrisë së Diasporës si dhe Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë. Ata gjithashtu, vlerësuan gazetën “77 News” si pjesë e medias të përditshme që e tregon realitetin shqiptar siç është dhe theksuan se PLSHR do realizojë synimet e saj në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi është një parti që do të sjellë ndryshime të mëdha. Për më tepër: www.77news.al

Hurma dhe sekretet e saj!

H

urma është e njohur për shumëllojshmërinë e saj, përsa i përket dobive, dhe shkenca ende deri më sot nuk ka arritur që t'i përkufizojë të gjitha dobitë e nxjerra nga hurma. Prandaj edhe ne do të përmendim disa prej tyre, duke llogaritur ndoshta si të arritura të fundit rreth hurmës. Prej dobive të saj do të veçojmë: Hurma nuk është bartëse e baktereve dhe mikrobeve. Hurma mund të ndodhë të jetë e krimbur nëse ajo është e vjetër, por krimbi i saj nuk shkak-

ton dëme përkundrazi ai është një mbytës për mikrobet dhe bakteret e tjera. Banorët e Gadishullit Arabik janë konsumuesit më të mëdhenj të hurmës. A e dini se nëse çdo ditë konsumoni hurma, kjo është pengesë për një gjumë me ankthe? Hurma po ashtu është edhe ushqimi e ilaçi më i preferuar i astronautëve. A e dini se fibrat e hurmës janë pastruesit më të mirë për trupin e njeriut dhe njëkohësisht janë mbrojtësit më të mirë të tij. www.banka-ideve.com

HVA TECH ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në: selitsi@live.com / Për më tepër: www.njoftime.com

SHTËPIA E PARË FUNERALE Funeral Home Adresa 1: Rr. e Dibrës 302 , Tiranë Tel: 04 236 0639 , Fax: 04 236 3069 , Cel: 068 20 36 063 Adresa 2: Rr.e Durrësit, Tiranë Tel/Fax: 04 223 2921, Cel: 068 20 47 089 , E-mail: funeral_alba_2000@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 16 MARS 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia dhe Gjermania, së bashku kundër krimeve financiare!

N

ë Ankara është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që parashikon bashkëpunimin e institucioneve të dyja vendeve që merren me hetimin e krimeve financiare. Turqia dhe Gjermania do të bashkëpunojnë për të tharë burimet financiare të organizatës terroriste. Është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që parashikon bashkëpunimin e institucioneve të dyja vendeve që merren me hetimin e krimeve financiare. Titullarët e të dy institucioneve përkatëse firmat mbi memorandumin e mirëkuptimit i hodhën në një takim zhvilluar nga Mi-

Lëvizja

Akaraja vazhdon iniciativën e saj të hapjes në Afrikë! Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu priti në një takim Presidentin e Somalilandit, Silanjo. Nga pala e Somalilandit në takim morën pjesë 5 ministra, duke përfshirë këtu edhe ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi. Pas takimit kokë më kokë bisedimet vazhduan në një drekë pune, ku ndër të tjera u trajtuan edhe projektet që Turqia realizon në Somaliland nëpërmjet Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile. Ministri Turk Davutoglu u shpreh se aktivitet ndihmëse që Turqia bën pothuajse në të gjitha krahinat e Somalisë, përfshi këtu edhe Somalilandin, janë në interes të të dyja vendeve dhe se do të vazhdojnë duke u rritur edhe më shumë në të ardhmen. Për më tepër: www.77news.al

nistria e Financave në Ankara. Kështu të dyja vendet do të ndajnë me njëra-tjetrën informacione të klasifikuara me qëllim parandalimin e pastrimit të parave dhe tharjen e burimeve financiare të organizatës terroriste. Institucioni gjerman që i korrespondon Bordit turk të Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) ka kompetenca të rëndësishme si për shembull përcjelljen në mënyrë të drejtpërdrejtë të të dhënave individuale. Të ardhurat vjetore që organizata terroriste siguron në Gjermani vetëm nga haraçi arrijnë deri në 20 milionë euro. Nënshkrimi i ma-

rrëveshjes është i rëndësishëm për faktin se përbën një hap të hedhur menjëherë pas ratifikimit të ligjit për parandalimin e financimit të terrorit në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan vendet evropiane në përgjithësi dhe Gjermaninë në veçanti i kritikon shpesh për masa e përpjekje të pamjaftueshme në parandalimin e aktivitetit të organizatës terroriste. Për herë të fundit çështja është trajtuar edhe në vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel muajin e kaluar në Ankara. Për më tepër: www.77news.al

Koka Sh.p.k ofrov vend pune Shofer Tranzit. Dërgoni CV në: kokashpk@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

BUZËQESHI DIELLIT! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 400 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 17 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 16 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Drejtues kryesorë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, në veprimtarinë e shoqatës “Alternativa e së Ardhmes”!

P

ërfaqësues të shumtë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, sekretarë degësh dhe sekretarë organizativë, drejtues të Qendrës së Mendimit Pozitiv, të Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, të Qendrës për Drejtësi dhe Zhvillim, të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas si dhe kryetari i kësaj partie zoti Edmond Vlashaj morën pjesë në 15 mars 2013 në veprimtarinë e shoqatës “Alternativa e së Ardhmes”(Alsar). Veprimtaria e zhvilluar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar iu kushtua promovimit të dy librave: “Namazi, një veprim teuhidi” të autorit Abdullah Yldiz dhe “Ta jetosh jetën sipas Islamit” me autor Ramazan Tamer. Libri i parë është sjellë në shqip nga

Altin Qefalia dhe është botuar nga “LogosA” në Shkup të Maqedonisë, ndërsa libri i dytë është përkthyer nga Asllan Shehu dhe botohet në kujdesin e shoqatës “Alsar”. Shoqata "Alternativa e së Ardhmes" është krijuar për të ndihmuar individë në nevojë si dhe të promovojë frymën e ndihmesës së ndërsjelltë, nëpërmjet afishimit dhe rizbulimit të vlerave tradicionale si dhe ndërhyrjeve konkrete të ndihmës në fushat e arsimit, kulturës apo bamirësisë humanitare. Pas fjalës përshëndetëse nga përfaqësuesi i shoqatës “Alternativa e së Ardhmes”, të pranishmit i përshëndetën edhe dy autorët e librave, Abdullah Yildiz dhe Ramazan Tamer. Abdullah Yildiz, përveç artikujve të

shumtë që boton rregullisht në gazetën Vakit (Koha) dhe revistën e përmuajshme Umran (Mbarësia), njihet gjithashtu edhe si autor i mjaft veprave, mes të cilave: “Vetëdija historike”, “Hyrje për të kuptuar Kuranin”,“Dokumentet e 28 shkurtit”, “Zënkat për pushtet dhe reaksionarët imagjinarë...”,“Tri këmishat e Jusufit” dhe “Lutja”. Autori tjetër Ramazan Tamer, përveç librit të sapopromovuar në Tiranë, njihet gjithashtu si bashkëpunëtor i programeve televizive, ligjërues në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, për platformën “Ringjallja me Namaz”, koordinator në disa fondacione bamirëse si dhe është mësues në Isparta. Për më tepër: www.77news.al

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

r

Re

Pa

tia

Lë v

izja S h q i p ë r

ia

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news