Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 08.03.2013 VITI II - NR.367

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Korçë, manifestim madhështor i PLSHR; Edmond Vlashaj: "Punë dhe Banesë, Drejtësi dhe Zhvillim për Familjet Tona”! MENDIMI POZITIV

Mendja është çelësi i suksesit dhe lumturisë!

J

u ka ndodhur ndonjëherë që pas një Qendra e bisede të gjatë, më Mendimit Pozitiv vonë pas pesë ose 25 minutash, pasi të ketë përfunduar biseda ju ende të keni në mendje bisedën e sapo bërë? Ju ka ndodhur... >> VIJON NË FAQEN 2

Sequi: Konsensus për miratimin e 3 ligjeve!..........fq.3 30-vjeçari paraplegjik: Jetoj në varfëri, kërkoj nga Ministria e Punës mjekim falas!.........fq.4 Dështon ligji antiduhan, lokalet në falimentim nëse nuk lejojnë cigaren!......................................fq.5 Shtypi perëndimor: “Gjermania inkurajon Brukselin për pranimin e Turqisë”!......fq.7 Ermelinda Ismailaj: Partia Lëvizja Shqipëria e Re identifikohet në mbarë vendin nga të rinjtë!.......fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E PREMTE, 08 MARS 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Korçë, manifestim madhështor i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re; Edmond Vlashaj:

"Punë dhe Banesë, Drejtësi dhe Zhvillim për Familjet Tona”!

Q

indra qytetarë dhe të rinj kanë marrë pjesë në Korçë në veprimtarinë e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në promovimin e Platformës politike të saj si dhe të dy librave për Turqinë (‘Turqia e re e Erdoganit të madh’ dhe ‘Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore’), që janë botime ekskluzive të kësaj partie si dhe të Qendrës së Mendimit Pozitiv. Pas promovimeve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Krumë të Kukësit dhe Shkodër, Korça ishte mikpritëse e drejtuesve të lartë të PLSHRsë dhe të kryetarit të saj Edmond Vlashaj. Fillimisht kreu i PLSHR Edmond Vlashaj tha se kemi riardhur në këtë qytet jo për të shënuar një ngjarje kulturore, por për të

shpjeguar filozofinë e ringritjes së Turqisë në dekadën e fundit. Po çfarë ka ndodhur në Turqi? Në vitin 2002 erdhi në qeverisje një forcë e re politike, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe një kryeministër vizionar, kryetari i kësaj force politike Erdogan. Ishte ky formacion politik dhe ky lider, tha më poshtë zoti Vlashaj, që zgjoi ndjenjën e punës në mbarë vendin, që përballoi sfidën e luftës kundër korrupsionit, që ndërmori reforma të mëdha në të gjitha fushat dhe që në mandatin e parë qeverisës filloi kthesën e madhe. Në dy mandatet e tjera PDZH dhe kryeministri Erdogan hodhën hapa të tjerë të rëndësishëm, forcuan më tej ekonominë dhe zhvilluan drejtësinë,

çka e shndërruan Turqinë në vendin e dytë në botë për ritmet e rritjes, me ndikim të shumanshëm në shkallë planetare. Si libri i parë, vijoi zoti Vlashaj, që mbështetej në të dhëna të pakontestueshme të vetë PDZH dhe të zyrës kryeministrore në Ankara, ashtu edhe libri i dytë që është një përmbledhje e 77 artikujve nga BBC, VOA, DW dhe SETimes kanë si synim që t’iu shpjegojnë shqiptarëve këtë proces ringritje. Pikërisht ky proces ka nevojë të njihet dhe popullarizohet në gjithë hapësirën shqiptare që edhe kombi ynë të hedhë hapa më të shpejtë në proceset zhvilluese dhe integruese. “Erdogan dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, tha zoti Vlashaj, përbën një burim frymëzimi për PLSHR, me reformat, rezultatet dhe filozofinë politike pro fuqizimit të njerëzve të thjeshtë. Drejtësi dhe Zhvillim, Punësim bazuar në shtimin e prodhimit, nëpërmjet krijimit të hapësirave për më shumë sipërmarrje private që lulëzojnë të mbrojtura nga shteti. Strehim dhe banesa sociale shtetërore me një kosto prej jo më shumë se 80 euro në muaj për 20 vite, për të gjitha familjet në nevojë, si dhe familjet e reja; çiftet e sapomartuar po ashtu do të kenë mbështetjen e shtetit në garantimin e një shtëpie me kreditim shtetëror të njëjtë sikurse përmendëm më sipër. Punë dhe Banesë, Drejtësi dhe Zhvillim për Familjet Tona". Për më tepër: www.77news.al

së djeshmes, ose thjesht ëndërron. I gjithë ky proces i të menduarit prodhon ndjenja dhe emocione gjithnjë e në ndryshim me paragjykime pa fund për veten, të tjerët dhe rreth rrethanave. Mos harroni se çdo gjë e mrekullueshme që ju shihni në botën fizike nisi si një ide në botën e padukshme që ne e quajmë mendje. Këto janë disa këshilla për të zhvilluar marrëdhënien tuaj me mendjen tuaj. Mbani një ditar: Të mbani një ditar është një nga gjërat më të fuqishme që mund të bëni. Hidhini mendimet tuaj në një letër dhe lexojini ato më vonë në mënyrë për të kuptuar se cilat janë modelet që nuk i keni vënë re më parë që shkaktojnë këto emocione te ju. Duke qenë të vetëdijshëm, ju rifitoni fuqinë tuaj për të vendosur se çfarë emocioni dëshironi ju të ndjeni.

Fokusohuni te momenti : Kur ngeceni në trafik, ose në radhë për të bërë një pagesë te banka, mendja juaj përjeton emocione irrituese në ato momente. Mos harroni se në qoftë se ju nuk mund të ndryshoni atë që po përjetoni në çast, pse i shkaktoni vetes tuaj stres të panevojshëm? Përvoja e vetme që është e vërtetë në këtë çast është ajo që po përjetoni tani, ndaj përpiquni ta lehtësoni atë. Përfytyroni: Përfytyrimi është një mjet shumë i fuqishëm, sepse mendja juaj nuk e bën dallimin midis asaj që është e vërtetë dhe saj se çfarë imagjinoni ju. Nëse ju mbyllni sytë tuaj dhe kujtoni atë që ju dëshironi, mendja juaj me siguri që do të gjejë një mënyrë për ta kthyer atë në realitet. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ndonjëherë që dikush të ketë thënë diçka që ju ka shkaktuar një emocion që ju ka mbetur në mëndje për një kohë të gjatë? Pse ndodh kjo? Shumë njerëz përpiqen të kërkojnë përgjigje nëpërmjet librave ose nëpërmjet teknikave se si të kuptojnë të tjerët. Megjithatë, gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të kuptuar përvojat tuaja është që zhvilloni një marrëdhënie pozitive nëpërmjet jetës tuaj dhe mendjes tuaj. Mendja jonë është një pjesë e jona, por ajo nuk tregon se kush jemi ne. Ekziston një keqkuptim sikur mendja kontrollon jetën tonë, kur në realitet jemi ne ata që kontrollojmë mendjen tonë. Mendja jonë gjithmonë flet, analizon problemet, përfytyron se çfarë do të ndodhë nesër, duke kujtuar dhe rijetuar dështimet apo sukseset e Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 08 MARS 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sequi: Duhet konsensus për miratimin e 3 ligjeve!

Etore Sequi

A

mbasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi i ka kujtuar politikës shqiptare rëndësinë e madhe të dialogut për interesin e vendit. I pyetur nga mediat për mendimin tij lidhur me miratimin në parlament të referendumit për tre ligjet, ambasadori Sequi theksoi se nuk ka asgjë për t’i shtuar deklaratës së eurokomisionerit Fyle. Në të njëjtën linjë me eurokomisionerin Fyle, edhe ambasadori i BEsë në vendin tonë, Ettore Sequi, këshillon konsensusin politik për miratimin e 3 ligjeve të nevojshme për statusin kandidat, në vend

të votimit popullor. “Do të thoja pak gjëra të thjeshta. Komisioneri Fyle tha gjithçka, nuk do të shtoja asgjë pas asaj që zoti Fyle ka thënë. Do të doja të bëja vetëm një koment. Duhet ta keni vënë re që ne gjithmonë flasim për konsensus dhe dialog. Dhe do t’iu them se cila është mënyra jonë e interpretimit të dialogut. Për ne dialogu nuk është shuma e dy monologjeve.” deklaroi ambasadori. Një ditë më parë, komisioneri Fyle nënvizoi se statusi i kandidatit për Shqipërinë është i arritshëm dhe nuk ka arsye për të mos e menduar këtë. Komisioneri Fyle shprehet në

mënyrë të prerë se nuk i pëlqen që 3 kushtet të lidhen me asgjë tjetër, të cilat i konsideron si lidhje artificiale. “Shqipëria është një vend sovran. Politikanët e zgjedhur kanë të drejtë që të aprovojnë vendimet që ata i gjykojnë të drejta për vendin dhe t’i testojnë ato në zgjedhjet e ardhshme. Por më lejoni të rikujtoj diçka, që e kam thënë dhe në Shqipëri dhe Bruksel: Nuk më pëlqen që 3 kushtet të lidhen me asgjë tjetër. Nuk i dua këto lidhje artificiale. Shqipëria ka arritur një rezultat shumë të mirë të aprovimit të ligjeve me shumicë të cilësuar. Pra, është e mundur. Por kur politikanët duhet të trajtojnë çështje të ndryshme dhe një situatë që disa mund ta quajnë si populizëm, nuk mund të përdoret referendumi që të imponohet rregullorja e Kuvendit në parlament. Kur fillohet të bëhet kjo, atëherë ku mund të jetë fundi i saj? Ku është fundi i kësaj krijimtarie për të përdorur referendumin për rregulloren e Kuvendit apo vendime të tjera?” u shpreh Fyle. Edhe para disa ditësh, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përmes një deklarate për mediat e quajti kërkesën për referendum si të papërshtatshme për ndërtimin e dialogut në Shqipëri. Për më tepër: www.77news.al

INSTAT: Ushqimet shtrenjtojnë jetesën!

G

jatë muajit shkurt, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për të jetuar. Instituti i statistikave ka konstatuar se në shkurt, inflacioni ka arritur në 2.5 për qind. Kundrejt të njëjtës periudhe të një viti me parë ky tregues është rritur me 1.9 për qind. Sipas

të dhënave të INSTAT-it, gjatë muajit shkurt janë shtrenjtuar çmimet e ushqimeve, kryesisht zarzavatet dhe frutat. Gjithashtu, rritje konstatohet edhe në Indeksin e grupit ”Hotele, kafene dhe restorante”. Ndërkohë që çmimet e veshjeve dhe këpucëve, si dhe

çmimet e karburanteve kanë pësuar rënie. Pavarësisht rritjes në shkurt, inflacioni ndodhet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë për një luhatje të këtij treguesi këtë vit në kufijtë dy deri në 4 për qind. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Soulinis ofron vend pune Kuzhinier. Kontaktoni në Cel. : 0695356856 / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 08 MARS 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

30-vjeçari paraplegjik: Jetoj në varfëri, kërkoj nga Ministria e Punës paketën mjekësore falas!

E

rnest. L. është 30-vjeçari që jeton prej 10 vitesh në karrigen me rrota, e në pamundësi për të blerë paketën sanitare, prej disa muajsh ai nuk mjekohet. Në lidhje me këtë problem, Ernesti tregon për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se ai ka bërë disa herë kërkesë pranë Ministrisë së Punës që ky institucion me fondet që disponon për njerëzit në nevojë të mund të paguajë mjekimet dhe paketën bazë me ilaçet që i duhen një personi paraplegjik. “Kërkoj të përfitoj falas sipas ligjit, paketën sanitare. Nuk e di për çfarë arsye më zvarrisin, jam përjashtuar nga e drejta ime dhe askush nuk më kthen përgjigje. Dua të më ndihmojnë vetëm për disa muaj sa të mbaroj studimet e më pas të gjej ndonjë punë, që t’i blej vetë

ilaçet e mia”, shprehet 30-vjeçari. Dilema Jeta e djaloshit që ka pasion poezinë, i ngjan një filmi dramatik, ku në epiqendër janë vuajtjet e shumta mes varfërisë dhe pamundësisë për të bërë një jetë normale si të gjithë shokët e tij. 30-vjeçari ka nisur katër vite më parë studimet dhe është në vitin e fundit në Universitetin e Tiranës, por prej problemeve financiare prej disa javësh ka filluar të kërkojë një punë. “Më vjen keq, që t’i ndërpres studimet tani në vitin e fundit, por prej tre javësh nuk mund të blej dot ilaçet dhe paketën mjekësore, për shkak të problemeve financiare dhe nëse nuk marr mjekimin e duhur rrezikoj shëndetin”, shprehet i shqetësuar Ernesti. Sipas tij, ilaçet më parë ia mundësonte një shoqatë italiane, fondet e së cilës mbaruan dhe qendra shëndetësore ku ai trajtohej ishte mbyllur. Sipas Ernestit ai ka aplikuar për ta përfituar falas paketën sanitare dhe ka paraqitur të gjithë dokumentacionin përkatës prej 2 muajsh në Ministrinë e Punës por ende nuk ka asnjë përgjigje nga ky institucion. Historia Një aksident i rëndë kur ishte 20 vjeç së bashku me familjen e tij, i ka shkaktuar dramë të madhe Ernestit. Që prej asaj kohe, ai pas një operacioni të vështirë, humbi shtyllën kurrizore e që prej asaj dite jeton në karrocën me rrota. Përplasja fatale me furgonin ku udhëtonte i kushtoi

tragjedinë më të madhe 30-vjeçarit, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen tragjike të dy prindërve të tij. Më pas Ernestin e rritën dy gjyshërit, të cilët u përpoqën me të gjitha forcat që ta arsimonin e ta edukonin. 30-vjeçari invalid kujton me nostalgji jetën që bënte me gjyshërit e tij, që tashmë prej disa vitesh nuk jetojnë, ndërsa shpjegon se pengu më i madh i jetës së tij është nëna e tij të cilën ditën e aksidentit e ka parë në spital për herë të fundit. “Dua t’i mbijetoj të gjitha vuajtjeve, me guxim ashtu si më kanë edukuar prindërit e më pas gjyshërit e mi të dashur, por kam arritur në një pikë, që ndodhem në udhëkryq, ndaj kërkoj një takim me Ministrin e Punës, nuk kërkoj mëshirë dua vetëm pak ndihmë”, shprehet Ernesti. 30-vjeçari i bën apel drejtuesve të Ministrisë së Punës që ta marrin në konsideratë problemin e tij dhe t’i mundësojnë paketën e ilaçeve bazë për mjekim. Para dhe tetraplegjikët përfitojnë 8700 lekë në muaj. Ndërsa paketa higjieno-sanitare për personat që i përkasin kësaj kategorie është 16000 lekë në muaj. Kujdestari i paraplegjikut përfiton 9200 lekë në muaj dhe për kohën që shërben si kujdestar është i siguruar. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

EjAL_ALBANIA ofron vend pune Menaxhere. Dërgoni CV në: ejalportal@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Sipërmarrje Gjelbërimi

Lëvizja

Gëzu 7 - 8 ar Mar sin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 08 MARS 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dështon sërish ligji antiduhan, lokalet në falimentim nëse nuk lejojnë cigaren!

L

igji antiduhan duket se për herë të dytë ka dështuar, me gjithë përpjekjet e inspektorëve të Autoritetit Rajonal Shëndetësor, apo masat e marra nga Task-Forca e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë. Kudo në kryeqytet panorama që shfaqet në baret apo restorantet plot mjegull, ku tymi i duhanit duket se të merr frymën, tregon qartë se duhanpirësit sa vijnë e shtohen dita ditës. Burra, gra, vajza, djem, të moshuar e në disa raste ekstreme edhe minoren e nxënës shkollash duket se nuk mund t’i shmangen dot tymosjes së duhanit. Sipas një vëzhgimi të kryer nga QDS, lokalet ku duhanpirësit nuk pyesin as për tabelat dhe as për rrezikun e ndonjë gjobe nga Task-Forcë janë pikërisht baret në mes të Tiranës, që prej Sheshit Nënë Tereza, duke vijuar në hapësirën e ish bllokut, tek dy kullat, parku Rinia apo tek lokalet në afërsi të Sheshit Skënderbej. Në këto

zona, duket se ligji nuk ka kurrfarë rëndësie pasi edhe në baret e restorantet ku tavolinat ngjitur njëra pas tjetrës konsumojnë ushqim, tymi i duhanit është gjithmonë i pranishëm. Problemi Disa prej menaxherëve apo pronarëve të bareve dhe lokaleve në qendër të kryeqytetit kanë deklaruar për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se ata e kanë provuar të ndalojnë duhanin nëpërmjet fletushkave dhe tabelave sensibilizuese të shpërndara nga ISHP, por janë përballur me rënie problematike të punës në biznesin e tyre. Arjan. V., pronar i një lokali në afërsi të Teatrit të Operas dhe Baletit shprehet se ai vetë nuk konsumon duhan, por e ka të pamundur t’ua ndalojë këtë gjë klientëve pasi biznesi i tij më pas do të falimentonte.“E kam provuar duke hequr tavllat e duhanit nga tavolinat, madje për këtë gjë edhe jam gjobitur, kushdo klient që vjen nëse merr kafe, çaj apo ndonjë pije alkoolike, patjetër do të pijë edhe cigare, sidomos gjatë stinës së dimrit. Nëse do t’ua ndaloja klientëve këtë gjë do më falimentonte puna”, shprehet Arjani 50-vjeçar. Nardi një menaxher i një prej bareve në afërsi të kullave binjake shprehet se për disa muaj rresht në lokal u provua që mos të lejohej asnjë klient të pinte duhan dhe puna ra në mënyrë drastike. “Sa futeshin klientët në derë, pa u ulur pyesnin nëse pihej duhan apo jo, më pas çoheshin dhe iknin. Na ra puna tej mase dhe s’na futej njeri në lokal, madje kishim klientë edhe disa zyrtarë të këshillit të lartë

të drejtësisë e disa deputetë, edhe ata e kanë shkelur ligjin antiduhan”, tregon Nardi. Zbatueshmëria Nga ana tjetër në disa prej lokaleve të vëzhguara nga QDS, ishin shumë të pakët klientët që nuk konsumonin duhan. Këta klientë të pyetur në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit antiduhan u shprehën se ky ligj në Shqipëri ka dështuar, pasi konsumatorët e duhanit janë të shumtë në numër e ndaj tyre nuk merret asnjë masë ndëshkimore. “Personalisht jam e sëmurë me azëm dhe nuk guxoj të futem në lokal për një kafe, është mjegull dhe nga tymi të zihet fryma. Task-Forca thuajse nuk ekziston, edhe pse vendoset ndonjë gjobë, sërish duhani vazhdon të konsumohet pa asnjë problem”, shprehet Zamira S. Në lidhje me masat e marra për ligjin antiduhan në një prononcim për QDS, kreu i Task-Forcës Roland Shuperka është shprehur se deri në muajin nëntor zbatueshmëria e ligjit ishte kryer në masën 70 për qind, duke vendosur gjoba dhe duke marrë masa ndaluese në shumë bare dhe lokale në të gjithë vendin, por më pas me një urdhër të veçantë të Ministrisë së Shëndetësisë kjo përgjegjësi i kaloi Autoritetit Rajonal Shëndetësor. Gjithsesi gjendja ne terren flet krejt të kundërtën. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Regold ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në: info@rexhagold.com / Për më tepër: www.njoftime.com

OFERTË SPECIALE

30%

Veshje për Meshkuj Sportive - Casual - Klasike Adresa: Brigada VIII Nr. 06 Bllok - Tiranë Lëvizja

40%

50%

Duk fillua e r 2500 nga lekë

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 08 MARS 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Më shumë mbështetje për familjet në nevojë!

P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Petrit Gjokhilaj vijon me takimet e organizuara në qytetin e Lezhës, në kuadër të prezantimit të platformës politike të kësaj partie. Në takimin e radhës të pranishëm ishin dy të rinj nga ky qytet të cilët pranuan të njihen më nga afër me platformën politike dhe shkëmbyen idetë dhe sugjerimet e tyre. Ndër pikat më të rëndësishme që gjetën përkrahje nga të rinjtë ishin mbështetja që kjo parti ofron për punësimin e të rinjve në administratën shtetërore, përkrahja dhe ndihmat për familjet në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini!

S

ipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet qe bëni rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë. Ajuverda fton te gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vetdisiplinën. Mendja mund t’ju thotë se duhet të kontrollosh e-mailin, të bësh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit. Por, fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë dhe dobitë janë shumë të mëdha për t’i injoruar. Forcon imunitetin tuaj:

Limoni është i pasur me Vitamine C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat. Balancon nivelet e pH-s. Ndihmon për humbje peshe. Ndihmon tretjen. Shërben si diuretik natyral. Lëkurë te pastër. Hidraton sistemin limfatik. Me vetëm adoptim te kësaj praktike te pirjes se ujit te ngrohte me limon ne mëngjes për vetëm një muaj mundet ne mënyrë radikale te ndryshoj përvojën tuaj ditore. Do të fillon ta shikoni mëngjesin në një tjetër këndvështrim. Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë, një gote apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit. www.banka-ideve.com

Mobileri Qehaja ofron vend pune Marangoz. Kontaktoni në Cel. : 0682054530 / Për më tepër: www.njoftime.com

KLINIKA HALILI Trajtime për:

-Spondiloartorza -Gonartroza -Coxartorza -HerineDiskale -Lumboishalgji (N.ishiatik) -Kalçifikime (Periartrit, coxartirt) -Bursite -Pareza dhe Paraliza -Nervi Facial -Pleksusi Brahial -Nervi Peroneal -Dëmtime Sportive -Skolioza , Kfioza , Lordoza -Trajtime Postraumatike etj. Lëvizja

-Fizioterapi -Ortopedi -Reumatologji (Mjekë nga Maqedonia)

APARATURAT: Elektroterapi

-Diadinamik -Interferencial -Ultratinguj -Lazer -Galvan, Jonoforezë

Magnetoterapi

-Shock-Wave (Shtorc) -Hr-Tek (TekarTerapi) -Traksion Cervikal dhe Lumbar -Fango Terapi -Krioterapi -Ultraviolet Terapi -Kinesiotaping -Ushtrime,Masazhe etj...

Adresa:

Rruga e Dibrës,Kompleksi HALILI, përballë Vilës GOLD. Tel: +355 42 419 022 Cel: +355 68 20 56 978 +355 67 3367622

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 08 MARS 2013

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shtypi perëndimor: “Gjermania inkurajon Brukselin për pranimin e Turqisë”!

Angela Merkel

G

77 NEWS

azeta gjermane “Der Tagesspiegel” në një lajm të saj shkruan se nisma e Gjermanisë që t’i jap një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, deklaruar gjatë vizitës së kancelares Merkel në Ankara u pritën me kënaqësi nga ana e kryeministrit Erdogan. Tema kryesore e vizitës në Turqi të kancelares Merkel ishte politika europiane, ndërsa prej fillimit të procesit të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE në vitin 2005 u arrit të hapen vetëm 13 kapituj të negociatave prej 35 sa janë gjithsej. Në lajm gjithashtu shkruhet se Merkel, para takimeve në Ankara, vizitoi njësitë e sistemeve ‘Patriot’ të ushtrisë gjermane të dislokuara në qytetin

Gaziantep. Agjencia franceze e lajmeve, AFP në një lajm të saj trajton vizitën e kancelarës Merkel në Turqi dhe citon deklaratën e saj “Unë dëshiroj që negociatat të vazhdojnë edhe pse kam rezerva në lidhje me anëtarësimin e plotë të Turqisë”. Në një lajm tjetër që përcjell po e njëjta agjenci shkruhet se kryeministri Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e 5-të në Vjenë ka thënë që “Fatkeqësisht mund të themi se shoqëria ndërkombëtare nuk ka shfaqur reagimin e duhur në lidhje me regjimin e Sirisë”. Agjencia e Iranit, IRNA, njofton se Turqia me marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara viteve të fundit

Lëvizja

Turqia synon të bëhet një qendër atraktive e rajonit! Ministri turk i Zhvillimit, Xhevdet Jëllmaz, tha se plani i 10-të pesëvjeçar i zhvillimit do ta bëjë Turqinë një qendër atraktive. Ministri Jëllmaz deklaroi se vazhdojnë punimet për përgatitjen e planit të 10-të zhvillimor të Turqisë... Ministri Jëllmaz tha se plani i 10-të i zhvillimit do të përfshijë periudhën 20142018, pra do të jetë një proces zhvillimi 5-vjeçar. Vazhdojmë të përparojmë në rrugën tonë për ta transformuar vendin deri në vitin 2023 në një qendër të volitshme dhe tërheqëse që thith trurin dhe kapitalin cilësor të vendeve të rajonit, sqaroi Jëllmaz dhe shtoi se “periudha 10-vjeçare që kemi përpara do të jetë një periudhë ku do të veprojmë e punojmë sipas vizonit për ta shndërruar Turqinë në një qendër graviteti. Për më tepër: www.77news.al mundohet t’i jap një dimension strategjik marrëdhënieve me vendet arabe të Gjirit Persik. Vëllimi tregtar me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik vitin e kaluar arriti në 22,4 miliard dollarë dhe bëhet e ditur se Turqia synon që këtë shifër ta nxjerr në 30 miliard dollarë. Në gazetën franceze “Le Parisien” bie në sy lajmi me titull “Stambolli, tregu në rritje i artit modern”. Në lajm bëhet e ditur se Stambolli, një metropol turk i forcuar me zhvillimet ekonomike, është një vend me krijimtari të bollshme që do të zë një vend të rëndësishëm në tregun e artit modern. Për më tepër: www.77news.al

Klinika BMC ofron vend pune Mjeke ORL. Dërgoni CV në: info@bmc.al / Për më tepër: www.njoftime.com

BAR PICADO

Adresa: Lagjia 5, Përbri Parkut Sportiv Durrës Cel: +355 69 25 93 429 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 08 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ermelinda Ismailaj: Partia Lëvizja Shqipëria e Re identifikohet në mbarë vendin nga të rinjtë!

"

Shqipëria e Re në Fokus” në "77 News", me gazetarin Artur Nura, në kuadër të prezantimit të institucioneve që përfaqësojnë PLSHR, këtë radhë kishte ftuar znj. Ermelinda Ismailaj, e cila në këtë bisedë televizive solli dimensionin rinor të kësaj partie politike në qytetin bregdetar të Durrësit ku ajo është nënkryetare e Forumit Rinor pranë PLSHR. Ermelinda Ismailaj, në cilësinë e nënkryetares së Forumit Rinor pranë PLSHR, tha se ishte bërë pjesë e kësaj partie politike sepse kishte gjetur tek platforma politike e saj atë që ajo vetë besonte se i mungon Shqipërisë: dimensionin social të politikëbërjes, modelin amerikan të shtetit e më konkretisht një Republike Presidenciale. Sipas Ismailaj dimensionet sociale të PLSHR për ofrimin e mundësisë sa më efiçente të punësimit për të rinjtë dhe ndalimi me Ligj

i Abortit, duke ofruar mundësi nënave që nuk kanë mbështetjen e etërve, apo partnerëve, duke iu dhënë mbështetje sociale këtyre grave, kishin gjetur mbështetjen e saj personale, por edhe te qytetarëve me të cilët ajo kish komunikuar për të diskutuar politikëbërjen në qytetin e saj të Durrësit. “Të rinjtë në PLSHR janë në qendër me politika të duhura të punësimit dhe banimit social, me strategji konkrete për t’u qëndruar atyre sa më afër në funksion të prosperitetit të familjeve të reja, familjes si institucion i rëndësishëm i shoqërisë dhe prosperitetit të Kombit dhe Atdheut”, tha nënkryetarja e Forumit Rinor të PLSHR. Ermelinda Ismailaj tha se platforma politike e PLSHR ka gjetur mbështetje të madhe midis të rinjve në qytetin e saj të lindjes Durrës ku, sipas saj, ata janë afruar vetë dhe me të cilët komu-

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

r

Re

Pa

tia

Lë v

izja S h q i p ë r

ia

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

nikohet në vazhdimësi nëpërmjet takimesh, apo edhe trajnimesh që anëtarësohen në radhët e PLSHR dhe që prezantojnë si ajo, tek qytetarët e tjerë këtë projekt politik të kësaj partie të re politike pjesë e së cilës ishte bërë aktiviste që në hapat e parë të aktivizimit. Në mbyllje të emisionit Ismailaj, si nënkryetare e Forumit Rinor të PLSHR, tha se ishte studente e vitit të dytë për Jurisprudencë dhe se studimet për ligjin janë të vështira, por shumë të bukura. Duke u angazhuar me PLSHR dhe me programin e saj politik, asaj i pëlqente studimi në praktikë i Shkencave Politike.“Personalisht do ndihem shumë e nderuar nëse do jem në listat e kandidatëve për deputet të PLSHR-së dhe ftoj të gjithë të rinjtë të na mbështesin në këtë organizëm të ri politik”, përfundoi Ismalaj. Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news