Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E SHTUNË, 02.03.2013 VITI II - NR.361

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet dhe Shoqata 'E Drejta për Ju':

Të monitorohen OJF-të në ndihmë të njerëzve të thjeshtë! MENDIMI POZITIV

Në jetë nuk duhet vetëm të merrni!

J

eta e shumicës së njerëzve vërtitet Qendra e rreth marrjes së diçMendimit Pozitiv kaje. Por s’ka asgjë për të marrë, kjo është e vërteta. Gjithçka që duhet të bëni është: Të Jeni. Qënia është ajo që jep gjithë rezultatet. ..>> VIJON NË FAQEN 2

Kryeministri Berisha: Shërbimi e-Matura, një hap drejt “Shqipërisë dixhitale”!.....................fq.3 Ushtaraku në pension: Sigurimet vonojnë qëllimisht dokumentet që më duhen për gjyqin!.fq.4 Banorët e Yzberishtit: Duam abone për transportin publik, udhëtojmë në kushte jo normale!............fq.5 Industria Turke e Aeronautikës në tregun botëror!.fq.7 Maturantët Pogradecarë: PLSHR, parti me Baza Demokratike dhe Strukturë Moderne Europiane!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 02 MARS 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDS dhe Shoqata 'E Drejta për Ju':

Të monitorohen OJF-të në ndihmë të njerëzve të thjeshtë!

Q

ytetarët kanë nevojë të informohen se ku të drejtohen për ndihmë juridike dhe lloje të tjera shërbimesh, për të cilat operojnë një numër i madh shoqatash. Roli i këtyre OJF-ve është veçanërisht i rëndësishëm, në kushtet kur një pjesë e popullsisë, nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën e ngritjes së padisë në gjykatë. Kondi Ilia, koordinatori i Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, në tryezën e përbashkët me përfaqësues të Shoqatës “E Drejta për Ju” dhe shoqata të tjera që përfaqësojnë shtresa në nevojë, tha se duhet ndryshim në dy drejtime: Nga njëra anë, të kërkojmë të hiqet tarifa e padisë në gjykatë për shtresat në nevojë dhe nga ana tjetër, shteti të monitorojë veprimtarinë e OJF-ve, që shërbimi të shkojë realisht tek qytetari. “Ne kemi tagrin që të mbështesim dhe informojmë qytetarin, por ka OJF që janë ngritur për të dhënë përfaqësim në gjykatë falas dhe nuk e bëjnë. Disa nga qytetarët që u kemi

dërguar, nuk janë ndihmuar, me fjalët ‘S’kemi fonde’, tha Ilia. Në mbështetje të këtij mendimi, Av.Hysen Spahiu kryetar i Qendrës “E Drejta për Ju” tha se duhet të ushtrohet kontroll financiar ndaj OJF-ve nga organet tatimore, pasi këto subjekte i janë nënshtruar dokumentit tatimor. “Ka organizata si Karitas, ASAG dhe Cafod që japin kontribut real për shtresat në nevojë, por janë pak në krahasim me lumin e OJFve”, tha Ilia. Ndërsa av. Hysen Spahiu tha se shoqata e tij ofron ndihmë juridike për shtresat në nevojë dhe moshën e tretë, por njerëzit nuk dinë të orientohen.“Qytetarët janë mësuar të ankohen kudo, p.sh. ankohen për mjekun, por nuk kanë kulturën juridike të ankohen atje ku ndiqet ankesa e tyre. Ne i ftojmë ata që ta sjellin ankesën e tyre tek OJF-të por edhe në institucionet përgjegjëse si Urdhri i Mjekut etj”. Në këtë tryezë u tha se ka problematika që i përkasin të gjithëve, si përshembull, mjekimi me

barna që nuk vijnë nga vendi i origjinës. Por nuk ka iniciativa qytetare që të bëjnë padi për të vënë në veprim institucionet shtetërore si dhe OJF-të, që të kërkojnë të ndalohet importi i barnave nga të tretë etj. Kondi Ilia, koordinatori i QDS tha se ankesat e qytetarëve në “77 News” dhe propozimet që kanë dalë nga tryezat e përbashkëta me shoqata të tjera janë shndërruar në nisma ligjore.“Ne propozojmë heqjen e tarifës në gjykatë për shtresat e varfra, pas rastit të një zonje nga Fieri e cila prej 7 vitesh nuk divorcohej dot nga bashkëshorti i dënuar, sepse nuk paguante dot 12 mijë lekë për padinë”. Ndërsa juristi vullnetar pranë QDS, Lavdosh Shehu, tha se pamundësia për të patur akses në gjykatë është shkelje e së drejtës Kushtetuese, ndërsa OJF-të nuk po arrijnë ta mbulojnë këtë handikap, pasi një pjesë e tyre janë kthyer në lëvruese fondesh për përfitim personal. Aleksanda Meta, përfaqësuese e Karitasit shtoi se ka OJF fantazma, por ka edhe të tjera që sjellin dobi për komunitetin, veçse mungon informimi në publik.“Duhet që strukturat lokale të kenë një data-base me OJF-të që veprojnë në zonën e tyre dhe kur qytetari të trokasë në një institucion, atje duhet ta orientojnë”. Ndërsa Bajram Korriku për Shoqatën për Integrim të Pensionistëve, u shpreh se pensionistët kanë mjaft ankesa dhe kërkojnë një avokat se nuk bëjnë dot padi. Në mbyllje, juristi Kondi Ilia siguroi se kjo tryezë do t’i shërbejë koordinimit më të mirë të OJF-ve në ndihmë të qytetarit dhe se çdo propozim do të bëhet pjesë e platformës së Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Për më tepër: www.77news.al

duhet të shijoni momentin, sepse kjo është ajo gjithçka keni. Krijoni për të nesërmen, por jetoni të sotmen. Keni vetëm dy mundësi në jetë. Gjëja e parë, është të shijoni atë që keni sot, dhe e dyta të jeni në ankth për atë që nuk keni dhe të përqëndroheni tek e nesërmja, duke shpresuar se do të jetë më e mirë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithsesi, të merrni atë që doni nuk do ta ndryshojë jetën tuaj, pra, mos e lejoni atë që keni të përcaktojë atë që jeni, përndryshe do të ndiheni të pakënaqur. Nëse jeni të vendosur që të shkoni diku ose të bëni dikë të lumtur, do t’ju bëhet si punë rutinë për gjithë jetën. Do të vazhdo-

ni të veproni me besimin hipnotizues që sa më shumë të keni aq më mirë do të jetë. Shkojini prapa asaj që doni, por njëkohësisht shijojeni udhëtimin pasi ashtu është jeta, një udhëtim dhe jo një pasion. Të merrni atë që doni nuk do të thotë që të ndryshoni atë që jeni. Pra, shijojeni veten, duajeni atë pa kushte dhe bëhuni pjesë e udhëtimit. Shpërblimi nuk vjen thjeshtë nga të marrit, vjen nga pjesëmarrja në të. Të shkruani skriptin tuaj do të thotë që jeni ju ata që vendosni se për çfarë do të jetë udhëtimi dhe se si do të duket fati. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Është e domosdoshme që të kuptoni që nuk janë të bërit dhe të pasurit ato që përcaktojnë cilësinë e jetës tuaj. Është qënia ajo që e përcakton atë. Ajo që jeni, pra perceptimi juaj i vetes, kontrollon atë që ndodh me ju. Kur ta përqëndroni vëmendjen në zgjidhjen e problemeve, d.m.th. të provoni t’i bëni gjërat më mirë, do të ndodhë diçka shumë interesante: Nuk do të jeni në gjendje të shikoni atë që keni. Pra, mënyra më e mirë për të gjetur lumturinë dhe kënaqësinë është që të shijoni atë që keni. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të vendosni qëllime ose të bëni plane, do të thotë që Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 02 MARS 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha:

Shërbimi e-Matura, një hap drejt “Shqipërisë dixhitale”!

K

ryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shërbimit elektronik e-Matura në shkollën “Petro Nini Luarasi”. Portali unik qeveritar e-Albania është pjesa qendrore e një bashkimi solid të qeverisë në aspektin e shërbimeve

elektronike të ofruara ndaj qytetarit dhe biznesit. Kryeministri Berisha theksoi se gjatë këtyre viteve janë bërë hapa përpara sa i përket pranimeve të maturantëve në universitete duke elemininuar edhe korrupsionin. “Pranimet në universitete më parë kanë qenë një panair i vërtetë korrupsioni. Më parë bëhej batërdia për të hyrë në universitete ndërsa sot ka zero ndërhyrje nga qeveria”, tha Kryeministri. Portali është projektuar që të ndërveprojë si një qark inteligjent, duke shërbyer si një pikë e vetme aksesi për qytetarët, për të gjitha shërbimet e ofruara nga administrata publike dhe institucionet përfaqësuese të saj. Në këtë portal, qytetari apo biznesi do të gjejë informacione të detajuara mbi shërbimet qeveritare në përgjithësi dhe shërbimet elektronike në veçanti, siç është edhe aplikimi për maturantët, i cili është shërbimi i parë i integruar në këtë platformë unike të Qeverisë Shqiptare. Në këtë sistem, të ngritur

tashmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet financimit të Bashkimit Evropian (BE), prej 2.4 milion euro, kane nisur të lidhen dhe janë lidhur sisteme si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, QKL, QKR, Matura shtetërore, etj. Ky projekt ka nisur në shkurt të vitit 2012 duke ngritur platformën dhe duke kryer studimin e duhur nga ana e prekshmërisë dhe impaktit sa më të thjeshtë ndaj qytetarit dhe biznesit. Në të njëjtën kohë u është kërkuar institucioneve që të përgatisin informacion mbi shërbimet që ofrojnë në bazë të një forme të gatshme të parapërgatitur nga AKSHI. Faza e mbledhjes së informacionit është menaxhuar totalisht nga AKSHI e cila ka bërë edhe rol koordinues dhe saktësues me institucionet në mënyrë që këto shërbime të vinin në një formë sa më të përshtatshme për qytetarin nëpërmjet këtij portali. Për më tepër: www.77news.al

Pritet të rritet çmimi i biletës për transportin urban!

Ç

mimi i biletës për transportin urban në Tiranë pritet të shkojë deri në 70 lekë. Kjo rritje, më shumë se dyfish nga çmimi aktual, vjen si pasojë e mos subvencionimit nga ana e Bashkisë për operatorët e transportit urban qytetas. Operatorët privatë thonë se kanë kryer investime në linjat që mbulojnë, por nuk janë subvencionuar. Sipas Ferdinand Ibrahimi, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, gjithashtu bashkia

nuk bën rimbursimin për personat e moshuar, studentët apo ata që lëvizin me abone të përgjithshme. "Ne kemi bërë dhe investime, kemi sjellë autobus të rinj, mendoni tani në çfarë situate të vështirë financiare ndodhen të gjithë operatorët. Plus dhe këto ngjarjet e fundit me abonetë e përgjithshme dhe të studentit, ne po pësojmë humbje dhe humbjet po rriten. Çmimin e biletës siç e kemi thënë e kërkojmë 70 lekë. Është e vërtetë që është një vlerë e madhe,

po deficitet janë shumë të mëdha dhe ky çmim është një çmim aboneje që sot e kemi në Maqedoni, e kemi në Kosovë", tha Ferdinand Ibrahimi, i shoqatës së transportit urban. Operatorët privatë ngrenë si shqetësim edhe falsifikimin e aboneve. Ibrahimi thotë se gjatë muajit janar janë falsifikuar me mijëra abone, ndërsa i kërkon bashkisë vendosjen e kartonit që do të rrisë elementët e sigurisë. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Call Center i_Call ofron vend pune Supervizor/e. Dërgoni CV në: center_call@ymail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E SHTUNË, 02 MARS 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ushtaraku në pension: Sigurimet vonojnë qëllimisht dokumentet që më duhen për gjyqin!

U

shatraku 64-vjeçar, Stefan K. përgatitet për gjyqin e radhës me ISSH-në për pensionin e pleqërisë. “Ty nuk të takon të dalësh në pension 64 vjeç, edhe kur t’i gjesh vitet në Kombinatin e Tekstileve, se ke pak vite pune atje”, i kishte thënë një nga inspektoret pritëse në ARSH, Tiranë. Kur qytetari reagoi se këtë do ta vendoste gjyqi, ajo ishte përgjigjur:‘Gjyqit do t’i drejtohesh kur të të kthejmë ne dokumentet, jo kur të duash ti’! “Dhe dokumentet ende nuk m’i kanë kthyer, më kanë bllokuar procedurat për gjyq”, thotë Stefan K. Ngatërresat në mos të qëllimshme, janë së paku papërgjegjshmëri që i vuajnë njerëzit e kësaj moshe, teksa marrin përgjigje të llojit: “Emri juaj nuk ekziston as në rregjistrin e sigurimeve, as në bordero”. Një përgjigje të tillë mori Stefani në sportelet e Agjencisë së Sigurimeve, Ti-

ranë. Pasi kishte bërë kërkesën për pension pleqërie në janar 2012, në mënyrë që të mos i vonohej përllogaritja e pensionit, në gusht 2012 i erdhi përgjigja e mësipërme nga DRSSH, Berat. Periudha 27 nëntor 1970-29 prill 1976, kur kishte punuar në Kombinat, nuk i figuronte. Ndërkohë që këto vite ai i ka në librezën origjinale të punës.“Pas kësaj, shkova vetë në Berat tek Arshiva e Shtetit dhe aty gjeta dokumentin që tregonte se kisha punuar në Kombinat. E solla vërtetimin në Tiranë dhe këtu më thanë: ‘Bëj një kërkesë tjetër që e do këtë dokument për gjyq’. Edhe ditën e djeshme ai kërkoi përgjigjen e kthyer nga ARSSH Berat. Por tashmë i thonë se dosja e tij është çuar edhe një herë për verifikim, ndërsa ka kaluar një muaj e gjysmë tjetër. Qytetari Stefan K. e quan të qëllimshme vonesën e dokumentacionit, si një mënyrë për të shtyrë dhënien e pensionit të pleqërisë.“Unë e kam mbushur moshën në maj 2012, thotë ai, dhe sipas ligjit për punë të kategorisë së dytë, mosha e daljes në pension është 64 vjeç, ndërsa vjetërsia e punës 26 vjet e 3 muaj. Unë kam më tepër vite. 23 vjet e 7 muaj si oficer policie dhe 5 vjet e 9 muaj në Kombinatin e Tekstileve, Berat, të dyja të klasifikuara si punë të shkallës së dytë të vështirësisë. Kjo çështje tek gjyqi do të shkojë, por mundimi im, stresi, shpenzimet, nuk më shlyhen dot”, tregon 64-vjeçari. Për Stefan K., një ushtarak që del në pension, ndihet i nëpërkëmbur dhe kjo i ka shtyrë shumë si ai në dyert e

gjyqeve. “Kështu e fitova edhe të drejtën e pensionit të parakohshëm për vitet e shërbimit dhe rillogaritjen, thotë ai. Por ende sot nuk e kanë bërë rillogaritjen, megjithëse vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Apelit është dhënë që në 1 tetor 2012”. Vërtetësinë e rrëfimit të qytetarit, e provojmë duke kërkuar në vendimet gjyqësore. Vendimi nr.2234 i Gjykatës së Apelit ka rëzuar pretendimin e të paditurës DRSSH, Tiranë se "ligji për statusin e ushtarakut nuk është ligj material në bazë të të cilit organet e sigurimeve shoqërore lidhin përfitimet" dhe se "për më tepër është në fuqi ligji 10142, dt.15/05/2009, i cili ka shfuqizuar të gjitha dispozitat e mëparshme". Ndërsa gjykata konstaton se "ligji nr. 10142, dt.17/05/2009 është goditur për papajtueshmëri me Kushtetutën e RSH-së në Gjykatën Kushtetuese” dhe ka vendosur që “DRSSH, Tiranë t’i paguajë paditësit Stefan K. pensionin suplementar në masën 50% të pagës referuese për 15 vjet shërbim duke i shtuar kësaj 2% të pagës referuese për çdo vit shërbimi mbi 15- vjetëshin". Qytetari sakaq është në pritje të përgjigjes me shkrim nga DRSSH Tiranë për çështjen e pensionit të pleqërisë, për ta patur si dokument për gjyqin tjetër. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dyqani Puma në TEG dhe QTU ofron vend pune Shitës. Dërgoni CV në: insport_shpk@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Sprinter Adresa: Bulevardi Blu, Rruga Nacionale, Tiranë - Kamëz, pranë karburant FAFA Tel: +355 69 20 97 212/ +355 69 20 57 012 Lëvizja

Sharon Ford Galaxy Mercedes Benz

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 02 MARS 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ankohen banorët e Yzberishtit: Duam abone për transportin publik, udhëtojmë në kushte jo normale!

D

hjetëra qytetarë të zonës së Yzberishtit, ankohen për kushte të papranueshme të transportit publik. Sipas një vëzhgimi të kryer nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet në autobusët e linjës së Yzberishtit nuk pranohet aboneja dhe të gjithë personat që duhet të udhëtojnë me këto mjete duhet të paguajnë biletën prej 300 lekë (të vjetër). Në lidhje me këtë banorë të ndryshëm të linjës së autobusëve Yzberisht dhe Kashar shprehen për QDS se autobusët e vendosur nga komuna janë të pamjaftueshëm dhe se kushtet në to janë të papranueshme dhe jashtë çdo standardi. Ndër të tjera banorët theksojnë se problematike janë edhe vonesat e pajustifikueshme të shoferëve dhe të fatorinëve në stacione edhe kur autobusi është plot me njerëz.

Ankesat “Në orët e mëngjesit, që prej orës 7.00 e deri në orën 9.30 autobusët e zonës Yzberisht-Kashar janë shumë të populluar, shoferët vonohen, i mbushin autobusët aq sa nuk mund të marrësh dot frymë. Dhjetëra njerëz për shkak të vonesave kanë humbur punët e tyre dhe një prej tyre jam edhe unë”, shprehet një prej banorëve të Yzberishtit, Fatmir Hasani. Sipas 46-vjeçarit ai punonte në një firmë private dhe për shkak se një ditë kishte humbur një takim të rëndësishëm më një klient, punëdhënësi e kishte pushuar prej detyrës. Por jo vetëm ky banor, por edhe dhjetëra banorë të tjerë kanë rrëfyer për QDS vonesat e praprecedenta të autobusëve dhe kushtet jo normale me të cilat ata janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë. Një tjetër banore e zonës së Yzberishtit, Drita Loshaj, shprehet se Bashkia e Tiranës duhet të marrë masa në lidhje më këtë linjë, pasi pronari që disponon licencën nuk e ka aspak vëmendjen tek banorët dhe zakonisht ata trajtohen shumë keq nga shoferi dhe fatorinot e autobusëve. “Doja t’i bëja apel Bashkisë së Tiranës që të marrë masa për njohjen e abonesë në këtë linjë, pasi shumica e njerëzve janë me probleme financiare dhe nuk e përballojnë dot, mirëpo duhet të shkojnë në punë dhe janë të detyruar ta blejnë biletën”, shprehet Zamira Ymeri, një 48-vjeçare e cila sapo ka filluar të jetojë në zonën e Yzberishtit. Përveç kësaj kjo qytetare shprehet se edhe kushtet në të cilat udhëtojnë banorët janë skandaloze, pasi

aroma e keqe dhe mbipopullimi i njerëzve në orët e para të mëngjesit në brendësi të autobusëve shpesh janë bërë shkak i ndonjë incidenti. Kushtet “Një ditë kur hyra në autobus, shoferi ecte shumë ngadalë dhe kur i fola fatorinos që të ecnin pak më shpejt, pasi po më shkonte vonë për punë, djali i ri më tha që nëse nuk e pëlqeja autobusin mund të merrja taksi. Më pas prej erës së keqe pata marrje mendsh e humba ndjenjat”, thotë një tjetër qytetare. Sipas saj në shumicën e rasteve shoferët vonohen pa shkak në stacion dhe nuk shohin sa është mbushur autobusi, por duan të marrin sa më shumë njerëz të munden. Edhe kjo banore e zonës së Yzberishtit i bën apel pronarit që ka marrë licencën e linjës së kësaj zone që të fusë në qarkullim patjetër abonetë, dhe të përmirësojë kushtet e të shtojë autobusët. Sipas informacioneve kjo linjë ka vetëm 6 autobusë dhe itenerari që duhet të ndjekin mjetet është YzberishtParku i Autobusëve-Rruga e Kavajës-Qendra e Tiranës-Nëntëkatëshet. Kjo linjë duhet të kryhet nga shoferët e autobusëve realisht me një minutazh prej 30 minutash ndërsa, në orët e mëngjesit, kjo rregullore shkelet pasi autobusëve ju duhet së paku rreth 45 minuta. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Koka Sh.p.k ofron vend pune Shofer Transit. Dërgoni CV në: kokashpk@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

HOTEL

PANORAMA

The Best Place to Stay Tonight

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 02 MARS 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lejada Gaxholli: Më shumë mbështetje për Fuqizimin e Institucioneve Arsimore! P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Ambra Hyskaj, ka zhvilluar takime të ndryshme me studentë të Fakultetit të Farmacisë në Universitetin e Tiranës. Studentja Lejada Gaxholli, e pranishme në një nga takimet, diskutoi mbi problemet që ka arsimi aktual dhe se çfarë do të dëshironte të ndryshonte ne lidhje me këtë. Pas prezantimit të pikave të platformës dhe veçanërisht të pikës 2 të saj, mbi Fuqizimin e Institucioneve Arsimore, znj. Gaxholli reagoi pozitivisht. “Kjo parti dhe reformat që ajo premton të realizojë në lidhje me arsimin, i japin zgjidhje problemeve dhe plotësojnë të gjitha kërkesat që studentët kanë në lidhje me sistemin arsimor”, shpjegoi ajo. Studentja mbështeti edhe shumë pika të tjera të platformës. Për më tepër: www.77news.al

Përqafimi ndërpret lemzën!

L

emza, e cila zgjat pak në kohë, është afatshkurtër e nuk kërkon shërim, por lemza afatgjatë mund të shkaktohet nga infektimi ose madje edhe nga dëmtimi i trurit. Lemza është pasojë e ngërçeve të pakontrolluara të diafragmës, shtresës së muskujve horizontalë, që ndan zgavrën e gjoksit nga abdomeni. Lemza mund të shkaktohet nga teprica e thartirës së lukthit, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës

në lukth, për shkak të ushqimit të ngrohtë. Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit. Disa metoda të tjera përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës. Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën. www.banka-ideve.com

Klinikë Dentare ofron vend pune Asistente Stomatologe. Kontaktoni në Cel. : 068 20 06 525 / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 02 MARS 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Industria Turke e Aeronautikës në tregun botëror!

A

nëtarët e Komisionit të Mbrojtjes i Parlamentit turk, bënë inspektime në sektorin e Industrisë turke të Aeronautikës. Industria Turke e Aeronautikës e cila ka në dorë 150 projekte, prezantoi produktet që kanë lënë mbresa nëpër botë. Anëtarët e komisionit, vizituan objektet ku inxhinierët turq po prodhojnë avionin Anka dhe helikopterin Atak. Helikopteri Atak i cili që tani është një ndër më të pëlqyerit në botë, bëri një fluturim provë që u ndoq me vëmendje nga vizitorët. Edhe pretendentët për blerjen e helikopterit çdo

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

ditë sa vijnë dhe shtohen edhe më shumë. Vendet si Koreja e Jugut dhe Pakistani kanë filluar negociatat për blerjen e këtij helikopteri. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes i Parlamentit turk, Ouz Kaan Këksall bëri një deklaratë në lidhje me observimet dhe tha: “Nuk është e vështirë të prodhosh një aeroplan por përgatitja e programit kompjuterik që do ta drejtojë atë ishte i vështirë. Ne vërejtëm se ata ishin në përpjekje për të shpënë edhe më tej vizionin dhe horizontin”. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Ju jeni gati që të kërkoni hapësirat tuaja në një marrëdhënie. Demi: Pak guxim profesional mund të jetë me vend, por kujdes mos rrezikoni. Binjakët: Jeni të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat mes jush për shkak të disa përplasjeve, por nuk e thoni dot hapur. Gaforrja: Karriera juaj po merr rrugën e duhur dhe që tani asgjë dhe askush nuk mund ta ndalojë ngritjen tuaj. Luani: Do të donit të merreshit me çështjet tuaja private, por kjo do iu rezultojë e pamundur. Virgjëresha: Keni një talent të madh për punët e marrëveshjet dhe sot do të jeni në gjendje që ta demonstroni atë. Peshorja: Marsi në shenjën e Shigjetarit do iu japë një ndihmë që të keni mirëkuptim në çift, e sidomos nëse jeni një çift që keni kohë së bashku. Akrepi: Pasi të keni shijuar lirinë është shumë e vështirë që të mund të ktheheni pas. Shigjetari: Dëshironi që ta konsolidoni marrëdhënien tuaj me martesë, por ka diçka që iu bllokon. Bricjapi: Gjithçka është e destinuar që të ndryshojë dhe ju jeni duke evoluar me një shpejtësi të madhe. Ujori: Mundësitë për të pasur sukses janë të shumta por megjithatë planetët në shenjën e Akrepit iu japin influkse jo harmonike. Peshqit: Duhet të keni kujdes sepse për shkak të punës po lini pasdore miqtë dhe familjen tuaj.

Ledian1234 ofron vend pune Farmaciste. Kontaktoni në Cel. : 0694446042 / Për më tepër: www.njoftime.com

MBUSHE DITËN ME LAJME TË MIRA! Dituria është rruga e Mirësisë dhe e Begatisë! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 380 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 3 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 02 MARS 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Maturantët Pogradecarë: PLSHR, parti me Baza Demokratike dhe Strukturë Moderne Europiane!

N

jë takim prezantues është zhvilluar në qytetin e Pogradecit me maturantë të gjimnazit “Gjergj Pekmezi”, gjatë të cilit është diskutuar platforma e PLSHR-së. Maturantët pogradecarë kanë vlerësuar dhe mbështetur fuqizimin e institucioneve arsimore, që sipas PLSHR-së duhet të adaptohet modeli i vlerësimit kombëtar elektronik i nxënësve në çdo semestër. Gjithashtu maturantët theksuan se duhet korrigjuar përfshirja e mësuesve dhe pedagogëve në korrupsionin e ushtrimit të pushtetit të notës, kjo sipas tyre do të sillte rritje të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ata u shprehën se të rinjtë shqiptarë duhet të bëhen pjesë e politikës, pasi në këtë mënyrë do të sillet ndryshimi, si dhe do të japin kontributin e tyre në këtë parti politike e formuar me baza demokratike dhe me strukturë modernë evropiane. Për më tepër: www.77news.al

Vijojnë trajnimet me Sekretarët e Degëve!

K

ryetarja e Forumit Rinor për PLSHR, Vilma Kërçiku, si dhe Nënkryetarja e Forumit Rinor për këtë parti, Lisana Subashi vijojnë me trajnimin e Sekretarëve të Degëve. Pjesëmarrës në trajnimin e radhës ishte Ledion Bezati nga qyteti i Përmetit. Në këtë takim Bezati u njoh më në detaje me Platformën Politike të kësaj partie, me idetë, qëllimet, iniciativat, si dhe me strukturat përkatëse të kësaj force politike. Ai u shpreh që e gjen shumë mirë veten në mesin e anëtarëve, ideve dhe sekretarëve të kësaj force politike dhe do të jap kontributin e tij maksimal për të ndërtuar Shqipërinë e Re, plot Drejtësi dhe Zhvillim. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news