Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 26.02.2013 VITI II - NR.357

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Kreu i PLSHR takon kryetarin e bashkisë ‘Bayrampasha’ dhe zyrtarë të lartë në Stamboll

Vlashaj-Aydiner: Kontaktet shqiptaro-turke të konkretizohen në projekte të mëdha mes dy popujve! MENDIMI POZITIV

Etika e suksesit! N

doshta mund ta keni dëgjuar terQendra e min,“etika e suksesit”. Mendimit Pozitiv E shpjeguar më hollësisht, etika e suksesit do të thotë: “Kur të merrni atë që doni, do të jeni të lumtur”, e cila bazohet në teorinë që nëse punoni shumë dhe zgjidhni të gjithë problemet e jetës tuaj, një ditë do të jeni shumë të... >> VIJON NË FAQEN 2

Ministri i Mjedisit, Mediu: Do të sigurojmë plan menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve!.............fq.3 Pagesat e taksave mund të kryhen nga celulari!..fq.3 Orion Nallbati: Hipoteka, taksën e kalimit të pronësisë ia njeh si detyrim ndërtuesit!...........fq.4 Pacientja tek Onkologjiku: Aparatura e kobaltit prishet shpesh, mjekët na çojnë tek privati!.........fq.5 Sfidat e pajisjes së nxënësve minoritarë me tekste mësimore!..........................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E MARTË, 26 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kreu i PLSHR takon kryetarin e bashkisë ‘Bayrampasha’ dhe zyrtarë të lartë në Stamboll

Vlashaj-Aydiner: Kontaktet shqiptaro-turke të konkretizohen në projekte të mëdha mes dy popujve!

K

reu i delegacionit të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, në ceremoninë e çeljes së qendrës së shqiptarëve në Stamboll, pati një takim pune me kryetarin e bashkisë ‘Bayrampasha’, zotin Atila Aydiner. Zyrtari i lartë vlerësoi përpjekjet e PLSHR për promovimin në Shqipëri të arritjeve të Turqisë në dhjetëvjeçarin e fundit dhe u shpreh i gatshëm që të thellohej ky bashkëpunim në fusha të tjera me interes të ndërsjelltë. Zoti Aydiner tha ndër të tjera se kontaktet shqiptaro– turke duhet të konkretizohen në projekte të mëdha mes dy popujve! Ai e ftoi z. Vlashaj për një vizitë tjetër në Stamboll ku do të diskutohet më në detaje për konkretizimin e bashkëpunimit mes institucionit që ai drejton dhe PLSHR.

Së shpejti në Tiranë një filial i televizionit “Tek Rumeli”! Gjithashtu z. Vlashaj u prit në një takim të veçantë nga drejtori i përgjithshëm i qendrave kulturore turke dhe drejtori i përgjithshëm i televizionit ‘TEK Rumeli’, zoti Atilla Baykal, i cili ishte me origjinë shqiptare nga Shkodra. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sipërmarrësi po me orgjinë shqiptare nga Pogradeci, z. Melek Aras, që ishte njëheri edhe themelues i shoqatës bamirëse “Rutev”. Zyrtarët e lartë informuan miqtë nga Tirana për qendrat kulturore turke në 40 vende të botës, mes të cilave edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të cilat shërbejnë si ura të rëndësishme kulturore. Kryetari i PLSHR, Edmond Vlashaj, pasi i falënderoi për ndihmesën e madhe që

ka dhënë qeveria dhe populli turk në zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare, tha se vlerat e përbashkëta mes popujve tanë, janë një mundësi e mirë për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit në të ardhmen. Zoti Vlashaj dhe zoti Baykal ranë dakord që të çelet së shpejti në Tiranë një filial i televizionit “Tek Rumeli”. Delegacioni i PLSHR, në përfundim të vizitës katërditore në Stamboll mori pjesë edhe në koncertin festiv të organizuar me rastin e hapjes së qendrës shqiptare në kryeqendrën turke, ku pati gjithashtu takime me zyrtarë të lartë të Ankarasë, prefektin e Stambollit, deputetë si dhe me zëvendëskryeministren e Kosovës Edita Tahiri dhe ministrat Makolli e Agani, etj. Për më tepër: www.77news.al

gjë të tillë. Gjatë jetës të gjithë janë trajnuar për të menduar se çfarë nuk kanë, çfarë nuk është dhe çfarë duhet të jetë dhe pastaj se si mund ta zgjidhin, ndreqin ose ta përmirësojnë. Pra, këto mendime vijnë automatikisht që në mëngjes kur të zgjoheni. Nëse do ta shikoni jetën me një sy më të hollësishëm, ka shumë mundësi të kuptoni që zgjidhja e problemeve duke punuar shumë nuk e përmirëson rrënjësisht cilësinë e jetës tuaj. Në fakt, ndoshta do të jetë

shmangur nga cilësia e jetës duke qenë se pakëson lumturinë dhe kënaqësinë e të jetuarit. Kuptoni procesin krijues: Të gjithë ne duam t’i krijojmë jetët tona në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ta bërë këtë, duhet të shkojmë me rrjedhën e jetës jo kundër saj. Për të shkuar me rrjedhën, duhet të krijojmë modelin: Të Jesh-Të Bësh-Të Kesh! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 lumtur. Shumica e mendimeve dhe veprimeve të të gjithë njerëzve përqendrohen në zgjidhjen e problemeve që kanë, sepse siç thuhet, realitet bëhet ajo që mendoni më shumë. Për çfarë mendoni më shumë? Me siguri që mendimet më të zakonshme janë për problemet apo jo? Në fakt, gjëja e parë që shumë nga ne mendojnë që në momentin kur ngrihen nga krevati në mëngjes, janë problemet që duhet të zgjidhim dhe se sa shumë duhet të punojmë për ta bërë një Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 26 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ministri i Mjedisit, Mediu:

Do të sigurojmë plan menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve!

Fatmir Mediu

M

inistri i mjedisit Fatmir Mediu kërkoi angazhimin e ekspertëve për hartimin e një plani menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve. Duke folur në konferencën me temë "Zhvillimi i qëndrueshëm i ekono-

misë pyjore" ai theksoi se duhet të dilet me projekte konkrete për mbrojtjen e pyjeve. Duke e cilësuar si krim prerjen pa kriter të pyjeve, ministri kërkoi nga ekspertët që të merren masa për rehabilitimin e këtyre

zonave. “Duhet angazhimi i ekspertëve për rehabilitimin e zonave si Lura, të cilat kanë nevojë për projekte konkrete që t’i kthejnë siç kanë qenë”, tha Mediu. Sipas tij, shpyllëzimet dhe degradimi i pyjeve minojnë një ekonomi të gjelbër dhe pakësojnë ndjeshëm kapacitetet për të plotësuar nevojat e komunitetit. Mediu theksoi më tej se qeveria ka ndërmarrë politika pyjore që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshëm e të integruar të burimeve natyrore, duke përmbushur funksionin ekologjik, social dhe ekonomik. “Reformat që janë ndërmarrë për mbarëvajtjen e pyjeve janë të nevojshme për vendosjen e standardeve europiane. Ka progres të dukshëm për mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e pyjeve. Ministria e mjedisit me mbështetjen e donatorëve ka investuar me miliona euro për mbarëvajtjen e pyjeve”, përfundoi Mediu. Për më tepër: www.77news.al

Pagesat e taksave mund të kryhen nga celulari!

"

mTax" dhe "e-Pagesa" janë dy shërbimet më inovative të administratës shqiptare dhe asaj tatimore. Shërbimi i parë "mTax", taksat nga celulari është aplikacioni i parë qeveritar për platformat celulare Apple (iPhone, iPad) dhe Android. Ndërtimi i këtij aplikacioni është një investim prej 13 milionë lekë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i mundëson çdo tatimpaguesi të kontrollojë të gjithë situatën e tij tatimore nga telefoni celular dhe do të ndihmojë tatimpaguesit të deklarojnë dhe pagua-

jnë në kohë detyrimet tatimore pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportelet e shërbimit të administratës. Në këtë mënyrë, reduktohen ndjeshëm kostot administrative të biznesit dhe krijohet sporteli i shërbimit Tatimor në dorën e tatimpaguesit. Shërbimi i dytë është pagesa elektronike (e-Payment), një investim prej 10 milionë lekë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Është zhvilluar sistemi i pagesës elektronike, i cili lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me bankat e nivelit të dytë, për të realizuar pagesat

nga biznesi për llogari të administratës tatimore. Të gjithë tatimpaguesit të cilët deklarojnë mund të bëjnë pagesën e detyrimeve tatimore në Internet nëpërmjet formës elektronike në sistemin e Tatimeve pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e bankës. Ky shërbim shkurton kohën që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, duke ulur kostot administrative të biznesit, rritur transparencën dhe cilësinë e shërbimeve të administratës tatimore ndaj bizneseve. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Klinikë Dentare ofron vend pune Asistente Stomatologe. Kontaktoni në Cel. : 068 20 06 525 / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 26 SHKURT 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Orion Nallbati: Hipoteka, taksën e kalimit të pronësisë ia njeh si detyrim ndërtuesit!

Orion Nallbati

D

itë më parë “77 News” botoi skandalin se ndërtuesit u kërkojnë noterëve të shënojnë në kontrata detyrimet e tyre si detyrime të blerësit. Rasti ishte taksa e kalimit të pronësisë nga shitësi tek blerësi. Ndër 7 noterë, 3 prej tyre thanë se ky është detyrim i ndërtuesit dhe nuk pranonin t’ua shënonin në kontratë si detyrim blerësve. Sipas noterëve Gojani, Ahmetaga e Gjermeni, shkelje të tilla nga ana e noterëve janë bërë shkak për konflikte mes ndërtuesve e blerësve, edhe mes blerësve e noterëve. Por pati edhe noterë që thanë se: “Detyrimi nuk është i përcaktuar ligjërisht dhe vendoset me kompromis mes palëve”. “77 News” iu drejtua për sqarim Zyrës së Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme. Orion Nallbati, Shefi i Sektorit Juridik në ZRRPP dha përgjigjet e mëposhtme: Në kontrata, shpesh ndërtuesit ua ngarkojnë blerësve detyrimin e kalimit të pronësisë dhe këta nuk e dinë se nuk u takon. Kujt ia merr hipoteka këtë pagesë, blerësit apo shitësit? ZRPP e arkëton këtë taksë, në përputhje me përcaktimet ligjore, nga shitësi. Personat juridikë apo fizikë, zakonisht ndërtuesit, nuk janë subjekt i tatimit të kalimit të pronësisë së paluajtshme, sipas nenit 11 të ligjit nr. 8438, dt. 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, por janë subjekt i taksës për kalimin e pronësisë sipas ligjit nr.9632, dt. 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar. Pra, taksa e kalimit të pronësisë, në rast se shitja është nga ndërtuesi përcaktohet në përputhje me aktin e sipërcituar. (Sipas tabelës taksa është 1000 lekë/m2 për apartamentet në Tiranë, 300 lekë/m2 në qytetet kryesore, 100 lekë në pjesën tjetër të vendit.) A nuk duhet të ketë një barrierë nga ana e hipotekës, duke mos pranuar nga blerësit e apartamenteve pagesat që nuk u takojnë, pasi kjo lë hapësirë për kontrata të padrejta? Zyra e Regjistrimit nuk ka asnjë mjet ligjor apo nënligjor për të ndaluar blerësit për të kryer pagesën e taksës për kalimin e pronësisë për llogari të shitësit, për shkak se këto marrëveshje nuk bëhen

me shkrim dhe kryhen vullnetarisht nga palët e interesuara. Zyra e Regjistrimit, nuk mund të ndërhyjë mbi marrëdhënie të krijuara dhe të rregulluara midis palëve të treta në mënyrë informale. Blerësi është i përjashtuar nga çdo pagesë takse kalimi pronësie, por procesi kur ky individ, disburson (jep) vlerën e taksës në favor të shitësit, nuk është i kontrollueshëm dhe i verifikueshëm nga zyrat e regjistrimit. Kemi dëgjuar shpesh që 'Varet se si bëhet marrëveshja, se në një pjese të rasteve, e ndajnë bashkë këtë pagesë blerësi me shitësin'. Në letrat e hipotekës, kujt i figuron pagesa e kryer, blerësit apo shitësit? Apo te dyve? ZRPP në rast se konstaton se në aktin e shitjes është parashikuar ndryshe, për sa i përket pagesës së taksës së kalimit të pronësisë, duke ia ngarkuar blerësit, këtë pikë të kontratës nuk e merr parasysh, për shkak se ZRPP-të si organe të administratës publike janë të detyruara të zbatojnë dispozitat urdhëruese të ligjit të cilat përcaktojnë qartë detyrimet e shitësit. Në ZRPP administrohen mandatet e arkëtimit të paguara nga shitësi dhe asnjëherë nga blerësi. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ledian1234 ofron vend pune Farmaciste. Kontaktoni në Cel. : 0694446042 / Për më tepër: www.njoftime.com

OFERTË SPECIALE

30%

Veshje për Meshkuj Sportive - Casual - Klasike Adresa: Brigada VIII Nr. 06 Bllok - Tiranë Lëvizja

40%

50%

Duk fillua e r 2500 nga lekë

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 26 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pacientja L. M. tek Onkologjiku: Aparatura e kobaltit prishet shpesh, mjekët na çojnë tek privati!

Spitali Onkologjik, QSUT

D

hjetëra paciente të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në kryeqytet prej disa ditësh janë të revoltuar pasi e vetmja aparaturë që shërben për të kryer rrezet për tumoret është e prishur. Qytetarja L.M. shprehet për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se duhet të kishte kryer prej disa ditësh mjekimin e duhet të kishte marrë rrezet, por e vetmja aparaturë që shërben për mjekimin e saj nuk funksionon. Kjo qytetare akuzon mjekët e Onkologjikut që shpesh herë i drejtojnë pacientët tek klinikat private edhe kur aparaturat në spitalin shtetëror punojnë, me pretekstin se atje rezultatet e mjekimit janë më të mira. 56-vjeçarja thotë gjithashtu se, për tre ditë ka harxhuar tek një klinikë private për të bërë kimioterapinë e radhës,

rreth 300 mijë lekë të (vjetër), për shkak se aparaturat në spitalin shtetëror janë të gjitha me defekt. Por jo vetëm 56-vjeçarja L.M., por edhe dhjetëra pacientë të tjerë që çdo ditë kryejnë ekzaminimin e mjekimin e tumoreve në spitalin shtetëror, ankohen se tek Onkologjiku aparaturat prishen shpesh ndërsa për këtë problem duket se nuk interesohet as Drejtoria e QSUT-së, por edhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë lloj mase. Ankesat Pacientja L.M. shprehet për QDS se ajo ka prej më shumë se pesë vitesh që mjekohet në spitalin Onkologjik dhe në shumicën e rasteve aparaturat aty kanë qenë me probleme, ndërsa nga mjeku specialist ka marrë gjithmonë rekomandimin për të shkuar në të njëjtën klinikë private. “Kam pesë vjet që vuaj nga një tumor, nga i cili edhe jam operuar dhe aparatura e kobaltit më shumë ka qenë e prishur sesa e rregullt. Kam paguar për 5 vjet, 3 milionë lekë me ekzaminimet dhe mjekimin në privat”, shprehet qytetarja. Ndërsa këtë shqetësim e kanë edhe disa pacientë të tjerë si edhe të afërmit e tyre. Bujari, bashkëshorti i një prej pacienteve të shtruara në spitalin e Onkologjikut shprehet se prej katër ditësh presin të rregullohet aparatura e kobaltit pasi kanë ardhur nga Tropoja për të kryer rrezet, ndërsa familja është në kushte të vështira financiare dhe nuk ka mundësi t’i kryejë mjekimet në klinikat private.

Sqarimi Nga ana tjetër burime nga drejtoria e QSUT-së thonë se në Ministrinë e Shëndetësisë është përcjellë shqetësimi dhe ankesat e qytetarëve për prishjen e aparaturës së kobaltit, ndërsa janë dukë pritur një përgjigje nga ky institucion. Po sipas burimeve nga vetë spitali Onkologjik, aparatura e vetme e kobaltit në shërbimin e Onkologjisë në Tiranë është prishur për të katërtën herë brenda vitit. Vetë drejtuesit e spitalit kanë deklaruar dy ditë më parë se defekti është i vogël dhe se po punohet intensivisht për ta riparuar sa më parë këtë aparaturë kaq të nevojshme në shërbimin e Onkologjisë. Por shumica e pacientëve e kanë cilësuar këtë defekt si “të qëllimshëm”, i cili sipas tyre shkaktohet në mënyrë që ata t’i kryejnë shërbimet drejt spitaleve private. Shërbimi Onkologjik në spitalin “Nënë Tereza” ka dy aparatura kobalti, ku njëra prej të cilave ka më shumë se një vit që është jashtë funksionit. Tashmë edhe aparatura tjetër po shfaq probleme. Ajo ka rreth 5 vite që është instaluar në këtë spital dhe vazhdon që të ketë defekte të përsëritura duke lënë pa kurim pacientët që vuajnë nga tumoret. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Call Center i_Call ofron vend pune Supervizor/e. Dërgoni CV në: center_call@ymail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

PASTIÇERI

BLETA BLETA Shërbime:

Ju sim! mirëpre

Lëvizja

- Shërbim 24 orë -Organizimin e Ceremonisë së tortës -Transporti falas -Prodhim i llojeve të ndryshme të bukëve në veçanti bukët e zeza,Diabetike... -Pastiçier me përvojë pune, me specializim nëGjermani dhe Itali

Adresa: Lagjia nr.1 ,përbri AlbTelecom , ROSKOVEC Tel: +355 38 22 21 94 , +355 38 22 22 36 Cel: +355 68 20 99 684

Pikat e Shitjes

Zharrëz,përballë “Blu Sky” Gorixhan ,Nomi Tafa Fier 1: Lagjia Apollonia, rruga e stacionit të trenit Tel: +355 383 20 688

Fier 2: Bulevardi Jakov Xoxa, përballë Bar Rinisë Cel: +355 69 57 51 911

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 26 SHKURT 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vjosana Manjani: Mbi një familje të fortë, ndërtohet një e ardhme e fortë! A

delina Bilimani, si përfaqësuese e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, vazhdon me takimet masive, në qytetin e Tiranës, ku pjesë e tyre janë kryesisht studentët. Takimi i radhës u realizua me znj. Vjosana Manjani, e cila pasi mori një prezantim të detajuar për platformën politike të PLSHR-së, mbështeti dhe përkrahu idetë për Fuqizimin e Familjes Shqiptare. Ajo theksoi faktin se: “Si rezultat i një familje të fortë, ndërtohen dhe edukohen brezat e rinj. Kur themeli është i palëkundshëm, e ardhmja ngrihet më e sigurt”. Manjani mbështeti edhe shumë ide dhe vlera të PLSHR-së. Për më tepër: www.77news.al

Llumi i kafes bën çudira!

N

ëse kënaqeni duke pirë kafe turke, mos e hidhni llumin e kafes e cila mbetet në fund të filxhanit, por përdoreni për disa gjëra shumë praktike dhe të dobishme. Freskues i lokalit: Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit apo të shportës së bërllokut. Mjet për pastrim: Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por

kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër. Maska për flokë: Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme! www.banka-ideve.com

Dyqani Puma në TEG dhe QTU ofron vend pune Shitës. Dërgoni CV në: insport_shpk@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

TYM Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 26 SHKURT 2013 Lëvizja

EDUKIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Sfidat e pajisjes së nxënësve minoritarë me tekste mësimore!

A

utoritetet e arsimit në Shqipëri kanë ngritur një strukturë të posaçme për prodhimin e teksteve për nxënësit e minoritetit grek dhe maqedonas. Për shumë vite pajisja e nxënësve të minoritetit grek dhe atij maqedonas me tekste mësimore ka qenë shumë problematike. Duke e lënë në dorë të sektorit privat autoritetet arsimore të Shqipërisë janë përballur me probleme të kostos shumë të lartë të botimit të tyre, si dhe aspektit të shpërndarjes. Prej një viti Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Tiranë ka ngritur një strukturë të posaçme, shtëpinë botuese të teksteve mësimore, BOTEM, që mbulon shtypshkrimin e librave që nevojiten për nxënësit e pakicave kombëtare dhe për arsimin profesional. Jovan Kristiqi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës thotë se gjeografikisht klasat e pakicave kombëtare janë lokalizuar në

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

jug të vendit, në Gjirokastër, Sarandë e Delvinë, për minoritetin grek dhe në qarkun e Korçë, në Juglindje, për nxënësit nga minoriteti maqedonas. Sipas tij, bëhet fjalë për afër 800 nxënës të minoritetit grek dhe për afër 200 nga minoriteti maqedonas. Këta i takojnë kontingjentit të nxënësve të sistemit 9-vjeçar, që në Shqipëri është arsimim i detyrueshëm me ligj. Kurrikula e mësimeve që zhvillohet në këto shkolla është e veçantë dhe konsiderohet si pjesë e kurrikulave të pakicës kombëtare. Në bazë të programit mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në pjesën dërmuese prej afër 65 përqind, lëndët që kryejnë nxënësit janë në gjuhën amtare, pra në greqisht ose maqedonisht, ndërkohë që pjesa tjetër, prej afër 35 përqind, zhvillohet në gjuhën shqipe". Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Do të hidheni në iniciativat më të çmendura, por nuk do të gaboni asnjëherë. Jeni të kujdesshëm. Demi: Do ju duhet që të lini mënjanë disa egoizma tuajat dhe të mund të bëni disa kompromise. Binjakët: Krenaria është vërtet një bishë e keqe, ndonjëherë dhe ju sot nuk do të dini se si ta largoni nga vetja juaj. Gaforrja: Dashuria për ju në këtë periudhë merr pamje vërtet romantike për shkak të Neptunit në shenjën e Peshqve. Luani: Nëse keni marrë një vendim të rëndësishëm ndiqeni atë pa u penduar në asnjë moment. Virgjëresha: Klima rrotull jush mund të jetë shumë shqetësuese për shkak të planetëve në shenjën e Peshqve. Peshorja: Bëni kujdes ndaj të papriturave, pasi kjo ditë që do të duket në pamje të parë e qetë por mund të transformohet papritur. Akrepi: Kërkesat tuaja për konfirmime afektive mund të jenë pak ndrydhëse për partnerin tuaj. Shigjetari: Do të gjeni jetën tuaj të shkëlqejë me mijëra ngjyra dhe do të rigjeni optimizmin e humbur. Bricjapi: Përgjegjësitë nuk ju frikësojnë e sidomos pasi ju keni lindur nën guidën e planetit serioz të Saturnit. Ujori: Ju pret një zënkë në familje për shkak të influkseve negative të Hënës. Peshqit: Me Marsin në shenjën tuaj, asgjë dhe askush nuk do të mund t’u ndalojë nëse i keni vënë në kokë vetes që të arrini një objektiv.

Koka Sh.p.k ofron vend pune Shofer Transit. Dërgoni CV në: kokashpk@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

MBUSHE DITËN ME LAJME TË MIRA! Dituria është rruga e Mirësisë dhe e Begatisë! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 380 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 3 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 26 SHKURT 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjergj Kerenxhi:

Ndryshimi vjen kur respektohen vlerat e një kombi! V

azhdojnë takimet dhe diskutimet në lidhje me platformën politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, ku në takimin e fundit, përfaqësuesi i kësaj partie, Ermal Mullalli, prezantoi të gjitha vlerat dhe pikat e platformës me qytetarin Gjergj Kerenxhi. Ai tregoi mjaft interes ndaj Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, pasi sipas tij: “Një parti politike duhet të realizojë ndryshimin e shumëpritur, pa harruar vlerat e shoqërisë dhe kombit shqiptar dhe PLSHR është një parti e tillë”. Pikë e vlerësuar nga i riu ishte Fuqizimi i Shtetit dhe Kombit Shqiptar, si dhe lufta kundër korrupsionit. Kerenxhi, tregoi disponibilitetin e tij për t’u bërë pjesë e aktiviteteve dhe nismave që PLSHR do të marrë në të ardhmen. Për më tepër: www.77news.al

Alfred Kuke: Idetë e qarta, sjellin ndryshimet e mëdha!

P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Xhoni Halilaj, vijon me takime të ndryshme në qytetin e Tiranës me qytetarë të moshave të ndryshme, me qëllimin e vetëm, prezantimin e platformës politike te PLSHR-së, si dhe vlerat mbi të cilat ajo bazohet. Alfred Kuke, i pranishëm në një nga takimet, shprehu falënderimin e tij të sinqertë, për informacionin që mori. Sipas tij: “Idetë e qarta, sjellin ndryshime të mëdha. Kuptoj se PLSHR i ka idetë dhe projektet e saj më se të qarta. Duke marrë sadopak të dhëna nga informacioni juaj, kuptoj dhe respektoj vlerat tuaja”. Qytetarët po mbështesin në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithnjë e më tepër PLSHR-në. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 News