Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 22.02.2013 VITI II - NR.353

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Mirgita Margjini: Të rinjtë dhe forcimi i rolit të gruas në pozitat shoqërore dhe politike janë në fokus të PLSHR! MENDIMI POZITIV

Udhëhiqni jetën tuaj me profesionalizëm! Qendra e Mendimit Pozitiv

K

y artikull mund t’ju tregojë se si të dyfishoni aftësitë tuaja mendore me të menduarit pozitiv. Këtu ju do të mësoni se si të njihni dhe të kapërceni lehtë

pengesat e mëdha që... >> VIJON NË FAQEN 2

Domi: Sëbashku mund të ndërtojmë Shqipërinë e Re!.fq.3 Platforma Politike e PLSHR diskutohet në qytete të ndryshme të vendit!........................fq.3-6 Rrëfimi i Bajram Cungut: Si ushqej fëmijët e mi duke dhënë gjak çdo muaj!...............fq.4 Aleks Sterjo: Nuk i furnizojnë me energji shtëpitë e reja, kërkojnë para të tjera veç tarifës!...fq.5 QDZH tryezë me sipërmarrës: Futja e Konceptit të qerasë tatimore, do të eliminonte Korrupsionin!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 22 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mirgita Margjini: Të rinjtë dhe forcimi i rolit të gruas në pozitat shoqërore dhe politike janë në fokus të PLSHR!

G

azetari Artur Nura në emisionin "Shqipëria e Re në Fokus” në "77 News", në kuadër të prezantimit të drejtuesve dhe institucioneve të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), në këtë edicion special ftoi këtë radhë znj. Mirgita Margjini, përfaqësuese e kësaj partie për qarkun e Lezhës e cila në këtë bisedë televizive solli strategjinë dhe metodikën e punës me njerëzit ndërsa prezantohet platforma politike e kësaj partie politike në rang rrethi. Mirgita Margjini në cilësinë e aktivistes politike të PLSHR-së, tha se pjesëmarrja në këtë parti politike erdhi në mënyrë krejt të natyrshme duke gjetur në programin e saj shumë gjëra të vetvetes dhe shumë të rinjve të tjerë, të cilat i kemi dëshiruar gjithmonë për ndërtimin e Shqipërisë së Re dhe të

Begatë, të cilën e hasim duke u përballuar me sukses dhe në gjuhë konkrete çdo ditë me njerëzit. “Synimi që unë i kam vënë vetes si aktiviste dhe përfaqësuese e PLSHR-së për qarkun e Lezhës përkon me fokusin primar të saj dhe timin dhe që ka të bëj me të rinjtë dhe forcimin e gruas në pozitat shoqërore dhe politike, zëri i të cilëve, besojmë nuk dëgjohet sa duhet nga politika e madhe e cila është e mbushur me fytyrën e politikanëve të njëjtë e të vjetër” - tha Margjini me pasionin rinor që karakterizon natyrën dhe moshën e saj. Përfaqësuesja e PLSHR për qarkun e Lezhës shtoi gjithashtu se platforma politike që po u prezantojmë qytetarëve në zyra, shtëpi dhe ambiente publike ka gjetur

mbështetje tek pika e cila sugjeron punësimin e të rinjve në administratën shtetërore duke vënë kufij moshe deri në 45 vjeç për këto institucione si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Sipas znj. Margjini pjesa e programit politik të PLSHR-së për forcimin e pozitave familjare shoqërore dhe politike të gruas shqiptare në qarkun e Lezhës, ku femra ballafaqohet me shumë probleme, ka gjetur mbështetje të rëndësishme ndërsa e prezantojmë me vajzat e reja të këtij qarku “dhe këtë e bëjmë jo me fushata, por në mënyrë të vazhdueshme dhe progresive duke mos ia imponuar askujt, por duke u ndjerë vërtet mirë kur individët anëtarësohen duke marrë përgjegjësi qytetare”, përcaktoi Margjini. Në mbyllje të emisionit Mirgita Margjini si person me një eksperiencë domethënëse si pedagoge në dy fakultete të ndryshme private, por edhe si drejtuese e disa institucioneve pas diplomimit për Bio-Kimi në Shkodër, tha se “fakulteti i ri" i Shkencave Politike që po kryen tashmë si politikë-bërëse, personalisht e bënte të ndihet mirë duke qenë pjesë dinamike e PLSHR-së dhe se do ndihej e nderuar nëse do ishte në listat e PLSHR-së si kandidate për deputete në Parlamentin e ardhshëm për qarkun ku po punon, ndaj edhe ftoi shqiptarët ta mbështesin këtë organizëm politik dhe atë vetë personalisht që të synojnë sëbashku me të rinjtë ta ndryshojnë Shqipërinë sipas dëshirave më të mira të të gjithë shqiptarëve. Për më tepër: www.77news.al

shikoni veten tuaj. Nëse ju mbani mendime të dobëta për veten tuaj, edhe vetë-respekti juaj do të jetë i ulët. Ndaj është e rëndësishme që të besoni te mendimi pozitiv. Nëse ju mbani besime negative rreth çdo gjëje që lidhet me veten tuaj është e domosdoshme që ju t’i ndryshoni këto besime. Nëse ju jeni të gatshëm për të bërë ndryshime pozitive në jetën tuaj, është e nevojshme që të tërhiqni çdo gjë pozitive drejt jush. Këto janë disa mënyra për të shkuar përtej të menduarit pozitiv, për të ndihmuar vetëimazhin tuaj: Listoni gjërat që ju pëlqejnë rreth vetes, përfshirë gjëra të tilla si: paraqitja e personalitetit, aftësitë dhe atributet e tjera për të cilat ju ndiheni krenar.

Përqafoni të menduarit pozitiv duke ndryshuar mendimet negative në ato pozitive. Filloni duke harruar gjërat negative që kanë ndodhur në të kaluarën. Përqendrohuni fuqishëm mbi ngjarjet pozitive që kanë ndodhur në jetën tuaj. Mendoni rreth komplimenteve që njerëzit ju kanë bërë. Mbani një ditar ku të jenë përfshirë të gjitha ngjarjet pozitive në jetën tuaj. Pyesni veten pse mendoni në mënyrë negative për veten. Me siguri kjo lidhet me një ngjarje të pakëndshme që nga fëmijëria. Tani është koha t’i largoni këto besime dhe të filloni të respektoni veten tuaj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 bllokojnë arritjet tuaja personale dhe profesionale. Kur ju të përqafoni mendimin pozitiv, ju do të mësoni të vlerësoni potencialet tuaja dhe do të filloni t’i rrisni ato menjëherë duke e bërë suksesin një aftësi të pashmangshme në jetën tuaj. Për të shkuar përtej mendimit pozitiv ju duhet të punoni në çdo aspekt të zhvillimit personal. Ju duhet të punoni shumë për vetë-imazhin tuaj. Vetë-imazhi juaj është i përbërë nga besimi që ju keni për veten tuaj që tregon respektin që ju keni për veten tuaj. Vetë-respekti dhe vetë-imazhi janë të lidhura ngushtë. Vetë-respekti ka të bëjë me mënyrën se si ju ndiheni për veten tuaj dhe vetë-imazhi ka të bëjë me mënyrën se si ju e Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 22 SHKURT 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hoxha: Rikthimi i dënimit me vdekje, ul kriminalitetin!

P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Alban Ismailaj, ka zhvilluar takimin e radhës me studenten nga Durrësi, Giljana Hoxha. Përveç prezantimit të platformës politike, u diskutua gjerësisht mbi disa nga pikat mbi të cilat mbështetet kjo forcë politike. Hoxha, u shpreh dhe përkrahu në mënyrë të fuqishme rikthimin e dënimit me vdekje, si një alternativë dhe mundësi reale për uljen e kriminalitetit në vendin tonë, pa qenë e nevojshme të përcaktohet mosha apo individi, pasi të gjithë qytetarët janë të prekur drejtpërdrejt nga kriminaliteti. Ajo u shpreh se kjo parti politike jep ide dhe mundësi për të ndërtuar Shqipërinë që të gjithë duam, vendin e zhvilluar dhe shoqërinë që bazohet në vlera. Për më tepër: www.77news.al

Rozeta Domi: Sëbashku mund të ndërtojmë Shqipërinë e Re!

V

ijon diskutimi i platformës politike të PLSHR-së me qytetarë të ndryshëm, ku një tjetër takim i zhvilluar nga përfaqësuesja e kësaj partie, Elinora Leti, pati të pranishëm studenten Rozeta Domi. Ajo theksoi faktin se:“Ne duam një Shqipëri të Re, një Shqipëri që ndryshon dhe jep mundësi të shumta, veçanërisht për të rinjtë”. Ideja e përfshirjes së të rinjve në administratën shtetërore, ishte pika të cilën studentja mbështeti dhe përkrahu më tepër. Ajo mbështeti gjithashtu edhe idenë e kalimit nga ndihmë sociale në punë sociale, si një mundësi e mirë për zhvillim. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Z Group Sh.p.k ofron vend pune Mësuese të Gjuhës Gjermane. Dërgoni Cv në: zgroup.al@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 22 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rrëfimi i Bajram Cungut:

Si ushqej fëmijët e mi duke dhënë gjak çdo muaj!

Foto ilustruese

B

ajram Cungu, 54-vjeçari që jeton në një fshat të kryeqytetit, ushqimin e përditshëm për fëmijët e tij, e siguron duke dhënë gjak çdo muaj në këmbim të 30 mijë lekëve të vjetër. Me një pamje të zbehtë e një shishe ujë në dorë ai paraqitet çdo fund muaji në qendrën kombëtare të gjakut duke plotësuar formularin e për të kryer më pas matjen e tensionit e procedurat e tjera të detyruara përpara se të japë sasinë e gjakut. Teksa i duhet të japë gjak, në këmbim të parave për të mbajtur familjen e tij, 54-vjeçari shprehet për Qendrën Drejtësi dhe Solidaritet se ai ka mbi 12 vjet që e bën diçka të tillë pasi puna që bën si murator nuk ia siguron jetesën e familjes së tij. Bajrami thotë gjithashtu se fëmijët i ka të vegjël dhe gruan të sëmurë në shtrat

prej disa vitesh ndaj është i detyruar të japë gjak në këmbim të parave. “Kam punuar 20 vjet si murator, por tani nuk më merr në punë askush, pasi më thonë që jam shumë i dobët dhe kanë merak se nuk ua bëj punën tamam. Jam i detyruar të jap gjak për para, pasi fëmijët kur shkoj në shtëpi në darkë duan të hanë dhe s’kam çfarë t’u jap”, shprehet i indinjuar Bajrami, pasi kohët e fundit ka filluar të ketë shqetësime prej tensionit të ulët dhe mjekët i kanë thënë që nuk mund të rrezikojë të japë më gjak pasi do sëmuret. “Me ligj është të japësh gjak njëherë në dy tre muaj dhe duhet të ushqehesh mirë e të pish lëngje para se të shtrihesh këtu e të shpojnë infermieret, por unë s’kam çfarë t’u jap fëmijëve të mi për të ngrënë. Jam i detyruar!”, thotë Bajrami, ndërsa numëron paratë që ka marrë në sportelin e qendrës kombëtare të gjakut. Historia Jeta e familjes Cungu ka kaluar gjithmonë në varfëri sipas Bajramit, pasi në fshatin ku jetojnë nuk kanë as tokë si gjithë të tjerët për shkak se janë të ardhur nga Mirdita. 54-vjeçari rrëfen se shpesh herë bie për të fjetur pa ngrënë vetë, pasi fëmijët janë të vegjël e duan të hanë, të vishen e të shkojnë në shkollë. “Nuk dua t’i largoj nga shkolla, ndaj ua kam blerë librat dhe çantat. S’dua t’i lë analfabetë si veten, që të mos vuajnë si unë dhe ndodh që për të kursyer para, nuk ha vetë ushqim, por e kursej ta hanë fëmijët ditën tjetër”, shprehet babai i pesë fëmijëve të vegjël. Ai bën të ditur se është larguar nga

fshati i lindjes në Mirditë për një jetë më të mirë, por asgjë nuk ka ndryshuar, madje familja e tij po përballet me kushte akoma edhe më të këqija se më parë. Varfëria Familja e Bajramit gjendet në varfëri të plotë e në kushte të mjerueshme, pasi shtëpia është drejt shembjes, ndaj 54-vjeçari shprehet se kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore, nëse ai një ditë do sëmuret e nuk mund të japë më gjak. Sipas Bajramit fëmijët janë të vegjël e nuk mund të kujdesen për njëri-tjetrin apo për nënën e tyre të sëmurë, ndaj familja e tij duhet të merret në konsideratë nga Ministria e Punës apo shërbimi social shtetëror. “Kohët e fundit nuk kam qenë mirë nga shëndeti, dhe vras mendjen se çdo të behet me fëmijët e mi, ditën që unë nuk do jap dot gjak, apo të dal të punoj. Kërkoj ndihmën e institucioneve shtetërore, që mos t’i lë fëmijët rrugës”, thotë 54-vjeçari, ndërsa merr përdore djalin e tij të madh dhe largohet nga qendra kombëtare e gjakut. Bajrami e mbyll apelin e tij, duke i drejtuar edhe një lutje të gjithë personave apo shoqatave të ndryshme që kanë mundësi financiare, nëse mund ta ndihmojnë familjen e tij me veshje dhe ushqime. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

W Center Sh.p.k ofron vend pune Elektro Mekanik. Dërgoni CV në: info@washcenter.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 22 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aleks Sterjo: Nuk i furnizojnë me energji shtëpitë e reja, kërkojnë para të tjera veç tarifës!

Fshatrat janë të pambuluara me shërbim nga CEZ. Kur ndodh një defekt, priten forca nga Tirana”. Pronari i një prej banesave në fshatin Daias të komunës Bërxull, tregon se sikur të mos ishte bërë elektrifikimi i fshatit nga viti 1967 deri në 1970, edhe sot fshatrat do të ishin pa ndriçim. “Sot me zor lidhet energjia për një banesë të re”, thotë Aleks Sterjo. “Duhet të kalojnë muaj të tërë që të furnizohet nga CEZ, ndërsa për investime të mëdha as që bëhet fjalë. Në fshatin Daias ku kam ngritur një shtëpi, atje nuk ka asnjë elektricist që të mbulojë zonën”. Banori i Tiranës që posedon një shtëpi në komunën Bërxull, e zgjeron më tej argumentin: “Në Fikas, Daias, Barbas e fshatra të tjerë të kësaj komune, por edhe në komuna të tjera, rolin e teknikëve të CEZ e luajnë llogaritarë e agronomë. Nuk ngrenë dot automatin”, thotë figurativisht

Aleks Sterjo, banor në rrugën “Labinoti”. "I thashë elektricistit të fshatit: Hajde ma rregullo defektin se do të paguaj vetë. ‘Nuk e bëj dot’. Nuk kam hipur ndonjëherë në shtyllë, unë llogaritar kam qenë’, më tha". Qytetari i cili ka punuar në disa zona të vendit me detyra të rëndësishme, tregon se fshatrat janë pa shërbim. Kur ndodh një defekt, rrinë me ditë të tëra pa drita, deri sa të vijë dikush nga Tirana. Por ai tregon edhe anën tjetër të medaljes: “I tërë fshati nuk paguan drita. As unë nuk paguaj, por jam detyruar nga vetë CEZ që më ka kthyer në debitor pa dëshirën time”. Qytetari tregon se kur ndërtuan para ca vitesh shtëpinë në Daias, investimin për lidhjen me rrjetin e pagoi jo aq sa ishte tarifa e CEZ për një lidhje të re, por më tepër. “Përndryshe nuk të furnizonin me energji,- thotë ai. Por pasi u pajisa me kontratë, menjëherë më erdhi fatura me 200 kilovatë, ndërkohë që shtëpia ishte e pabanuar, pa konsumuar asnjë kilovat. U thashë, pse ta paguaj unë këtë? “Do ta paguash,- më thane,- dhe pikë”. Refuzova të paguaj dhe jam debitor sot me 150 mijë lekë (të vjetra)”. Aleksi tregon se CEZ nuk ka qenë në gjendje të ndalë as vjedhjet dhe as humbjet në rrjet nëpër fshatra dhe për këtë arsye, faturon ku të mundet tepër. Ndërkohë, një tjetër qytetar që kemi takuar tek zyrat e ankesave të CEZ, kishte aplikuar tre muaj më parë për lidhje të re. Kishte bërë edhe pagesën përkatëse diku tek 250 mijë lekë të vjetra dhe ende nuk kishte energji në shtëpi. “Më

kanë thënë që duhet të paguaj edhe ca para të tjera, që të vijnë elektricistët. Kjo punë do më shkojë tek 500 mijë lekët, ndryshe nuk të sjellin energjinë”. Ndërkohë sipas rregullores së ERE, furnizuesi pasi ka kontrolluar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, nënshkruan kontratën me klientin brenda një muaji nga marrja e kërkesës së klientit. Koha e realizimit të preventivit për realizimin e punimeve në tension të mesëm dhe të ulët është 10 ditë, ndërsa koha e kryerjes së punimeve të thjeshta dhe komplekse, 30 ditë. Pika 41.1, e rregullores së ERE “Për kushtet minimale të cilësisë së shërbimit të shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike”, përcakton se duke filluar nga 1 Janari 2012, në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, Shoqëria e Shpërndarjes është e detyruar t’i japë kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij, në vlerën 2000 lekë. Por, edhe në rast se konsumatorët e kërkojnë, është e papërfillshme për dëmin që iu shkaktohet, aq me tepër që rregullorja nuk ka parashikuar shkallëzim të dëmshpërblimit sipas afateve të vonesës. Madje, pala që duhet të zhdëmtojë, elektricistët e saj, shmanget duke pritur bakshish për një punë të paguar. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Remax Unlimited ofron vend pune Ekspert Imobiliar. Dërgoni CV në: info@remaxunlimited.al / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 22 SHKURT 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nertila Ashiku:

Mbështes idenë e kalimit të ndihmës sociale në punë sociale!

V

ijojnë takimet e përfaqësuesit të PLSHR-së, Emiljano Pulja, në qytetin e Durrësit, me qytetarë dhe të rinj të shumtë. Takimi që pati më tepër diskutime, ishte ai që u zhvillua me znj. Nertila Ashiku, e cila ndau mjaft mendime pozitive në lidhje me pikat e platformës politike të PLSHR-së. Ajo e bazoi diskutimin e saj, por në të njëjtën kohë dha edhe përkrahjen e saj për përkrahjen e familjeve në nevojë. “ Ato familje vuajnë më tepër problemet dhe mungesat e sistemit të ndihmës sociale”, tha znj. Ashiku. Gjatë bisedës ajo theksoi dhe mbështeti idenë e domosdoshme të kalimit të ndihmës sociale në punë sociale. Për më tepër: www.77news.al

Misteri i ngjyrës blu që ndriçon valët e detit!

N

jë fenomen krejtësisht i çuditshëm është shfaqur në plazhin Vaadhoo, të ishujve Maldive. Valët që përplasen në brigjet e plazhit gjatë mbrëmjes dhe natës

ndriçojnë një ngjyrë blu, që të lënë përshtypjen sikur reflektojnë yjet e qiellit. Por ç'ndodh në fakt që valët marrin dhe ndriçojnë ngjyrën blu? Në fakt, kjo dritë biologjike bioluminishencë, në valët e detit, prodhohet nga gjallesa të vogla detare që jetojnë në grup, të quajtura fitoplanktone, ku planktonet mund të sintetizojnë substanca organike nga substancat inorganike të tretura ne ujëra, duke përdorur rrezatimin diellor si një burim të energjisë. Kjo është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët. Lloje të ndryshme të fitoplanktoneve prodhojnë bioluminishencë dhe drita e tyre

mund të shihet në det në mbarë botën, thotë biologu i deteve Woodland Hastings, i Universitetit të Harwardit. Lloji më i zakonshëm që prodhon dritë bioluminishence është i ashtuquajturi dinoflagellates, një lloj alge mikroskopike që përmban klorofil. Një studim i disa autorëve të drejtuar nga Hastings, ka identifikuar në membranën qelizore të dinoflagellates, një kanal simetrik të veçantë që i përgjigjet sinjaleve elektrike, të cilat mund të jenë një mekanizëm themelor që i lejon mikroorganizmave për të prodhuar dritën. www.banka-ideve.com

Albaco Shoes ofron vend pune Inxhinier Elektrik. Dërgoni CV në: uffpers@albacoshoes.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 22 SHKURT 2013 Lëvizja

KULTURË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Si të ndjesh shpirtin e garës duke u larguar nga realiteti i përditshëm!

N

77 NEWS

ë Shtetet e Bashkuara njerëzit janë duke patur përherë e më tepër një mënyrën sedentare të jetesës. Një numër studimesh nga e gjithë bota tregojnë se qëndrimi i gjatë në një vend çon drejt vdekjes së parakohëshme. Kjo është arsyeja që punonjësit amerikanë përpiqen të kryejnë aktivitet fizik në fund të ditës së punës. Por disa thonë se natyra konkurrente e sporteve tradicionale shton stresin, të cilin ata përpiqen ta ulin. Arash Arabasadi kaloi një mbrëmje me disa amatorë të sportit të atletikës në Denver të Kolorados. Është një tjetër e martë në Denver. Kjo do të thotë se njerëzit janë mbledhur së bashku për të luajtuar sportin e quajtur “Ultimate Frisbee”. “Kur themi se do të luajmë këtë lojë njerëzit mendojnë se është ndonjë lojë e

ngjashme me golfin apo frisbi me qenin. Por nuk është asnjë prej tyre”. Është më shumë një ndërthurje sportesh. “Shënon pikë si në futbollin amerikan. Vrapon shumë si në basketboll. Por pozicionet dhe loja janë si të futbollit evropian”. “Kjo lojë është pak a shumë si lojë futbolli me një disk”. Çfarëdo loje tjetër që të bashkërendohet në këtë lojë, motivi i lojës është një disk që duhet ta ndjekësh.“Me këtë lojë ndjen shpirtin e garës”. “Është një sport ku secili është përgjegjës për lojën e tij”. “Njerëzit mbështesin njëri-tjetrin. Skuadra tjetër iu përgëzon për lojën e mirë, dhe mendoj se kështu duhet të jetë në çdo sport”. “Është sport i mrekullueshëm. Unë sjell vajzat e mia të vogla këtu. Ky sport u mëson se ato mund të bëjnë gjithçka. Ato mund të konkurrojnë me burrat, mund t’i mundin ata, e madje edhe më shumë”. Por ka edhe diçka tjetër që e bën lojën “Ultimate Frisbee” të veçantë.“Është një sport gjithëpërfshirës. Çdo skuadër ka 3 pjestarë të të dyja gjinive në fushë”. Të gjithë përfshihen në lojë.“Unë jam 50 vjeç dhe ende mund të vij këtu, të luaj e të jem konkurrues me më të rinjtë. Stërvitjen që bëj në këtë mënyrë nuk e bëj dot vetëm”. Kur gjithçka mbaron në fushën e lojës, kupton se këto orë loje për këta lojtarë, janë një largim nga realiteti i përditshëm. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Sot Kujdes sepse fillimi është gjithmonë i bukur, por vazhdimësia jo. Demi: Problemet financiare mund të pasqyrohen në gjendjen tuaj emocionale. Binjakët: Urani do sjellë të papritura të këndshme për sektorin e financave. Tregohuni vetëm pak më të kthjellët. Gaforrja: Në planin financiar do keni fat. Të shumtë do jenë planetet që do iu mbështesin. Luani: Kujdes me shpenzimet sepse situata financiare nuk është aspak e mirë. Virgjëresha: Financat do të ekuilibrohen. Bëjini mire llogaritë dhe shpenzoni fillimisht për gjerat më të domosdoshme. Peshorja: Do njihni persona mjaft interesantë. Në planin financiar do këtë një përmirësim të vogël. Më në fund! Akrepi: Paratë do të ikin lumë sot. Do bëni shpenzime pa kufij për të plotësuar dëshirat. Shigjetari: Financat do jenë të këqija. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm për të cilin do të pendoheni mjaft. Bricjapi: Financat nga ana tjetër do jenë pozitive. Gjithsesi tregohuni të matur dhe mos shpenzoni me sy mbyllur. Ujori: Falenderoni planetet për këto mundësi që do iu japin. Bëni ato shpenzime për të cilat keni me shumë nevojë, jo me tepër. Peshqit: E vetmja këshillë është të mos merrni vendime tepër të rëndësishme. Në planin financiar do keni shumë fat.

K. Bregu ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Dërgoni CV në: Arch.klevisbregu@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

EMOCIONUESE! Nëse ia nis! SHPËRBLYESE! Nëse vazhdon! Kjo është Karriera te “Vitrina”!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 270 euro të gjitha të përfshira. Deri më 24 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 22 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim tryezë me sipërmarrës

Futja e Konceptit të qerasë tatimore, shumë i rëndësishëm për eliminimin e Korrupsionit!

Q

endra për Drejtësi dhe Zhvillim organizoi takimin e radhës me sipërmarrës shqiptarë. Problematikat që u diskutuan në këtë takim ishin të llojeve të ndryshme si: rishikimi i mundësisë për heqjen e parapagimit të gjobave përpara se të ankimohen në gjykata, sa herë duhet të kontrollohet biznesi i vogël, rregulloret e doganave, administrimi i taksave, sa efikas rezulton të jetë ky sistem ekonomik etj. Të pranishmit u ftuan të merrnin pjesë në plotësimin e një ankete mbi problematikën aktuale të bizneseve në Shqipëri. U trajtua sërish risia e prezantuar në platformën politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, në lidhje me qeranë tatimore, e cila u pa me interes tek këta sipërmarrës. Ata kërkuan të informohen më tepër mbi përmbajtjen e kësaj platforme. Më pas diskutimi u orientua mbi mënyrën sesi synohet të aplikohet ajo dhe lehtësirat që mbart.

Pjesëmarrësit në takim, kryesisht mendonin se vendi nuk është duke kaluar një periudhë të mirë për sa i përket ekonomisë në përgjithësi. Në mbështetje të këtij pretendimi ata përmendën papunësinë, rritjen e çmimeve, pagat e ulëta dhe korrupsionin si faktorët kryesorë që kanë një ndikim të konsiderueshëm në cilësinë dhe standardin e jetës së një shteti. Por, nga ana tjetër, disa prej tyre u shprehen se ofrimi i një pakete ekonomike më realiste dhe vizionare, do të sillte padyshim përmirësim të këtij realiteti dhe më shumë besim në politikat shtetërore mbi ekonominë. Në diskutimet e tyre, u vu re se sipërmarrësit duan një sistem politikash ekonomike, ku secili të respektojë ligjin, pronën e tij dhe të jetë i ndërgjegjshëm për rëndësinë, për të bashkëjetuar në komunitet në saj të punës. Ata dëshirojnë një sistem që t’i lerë të punojnë, pa i asfiksuar nga detyrimet

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

e shumta dhe moskorrektësia e strukturave të administratës tatimore. Madje ata janë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për t’u informuar dhe edukuar me standardet evropiane të menaxhimit të sipërmarrjeve, duke qenë të hapur ndaj trajnimeve dhe workshopeve që mund të organizohen edhe nga QDZH. Pjesëmarrësit mbajtën një qëndrim kritik e mohues ndaj ekzistencës së distancës midis tyre si qytetarë dhe politikanëve të vendit. Në takim u ngrit sigurisht çështja e korrupsionit, i cili është pjesë përbërëse e jetës së përditshme të qytetarëve dhe sidomos në jetën ekonomike të tyre. Pjesëmarrësit u treguan shumë të sinqertë duke treguar realitetin sa i përket edhe mënyrës së evitimit të organeve tatimore si pasojë e presionit të pagimit. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 News