Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 21.02.2013 VITI II - NR.352

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.3

Kryeministri Berisha: Do të ofrojmë investime dhe mbështetje të madhe për fermerët dhe fermat! MENDIMI POZITIV

Të merrni vendimin e duhur!

N

ëse ju jeni si shumica e njerëzve, Qendra e ju duhet të merrni Mendimit Pozitiv shumë vendime çdo ditë të jetës tuaj. Ju mund të zhyteni plotësisht në një gjendje stresi nëse do ju duhet të bëni një zgjedhje shpejt... >> VIJON NË FAQEN 2

Punësimi i të rinjve, kriter për një shoqëri në zhvillim!........................fq.2 Emine Sheko: Nuk mund t'i përballoj faturat e larta të ujit dhe energjisë!......................fq.4 Izet Ibraimllari: Kërkoj punë për djemtë e mi invalidë!.....................................fq.5 Nxitjet për zhvillimin ekonomik!..........................fq.7 PLSHR takime intensive me qytetarë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Kukës!.................fq.2-8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 21 SHKURT 2013

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Muça: Punësimi i të rinjve kriter për një shoqëri në zhvillim!

P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Donald Habilaj, në vijimësinë e takimeve të organizuara me qytetarë të ndryshëm, këtë radhë ka diskutuar platformë politike të kësaj partie me qytetaren Nense Muça. Prezantimi dhe njohja më me hollësi e shtatë pikave të platformës, ngjalli interesin e qytetares, veçanërisht idetë dhe mundësitë për punësimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në administratën shtetërore. “Të rinjtë janë ajo pjesë e shoqërisë e cila preket drejtpërdrejt nga papunësia dhe niveli i të papunëve mes të rinjve është mjaft i lartë”, u shpreh ajo. Muça mbështeti këtë forcë politike, për vlerat, iniciativat dhe idetë që ajo përçon tek shoqëria. Për më tepër: www.77news.al

Anxhela Buzi: Familja, shtylla kryesore për forcimin e Shtetit dhe Kombit Shqiptar!

S

ekretari i degës së 21 dhjetorit, të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Olen Muçaj, organizoi një takim me të rinj për prezantimin e platformës politike të kësaj partie. E pranishme në këtë takim ishte studentja Anxhela Buzi. Asaj iu prezantuan vlerat dhe pikat ku mbështetet kjo forcë e re politike. Një ndër pikat që u diskutua më shumë dhe që gjeti mbështetje të madhe gjatë takimit, ishte fuqizimi i familjes shqiptare, si shtylla kryesore për një shoqëri që mbështetet në vlera dhe në zhvillim. Vetëm një shoqëri e tillë mund të ndërtojë Shqipërinë e Re, të Zhvilluar dhe të Begatë! Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 kur ndodheni në një situatë të vështirë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se në qoftë se ne duhet të bëjmë më shumë se dy zgjedhje, ne mbingarkohemi dhe kalojmë në depresion. Unë do ju jap disa shembuj në lidhje se çfarë mund të prisni kur ju të merrni vendime të thjeshta, duke filluar që në fillim të ditës tuaj. Keni vendosur alarmin e zgjimit që në darkë. Çfarë bëni ju? E fikni atë në mëngjes. E rivendosni përsëri që të bie pas pesë minutash. Merrni mundimin të çoheni nga krevati. Pastaj ndërroni mendje dhe ktheheni nga ana tjetër për të fjetur. Këto janë pesë vendime që ju i morët pa u çuar akoma nga shtrati. Lëvizja

Ju vendosni të çoheni dhe të visheni. Ju shkoni te dollapi që është plot me rroba dhe deklaroni: “Unë nuk kam asgjë për të veshur”. Pasi keni bërë rrëmujë, më në fund vendosni të vishni të njëjtën gjë që kishit veshur dje. Këtu janë pesë vendime akoma më shumë që ju keni bërë akoma pa dalë nga shtëpia. Për disa njerëz kjo mund të përbëjë një akt të qindra vendimeve. Ju më në fund vendosët se është një ditë e bukur për të ngrënë një mëngjes të shëndetshëm jashtë. Ju vendosni se çfarë dëshironi për të ngrënë për mëngjes. Pastaj vendosi për të qëndruar akoma më shumë ulur. Më vonë vendosni të bëni një shëtitje. Këto janë pesë vendime më shumë që ju i keni që në mëngjes.

Mos qeshni! Ju mund të jeni ky person. Çfarë ndodh kur rutina juaj prishet dhe ju detyroheni të merrni vendime të reja? Çfarë ndodh nëse ju futeni në makinën tuaj, fusni çelësin dhe makina nuk ndizet? Tani ju duhet të vendosni se çfarë duhet të bëni dhe duhet të merrni vendime të reja. Ju duhet të vendosni se si do të lajmëroni ata të punës, si do të rregulloni makinën, si dhe vendime të tjera në lidhje me gjërat që kontribuojnë në rrethana të tjera. E rëndësishme është të mos bini në një gjendje paniku dhe të mos dini se si të veproni. Ju mund të vendosni që të jeni proaktiv për të pastruar ato çrregullsi nga mendja juaj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 21 SHKURT 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha: Do të ofrojmë investime dhe mbështetje të madhe për fermerët dhe fermat!

Kryeministri Berisha

N

ë fjalën e tij, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se kjo datë është shënuar në historinë e kombit si dita e kujtesës kombëtare. “Sot

në historinë e kombit është një ngjarje e veçantë, një datë nga më të rëndësishmet pasi është dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komu-

nist. Ditë e shpallur në ditën në të cilën 22 vite më parë qytetarët e Tiranës, të rinjtë e kryeqytetit, studentët pas një greve e cila është më masivja që mund të ketë ndodhur, rrëzuan me një përballje legjendare me regjimin komunist shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Kjo nuk ishte betejë me bronzet por me diktaturën në fuqi, me bronzet e gjalla”, theksoi Berisha. Sipas kryeministrit, 20 Shkurti shënon edhe fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe hapjes së rrugës së realizimit të ëndrrave të lirisë së shqiptarëve. Gjithashtu, kryeministri Berisha ka njoftuar edhe heqjen e TVSH-së për importimin e të gjitha bagëtive rracore, që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështimin e racave më të mira të Europës. “Kjo bëhet me qëllim që të nxisin përmirësim rracor. Kjo nismë që po studiohet do të bëhet realitet. Koncepti ynë është liria, pasuria më e paçmuar dhe asaj do t’i referohemi ne për të krijuar pasuri të tjera”, theksoi Berisha. Për më tepër: www.77news.al

Kalohet në parim ligji për mbikëqyrjen e agjencive të inteligjencës!

K

omisioni i Ligjeve kaloi në parim projektligjin për mbikëqyrjen parlamentare të agjencive të inteligjencës. Në mbledhje ka raportuar edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi i cili ka theksuar se Komisioni ka për detyrë të vërë në dijeni për shkelje që mund të hasen gjatë mbikëqyrjes së institucioneve. Ndërkohë

miratimi i projektligjit u kundërshtua nga deputetët socialistë në komisionin e ligjeve, të cilët edhe pse e cilësuan vetë ligjin si të mirë kërkuan që të ketë më shumë konsultime me grupet e interesit. Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se projektligji ka nevojë të rishikohet për të definuar disa koncepte. Sipas tij duhet të sqarohen se

cili do të jetë qëllimi dhe funksioni bazë i këtij komisioni dhe si do të kontrollohet ai. Por kreu i komisionit të sigurisë Leonard Demi u shpreh se projektligji është bërë duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar, Avokatin e Popullit, Prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar, SHISH. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Emtec ofron vend pune Mësues/e të Gjuhës Gjermane. Dërgoni CV në: info@emtec.al / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 21 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

E moshuara Emine Sheko:

Nuk mund t'i përballoj faturat e larta të ujit dhe energjisë!

Emine Sheko

A

forfetë vazhdojnë të jenë një nga shqetësimet më të mëdha të konsumatorëve. Emine Sheko është një prej tyre që ka këtë shqetësim. E takojmë në mjediset e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Gruaja e moshuar tregon se faturat e ujit dhe të energjisë i vijnë të dyja në shifra të larta, ndërkohë që është e sigurt se nuk mund t’i harxhojë vetëm një e moshuar si ajo.“Jetoj në rrugën “Vangjel Capo” pallati nr.7, apartamenti 33. Jam e vetme dhe nuk ka mundësi që të konsumoj 20-30 mijë lekë ujë muaj për muaj. Unë bëj dy pjata gjellë një herë në dy ditë, kursej në çdo gjë, sepse kam një pension fare të vogël, 70 mijë lekë (të vjetra). Edhe këtë e marr nga burri të cilit i shërbeja kur ishte invalid, se

tani nuk jeton më. Kurse vetë nuk përfitoj pension me 13 vite punë”. Ajo e përsërit se nuk bën asnjë shpërdorim as me dritat, kursen për ngrohjen dhe përsëri i vjen fatura, asnjëherë më pak se 70 mijë, deri në 100 mijë (të vjetra) çdo muaj”. Emine Sheko tregon se 100 euro që ia dërgoi e bija, i përdori për pagesat ujë e drita. E moshuara është e shqetësuar edhe për një situatë tjetër. Vazhdon të paguajë prej 10 vitesh ujin në emrin e një personi tjetër, ndërkohë që shtëpia është në emrin e saj, po kështu edhe libreza. “Para 10 vitesh, kur më vdiq burri, erdha tek zyrat e Ujësjellësit që ta hiqnin nga numri i personave të familjes, pasi në atë kohë paguhej me frymë. Pas kësaj, nuk di se çfarë ndodhi por që nga ajo kohë më vijnë faturat e ujit me emrin Edmond Fuga. As nuk e njoh, as nuk di ku është ky njeri. Adresën nuk ia kam gjetur dot. Unë kam frikë se mos nesër- pasnesër më del dikush të më marrë shtëpinë. Apo ku i dihet, mos më del emri në ndonjë banesë tjetër gabimisht dhe atje nuk paguan askush ujin”. Nisur nga kjo ngatërresë që i ka sjellë shumë shqetësim dhe hipoteza në kokë, Emine Sheko ka shkuar që para 10 vitesh në Drejtorinë e UKT dhe ka kërkuar që të rregullohet ky gabim. Ajo ka paraqitur librezën e ujit me emrin e saj si dhe të gjithë dosjen e dokumenteve të shtëpisë që ia kanë kërkuar, madje të noterizuara. E ka përsëritur disa herë këtë veprim dhe sërish ditën e martë ia kërkuan nga e para. “I kam sjellë tek

ju të noterizuara dhe m’i keni humbur. Prapë të paguaj unë 10 mijë lekë?”, u ankua gruaja. Por këtë herë, në prezencën tonë, punonjësja e sportelit i tha të sillte thjesht tapinë e shtëpisë dhe madje, edhe fotokopjen do t’ia bënin tek zyrat e UKT falas. Emine Sheko gati nuk po i besonte asaj që dëgjonte. “Gjithnjë të noterizuara m’i kanë kërkuar. Është hera e parë që nuk po ma kërkojnë kështu”, thotë ajo. Gjithë ky stres për këtë grua të moshuar, gjithë ky mundim shumëvjeçar, vetëm për një neglizhencë! Që kërkohen të noterizuara dokumentet e shtëpisë për të realizuar ndërrimin e emrit, këtë na e faktoi edhe një qytetar tjetër. Aleks Sterjo tha se kishte një shtëpi për të cilën paguante në emër të dikujt tjetër, sepse që të bënte ndërrimin e emrit, duhet të paguante 20 mijë lekë e më tepër për të noterizuar dokumentet e shtëpisë. Ai paguante rreth 20 mijë lekë konsum uji në muaj dhe ky harxhim nuk i përgjigjej shifrës së matësit. “I kam thënë faturistes dhe më thotë, që në çdo tre deri në gjashtë muaj bëjmë kontroll të gjendjes dhe e ulim vlerën që është mbifaturuar”. Por 6 muaj ikën dhe qytetari i rrugës së Elbasanit vazhdon të paguajë mbifaturimin. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ndushipa ofroj vend pune Infermiere. Kontaktoni në Nr. Cel. : 0672040684 / Për më tepër: www.njoftime.com

ENCO GRUP

Adresa: Rruga Shtraus, Lezhë e-mail: encogrup@hotmail.com

Tel: +355 69 28 141 26/ +355 67 20 491 75 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 21 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Izet Ibraimllari:

Kërkoj punë për djemtë e mi invalidë!

Ministria e Punës

F

amilja e Izet Ibraimllarit, jeton prej 20 vitesh në varfëri të plotë, në një shtëpi prej 40 metrash katrorë në periferi të kryeqytetit në Sauk. Me tre fëmijë të sëmurë, dy prej të cilëve të rritur në moshë madhore për të punuar dhe me bashkëshorten e papunë, Izetit i duhet të zgjohet që në orët e para të mëngjesit duke u munduar të shesë shishe plastike dhe qese për të siguruar jetesën për familjen. 58-vjeçari rrëfen për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se familja e tij jeton në skamje dhe pensioni i invaliditetit që merr djali më i madh, shërben vetëm për blerjen e ilaçeve për dy fëmijët e tjerë të sëmurë. Por problemi më i madh për 58-vjeçarin mbetet punësimi i dy djemve të rritur. Ndërsa qëndron me familjen e tij dy hapa larg portës kryesore të Ministrisë së Punës, Izeti thotë se nëse dy djemtë e tij do gjenin një punë, të gjithë do të jetonin në kushte normale.

Legjislacioni Ndër të tjera 58-vjeçari bën të ditur se sipas një urdhri të veçantë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, personat me aftësi të kufizuar e sidomos të rinjtë që i përkasin kësaj kategorie do të punësoheshin, por kjo gjë duket se ka qenë vetëm një premtim pasi asnjë mundësi nuk i është dhënë personave para dhe tetraplegjikë. “Kemi ardhur sot për t’i kërkuar Ministrit që të bëjë realitet premtimin që na ka dhënë, por shoh se kanë qenë fjalë të kota, sa na shohin në karrocë s’na pranojnë as të futemi brenda e jo më të na punësojnë”, shprehet Izeti. Gjithashtu ai tregon se dy djemtë e tij, kanë kryer disa kurse profesionale dhe prej disa vitesh sorollaten nëpër institucione të ndryshme për të gjetur punë. Punësimi Admiri, djali më i madh i Izetit thotë se ka disa vite që paraqet kërkesa për punë dhe

aplikon në shoqëri e kompani të ndryshme, por nuk e punësojnë me pretekstin se është invalid e nuk ka punë për të. “Që kur isha në shkollë të mesme më ka pëlqyer shumë teknologjia, madje kam bërë disa kurse me paratë që kam fituar me formatimet e kompjuterëve në lagje. Sot jam këtu t’i kërkoj Ministrit ndihmë që të mos ndihemi të diskriminuar”, shprehet Admiri. Ndërsa djali tjetër i Izetit, Fatjoni thotë se edhe ai ka kryer një kurs për elektricist por është pa punë dhe vetëm kur e kërkojnë në lagje për ndonjë defekt mund të fitoj pak para. Punësimi i personave me aftësi të kufizuara është një detyrim ligjor, për të gjitha institucionet dhe kompanitë private apo publike. Sipas ligjit mbi invaliditetin, çdo kompani duhet të ketë 1 deri në 4 persona invalid të punësuar. Por, duket se një pjesë e institucioneve shtetërore nuk e zbatojnë ligjin. Burime nga Ministria e Punës bëjnë të ditur se shumica e drejtorive qendrore nuk ka numrin e nevojshëm të personave me aftësi të kufizuar të punësuar në të. Ndërkohë që zyrtarisht Ministria e Punës tregon se nuk ka informacion mbi numrin e të punësuarve. Sipas ligjit të punësimit, çdo institucion shtetëror duhet të plotësojë kriterin 1 invalid për 25 të punësuar, gjë e cila deri më tani mbetet vetëm një detyrim në letër. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Energy System ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV në: ergovaal@ergova.gr / Për më tepër: www.njoftime.com

Mish dhe të gjitha produktet e mishit. Çdo gjë bio, ia vlen ta provosh!

Adresa 1: Zejmen, Lezhë. Adresa 2: Përballë stadiumit Besëlidhja, Lezhë. Adresa 3: Lagjia 15, Durrës. E-mail: vellezeritsmakaj@yahoo.com cel: +355 69 29 51 360 +355 68 20 19 377 +355 68 20 000 97 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 21 SHKURT 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Naser Porja: Jemi pro ndalimit me ligj të bixhozit! P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Dezdemona Porja, zhvilloi një takim ku kishte si qëllim prezantimin e Platformës së PLSHR-së. Pjesë e këtij takimi ishte z. Naser Porja, nga Mamurrasi. Pas diskutimit mbi të gjitha pikat e platformës, i pranishmi u shpreh optimist përsa i përket ndalimit me ligj të fajdes dhe bixhozit, duke i konsideruar këto të fundit si, anë negative të shoqërisë. Gjithashtu, Porja u shpreh shumë optimist për nismën që ka ndërmarrë PLSHR për ndalimin me ligj të bixhozit, pasi po shkatërron vlerat e shoqërisë shqiptare. Gjithashtu, një pikë tjetër që u diskutua ishte edhe përkrahja që PLSHR ofron për zhvillimin e sipërmarrjeve, kryesisht ato të vogla dhe të mesme. Për më tepër: www.77news.al

Celularët për matjen e funksionit të trurit!

S

hkencëtarët në Norvegji kanë zhvilluar një program për celularët smartphone që shërben për testim psikologjik, të ngjashëm me programet që psikologët përdorin në laboratorë për të matur funksionimin e trurit. Përdoruesi dëgjon dy rrokje të ndryshme në secilin vesh në të njëjtën kohë dhe thotë se cila tingëllon e qartë. Sipas anëtarit të ekipit të hulumtimit Josef Bless, "Testi tregon se cila anë e trurit është më aktive gjatë përpunimit të gjuhës". Më shumë se 1 mijë njerëz kanë shkarkuar programin falas dhe gjysma e tyre i kanë dërguar studiuesve rezultatet e testit. "Rezultatet nga app-i i telefonave ishin po aq të besueshme sa ato të testeve laboratorike të kontrolluara", tha zoti Bless. www.banka-ideve.com Kafe Regina ofron vend pune Teknik Ekspresi. Dërgoni CV në: regina@kresha-al.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Bulevard Republika

KORÇË

Monarch Tel: +355 69 73 71 731 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 21 SHKURT 2013 Lëvizja

EKONOMI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Nxitjet për zhvillimin ekonomik!

S

HBA-ja dhe BE-ja kanë rreth gjysmën e prodhimit ekonomik global dhe një të tretën e tregtisë botërore. Në të dy anët e Atlantikut i njëjti mendim: barrierat tregtare mes SHBA-së dhe BE-së duhet të bien. Presidenti amerikan Barak Obama, Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, kanë njoftuar për bisedime mbi një pakt për të reduktuar tarifat dhe barrierat tregtare. Nxitje për zhvillimin ekonomik: "Në kohët e kushteve të pasigurta ekonomike prej krizave ekonomike dhe financiare, lehtësimi i tregtisë së përbashkët do të jetë për të dyja palët një çështje kyçe në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike", ka thënë Anton Bërner, president i Shoqatës Gjermane të Tregtisë së Jashtme BGA. Sipas tij një marrëveshje e tregtisë së lirë midis dy rajoneve jo vetëm do

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

të krijojë vende të reja pune dhe do të çojë në rritjen e pagave, por do të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme edhe në mirëqenien private. Tarifat doganore mes SHBA-së dhe BE-së tashmë janë të ulëta. Ato janë sipas BGA-së mesatarisht mes pesë dhe shtatë për qind. Megjithatë, meqë vëllimi i tregtisë vjetore nga dy anët e Atlantikut është më shumë se një gjysmë trilion euro, ekonomia mund të kursejë miliarda. Kompanitë kimike evropiane kanë paguar në vitin 2010 për eksportet në Shtetet e Bashkuara, rreth 700 milion euro në thesarin amerikan. Në anën tjetër, SHBA ka paguar një miliardë euro tarifa doganore për Brukselin. Shoqatat e biznesit presin nga rënia e barrierave tarifore, më pak burokraci për bizneset e vogla dhe më shumë para për investime, për shembull për kërkime dhe zhvillim. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Sot për ju do të ketë mundësi shumë të mëdha që të mund të realizoni ëndërrat tuaja. Demi: Vlerësojini me kujdes situatat sot,por pa i kushtuar shumë rëndësi detajeve, pasi do të rrezikonit të humbisnit gjithçka. Binjakët: Për ju është shumë e rëndësishme të flisni, prandaj duhet të gjeni personin e duhur. Gaforrja: Nëse do të besoni tek intuita juaj, do të arrini të gjeni rrugën e duhur. Luani: Njohjet tuaja po zgjerohen dhe do të mund të keni njohje të reja që do të hapin horizontin tuaj drejt kulturave të tjera. Virgjëresha: Do t'i bëni rezistence ndryshimeve dhe kjo vetëm sa do të përkeqësojë gjërat, lëreni veten të lirë dhe mos mendoni shumë. Peshorja: Nëse nuk doni të bëni sport, do të mjaftonte edhe një shëtitje për të rikthyer energjitë. Akrepi: Sot do të duhet të përvishni mëngët dhe të punoni shumë. Shigjetari: Keni nevojë që të ndiqni instiktin tuaj dhe të dëgjoni atë zërin e brendshëm që të bëni atë çfarë dëshironi. Bricjapi: Mos u tregoni shumë të vuajtur në çështjet e zemrës, momenti i keq do të kalojë dhe do të ndiheni më mirë. Ujori: Keni nevojë të merrni disa orë pushim e sidomos të udhëtoni pak. Peshqit: Nuk do të jetë aspak e lehtë që të arrini të menaxhoni të gjitha impenjimet e ditës.

Ervis.s1 ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Kontaktoni në Tel. : +355682071989 / Për më tepër: www.njoftime.com

EMOCIONUESE! Nëse ia nis! SHPËRBLYESE! Nëse vazhdon! Kjo është Karriera te “Vitrina”!

Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 370 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 24 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E ENJTE, 21 SHKURT 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mbështetja për familjet dhe shtresat në nevojë, prioritet për PLSHR! N

ënkryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për qytetin e Kukësit, Elfida Bajraktari, vijon me takime të shumta me qytetarë të ndryshëm. Në takimin e saj të radhës, ajo prezantoi platformën politike të kësaj partie tek një i ri kuksianë. Gjatë këtij takimi, tema që ka zgjuar interes më të madh tek i pranishmi ishte ristrukturimi i sistemit arsimor dhe mbështetja për familjet në nevojë, si ide dhe mundësi për zgjidhjen e dy problemeve që do sjellin vërtet ndryshimet e shumëpritura nga të gjithë dhe më të rëndësishmet për shoqërinë. Për më tepër: www.77news.al

Pelira: Kufiri i moshës në administratë, mundëson vende të reja pune për të rinjtë!

P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Oldiana Margjini, zhvilloi takimin e radhës me qytetarin Arjan Pelira, i cili punonte si banakier. Ai u njoh me idetë dhe vlerat mbi të cilat kjo forcë politike mbështetet dhe u prezantua më gjerë me pikat e platformës politike. Ai u shpreh se përcaktimi me ligj i moshës kufi të punës së punonjësve të administratës publike, nga mosha 18-45 vjeç, do të ishte mjaft frytdhënës për punësimin e të rinjve dhe paralelisht për zhvillimin e vendit tonë. Një tjetër pikë që ai e quajti shumë të rëndësishme ishte edhe mbështetja e sipërmarrjeve dhe mundësitë e lehtësirat që kjo parti ofron për të rinjtë me shpirt sipërmarrës. Pelira u shpreh i gatshëm për të qenë mbështetës i iniciativave që do të ndërmarrë në vijim PLSHR. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 News