Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MËRKURË, 20.02.2013 VITI II - NR.351

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Sekreti i rritjes social-ekonomike për PLSHR ka vetëm një emër 'Drejtësi dhe Zhvillim'! MENDIMI POZITIV

Ndryshimi Pozitiv!

N

dryshimi pozitiv do të ndodhë Qendra e atëherë kur ju të venMendimit Pozitiv dosni të kontrolloni atë mbi të cilën keni fuqi, në vend që të ushtroni kontroll mbi të pakontrollueshmen. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, ju mund të kontrolloni se çfarë është kuptimi dhe çfarë të bëni me kuptimin që i jepni...>> VIJON NË FAQEN 2

Wollfarth: Menaxhimi i burimeve, më i efektshëm me komunitetet!.........................fq.3 MASH: Nisin ethet e provimeve të maturës!.........fq.3 Dhuna ndaj grave, shtohen rastet që kërkojnë divorcin në gjykatë!...........................fq.4 Vëzhgim në linjat e urbanëve të Tiranës, qytetarët: Nuk respektohen oraret!.....................fq.5 FGLSHR takim me gratë në Durrës, Blerina Gjoka: Vëmendje për fuqizimin e familjes!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E MËRKURË, 20 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qindra banorë të Hasit në aksionin politik të PLSHR

Edmond Vlashaj: Sekreti i rritjes social-ekonomike për PLSHR ka vetëm një emër 'Drejtësi dhe Zhvillim'!

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re ka zhvilluar në 18 shkurt 2013 në qytetin e Krumës, të rrethit Has, promovimin e librit “Turqia, nga Fuqi Rajonale në Superfuqi Botërore”. Ky takim është i katërti pas promovimit të këtij libri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në këtë veprimtari politike morën pjesë qindra qytetarë dhe të rinj të cilët treguan interes dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për t'u njohur më shumë edhe me PLSHR. Kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj në fjalën përshëndetëse, theksoi se: "Ky promovim nuk është thjesht promovim i një libri, por më shumë se

kaq, është shpallja e një manifesti politik që synon të sjelle realitetin e Turqisë së sotme në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. PLSHR po i promovon këto dy libra, bashkangjitur dhe librin e parë që është botuar nga PLSHR 'Turqia e Re e Erdoganit të Madh', si dy eksperienca pozitive që do të ndikojnë në ringritjen shqiptare”. Kjo forcë politike ka si pikë referimi demokracinë funksionale dhe shtetin ligjor amerikan, kulturën e punës dhe disiplinën e popujve gjermanike, si dhe arritjet e shtetit turk në dhjetëvjeçarin e fundit. Gjatë këtij promovimi u diskutua dhe për krijimin e hapësirave të reja për

vende pune, kryesisht për të rinjtë, por që natyrisht nuk do të mungojnë hapësirat edhe për masën e gjërë të njerëzve që duan të punojnë. Vlashaj theksoi se: "Sekreti i rritjes sonë social-ekonomike në dhjetë vitet e ardhshme e ka emrin, Drejtësi dhe Zhvillim. PLSHR është e angazhuar që të sjellë një mentalitet të ri në politikë, jo thjesht për të mbështetur njerëzit pa përkrahje, por duke synuar zhvillimin e energjise sociale, punësimit dhe krijimin e politikave që sjellin mirëqënie nëpërmjet punës për të gjithë shqiptarët". Për më tepër: www.77news.al

mendime pozitive që janë më të forta dhe më të fuqishme. Dëgjojeni veten tuaj duke folur dhe zëvendësojini mendimet negative me ato pozitive. Me kalimin e kohës do të arrini që të ndryshoni trajektoren e jetës tuaj. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh ose nuk ndodh, ajo që vjen ose nuk vjen. Vendosni që do të merrni nga eksperiencat tuaja të ditës vetëm diçka të mirë, diçka që do t’ju fuqizojë dhe do t’ua ngulisë në memorie, si një copëz e bukur arti kur të ndiheni të mërzitur. Jeta nuk është për atë që mund të bëni,

por për atë që do të bëni. Shkruani diku: “Jeta ime ka mundësi të pafundme”. Zgjidhni t’i gjeni këto mundësi në diçka që ju del përpara. Jeta është për të bërë një ndryshim dhe ju do t’i gjeni mënyrat për ta bërë një gjë të tillë. Jeta është ashtu siç ju zgjidhni që të jetë. Ju keni fuqi të palimituara mbi mendjen tuaj, jo mbi ngjarjet dhe objektet e jashtme. Kini pak besim tek vetja sepse aty do të gjeni burimin e fuqisë që keni nevojë për të lëvizur malet. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 rrethanave rreth jush. Nëse jeni të mërzitur për atë që po ndodh në jetën tuaj tani, pushoni dhe mbani mend një fakt të qëndrueshëm, çdo gjë ndryshon dhe nesër do të jetë ndryshe. Sado e mirë ose e keqe që të jetë një situatë tani, ajo do të ndryshojë. Në këtë gjë mund të mbështeteni padyshim. Pra, shfrytëzojeni dhe kuptoni që ndryshimi ndodh për një arsye. Nuk do të jetë e lehtë në fillim, por padyshim që do t’ia vlejë në fund. Mënyra më e mirë për të kapërcyer mendimet negative dhe emocionet shkatërruese është duke zhvilluar emocione dhe Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 20 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Wollfarth:

Menaxhimi i burimeve, më i efektshëm me komunitetet!

Eugen Wollfarth

D

uke folur në workshopin me temë “Përgjegjshmëria sociale e korporatave në industrinë nxjerrëse”, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Wollfarth e cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me komunitetet.“Menaxhimi i burimeve natyrore mund të jetë më i efektshëm

ku komunitetet janë të përfshira” tha ai. Sipas tij zbatimi i përgjegjshmërisë sociale është një koncept që duhet të merret parasysh nga korporatat dhe shkon përtej detyrimeve ligjore. Ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto ka theksuar se vendi ka pasur një bilanc pozitiv në industrinë

nxjerrëse dhe përpunuese si dhe rritje të prodhimit vendas me 13 përqind. Sipas tij dy nga sfidat e industrisë nxjerrëse është kualifikimi i punonjësve dhe mbrojtja e mjedisit. “Garancia e punës që lidhet me standardizimin e një pune të qëndrueshme dhe këtu kemi shumë për të bërë dhe ka vend për një monitorim të standardeve. Me rëndësi është arsimi profesional dhe kualifikimi i punonjësve. Është një investim që ka impakt ekonomik por edhe një impakt të jashtëzakonshëm social për mundësitë e çdo qytetari të kualifikuar për një punë më të qëndrueshme, por edhe sigurisë në punë dhe uljes së aksidenteve në punë. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është mjedisi. Ne e konsiderojmë si një pjesë integrale mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit është domosdoshmëri në këto industri që krijojnë ndotje por edhe ky mjedis duhet rehabilituar dhe vetë industria duhet të kontribuojë për ambientin”, tha ministri. Për më tepër: www.77news.al

MASH: Nisin ethet e provimeve të maturës!

P

as pak ditësh maturantët do të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z. Ministria e Arsimit ka theksuar se formati është gati, nuk është i printuar por elektronik dhe më 25 shkurt ky formular do të plotësohet nga rreth 40.000 maturantë të këtij viti. Matura shtetërore ka pësuar një sërë ndryshimesh gjatë këtij viti, ndërsa maturantët do të japin si provim 2 lëndët e detyruara dhe vetëm 2 lëndë me zgjedhje.

Drejtor i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu thotë se pavarësisht se formulari do të jetë online, maturantët do të kenë mbikëqyrës për të mos gabuar. Për të gjithë maturantët/kandidatët, programet orientuese të lëndëve të detyruara (gjuhë shqipe-letërsi dhe matematikë) janë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Ledian1234 ofron vend pune Farmaciste. Kontaktoni në Cel. : 0694446042 / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MËRKURË, 20 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dhuna ndaj grave

Shtohen rastet që kërkojnë divorcin në gjykatë!

Gjykata e Tiranës

D

huna ndaj grave çdo ditë e më shumë vjen duke u rritur dhe lidhur me këtë fenomen në gjykatën e Tiranës, dhjetëra nëna të reja, në këto dy javë kanë kërkuar divorcin në gjykatë. Shkaku i paraqitur pranë togave të zeza është mospërputhje karakteresh, por në të vërtetë disa prej viktimave të dhunës kanë pohuar për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se arsyeja e vërtetë është dhuna fizike dhe psikologjike e shkaktuar nga bashkëshortët. Brisilda është një 37-vjeçare nga Korça e cila ka ardhur në gjykatën civile të kryeqytetit për të paditur bashkëshortin e saj, që e dhunon prej disa vjetësh. “Nuk mund të duroj dot më! Unë kujdesem për shtëpinë, për fëmijët. Kam një punë që më duhet të çohem që herët në mëngjes, ndërsa ai tani është i papunë dhe pi gjithë ditën. Më vjen keq për fëmijët, por ka arritur të më dhunojë në sy të tyre, ndaj dua

të ndahem njëherë e mirë me të”, shprehet e indinjuar 37-vjeçarja, ndërsa është duke ngjitur shkallët në katin e katërt ku janë katër gjyqtarët e dhomës civile që pranojnë kërkesat e divorceve. Rastet e dhunës Ndërsa një tjetër femër e dhunuar shprehet për QDS se varfëria e ka detyruar atë të durojë 10 vjet mes dhunës, shenjave në fytyrë e në trup dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti i saj që më shumë rri jashtë shtetit se me familjen e tij. “Familja ime është e varfër, s’më mban dot. Por, s’mundem të jetoj më mes dajakut që mbaj në kurriz sa herë që ai kthehet nga Greqia. Është shumë xheloz, disa herë më ka rrahur dhe fëmijët. Do t’i kërkoj divorcin e do shkoj të jetoj në ndonjë shoqatë”, shprehet Klaudia, një 25-vjeçare rome që është martuar nga prindërit që 15 vjeçe. Por jo vetëm këto gra, por edhe dhjetëra të tjera janë detyruar që të paraqiten në ambientet e gjykatës së Tiranës për të paraqitur kërkesën për divorc, për shkak të dhunës. Statistikat Burime nga zyra për shtyp në Gjykatën e Tiranës shprehen se numri më i lartë ndër këto vite i seancave të shqyrtuara për divorc ka arritur kulmin pikërisht në ditën e të dashuruarve më datë 14 Shkurt 2013. Sipas këtyre burimeve 12 çifte kanë kërkuar t’i japin fund martesës së tyre në festën e Shën Valentinit. Ndërsa këto burime theksojnë se gjatë këtij viti shënohen pa dyshim rastet më të shpeshta kur gratë me pretekstin se

dhunohen nga bashkëshortët kërkojnë divorcin dhe kësisoj duan ndarje të pasurisë në mënyrë të barabartë. Burimet theksojnë gjithashtu se 6 gjyqtarët e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës kanë zhvilluar më 14 Shkurt e më tej proceset gjyqësore, ku partnerët përballen jo vetëm për të zgjidhur martesën, por edhe për të përcaktuar detyrimet ndaj fëmijëve. Gjyqtarët kanë kufizuar numrin e seancave të divorceve, pasi mesatarisht çdo ditë janë rreth 30 seanca që shqyrtohen. Numri i divorceve në Gjykatën e Tiranës, më e madhja në vend, nga viti në vit po rritet. Që prej fillimit të vitit e deri tani janë 705 kërkesa për divorc që po merren në shqyrtim. Sipas të dhënave në gjykatë, kohët e fundit janë shtuar edhe rastet e kërkesave për divorc nga meshkujt, të cilët duan zgjidhje të kurorës me pretekstin se gratë e tyre i kanë tradhëtuar. Nga ana tjetër zëdhënësja e gjykatës, ka deklaruar se një ndër arsyet kryesore që çiftet paraqesin para togave të zeza ka të bëjë me mos përputhjen e karaktereve, kushtet ekonomike në shumë raste, por edhe emigrimi. Përpos këtyre arsyeve vetë viktimat që në këtë rast janë gratë e dhunuara, janë shprehur se motivet kryesore që i çojnë ato drejt divorcit është dhuna e ushtruar nga bashkëshortët e tyre prej vitesh të tëra. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Prescige Recruitement ofron vend pune Avokat. Dërgoni Cv në: prestige.recruitment@ymail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 20 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vëzhgim në linjat e urbanëve të Tiranës, qytetarët: Nuk respektohen oraret!

O

raret dhe shpejtësia e lëvizjes së urbanëve në kryeqytet mbeten ndër ankesat më të shpeshta të pasagjerëve. Faji u vihet shoferëve, dispeçërve që kontrollojnë distancën që urbanët e linjës së tyre duhet të ruajnë, por jo bashkisë, e cila asnjëherë nuk ka publikuar zyrtarisht frekuencat e shërbimit orar. “Në çdo 3 minuta e ka shërbimin urbani”, thotë Lefter Rrapti. “Mendoj se kemi shkelje të kritereve të shërbimit urban nga firmat që kanë marrë tenderat për të ofruar këtë shërbim”, thotë edhe Sami Kosova. “Besoj se Bashkia i ka licencuar që të vijnë në çdo tre minuta në stacion.” Por kërkimi online në vendimet e Këshillit Bashkiak, na tregoi një fakt: Urbanët nuk janë të licencuar me

minutazh shërbimi urban. Vendimi nr.24, dt.10.11.2011 i Këshillit Bashkiak që ka miratuar një linjë të re, Linjën e Qytetit Studenti, tregon oraret dhe frekuencat e lëvizjes së urbanëve në këtë linjë. Konkretisht, nga ora 5.30 deri në 6 të mëngjesit, urbani do të vijë në stacion çdo 10 minuta, nga ora 6.00-7.00, çdo 7 minuta. Denduria më e madhe do të jetë midis 7.00-8.30, kur urbanët do të jenë çdo 4 minuta. Pas orës 21.00-22.00 rrallohen në, çdo 10 minuta. Ditëve të pushimit, Vendimi i Këshillit Bashkiak ka miratuar një grafik orari edhe më disfavorizues për pasagjerët. Në pjesën më të madhe të ditës, nga 8.30 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes, frekuenca do të jetë në çdo 7 minuta. Kjo duket të jetë arsyeja se përse Bashkia ka shmangur informacionin në letërpërgjigjen e saj, lidhur me pyetjet e adresuara prej nesh mbi cilësinë e shërbimit, si janë oraret sipas kontratave, në sa minuta duhet të kalojë një urban, etj. Ndërsa, kohë më parë, kryetari i Bashkisë, z. Basha kishte thënë se urbanët do të punojnë deri në orën 24.00! Por, shumica e linjave mbyllen para orës 23.00. Ne kërkuam të mësojmë nga Bashkia përse nuk inspektohen linjat e urbaneve në oraret e vona. Në vend të përgjigjes që prisnim, u sqaruam nga vendimi i mësipërm që zbuluam: Urbani linjës nr.13, Qendër- Qyteti Studenti, e ka nisjen e fundit nga rezervuari mbi Qytetin Studenti në 21.30 të mbrëmjes, sepse kjo linjë e mbyll shërbimin në orën 22.00! Në

këto kushte, shpjegohet përse zyra e shtypit e bashkisë nuk dha informacion analog për linjën Uzina Dinamo-Sharrë, lidhur me numrin e mjeteve dhe shpeshtësinë e tyre. I vetmi informacion që marrim për këtë linjë është se, ka tre javë që ka filluar funksionimin, pasi për mosofrim të shërbimit iu hoq licenca kompanisë së parë.“Urbanet duhet të punojnë deri në 24 të mbrëmjes, pasi janë oraret kur lëmë punët. Për këtë i kemi shkruar Bashkisë në faqen e saj zyrtare dhe nuk kam marrë përgjigje. Këto janë kontakte të rreme”, thotë Adriani. Ne provuam nëse është kështu siç na thotë, ndaj i shkruam Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashki në kontaktin elektronik që ka vendosur dhe nuk morëm përgjigje. Lidhur me ankesën e banorëve të Tiranës, për ngadalësinë e lëvizjes së urbanëve, edhe për këtë e gjetëm përgjigjen. Në vendimin e sipërcituar të Këshillit Bashkiak, “Koha për një cikël nisje / mbërritje është 34 min. Gjatësia e linjës 7 km”. Pra, urbani lëviz me shpejtësi 12.35 km orë. Ky “rekord shqiptar” do të vazhdojë të shkurajojë përdorimin e mjeteve urbane dhe të nxisë përdorimin e makinave private, duke rritur kaosin dhe ndotjen ekologjike të Tiranës. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kompania Brunes ofron vend pune Menaxhere Shitjesh. Dërgoni Cv në: humanresources@brunes.al / Për më tepër: www.njoftime.com TRAJTOJMESEMUNDJE SEMUNDJEPROFESINALE PROFESINALE TRAJTOJME TRAJTOJME SEMUNDJE PROFESINA TERAPI MANUALE

FISIOTERAPI FISIOTERAPI FISIOTERAPI

FISIOTERAPI FISIOTERAPI

TRAJTIME SKELETRO MUSKULORE TERAPIMANUALE MANUALE TEKAR TERAPI, LASER TERAPI TERAPI TRAJTIME TRAJTIMESKELETRO SKELETROMUSKULORE MUSKULORE TENS TERAPI TEKAR TEKARTERAPI, TERAPI,LASER LASERTERAPI TERAPI TENS TERAPI TRAJTOJME SEMUNDJE PROFESINALE TENS TERAPI SKELETRO MUSKULORE, TEKAR TERAPI, TERAPI MANUALE, TRAJTIME Fi s i o t e r a p i

Terapi manuale Trajtime skeletro muskulore Tekar terapi, Laser terapi Tens terapi

TRAJTOJME SEMUNDJE PROFESINALE TRAJTOJME SEMUNDJE PROFESINALE LASER TERAPI, TENS TERAPI, TRAJTOJME SEMUNDJE PROFESIONALE

FISIOTERAPI FISIOTERAPI TERAPI MANUALE TRAJTIME SKELETRO MUSKULORE TEKAR TERAPI, LASER TERAPI TENS TERAPI TRAJTOJME SEMUNDJE PROFESINALE

Trajtojmë sëmundje profesionale

Trajtojmë sëmundje profesionale

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 20 SHKURT 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vangjeli Shima: Fuqizimi i Institucioneve Arsimore rrit nivelin e mësimdhënies! P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Ilda Halili, ka diskutuar mbi platformën politike me studenten Vangjeli Shima. Pasi u informua në mënyrë të detajuar mbi të gjitha pikat e platformës politike të kësaj partie, ajo u shpreh e gatshme për të qenë pjesë e saj. Interes më të madh Ilda, i kushtoi idesë së Fuqizimit të Institucioneve Arsimore dhe Shëndetësore, si një nga pikat më kryesore të platmormës politike të PLSHR, që do të sjellë zhvillimin e arsimit dhe rritjen e nivelit të mësimdhënies. Një pikë tjetër që gjeti mbështetje, ishte edhe fuqizimi i familjes dhe përkrahja e njerëzve në nevojë. Për më tepër: www.77news.al

Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

D

himbja e muskujve: Qershi të tharta: një filxhan, ose dy gota lëng, çdo ditë, përpara dhe gjatë ushtrimeve gjimnastikore. Përmban të njëjtën sasi enzima antiinflamatore si ibuprofeni, duke eleminuar

rrezikun e mundshëm të efekteve anësore tek veshkat apo stomaku. Humbja e kujtesës: Fara luledielli : një çerek filxhani çdo ditë. Këto fara të tejmbushura me vitaminë E mbrojnë neuronet në tru nga stresi oksidativ, e cila tregon se ruan kujtesën për një kohë më të gjatë. Vezët përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndikon në funksionin e trurit për të dhënë komanda pjesës tjetër të trupit, ndërkohë që ruan strukturën e membranës qelizore të trurit. Pagjumësia: Pulë: 100 gr në ditë. Triptofani shpesh lidhet me mishin e gjelit të detit, por mishi i pulës përmban më shumë

aminoacide që ndihmojnë në prodhimin e hormonit të gjumit. Sytë e enjtur: Çaji jeshil: një filxhan në ditë, pas buke. Fryrja që krijon rrathët e zinj poshtë syve zakonisht krijohet nga ulja e nivelit të lëngjeve. Energji e ulët: Banane: një në ditë. Fruti përmban sasi të mëdha kaliumi, por edhe sasi të mëdha magneziumi, një element kyç në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë. Ankthi: Kikirikat: një çerek filxhani në ditë. Në se trupi nuk prodhon sa duhet acid gamma-aminobutyric (GABA), truri është më i prirur të lejojë ankthin të çlirohet. www.banka-ideve.com

Veral ofron vend pune Inxhinier në Departamentin e Dizenjimit. Dërgoni Cv në: veral@veral.eu.com / Për më tepër: www.njoftime.com

OFERTË SPECIALE

30%

Veshje për Meshkuj Sportive - Casual - Klasike

40%

50%

Duk fillua e r 2500 nga lekë

Adresa: Brigada VIII Nr. 06 Bllok - Tiranë E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! Lëvizja

Lëvizja


E MËRKURË, 20 SHKURT 2013 Lëvizja

KULTURË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Nis gara për Albanian ICT Awards!

Ë

77 NEWS

shtë hapur zyrtarisht konkursi i parë mbarëkombëtar për risitë dhe arritjet individuale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Profesionistët e këtij sektori, të cilët kanë përfunduar me sukses një projekt në fushën e ICT-së gjatë vitit 2012, kanë mundësinë që përmes konkursit “2012 Albanian ICTAwards” të shpalosin krijimtarinë e tyre si dhe të vlerësohen nga një juri e përbërë nga profesionistë të shquar të botës së ICT-së. Gjatë workshop-it të parë të mbajtur në Qendrën “Protik” në Tiranë, u trajtua gjerësisht eventi Albanian ICT Awards si dhe njëkohësisht u prezantua një përmbledhje e shkurtër e historikut të ICTS Media, kompanisë organizatore të eventit, lidere në rajon përsa i përket mediave të teknologjisë. Përfaqësuesit e ICTS Media u shprehën se çmimet “Albanian ICT Awards” simbolizojnë mirënjohjen dhe vlerësimin për

punën krijuese të individëve dhe skuadrave të punës, të cilët kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të biznesit, zhvillimin e kurrikulës në sistemin arsimor të teknologjisë, ndërtimin e strategjive kreative nga zhvilluesit, programuesit, arkitektët softuerikë mobile, web, desktop, të shërbimeve online etj. Në garë për çmime do të jenë 5 kategori : 1. ICT Creativity Of The Year (Kreativiteti TIK i Vitit) 2. ICT Academic Of The Year (Akademiku TIK i Vitit ) 3. ICT Mobility Of The Year (Mobiliteti TIK i Vitit) 4. ICT Diploma Thesis Of The Year (Tema e Diplomës TIK e Vitit) 5. ICT Rising Star Of The Year (Ylli i Vitit TIK në ngritje) Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Ditë mjaft e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Situata financiare do konsolidohet ndjeshëm. Demi: Në jetën sentimentale të çifteve nuk do ndodhë ndonjë gjë e keqe gjatë kësaj dite. Binjakët: Dielli do ndikojë së tepërmi sot në jetën tuaj sentimentale. Gaforrja: Ditë e qetë dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ia kaloni mjaft mirë pranë partnerit. Luani: Venusi do e mbrojë mjaft jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Priten përmirësime të ndjeshme në financa. Virgjëresha: Inf luenca e yjeve në planin sentimental të çifteve do jetë e kontraktuar gjatë kësaj dite. Peshorja: Edhe pse do keni shumë dyshime për partnerin sot, nuk duhet të bëni asgjë të nxituar. Situata financiare do jetë mjaft e qëndrueshme. Akrepi: Bëni kujdes sot mos ëndërroni për një person tjetër që nuk është partneri. Askush nuk mund t’iu bëjë të ndiheni siç e bën ai. Shigjetari: Gjatë kësaj dite do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur me partnerin. Bricjapi: Bëni çmos gjatë kësaj dite ta largoni rutinën në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Ujori: Do të kërkoni më shumë pavarësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Peshqit: Në jetën në çift ambienti do jetë gjatë gjithë kohës i ngrohtë. Si ju ashtu dhe partneri do jeni të gatshëm të bëni lëshime.

Wicona Compani ofron vend pune Inxhiner Prodhimi. Dërgoni Cv në: burimenjerezore.ëicona@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

EMOCIONUESE! Nëse ia nis! SHPËRBLYESE! Nëse vazhdon! Kjo është Karriera te “Vitrina”!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 270 euro të gjitha të përfshira. Deri më 24 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 20 SHKURT 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

FGLSHR takim me gratë në Durrës

Blerina Gjoka: PLSHR, vëmendje për fuqizimin e familjes!

F

orum i Gruas së Lëvizjes Shqipëria e Re zhvilloi një takim me një grup grash dhe vajzash në qytetin e Durrësit. Takimi u zhvillua në një nga ambientet e një biznesi fason në lagjen e Shkozetit. Kryetarja e forumit te gruas znj. Blerina Gjoka dhe përfaqësuesi i PLSHR-së në Durrës, Neritan Seferkolli u folën grave dhe vajzave të pranishme në takim për PLSHR-në duke u fokusuar tek platforma politike. Znj.Gjoka falënderoi zonjën Nena Dashi për mundësinë e këtij takimi dhe tha se PLSHR i kushton vëmendje gruas dhe fuqizimit të familjes duke synuar të mbështesë rolin e gruas në shoqëri. Gratë e pranishme ngritën shqetësimet e tyre për dhunën ndaj grave dhe për mentalitetin diskriminues. Për më tepër: www.77news.al

Sipërmarrësit njihen me platformën politike të PLSHR!

N

ë sipërmarrjen “Kevin” Sh.p.k. është prezantuar platforma politike e PLSHR-së. Përfaqësuesja e USSH-së, Odeta Biçaku ka njohur me këtë forcë politike dhe me platformën e saj pronarin e këtij biznesi z. Festim Salobehaj. Ajo është shprehur se kjo forcë politike ka në fokus të saj të rinjtë, të cilët me vizionin, punën dhe idetë e tyre mund të sjellin ndryshime të cilat janë të nevojshme e të domosdoshme të ndodhin, në mënyrë që vendi të zhvillohet e të ecë përpara në rrugën europiane. Po ashtu fuqizimi dhe mbështetja e sipërmarrjeve të mëdha dhe të voglave është një nga pikat mjaft të rëndësishme të platformës politike të PLSHR-së, ka theksuar më tej përfaqësuesja e USSH-së. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 News