77 News

Page 3

E ENJTE, 14 SHKURT 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha: Reformat që do të ndërmarrim zgjerojnë lirinë ekonomike dhe sipërmarrjen e lirë!

D

uke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka ripërsëritur sërish ndërmarrjen e një pakete reformash për të ndihmuar biznesin dhe për të nxitur punësimin. Ai theksoi se pavarësisht kostove të mëdha qeveria do të vijojë me reformat të cilat sipas tij do të sjellin sukses në mandatin e ardhshëm.

“Kjo paketë e re reformash është e domosdoshme për të përgatitur suksesin e plotë të mandatit të ardhshëm qeverisës. Me këto reforma synohet të zgjerohet liria ekonomike dhe e iniciativës së lirë të çdo fermeri dhe biznesmeni shqiptar, synohet të nxitet në të gjitha stimujt punësimi i qytetarëve dhe krijojnë në mënyrë të

padiskutueshëm një minus në të ardhurat buxhetore. Por ne do bëjmë gjithçka për ta ulur në maksimum përmes një disipline fiskale”, tha kryeministri duke njoftuar se do të merret vendimi për heqjen e TVSH për të gjitha makineritë e gjitha llojeve të bizneseve që përdoren për prodhim, makineritë në bujqësi. Sipas kreut të qeverisë, reformat sjellin reformat dhe vetëm kjo është rruga e garantimit të vazhdimit të suksesit. “Parimet janë të njëjta, kjo qeveri në programin e saj elektoral ka pasur në epiqendër mbështetjen e biznesit si levën e Arkimedit për të mbajtur rritjen ekonomike dhe punësimin e qytetarit. Implementimi i tyre fillestar ka dhe mund të ketë pasoja mbi të ardhurat dhe fusha të tjera, e vërteta është se këto reforma që marrim kësaj radhe, në raport me qytetarin shqiptar ka vetëm pozitivitet dhe mirësi, përmirësim direkt dhe në vazhdim. Këto reforma synojnë të rrisin aftësitë konkurruese të ekonomisë, pra të rrisin prodhimin, punësimin”, theksoi Berisha. Për më tepër: www.77news.al

Projekti TAP, nënshkruhet në Athinë marrëveshja mes 3 shteteve!

N

ënshkruhet në Athinë marrëveshja ndërmjet Shqipërisë- Greqisë dhe Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, së bashku me ministrat e Greqisë dhe

Italisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet 3 vendeve për zbatimin e projektit TAP. Gazsjellësi TAP është një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt veçanërisht për

Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit. Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Alda.shaini ofron vend pune Guzhinjer. Dërgoni CV në: alda.shaini@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.