Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 14.02.2013 VITI II - NR.345

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.3

Kryeministri Berisha: Reformat që do të ndërmarrim zgjerojnë lirinë ekonomike dhe sipërmarrjen e lirë! MENDIMI POZITIV

Si të triumfojë motivimi tek ju!

D

uhet të keni një plan të qartë: Pa Qendra e një plan të qartë, ju Mendimit Pozitiv jeni të detyruar që të humbisni një shumë të madhe të energjisë dhe kohës tuaj. Kjo gjë do të pengonte arritjen e qëllimeve tuaja. Pra, kuptoni mirë se çfarë duhet të bëni dhe... >> VIJON NË FAQEN 2

TAP, nënshkruhet në Athinë marrëveshja!............fq.3 34-vjeçari nga Durrësi: Mungesa e banesës më ka hequr mundësinë të mbaj familje!.............fq.4 Ish-shoferi, Ylvi Shehaj: Kam bërë punë të vështira dhe marr pension shumë të vogël!.......................fq.5 Beogradi zyrtar nuk e lejon abetaren unike në Luginën e Preshevës!........................................fq.7 Platforma e PLSHR mbështetet nga qytetarët në Tiranë, Kukës, Pogradec, Burrel dhe Shkodër!.fq.2-8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 14 SHKURT 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Imeraj: Hapja e Ministrisë së Diasporës, një urë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe Ballkanit! K

ryetarja e Forumit Rinor për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku, zhvilloi sot një takim në Institut, me një sipërmarrës të ri me origjinë nga qyteti i Tropojës. I riu, Fatjon Imeraj, tregoi mjaft interes gjatë prezantimit të platformës politike, veçanërisht ndaj idesë së përmbledhjes të të gjitha taksave në një të vetme. Sipas tij Qeraja Tatimore, do të ishte një hap lehtësues për çdo sipërmarrës. Më tej Imeraj u shpreh se, është tepër e rëndësishme dhe hapja e Ministrisë së Diasporës për të funksionuar si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Ballkanit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve kudo që ndodhen. Për më tepër: www.77news.al

Më shumë mbështetje për mbrojtjen e të drejtave të femrës!

K

ryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, për qytetin e Kukësit, Elfida Bajraktari, prezanton platformën politike tek qytetarët kuksianë. Temat që kanë zgjuar interesin më të madh tek ata, ishin ristrukturimi i sistemit arsimor dhe mbështetja për familjet në nevojë si dhe mbështetja e femrave dhe mbrojtja e të drejtave të tyre. Pas diskutimeve të ndryshme, u arrit në përfundimin që pikat e platformës të PLSHR-së, japin zgjidhje për problemet që prekin më tepër të gjitha moshat dhe shtresat e shoqërisë. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 planifikojeni atë në aktivitetet tuaja të përditshme. Mos kini shumë objektiva: Arritja e një qëllimi të madh mund të jetë i vështirë, por nëse ju fokusoheni në të, me gjithë energjinë tuaj, ai do të realizohet. Nëse ju keni më shumë se një objektiv në të njëjtën kohë në kokën tuaj, arritja e tyre do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar. Mos kini frikë të dështoni: Vetëm mendimi i dështimit mund të jetë një arsye mjaft e fortë për të shuar motivimin në jetën tuaj. Ndoshta kjo është e vështirë për t’u kapërcyer, por mbani mend se arritjet më të mëdha janë realizuar si rezultat i dështimeve të shumta. “Unë kam dështuar shumë e shumë herë në jetën time. Kjo është arsyeja pse unë jam i suksesshëm”.- Michael Jordan. Lëvizja

Largoni ndjenjën e tronditjes: Kujtoni kohën e kolegjit kur keni pasur një projekt për të bërë ose një letër për të shkruar dhe vetëm mendimi se sa shumë punë dhe kohë do i kushtonit kësaj letre ose projekti ju shkaktonte ndjenjën e tronditjes. Ndjenja e tronditjes mund të jetë një arsye e fortë për të mos u ndjerë më të motivuar. E rëndësishme është të mësoni të menaxhoni mirë kohën dhe të ecni me hapa të vegjël në arritjen e objektivave tuaja. Mos bëni gjëra që i urreni: Nëse ju urreni atë që po bëni, atëherë është e vështirë për të qenë të motivuar. Nëse keni nevojë për të fituar përsëri ndjenjën e motivimit në jetën tuaj, atëherë duhet të keni një ide të mirë për të krijuar një plan për të bërë diçka që juve në të vërtetë do ju gëzojë.

Mjaft krahasuat veten me të tjerët: Për disa persona krahasimi i vetes me të tjerë mund të jetë diçka pozitive, pasi ata mund të motivohen për të arritur qëllimet e tyre, por për disa të tjerë, kjo mund të ndrydhë motivimin e tyre. Duhet të kuptoni se ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe nëse krahasojmë veten me njerëz të tjerë, kjo vetëm sa do të ngadalësonte arritjen e qëllimeve tona. Ndaj, mos lejoni suksesin aktual të dikujt tjetër të pengojë progresin tuaj. Mungesa e informacionit: Për shumë njerëz, mungesa e informacionit, në drejtim të asaj se nuk dinë si të veprojnë në situata të ndryshme, mund të thyejë motivimin e tyre duke i ndaluar ata nga marrja e masave. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 14 SHKURT 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha: Reformat që do të ndërmarrim zgjerojnë lirinë ekonomike dhe sipërmarrjen e lirë!

D

uke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka ripërsëritur sërish ndërmarrjen e një pakete reformash për të ndihmuar biznesin dhe për të nxitur punësimin. Ai theksoi se pavarësisht kostove të mëdha qeveria do të vijojë me reformat të cilat sipas tij do të sjellin sukses në mandatin e ardhshëm.

“Kjo paketë e re reformash është e domosdoshme për të përgatitur suksesin e plotë të mandatit të ardhshëm qeverisës. Me këto reforma synohet të zgjerohet liria ekonomike dhe e iniciativës së lirë të çdo fermeri dhe biznesmeni shqiptar, synohet të nxitet në të gjitha stimujt punësimi i qytetarëve dhe krijojnë në mënyrë të

padiskutueshëm një minus në të ardhurat buxhetore. Por ne do bëjmë gjithçka për ta ulur në maksimum përmes një disipline fiskale”, tha kryeministri duke njoftuar se do të merret vendimi për heqjen e TVSH për të gjitha makineritë e gjitha llojeve të bizneseve që përdoren për prodhim, makineritë në bujqësi. Sipas kreut të qeverisë, reformat sjellin reformat dhe vetëm kjo është rruga e garantimit të vazhdimit të suksesit. “Parimet janë të njëjta, kjo qeveri në programin e saj elektoral ka pasur në epiqendër mbështetjen e biznesit si levën e Arkimedit për të mbajtur rritjen ekonomike dhe punësimin e qytetarit. Implementimi i tyre fillestar ka dhe mund të ketë pasoja mbi të ardhurat dhe fusha të tjera, e vërteta është se këto reforma që marrim kësaj radhe, në raport me qytetarin shqiptar ka vetëm pozitivitet dhe mirësi, përmirësim direkt dhe në vazhdim. Këto reforma synojnë të rrisin aftësitë konkurruese të ekonomisë, pra të rrisin prodhimin, punësimin”, theksoi Berisha. Për më tepër: www.77news.al

Projekti TAP, nënshkruhet në Athinë marrëveshja mes 3 shteteve!

N

ënshkruhet në Athinë marrëveshja ndërmjet Shqipërisë- Greqisë dhe Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, së bashku me ministrat e Greqisë dhe

Italisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet 3 vendeve për zbatimin e projektit TAP. Gazsjellësi TAP është një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt veçanërisht për

Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit. Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Alda.shaini ofron vend pune Guzhinjer. Dërgoni CV në: alda.shaini@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E ENJTE, 14 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

34-vjeçari nga Durrësi: Mungesa e banesës më ka hequr mundësinë të mbaj familje!

Foto ilustruese

R

rëfimi i Ardian Daullxhiut është rrëfimi i një burri të pastrehë dhe të dëshpëruar që nuk mund të krijojë dot familje prej varfërisë së skajshme. Ka ardhur nga Durrësi pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, për të ndarë shqetësimin e tij, pasi në Bashkinë e Durrësit ku është i regjistruar si i pastrehë, nuk e presin më. Madje siç thotë vetë Ardiani, zyra e pritjes në bashki e ka pritur shumë keq. “Unë takova kryetarin e bashkisë më 27.8.2012 dhe i thashë të më lejonte të bëja një shtesë shtëpie. Mu përgjigj që shtesat nuk lejohen. Pastaj nuk më ka pritur më, në takimet që bën çdo të premte”. Ardiani jeton në një dhomë me mamanë dhe motrën 30-vjeçare, dhomë e cila gjendet në lagjen nr. 18 në pallatin 819, Durrës.

Shtëpia ku jetojnë prej 10 vjetësh, është pushtuar nga myku. Në këtë shtëpi kanë hyrë dhe kanë dalë disa nuse, sepse nuk duronin dot më. “Kam qenë i martuar katër herë, herën e fundit u ndava më 12.4.2012. Nuk jam në gjendje të mbaj familje. Gratë më largohen, ngaqë jam pa shtëpi. Madje, edhe shtëpia ku rri, është në emër të mamasë”, tregon Ardian Daullxhiu. “Nuk kam bërë ende fëmijë. Fëmijën që prisja me gruan e fundit, e hoqëm se nuk kishim kushte ta mbanim. Mamaja u mërzit shumë, më tha që ta mbanim se do ma rriste ajo. Edhe unë u mërzita (përlotet). Ish-gruaja pasi hoqi fëmijën, u bë shumë agresive. Nuk më dëgjonte më. Ndërsa motra nuk ndërhyn në jetën time. Prekem kur më thonë fjalë për atë, megjithëse jemi ndarë”. Ardiani tregon se për disa kohë mori me qera 70 mijë lekë një dhomë tjetër të pabanueshme pranë Shkozetit. Por nuk e paguante dot dhe u rikthye prapë tek shtëpia e mamasë. “Një barakë kam kërkuar nga bashkia, nuk më kanë dhënë. Edhe vetëm nuk jetohet. Dua një strehë si të gjithë njerëzit. Dua të kem familje. I sëmurë jam, kam nevojë për shërbim, për të më gatuar, për të më larë e shpëlarë. Unë kurohem me ilaçe antistres që para ’96, kur më la bashkëshortja që ishte nga Fushë-Kruja. E doja shumë dhe kur më iku, nuk e durova dot ikjen e saj, u sëmura”. Ardianin e ndihmojnë disa tregtarë durrsakë tek tregu i madh që të

blejë ilaçet. Ai ka provuar të marrë ato që janë falas, por nuk bëjnë asnjë efekt. Doktori i ka rekomanduar më pas këto që kushtojnë. Ardiani e shikon familjen si një mënyrë për të lehtësuar mundimet e jetës së tij prej beqari të pastrehë e të depresionuar. Ndërsa rrëfen për ne, duart e tij djersiten, kujtimi i ngjarjeve e trondit dhe nga xhepi i tij del një grusht me ilaçe. Ardian Daullxhiu është një njeri pa mbrojtje. 93 mijë lekët e pensionit të invaliditetit janë gjithë pasuria e tij dhe me këto të ardhura, askush nuk vjen të jetojë me të. Kur mendon gjëra të tilla, Ardianin e pushton sërish ankthi dhe paraliza që e bëjnë të përfundojë në urgjencë. Gjithsesi 34-vjeçari shprehet se do të kërkojë strehim në institucionet e pushtetit vendor, sepse e sheh si mënyrën e vetme për të qenë i pavarur, njëkohësisht si një të drejtë që i takon me ligj. “Bashkia duhet të tregojë vëmendje ndaj qytetarëve të saj dhe të na tregojë procedurat që duhet të ndjekim për strehim për të na lehtësuar, sepse kjo është detyra e saj”, shprehet Daullxhiu me shpresën se një ditë do ta zgjidhë problemin më të madh të jetës së tij, që është strehimi. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: s.pici@armundia.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 14 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ish-shoferi, Ylvi Shehaj: Kam bërë punë të vështira dhe marr pension shumë të vogël!

Ylvi Shehaj

P

ermes rrëfimit të pensionistit Ylvi Shehaj, kuptohet një nga problematikat më të mëdha të pensioneve. Njëjtësimi i kontributeve më të mëdha e më të vogla, i punëve më të vështira dhe më të lehta rreth një shume minimale pensioni. Ylvi Shehaj ka bërë një punë të veçantë. Ka drejtuar mjetet speciale, makinat lundruese të ushtrisë për nëntë vjet dhe pjesën tjetër të kohës, autobotet e naftës dhe makina të tjera të tonazheve të rënda. Ka udhëtuar rrugë e pa rrugë, në terren të vështirë, në kohë me mjegull e borë, ditë e natë, pa qenë kurrë i sigurt nëse do të kthehej në darkë në shtëpi. Por, puna e vështirë, që dikur iu shpërblye me një pagë të mirë, sot që është pensionist i është shumëzuar me një koeficient qesharak për llogaritjen e pensionit. Puna e shoferit është një nga më të vështirat”, thotë Ylvi

Shehaj. “Ne kemi një shprehje: “Çdo njeri në çdo punë mund të gabojë shumë herë, por shoferi gabon vetëm një herë”. Më ka kapur pensioni minimal prej 13 700 lekësh, po kaq sa edhe gruas sime që ka punuar rrobaqepëse. Ajo gjithë ditën ulur në ambient të ngrohtë, unë tërë ditën majë makinës. Tani marrim pension njëlloj. Kjo ndodh për të gjithë. Me profesione të vështira, me profesione të lehta, sot po marrin pension njësoj. Edhe një kushëri i imi për të cilin kam sjellë letrat tek sigurimet, kaq i del pensioni. Me katër zanate edhe ai. Shoferët, ata që punuan në miniera, metalurgët, punëtorët në ndërtim, elektricistët me gjithë rreziqet e punës, marrin të tërë pensione shumë të vogla”. Ylviu nuk ishte një shofer si gjithë të tjerët. Ai kujton se ka drejtuar makinat lundruese, tip amfibësh, të cilat ecin në tokë dhe në ujë, lundrojnë në lumë e në liqen. “Nëpërmjet amfibit, unë transportoja efektivin nga një anë e bregut në anën tjetër si dhe mjetet luftarake. Këto makina me helikë dhe bash si anija, i përdornim edhe për të shpëtuar njerëzit në raste përmbytjesh apo në rastet e izolimit kur duhet t’u ofrohej ndihmë e shpejtë shëndetësore”. Si shofer i këtij mjeti special, Ylviu tregon se merrte pagë sa një inxhinier. Pas kohës së punës në ushtri, ka punuar si shofer nafte dhe si instruktor i tyre. Kjo lloj pune kishte vështirësi të tjera, pasi siç kujton ish-shoferi, duhej qetësi dhe një respektim maksimal i shpejtësisë, i rregullave në timon, shmangia e alkoolit,

gatishmëria e mjeteve të zjarrfikëses, pasi një shkëndijë e vogël do t’i kushtonte shumë. “Kam punuar në kantier, në Durrës me tral 30 tonësh. Të manovrosh makinat e tonazheve të rënda është më e vështirë”, thotë i moshuari me origjinë nga Tepelena. Por vështirësitë njiheshin dhe shpërbleheshin moralisht dhe financiarisht. Ylviu ishte shpërblyer me Urdhrin e Punës së Klasit të Tretë si dhe Urdhrin për Trimëri Civile, kur hyri në veprim për të shmangur aksidentin tek Ura e Mifolit. Me pagën 7-8 mijë lekë të vjetra të asaj kohe, një punonjës ndihej i vlerësuar, por sot…“Pensioni që marr sot 137 mijë lekë është ca thërrime. Tek sigurimet më thanë që duhet të paguaja vullnetarisht 3 vitet e fundit të punës, pra të derdhja nja 3-4 milionë lekë që të më zinte pensioni 30 lekë më tepër dita”! Ylviu ka punuar deri në moshën 70-vjeçare. E pyesim se çfarë lë mangët dhe çfarë mbulon me pensionin.“Nga pensioni llogaris ilaçet, kafenë dhe gazetën dhe nga 130 çoj në shtëpi 80 mijë. Pensionet tona nuk na japin një fije dinjitet. Po të mos kesh fëmijët që të të ndihmojnë, do shkosh rrugës, do të bësh sikur nuk e shikon mikun, do shmangesh mos ulesh në kafene. Sa për gjëra të tjera, as që bëhet fjalë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 14 SHKURT 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vazhdojnë diskutimet mbi platformën e PLSHR me të rinjtë e Pogradecit! V

ijojnë takimet me të rinjtë e Pogradecit, ku Markelian Hoxha, përfaqësues i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, realizoi një prezantim të hollësishëm të platformës politike të kësaj partie me studentin Andi Shkulaku. Gjatë takimit u diskutua mbi rikthimin e dënimit me vdekje dhe mbështetjen që kjo parti jep për familjet në nevojë. Shkulaku përkrahu këto pika të platformës, si edhe vlerësoi maksimalisht fuqizimin e institucioneve Arsimore dhe Shëndetësore. Gjithashtu, shprehu mendimin se me platformën dhe hapat që po ndjek Partia Lëvizja Shqipëria e Re do të kemi shumë shpejt realizimin e Shqipërisë së Re, të Zhvilluar dhe të Begatë! Për më tepër: www.77news.al

Anglezja 3-vjeçare, ndër njerëzit më inteligjentë në botë!

V

ogëlushja tre vjeçare, Alice Amos nga qyteti Gilford, në Angli, koefiçienti i inteligjencës (IQ) i së cilës është

162, është bërë një prej anëtarëve më të vegjël në moshë të shoqatës Mensa, e cila grumbullon njerëzit me inteligjencë mbi mesatare. Rezultati që arriti Alice në testin e inteligjencës e rendit atë, në mesin e njerëzve më inteligjentë në planet. Supozohet që IQ e fizikanit të njohur në glob, Stephen Hawking, është ndërmjet 160 dhe 165. Alice pos gjuhës angleze tashmë flet edhe rusisht. Me ëndje lexon përrallëzat e Ezopit, këndon, vallëzon dhe pikturon. “Jemi shumë të lum-

tur që Alice është bërë anëtare e shoqatës sonë. Ne në Mensa krijojmë ambient pozitiv për zhvillimin e fëmijëve të talentuar, të cilët kanë rastin të shoqërohen me fëmijë të tjerë me aftësi të përafërta intelektuale”, tha John Stevenge, drejtor ekzekutiv i Mensas britanike. Alice momentalisht shkon në një kopsht të fëmijëve parashkollorë, ku ndjek kurset e avancuara të matematikës dhe gjuhës angleze e literaturës. www.banka-ideve.com

Univers Promotion ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: contact@universpromotions.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Sipërmarrje Gjelbërimi

Lëvizja

Shën Gëzuar Valen tinin

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 14 SHKURT 2013 Lëvizja

KULTURË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Beogradi zyrtar nuk e lejon abetaren unike në Luginën e Preshevës!

N

xënësit serbë në Kosovë mësojnë sipas plan-programeve të Serbisë dhe nuk pengohen nga askush. Ligji kosovar për arsim nuk përfshin të gjithë qytetarët e vendit, pasi nuk respektohet nga komuniteti serb. Ky i fundit vazhdon të refuzojë plan-programet e Qeverisë së Kosovës dhe të punojë me ato të Serbisë. Këtë privilegj nuk e kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkundrazi kërkesa e tyre për përdorimin e abetares së përbashkët nuk ka marrë përgjigje. Ministria e Arsimit e Serbisë është organi legjitim për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës nuk është, duke përfshirë këtu dhe drejtoritë komunale arsimore. 14 vjet pas luftës ky ko-

munitet është “shah”në vete, por në anën tjetër mësimdhënës të këtyre nxënësve i marrin rrogat nga Qeveria e Kosovës. Kësaj lirie të këtij komuniteti në Kosovë ia kanë lakmi pakicat shqiptare në Serbi e Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri ka thënë për “Zërin” se abetarja unike ende nuk është lejuar të përdoret për fëmijët e klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Beqiri ka bërë të ditur se para dy muajsh ka bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit të Serbisë që të lejohet përdorimi i kësaj abetareje të përbashkët, por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje. Ai konsideron se vonesa e përgjigjes nënkupton një përgjigje negative. “I jam drejtuar para dy muajsh Ministrisë së Arsimit dhe nuk kam marrë përgjigje, kjo na bënë të ditur se nuk po lejohet përdorimi i abetares unike në shkollat fillore ku mësojnë fëmijët shqiptarë. Në shkollat tona tani përdorim abetaren e Shqipërisë për fëmijët, por atë të para një viti me autor Mimoza GJokutaj dhe Shezai Rrokaj dhe jo këtë të renë, jo uniken edhe me dy autorë tjerë nga Kosova”, tha ai. Beqiri thotë se ka tekste të tjera nga Shqipëria që janë lejuar për shkollën fillore si dhe ato të autorëve vendorë. Sipas tij, deri në 60 për qind tekstet për shkollën fillore janë siguruar në shqip dhe shprehet optimist se deri në fund të vitit të sigurojnë të gjitha tekstet. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Delegojini të tjerëve disa prej impenjimeve të tyre dhe mundohuni të pushoni paksa. Demi: Në dashuri do të jetoni momente euforie, të sigurt për ndjenjat tuaja dhe ndjenjat e partnerit tuaj. Binjakët: Një dashuri që nuk ju kthehet plotësisht mund t’iu bëjë që të vuani dhe të mbylleni në veten tuaj. Gaforrja: Mund ta lini veten të lirë tek ndjenjat pa pasur frikë që në të ardhmen mund të vuani. Shijoni momentin. Luani: Influkset pozitiv do ju bëjnë që të afroheni me njerëz të veçantë dhe shumë interesantë. Virgjëresha: Dita e sotme do të jetë shumë më rozë nga sa mendonit. Humori i keq i ditëve të kaluara po zhduket. Peshorja: Disa keqkuptime mund të prishin atmosferën e krijuar në këto ditë. Në familje mund të ketë diskutime në lidhje me të kaluarën. Akrepi: Do të keni mundësi që të manifestoni mendimet tuaja me qetësi dhe të tjerët do tu dëgjojnë me kujdes. Shigjetari: E rëndësishme është që miqtë tuaj ju qëndrojnë pranë, edhe pse nuk keni probleme shumë të mëdha. Bricjapi: Partneri do ju ndjejë të ftohtë dhe të largët dhe do të ankohet për këtë. Në fakt nuk mund t'i vini faj. Ujori: Vendosmëria dhe dëshira për të bërë dhe për të mësuar është pjesë e rëndësishme e karakterit tuaj. Peshqit: Jeta juaj sentimentale do të jetë shumë e lumtur e deri në atë pikë sa të mbyllë të gjithë thashethemet.

Confindustria ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: gertabilali@confindustria.babt.it / Për më tepër: www.njoftime.com

Shumë! Shumë më Shumë sesa Shumë! Mundësi pa fund nëse merr iniciativën!

Autoshkollë (A, B, C,) vetëm 260 euro

të gjitha të përfshira.

Deri më 17 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E ENJTE, 14 SHKURT 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të rinjtë nga Burreli përkrahin Platformën Politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re! P

ërfaqësuesi i PLSHR-së, Ismail Dervishi, ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh nga Burreli. Idriz Ceka emigrant, Haxhi Ceka student, Taulant Ceka emigrant, Like Ceka student, Ardit Ceka student dhe Kleant Ceka student. Ata diskutuan mbi të gjitha pikat që përmban platforma politike e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Gjithashtu theksuan më tepër një nga problemet që shqetëson më së shumti rininë shqiptare, atë të punësimit. Ky fenomen është mjaft shqetësues për të rinjtë, pasi nuk kanë asnjë hapësirë ku ata mund të gjejnë veten e tyre. Ata shpresojnë që PLSHR do të jetë pikënisja e ndryshimit! Për më tepër: www.77news.al

Detyrimi i PLSHR, një e ardhme më e mirë për të rinjtë!

K

oordinatori i PLSHR, Paulin Zefi, vijon takimet me qytetarët e Qarkut të Shkodrës. Këtë rradhë u ndal me mikun e tij Sokolin, nga Vraka e Shkodrës. Të gjithë e ndiejmë obligimin që t’u krijojmë të rinjve një të ardhme sa më të mirë. Ata janë të guximshëm, por kanë nevojë për mbështetje. Janë inteligjentë, por kanë nevojë për sistem arsimor me standarde. Janë të drejtë dhe kanë nevojë për një shtet të pakorruptuar dhe mbi të gjitha kanë nevojë për hapësira ku të shfaqin të gjithë talentin, energjitë, vullnetin për punë, për të kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe të ardhmes së tyre. Platforma e PLSHR-së ka në qendër të vëmendjes çështjen e rinisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit, duke e çmuar maksimalisht qasjen pozitive që brezi i sotëm e ka, për të kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 News