Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MËRKURË, 13.02.2013 VITI II - NR.344

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2-8

PLSHR mbështetet në vlerat më të mira për Shqipërinë e Zhvilluar dhe të Begatë! MENDIMI POZITIV

Këshilla për t’u ndjerë më mirë! Qendra e Mendimit Pozitiv

T

hërrisni një mikun tuaj të ngushtë! Ndonjëherë ajo për të cilën keni nevojë më shumë është të flisni me dikë që ju intereson në mënyrë që të ndryshoni hu-

morin tuaj. Bëni ushtrime! Në... >> VIJON NË FAQEN 2

Samiti i Kairos, thirrje për njohjen e Kosovës!.......fq.3 Skulptori Sherif Avdyli: Artistët i shesin veprat në rrugë, punojnë për të mbijetuar!......................fq.4 Sulltane Brunga: ISSH më mohon shtesën e pensionit që më takon me ligj!.............fq.5 Përfaqësues të Universitetit “Vitrina” në ekspeditën mjedisore!......................................fq.7 Futja e konceptit të Qerasë Tatimore do të ndihmonte në eliminimin e korrupsionit!...fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 13 SHKURT 2013

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Xhaxhaj: PLSHR mbështetet në vlerat që duhen për Shqipërinë e Zhvilluar dhe të Begatë! P

ërfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Blerta Haka, vijon takimet me qytetarë të ndryshëm, të moshave të ndryshme, të cilët kanë shfaqur interes për njohjen e platformës politike të kësaj partie. Pjesë e takimit te sotëm u bë Megi Xhaxhaj nga qyteti i Shkodrës. U diskutua në lidhje me pikat e platformës dhe vlerat mbi të cilat kjo forcë politike mbështetet. Megi theksoi faktin që, një shoqëri e cila zhvillohet çdo ditë, duhet domosdoshmërish të mbështetet në vlera dhe ato duhet t’i përçohen të rinjve. Ajo u shpreh e gatshme të angazhohej me këtë forcë politike, pasi pikat e platformës japin zgjidhje për problemet që prekin më tepër të rinjtë e sotëm. Për më tepër: www.77news.al

Të rinjtë e Lushnjes diskutojnë mbi pikat e platformës dhe vlerat e PLSHR!

N

ë takim e radhës përfaqësuesi i PLSHR-së, Arben Qalliu, prezantoi platformën politike të kësaj partie në takimin e zhvilluar me të rinj të qytetit të Lushnjes. Diskutimet kishin për bazë, njohjen më hollësisht të pikave të platformës së PLSHR-së dhe mundësitë për zgjidhjen e papunësisë qe ka prekur në masë të gjerë, rininë shqiptare. Të rinjtë e këtij qyteti përkrahën këtë forcë politike, pasi propozimet e PLSHR-së për: punësimin, luftën kundër korrupsionit, arsimimin ofrojnë mundësi reale për ecurinë e vazhdueshme dhe në rritje të shtetit shqiptar. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 mënyrë që të largoni lodhjen emocionale nga trupi dhe mendja juaj, filloni të bëni ushtrime ose vrap 30 minuta çdo ditë. Ushtrimet reduktojnë stresin dhe riaktivizojnë mendjen tuaj. Bëni shëtitje! Të bëni shëtitje jashtë në ajrin e freskët është gjithmonë një mënyrë e mirë për shëndetin tuaj. Vishuni në mënyrën se si ju ndiheni më mirë! Kur ne vishemi ashtu si dëshirojmë, ne natyrshëm ndihemi më mirë. Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar! Në qoftë se ju ndiheni keq, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar në mënyrë që të qetësoni shpirtin dhe mendjen tuaj. Shikoni ose lexoni diçka që ju frymëzon! Ndonjëherë ju keni nevojë për një motiv Lëvizja

për të vazhduar përpara. Ndaj shikoni një video motivuese ose lexoni një libër që ju frymëzon. Bëni shaka! Shikoni filma komik ose lexoni libra të ndryshëm humoristik. Një nënqeshje e mirë do të stimulojë mendjen tuaj, duke i dhënë asaj një sens optimizmi. Merrni frymë thellë! Frymëmarrje të thella ndihmojnë në zvogëlimin e stresit, të lodhjes dhe rritin nivelin e oksigjenit në gjak. Kjo teknikë është shumë e thjeshtë dhe zgjat 5 sekonda. Mbani frymën tuaj për 4 sekonda dhe pastaj lëshojeni atë avash. Ju gjithashtu mund të provoni teknika më të përpunuara të cilat kërkojnë pozicione të ndryshmePastroni hundën tuaj! Nëse alergjia ka bllokuar sinuset e

hundës tuaj, ju mund të ndiheni të lodhur dhe të çuditshëm. Ndaj, pastroni pasazhet e hundës tuaj. Gatuani një vakt të shijshëm! Edhe në qoftë se jeni vetëm, përgatitini vetes një darkë të shijshme. Shtroni një tryezë dhe trajtojeni veten si një kuzhiniere të mrekullueshme. Duke e ndarë darkën me dikë që e doni dhe e respektoni, kjo gjë do t’ju lumturojë akoma më shumë. Largohuni nga “vampirët” energjik! Vampirë energjik janë ata persona të cilët ankohen gjatë gjithë kohës dhe përdorin gjithë energjitë e tyre për t’ju folur për problemet e tyre. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 13 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kontrolli mbi shërbimet informative

Arvizu: Ndërtoni një sistem demokratik funksional!

Aleksandër Arvizu

K

omisioni Parlamentar i Sigurisë do të nis javën e ardhshme diskutimin për mbikqyrjen parlamentare të institucio-

neve informative të vendit. Gjatë takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, kryetari

dhe nënkryetari i këtij komisioni bën të ditur se është diskutuar për ekspertizën e ligjeve të rëndësishme në vend. "Javës që vjen në komisionin e Sigurisë do të nisim diskutimin për mbikqyrjen parlamentare të institucioneve informative të vendit tonë, i cili bazohet në përvojën më të mirë të vendeve demokratike", tha kreu i komisionit Leonard Demi. Ndërsa ambasadori Arvizu theksoi se në këtë takim u diskutua më shumë në lidhje me sistemin demokratik funksional, angazhimi me vendet fqinje dhe mbikqyrjen civile. "E para, çdo anëtar i NATO-s duhet të ndërmarr angazhim të ketë një sistem demokratik funksional, në bazë të ekonomisë së tregut. E dyta, angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinj dhe e treta mbikqyrja civile, aktivitete ushtarake dhe çështje të sigurisë kombëtare", tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Për më tepër: www.77news.al

Deklarata e samitit të OBI, thirrje për njohjen e Kosovës!

S

Selim Belortaja

hqipëria mori pjesë në samitin e 12-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në Kajro të Egjiptit. Samiti i dymbëdhjetë diskutoi çështje të bashkëpunimit mes vendeve të organizatës duke u përqëndruar në sfidat dhe oportunitetet që qëndrojnë para saj në kontekstin e zhvillimeve të sotme politike dhe ekonomike në rajonet ku shtrihet organizata, por edhe në rrafshin global. Zv. ministri

i Jashtëm Selim Belortaja kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet anëtare të OBI-t. Në deklaratën përfundimtare të samitit të OBI, krerët e shteteve anëtare të saj rinovojnë thirrjen drejtuar atyre që nuk e kanë njohur ende Kosovën për ta bërë këtë hap, si dhe për tu angazhuar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Ac-prodokt ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: ac-prodokt@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E MËRKURË, 13 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Skulptori Sherif Avdyli: Artistët i shesin veprat në rrugë, punojnë për të mbijetuar!

Sherif Avdyli me bashkëshorten

P

asioni i tij për të gdhendur në dru figura dhe portrete të ndryshme, ka qenë i hershëm, që në fëmijëri. Kur ishte 9 vjeç arrinte që në dërrasat e vjetra të shtëpisë të gdhendte figura të krijuara nga fantazia e tij, ndërsa tani që është baba i tre fëmijëve pasioni për artin e skulpturës i është kthyer në domosdoshmëri për të jetuar. Sherif Avdyli artisti 49-vjeçar, që ka gdhendur në dru figura dhe personalitete të botës mbarëkombëtare në një intervistë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, bën me dije se Ministria e Kulturës i ka lënë artistët në mëshirë të fatit duke mos i dhënë asnjë lloj ndihmese. Si quheni dhe kur ka nisur pasioni juaj për skulpturën? Quhem Sherif Abdyli, pasioni im për

punët artizanale dhe për skulpturën ka lindur që kur isha fëmijë. Kur isha 9 vjeç me një biçak (thikë të vogël), gdhendja figura në dyert e shtëpisë. Më vjen keq që skulptura në vendin tonë është lënë krejt në harresë dhe Ministria e Kulturës i ka lënë artistët si unë të shesin veprat e tyre rrugës për të mbajtur frymën gjallë. Qëndroja me orë të tëra duke punuar në dërrasat e vjetra për të krijuar portrete dhe figura që mund t’i kisha parë vetëm njëherë diku. Me kalimin e moshës, pasioni u bë edhe më i fortë. Kam dashur shumë të studioj në Akademinë e Arteve, por nuk kam pasur mundësi. Kam 12 vjet që punoj çdo ditë. Kam krijuar mijëra portrete të shumëllojshme që nga figurat kombëtare të historisë shqiptare e deri tek ato botërore. Më datë 17 nisem për në Kosovë, për të shitur veprat e mia me rastin e përvjetorit të Pavarësisë sepse kam gdhendur në dru të gjitha figurat kryesore të luftës së Kosovës dhe personalitetet më të larta të këtij vendi. Atje veprat e mia vlerësohen shumë, edhe për 28-29 nëntor blerësit dhe personat më të interesuar për të blerë veprat e mia kanë qenë qytetarët kosovarë. Unë duke shitur punët e mia mbaj familjen time me të ardhura financiare. Jam baba i tre fëmijëve dhe jam shumë i lumtur që pasionin tim e ka marrë vajza ime vetëm 9 vjeç. Ajo më ndjek dhe ka interest të madh, ndërkohë që ka filluar të punojë duke gdhendur në dru figura të ndryshme.

Sa e vëmendshme është Ministria e Kulturës ndaj jush? Skulptorët dhe piktorët, punojnë për të mbijetuar në Shqipëri, asgjë më shumë. Unë jam shpërngulur nga qyteti i Kukësit vite më parë dhe që prej asaj kohe, jetoj vetëm me punët artizanale. Veprat e mia i kam shitur në rrugë, në pamundësi për të pasur një vend ku t’i reklamoj. Por, jo vetëm unë,pasi pjesa më e madhe e artistëve i shesin në rrugë punët e tyre, në kushte skandaloze, në shi e në diell dhe askush prej institucioneve shtetërore nuk na jep asnjë lloj ndihme. Për mos të përmendur edhe materialet e punës që vërtet kushtojnë dhe shumica prej tyre nuk gjenden fare në Shqipëri, por duhet t’i blejmë në Kosovë apo në Maqedoni e Greqi. Unë kam aplikuar disa herë për të marrë një licencë e për të hapur një dyqan ku të shes punët e mia, por është e pamundur sepse nuk kam para të paguaj taksat. Ndaj i bëj apel Bashkisë së Tiranës të na japë disa ndihmesa ne artistëve që merremi me punët artizanale. Më vjen keq që skulptura në vendin tonë është lënë krejt në harresë, dhe Ministria e Kulturës i ka lënë artistët si unë të shesin veprat e tyre rrugës për të mbajtur frymën gjallë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

BELL past ofron vend pune Elektromekanik. Dërgoni CV në: info@bellplast.com.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 13 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sulltane Brunga: ISSH më mohon shtesën e pensionit që më takon me ligj!

Sulltane Brunga

D

uke mbajtur në shpinë një thes të madh me kanaçe të vjetra, e moshuara Sulltane Brunga, çdo ditë udhëton disa orë në këmbë nga zona e Lundrës deri në qendër të kryeqytetit. Kjo grua tregon për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se duhet të punojë çdo ditë për të mbajtur veten dhe bashkëshortin e saj me të ardhura financiare. E moshuara rrëfen se, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka disa muaj që nuk i jep shtesën në pension, ndaj e moshuara bën apel për zgjidhjen e këtij shqetësimi. Ndërsa shprehet se nga lodhja e madhe që i shkakton mbajtja e thasëve, i kanë nisur dhe luhatjet e tensionit. E

moshuara çdo ditë del nga shtëpia që në orët e para të mëngjesit për të mbledhur kanaçe, e ndërsa kthehet në shtëpi vetëm me pak para që i shpenzon për ushqimet e përditshme. “Kam shtatë vjet që dal çdo ditë duke mbledhur kanaçe e materiale të tjera që ti shes, e me paratë që fitoj të blej ushqimet dhe të mbaj shtëpinë. Pension marr vetëm 48 mijë lekë të vjetra. Nuk jetohet me kaq para”, thotë 64-vjeçarja, ndërsa nxiton të dërgojë dy thasët e tej mbushur me kanaçe e shishe në pikën e grumbullimit në zonën e “Myslym Shyrit”. Vështirësitë Sulltanja, nëna e tre fëmijëve rrëfen se jeton vetëm me plakun në një shtëpi të vjetër në periferi të qytetit dhe i duhet që për të mbijetuar të punojë duke mbledhur materiale të ndryshme në kazanët e plehrave, gjë e cila i shqetëson së tepërmi fëmijët. “Fëmijët nuk e dinë që merrem me këtë punë, pasi do të mërziteshin po ta merrnin vesh, por nuk kam ç’të bëj. Ata kanë familjet e tyre dhe me zor ia dalin për vete, ndaj jam detyruar të dal në rrugë e të shes kanaçe e shishe për të fituar bukën time”, sqaron Sulltanja duke shpjeguar se fëmijët e ndihmojnë me para për të blerë ilaçet e plakut që gjendet i sëmurë në shtëpi. Pensioni Familja Brunga ka ardhur përpara disa vitesh nga Dibra në kryeqytet. Sulltanja

thotë se i ka rritur fëmijët e saj në varfëri dhe me shumë sakrifica, ndaj tani që janë rregulluar disi me familjet e tyre do t’i shohë të lumtur dhe nuk do t’i shqetësojë duke iu marrë para. E moshuara sqaron se në katër ditë me shitjen e kanaçeve mund të fitojë rreth 5-7 mijë lekë, para që nuk i dalin as për të blerë bukë. Por përveç varfërisë e moshuara thotë se, një tjetër shqetësim i saj është edhe pensioni i pleqërisë i cunguar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë që ka disa muaj që nuk merr shtesën e pensionit të akorduar prej qeverisë shqiptare për të gjithë pensionistët. 64-vjeçarja thotë se, ka shkuar disa herë në Drejtorinë Rajonale të Pensioneve dhe atje nuk ka mundur të marrë asnjë sqarim. “Kam punuar 14 vjet dhe marr shumë pak pension. Me shtesën e fundit që na ka bërë kryeministri merrja 50 mijë lekë (të vjetër), ndërsa tani nuk e di pse m’i kanë mbajtur 4 mijë lekë (të vjetra). Kam katër muaj pa i marrë”. E moshuara i bën apel Institutit të Sigurimeve që ta marrë në konsideratë shqetësimin e saj, duke i dhënë shtesën e pensionit të akorduar me ligj nga Këshilli i Ministrave. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Europa ofron vend pune Asistente. Dërgoni CV në: europafoundation@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Rruga: Gjergj Kastrioti, Lagja: 10 Pranë Parukeri Iden, Korçë, Albania Tel: +355 82 253 657 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E MËRKURË, 13 SHKURT 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Prezantimi i Platformës së PLSHR me qytetarë të Pukës!

V

ijon prezantimi i Platformës së PLSHRsë me qytetarë të Pukës. Koordinatori i Unionit te Sipërmarrësve Shqiptarë, Endrison Laçi, prezantoi platformën politike të kësaj partie tek z. Milaim Qarri. Pasi u informua në mënyrë të detajuar me gjitha pikat e kësaj platforme, z. Milaim u shpreh se, e rëndësishme për një Shqipëri të Re është lufta kundër korrupsionit dhe do ishte e domosdoshme Krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër korrupsionit, e cila do të krijojë evente, forume, konferenca dhe studime të përmuajshme për nivelin e korrupsionit. Duke u bazuar edhe tek pikat e tjera të platformës së PLSHR-së, z. Milaim shprehu mbështetjen e tij ndaj kësaj force politike. Për më tepër: www.77news.al

Akullore kundër gripit dhe ftohjes!

A

mvisja nga Ohio ka krijuar ëmbëlsirën e ftohët, e cila në vete përmban gjithçka që ju nevojitet për largimin e gri-

pit dhe ftohjes. Kur vijnë gripat dhe ftohjet, të gjithë na këshillojnë që të ngrohemi dhe të pimë çaj të nxehtë, ndërsa Jenni Britton

Bauer nga Ohio ka vepruar me logjikë të kundërt, duke e rikujtuar pijen shtëpiake me të cilën e kanë shëruar nëna dhe gjyshja kur ka qenë e vogël. Bëhet fjalë për desertin e ftohtë të mbushur me përbërës që forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në luftën kundër telasheve dimërore. Vitamina C është e pranishme në forma të shumta, aty është xhenxhefili, veçoritë antiinflamatore të të cilit ndihmojnë te temperatura e lartë dhe nyjat që dhembin, pektina e lëngshme që ndihmon te inflamacioni i fytit, mjalti për të cilin nuk ka nevojë të flitet dhe speci djegës. www.banka-ideve.com

Qeramika Apollon Sh.p.k ofron vend pune Financier. Dërgoni CV në: qeramika_apollon@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 13 SHKURT 2013 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Përfaqësues të Universitetit “Vitrina” në ekspeditën mjedisore!

N

ë kuadër të projektit “Network for the conservation of sea Turtles and Cetaceans in the Adriatic”, u realizua një marshim nga grupi i punës Prof. Dr. Idriz Haxhiu dhe Msc. Vilma Piroli, përgjatë bregdetit të Adriatikut nga Shëngjini në Kune, për të evidentuar shkallën e ndotjes si dhe problemet e erozionit. Në segmentet e para (në Shëngjin) të vrojtuara dhe të kontrolluara nga ata, rezultoi se ato ishin në gjendje të mirë: me një nivel shumë të ulët të ngordhjeve të invertebrorëve përgjatë bregdetit si dhe me pak ndotje urbane. Në vijim të marshimit drejt bregdetit të Kunes, problemet e ndotjes dhe të ngordhjeve si dhe dukuria e erozionit bëheshin më të theksuara. Gjallesat e ngordhura të gjetura përgjatë bregdetit ishin invertebrorë të tillë si Donax sp., Mactra sp., Murex sp., gaforre etj. Kjo rritje e ndjeshme e numrit të gjallesave të ngordhura si dhe e

ndotjes plastike në bregdet që vihej re duke iu afruar Kunes, mendohet se vjen si rezultat i afrimit të grykëderdhjes së lumit Mat, e cila gjendet rreth 2 km më në jug. Erozioni në zonën e Kunes vazhdon të jetë një problem serioz. Bimë të tëra pishe u gjetën të rrëzuara përgjatë bregdetit duke mundësuar kështu përparimin e detit drejt bregut. Kjo ekspeditë vijoi më tej me takimin e disa grupeve të peshkatarëve nga të cilët u morën shumë informacione në lidhje me ecurinë e kapjes në rrjetat e tyre të gjallesave të ndryshme detare, si dhe me problematikat e tyre të përditshme në det. Gjatë rrugës së kthimit për në Kampus, u bë një vrojtim edhe i nivelit të ujërave dhe të ndotjes plastike të lumenjve Zeza dhe Gjola, ku u vu re një nivel shumë i lartë i ndotjes. Situata e ndotjes në brigjet e këtyre lumenjve ishte alarmante. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Dita e sotme iu sjell një përmirësim në çështje pune. Do merrni një lajm të mirë ekonomik. Demi: Do keni qetësi dhe harmoni me partnerin por nuk do mungojnë njohjet e mira. Binjakët: Dita e sotme sjell mundësi të mira në çështjet familjare. Ekonomia që lidhet me bizneset familjare është e favorshme. Gaforrja: Dita e sotme sjell një risi të re në marrëdhënien tuaj me të tjerët. Luani: Do të keni mundësi të lëvizni me shumë sukses kapitalet tuaja. Do të takoni një person shumë interesant. Virgjëresha: Do keni përmirësime në çështjet personale dhe në aspektin ekonomik. Peshorja: Dita e sotme iu sjell në qendër të vëmendjes punë apo dëshira të parealizuara. Do ndjeni nevojën për të qenë me dikë që iu pëlqen. Akrepi: Sot fillon një ditë ku ju do merrni një energji konstruktive në bashkëpunimet apo punët ligjore. Shigjetari: Dita e sotme në lidhje me karrierën dhe jetën personale do jetë shumë e favorshme. Bricjapi: Do keni përkrahje si edhe një fuqizim të pozitave tuaja në të gjitha planet. Ujori: Sot do të shijoni çaste të mrekullueshme me partnerin dhe suksese në punë. Peshqit: Kjo ditë do iu sjellë një përmirësim në marrëdhënien me të tjerët. Tregohuni bashkëpunues.

Geco 2003 ofron vend pune Drejtor Teknik. Dërgoni CV në: info@gecoashensore.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Shumë! Shumë më Shumë sesa Shumë! Mundësi pa fund nëse merr iniciativën!

Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 360 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 17 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 13 SHKURT 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Stojani: Futja e konceptit të Qerasë Tatimore do të ndihmonte në eliminimin e korrupsionit! P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re Agron Zani takimin e tij të rradhës e zhvilloi me sipërmarrësin Petrit Stojani. Gjatë diskutimit mbi Platformën Politike të Lëvizjes Shqipëria E Re, zotëria në fjalë përkrahu shumë pikën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes sektorit publik dhe atij privat në dobi të hapjes të sa më shumë vendeve pune. Një pikë tjetër ishte dhe Futja e Konceptit të qerasë tatimore për të gjitha llojet e bizneseve në Shqipëri si një mënyrë e rëndësishme për eliminimin e korrupsionit. Në fund zoti Stojani u shpreh i gatshëm për përkrahje dhe mbështetje të kësaj platforme politike dhe vendosi të behej antar pranë Partisë Lëvizjes Shqipëria e Re. Për më tepër: www.77news.al

Diskutim mbi Platformën Politike të PLSHR në Durrës!

P

ër faqësuesja e Par tisë Lëvizja Shqipëria e Re, Hëna Paja, vijon me takimet masive në qytetin e Durrësit me banorë të ndryshëm, mosha të ndryshme dhe sigurisht individ me interes të veçantë kundrejt kësaj force të re Politike. Pjesë e prezantimit për njohjen e kësaj force të re Politike ishte Agim Ceni, i cili tregoi interes të veçantë për njohjen e Platformës Politike të PLSHR-së! Ceni mbështeti idetë dhe mundësitë që kjo parti ofron për punësimin e të rinjve në administratën shtetërore. Një tjetër pikë e rëndësishme që u diskutua ishte edhe përkrahja që PLSHR ofron për zhvillimin e sipërmarrjeve, kryesisht ato të vogla dhe të mesme. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77News