Issuu on Google+

Edmond Vlashaj Sms: +355 68 20 67 991 Sms: +355 68 54 11 254 Partia Lëvizja Shqipëria e Re Cel: +355 69 57 63 360

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 31.05.2013 VITI II - NR.451 ...>>fq.3 ...>>fq.2

Kryeministri Berisha në Këshillin e Ministrave: Progresi në fushën dixhitale, një realitet i prekshëm! MENDIMI POZITIV

Ju mund të jeni, të keni dhe të bëni gjithçka!

V

eprimet tuaja nuk kanë lidhje fare Qendra e me bollëkun tuaj! BoMendimit Pozitiv llëku juaj është një përgjigje e vibrimit tuaj. Sigurisht edhe besimi është pjesë e vibrimit tuaj, kështu nëse ju besoni se veprimet janë pjesë e asaj që sjell bollëkun... >> VIJON NË FAQEN 2

Shtypi turk i bën jehonë partisë dhe kreut të saj, Edmond Vlashaj: PLSHR - AKP e Shqipërisë!.........fq.2 PLSHR propozon fuqizimin e Ministrisë së Punës!..fq.3 Vlashaj: Bashkëbisedim me miq për modelin e PDZH dhe të Kryeministrit Erdogan!..................fq.4 21000 tarraca pallatesh në vit, të mbuluara me çati për të eleminuar lagështirën!..................fq.6 Mirgita Margjini: Të rinjtë t'i besojnë modelit tonë për “Drejtësi dhe zhvillim”!..........................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 31 MAJ 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shtypi turk i bën jehonë partisë dhe kreut të saj, Edmond Vlashaj: PLSHR - AKP e Shqipërisë!

S

uksesi politik i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe i Rexhep Erdoganit vazhdon të bëhet shembull edhe në vende të tjera. Pas partisë “Liri dhe nderi i popullit” në Bullgari, tashmë edhe në Shqipëri vazhdon me shpejtësi të ngrihet një parti e cila merr si shembull Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Kryeministrin Rexhep Erdogan. Emri i partisë e cila është krijuar afërsisht dy vite më parë është Partia Lëvizja Shqipëria e RE (PLSHR). Kryetari i përgjithshëm i PLSHR është z. Edmond Vlashaj; ka vazhduar studimet në Fakultetin e Histori-Gjeografisë dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë. Edhe pse në moshë akoma të re, 35-vjeçar, si politikan duket shumë shpresëdhënës. Një delegacion të rinjsh prej kësaj partie kanë bërë një sërë takimesh dhe trajnimesh në Bursa. Gjithashtu kanë vizituar edhe

Bashkinë e Bursës. Një pjesë prej tyre përbëhet prej të rinjve të cilët janë arsimuar në Turqi. Njëri prej tyre është edhe Gazment Shkrela, i cili është njëkohësisht edhe koordinatori i Marrëdhënieve me Jashtë, kryesisht me Turqinë. Diplomuar në Universitetin e ‘Selcukut’ në degën Ekonomi. Ja se çfarë thanë ata: “Partia Lëvizja Shqipëria e Re është krijuar në rrethanat kur Shqipërisë i nevojitet një forcë e re politike, me vizion të ri për të nxitur funksionimin e reformave, për të nxitur zhvillimin, aspiratat integruese të vendit dhe funksionimin normal të jetës politike, pluralizmit dhe konkurimit të vlerave në Shqipëri. Partia Lëvizja Shqipëria e Re ka si burim frymëzimi Kryeministrin Turk, z. Erdogan, si dhe reformat e tij të gjithanshme”. Gjatë muajve të fundit Partia Lëvizja

Shqipëria e Re ka realizuar promovimin e dy librave: “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” dhe “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”. PLSHR deri më tani përbëhet nga 10000 anëtarë ku 3000 prej tyre janë aktivë; ajo ka krijuar pothuajse në të gjithë qytetet dhe qytezat degët e saj. Në Tiranë ka rreth 100 degë që funksionojnë në formë networku. Gazeta “77 News” shpërndahet falas, çdo ditë nga 20000 kopje në të gjithë Shqipërinë. Në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Shqipëri më 23 qershor 2013 Partia Lëvizja Shqipëria e Re synon të fitojë 6 deri në 12 deputetë. Slogani kryesor është Fuqizimi i Shtetit Shqiptar. Sikurse shihet, Turqia tashmë duke filluar prej shteteve të Ballkanit dhe në të gjithë botën po bëhet shembull për stabilitetin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-politike. Turqia tashmë është një shtet model. Por a e dini se cila është ana e çuditshme? Turqia edhe pse po bëhet shembull për të gjithë botën duke hedhur hapa të fortë në zhvillim, një pjesë që ka mbetur me mendime të vjetra tek ne, nuk po e kupton akoma se ku po shkon Turqia. Gjithashtu nuk kanë ndërmend as të heqin dorë prej kuptimit politik të vjetër. Sa keq që partitë tona opozitare kanë mbetur më mbrapa se populli. Për këtë arsye dhe nuk arrijnë të marrin mbështetjen e nevojshme prej popullit dhe me këtë ecuri është e pa mundur që të marrin mbështetjen. Për fat të keq partitë tona opozitare as që mund të krahasohen me partitë shqiptare... Murat Sevinç, autori i shkrimit në gazetën e Bursës, Turqi. Për më tepër: www.nehaberbursa.com

për të cilën ju duhet të luftoni apo të sakrifikoni. Ju jeni qënie me vlerë dhe e meritoni mirëqënien. Të gjitha burimet për çdo gjë që ju mund të dëshironi, janë në majat e gishtave tuaj. Gjithçka ju duhet të bëni është të identifikoni çfarë doni të bëni me të, pastaj praktikoni vendin e ndjenjës se si do të ishte sikur të ndodhte me të vërtetë. Nuk ka asgjë që ju nuk mund të jeni, nuk mund

të bëni, apo nuk mund të keni. Ju jeni qënie të bekuara dhe keni ardhur në këtë ambient fizik për të krijuar. Nuk ka asgjë që ju pengon përveç mendimeve kontradiktore dhe emocionet tuaja ju njoftojnë kur keni mendime të tilla. Jeta supozohet të jetë kënaqësi! Ju jeni krijues të fuqishëm dhe jeni tamam në program. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 atëherë ju duhet ta shpërbëni atë. Do të doja që ju ta largonit fjalën “Fitoj” nga fjalori dhe nga botëkuptimi juaj, dhe do të doja që ju ta zëvendësonit me fjalën “Lejoj”. Ju doni të lejoni mirëqënien tuaj dhe kjo nuk është diçka që keni nevojë ta fitoni. Gjithçka ju duhet të bëni është të vendosni se çfarë dëshironi të përjetoni dhe pastaj lejojeni në mënyrë që ta merrni. Nuk është diçka Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E PREMTE, 31 MAJ 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha:

Progresi në fushën dixhitale, një realitet i prekshëm!

Mbledhja e Këshillit të Ministrave.

K

ryeministri Berisha ka deklaruar dje se Shqipëria ka bërë progres të madh në fushën dixhitale. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha theksoi se

Shqipëria ka një listë të gjatë shërbimesh online. “Progresi i Shqipërisë në fushën dixhitale është një nga realitetet më të prekshme sot. Disa nga praktikat dixhi-

tale të vendit janë të parat të aplikuara në ndonjë vend. Shqipëria ka një listë të gjatë shërbimesh që ofron në praktikën dixhitale. Nga prokurimet dhe më e fundit që inaguruam sot është pagesa elektronike e doganave”, tha Berisha. Këshilli i Ministrave gjithashtu vendosi miratimin e përcaktimit të procedurës së shenjimit të naftës. Kreu i qeverisë ka theksuar se me këtë vendim i jepet fund abuzimit me karburantin.“Kjo parandalon abuzivitetin real të përzierjes dhe përdorimit të karburanteve të dëmshme, ky lloj shenjimi qartëson çdo lloj manipulimi që bëhet me karburantin dhe kjo është arritje e madhe”, theksoi ai. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR propozon fuqizimin e Ministrisë së Punës!

Zëdhënësja e shtypit të PLSHR, Fabiola Kajana.

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), nëpërmjet zëdhënëses së saj, Fabiola Kajana, në 30 maj 2013, bëri një deklaratë për shtyp, me anë të së cilës kërkohet rikonceptimi i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Më poshtë vijon deklarata:

“Fuqizimi i Shtetit Shqiptar është një prej pikave të platformës politike për të cilën po shpalosim programin tonë politik. Sot do të vijojmë me fuqizimin e Ministrisë së Punës. Në këtë ministri duhet të përqendrohet vëmendja maksimale e qeveritarëve. Fuqizimit të saj duhet t’i bashkangjitet po-

tencialisht edhe shndërrimi si promotorin e zhvillimit tonë ekonomik, social dhe kulturor. Ngritja e kësaj ministrie në nivelin më të lartë financiar dhe organizativ të qeverisë do të ndikonte pa asnjë dyshim në arritjen e objektivave mbi zhvillimin tonë shtetëror dhe kombëtar. Krijimi i projekteve për punë sociale! Pretendojnë se familjeve në nevojë u japin ndihmë sociale kur në të vërtetë ata marrin lëmoshë. Eleminimi i ndihmës sociale, eleminimi i kësaj lëmoshe, për njerëzit që janë shëndoshë e mirë dhe zëvëndësimi me një vend pune sociale, do të ishte më e denjë dhe më e volitshme për njerëzit që tashmë përfitojnë ndihmë sociale. Populli shqiptar nuk ka nevojë për mëshirën e askujt, mëshirë prej vetëm 3 000 lekë në muaj ose ndoshta dhe më pak. Populli shqiptar ka nevojë që të hapen sa më shumë vende pune”. Për më tepër: www.77news.al

Iridi Dusha: Mosha kufi në administratë, nga 18 deri në 45 vjeç!

K

andidati për deputet i PLSHR, Iridi Dusha ka vijuar takimet me qytetarë ku ka biseduar rreth pikave të platformës së kësaj partie, e cila tashmë po njihet gjerësisht në mjaft qytete dhe fshatra të vendit. Ai u ndal në një pikë të veçantë të kësaj platforme, përcaktimi me ligj i moshës kufi të punës së punonjësve të administratës publike nga mosha 18 vjeç deri në moshën 45 vjeç, ku tha se për këtë është punuar për përgatitjen e një projektligji që do i paraqitet Kuvendit Lëvizja

të ri e që do të dalë pas 23 qershorti 2013. Ky projektligj synon përfshirjen e pjesës më të re dhe më vitale të popullsisë në të gjitha nivelet e administratës, e cila do të çojë vetvetiu në ritme më të larta të veprimtarisë së saj dhe të zhvillimit të vendit tonë. Projektligji s’ka për qëllim që të diskrimonojë apo të hedhë në rrugë grupmoshat më të rritura, sepse edhe për ato do të krijohen të tjera hapësira punësimi në sipërmarrjet private. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 31 MAJ 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Bashkëbisedim me miq për modelin e PDZH dhe të Kryeministrit Erdogan!

M

e miqtë nga Puka dhe Shkodra, kemi folur gjerë e gjatë, për rolin e ri të shtetit në marrjen e përgjegjësive që i takojnë jo vetëm si rregullator por edhe si prijës i zgjidhjes së problemeve, si dhe më shumë si projektues i parandalimit të problemeve. Shteti që angazhohet në ndërtimin e 21000 shtëpive të reja çdo vit me kredi të buta për familjet në nevojë si dhe familjet e reja, sipas modelit të Qeverisë Turke të drejtuar nga Kryeministri Erdogan, është shteti i Shqipërisë së Re, për të cilin kanë nevojë pukjanët, shkodranët, si dhe të gjithë shqiptarët. Edmond Vlashaj, Kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë

Vilma Kërçiku, PLSHR propozon: - Sistem Taksimi mbi xhiron reale dhe jo mbi fitimin fiktiv!

K

ryetarja e Forumit Rinor dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës,

Vilma Kërçiku ka realizuar takime të ndryshme me sipërmarrës të njësisë nr, 11

në zonën e Kodër-Institutit. Gjatë bisedave, znj. Kërçiku ka prezantuar tek sipërmarrësit platformën e PLSHR, duke u ndalur kryesisht tek Koncepti i Qerasë Tatimore. Futja e këtij koncepti të ri, tha Kërçiku, do të bëjë të mundur që të gjitha llojet e bizneseve në Shqipëri të ndahen në 7 kategori sipas xhiros vjetore dhe që ato të paguajnë qeranë sipas një sistemi transparent. Është menduar që Qeraja Tatimore të kryhet me dy hapa: 50 për qind në krye të çdo viti dhe pjesa tjetër e ndarë për çdo muaj. Sipas platformës sonë, verifikimi i xhiros vjetore do të bëhet nëpërmjet kasave fiskale. Ndërkaq policia tatimore do të veprojë nën një amendament ligjor, i cili i jep të drejtë secilit punonjës të përfitojë 50% të pasurisë së çdo sipërmarrësi kur faktohet se ky i fundit ka kryer një veprim pa faturë tatimore. Kjo gjë do të garantojë korrektësi dhe efikasitet. Për më tepër: www.77news.al

Serxhio Peqini: PLSHR, me qasje dhe ide të reja për zhvillimin!

K

andidati për deputet për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në qarkun e Elbasanit, z. Serxhio Peqini ka vazhduar me takimet e radhës. Gjatë këtij takimi ai e ka prezantuar të moshuarin me synimet e PLSHR. I moshuari vlerësoi përpjekjet që po bën kjo forcë e re politike për të qenë e pranishme në çdo skaj të vendit me një paketë idesh të reja që shkojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe në begatimin e vendit. Më vjen mirë, tha Lëvizja

i moshuari, që PLSHR nuk merret shumë me kundërshtarët, por i mëshon më tepër zgjidhjes së disa problemeve aktuale në ekonomi, në shëndetësi, në turizmin, në drejtësi dhe në afrimin ndërshqiptar. Shqiptarët janë zhgënjyer mjaft nga klasa politike aktuale, e cila vuan shumë nga mungesa e demokracisë, por edhe që nuk ka perspektivë për të sotmen dhe të ardhmen. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E PREMTE, 31 MAJ 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

I moshuari:

Përmbarimi më mori shtëpinë, mund të përfundoj në rrugë!

Bardhyl Kulla

S

hpesh herë të moshuarit janë kontigjent që mund të përfundojnë në rrugë, për shkak se janë nxjerrë nga banesat e tyre, (ku jetonin për dekada të tëra) vetëm e vetëm se nuk arritën të përfitonin nga privatizimi si shumë shqiptarë të tjerë. Në lidhje me këtë problem ne intervistuam 75 vjeçarin Bardhyl Kulla, i cili është nxjerrë nga shtëpia nëpërmjet Përmbarimit, rreth një muaj më parë. Mund të më thoni se nga jeni? Unë jam me origjinë nga Korça, por kam shumë vite që kam ardhur në Tiranë. Familja ime ka ardhur këtu kur unë isha në moshën 2 vjeç. Madje ne kemi patur edhe një pronë, por edhe pse iu drejtuam Agjensisë së Kthimit e Kompesimit të

Pronave, përsëri nuk arritëm që ta përfitonim të drejtën tonë. Gjithsesi dua të theksoj se pasi ne ikëm nga shtëpia jonë u sistemuam nga Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe në një pallat që aktualisht ndodhet përballë “Tore Drinit”. Në këtë apartament unë paguaja 2 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju shoh të shqetësuar, çfarë ka ndodhur? Një muaj më parë në shtëpinë tonë erdhi përmbarimi dhe më mori të gjitha mobiljet e shtëpisë. Më pas unë shkova në polici që të kundërshtoja këtë vendim të padrejtë, por aty asnjë punonjës i shtetit nuk më priti e nuk e mbështeti kërkesën time. Unë kam dy fëmijë, të cilët janë të martuar. Përsëri jam i detyruar që të qëndroj në këtë shtëpi në kushte shumë të vës-

htira. Qëndroj vetëm sepse bashkëshortja është tek njerëzit e saj, pasi është shumë e sëmurë dhe ka probleme me shëndetin. Sa e rrezikshme është që të banoni sërish në këtë shtëpi? Është tepër e vështirë që të qëndrosh në këtë shtëpi, pasi është shkatërruar gjithë tavani, janë thyer të gjitha dyert, njëkohësisht është dëmtuar dhe sistemi i ujit. Nuk e di sesa kohë do të vazhdojë kjo gjendje. As e kisha menduar që do të përfundoja pa shtëpi, si dhe pa strehë. Ku keni punuar më parë? Unë kam punuar një jetë të tërë si inxhinier mekanik dhe aktualisht marr një pension 180 mijë lekë në muaj. Në gjendjen që jam problemi më i madh është strehimi dhe do të doja që shteti të marrë masat, pasi unë nga dita në ditë mund të përfundoj në rrugë. Jemi njerëz dhe nuk e meritojmë që të katandisemi në këtë gjendje. Çdo njeri ka të drejtën e tij për të patur një strehë dhe për të jetuar në mënyrë dinjitoze, por shoh që mosha e tretë në Shqipëri përkrahet shumë pak. Nëse shteti nuk merr asnjë masë për strehimin tim atëherë të më jepet mundësia që të shkoj në azilin e të moshuarve. Kjo është e keqja më e vogël, se nuk kam çfarë të bëj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

PLSHR, 77000 vende të reja pune në vit në të gjithë Shqipërinë!

K

andiati për deputet për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re z. Kondi Ilia ka vijuar takimet në çdo rrugicë të njësisë bashkiake nr. 10, Tiranë. Ai për disa çaste bisedoi me banorin Enver Shkalla, i cili ishte duke punuar për rregullimin e një rruge dytësore. Shkalla u njoh me platformen politike të PLSHR dhe synimet e qarta që ka kjo parti për punësimin, më konkretisht hapjen e 77 mijë vendeve të reja pune në vit në gjithë Shqipërinë, propocionalisht nga 5 mijë vende të reja pune në çdo qark, si dhe 17000 vende të reja pune në hapësirën Tiranë - Durrës, ku për hapjen e këtyre vendeve të punës do të shfrytëzohen të gjitha burimet e brendshme, si dhe tërheqja në mënyrë agresive dhe joshëse e investimeve Lëvizja

të huaja. Gjithashtu, gjatë bisedës u diskutua në lidhje me synimin e PLSHR për fuqizimin e institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale, më konkretisht për përzgjedhjen me votim të drejtpërdrejtë nga komuniteti lokal, i gjithë drejtuesve kryesorë apo liderëve të këtyre institucioneve.“Ne duam punë, sepse jemi familjarë. Një ditë të qëndrosh pa punë dhe natyrisht që ka pasoja. Shpresoj që partia juaj t’i realizojë këto synime”, - u shpreh banori. Gjithashtu Shkalla shprehu mbështetjen për kandidaturën e z. Kondi Ilia, duke theksuar se kjo parti i ka mundësitë që të bëjë më të mirën për punësimin e të gjithë shqiptarëve. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 31 MAJ 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, 21000 tarraca pallatesh në vit, të mbuluara me çati për të eleminuar lagështirën dhe për të rritur mirëqenien!

K

anditati për deputet për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Tiranës, z.Durim Lila ka vazhduar takimet me banorë të ndryshëm të Komunës Prezë. Gjatë këtij takimi banorët u njohën me platformën politike të PLSHR-së. Midis të tjerave, duke qënë se banojnë në pallat, ata u ndalën në veçanti në synimin nr.3 ku thuhet se në të gjitha qytetet e Shqipërisë 21000 tarraca pallatesh në vit do të mbulohen me çati, të cilat do të mundësojnë një jetesë më të mirë, por dhe më shumë hapësira, nëpërmjet papafingove që do të krijohen me vendosjen e çative. Në fund të takimit banorët u shprehën: “ Tarracat e pallateve janë problematike si në dimër për shkak të lagështirën, ashtu edhe në verë për shkak të nxehtësisë së madhe, ndaj dhe zbatimi i këtij synimi do të ishte zgjidhja e shumë problemeve që shqetësojnë popullin shqiptar”. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, një prej 12 synimeve: Krijimi i 21000 sipërmarrjeve të reja shqiptare çdo vit!

K

andidati për deputet për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Beratit, z. Sajmir Lamaj ka vazhduar me takimet e radhës. Gjatë këtij takimi ai e ka prezantuar tregtaren me platformën politike të PLSHR, me 7 pikat e saj, si dhe me 12 synimet. Pasi u njoh me platformën tregtaria u shpreh: “ Jap mbështetjen time maksimale ndaj të gjitha pikave që paraqiten në këtë platformë, por dua të theksojë dhe të vlerësojë edhe më tepër pikën e tretë të saj, e cila ka të bëjë me sipërmarrjet

shqiptare. Edhe pse unë jam një sipërmarrëse e vogël, bashkohem me mendimin se fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare do të jetë real vetëm nëse ka sistem të thjeshtë tatimesh dhe taksash, e nëse eleminohet presioni korruptiv i inspektorëve tatimorë. PLSHR na ka paraqitur një platformë ideale nëpërmjet Qerasë Tatimore, e cila është në formën 50% në krye të çdo viti si dhe 50% e shpërndarë në çdo muaj. Fitore më 23 për PLSHR, fitore për Shqipërinë e Re”. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR & Fuqizimi i Institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe të Përkujdesjes Sociale!

S

ekretarja e partisë Lëvizja Shqipëria e Re, znj.Enkeleda Hoxha vazhdon takimet me qytetarët e Tiranës. Ajo i prezantoi banores platformën e PLSHR-së. Biseda u fokusua më tepër në pikën e dytë të platformës, e cila ka të bëjë me arsimin, shëndetësin dhe përkujdesjen sociale, ndaj të cilës ajo tregoi interes të madh. Në fund të takimit e reja u shpreh se kishte besim se Partia Lëvizja Shqipëria e Re si një forcë politike me një organizim të shkëlqyer do të mund ti ofronte shumë shoqërisë shqiptare. Për më tepër: www.77news.al Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E PREMTE, 31 MAJ 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Së bashku do të krijojmë një Turqi shumë më ndryshe!

Rexhep Tajip Erdogan

K

ryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në hapjen e objekteve sportive të komunitetit sportiv dhe edukativ ‘Okmejdanë’. Në fjalën e tij Erdogan foli mbi vlerat e rëndësishme të historisë së shkuar dhe të tashme të Turqisë. Duke nënkuptuar problemet që po ndodhin në rajonet rreth Turqisë, ai theksoi se vendi i tij i mbron të drejtat e njeriut duke mos bërë asnjë dallim etnike, besimi apo sekti fetar. “Ne e kemi vlerësuar njeriun gjatë gjithë historisë dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe sot. Ne mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme vlerat e njeriut si dhe paqen në të gjithë botën. Ne jemi më se të bindur se në çështjet rajonale dhe globale kurrsesi

nuk synojmë interesat vetjake etnike apo fetar, por ne synojmë vetëm drejtësi dhe barazi. Në këtë kontekst besojmë se nëse arrihet drejtësia dhe paqja, rajoni vetëm atëherë do mund të bëhet një hapësirë e jetueshme”, - tha Erdogan, duke shtuar se qeveria e tij është duke e ndjekur në mënyrë shumë të vendosur çështjen e terrorit i cili tani ka arritur në shkallën e zgjidhjes. Pasi theksoi se Turqia ka para saj shumë objektiva për vitin 2023, ai shtoi se “shpresojmë që në 100 vjetorin e Republikës së Turqisë ne do të krijojmë një Turqi shumë më të ndryshme, pa terror, pa vuajtje e dhimbje dhe me plot vëllazëri”. Më pas ai dha shumë informacione mbi investimet dhe projektet

Lëvizja

Ankaraja e shqetësuar për gjendjen në Siri! Davutogllu vazhdon të ndjekë një trafik të ngjeshur diplomatik për krizën në Siri. Ai realizoi një tjetër bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri. Në këtë bisedë telefonike, shefi i diplomacisë së Uashingtonit i përcolli homologut turk përshtypjet e takimit të tij me Ministrin e Jashtëm të Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov. Pasi theksoi se bisedimet me Lavrovin kaluan në një atmosferë pozitive, Xhon Kerri shpalosi vullnetin e tij për të vijuar përpjekjet diplomatike lidhur me dhënien fund krizës siriane. Gjatë bisedës telefonike Davutogllu-Kerri u mor në shqyrtim edhe mbledhja e opozitarëve sirianë në Stamboll. Po ashtu, ministri Davutogllu zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga Arabia Saudite dhe Jordania. Edhe me këta të fundit u bënë vlerësime mbi situatën aktuale në Siri dhe mbledhjen e opozitarëve në Stamboll. Mes çështjeve që u diskutuan në këtë bisedë telefonike ishin gjithashtu zhvillimet rreth vendimit të Bashkimit Europian për revokimin e embargos së armëve drejt Sirisë dhe kontaktet e ministrit Davutogllu në Bruksel. Për më tepër: www.77news.al e mëdha të cilat do të vihen në shërbim të qytetarëve gjatë viteve në vazhdim. Për më tepër: www.77news.al

Bursa e Stambollit nënshkruan me atë të Tiranës!

Z

v/presidenti i Bursës se Stambollit, Z. Mustafa Baltaci dhe Presidentja e Bursës se Tiranës, znj. Anila Fureraj, nënsLëvizja

hkruan memorandumin e mirëkuptimit mes Bursës se Stambollit dhe Bursës së Tiranës. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Memorandumi i mirëkuptimit mes dy bursave u nënshkrua gjatë forumit ekonomik “Shqipëria, një model i ri zhvillimi”, mbajtur në Tiranë. Zv/Presidenti i Bursës së Stambollit shpjegon arsyet dhe qëllimet e këtij bashkëpunimi me Bursën e Tiranës.“Pasi themeluam Bursën e Stambollit, e cila më vonë u shndërrua në Bursa e Stambollit IMKB, siguruam transformimin dhe bashkimin e bursave që veprojnë në tregun tonë, në tregun e kapitalit në Turqi. Javën e kaluar u bashkuam edhe me Bursën e Transaksioneve dhe Opsioneve me Maturim të Turqisë (VOB). Me bursën e arit integrimin e kemi realizuar më

herët. Tani po të kemi parasysh të gjitha këto bashkime e integrime jemi kthyer në bursën më të madhe të këtij rajoni. Në mënyrë të natyrshme këtu është krijuar një përvojë, të cilën ne duam ta ndajmë në mënyrën më të mirë me bursat e vendeve përreth. Duke marrë shkas nga kjo 2 vite më parë ne u bëmë ortak me Bursën e Sarajevës me një pjesëmarrje rreth 15%. Mendoj se në muajt e ardhshëm këto lloj investimesh do t’i vazhdojmë edhe në disa bursa të tjera ballkanike. Si një iniciativë e tillë mund të vlerësohet në fakt edhe memorandumi i mirëkuptimit që firmosëm sot me Bursën e Tiranës, Bursën e Shqipërisë”, - tha zv/Presidenti i Bursës së Stambollit. Bursa e Tiranës është krijuar ne vitin 2002, por ende punon vetëm me bono thesari. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 31 MAJ 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mirgita Margjini: Të rinjtë e qarkut të Lezhës t'i besojnë modelit tonë për “Drejtësi dhe Zhvillim”!

Z

onja Mirgita Margjini është një vajzë e re 28 vjeçe, e lindur në Mirditë, rritur e shkolluar në Shkodër, ku ka mbaruar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja dhe më pas Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biokimi. Aktualisht po vazhdon studimet për një fakultet të dytë në degën Ekonomi. Pas shkollimit Mirgita zgjedh të kthehet sërish në vendlindjen e saj ku punon si mësuese e më pas Drejtoreshë e Qendrës Rinore në Rrëshen, për të ardhur në Tiranë, ku dhe punon si pedagoge në një universitet jopublik. Sot ajo është kandidate për deputete në krye të listës në qarkun e Lezhës dhe kërkon votën e qytetarëve të vendlindjes së saj për të përfaqësuar Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në Kuvendin e ardhshëm që do të

dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. E ftuar në emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” Mirgita tregon për teleshikuesit dhe votuesit e saj në qarkun e Lezhës arsyet pse u afrua pranë kësaj partie, parimet dhe synimet që e bashkojnë atë me parimet e synimet e PLSHR-së dhe fushatën zgjedhore që ajo e ka nisur herët në qarkun e saj dhe po e vazhdon me takime intensive në terren. “U njoha me PLSHR-në që në aktivitetet që kjo parti ka organizuar vjet para sezonit veror në mbështetje dhe në promovimin e turizmit. Ishte një nisëm shumë e bukur dhe që pati shumë mbështetje në qytetet ku u organizuan tryezat për turizmin”, - thotë znj.Margjini. Më tej ajo thotë se në takimet që realizon çdo ditë me qytetarët e Lezhës e Mirditës ka

venë re se ka një pakënaqësi të tyre nga politika 20 vjeçare, e cila ka prodhuar vetëm konflik. “Njerëzit kanë nevojë të besojnë në diçka të re, në njerëz të rinj që kërkojnë të ndryshojnë vendin me punë dhe përkushtim”, - shprehet ajo. Ndërkohë gjatë fushatës Mirgita pranon se po u flet votuesve për një shembull që për të është kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj. “Unë u them atyre se duhet të mbështeten te të rinj si ai, që kanë arritur vetë me punë e përpjekje çdo gjë në jetë. Ai është shembulli i një të riu që arrin të ngrejë një sipërmarrje private të suksesshme si Universiteti Vitrina, ai është shembulli që duhet të mbështetet me votë tani që është në krye të një partie politike e cila kërkon të fuqizojë familjen, shoqërinë dhe Shtetin Shqiptar”, shprehet znj. Margjini. Më tej Margjini shton se pika e fortë e PLSHR-së janë të rinjtë, ata përbëjnë shpirtin e kësaj partie, jo vetëm në përbërje, por dhe në platformën e saj politike, ku kërkohet punësimi i të rinjve në administratë, mbështetja e familjeve të reja nga shteti, etj. Znj. Margjini kërkon nëpërmjet televizionit "77News" dhe emisionit "Shqipëria e Re në Fokus" votën e qarkut të Lezhës si mbështetje për të rinjtë dhe për projektin që PLSHR ka për Shqipërinë e Re. Emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” mund ta ndiqni në 77News.al dhe në gazetën e përditshme "77News". Në këtë emision promovohen kandidatët për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe platforma politike e kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Gazeta 77 News