Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 30.05.2013 VITI II - NR.450 ...>>fq.4 ...>>fq.2

Esma Hoxha: Kërkojmë votën tek të gjithë ata që besojnë tek projekti i “Shqipërisë së Re”! MENDIMI POZITIV

Suksesi është lumturia që ndjeni ju!

M

ë vjen mirë kur shikoj njerëz që Qendra e duartrokasin suksesin Mendimit Pozitiv e dikujt tjetër, sepse kur ju e bëni këtë me zemër, kjo do të thotë që dhe ju vetë jeni në rrugën e duhur. Shumë njerëz mendojnë se sukses do të thotë të kesh... >> VIJON NË FAQEN 2

PLSHR, 21000 shtëpi të reja çdo vit për familjet e reja apo çiftet e reja!..........................................fq.2 PLSHR propozon ngritjen e Ministrisë së Diasporës!.....................................fq.3 Studentja E. Doçi: Kërkoj të më jepet në kohë bursa për studimet!..............................................fq.5 Turqi, projektligj kundër alkolit!...........................fq.7 Çajup Çangollari: Jo shitblerjes së votës, por Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!....................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 30 MAJ 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, 21000 shtëpi të reja çdo vit për familjet e reja apo çiftet e reja!

K

anditati për deputet për Partinë Lëvizja Shqipqeria e Re në qarkun e Tiranës, z. Vladimir Gosturani ka vazhduar me takimet e radhës me banorë të Komunës “Kashar”. Gjatë këtij takimi banori u njoh me platformën politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Ai tregoi interes të madh për synimet që ka PLSHR dhe në veçanti për pikën nr.1 ku thuhet: “21000 shtëpi të reja çdo vit për familjet e reja apo çiftet e reja. (të ndara proporcionalisht nga 1000 për çdo qark si dhe 9000 që mbeten për në Tiranë-Durrës, ku ka më shumë popullsi. Sipas shembullit pozitiv të Qeverisë Turke të drejtuar nga Kryeministri Erdogan me kompaninë shtetërore “Toki”). Në fund të takimit banori shprehu mbështetjen për kandidaturën e z. Gosturani në zonën e Kasharit, si dhe vlerësimin e tij maksimal ndaj kësaj force politike, e cila synon Shqipërinë e Zhvilluar dhe të Begatë. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, 21000 sipërmarrje prodhuese të ndihmuara nga shteti në fazën e investimit fillestar!

K

andidati për deputet për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, z.Nikolin Paloka

ka vijuar me takimet e radhës me banorë të ndryshëm. Gjatë takimit ai ka njohur

banorët më platformën politike, më 7 pikat e saj, si dhe më 12 synimet. Banori tregoi interest për të gjithë platformën e PLSHR, por dukshëm u ndaj tek synimet që ofron kjo forcë politike, e në veçanti në synimin nr.7 të saj ku thuhet: “21000 punishte apo sipërmarrje prodhuese të ndihmuara nga shteti në fazën e investimit fillestar. Eksporti i prodhimeve tona duhet të jëtë qëllimi final i këtyre sipërmarrjeve”. Në fund të takimit banori u shpreh: Bujqësia është një sektor i zhvilluar në Shqipëri, por që fitimet prej saj mbeten për të dëshiruar, për shkak të politikave që ndiqen në vendin tonë. Me PLSHR do të gjejnë zgjidhje këto probleme, ndaj mbështesim maksimalisht këtë force politike”. Për më tepër: www.77news.al

të thoni gjëra të tilla si: “Kur shikoj njerëz të suksesshëm, dhe me këtë dua të them njerëz të pasur dhe të lumtur, ndonjëherë ata janë të pasur dhe të palumtur. Kur flas për njerëz të suksesshëm, ajo që nënkuptoj janë njerëzit vërtetë të lumtur, njerëz që janë të mbushur me gëzim dhe që kanë uri të mbushin ditën

e tyre. Gati të gjithë ata, kanë patur një fillim të vështirë, i cili i ka kthyer ata më pas në rebelë të fuqishëm. Më pas ata kanë gjetur një mënyrë të qetësohen në të drejtën e tyre që në lindje të mirëqënies.” *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 gjithçka dëshiron, por në fakt nuk është ashtu. Suksesi nuk është të kesh gjithçka, suksesi është të ëndë-rrosh dhe të ndjesh pozitiven në të pazbuluarën. Standarti i suksesit në jetë nuk janë paratë apo gjërat, standardi i suksesit është absolutisht sasia e lumturisë që ndjeni. Ju mund Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 30 MAJ 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR propozon ngritjen e Ministrisë së Diasporës!

Zëdhënësja e shtypit të PLSHR, Fabiola Kajana.

N

ë 29 maj 2013, Partia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), nëpërmjet zëdhënëses së saj, Fabiola Kajana, bëri një deklaratë për mediat, ku ndër të

tjera thuhet: “Fuqizimi i Shtetit Shqiptar, një prej pikave të platformës sonë politike, është bërë pjesë e deklaratave të shtypit për

tri ditë me radhë. Në vijim të kësaj pike, PLSHR sjell një propozim tjetër: Krijimi i Ministrisë së Diasporës, ministri e cila nuk ekziston, por që Partia Lëvizja Shqipëria e Re synon ta bëjë të tillë. Ministria e Diasporës do të jetë ura lidhëse mes shqiptarëve të kudogjendur në botë dhe shtetit të tyre amë. Një shembull konkret i përcjelljes së nevojshmërisë është Ministria e Diasporës së Kosovës. Brenda vitit të parë të ekzistencës së kësaj ministrie është bërë e mundur tërheqja e mbi 800 milionë euro investime nga diaspora të bëra në Kosovë. Edhe ne si shtet duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe potencialin ekonomik që kanë shqiptarët e diasporës. Fillimisht duhet t’u paraqesim atyre një paketë nxitëse që do t’i lehtësonte nga barra fiskale dhe që do të rriste interesin për të investuar në vendin e tyre. Dikasteri i Ministrisë së Diasporës është një dikaster i ri që do të marrë jetë nga zbatimi i programit politik të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re”. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, krijimi i Qendrave Administrative në çdo qytet të Shqipërisë!

K

andidatja për deputete për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Korçës, znj. Megi Gjata ka vijuar takimet me qytetarë të ndryshëm. Bashkëbiseduesi pati interes si për 7 pikat e platformës, ashtu edhe për 12 synimet e PLSHR, por më shumë u ndal në pikën e fundit të synimeve, në të cilën synohet krijimi i Qendrave Administrative, në mënyrë që çdo qytetar kur të

vij në këtë qendër të gjejë çdo shërbim të mundshëm, pa u sorollatur. Ai tha se nëpërmjet krijimit të kësaj qendrë, çdo qytetar do të mund të harxhonte më pak kohë dhe më pak të ardhura. Në fund të takimit banori u shprehu vlerësimin e tij ndaj PLSHR-së, si një forcë e madhe e cila do të bëj dukshëm ndryshimin, për një Shqipëri të Re. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Fiber sh.p.k ofron vend pune Operator Outbound. Dërgoni CV në: hr@fibercompany.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ri a ja S h qip ë

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E ENJTE, 30 MAJ 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Esma Hoxha: Kërkojmë votën tek të gjithë ata që besojnë tek projekti i “Shqipërisë së Re”!

Esma Hoxha, kandidate për deputete, qarku i Beratit.

K

andidatja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), Esma Hoxha është një grua e re që punon infermiere, përkujdeset për familjen dhe dy vajzat e saj, gjen gjuhën e përbashkët me prindërit e bashkëshortit duke bashkëndarë me ta jetesën në një familje tradicionale shqiptare. Por Esma ndryshe nga shumë gra shqiptare që kanë një jetë të ngjashme me të, ka gjetur kohën dhe mundësinë

t’i përkushtohet edhe politikës, duke kandiduar si deputete në qarkun e Beratit në krye të listës së Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR). Znj. Hoxha ishte e ftuara e radhës në emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” ku foli për veten, për politikën dhe për fushatën elektorale që për të ka nisur vrullshëm me takime intensive me elektoratin. Znj. Hoxha, edhe në këtë kandidim, përbën

një lëvizje interesante pasi pavarësisht se me origjinë nga qyteti i Përmetit dhe me banim të hershëm në Durrës, ajo ka zgjedhur të kërkojë votën në qytetin e Beratit, në qytetin e prejardhjes së bashkëshortit të saj. Gjuha politike e znj. Hoxha është shumë e thjeshtë, e përshtatshme me atë të qytetarëve që takon çdo ditë. Po çfarë e lidhi infermieren Hoxha me PLSHR? Ajo thotë se “Me PLSHR jam njohur nëpërmjet platformës, e cila kur më ra në dorë dhe e lexova isha dakord me të gjitha pikat e saj, që nga fuqizimi i familjes, Shtetit, Kombit dhe fuqizimin ekonomik”. Znj. Hoxha u fokusua tek problemet që ka qarku i Beratit duke thënë se: “Atje njerëzit në përgjithësi janë të vetpunësuar dhe unë i vlerësoj për sakrificën e përditshme që bëjnë për të siguruar jetesën”. Ndërkohë znj.Hoxha në mesazhin e saj për votuesit ishte e drejpërdrejtë, duke prekur problematikën më të madhe që kanë zgjedhjet në vendin tonë, blerjen e votës.“Ne nuk shesim dhe as blejmë vota. Kushdo që do të na votojë ne, të na votojë me zemër, sepse beson tek projekti i Shqipërisë së Re që ne kemi, beson tek forca e rinisë dhe tek lufta antikorrupsion”,tha znj. Hoxha. Emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” mund ta ndiqni online në website 77News.al, në webiste shqipëriaere.al dhe në gazetën e përditshme “77 News”. Për më tepër: www.77news.al

Kadiu HR kërkon agjent shitje. Dërgoni CV në: hr@kadiu.al / www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 30 MAJ 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Studentja E. Doçi:

Kërkoj të më jepet në kohë bursa për studimet!

Foto ilustruese

D

isa nga studentët e Universitetit të Tiranës denoncojnë pranë Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet vonesat e dhënies së bursave. Atyre nuk po u jepet në kohë bursa, pasi duhet ta kishin marrë një muaj më parë. Për më tepër ja se si u shpreh për gazetën “77 News ” studentja E. Doçi nga Mati. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem Erina Doçi dhe jam nga qyteti i Burrelit. Jam studente në Unversitetin e Tiranës, Fakulteti Histori- Filologji dhe studioj në degën Histori. Momentalisht unë së bashku me pjestarët e familjes sime jemi të gjithë të papunë, mbahemi me një ndihmë ekonomike. Deri para

një viti na ndihmonte vëllai, pasi shumë shpesh na dërgonte para nga Italia, por kohët e fundit jo vetëm që nuk ka të na dërgojë neve, por po jeton atje me shumë vështirësi. Si rrjedhim gjendja jonë financiare është tepër e dobët dhe jeta gjithashtu e vështirë, por po mundohemi të jetojmë me sakrifica. Duke qenë se familja ime është pa të ardhura, e vetmja mundësi për të përballuar shpenzimet e mëdha që kemi mbeten të ardhurat nga bursa që marrin studentet që plotësojnë kriteret. Aktualisht jetoj në konvikt në Qytet Studenti prej tre vitesh. Cili është problemi juaj? Unë dhe gjithë studentët në Tiranë

jemi të indinjuar dhe ndjehemi të lënë në harresë për faktin se pagesa e bursave po e kalon çdo limit dhe po vonohen jashtëzakonisht shumë. Ne e kemi shumë të nevojshëm këstin që duhet të kishte dalë të paktën një muaj më parë. Po interesohem gati në çdo dy ditë pranë fakultetit, por e njëjta përgjigje: “Nuk ka fonde, ejani dhe interesohuni përsëri”. Jam shumë e mërzitur dhe po ndjehem shumë keq. Madje kur shkoj të pyes për një të drejtë që më takon edhe sekretaret te shkolla japin përgjigje standarde dhe nuk dinë se ç’farë të thonë me saktësi. Studentët në gjithë botën janë kategoria më e vlerësuar në shoqëri dhe shërbimi ndaj tyre është shumë më korrekt se në vendin tonë. Si mendoni se do të zgjidhet kjo çështje? Unë u bëj apel institucioneve kompetente që ti shohin më nga afër problemet që kanë studentët dhe të japin sa më parë një zgjidhje konkrete për problemin e mosdaljes në kohë të bursave. Dua që problemet që po kalon brezi im të mos i kalojnë brezat e ardhshëm të studentëve, pasi sorollatjet në përgjithësi, por sidomos në kohë të provimeve për shërbime elementare siç është marrja e bursës në kohë janë tëpër të dëmshme. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

EuroBridge kërkon shitëse. Dërgoni CV në: hr@eurobridge.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa:Rruga e "Durrësit"- Tiranë / Cel:+355 69 62 54 645 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 30 MAJ 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, 21 mijë familje banuese në fshat do të kreditohen çdo vit prej shtetit për ndërtimin e 21 mijë serave!

S

ekretarja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, znj. Marjeta Sula ka vazhduar takimet e radhës me banorë të Komunës “Bërzhitë”. Gjatë takimit banorja u njoh me platformën politike të PLSHR-së, me 7 pikat e saj, si dhe me 12 synimet, tek të cilat u ndalën edhe më tepër. Ajo vlerësoi të gjitha synimet e PLSHR-së, por më shumë pikën nr. 5 ku thuhet: “21000 familje në vit që asistohen dhe kreditohen prej shtetit në ndërtimin e serave me panele diellore të tejdukshme që shërbejnë njëkohësisht edhe për prodhimin e energjisë edhe për prodhimin e perimeve”, nëpërmjet të cilave ajo, por dhe shumë individ të tjerë, të cilët merren me bujqësinë e blektorinë, do të mund të përfitojnë maksimalisht. Në fund të takimit banorja uroi fitoren për PLSHRnë, në mënyrë që këto synime të mund të gjejnë zbatim në realitet. Për më tepër: www.77news.al

Kamomili na mbron nga kanceri!

N

jë çaj prej kamomili në ditë ndihmon në mbrojtjen nga kanceri, thonë shkencëtarët. Substanca apigenin, ia merr "superfuqinë" qelizave të kancerit. Shkencëtarët nga Universiteti Ohajo kanë zbuluar që apigenina ka fuqi që të bllokojë qelizat e kancerit të gjirit. Kamomili është një ndër

burimet më të rëndësishme të apigeninës, kurse kjo substancë mundet të gjendet edhe në pemët mediterane. "E dimë që duhet të ushqehemi shëndetshëm, por në shumicën e rasteve nuk dimë se si duhet", thotë udhëheqësja e repartit molekularë dr. Andrea Dosef. www.banka-ideve.com

Fatjoni89 ofron vend pune telework. Kontaktoni në: 0694778855 / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 30 MAJ 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Projektligji kundër alkoolit, në dobi të qytetarëve turq!

Rexhep Tajip Erdogan

K

ryetari i Përgjithshëm i PDZH dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij. Erdogan dha vlerësime mbi projektligjin e ri kundër alkoolit në Turqi, si dhe iu përgjigj kritikave të bëra kundër këtij projektligji. Duke rikujtuar thëniet “Ai po e bën këtë projektligj të ri për alkoolin, si pasojë e besimit të tij dhe sepse kështu urdhëron feja Islame”, Erdogan duke nënkuptuar kritikët e këtij projektligji u shpreh se cilado fe qoftë, feja urdhëron vetëm të drejtën e jo të gabuarën, për këtë nuk mund të dilni kundër një të drejte me pretekstin se atë e urdhëron feja. “Përse një ligj që e kanë krijuar disa pijanecë bëhet për ju diçka e mirëfilltë, ndërsa

një e vërtetë që e urdhëron besimi, për ju bëhet një ngjarje që duhet refuzuar”, tha ai. Duke e konsideruar projektligjin e ri kundër alkoolit si një hap historik për Turqinë, Erdogan deklaroi se këtë po e bën vetëm për vlerat kombëtare e shpirtërore dhe për një të ardhme në paqe e siguri të qytetarëve turq dhe shtoi se kjo gjë nuk duhet nënkuptuar në asnjë kontekst tjetër jashtë këtij qëllimi. Kryeministri Erdogan falenderoi partinë MHP për mbështetjen e saj rreth këtij projektligji të ri dhe theksoi se ky projektligj nuk është as një ndalesë dhe as një ndërhyrje në mënyrën e jetesës së qytetarëve. Duke bërë të ditur se, si brenda ashtu edhe jashtë Turqisë po bëhet mjaft zhurmë se si “ndalohet alkooli në Turqi”,

Lëvizja

Kreu i shtetit të Tunizisë, vizitë zyrtare në Ankara! Presidenti i Tunizisë, Munsif Merzuki kontaktet e tij në Ankara i filloi nga Mauzoleu i Ataturkut (Anëtkabir). "Përcjell respektin dhe dashurinë time më të përzemërt për Ataturkun, liderin e madh që themeloi një shtet të madh për një popull të madh", shkroi lideri tunizian në Librin e Shënimeve të Anëtkabirit dhe pastaj kaloi në Pallatin Presidencial Çankaja. Presidenti turk, Abdullah Gyl e priti të ftuarin e tij me ceremoni zyrtare. Në vijim ata realizuan bisedime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve. Abdullah Gyl, i cili organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me homologun tunizian Munsif Merzuki, i bëri një vlerësim vendimit të BE për heqjen e embargos së armëve ndaj Sirisë. "Shprehim kënaqësinë tonë për mbështetjen që shoqëria ndërkombëtare i jep opozitës siriane", - tha ai. Presidenti mysafir mori pjesë edhe në Forumin e Biznesit Turqi-Tunizi. Për më tepër: www.77news.al Erdogan tha se, ata të cilët e kanë thënë dhe e kanë përhapur këtë qoftë brenda apo jashtë vendit, janë gënjeshtarë. “Ne nuk kemi ndaluar asnjë gjë. Kemi 10 vite e gjysmë që nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë në ushqimin, apo pijen e askujt. Për më tepër nuk do t’i tolerojmë ata që do të bëjnë një ndërhyrje të tillë”, deklaroi shefi i qeverisë turke. Për më tepër: www.77news.al

Nova Farma ofron vend pune Shitje/marketing. Kontaktoni në: 0689082287 / Për më tepër: www.njoftime.com

Restorant

6 Vëllezërit

Bëjmë prenotime për dasma dhe gëzime familjare! Kapaciteti deri në 250 persona!

Adresa: Maminas Cel: +355 68 20 32 278

Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi” - Lezhë Cel: +355 67 20 18 845 E-mail: ab_pepa@yahoo.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 30 MAJ 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Çajup Çangollari: Jo shitblerjes së votës, por Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Çajup Çangollari

P

ër 22 vite u lodhëm sa majtas e sa djathtas, u lodhëm dhe u rraskapitëm, duke parë se gjithmonë na është dashur që të zgjedhim të keqen më të vogël. Vitet e trazicionit na kanë vënë shpesh herë në udhkryqe të errëta ku rruga drejt është dukur gjithmonë më e errëta, kurse djathtas dhe majtas ka pasur një dritë të dobët, si drita e

një ylli të vogël në hapësirë. Duhet të bëhemi të vetëdijshëm se rruga drejt është e sigurt, sepse është e ndriçuar nga rrezet e diellit. Nëse ecim drejt me besimin në Zot dhe mbi parimet e vlerat e duhura, nuk duhet të trembemi për zgjedhjen tonë. Gjatë këtyre viteve ne si popull kemi besuar ose shpresuar se një ditë politika do të ndryshojë për mirë, por ky ndryshim akoma nuk është parë. Nuk ka për të ndryshuar asnjëherë politika nëse vetë ne nuk do t'i shohim ndryshe, sikundër ato shëmbëllejnë. Kohët e fundit e sidomos gjatë fushatave elektorale shikojmë një fenomen shumë të shëmtuar, atë të shitblerjes së votës! Përse vallë ky popull e jep të drejtën e vet duke vendosur një çmim shumë qesharak! A ka e drejta çmim? E drejta nuk ka çmim, ajo nuk mund të blihet apo shitet. Nëse ne vazhdojmë kështu duke shitur votën, përse duhet t’u kërkojmë llogari të zgjedhurve tanë? Po pranuam t'i vendosim votës tonë

një çmim, atëherë ne nuk kemi më të drejtë të kërkojmë shërbime apo të drejtat që na takojnë, pasi moralisht ne nuk kemi të drejtë. E gjithë bota habitet me popullin shqiptar kur nuk reagon ndaj padrejtësive që i bëhen, po si mund të reagojnë të nënshtruarit ndaj padronit të vet? Njerëzit quheshin të tillë kur u hiqej liria e tyre. Po kur ata e shesin lirinë, si mund të quhen? E keqja më e madhe është se politika na ka infektuar në sëmundjen më të rëndë, me sindromën: "Edhe ju po të ishit në vendin tonë kështu do vidhnit e kështu do vepronit". Ndaj vëllezër dhe motra, prindër dhe gjyshër duhet të zgjohemi dhe të hapim sytë, nuk duhet të nështrohemi më. T’i themi “stop” shitjes së votës. Të votojmë alternativat e duhura dhe të drejta. E nëse besoni te rinia, votoni PLSHR, votoni numrin 56. Për Drejtësi dhe Zhvillim! Çajup Çangollari, nënkryetar i PLSHR, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës.

PLSHR, të ndalohet me ligj bixhozi dhe lypja në rrugë!

N

ënkryetarja e Forumit Rinor e PLSHR dhe njëkohësisht kandidate për deputete e kësaj force politike për qarkun e Tiranës, Anjeza Kastrati realizoi takime me qytetarë në zonën e Bathores. Shumë nga qytetarët mbështetën pikën e ndalimit me ligj të abortit, ndalimin e bixhozit dhe lypjes në rrugë. Ndërsa pika më interesante dhe që ka tërhequr vëmendje e që gjen përkrahje e mbështetje nga të gjithë, është ofrimi i shtëpive të banimit, me kredi lehtësuese shtetërore, për çdo çift të ri, i cili ka moshën e martesës deri në 25 vjeç. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 30 maj  

E përditshme politike, informative, sociale, kulturore etj.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you